• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“Të gjithëve gropa ju pret”, kërcënohet me vdekje Agron Tufa: Vini re gjuhën e vjetër

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,804
Reaction score
520
Points
113
Location
Danimarkë
“Të gjithëve gropa ju pret”, kërcënohet me vdekje Agron Tufa: Vini re gjuhën e vjetër të urrejtjes ...

Lajmin e ka bërë me dije vet shkritmari, i cili ka publikuar dhe mesazhin e marrë në Facebook, ku e kërcënojnë se do ta vrasin.

Agron Tufa, më 28 Shtator 2019, ora: 20:35

TIRANË- Shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa është kërcënuar me vdekje. Lajmin e ka bërë me dije vet shkritmari, i cili ka publikuar dhe mesazhin e marrë në Facebook, ku e kërcënojnë se do ta vrasin.

“Në adresën e avokatit tim, shumë të nderuarit z. Kujtim Cakrani, është dërguan një kërcënim anonim për të, për mua dhe për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”, shkruan Tufa.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
9,969
Reaction score
477
Points
83
Epo kur u bene gjithe pseudohistorianet te kene edhe avokat mos ngelte shqiptar pa pasur nje.

Agron Tufes dhe gjithe pseudoinstitucioneve te cilat merren me krimet e komunizmit duhet t'u hiqet cdo subvencion nga shteti i cili ne rast te kundert duhet te mbahet pergjegjes per keto krime.

Shuma e gabimeve te se kaluares duhet te bjere mbi qeverine e re. Edhe pse te pafajshem ata jane te fajshem sepse operojne brenda te njejti kazan. Ne menyre qe te mos merremi me me kete te kaluar e cila ne fakt eshte shume here me e mire se sa kjo e tanishmja, llogjika e kerkon qe intelektualet historiane te mirefillte te studjojne kete te kaluar pa ngjyra politike por me syrin kritik te mangesive dhe te mirave qe ai sistem solli.

Ai sistem solli nje brez njerezish te pazevendesueshem. Inteligjenca ishte e mirefillte dhe sistemi shkollor aq i veshtire sa krahasuar me sistemin shkollor te vendeve te zhvilluara do te bente keta te fundit te ngjetheshin po te kishin kaluar ne siten e hekurt te pedagogjise shqiptare.

Ky brez i tanishem, me diplloma qesharake ne xhep eshte brez i korruptuar dhe pa dije te mirefillta. Te gjithe te deshtuar.

Agron Tufa eshte i paafte dhe njekohesisht krijues i nje te kaluare te cilin ai e nderton me deshmi te rreme.

Te beje rolin e viktimes eshte budallallek. Kur nuk vrau shqiptari familjen e Enver Hoxhes a thua do te vrase ai nje bythepalare si Agron Tufa?!

Ai eshte fallsifikator i historise.

El

Sill nje rast konkret ku ka fallsifikuar historine!
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
9,969
Reaction score
477
Points
83
U dogji shume kjo puna e Tufes.
U dogji se po bente pun. Mesa duket nuk e kishin ne 'xhep'!

Fevziy, Vasili, Zhei, Balla e shume te tjere as qe e kan permend fare . Sikur nuk ka ndodhur asnje gje.

Eshte lajm i madh qe drejtori i keti instituti kerkon azil politik sepse eshte kercenuar nga ata qe nuk duan te dali e verteta ne drite.

Po 'pishatari i dhjerokracise' ka then gje?
 
SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,234
Reaction score
815
Points
113
edhe......????
Edhe do kishim shpetuar nga komunistat.....pranej.Nuk me ke kthyer pergjigje per= Në 17 shtator 1943 dita kur forcat partizane hynë në Gjirokastrën e çliruar një ndër të parët që ekzekutohet është pikërisht Vasil Shahini. I njohur për më shumë se 15 vjet si koka kryesore që drejtonte silogjet vorio-epirote në Shqipëri. Vite më pas, në rrethana misterioze, në Greqi do të eliminohet edhe një nga njerëzit më të afërt të Shahinit, Jani Diamanti. Të dy këta ishin edhe bashkëthemelues të Frontit për Çlirimin e Vorio Epirit Mavi.

PS....dhe po ju bejne BUSTE apo emra rrugesh.
Kshu ti,tashti LEXO: si puna e juaj behen dhe me serbet+greqiris.KRYESORJA per faren e JUAJ...antikamuniste.
 
Cfar Pergjigje te te jap une ty per spiunet e Asfalies.

Kush jan ata si puna ime sipas tejte? Ti se ke iden me te vogel se kush jame une e nga cfar trungu vi une. Po ku ta dish ti Partizon qe jeton sot ne Jermani.
 
SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,234
Reaction score
815
Points
113
Cfar Pergjigje te te jap une ty per spiunet e Asfalies.

Kush jan ata si puna ime sipas tejte? Ti se ke iden me te vogel se kush jame une e nga cfar trungu vi une. Po ku ta dish ti Partizon qe jeton sot ne Jermani.
Skam nevoje per TRUNGUN,vrej PERMBAJTJEN.

KLM....manushaqe.

Paqim
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,215
Reaction score
595
Points
113
ky vadhai, eshte duke dhene interviste edhe ne Einvernahme duke i share me rrop gjithe ata sucjalistat qe e detyruan njeriun te ike ne Asyl. Tadhnuni sa te duanu, por doli qe Zhviceranet qe ishin investitori me i modhe ne Shqiperi edhe me ate pak kapital. Jo, po hajde kadhezoni perradhen per investimet e huaja xhigonde ne "Shqiperine e drogiraqave" qe ju duani , pa harruar edhe ato te vedhait te Tumanes, atij Hartukanit, qe ndreqte ajroporta, e zgjonte Lasgusha te fluturoje e sa dhafe infrastruktura e investuar ne fakabichnjuz te legenit :D
 
doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,314
Reaction score
500
Points
83
Akuza e rëndë/ Tufa: U kërkova ndihmë ambasadave, nuk m'u përgjigjën
16:27, 10/12/2019

Prej disa muajsh ish-drejtori i ISKK Agron Tufa kanosej nga ithtarët e regjimit të vjetër. Ai ka kërkuar azil politik në Zvicër.
Tufa i tha DW. e ‘I pavarur dhe në liri, shpresoj të flas e të dëshmoj më troç’.

Në fillim të dhjetorit u bë e ditur, fillimisht nëpërmjet mediave sociale, se Agron Tufa, deri para pak kohësh drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), së bashku me të shoqen dhe pesë fëmijët e tij të mitur, kishte kërkuar azil politik në Zvicër. Si shkak për këtë vendim Tufa, laureat i disa çmimeve kombëtare në letërsi, dha kërcënimet e shumta që kishte marrë nga njerëz të ndryshëm, kryesisht nëpërmjet telefonatave dhe mesazhesh të shkruara.

Heshtje e ambasadave

Agron Tufa i tha Deutsche Welle-s se ai në fillim të nëntorit i kishte raportuar kërcënimet edhe tek një sërë ambasadash perëndimore: ‘Unë u kam dërguar të gjitha ambasadave kryesore në Tiranë, përfshirë edhe asaj të OSBE-së dhe BE-së, një raport me 16 faqe me një kronologji të kërcënimeve të mia, ku ishin dokumentuar edhe mesazhet kërcënuese, në shqip dhe anglisht, por ato nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje’, i tha Tufa Deutsche Welle-s.
E pyetur nga Deutsche Welle, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë,u përgjigj: ‘Ambasada në Tiranë ka qenë në kontakt me personin në fjalë në funksionin e tij si drejtues i Institutit në fjalë. Deri tani nuk ka pasur kërkesë për ndihmë’.
Injorim nga prokuroria
Tufa vetë i tha Deutsche Welle-s se ka bërë disa kallëzime penale në lidhje me kërcënimet, por se prokuroria nuk ka reaguar. ‘Mua nuk mu pergjigjën asnjëherë. As kallëzimeve private, e as nuk morëm përgjigje për kallëzimin e Cajes te Prokuroria e Krimeve të Rënda, megjithëse u ankuam dy herë’, i tha Tufa DW.
Në qershor të këtij viti, Agron Tufa, në cilësinë e tij si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, paditi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë ish-komandantin e kamp-burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja, për veprën penale ‘Krime kundër njerëzimit’.
Sipas burimeve të DW , edhe organet e drejtësisë në Gjermani aktualisht po shikojnë mundësinë e ngritjes së një akuze kundër të njëjtit person, i cili prej shumë vitesh ka marrë shtetësinë gjermane dhe jeton në Bavari.
Në luftë me kastën e vjetër
Kërcënimet e shumta që i vinin si mesazhe, Agron Tufa i ka publikuar gjatë tërë kohës në mediat sociale. Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, deri tani (10.12.19) nuk ka arritur t'i kthejë përgjigje Deutsche Welle-s, nëse Agron Tufa ka pasur nevojë për mbrojtje personale,
Siç i tha Tufa Deutche Welle-s, vala e kërcënimeve filloi në prill të këtij viti, kur një grup politikanësh dhe intelektualësh të lidhur me regjimin e vjetër komunist donin t'i merrnin Institutit të drejtën për të pasur si objekt studimi edhe krimet e bëra nga komunistët në periudhën e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare (1939-1944).
Por Tufa i tha DW se ky ishte vetëm një pretekst që u gjet për të mbuluar shkakun e vërtetë të luftës kundër tij. Tufa tha se në të vërtetë, shkaku ka qenë një kërkesë që bëri ISKK në fund të vitit të kaluar, për të marrë informacione nga të gjitha institucionet shtetërore për numrin e ish-oficerëve të sigurimit në stafin e tyre. ‘Dy institucione iu përgjigjën pyetjes sonë dhe doli që aty ishin nja 12 oficerë të sigurimit. Ata janë ende në pozicione super të rëndësishme, dy syresh pikërisht në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar (DSIK), e cila aktualisht merret edhe me vettingun në Shqipëri’, i tha Tufa DW.
Sigurimi ende në administratë
Sipas Tufës, numri i ish-sigurimsave në administratën e Shqipërisë mendohet të jetë rreth 3000. A mendon se strukturat e vjetra të sigurimit kontrollojnë ende jetën politike në Shqipëri. I këtij mendimi është edhe Jordan Daci, profesor i së drejtës në Tiranë. Sipas tij regjimi i vjetër nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria. ‘Edhe një pjesë e mirë e të rinjve që janë sot me poste në administratë janë bij dhe bija të ish-nomenklaturës komuniste’, thotë Daci për DW.
Deputeti Spartak Braho, gjyqtar në kohën e komunizmit dhe ende deputet në Kuvendin e Shqipërisë, është një nga kundërshtarët më të zëshëm të Agron Tufës. Ai e komentoi kërkesën e Tufës për azil politik në Zvicër edhe para disa ditëve në një artikull botuar në gazetën ‘Dita’. Gjuha e përdorur të kujton retorikën e diktaturës komuniste: ‘Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj, se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet dhe do ta denoncojmë zyrtarisht si një hajdut dhe me vese tejet të rrezikshme shoqërore’, shkruante Braho.
Gjergj Erebara, nga rrjeti investigativ BIRN, i tha Deutsche Welle-s, se beson që Agron Tufa dhe familja e tij ishin të rrezikuar në Shqipëri: ‘Sulmet e Spartak Brahos ndaj Tufës kanë vijuar prej muajsh dhe Braho ka qenë persekutues në kohën e komunizmit. Pra, Agron Tufa ka arsye të shëndosha të kërkojë azil politik. Ndër të tjera atë e kishin akuzuar edhe si spiun rus dhe donin ta përgjonin’, tha Erebara.
Keqardhje ndër intelektualë
Në rrethin e shkrimtarëve dhe shumë aktivistëve që merren me zbardhjen e së kaluarës komuniste në Shqipëri largimi i Agron Tufës është pritur me shumë trishtim dhe keqardhje.
Keqardhës është shprehur edhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS): ‘Agron Tufa ka qenë gjithmonë një partner i mirë dhe i besueshëm për ne dhe bashkëpunimi ka funksionuar shumë mirë’, i tha Deutsche Welle-s Florian Constantin Feyerabend, referent për Evropën Juglindore në selinë qendrore të KAS-it në Berlin. ‘Kjo ngjarje tregon se është ende tejet e rëndësishme që në Shqipëri të vijohet me zbardhjen e së shkuarës komuniste dhe përballjen me të’.
Agron Tufa megjithatë nuk e quan dorëzim largimin e tij nga Shqipëria: ‘Përkundrazi. I pavarur dhe në liri, shpresoj të flas e të dëshmoj më troç. Do jetë kalim ne një cilësi tjetër, ku përgjegjësitë i marr përsipër personalisht, pa u shkaktuar ‘faturë’ të tjerëve’, i tha babai i pesë fëmijëve Deutsche Welle-s.
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
575
Points
113
Sill nje rast konkret ku ka fallsifikuar historine!

Teza e tij do te ngrihej ne baze te deshmive te dhena. Nga njerez qe gjoja kane qene te persekutuar nga rregjimi komunist. Te gjitha keto deshmi jane vetem hear-say qe do te thote thashetheme. Pjesa me e madhe e tyre eshte e sajuar per te terhequr demshpeblim ose per te paraqitur kerkesen e te perndjekurve politike ne ambasada te huaja. Rasti me i justifikueshem per kerkese per azil politik eshte ai i Asange dhe Snowden. Keta te dy jane whistleblowers.

Vajza e halles time qe vjen nga nje familje socialiste komuniste beri bashkim familjar me te fejuarin ne France. Atje ajo qendroi me leje te posacme deri sa beri kerkesen per azil politik. Ajo sajoi historira te persekutimit nga rregjimi i Sali Berishes. Dicka e tille tronditi tim ate dhe duke e patur mbese u perpoq te justifikonte genjeshtrat e saj si akt deshperimi. Nje njeri mund te genjeje balle per balle. Asnjehere perpara organeve ligjore.

Keto sajime mund te pranohen nga disa ambasada vetem nqs Ambasada paguhet. Per kete kam disa fakte.

Qe t'i rikthehem ceshtjes, tezja ime se bashku me te shoqin kane qene nder pushtetaret me te larte ne rregjimin komunist. Sidomos burri i tezes i cili ishte Drejtor i Keshillit Ekzekutues te qytetit te Fierit. I vellai i tij u dergua nga Qeveria e Enver Hoxhes si ndihmes ambasador ne Amerike, prej nga ai nuk u kthye kurre sepse dezertoi. I vetmi kunderakt i rregjimit komunist ishte heqja e te drejtes se pilotimit nga nje vella tjeter i burrit te tezes. Ai mund te dezeronte si i vellai duke marre me vete edhe nje avion MIG. Burri i tezes dhe tezja nuk pesuan asnje gje. Ata vazhduan te mbajne pushtet deri ne daljen e plote ne pension. Kishin shtepine me te madhe dhe me te bukur te Fierit.

Asnje deshmi pa fakte nuk pranohet. Njerezit jane te deshperuar dhe te varfer ndaj do te sajojne gjithcka per te lene vendin prapa.

Ambasadat duhet te mbyllen nqs kerkesa e qytetareve, te vendit ku ato jane, nuk eshte thjeshte per arsye vizite turistike.

Je ne vete ti apo jo?

Kusht te tha ty qe jan deshmi te sajuara?
Te kerkova nje fakt per ate qe shkruajte. Kurse to me permend Snowden dhe Asangen.
 
cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
27,241
Reaction score
1,097
Points
113
Location
ne NYC

Mesa kuptova nga ato qe ju shkrojtet i vellai i burrit te tezes qe "dezertoi" ne HaMerIk, nuk ka dezertuar por ka bere sikur......dhe pastaj ka punuar per te infiltruar ne rradhet e mergates.......sepse keshtu benin qyqet.

Mo u habitoris fare se ka patur plot te tille dhe njerin e njoh personalisht.......pasi e kuptuan jankite e kapen me presh e spinaq e per mullaqesh dhe e prune pakete ne qafiristan me 88ten......ketu n'katunt punonte taksixhi dhe levdohej se kishte bere pune te paqme per bllokin.....tashti ti e kupton se cbente vllackua i burri te tezes apo jo?
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
575
Points
113
Je ne vete ti apo jo?

Kusht te tha ty qe jan deshmi te sajuara?
Te kerkova nje fakt per ate qe shkruajte. Kurse to me permend Snowden dhe Asangen.
Sigurisht ne qofte se ti ke fakte te pakundershtueshme atehere ti duhet t'i paraqesesh. Per kete si e thashe pergjegjese eshte qeveria ekzistuese. Enverin nga varri nuk e ngre dot.

Me thuaj disa fakte.

El
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
575
Points
113
Mesa kuptova nga ato qe ju shkrojtet i vellai i burrit te tezes qe "dezertoi" ne HaMerIk, nuk ka dezertuar por ka bere sikur......dhe pastaj ka punuar per te infiltruar ne rradhet e mergates.......sepse keshtu benin qyqet.

Mo u habitoris fare se ka patur plot te tille dhe njerin e njoh personalisht.......pasi e kuptuan jankite e kapen me presh e spinaq e per mullaqesh dhe e prune pakete ne qafiristan me 88ten......ketu n'katunt punonte taksixhi dhe levdohej se kishte bere pune te paqme per bllokin.....tashti ti e kupton se cbente vllackua i burri te tezes apo jo?

Do te thuash se ishte spiun?!

Si puna e Adilit tek Simpsons?

Nuk me kishte vajtur mendja. Vecse ai eshte i varrosur ne Amerike.

El
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
9,969
Reaction score
477
Points
83
Sigurisht ne qofte se ti ke fakte te pakundershtueshme atehere ti duhet t'i paraqesesh. Per kete si e thashe pergjegjese eshte qeveria ekzistuese. Enverin nga varri nuk e ngre dot.

Me thuaj disa fakte.

El
Faktin na e dhe ti!
 
cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
27,241
Reaction score
1,097
Points
113
Location
ne NYC
Do te thuash se ishte spiun?!

Si puna e Adilit tek Simpsons?

Nuk me kishte vajtur mendja. Vecse ai eshte i varrosur ne Amerike.

El

Rafmet paste.....

Kane qene shum te tille qe kane qene eprgatitur me pare nga sigurimi dhe pa e ditur as ffamilja e tyre kane "kaluar telat" bile edhe disa jene "plagosur" pergjate kalimit te brezit kufitar per te qene me te besueshem per "armikun".

Spiuna ishin per te spiunuar mergimtaret e shkrete.....shqipoja spiunonte shqipon dhe hanim kokat e njeri tjetrit......fatkeqsi.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
9,969
Reaction score
477
Points
83
Do te thuash se ishte spiun?!

Si puna e Adilit tek Simpsons?

Nuk me kishte vajtur mendja. Vecse ai eshte i varrosur ne Amerike.

El

100% te atyre qe gjoja arratiseshin dhe familjes nuk i benin gje ishin te derguar nga shteti per te spiunuar shqiptaret e tjere. Sidomos nacionalistet. Mbikqyrnin veprimtarite e tyre antikomuniste, futeshin ne shtepia si miq sepse dergoheshin nga te gjith krahinat per t'u paraqitur si bashk fshatare dhe spiunonin tek ambasada shqiptare. I ka ndodhur familjes/fisit tim kjo gje shume vite me par ku futen nje qe kishte qene i aferm me ta ne Shqiperi. Ne e dim shume mire se kush ja spiunet, nje per nje por bejme kshu sikur nuk dim :p
 
doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,314
Reaction score
500
Points
83
Visar Zhiti, letër nga SHBA-ja: Kujtomë edhe mua, kur më sulmoi ish-oficeri me armë...

Visar Zhiti, letër nga SHBA-ja: Kujtomë edhe mua, kur më sulmoi ish-oficeri me armë...
14:35, 11/12/2019

Shkrimtari Visar Zhiti i ka derguar nje leter te gjate Agron Tufes, ish kreut te Institutit per Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, qe prej ditesh tashme ndodhet me familjen ne Zvicer, ku ka kerkuar azil politik, nen presionin dhe kercenimet qe ka marre me jete.
Letren, e ka publikuar vete Tufa ne profilin e tij ne Facebook, ne te cilen Zhiti i kerkon te qendroje i forte, e teksa i shkruan se kjo ngjarje e ka befasuar edhe pse siç shkruan, pritej një ndodhi kësisoj.

LEXO EDHE:E TURPSHME/ Racizmi i Ramës në Laç: 'Bjere çik atë të ziun, ku është ai i ziu'?
Letër nga shkrimtari Visar Zhiti

I dashur Agron,

Së pari, Ju dëshirojmë të jeni mirë, kudo qofshi, bashkë me Elvanën dhe fëmijët, që meritojnë çdo sakrificë dhe gëzime pa fund.
Edhe pse jemi shumë larg, përtej oqeanit, në SHBA, Eda dhe unë jemi vendosur afër Chicago-s, në një vend të heshtur dhe të veçuar, pa shumë lajme, ku dimri tashmë ka ardhur, me temperaturat minus – dhe jo vetëm ato janë minus për ne, – bashkë me dimrin, pra, na erdhi dhe lajmi i ikjes Tuaj familjarisht nga atdheu.
Edhe pse mua më dukej se pritej një ndodhi kësisoj, pa na befasuar dhe aq, se kështu është realiteti ynë, dramatik dhe i pabesë, gjithsesi na ka shqetësuar, shqetësim i natyrshëm për Ju, fëmijët dhe vendin.
Ikja sigurisht që pati një shkak dhe lutemi që pasojat të jenë për mirë.
Puna Juaj e madhe si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit mbetet e rëndësishme, plot me nxjerrje dëshmish tronditëse nga jeta, nga antijeta jonë infernale në burgje, ku me ne ishte dhe ati juaj, në kampet shfarosëse aushviciane, etj., nga epoka e diktaturës më të egër në Europë dhe e gjitha kjo u shndërrua dhe në një akuzë të hapur, vazhdim i duhur i ofshamave dhe akuzave tona ndaj sundimtarëve, krimi shtetëror i të cilëve kishte nisur që gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku fitimtarët, nga çlirimtarë të vendit, u shndërruan menjëherë në pushtues të tij, u çlirua Shqipëria dhe shqiptarët u robëruan më keq se kurrë. Më parë se universitetet ata hapën burgjet dhe institucionalizuan dhunën duke mos e ndërprerë persekutimin, duke iu ngazëllyer si sadistë atij, duke e shitur me gjakun tonë si fitore të përgjithshme.
Të rrëfyerit e kësaj, me një polifoni të dhimbshme sot, një kor më tragjik se ai i antikitetit kështu, kjo hata e madhe nuk mund të durohej dot as si libër në shekullin XXI në Shqipërinë tonë të vogël nga ata që e bënë apo i shërbyen asaj diktature dhe nga bijtë e tyre, deputetë, ministra, gazetë, televizion, pedagogë, antilibra, opinion klanor, presidentë, grupe të kamufluara terrori, etj., të pasuruar të gjithë, ndoca pas emigrimit të fshehtë duke u bërë dhe qytetarë të Europës e më tej, etj., etj., kur ne duhej ta duronim diktaturën e tyre si vuajtje reale në jetë dhe pas saj, si të braktisur dhe të harruar deri në nëpërkëmbje në postdiktaturë, kur Shqipëria jonë është, si të thuash, në sistemin demokratik që ëndërruan ish të përndjekurit, ish të burgosurit, por, për paradoks, pa i dashur ata vetë, gjithandej, me mosdashuri edhe mes nesh. Idetë dhe dëshirat dhe aleatët idealë të ish të persekutuarve, BE-ja dhe SHBA-ja po, i duan, por jo neve, ish të persekutuarit dhe mbi vuajtjen tonë vazhduan, pa asnjë ndjesë a dënim moral, ndryshimin e të dikurshmes në shpëtim dhe dobi të vetes:
e kam thënë, ne kemi një demokraci me kundershtarët mizorë të demokracisë, nj? kapitalizëm me armiqtë e kapitalizmit, të cilët nga idhtarë të rremë ose jo të pronës sociale, të përbashkët dhe të askujt, u bënë pronarë të ethshëm, të dyshimtë, oligarkë të Shqipërisë.
Jeta jonë prapë mbeti e vështirë, në fund të fundit si e të shumtëve, por shpesh më e pa durueshme, pa drejtësi dhe pa përgjegjës, pa kujtesë dhe të vërtetat, me moral të rrëzuar. Të mbetur në vetmitë tona që shqetësojmë dhe vetëm me pranitë, mjafton që jemi dhe shndërrohemi në akuza të gjalla…
I dashur Agron,
S’e di pse u zgjata, nga nevoja për të përsëritur shqetësimet e paqetësuara, ngaqë e ndjej ikjen Tuaj duke kërkuar azil politik në Zvicër, i sulmuar banalshëm dhe i kërcënuar deri dhe me jetë, që s’je i vetëm, i bindur që e ndjeni shumë dhe fatin tonë, të ne që jemi, si të thuash, “lënda e parë” e Institutit që drejtonit me dinjitet dhe guxim, i pësimit dhe dëshmive të rënda tonat.
Kur detyrohen të ikin studiuesit e persekutimit nga Shqipëria, ç’duhet të bëjnë të persekutuarit e mbetur gjallë, që ende u dhembin kockat nga prangat?
Agron,
Kujto atin, kujto të ikur e mëdhenj të m?parshëm, kujto persekutimin e tejmë dhe merr forcë, na kujtoni ne, nëpërkëmbjen që na bëjnë dhe sulmet e herëpashershme, edhe mua kujtomë, Mik i dashur, kur më sulmuan me të padrejtë Presidenti i Republikës, ish-oficeri me armë i diktaturës apo ish-shefi i ikur i policisë së burgut, shtypësi me hekur dhe gjak i revoltës tonë në burg e të tjerë barbarë me klanin e tyre e censorët e dikurshëm të poezive tona e deri te vrasja më e fundit afër shtëpisë së bashkëvuajtësit tonë, që e kishte të shkruar mbi lëkurën e vet dëshminë dhe akuzën kundër krimit shtetëror, etj., etj. Ne u ndjemë sërish të hedhur në arenë si gladiatorët mes bishave.
Ne e kujtojmë që pas sulmit, Ju u ngritët në mbrojtjen tonë, akuzuat si ne duke rrezikuar.
Prandaj keni dhe mirënjohjen.
Shembujt janë të shumtë.
Kujto prapë revoltat e reja të ish të burgosurve në posdiktaturë, grevat e reja të urisë, vetëdjegiet martirizuese, heshtjen e tyre të madhërishme, ikjet e tyre të mëpastajme drejt lirive të tjera dhe merr forcë si Anteu.
Kujto dhe tërmetin e tanishëm, të vrarët dhe gërmadhat e tij që na dhembin, dimrin jashtë, fëmijët e trembur, njerëzit që bashkohen, mundin e rimëkëmbjes, botën që s’na lë vetëm në pikëllimin dhe mynxyrën tonë. Kujtohu që është e pamundur të jesh vetëm, qoftë për mirë, qoftë dhe për keq.
Bota është bërë e vogël, themi shpesh, por të bëhet i madh njeriu, shtoj unë.
Agron,
Ju sërish ngritët një alarm të ri tani duke ikur, të rëndësishëm dhe të duhur dhe, për fat, të shumtë janë mbështetësit dhe bashkëluftëtarët e kauzës së përbashkët.
I bindur që do të vazhdoni betejën, si shkrimtar dhe qytetar i lirë në një botë të lirë, veprimtar i palodhur i të vërtetës dhe i të drejtës, i përulur para dhimbjes njerëzore, krah për krah me të vuajturit dhe të persekutuarit siç ishe dhe vetë nga burgu i atit Tuaj, për ta treguar me kurajo e kulturën e duhur të keqen tonë që ajo të njihet nga të gjithë për të mos u përsëritur ndër të tjerë, te askush në askund.
SHBA tani ka shtuar dhe Ditën e Kujtesës Botërore, 7 Nëntorin, në nderim të 100 milionë viktimave të komunizmit, ku janë dhe martirët tanë, që kundërshtuan heroikisht.
Edhe kujtesa jonë duhet t’i shërbejë përvojës dhe përpjekjes për pajtimin e drejtë dhe paqen e drejtë me historinë dhe veten. Është ende e vështirë. Mjafton të kujtojmë ceremoninë e rivarrimit të një patrioti të madh dhe intekektuali të madh, bir i Frashërllinjve që ribënë Kombin, se si u hodhën egërshane mbetjet e diktaturës, që as vdekja nuk i qetëson. Por nuk duhet sprapsur. Përpara për të afruar një të ardhme më të mirë se tonën te fëmijët.
Është detyrë ruajtja e tyre, rritja dhe edukimi me dashuri; “Mësomë të dua” lutej Shenjtja jonë Nënë Terezë dhe Ju bëtë një detyrë ndaj fëmijëve Tuaj, me përkushtimin dhe sakrificën prindërore. Askush nuk ka të drejtë të qortojë kërkesën Tuaj për azil, ndërkaq meritoni mbështetjen tonë dhe të të gjithëve.
Ne Ju urojmë mbarësi dhe forcë, durim dhe gëzime bashkë me gëzimet e fëmijëve, punë dhe art dhe dhimbje që së bashku të bëjmë më të mirën tonë për vendin…
Siç Ju thashë unë jam larg, edhe nga jeta tani, edhe nga bota, siç e dini, jam vetëm dhimbje, që e ndjen dhimbjen nëpërkudo…
Përqafime vëllazërore,
Visar Zhiti

© SYRI.net
 
doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,314
Reaction score
500
Points
83
Prapaskenat e presionit dhe largimit të Agron Tufës/ Avokati: Ja ambasadat që u njoftuan pas kërcënimeve
17:23, 11/12/2019

I ftuar në Syri TV, avokati Kujtim Cakrani ka folur mbi kërcënimet që ka marrë shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa, i larguar tashmë nga Shqipëria.
Sipas tij, kërcënimet janë denoncuar në prokurori, ndërsa tregoi edhe denoncimet publike të Tufës ndaj prezencës në kupolën e shtetit të ish punonjësve të Sigurimit të Shtetit.

LEXO EDHE:E TURPSHME/ Racizmi i Ramës në Laç: 'Bjere çik atë të ziun, ku është ai i ziu'?
"Zoti Tufa ka denoncuar prezencën e dhjetëra ish punonjës të sigurimit në organe të rëndësishme si Policia e Shtetit, SHISH etj", tha Cakrani.

A ka qenë i përgatitur Agron Tufa për kërcënimet?

"Nëse nuk do të kishte atë vend pune, zoti Tufa sot do të ishte në Shqipëri. Ai paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Është institucion shtetëror, jo fondacion. Nëse nuk bënte publik emrat, do të kishim të bënim me shpërdorim detyre. Këta hakmarren në mënyra ekstra-ligjore. Derisa nuk ishin publikuar emrat, datat etj, nuk kishim kërcënime. Pas kësaj u shtuan edhe sulmet ndaj Tufës dhe familjes së tij", tha avokati.
"Në dijeni time, po e bëj publike, disa muaj më parë, kur nisën sulmet, ka dashur të kontaktojë ish ambasadoren e Gjermanisë në vendin tonë. I ka kërkuar takim, por nuk ka marrë përgjigje. Por kur zoti Tufa u shpreh se ju po mbështesni krimin e djeshëm, ka pranuar ta takojë. Aty ia ka shpjeguar të gjitha sulmet ndaj tij dhe familjes së tij. Ka kontaktuar edhe me sekretarin e ambasadës së BE, ka kontaktuar OSBE-në, por ja ka bërë publike edhe ambasadës së SHBA në Tiranë. Ka lajmëruar ambasadorët e vendeve që kanë ndikim", tregoi Cakrani.
Ai shtoi se, "pas publikimit të denoncimeve të zotit Tufa, asnjë punonjës policie nuk ka trokitur në institucionin që ai drejtonte". /SYRI.net
Intervista e plotë në Syri TV:
 
Top