• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

3 shenjat me te sinqerta dhe 3 shenjat dy fytyreshe

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,545
Reaction score
447
Points
83
Ne nje bote ku cdo dite te gjithe bashkeveprojne,eshte shume e lehte te hasesh njerez qe genjejne,kjo sdo te thote se e bejne te gjithe. Per fat te mire "origjinaliteti" do te vazhdoje te ekzistoje. Ndonjehere mund te jete teper e veshtire te dallojme te verteten nga ajo e rrema, pikerisht sepse te gjithe per arsyet e tyre fshihen pas nje maske.

Sidoqofte nje menyre e mire per te zbuluar se sa I sinqerte eshte apo jo dikush,eshte ti hidhni nje sy listes se zodiakeve me poshte,te dini dhe cfare te prisni.

Keto jane 3 shenjat me te sinqerta te zodiakut!

Dashi
Dashi eshte nje nga shenjat me te sinqerte te zodiakut.
Zakonisht ai zgjedh te jete ne boten e tij dhe eshte qellimisht I permbajtur nga turma. Ai eshte selektiv dhe do te shpreh te verteten e tij edhe nese konsideron se "marresi" ka te ngjare te ofendohet nga ato qe ai thote. Te gjitha keto me siper jane ato qe e bejne dashin nje person jashtezakonisht te besueshem.

Shigjetari
E verteta eshte se sinqeriteti I tij ndonjehere arrin kufijte e vrazhdesise ose ....mosbesimit ,megjithate ai ka "guximin" per te perballur kedo dhe per te shprehur mendimin ose pakenaqesine e tij ,dhe nuk I intereson nese tjetri do te formoje pershtypje te mire apo te keqe.

Ujori
Ujori eshte I fundit ne listen e zodiakeve me te sinqerte me ane te besimit . Cfare kuptojme? Ai nuk genjen per arsyen e thjeshte se e verteta per te eshte nje sinonim I lirise .Atij nuk I pelqen te frikesohet apo varet nga askush dhe spontanisht thote ate qe beson. Thjeshte ai ndonjehere preferon te mbaje gojen mbyllur sesa te genjeje. Per kete eshte dhe I I fundit ne liste.

3 shenjat me te rrema te zodiakut

Akrepi
E verteta eshte se Akrepat jane pak ... mashtrues dhe perdorin genjeshtren per te manipuluar te tjeret dhe perfundimisht te kaloje e tyrja ose per te shmangur ngaterresa e hyn ne telashe. Ne fakt ata nuk hezitojne te shikojne tjetrin ne sy per tu bere me bindes.

Peshorja
Peshoret e kane shume te veshtire te marrin nje vendim te forte, dhe per shkak se ata shpesh bejne panik dhe kundershtojne veten e tyre ,duke ndryshuar gjithcka qe ata thone kane reputacionin e nje njeriu me dy fytyra. Gjithashtu ata e kane zakon te genjejne sepse duan ta kene mire me te gjithe.

Binjaket
Binjaket jane mjaft dinake ,gjithmone duke u perpjekur te duken mire ne syte e te tjereve . Kjo eshte ajo qe I ben ata te ndryshojne ato qe thone ,varet nga situata dhe rrethanat qe ndodhen qe I bejne ata jo te sinqerte. Gjithashtu nese I ze ngushte,ata kane justifikimin dhe genjeshtren ne xhepin e tyre duke u dhene te drejten keshtu atyre qe I akuzojne si genjeshtari me I madh I zodiakut.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,314
Reaction score
500
Points
83
HOROSKOPI për muajin Dhjetor sipas Meri Shehut, ja cilat janë shenjat më të favorizuara dhe pse...!
21:04, 10/12/2019



Sapo kemi hyrë në muajin Dhjetor dhe ashtu si çdo fillim muaji, emisioni “Rudina” ndalet tek parashikimi i yjeve për secilën shenjë të horoskopit.
Si pritet të jetë parashikimi i yjeve për shenjat për muajin Dhjetor? Çfarë pritet të ndodhë këtë muaj? Si është i vendosur pozicioni i planeteve, cilat janë shenjat më shumë të favorizuara. Po ato më pak? Për të folur për parashikimin e yjeve e ftuar ishte astrologia Meri Shehu.

“Jupiteri, planeti i fatit futet në Bricjap, shenjat e tokës marrin energjinë më të madhe, për këtë periudhë një vjeçare nga tani deri në vitin tjetër, në këtë periudhë”.


Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek më e favorizuara:

12. Gaforrja – Do vendosen në lëvizje dhe vëmendje sidomos në marrëdhënie me të tjerët. Do fillojë një periudhë antagoniste ndarjesh, por edhe bashkimesh. Ata që janë të ndarë mund të gjejnë një partner më të mirë. Ata që janë të pamartuar mund të gjejnë një partner të mirë dhe të martohen. Por ata që kanë lidhje problematike pune dhe personale fillojnë proceset e ndarjes. Paratë vijnë nga bashkëpunimet me të tjerët. Sa i përket shëndetit do të jenë pak të lodhur.
11. Luani – Mund të merren me dashuri, flirte ose udhëtim. Duhet të fillojnë të merren me çështjet e punës dhe madje do të jetë një periudhë pak stresuese, me shumë ngarkesë emocionale për sa i përket jetës së përditëshme dhe punës. Dashuria do të ecë mirë. Paratë do të fillojnë me shpenzime.
10. Binjakët – Do të fillojë një periudhë e rëndësishme e anës ekonomike dhe stresi për të mbledhur paratë ose detyrimet që u kanë të tjerët, ose për të shlyer detyrimet që kanë ndaj të tjerëve. Disa ngjarje që do mësohen nuk do të jenë në favor të tyre. Dashuria do jetë më shumë si një llogaridhënie. Shëndeti paraqitet me pak stres.
09. Peshqit – Një punë ose marrëdhënie që do fillojnë nuk do u japë garanci për më tepër. Nga ana shëndetësore nuk do të jenë keq, do të kenë energji për të bërë shumë gjëra. Gjatë këtij muaji do të shpenzojnë shumë para.
08. Peshorja – Në çështjet familjare fillojnë një sërë pyetjesh të rëndësishme për vijueshmërinë, që do i ngarkojnë emocionalisht. Dashuria vjen nga larg, e cila do t’i tërheqë gjatë kësaj periudhe të trazuar për të ikur larg. Do të kenë para mjaftueshëm për të planifikuar blerjen e një shtëpie ose prone.
07. Ujori – Nuk do të jenë praktikë, do të mbyllen në vetvete, por në datën 12 do të kenë një dashuri me shikim të parë. Mesi i muajit është ideal për të bërë realitet një ëndërr me punën.
06. Shigjetari – Rreth datës 12 mund të kenë një bashkëpunim ose afrim të ri, por mund të kenë dhe një përballje të papritur me një partneritet pune ose në jetën e tyre personale. Por rreth mesit të muajit, do t’ju realizohet një ëndërr me çështjet e punës dhe ekonomisë. Nga ana shëndetësore do të kenë pak dobësi.
05. Dashi – Do të çlirohen ekonomikisht, por edhe në lidhje me karrierën. Shpëtojnë nga e keqja që i ndiqte dhe fillon një epokë e re për ta. Dashur pa dashur do të kërkojnë më të mirën, një martesë me famë, me emër.
04. Akrepi – Ekonomia do të marrë përparësi dhe do të marrin informacionin e duhur. Do të jenë praktikë dhe planet e tyre do të jenë të matura dhe konkrete. Do të ndihen pak delikatë në një marrëdhënie personale të pamundur. Shpenzimet do të jenë pak më të tepërta nga ajo çfarë do marrin, por kjo do jetë e përkohshme.
03. Demi – Kontakte me jashtë, udhëtime, shpenzime gjatë këtij muaji. Po ndryshojnë vlerat dhe mendimet që kanë pasur. Ndryshime të mira dhe pozitive vihen re pas datës 15. Do t’u japin mundësi të bëjnë një hap konkret serioz dhe vendimet që do të marrin do t’u shkojnë mbarë.
02. Bricjapi – Fillojnë të bëjnë ndryshime të mëdha cilësore në jetën e tyre. Mund të hapin një biznes, mund të fejohen, mund të martohen, mund të ndryshojnë punë ose karrierë. Rreth datës 15 do të bëjnë ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme.
01. Virgjeresha – Do jenë më të gëzuar dhe më largpamës. Ata që s’kanë fëmijë mund të bëhen me fëmijë. Dashuria është duke ardhur në jetën e tyre, por nuk do të mungojë edhe një krijmtari e re. Me vullnet dhe dëshirë do të arrijnë të kenë shumë fitime./tvklan
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,314
Reaction score
500
Points
83
Shenjat e HOROSKOPIT që copëtojnë zemra; urojmë mos ta gjeni veten në këtë listë
20:55, 12/12/2019



Nëse ju është thyer zemra nga partneri juaj, me shumë gjasa i përket njërës nga këto shenja zodiakale. Por zemerthyesi/sja mund të jeni edhe ju. Kështu që në të dy rastet, urojmë mos ta gjeni veten në këtë listë.
1. Demi

Nëse jeni një Dem ka të ngjarë të jeni kokëfortë dhe këmbëngulës. Jeni një shenjë besnike e të njëjtë gjë prisni dhe nga të tjerët. Në momentin e parë që një dem nuk ndihet mirë në një lidhje, ai largohet pa e kthyer kokën pas. Kësaj shenje i përkasin njerëzit më kokëfortë dhe gjaknxehtë ndaj kini kujdes kur ngatërroheni me një dem.

2. Dashi

Një dash e di gjithmonë çfarë është më e mirë për të dhe nuk bën kompromise. Në ka një njeri ndaj të cilit një dash nuk do të hiqte dorë kurrë ai do të ishte po vetë dashi ! Kujdesen për veten e tyre, per nevojat dhe janë paksa egoistë. Nëse nuk ndihet i motivuar një dash do t’ju lërë pa u menduar dy herë .
3. Virgjëresha
Kur virgjëresha e humbet kontrollin e gjërave, mendon se gjithçka ka marrë fund ! Virgjëresha është një shenjë pa takt dhe nuk e di shprehjen që fjala vret më shumë se plumbi. Nëse nuk i shkoni nga pas kësaj shenje, harrojeni se do t’ju vijë ajo! Virgjëresha është një shenjë që jo vetëm ju thyern zemrën, por mund “ t;ju shkelë me këmbë” vetëm për të qenë mbi jush.
4. Luani
Luani nuk do njeri tjetër më shumë se veten dhe ky është problemi më i madh i kësaj shenje duke i sjellë dhe shumë probleme të tjera në lidhje. Mos u përpiqni të përmbushni nevojat e një luani pasi si një dash dhe kjo shenjë kujdeset që si fillim të kënaqë veten e më pas të tjerët ! Mund të dashuroheni shumë lehtë me një luan, por kini kujdes pasi mund t’’ju thyhet zemra Luani është i pashpirt.

© SYRI.net
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,314
Reaction score
500
Points
83
Këto janë 5 shenjat e zodiakut që bien në dashuri me shikim të parë
18:36, 12/12/2019



Njerëzit bien në dashuri në mënyra të ndryshme, sepse disa dashurojnë me shikim të parë e të tjerë marrin më shumë kohë. Por cilët persona bien më lehtë në dashuri me dikë? Për këtë gjë na ndihmon astrologjia dhe më poshtë do të gjeni 5 shenjat e zodiakut që bien në dashuri me shikim të parë.
Peshqit

Peshqit shikojnë mirësinë tek çdokush dhe bien në dashuri me këdo që kupton natyrën e tyre.

Dashi

Përveçse janë të parët në horoskop, ata bien edhe të parët më lehtë në dashuri. Durimi nuk është pika më e fortë e dashit, prandaj ata dashurojnë menjëherë.
Gaforrja
Gaforret pëlqejnë njerëzit që kanë nevojë për mbështetjen e tyre dhe nëse gjejnë dikë që të tillë, ata bien direkt në dashuri.
Luani
Luanët kanë një pasion të pavdekshëm për gjithçka dhe natyra e tyre e sigurt nuk i pengon që të bien në dashuri me shikim të parë. Gjithashtu duke qenë se janë të ndërgjegjshëm për sharmin e tyre, ata e dinë se dhe personi tjetër do të bjerë në dashuri me ta po njësoj.
Akrepi
Akrepët njihen për natyrën pasionante dhe sapo dikush nxit pasionin ata kalojnë menjëherë në veprim. Ata do të merrnin përsipër riskun e rënies në dashuri me shikim të parë vetëm për të përjetuar pasionin.

© SYRI.net
 

Linda

❤❤❤❤
Staff member
Anëtar
Apr 18, 2010
Postime
4,405
Reaction score
359
Points
83
1. Demi

Nëse jeni një Dem ka të ngjarë të jeni kokëfortë dhe këmbëngulës. Jeni një shenjë besnike e të njëjtë gjë prisni dhe nga të tjerët. Në momentin e parë që një dem nuk ndihet mirë në një lidhje, ai largohet pa e kthyer kokën pas. Kësaj shenje i përkasin njerëzit më kokëfortë dhe gjaknxehtë ndaj kini kujdes kur ngatërroheni me një dem.



@Boraaaaaaaaaa ku je mi ec e na thuj te verteteten :D
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
19,222
Reaction score
1,514
Points
113
Shume natyre e nderlikuar gaforrja.
Mos flini me partnerin shtator tetor!! 😜
 

Xhenet

Amoureus ❤️
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
1,430
Reaction score
785
Points
113
Location
Ne mes endrrave dhe realitetit
Mua deri ne koforte e qelluar po jo xhaknxehte 😉

1. Demi

Nëse jeni një Dem ka të ngjarë të jeni kokëfortë dhe këmbëngulës. Jeni një shenjë besnike e të njëjtë gjë prisni dhe nga të tjerët. Në momentin e parë që një dem nuk ndihet mirë në një lidhje, ai largohet pa e kthyer kokën pas. Kësaj shenje i përkasin njerëzit më kokëfortë dhe gjaknxehtë ndaj kini kujdes kur ngatërroheni me një dem.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
19,222
Reaction score
1,514
Points
113
Demi shkon mire me gaforren, prandaj si duket jemi kurdohere ne paqe ne te dyja. 😊
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,314
Reaction score
500
Points
83
Cilët janë thashethemexhinjtë e horoskopit

Thashethemet janë pjesë e çdo shoqërie. Në kafe, në punë, në shkollë në shtëpi në çdo ambient bëhen thashetheme, por në çdo rast ka disa nga ata persona që nuk rrinë dot pa i futur “hundët” në punët e të tjerëve.
Njerëz të ndryshëm që nuk na e duan të mirën flasin fjalë ose i fusin “hundët” në vende ku nuk i’u takojnë. Në fakt edhe pse nuk është diçka e bukur ka njerëz që kënaqen kur ndërhyjnë në jetën e të tjerëve veçanërisht këto 3 shenja të horoskopit.
Luani
Luani i merr gjërat shumë personalisht, për këtë arsye i lejon vetes që të gjykojë gjithçka e çdokënd edhe kur nuk ka të bëjë me ta. Edhe pse është mirë të besoni në intuitën tuaj, nuk duhet të kritikoni të tjerët.
Virgjëresha
Virgjëresha, vazhdimisht gjykon gjithçka. Mos u shqetësoni për të tjerët, por për veten. Askush nuk është perfekt, sa ju, nëse i ulni njerëzit e tjerë disa herë në heshtje, ata do të kenë shumë më shumë gjasa që t’ju prishin përditshmërinë tuaj.
Peshorja
Peshores nuk i pëlqen konfrontimi, prandaj tendencat tuaja gjykuese tentojnë të shfaqen në mënyra të ndryshme. E doni drejtësinë shoqërore dhe më shpesh e gjeni duke gjykuar njerëzit që ju rrethojnë. Shpenzoni më pak kohë duke u shqetësuar për mënyrën se si të tjerët e bëjnë jetën e tyre.
360grade.al
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,314
Reaction score
500
Points
83
i besoni KURRË, të lindurit e kësaj shenje tradhtojnë pa iu dridhur qerpiku
17:11, 13/12/2019



Askush nuk do të donte të kishte një tradhtar/tradhtare në jetën e tij, megjithatë ata janë aty poshtë hundës sonë. I ndeshim kudo në rrugë, në punë, por edhe në ambientin familjar e shoqëri. Për fat të keq nuk e kemi të zhvilluar nuhatjen për të dalluar tradhtarët, por yjet mund të na vijnë në ndihmë. Dikujt mund t’i pëlqejë e dikujt tjetër jo, bëni mirë ta mbani larg para se t’ju shkatërrojë jetën.
Binjakët

E dinim prej kohësh që Binjakët janë shenja më e pavendosur dhe e dyzuar e horoskopit, pore mesa duket të lindurit nga 21 maji deri më 21 qershor janë edhe më tradhtarët sipas astrologëve. Personat që i përkasin kësaj shenje nuk janë kurrë të kënaqur me atë që kanë dhe kërkojnë gjithmonë e më shumë, por këtë e bëjnë duke u shtirur, mashtruar dhe gënjyer njerëzit që kanë pranë. Binjakët janë një shenjë e fshehtë, prandaj mos u gënjeni nga fytyra ëngjëllore ose nga dhuratat që mund t’ju japë. Demi ka tendencën të jetë manipulues ndaj dhe nëse tradhton, vështirë se do ta kuptoni, sepse ai do të dijë të fshehë gjurmët.

© SYRI.net
 

BlueRose

V.I.P
Anëtar
Jul 20, 2011
Postime
5,653
Reaction score
174
Points
63
Goxha i dhene pas horoskopit dukesh ti doganieri : )
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,314
Reaction score
500
Points
83
Gjithsesi, Paolo Fox, eshte i madh, ka orarori, gjuhe me figuracion njohuri. dhe jep indicie....
:)
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,314
Reaction score
500
Points
83
'2019 ishte vit i vështirë'/ Këto janë pesë shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat në 2020
23:30, 14/12/2019



2019-ta ishte një vit shumë i vështirë për disa shenja të zodiakut, por pikërisht këto shenja do të venë re se gjërat do të jenë shumë më ndryshe dhe më të mira në vitin 2020.
Do të jetë shumë më e lehtë për ju në Vitin e Ri të gjeni lumturinë dhe kuptimin e jetë dhe këtë do ta kuptoni më së miri vetë.

LUANI

Pa marrë parasysh se a do t’ju buzëqesh fati apo jo, do të bëni çdo gjë që të bëheni yll midis të gjitha shenjave të tjera të Zodiakut. Me gjithë situatën në të cilën gjendeni, gjithmonë do të përpiqeni të gjeni mënyrën që të jeni në qendër të vëmendjes. Natyrisht, do të tërhiqni vëmendjen e të gjithëve që ju rrethojnë.

Mbase viti 2020 nuk do të jetë perfekt, mirëpo qëndrueshmëria dhe vetëbesimi juaj do t’ju ndihmojnë që t’i kapërceni të gjitha vështirësitë.
VIRGJËRESHA
Gjithsesi viti i ardhshëm do të jetë një ndër më të mirët në jetën tuaj. Do të mundeni të realizoheni edhe emocionalisht edhe fizikisht, si edhe të forconi marrëdhëniet me njerëzit e rëndësishëm. Veç kësaj, do të keni rastin të njihni miq të rinj të cilët do t’jua ndryshojnë jetën.
Mbase vitin e ardhshëm do të takoni edhe shpirtin binjak. E gjitha që ju nevojitet është që të hapni zemrën tuaj.
AKREPI
Nëse tashmë një kohë të gjatë kërkoni personin me të cilin do të mundë të ndërtoni lidhje të fuqishme dhe të qëndrueshme, atëherë keni arsye për t’u gëzuar, sepse viti 2020 përfundimisht është juaji!
Nuk jeni të detyruar as të prisni gjatë, sepse do të njihni dashurinë tuaj që në fillim të vitit. Ekzistojnë dy mundësi: ose do të vendosni lidhje me ndonjë nga ish-partnerët, ose në jetën tuaj do të shfaqet ndonjë partner i ri. Për çdo rast, ndërmjet jush do të jetë posaçërisht e fuqishme lidhja. Dashuria e tillë do të zgjasë shumë.
SHIGJETARI
Jeni shumë kreativ dhe keni imagjinatë të pasur. Nuk dëshironi që në asnjë mënyrë të kufizoheni. Kureshtja juaj e lindur do t’ju sjellë sukses vitin e ardhshëm.
Guximi do t’ju ndihmojë të dilni nga zona e komforit dhe të filloni të kërkoni mundësitë falë të të cilave do të lini gjurmë në histori.
PESHQIT
Vitin e ardhshëm gjithashtu do të keni fat në dashuri. Mirëpo, për dallim nga Gaforrja, duhet patjetër të prisni pak.
Më parë duhet patjetër të dilni nga zona juaj e komforit, ndërsa dashuria në jetën tuaj do të shfaqet papritur. Lirisht fillojani aventurës.


© SYRI.net
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,314
Reaction score
500
Points
83
HOROSKOPI/ Hidheni pas shpine entuziazmin e festave, Hëna e Plotë do t'ju ''tërheqë" veshin këtyre shenjave
22:35, 13/12/2019



Jemi në vigjilje të festave më të ëmbla të vitit, Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, por para se të nisni përgatitjet dhe pushimet kini parasysh parashikimet e mëposhtme. Hëna e Plotë ka nga një këshillë për ju.
DASHI: U bë disa kohë që gjërat në vendin e punës nuk shkojnë mirë dhe mesa duket as atmosfera festive nuk arrin dot të fshijë tensionin, nervozizmin dhe ankthin e këtyre ditëve të fundit. Hëna e Plotë ju këshillon të ruani qetësinë, si dhe të bëni kujdes me shpenzimet.
DEMI: Përpara se të bëni bilancin e 2019-s, bëni gati një çante shpine ose valixhe dhe nisuni menjëherë me pushime. Keni nevojë të kaloni pak kohë jashtë familjes, pasi kohët e fundit keni qenë shumë e stresuar.
BINJAKËT: Ky është momenti juaj, të dashur Binjakë, kështu që gëzojeni sa më shumë. Hëna e Plotë do t’ju falë shumë ngrohtësi dhe lumturi në familje. Ju pret një fundjavë suprizuese në krahët e partnerit.
GAFORRJA: Polemika, debate dhe mosmarrëveshje me njerëzit e zemrës, kjo është ajo që e pret Gaforren deri më datë 20 dhjetor. Do ta keni të vështirë të gjeni ekuilibrin, por ky nuk është një motiv për të hequr dorë.
LUANI: Hidheni pas krahëve të shkuarën dhe përqendrohuni tek e tashmja. Hëna e Re do t’ju fusë në një moment të artë reflektimi, i cili do t’ju ndihmojë të realizoni qëllimet tuaja.
VIRGJËRESHA: Puna shpërblehet gjithmonë dhe Virgjëresha e di këtë më mirë se kushdo tjetër. Nga fundi i muajit mund të ngriheni në detyrë, ose të ndërroni vendin e punës.
PESHORJA: Lajme të këqija për Peshoren, e cila si kurrë më parë do ta gjejë veten e rrethuar nga xhelozia, pakënaqësitë në vendin e punës dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme me partnerin. Kujdes, një hap i gabuar mund të shkatërrojë çdo gjë.
AKREPI: Pas Binjakëve, Akrepi është shenja e dytë që do të përfitojë nga zemërgjerësia e Hënës së Plotë. Ky fundvit do t’ju gjejë më të kujdesshëm, të dashur dhe të vëmendshëm se kurrë më parë. Lum kush ju ka afër.
SHIGJETARI: Për Shigjetarin kjo është koha e duhur për të korrur frytet e një investimin që keni bërë prej kohësh. Keni punuar për të arritur këtu ku jeni, por mos u mjaftoni me kaq. Duhet t’u tregoni të gjithëve sa ju vlen lëkura.
BRICJAPI: Dështime të mundshme, lëndime dhe aq shumë probleme në horizont,e çuditshme, por ja që edhe Bricjapit mund t'i ndodhin dhe nga këto. Ne ju rekomandojmë pushim dhe relaksim: këto ditë është e kotë të prishni gjakun.
UJORI: Për fat të keq Ujori nuk do ta mbyllë shumë mirë 2019-n. Një zhgënjim në dashuri do t'ju lëndojë dhe do t'ju bëjë t'i shihni gjërat vetëm zi, por koha shëron çdo plagë.
PESHQIT: Peshqit në përgjithësi janë ëndërrimtarë, por kur dikush i lëndon mund të kthehen në përbindësha. Hëna e Plotë do të nxjerrë në pah anën e tyre më të fshehtë, hakmarrjen.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,314
Reaction score
500
Points
83
HOROSKOPI javor 16-22 dhjetor, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet sipas Paolo Fox
20:39, 15/12/2019



Dashi
Kalimi i Venusit në shenjën e Ujorit do të krijojë probleme në lidhjet tuaja dashurore. Do të ndiheni xhelozë dhe shpeshherë kjo xhelozi do të jetë e papërligjur. Prisni më mirë fundjavën që të sqaroni gjithçka me partnerin. Duhet që në punë të jeni më efikasë dhe mendjen ta keni të çliruar nga mendimet negative.
Demi
Situata familjare parashikohet të jetë e mirë, sidomos dita e enjte do të jetë shumë e mbarë për ju. Gjatë pjesës së dytë të javës do të arrini të merreni vesh mirë me partnerin. Gjendja e mirë shpirtërore do të ndikojë pozitivisht edhe në aspektin profesional. Tani është momenti për t’iu përkushtuar projekteve ambicioze. Edhe gjendja shëndetësore do të jetë e mirë.
Binjakët
Këto ditë do të jeni në humor të keq dhe të dashurit tuaj do të vuajnë pasojat. Nuk jeni shumë të kënaqur me situatën sentimentale, pasi ju duket se diçka i mungon lidhjes suaj dhe keni nevojë për stimuj të rinj. Kur bëhet fjalë për çështjet e punës, gjendja do të vijë duke u përmirësuar gradualisht. Shmangni kontaktin me njerëzit që ju irritojnë.
Gaforrja
Do të keni mungesë përqendrimi, prandaj është e këshillueshme që t’i kushtoni gjithë vëmendjen e mundshme anës profesionale. Kështu do të mund të shmangni gabimet e mëdha. Keni dyshime për lidhjen me partnerin, por vështirësitë në punë ju bëjnë që të jeni të shpërqendruar. Bëjini mirë llogaritë, sepse fitimet do të jenë në rënie.
Luani
Me zhvendosjen e Diellit në shenjën e Bricjapit ka ardhur momenti që të bëni ndryshime në jetën dashurore dhe profesionale. Do të viheni përpara zgjedhjeve të rëndësishme, kur vjen fjala te puna. Kujdes me vendimet që do të merrni, sepse mund të rezultojnë fatale për karrierën tuaj. Edhe në jetën personale keni nevojë për ndryshim, në mënyrë që ta gjallëroni atë.
Virgjëresha
Këtë javë, më shumë se kurdoherë, do të ndjeni dëshirën për t’u argëtuar. Miqtë do të organizojnë mbrëmje festive që do të rezultojnë mjaft të këndshme për ju. Gjatë këtyre ditëve nuk do t’ju mungojnë idetë dhe dëshira për t’u marrë me projektet personale. Do t’i prisni festat me entuziazëm dhe do të blini gjëra të bukura.
Peshorja
Diçka mund të mos shkojë mirë gjatë këtyre ditëve në lidhjen tuaj dashurore dhe të lindurit e kësaj shenje mund të mbyllen në vetvete, në vend që të përballen me të dashurin e zemrës. Do të ketë zënka mes jush dhe partnerit, shpeshherë pa arsye, herë-herë për shkak të dyshimeve që i keni ushqyer vetes. Mund të mos keni forcën e duhur për ta jetuar dashurinë në mënyrë të shkujdesur. Nga ana tjetër do të jeni të përqendruar te puna.
Akrepi
Atmosfera e festave do t’ju përfshijë dhe kjo do të ndikojë drejtpërsëdrejti te puna juaj. Tani më shumë se kurrë ju mungon vullneti për të punuar dhe jeni më shumë të dhënë pas argëtimeve. Ata që e kanë të pamundur të pushojnë, për shkak të angazhimeve në punë, do të ndihen disi të stresuar gjatë këtyre ditëve.
Shigjetari
Gjëja më e mirë që do të mund të bëni këto ditë do të ishte të planifikonit një udhëtim me partnerin, në mënyrë që të rifitoni energjitë e humbura. Kështu, do ta filloni javën e ardhme me forca të reja. Por nëse për shkak të punës do ta keni të pamundur t’ia lejoni vetes këtë, do të mundeni gjithsesi të organizoni mbrëmje festive të mbushura me argëtim.
Bricjapi
Gjatë kësaj periudhe puna do të jetë kryefjala e ditës. Do të punoni pa përtuar dhe pa u ankuar. Do të bënit mirë megjithatë t’i ulni pak ritmet, sepse mund t’ju lënë fuqitë. Pavarësisht periudhës së festave, ju nuk do të doni të humbisni asnjë rast për të fituar. Familjarëve tuaj do t’i kushtoni vëmendje të veçantë.
Ujori
Venusi do të largohet nga shenja juaj dhe historia juaj e dashurisë duket se do të marrë të tatëpjetën. Do të ishte më mirë t’i jepnit fund një lidhjeje që ecën me hapa zvarritëse, sesa ta vazhdoni vetëm për forcën e zakonit. Kushtojini vëmendje gjatë këtyre ditëve punës dhe shëndetit, por do të bënit mirë të merreshit edhe me sport për të ruajtur formën fizike.
Peshqit
Duke filluar nga dita e mërkurë do t’i përkushtoheni gatimit më shumë se kurdoherë, duke përgatitur pjata të shijshme për të gjithë. Familjarët me siguri që do të mbeten të kënaqur, por peshorja më pak. Do të krijoni një atmosferë të bukur në shtëpi dhe në vendin tuaj të punës. Nëse do të keni harmoni, do të jeni më të kënaqur.

© SYRI.net
 
Top