• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Albin Kurti

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,164
Reaction score
536
Points
113
po vadhai :D tani i pashe ca vidjojash ke jatubiiija :D

i kishte bere destroeed keto palaqot e mutit te ashtuquajtur gazetare :p po qfare kazan keta e shumta eshte ti quash legena ku lane kembet njeriu :D

Yyyyyt mo, xha buuu, me çfare vemjesh ke humbur dakiken e kohes :D


[ame]https://www.youtube.com/watch?v=WGn8w_PGnoM[/ame]




[ame]https://www.youtube.com/watch?v=jOTxpYRApPg[/ame]


edhe ketij i kishte thene o palaqo :D shikoje filmin te terin, jo pak para The Endit :D

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=4BfBOiF0oH8[/ame]
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,658
Reaction score
392
Points
83
po vadhai :D tani i pashe ca vidjojash ke jatubiiija :D

i kishte bere destroeed keto palaqot e mutit te ashtuquajtur gazetare :p po qfare kazan keta e shumta eshte ti quash legena ku lane kembet njeriu :D

Yyyyyt mo, xha buuu, me çfare vemjesh ke humbur dakiken e kohes :D


https://www.youtube.com/watch?v=WGn8w_PGnoM




https://www.youtube.com/watch?v=jOTxpYRApPg


edhe ketij i kishte thene o palaqo :D shikoje filmin te terin, jo pak para The Endit :D

https://www.youtube.com/watch?v=4BfBOiF0oH8
Këti Çilit i tha... Kot që flet me mu... ik i tha ti s'je menje hapur.... Vetëm këta dy të tjerët kanë shpresa... do ua hap mendjet të bien më paqe me veten....
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,036
Reaction score
27
Points
48



SKANDALOZE: Xhelal Sveçla qenka takuar njësoj si lideri i tij Albin Kurti në vitin 2004 me BIA-n serbe në fshatin Binxhë të Klinës.

FYTYRA E VËRTETË E VETËVENDOSJES!
Ky dosti i ngusht i Albinit, Xhelal Sveqla me flokë të kuqërremta "gju më gju", me Gjuriqin midis Tirane. Ky edhe do tipa si ky, ta bijnë Serbinë këmbëkryq mes Prishtine!
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,036
Reaction score
27
Points
48
Berat Buzhala i reagon fuqishëm Vetëvendosjes pas takimit të Sveçles me Gjuriqin
Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 23:50






Berat Buzhala
Opinionisti Berat Buzhala, ka reaguar pas raportimit të mediave rreth takimit që sonte deputeti i VV-së ka pasur me të ashtuquajturin shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Buzhala, ka thënë se fotografia më shumë po duket si takim privat e shoqëror se sa takim në konferencë.


Postimi i tij:
Per bese marre per Xhelal Sfeqlen. Ani po thojne konference paska qene, e jane taku qaty. Ne baze te fotos nuk po doket konference, por po doket nifar shoqererimi ne kafe. Pastaj, e gjithe kjo vetem disa ore prej kur Vucic e mohon masakren e Recakut. Dikush thote po aty jane edhe Gjini e Abrashi. Po de, ama LVV ka premtu qasje ndryshe.
Une jam per dialog me qeverine e Serbise, amo jo edhe društvo.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,036
Reaction score
27
Points
48
Vjen reagimi i parë nga Serbia pas takimit mes Sveçlës e Gjuriqit


Gazeta Express
7 Dhjetor 2019 23:29

Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia pas publikimit të fotografive takimit mes anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, dhe drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Lideri djathtist opozitar, Bosko Obradoviq, përmes një postimi në Twitter ka thënë se Vuçiq po e negocion futjen e fshehtë të Listës Serbe në Qeverinë e Albin Kurtit.

Sipas Obradoviqit, Vuçiq dhe njerëzit e tij janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për pushtet.
“A s’është ky Marko Gjuriq duke negociuar me njerëzit e Kurtit në Tiranë? Përderisa Vuçiqi është hero i mediave, ky njeri negocion futjen e Listës Serbe në një qeveri separatist në Prishtinë, dhe kush e di se çka tjetër. Ashtu siç ata e përkrahën Qeverinë Haradinaj. Ata bëjnë gjithçka për pushtet”, ka shkruar Obradoviq.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,036
Reaction score
27
Points
48
Haskuka zbulon përçarjen brenda Vetëvendosjes: Nuk po më përkrahin, kam mbetur vetëm

  • 04/12/2019 | 21:18

Haskuka zbulon përçarjen brenda Vetëvendosjes: Nuk po më përkrahin, kam mbetur vetëm



Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka nxjerrë në pah se dega e Vetëvendosjes në Prizren tanimë është në krizë dhe ka përplasje mes tyre, shkruan Gazeta Metro.
Haskuka i cili po akuzohet nga dega e Vetëvendosjes në Prizren, për favore në tendere dhe punësime familjare, tani po e pranon se është lënë i vetëm nga dega e VV’së dhe nuk po ka mbështetje.
“Në shumë raste kemi mbetur vetëm dhe jemi ballafaquar me forcat tona me të gjitha këto probleme, në shumë raste kemi disa persona që janë paraqitur si legalistë duke shikuar vetëm ato çështje, por pa shikuar të gjithë dhe analizuar skenarët, ndoshta unë kam bërë gabim, por shpresoj në të ardhmen do të kemi më shumë mbështetje, me thonë të drejtën nuk jam i kënaqur me mbështetjen e deritanishme”, tha Haskuka për KTV.



Haskuka madje po mbron drejtorët e tij, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, nga Prokuroria Themelore në këtë komunë.
Të martën, Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Levent Kasemit, drejtor i Shërbimeve Publike nga radhët e Vetëvendosjes, Fejzë Kabashit të LDK-së, drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Refik Shaqirit, drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi, Ganimete Babunës asambliste si dhe Ares Shporta nga shoqëria civile, të gjithë anëtarë të Komisionit për Dhënie në Shfrytëzim të Pronës Publike.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare sepse kishin favorizuar ofertuesen F. B., duke i dhënë në shfrytëzim një lokal në Shatërvan, ani se ajo kishte ofruar rreth 20 euro për metër katror, kurse ofertuesi tjetër, në këtë rast i dëmtuari A. D., kishte ofruar rreth 25 euro../gazetametro.net
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,036
Reaction score
27
Points
48
Vjen reagimi i parë nga Serbia pas takimit mes Sveçlës e Gjuriqit


Gazeta Express
7 Dhjetor 2019 23:29

Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia pas publikimit të fotografive takimit mes anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, dhe drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Lideri djathtist opozitar, Bosko Obradoviq, përmes një postimi në Twitter ka thënë se Vuçiq po e negocion futjen e fshehtë të Listës Serbe në Qeverinë e Albin Kurtit.

Sipas Obradoviqit, Vuçiq dhe njerëzit e tij janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për pushtet.
“A s’është ky Marko Gjuriq duke negociuar me njerëzit e Kurtit në Tiranë? Përderisa Vuçiqi është hero i mediave, ky njeri negocion futjen e Listës Serbe në një qeveri separatist në Prishtinë, dhe kush e di se çka tjetër. Ashtu siç ata e përkrahën Qeverinë Haradinaj. Ata bëjnë gjithçka për pushtet”, ka shkruar Obradoviq.
[/QUOTE]
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,036
Reaction score
27
Points
48
Vjen reagimi i ashpër i zyrtarit të PDK-së, pas publikimit të fotos së Sveçlës me Gjuriqin

Aktuale dhjetor 07, 2019 - 23:59
Lajmi i fundit




Ndaj fotografisë së publikuar në media, ku shihet zyrtari i VV-së Xhelal Sveçla me të ashtuquajturin drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri.


Ai ka shkruar se arsyetimi i VV-së për këtë “takim” është i kot dhe e ka cilësuar si ofendim për qytetarët.



Reagimi i plotë:


Arsyetimi i VV’së për takimin e Xhelal Sveçles me Marko Gjuriqin pikërisht në ditën kur ky i fundit masakren e Reçakut e quajti trillim nuk është vetëm arsyetim kot por është edhe ofendim për qytetarët e Kosovës.


Paramendoni VV-në e cila aktivistat e saj i thërriste në komisione diciplinore vetem se dikush nga ata është përshëndetur ose eventualisht ka pirë kafe me dikë nga antarët e partive tjera shqiptare.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,036
Reaction score
27
Points
48
Fotografia e Xhevdet Smakiqi

Erdhi "Dita" e Gjuriçit!

"Fjalët si babushi punët si kërkushi" mençuri shqiptare

Shumë fjalë zero punë
Shumë "parime" zero veprime
Shumë moral zero nderë
Shumë kritikë zero etikë
Shumë premtime zero përmbushje
Shumë vota zero përfaqësim

Xhelal Sfeçla nuk arsyetoesh pasiqe te ra perdja e epshit për ndeja me te "mëdhajtë" Gospodinat e Vuçiqit.
Tash "Populli i Vetëvendosjes" u mbetë pa gjumë edhe i dëshpruar nga "patrioti" krahu i djathtë i Albin Kurtit, pra 221.000.00 votueseve te 06 Tetorit ju ke dhuruar dëshprim zhgenijim pasiqe u mashtruan keq me "patriotizem"
Se na disa e veçanarisht NISMA nuk jemi befasuar asnjëherë sepse e provuam me mbrojtjen e pakove serbe nga "patriotat" Adnan Rrustemi e Nazlije Bala e LVV-së.
Me rëdësi te madhe ishte qe fotoja, tregon se Xhelali kishte plote tavolina te lira e mund te ulej me cilin do zyrtar e diplomatë nga shtetet tjera te regjionit, por i ka pelqyer te rrinte afer Gospodine Gjuriçit.
Erdhi "Dita" e Xhelalit
Xh.S
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,571
Reaction score
469
Points
83
S'ka qeveri para 10 dhetorit; kadri feseli duhet me shkue n'hage; pastaj e ka renin hasim taqi.
haga ka paralajmerue se disa pseudo uçkista, siç jane uçekistat e rognerit(hashimi dhe banda e tij) kane me u denue me burgim te perjetshem nga gjykata e vuçiçit dhe e hashimit.
Ata qe kane vene ne pikepyetje rezultatin e zgjedhjeve te 6 tetorit kane me pague shtrejt. Per shkak te shkavellave te hashim maxhup taqit, Kosova do te shkoje prap ne zgjedhje, e kete here, Vetevendosje ka me ju shkel krejt more gabel te ballkanit.
 
Last edited:

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,036
Reaction score
27
Points
48


19:24 / 08.12.2019


Krasniqi për takimin Sveçla-Gjuriq: Demaskimi i hipokritëve po ndodh
Anëtari i PSD-së Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj takimit të djeshëm të Xhelal Sveçlës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Ai përmes një shkrimi në Facebook i quan anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte edhe ai para se të dilte në PSD, si hipokritë.
“Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin - i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre. Sepse ky është morali hipokrit popullist: çka do që bëjnë ata është në "interes të popullit", çka do që bëjnë të tjerët është "tradhti ndaj popullit". E mira këtu është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç'e prisnim”, shkruan Krasniqi.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,036
Reaction score
27
Points
48
Asambleistja e VV -Xhelal Sveçlës: Kërko falje për foton me Gjuriqin
Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 20:54









Asambleistja e VV-së në Pejë, Mevlude Idrizi ka kërkuar nga ish-deputeti i kësaj partie Xhellal Sveçla që të kërkojë falje publike pas fografisë së tij në të një njëjtën tavolinë me Marko Gjuriq.
Idrizi thekson se ka një respekt të madh për kontributin e Sveçlës në Lëvizjen Vetëvendosje dhe një kërkim falje nga ana e tij për këtë gabim të pavetëdijshëm, do të bënte madhështor.

“Pritshmerite e popullit nga Vetevendosja ne krye me Albinin Kryeminister jane shume te medha, dhe e shohin si shpresen e fundit per Kosoven. Prandaj nje kerkim falje nga Xhelali per gabimin (ndoshta jo fare gabimi i tij, por ka ra pre e nje fotoje te nje momenti qe na la pa fjale neve qe e rrespektojme dhe ja njohim kontributin shumevjeqare) do te ishte shume njerezore, do te ishte madheshti, mu sikur Xhelali qe qendroje e ishte madheshtor per shume vite ne Vetevendosje” thekson Idrizi.

Ajo më tej thekson se pritshmëritë e popullit tek Lëvizja Vetëvendosje janë shumë të mëdha dhe deputetet e saj duhet te jene shembull i se mirës, duhet te jene pak te gabueshem dhe shume te kujdesshëm ne situata qe mund te bien pre e fotove apo lajkave, apo edhe situatave te montuara shkruan Idrizi në Facebook.

Postimi i plotë i Idrizit:
Xhelali eshte themelues i Vetevendosjes. Ka nje aktivitet angazhim dhe pune shumevjeqare, pa u lekundur kurre, pa u frikesuar kurre, dhe çdo gabim i tij sado i vogel qe mund te jete, me dashje apo pa dashje e pa fajin e tij, neve aktivisteve qe ja njohim punen e pandalshme, na duket shume. Xhelalin e rrespektojne te gjithe, dhe nuk e zbeh rrespektin nje gabim i vogel, e qe ndoshta eshte dashte me u tregu me i kujdesshem karrshi situatave, sepse VV-ne menxi presin me pa dikund apo diqka ne gabim qe me ju qele goja te gjitheve. Pritshmerite e popullit nga Vetevendosja ne krye me Albinin Kryeminister jane shume te medha, dhe e shohin si shpresen e fundit per Kosoven. Prandaj nje kerkim falje nga Xhelali per gabimin (ndoshta jo fare gabimi i tij, por ka ra pre e nje fotoje te nje momenti qe na la pa fjale neve qe e rrespektojme dhe ja njohim kontributin shumevjeqare) do te ishte shume njerezore, do te ishte madheshti, mu sikur Xhelali qe qendroje e ishte madheshtor per shume vite ne Vetevendosje.
Por edhe nuk duhet marre si dashakeqe kritikat qe ja bem Xhelalit disa nga ne aktivistet qe e duam dhe rrespektojme
Vetevendosja dhe deputetet e saj duhet te jene shembull i se mires, duhet te jene pak te gabueshem dhe shume te kujdesshem ne situata qe mund te bin pre e fotove apo lajkave, apo edhe situatave te montuara, sepse ky popull shpresen e vetme e ka te deputetet e Vetevendosjes, ne krye me Albinin
Ne jemi ndryshe, dhe te tille edhe duhet te jemi ne publik
Pse jemi ndryshe, edhe jemi Vetevendosje. Kritika e mirefillte ne mes nesh duhet te vleresohet si dashamiresi, konstruktivitet dhe permiresim i gabimeve te vogla e qe per Vetevendosjen te tjeret i shohin shume te medha, i shohin me llupe
Ne Vetevendosje jemi ndryshe, per ndryshe na votuan dhe na besuan
Xhelal, me gjithe rrespektin per ty, kerkim falja te ben madheshtor, ashtu sikur te beri puna e vepra madheshtor per shume vite
Me Vetevendosjen. Me Albinin Kryeminsiter. Me Deputetet e Vetevendosjes pa dallim, kur jane te suksesshem. Me Deputetet, Aktivistet, Dashamiret e Simpatizantet e Vetevendosjes edhe kur gabojne e kritikojne per te miren e Vetevendosjes
Pa kritike konstruktive e te mirefillte nuk ka suksese
Wazhdojme me Vetevendosjen me Albinin Kryeminsiter
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,036
Reaction score
27
Points
48
Kimete Berisha e bën për ‘pesë pare’ Xhelal Sveçlën: A s’kish pas tavolinë tjetër, veç patjetër u ‘dashtë’ m’u ulë me Gjuriqin. Marre!




Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar pas takimit të zyrtarit të VV-së me Marko Gjuriqin e Serbisë.
Postimi i saj:

A s’kish pas tavolinë tjetër, veç patjetër u ‘dashtë’ m’u ulë me Gjuriqin.
Marre.
Ti merr pjesë në takim, por mos fol
me Gjuriqin.
Nuk bëhet fjalë për tavolinë pune, po për tavolinë qejfi.
Nëse s’keni pas vend tjetër ku m’u ulë në të njejtin lokal, keni mujt me shku me pushu n’WC, askund më WC se në tavolinë me Gjuriqin nuk e keni pas.
Në një tavolinë me Gjuriqin, me
mohuesin e masakrës së Reçakut, me mohuesin e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, nuk ju ka ulë askush me zor.
Aty jeni ulë për qejf.
Dhe ky është ofendim i madh për të gjithë ne.
Në zyrën e Gjuriqit, në mahallën e boshnjakëve, shkruan mbishkrimi ‘Republika e Serbisë’.
Marre.
Njeriu i moralshëm, veç pak karakter me pas, ish gju’ prej katit të 15-të e nuk kish pranu me pi kafe me armikun më të tërbuar të shqiptarëve.
S’di qysh keni fytyrë m’u kthy në Kosovë e m’i shiku në sy banorët e Reçakut.
Bota që ju pa sonte me Gjuriqin, e ka kuptuar se Serbia e di me kë ka punë.
Me shqiptarë që sot ju dhëmb zemra veç për ‘pjellën’ e vetë.
Shpejt po doni me ja kalu PDK-së, ata bile i kanë shku pak më ngadale muhabetit me serbët.
Xhelali, Arbani e Ardiani le të përshëndeten me politikë. Ju e falni Gjuriqin (se ulja në tavolinë private me të është pajtim i juaji me të), por ne nuk ju falim juve.
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
27,110
Reaction score
1,028
Points
113
Location
ne NYC
si nuk fole nje here me pozitivitet........na shkoj jeta duke u perca vete, skane nevoje te na percajne te tjeret.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,036
Reaction score
27
Points
48
po per kan me fol me pozitivitet per isen e albushin a hahaha duhet ata me punue diqka pozitiv e pastaj me fol na
po ti a i njef keta dyt mire a veq ne TV i ke pa isa te gjitha funksionet ne kohen e titos e millosheviqit i ka pas veq te zez qa i ka siell keti populli albushi qe prej qe e lshuen shkiet prej Hoteli (burgu) dhe e tarajnuan mire se qfar me punue ne Kosove nuk ka lan sen pa e kundershtue qka ka qen ne te mire te shtetit ton dhe her ne rrug her ne institucione tuj i shkatrrue e fol ne paq qa me fol mire diqka per ta
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,571
Reaction score
469
Points
83
si nuk fole nje here me pozitivitet........na shkoj jeta duke u perca vete, skane nevoje te na percajne te tjeret.
PDK s’ka fytyrë të kritikojë të tjerët, deri dje bënin selfie me Daçiqin

Një fjalë popullore thotë “I keshti të kesh”. Pikërisht kjo edhe më nxiti të shkruaj pak për të shërbyer edhe në të ardhmen si shkak për të injoruar ata që deri dje ishin në pushtet. Ky shkrim vjen si pasojë e propagandës së eksponentëve të PDK-së ndaj një takimi formal në Tiranë. Në një tryezë të rrumbullakët për bashkëpunimin rajonal, të organizuar në Tiranë (7-9 dhjetor), e në margjina të saj, përfaqësues të LVV-së, LDK-së dhe AAK-së shihen ulur në një tavolinë me se Marko Gjuriq. Kjo mjaftoi që të nisin sulmet djallëzore nga njerëz të PDK-së. Duhet kujtuar se ne këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues nga rajoni, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Serbia.
Natyrisht në një konferencë të tillë duhet ulur ulë në tavolinë me të gjithë. Kosova s`ka nevojë të ikë nga nisma të tilla , s`ka asnjë arsye të ikim nga takime të tilla. Jo që duhet rri me kokë ulur është Serbia për krimet e saja. Kosova me pjesëmarrjen e saj eklispon propagandën serbe ndaj Kosovës si vend jo stabil, vend i prodhimit të terrorizimit etj. Nismat dhe konferencat të tilla janë vendet ku Kosova gjithnjë duket të cek se është shtet i pavarur dhe meriton të thotë fjalën e saj, e kundërta është pikërisht ajo që Serbia insiston. Duke harruar se janë pikërisht ata që i falën Malit të Zi 8200 hektarë tokë, biseduan me Vuçiqin për ndarje të Kosovës zyrtarët e PDK-së pa fijen e marrës flluan të kritikonin përfaqësuesit nga VV, LDK dhe AAK për takim me Gjuriqin. Ndër reagimet më idioteske është nga anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci e ka quajtur gënjeshtar Xhelal Sveçlën e Vetëvendosjes.

Kjo për shkak se Sveçla u pa në një tavolinë bashkë me drejtorin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq. Koci ka shkruar në Facebook se të gjithë atyre që kanë punuar nëpër institucione iu ka rënë të jenë nëpër takime bashkë me përfaqësues serbë, por kanë qenë të kujdesshëm që të mos ulen në një tavolinë me ta. Mbase Koci ka harruar se përfaqësuesi i PDK-së në kohën sa ishte zv. shefi i diplomacisë, Petrit Selimi, jo vetëm qe ishte takuar me serbët, por edhe ka publikuar një fotografi nga takimi i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Ai në selfie paraqitet me të birin dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë në atë kohë, Ivica Daçiqin. Por, vetë zëvendësministri thotë se kjo fotografi nuk ishte diçka e jashtëzakonshme për të, por për mediet. Dikur zyrtarët nga PDK nga takimet e tilla i bënin edhe kumbarë përfaqësuesit serb, tani mundohen të gjejnë qime në vezë. Dikur Petrit Selimi e arsyetonte selfien me Daçiqin se kjo ishte në kuadër të ”një konferencë ku ishim edhe 7-8 ministra tjerë edhe 7-8 selfie të tjera kjo u zgjodh nga mediet”. Ky arsyetim sa qesharak aq edhe naiv tregon nivelin e përfaqësimit të Kosovës në konferenca të tilla. Pse dikur Petrit selimi paska pasur të drejtë të fotografohet vetëm me Daçiqin dhe sot përfaqësues nga partitë tjera nuk paskan të drejtë as të ulen në një takim me përfaqësues serbë. Për më tepër dikur Petrit Selimi ishte në cilësinë e zv. ministrit të jashtëm, kurse në takimin në fjalë në Tiranë ishin përfaqësues nga partitë. Tentativa për te lozur me dy standarde nuk është diçka e re për PDK, kjo parti gjithnjë ka qenë me shumë fytyra sipas momentit dhe interesit të tyre.
Tanimë që PDK e sheh vetën në opozitë, duhet të kujtohet se është në opozitë jo se ka qeverisur mirë, pikërisht për shkak se ka zhvatur këtë vend, si dhe ka tentuar të bëjë pazare me tokën e Kosovës qytetarët e ndëshkuan. Prandaj, në vend se të merret me të tjerët është mirë të fillojë të ndryshoj veten. Kjo parti ka humbur kredibilitetin për të kritikuar dike, për më tepër që mëkatet e tyre ende janë të freskëta mbi kurrizin e qytetarëvë dhe Kosovës. besoj se edhe në të ardhmen do të kemi sulme të tilla idioteske ndaj atyre që pritet të vijnë në pushtet, pa peshën e vërtetë që duhet të ketë një opozitë reale. PDK s`ka lënë vend as për të qenë në opozitë, kjo parti ka aq shumë mëkate mbi veten sa vështirë një ditë të fitojë të drejtën për të kritikuar të tjerët.
__________________________________
 

Attachments

Top