• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A do te deshtoi Koalicioni VV-LDK?

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48
Haziri i quan njerëz të rrugës VV-në: Janë lind në rrugë, s’kanë përvojë në qeverisje










Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka përsëritur deklaratën se njerëzit e Vetëvendosjes janë të rrugëve dhe se ashtu janë krijuar.
Haziri sonte në Debat Plus ka thënë se ata kanë sfiduar ligjin dhe rendin,por që tani e kanë rastin të sprovohen me qeverisje.
‘’VV është lind në rrugë, nga protesta dhe është vokacion që Albin Kurti e ka ndërtu tash e 15 vite. PDK e ka historikun e militarizimit të kryengritësve të UCK. Por kjo është fakt, kështu që për herë të parë sprovohen, tash janë në krye të Qeverisë dhe me pa. Janë lind në rrugë dhe kanë sfidu ligjinn dhe rendin’’,ka thënë Haziri.
Haziri tha se do që të jetë konsistent dhe se nuk heq dorë nga deklarimet e tij, edhe pse tash janë në fazën e arritjes së marrëveshjes me VV’në.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48
Koalicioni LDK – VV, ka dështuar?
Nga: V.R Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 19:39






Isa Mustafa dhe Albin Kurti
Sipas Bleron Baraliut, shoqëria është mirë të bëhet gati për zgjedhje të reja në vitin 2021.


Takimet e shumëta ndërmjet zyrtarëve të LDK-së dhe VV-së, nuk sollën diçka konkrete në raport me krijimin e qeverisë së re.
Nisur nga ky fakt, publicisti dhe aktivisti Bleron Baraliu, konsideron që tashmë është tejkaluar gjithçka dhe se VV-LDK ka vdekë – së paku – siq tha ai – si kaolicion konstruktiv.


Sipas tij, shoqëria është mirë të bëhet gati për zgjedhje të reja në vitin 2021.
Postimi plotë:

Dje ka skadu afati i LDK me lidh koalicion me VV. Shpresa e rrejshme eshte vrasesja ma brutale e optmizmit. E verteta te liron. VV-LDK ka vdeke - se paku si koalicion konstruktiv. Pra edhe nese arrijne koalicion, tashme mund te prognozojme zgjedhje te reja ne 2021.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48
Besa Gaxherri- Albulena Haxhiut: Piqu


12 Dhjetor, 2019




Besa Gaxherri e LDK’së i ka quajtur të papjekur politikisht zyrtarët e Vetëvendosjes që po kërcënojnë, duke iu referuar deputetes Albulena Haxhiut e cila ka thënë se LDK’ja as të mos e mendojë postin e Presidentit.
“Deklarimet tejet të pamatura nga zyrtarët e Vetëvendosjes, janë një qëndrim tejet egocentrik i cili është dëshpërues për bashkëqeverisjen të cilën LDK e kishte planifikuar jo vetëm për këtë mandat por duke shpresuar në bashkëpunim më të gjatë”.

Kjo është deklarata që e ka bërë Besa Gaxherri e LDK’së, duke iu përgjigjur Albulena Haxhiut të VV’së e cila paralajmëroi se nëse LDK insiston në postin e presidentit, vendi shkon në zgjedhje.
Gaxherri, deklarimet e Haxhiut, i ka quajtur kërcënime dhe të papjekura politikisht.
“Këto deklarata të llojit të kërcënimit na japin të kuptojmë se sa të papjekur politikisht janë këta zyrtarë të VV’së. Në fazën e tanishme, ne kemi thënë si LDK dhe po e ri përsërisë, se çdo pakënaqësi apo mospajtim i dy subjekteve, duhet të mbetet në tavolinën e bisedimeve. Vetëm kur të përfundon mundësia e koalicionit, partitë mund të japin deklarata të tilla çfarë i kemi dëgjuar deri më tani nga Vetëvendosje. Me këtë rast edhe njëherë ftoi Ëetëvendosjen që të jenë të matur dhe korrekt në raport me LDK’në dhe votuesit e tyre dhe të LDK’së. Nuk mund të bësh partner për qeverisje duke i kërcënuar, shantazhuar e fyer ata.”-tha Gaxherri për ‘RADIO 1’.
Deputetja e rizgjedhur e LDK’së tutje ka shtuar se nëse vendi shkon në zgjedhje, LDK nuk mbanë përgjegjësi, porse ajo i takon Vetëvendosjes.
“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ta çuar vendin në zgjedhje por edhe nuk frikësohemi nga zgjedhjet. Pra, nëse ndodhë që vendi të shkojë në zgjedhje, Vetëvendosje duhet t’ju tregojë qytetarëve të vendit se kënd do ta kenë partnerë për qeverisje, ose duhet të jenë të guximshëm të thonë se Vetëvendosje nuk mund të krijojë qeveri sepse nuk ka partnerë në Republikën e Kosovës. Andaj, i ftojë këta zyrtarë që të jenë racional dhe brenda kësaj jave ta mbyllin marrëveshjen pozitivisht e të ecim tutje. Për ne vetëm kjo është formula e duhur për vendin.”-përfundoi Besa Gaxherri e LDK’së./Express/
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48
Mungon Vjosa Osmani, Mustafa në takim me Kurtin i shoqëruar nga Haziri e Veliu





14 Dhjetor 2019 17:20

Kreu LDK’së, Isa Mustafa, në takimin e sotëm me kreun e LVV’së, Albin Kurtin, është shoqëruar nga nënkryetarët Agim Veliu e Lutfi Haziri.
Në këtë takim sipas burimeve të Gazetës Express nuk po merr pjesë fare nënkryetarja e parë, Vjosa Osmani, e cila sot është përplasur me Veliun rreth takimit me Kurtin në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë kohës sa po regjistroheshin si deputetë.

Express për të konfirmuar një gjë të tillë ka dërguar pyetje në adresë të zëdhënësit të partisë, Besian Mustafa, megjithatë i njëjti nuk ka kthyer kurrfarë përgjigje.
Takimi i sotëm mes LDK’së dhe VV’së është në vazhdën e përpjekjeve për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit./GazetaExpress/
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48
Zyrtari i afërt me Kurtin: Jemi ende larg me LDK’në, Presidenti problemi kryesor




14 Dhjetor 2019 15:47

Partia e Albin Kurtit ende po e sheh pozitën e Presidentit si problemin më të madh për të lidhur koalicion me Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.
Liburn Aliu, anëtar i Kryesisë së VV’së, ka thënë se përpos pozitës së Shefit të Shtetit kanë edhe dallime tjera me Partinë e Isa Mustafës.
Madje, ka deklaruar se janë larg një marrëveshjeje përderisa ka barrikadim të LDK’së përballë pozitave të caktuara.
“Marrëveshja nuk është afër por përpjekjet s’kemi me i ndalë, por afër nuk është. Kemi mosmarrëveshje sidomos të çështja e Presidentit, por ka edhe pika tjera, njëfar barrikadim pak i i tepruar është prej anës së LDK-së, ne kemi me insistu me u taku me bisedu”, ka thënë Aliu, në një bisedë për Express.
Sot, dy partitë kanë mbajtur takime të kryesive. LDK ka kërkuar kompromise nga VV’ja nëse dëshirojnë marrëveshje. Në Partinë fituese kanë thënë se s’ka marrëveshje përderisa Partia e dytë s’heq dorë nga pozita e Presidentit.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Besian Mustafa, Zëdhënës i LDK’së, ka thënë se Vetëvendosje duhet të bëjë kompromis nëse dëshiron të bëjë koalicion me Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.
Për sot është paralajmëruar edhe takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustfaës në orën 16:00.
Liburn Aliu tha se pas këtij takimi shpreson që të ndërrojë diçka sa i përket arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje mes dy partive.

“Po shpresojmë që pas takimit të sotëm ndoshta ndërron ndonjë gjë”, u shpreh anëtari i VV-së.
Albulena Haxhiu tha pas mbledhjes së Kryesisë së VV’së se s’ka marrëveshje me LDK’në nëse vazhdon barrikadimi për pozitën e Shefit të Shtetit. Megjithëkëtë, tha se nëse ka reflektim edhe mund të ketë marrëveshje brenda ditës kur edhe takohen shefat partiakë.
Përpjekje e VV-së dhe LDK-së për arritjen e marrëveshjes për koalicion po vazhdojnë pas takimit të mbrëmshëm të cilin e patën dy kryetarët e partive.
Kurti e Mustafa u takuan mbrëmë për rreth dy orë por pa ndonjë rezultat konkret sa i përket ndarjes së pushtetit.
Pas këtij takimi, Glauk Konjufca i VV-së dhe Avdullah Hoti i LDK-së u deklaruan se janë marrë vesh që të vazhdojnë me takime të tjera deri në arritjen e një marrëveshje për të qeverisur bashkë.
Dy partitë të cilat po tentojnë të formojnë qeverinë kanë afat deri më 26 dhjetor kur edhe do të mbahet seanca konstituive e caktuar nga Presidenti Hashim Thaçi.
Vetëvendosje dhe LDK po tentojnë të bëjnë marrëveshje për herë të parë. Deri më tash kanë pasur raporte armiqësore sidomos kur LDK ishte në Qeveri.
Tash, Albin Kurti sa herë flet për Isa Mustafën i referohet si profesor Mustafa pavarësisht se dikur e quante “argat të Serbisë” e të korruptuar.
Edhe para disa ditësh, Kurti provokoi Mustafën nga Tirana kur tha se Kryeministrat e mëhershëm kanë vjedhur derisa lideri i LDK’së kërkoi të mos bëhen provokime të tilla pasi minojnë çfarëdo bashkëpunimi ndërpartiak.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48
Vjosa Osmani për konfliktin verbal me Agim Veliun: As nuk heq, as nuk shtoj asgjë

dhjetor 14, 2019 - 16:10





Dita e sotme ishte e mbushur me shkëmbime deklaratash në mes të dy figurave kyçe të LDK-së, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, pasi ky i fundit e kritikoi pse ajo u paraqit dje në Kuvend në të njëjtën orë me Albin Kurtin e VV-së.


Ndaj kësaj kritike Osmani u kundërpërgjigj duke thënë se nuk ka pse t’i japë llogari Veliut dhe se me Kurtin nuk janë armiq por potencialisht partnerë koalicioni.



Meqë pas kësaj erdhi edhe kundërpërgjigjja e nënkryetarit të LDK-së, Veliu, i cili tha se bashkëpartiakja e tij nuk mund të thotë se gjithçka ishte rastësi, duke iu referuar deklaratës së saj se ajo me udhëheqësin e VV-së u takuan atje rastësisht, për Klan Kosova Osmani tha se nuk ka asgjë më shumë të shtojë e as të heqë nga deklaratën e saj e dhënë në lidhje më këtë çështje, duke i dhënë kështu ndoshta fund edhe konfliktit verbal mes tyre.


Kandidatja e LDK-së për postin e kryeministres në zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani, ishte takuar të premten në Parlament më Albin Kurtin posa ishin regjistruar si deputetë të rinj.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48
Ilir Gashi

Të dashur miq!

Këto janë dy arsyet se përse Vetëvendosje nuk do të pranojë të negociojë postin e Presidentit me LDK-në apo përse Vetëvendosje do të veprojë ndryshe.
Arsyeja e parë – Vetëvendosje nuk është në gjendje të tërhiqet nga pozicioni se Presidenti nuk duhet të jetë pjesë e marrëveshjes me LDK-në. Pse Vetëvendosje mendon kështu është se kjo parti e ka kuptuar se Presidenti nuk mund të zgjedhet pa votat e Opozitës. Kjo do të thotë se nëse VV e pranon këtë kërkesë të LDK-së atëherë pranon edhe jetëgjatësinë e koalicionit deri në vitin 2021, sepse moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. VV + LDK + Minoritetet joserbe edhe nëse bëhen së bashku nuk arrijnë të plotësojnë kriterin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e cila me aktgjykimin e saj kërkon kuorumin prej 2/3 të Kuvendit, dmth 80 deputetë prezentë në seancë. Ky kuorum nuk arrihet as nëse kanë sukses negociatat e Xhelal Sveçles me Marko Gjuriqin për koalicion me Listën Serbe. VV 29 + LDK 28 + Minoritetet joserbe 10 + Lista Serbe 10 = 77 deputetë. Ajo çka LDK-ja nuk e ka kuptuar deri më tani është matematika e Vetëvendosjes që kuorumi mund të arrihet dhe të tejkalohet edhe pa LDK-në nëse do të ketë një President konsensual ose që do t’i takojë opozitës.
Arsyeja e dytë – Vetëvendosje është në gjendje të pranojë që posti i Presidentit t’i takojë “LDK-së” nëse kandidati do të propozohej nga partia e Kurtit. Emrin e këtij kandidati Vetëvendosje e ka gati shumë herët dhe quhet Vjosa Osmani. Nëse LDK-ja pranon që Vetëvendosje t’ia përzgjedhë kandidatin për President nga radhët e LDK-së do të ishte kapitullim për të. Ky opsion do të ishte nënshtrim i LDK-së edhe pse Vetëvendosje e din fare mirë se as Vjosa Osmani nuk do të bëhet Presidente në 2021 sepse ky koalicion do të përballet me problemin e kuorumit në Kuvend. Nuk është nënshtrimi qëllimi final sepse në intervistat e tyre Kurti dhe Konjufca kanë treguar se kanë një dëshirë të brendshme për ta turpëruar LDK-në.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48


Kurti dëshiron Qosjen ose Jasharin për President
Kosova Ime Lajme

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka dy preferenca për president të shtetit.
Indeksonline mëson se lideri i kësaj partie ka dal me një ide për njërin prej posteve kryesore të vendit.
Figura e parë është shkrimtari, Rexhep Qosja, për të cilën LDK-ja nuk ka aspak afërsi.
Ndërsa, i dyti është nga familja Jashari. Bëhet fjalë për Muratin, i cili edhe më parë përflitej që dëshiron ta ketë postin e presidentit.
Mirëpo, këto preferenca të Kurtit duket të jenë larg realitetit pasi LDK-ja kusht kryesor për futje në bashkëqeverisje ka postin e presidentit të Republikës.
Vlen të theksohet se edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së është vendosur përfundimisht që në rast se nuk plotësohet ky kusht, atëherë LDK-ja mos ta nënshkruaj marrëveshjen e koalicionit.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48
‘Isa po bën kfinta për pazar, ja çfarë ndodhë nëse shkohet në zgjedhje’

Kosova Ime Lajme




Deklaratat e Isa Mustafës se LDK’ja shkon në opozitë nëse s’arrin marrëveshje me Vetëvendosjen po shihen me shpërfillje në Partinë e Albin Kurtit.
Zyrtari i partisë fituese të zgjedhjeve, Ali Lajçi, e ka zbuluar pse ish-Kryetari i Prishtinës po bën deklarata të tilla në kohën kur po zhvillohen bisedimet për një bashkëqeverisje VV-LDK.
Lajçi po thotë se Isa Mustafa po bën kfinta (lëvizje mashtruese në futboll) për të ngritur pazarin e koalicionit. Mirëpo, thotë se s’duhet marrë fort seriozisht deklaratat e liderit të LDK’së.
“Po çfarë opozite, çfarë asi, nuk e lë elektorati të qëndrojë në opozitë. I bën ato kfinta për me nxjerr far pazari. Por, tash s’duhet të shihet pazari por interesi i vendit. Isa nuk është serioz hiç në deklarata e tij”, ka thënë Lajçi në një bisedë për Express.
Në fakt, Isa Mustafa i kishte humbur zgjedhjet në vitin 2017, por në tavolinën e bisedimeve kishte arritur ta nxirrte pozitën e Kryeministrit. Kishte marrë edhe gjysmën e Qeverisë në koalicionin me Thaçin, të cilin e kishte bërë President e ish-Shefin e SHIK’ut Kryetar të Parlamentit.
Një ditë më parë, Kryetari i LDK’së ka thënë se do të shkojnë në opozitë nëse s’arrijnë marrëveshje me Vetëvendosjen.
Deri më tash vetëm LDK ka dhënë shenja se mund ta bëjë Kryeministër fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin. PDK dhe AAK kanë thënë se shkojnë në opozitë dhe nuk e pranojnë liderin e VV’së për Shef të Qeverisë.
Në këtë situatë, Kurti ka thënë se nëse s’ka marrëveshje me LDK’në, vendi do të shkojë prapë në zgjedhje.
Por, Ali Lajçi jep edhe një analizë të tij për këtë situatë. Thotë se Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova do të shënonte humbje edhe më të thellë në një proces tjetër zgjedhor.
Megjithëse parashikon se koalicioni mes Kurtit dhe Mustafës do të ndodhë.
“Nëse shkohet në zgjedhje, s’ka logjikë as për vendin, s’ka logjikë as për LDK’në sepse humb edhe më thellë. Do të ishte edhe kundër LDK’së. Por, zgjedhjet e reja s’do të ndodhin. Do të ketë koalicion”, thotë Lajçi.
Lajçi ishte larguar nga LDK’ja kur kryetar ishte bërë Isa Mustafa. E kishte quajtur njeri të Rrahman Morinës dhe njeri që i kishte shërbyer Jugsollavisë.
Nuk i pëlqen ideja që Mustafa të bëhet Shef i Shtetit. Thotë se kjo s’duhet të jetë as temë në këtë kohë ndërmjet LDK’së dhe VV’së.
“Nuk do të duhej të flitej për Presidentit. Tash është tema e Kuvendit dhe Qeverisë. Tema e Presidentit hapet më vonë. Bëhen ndryshime në ligj e zgjedhje”, ka thënë ai.
Ish-deputeti i Vetëvendosjes thotë se LDK duhet t’i bashkohet partisë fituese dhe të marrë ministritë ku mund të punojë për të mirën e Kosovës.
“Isa dhe të tjerë bëjnë asi kfintash. Por, janë të pasuksesshëm sepse ajo do t’i marrë dikasteret. I bëjnë ata do trika por s’janë seriozë. Serioz është ndryshimi dhe krijimi i institucioneve”, ka thënë ai.
“Tashti, nuk do të duhej të merrem shumë me deklaratat meskine të grupeve. Është një koalicion i cili është i domosdoshëm dhe vendit i duhet ky koalicion. Mos u merrni shumë me deklarata individuale”, ka deklaruar Lajçi, i cili ka qenë Kryetar i Pejës.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit. LDK ka shënuar humbjen e katërt radhazi, duke dalë e dyta, ndërsa partia e tretë është PDK’ja.
Posa kanë dalë rezultatet e zgjedhjeve, VV dhe LDK janë deklaruar se do të ndodhë koalicioni. Kanë thënë se s’kanë folur ende për pozicionet brenda Qeverisë por janë pajtuar t’i kenë vetëm 12 ministri, dy prej të cilave iu takojnë pakicave.
LDK është pajtuar që Shef i Qeverisë të jetë kushdo që i ka fituar zgjedhjet.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48


Vetëvendosje deklarohet pas deklaratës së Isa Mustafës se LDK shkon në opozitë
Kosova Ime Lajme

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se do të arrijë marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për krijimin e qeverisë, megjithëse lideri i kësaj të fundit Isa Mustafa, nuk e sheh rrugë të vetme këtë opsion, duke shprehur vullnet për të qëndruar akoma në opozitë.
“Gazeta Blic” ka kontaktuar me zyrën për media në Lëvizjen Vetëvendosje, lidhur me qëndrimin e Mustafës, karshi koalicionit të mundshëm qeverisës, por nga aty thanë se ka një frymë të mirë të bisedimit ndërmjet dy subjekteve politike, kështu duke përjashtuar mundësinë e mospajtimit për marrëveshje.
“Që para zgjedhjeve, madje edhe para se të binte kjo qeveri ne kemi shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjella, madje tash e sa kohë po diskutojmë në drejtim të bashkëqeverisjes. Deri tani diskutimet po zhvillohen në frymë të mirë bashkëpunimi dhe ato do të vazhdojnë edhe më tutje. Përcaktimi i dy subjekteve është që partner të vetëm në qeverisje të kenë njëra-tjetrën”, ka thënë zyra për media në një përgjigje për ‘Gazeta Blic’.
Në anën tjetër Mustafa, në një intervistë për RTV21 e ka lënë si mundësi të hapur dështimin e marrëveshjes me VV-në.“Nëse nuk arrihet, LDK shkon në opozitë, por në asnjë rast nuk shkon me subjekte të tjera.
Nuk do të shfrytëzojmë asnjë rrugë tjetër, asnjë koalicion tjetër, nëse gjejmë zgjidhje me Vetëvendosjen. Vet fakti që ne po zhvillojmë negociata tregon se puna nuk është kryer, mirëpo kur zhvillon negociata atëherë nuk mund ta shpallësh të kryer punën. Këtu nuk mund të ketë fitues – ose dy palët do të jenë fituese, ose nuk do të kemi marrëveshje”, u shpreh ai.
Kryetari i LDK-së po ashtu ka thënë se me Vetëvendosjen nuk kanë diskutuar rreth ndarjes së ministrive derisa ka shtuar se ministritë nuk do t’i ndajnë sipas fushave të caktuara.
“Nuk kemi biseduar me Vetëvendosjen. Unë kam parë deklarata dhe shkrime të ndryshme se cila ministri duhet t’i takojë cilës parti, por këto janë më tepër çështje dëshirash sepse duhet të ulemi dhe të mendojmë sepse duhet ta marrim përgjegjësinë proporcionale”, shtoi ai.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48


Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë: Janë shfaqur barrikada, s’ka garancë se marrëveshja do të ndodhë
14 dhjetor 13:46

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Albulena Haxhiu nga kjo parti shpreson që me LDK-në të arrijnë marrëveshje, por tha se nuk mund të garantojnë për shkak të barrikadave që po e pengojnë koalicionin.


Haxhiu ka treguar se kjo mbledhje e kryesisë ishte një mbledhje e gjatë e Vetëvendosjes, ishte njëra nga mbledhjet e rregullta të partisë, në të cilën Albin Kurti i njoftoi anëtarët për ecurinë e takimeve me LDK-në.

“Diskutuam shumë çështje organizative pasi jemi në fund të viti 2019. Ju e dini se sot e kemi takimin në ora 16:00 me LDK-në në Kuvendin e Kosovës. Ne po bëjmë përpjekje për të arritur një koalicion. Nuk mund të themi se kjo do të ndodh, për faktin se në anën tjetër kemi barrikadime. Unë mendoj se për aq kohë sa kemi barrikadime nuk mund të kemi koalicion”, ka thënë Haxhiu.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48
Tetë takimet e dështuara – LDK e VV nuk po merren vesh
14/12/2019



Takimi mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka përfunduar para pak minutash. Zyrtarët e të dy partive, Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti para medieve kanë njoftuar se nuk është arritur diçka konkrete mirëpo, do t’i vazhdojnë përsëri takimet për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për krijimin e koalicionit qeverisës.
Ky takim ishte i teti me radhë që dy partitë fituese nuk ia dolën t’i harmonizojnë qëndrimet.
Për takimin e radhës nuk është specifikuar nga asnjëra palë ndërsa kanë lënë të kuptohet që do të ketë ditëve në vijim.
Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë ndonjë informatë shtesë për bisedat e takimit të sotëm mirëpo zyrtarëe e të dy partive, kanë qenë të paqasshëm.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalur partia e parë fituese. Ajo i ka fituar 29 ulëse të në Kuvendin e Kosovës ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka qenë e dyta për nga numri i votave. Ajo do t’i 28 deputetë në kuvend gjatë ligjëslaturës së shtatë./Insajderi.com/
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48
Agim Veliu: Takimi i radhës kur t’thotë Zoti
Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 21:00






Agim Veliu

Albin Kurti dhe Isa Mustafa as pas një takimi tre orësh nuk janë marrë vesh për “koalicionin e shpresës”.
Agim Veliu, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishte pjesë e takimit, ka thënë se janë duke bërë përpjekje për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Jemi duke bërë përpjeke të definojmë çdo gjë”, ka thënë Veliu.

Veliu është pyetur edhe për atë se cila është pika që tani për tani po i ndan Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

“Biseda dhe përpjekje. S’kam çka shtojë tjetër”.
Ndërsa ka thënë se takimi i ardhshëm do të ndodh “kur të t’thotë Zoti”
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,153
Reaction score
774
Points
113
Serbia dhe Kosova bënë një përparim në fusha të tjera me negociatat për të normalizuar marrëdhëniet e tyre. Kryeministri serb Aleksandar Vucic dhe Kryeministri kosovar Isa Mustafa arriten marrëveshje në katër fusha , përfshirë energjinë dhe telekomunikacionin.
Kjo me..... 26 gusht 2015 .
PS: Në vitin 2013, Beogradi dhe Prishtina lidhën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre përmes Bashkimit Evropian. Marrëveshja i .....................LEJOI Serbisë të fillojë bisedimet e pranimit me BE vitin e ardhshëm. Kosova gjithashtu dëshironte të anëtarësohej në Bashkimin Evropian.

FAZIT: ka shume probleme Alban Kurti.Dhe ky isaIC me duket....FTYRE e POSHTER apo thengjill i mbular(i themi ne knej apo rebelat).

mustafa_vucic_kosovo_serbien_konflikt.jpeg

Kqyr,kqyr paska kan ne edi rama ne takim....lol.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48


keti krryli plak e argatit te te gjithave qeverive komuniste ne jugosllavi albini i ra ne gjunj dhe ky komunisti i regjur e shtini mu takue deri sod 8 here tue dhe i ra ne gjinj dhe e do ta mashtroi ne fund e do ja fut gishtin ne prapanic pra ky eshte ai albush patrioti ma i meqmi i kohes se sodit e qe del nji plakush i komunizmit me krrut ne dor dhe luan majtam me albushin kesi nieri keni votue e i i kini besue hahaha duroni tash
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48
Vendim i prerë i LDK-së: Nëse s’plotësohen kushtet, nuk ka koalicion me VV-në!



Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë ku pikë kryesore të diskutimit kishte marrëveshjen qeverisëse me Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Burime të “Indeksonline”, brenda kësaj mbledhje, thonë se partia e Isa Mustafës ka marrë një vendim të pakthyeshëm.



Kësisoj, në rast se subjekti i Albin Kurtit nuk i pranon kushtet e LDK-së, atëherë nuk do të futen në koalicion.


Njëri prej kushteve që duhet të plotësohet padyshim se është posti i presidentit të Republikës.


Derisa për ndarjen e ministrive dy partitë janë pajtuar që dikasteret të ndahen në 5
Ndërsa dy ministritë, ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Ministria për Kthim dhe Komuniteti t’i takojnë minoriteteve, respektivisht Listës Serbe. /Indeksonline

Mos bani tash CIU CIU CIU CIU hahahaha
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
575
Points
113
Vendim i prerë i LDK-së: Nëse s’plotësohen kushtet, nuk ka koalicion me VV-në!



Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë ku pikë kryesore të diskutimit kishte marrëveshjen qeverisëse me Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Burime të “Indeksonline”, brenda kësaj mbledhje, thonë se partia e Isa Mustafës ka marrë një vendim të pakthyeshëm.



Kësisoj, në rast se subjekti i Albin Kurtit nuk i pranon kushtet e LDK-së, atëherë nuk do të futen në koalicion.


Njëri prej kushteve që duhet të plotësohet padyshim se është posti i presidentit të Republikës.


Derisa për ndarjen e ministrive dy partitë janë pajtuar që dikasteret të ndahen në 5
Ndërsa dy ministritë, ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Ministria për Kthim dhe Komuniteti t’i takojnë minoriteteve, respektivisht Listës Serbe. /Indeksonline

Mos bani tash CIU CIU CIU CIU hahahaha


Une do jem me ate qe je ti!

Me ke je ti dhe pse?


GBR
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48

20:47 / 14.12.2019
“Është fyerje për ta”, kërkohet që gazetarët t’i bojkotojnë takimet VV-LDK
Analisti politik, Imer Mushkolaj po thotë se gazetarët duhet t’i bojkotojnë takimet e rradhës mes VV-së e LDK-së.

Krejt kjo sipas tij ngase është fyerje për gazetarët që pas disa orë pritje, zyrtarët e partive t’u thonë se janë pajtuar për t’i vazhduar takimet, shkruan lajmi.net.
“Gazetarët duhet t’i bojkotojnë takimet shterpë VV-LDK. Është fyerje për ta dhe për qytetarët që pas disa orë pritje, zyrtarët e partive t’iu thonë se janë pajtuar për t’i vazhduar takimet”, shkruan në Facebook Mushkolaj.
Ndryshe, takimi i sotëm mes VV-së e LDK-së zgjati afërsisht tre orë.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,108
Reaction score
27
Points
48
Deputetja e LDK’së: As ne s’e pranojmë kushtëzimin e Vetëvendosjes për Presidentin



Gazeta Express
15 Dhjetor 2019 18:33

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova nuk e pranon kushtëzimin e Vetëvendosjes që mos ta propozojnë kandidatin për President në koalicion me VV’në.
Ajo ka thënë se një parti që s’i ka fituar 51 për qind të votave s’mund të bëjë kushtëzime të tilla.
“Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave”, ka reaguar Bajrami në Fb.
Reagimi i deputetes së LDK’së ka ardhur pasi Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes tha se s’e pranojnë që LDK të propozojë kandidatin për President. Paralajmëroi zgjedhje nëse LDK vazhdon të barrikadohet për këtë pozitë.
Ndërkaq, Hykmete Bajrami ka thënë se Vetëvendosje duhet t’i ndalë kushtëzimet dhe luftën speciale kundër LDK’së nëse dëshiron koalicion për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve.
“Propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK po punon për ndërtimin e një Qeverie që do të ofrojë zgjidhje për secilin problem të qytetarëve. E jo Qeveri e cila rrëzohet pas një viti. Qeveri e cila nuk e përfundon mandatin. T’i lëmë deklaratat e të merremi vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi”, ka shkruar Bajrami.
Express ka shkruar sot se pikërisht pozita e Presidentit ka shkaktuar problemin në ndërtimin e partneritetit të ri ndërmjet dy partive të para, VV’së dhe LDK’së, të cilat gjatë gjithë fushatës zgjedhore zotoheshin se do të bënin marrëveshje posa të përfundonin zgjedhjet. Deklaronin në secilën paraqitje publike se s’do të bllokohen për pozita qysh ka ndodhur prej pasluftës kur janë ndërtuar koalicionet. Megjithëse, pikërisht pozita e Shefit të Shtetit po i ndanë nga nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e Qeverisë së re nga zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor.
Avdullah Hoti dhe Glauk Konjufca, të shtunën mbrëma, pas takimit të Kurtit me Mustafën, thanë se janë pajtuar për vazhdimin e dialogut. Konfirmuan se dështuan të arrinin një pajtim.
Sot, Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka konfirmoi se sot s’do të ketë takime të reja.
Ndërsa, Lutfi Haziri, Nënkryetar i LDK’së, që paralajmëroi dje “Marrëveshjen e Madhe”, ka thënë se marrëveshja do të ndodhë por ende është procesi i negociatave.
Burime të Express kanë thënë se Isa Mustafa mund ta rihap çështjen e Kryeministrit nëse Albin Kurti vazhdon të mos pranojë që LDK të propozojë Presidentin kur t’i përfundon mandati Hashim Thaçit.

LDK, prej se kanë përfunduar zgjedhjet, e ka bërë të qartë se pozita e Shefit të Qeverisë i takon partisë fituese. Në këtë rast, Vetëvendosjes, e cila ka 29 deputetë.
Ndërkaq, Isa Mustafa po vazhdon të kërkojë pozitën e Presidentit, Kryeparlamentarit dhe janë pajtuar me VV që të kenë pesë Ministri dhe Zëvendëskryeministrin e Parë.
Megjithëkëtë, Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë pajtuar të ndajnë pozitat qeveritare, megjithëse, lideri i VV’së u tall publikisht, në një intervistë televizive, me idenë e Kryetarit të LDK’së që gjithqysh të merrte Ministrinë e Punëve të Brendshme. LDK, bazuar në raportimet për marrëveshje, do të marrë edhe , Ministrinë e Mbrojtjes, atë të Infrastrukturës, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe sektorin e arsimit.
Albin Kurti është pajtuar të marrë financat, diplomacinë, shëndetësinë, drejtësinë, ambientin dhe bujqësinë.
Kulturën dhe Kthimin ua kanë lënë minoriteteve.
Pavarësisht se po vazhdojnë bisedimet për Qeverinë e re, zyrtarë të dy partive kanë vazhduar të lëshojnë akuza për njëri-tjetrin.
Para disa ditësh, Kurti provokoi Mustafën nga Tirana kur tha se Kryeministrat e mëhershëm kanë vjedhur derisa lideri i LDK’së kërkoi të mos bëhen provokime të tilla pasi minojnë çfarëdo bashkëpunimi ndërpartiak.
Lumir Abdixhiku tha se i kanë kërkuar sqarime Albin Kurtit për këtë deklaratë. Por, nuk ka sqaruar se cila ka qenë përgjigja e pretendentit për Kryeministër të ri.
Sidoqoftë, hija e Vetëvendosjes e kishte ndjekur Isa Mustafën edhe kur ishte ngjitur në krye të Qeverisë. Zyrtarët e Vetëvendosjes përpos se e kishin akuzuar si njeri të Serbisë, i kishin organizuar edhe protesta para shtëpisë.
Gjuha e Isa Mustafës dhe Albin Kurtit kishte degraduar deri në atë masë sa njëri-tjetrin e përshkruanin me emra kafshës.
Nuk dihet pse Albin Kurti dhe zyrtarët tjerë të VV’së janë treguar të matur dhe kurrë nuk e kanë sulmuar Kryeministrin në largim qysh kishin vepruar në raport me Kryetarin e LDK’së.
 
Top