• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Albin Kurti

Angel69

Moderator
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
2,987
Reaction score
39
Points
48
Location
Allianz-Arena
Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Mbas arsimimit baze (1981 deri 1989) dhe më tej atij të mesëm (1989 deri më 1993) në Prishtinë vazhdon studimet. Në rezistencë kundër Milosheviçit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.

Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim".[3] Kur u dënua, ai tha: "Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj." Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48
HAAHAAHAA tan e dim se kush eshte PDK-ja
qaja qe e ka luftue shkaun e ka çlirue vendin e ka formue e zhvillue shtetin
e ju rrokni per nji foto hahaha ese mos plas tu kesh me juve
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48
Ngritet kallëzim penal ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale dhjetor 10, 2019 - 17:59



Kryetari i Organizatës “Nisma Qytetare për Ferizaj”, Bashkim Fazliu, ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.


Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj organizate, përmes një shkrimi në “Facebook”, duke thënë se arsyet e ngritjes së kallëzimit penal ndaj Bashës, janë sepse ky i fundit e kishte etiketuar NFQ-në si “parti raciste”, përmes shkrimeve të tij.


Më tej Fazilu akuzon Bashën se i njejti i kishte kanosur kandidatët e kësaj lëvizje.


Postimi i plotë:


NJOFTIM ME RËNDËSI: KALLËZIM PENAL NDAJ SHPIFËSIT DIMAL BASHA, aktualisht Deputet i LVV-së


Sot me datë 10.12.2019, i kam ngritur KALLËZIM PENAL SHPIFËSIT DIMAL BASHA nga Ferizaj, aktualisht Deputet i LVV-së, për Kryerjen e Veprës Penale sipas KODIT PENAL të Republikës së Kosovës, KODI NR. 04/L-082, KAPITULLI XVIII, VEPRAT PENALE KUNDËR TË DREJTAVE TË VOTIMIT, NENI 211, KANOSJA E KANDIDATIT paragrafët 1, 2 dhe 3, NENI 213, CENIMI I PËRCAKTIMIT TË LIRË TË VOTUESVE dhe NENI 215 DHËNIA OSE MARRJA E RYSHFETIT NË LIDHJE ME VOTIMIN për shkak të kanosjes që u ka bërë kandidatëve të NQF dhe një varg shkeljesh tjera, për të cilat kemi ofruar prova të mjaftueshme që Prokuroria Themelore në Ferizaj të ngritë Aktakuzën kundër Dimal Bashës për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në Kodin Penal.



Aktualisht kundër Dimal Bashës është në procedurë gjyqësore rasti për shpifjen dhe fyerjen që e ka bërë për mua dhe gjithë NQF-në duke shkruar me terma tërësisht të pabazuara si “racist”, ‘parti raciste NQF” etj. Një fjalor i tillë nuk ka qenë asnjëherë pjesë e fjalorit të askujt në Kosovë dhe nuk është pjesë e kulturës tonë. Megjithatë ky SHPIFËS i paskrupullt i paprecedent, nuk është ndalur vetëm me shpifje, por ka vazhduar më tutje duke kryer edhe veprat penale të paraqitura në Kallëzimin Penal.


Për çdo rrjedhë tjetër do ta mbajmë opinionin të informuar me kohë.


Me respekt,
Bashkim Fazliu #Migjeni ë
Kryetar #NQF
10.12.2019
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48
Sali Rexhaj: “VV parti në shërbim të interesave serbe. MekuliPress TANJUG si në kohën e Millosheviqit. “
Dhjetor 10, 2019




Pas shkrimeve, fjalëve e zhargoneve të dominuara me plot emocion, e me pak ose me asnjë fakt, për Akademik Rexhep Qosjen, Albin Kurtin dhe për të pavarurën MekuliPress, redaksia jonë e pa të arsyeshme të merr një mendim më të thellë, ndoshta më të sinqertë, nga z. Sali Rexhaj për këto publikime që po qarkullojnë nëpër mediat sociale. Kjo për hir të lexuesve por edhe për hire të faktorit “argument”.
Më poshtë intervista telegrafike me z. REXHAJ për MekuliPress, e cila fatkeqësisht, përsëri është një itervistë që ka shumë emocion e subjektivizëm, e pak, ndoshta aspak fakt.

MekuliPress: Zoti Rexhaj na thuani ca fjalë për MekuliPress, në veçanti për komentet e juaja rreth Rexhep Qosjes, Albin Kurtit dhe të pavarurës MekuliPress?



















Përse mendoni se Kosovën “e merr dreqi i Malit të Zi për 10 vjet”?

Rexhaj: Une Vv e konsideroj parti antishtet dhe ne sherbim te interesave serbe e ruse ne Kosove. Shto ketu edhe interesat otomane e te shteteve islamike.
Sa per Qosjen, vet fakti se i ka marre vetem 1% te votave ne Kosove, mjafton te shifet se qka mendojne kosovaret per te.
Ndersa per mekulipress mendoj se eshte vene ne sherbim te Vv dhe kundershtareve te shtetit te Kosoves. Ne nje menyre eshte si TANJUG ne kohen e Millosheviqit.
Sa i perket Malit te Zi, dihet qe Qosja, Kurti po edhe ti Gezim, vini nga atje. Pse jeni bashkuar, kete na e thuani me mire ju vet.
MekuliPress: Si e mendoni Qeverinë e ardhshme të Kosovës?
Sa i perket qeverise se ardheshme, nuk pres asgje te mire. Qe tani po shihet se nuk jane partner te sinqerte as qe u intereson shteti po pushteti. Sidomos Vv-es.
Por shpresoj se punojne mire ne interes te shtetit e qytetareve, sepse mundesi e hapsire kan mjafte. Nese kan vullnet. Une nuk e dua fare Vv, por nuk jam i çmendur qe ta deshiroj deshtimin e shtetit te Kosoves, vetem per tu lenaqe me deshtimin e Vv.

Me respekt,
Sali Rexhaj.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48
Ramush Haradinaj i qon “selam“ VV-së, Mos u takoni me serbë natën e ditën e knej nav shiteni patriota!



Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur për takimin mes deputetit të VV-së, Xhelal Sveçla dhe Marko Gjuriqit.
Tha se takimet janë normale, por për Haradinajn e habitshme janë komunikimet e VV-së me palën serbe.
Risi është vetëm situata me VV-në që një kohë kanë pas qëndrim kundër ndërsa tash jo dhe komentimi i mbetet VV-së, unë s’kam koment, për besë shtyp ne foton posht ketij shkrimi ja deklaraten e tij.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48

Sveçla e vlerëson si ‘pozitiv’ takimin me Gjuriqin, thotë se do të takohet edhe me ministrin e Brendshëm serb






10 Dhjetor 2019, 23:44

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje e sheh si pozitiv takimin e tij në Tiranë me zyrtarin serb Marko Gjuriq, ndonëse u kritikua me të madhe për këtë veprim, transmeton Periskopi.

Sveçla në Interaktiv ka thënë se në këto mënyra kuptohen planet e fshehta, në dëm të Kosovës.
Pra e vlerësoni pozitivisht takimin me Gjuriqin? – e pyeti gazetari.

”Unë mendoj se po”.- tha Sveçla, duke shtuar se ”në takime të tilla merren vesh planet e Serbisë për ndarjen e Kosovës”.
Tutje ai paralajmëroi se do të vazhdojnë të marrin pjesë nëpër konferenca të tilla, duke treguar se së shpejti do të jetë edhe në Sofje, ku pjesëmarrës në konferencë do të jetë edhe ministri i Brendshëm serb.
‘’Nuk është hera e parë që jemi takuar me zyrtarë serbë, përfshirë edhe Gjuriqin. A do të thotë që kjo do të thotë që ne nuk shkojmë në këso konferencash ku bëjnë pjesë zyrtarët e Serbisë. Së shpejti do të mbahet edhe një konference në Sofje, ku jam i ftuar. Aty do të jenë pjesëmarrës edhe ministrat rajonalë, ndër ta edhe ministri i Brendshëm serb’’, ka thënë ai.
‘’Janë qindra konferenca ku VV ftohet. Do të ishte jonormale dhe e dëmshme që ne të mos marrim pjesë në konferenca ku janë edhe zyrtarët e Serbisë’’./PERISKOPI/
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48
Ambasadori amerikan: Albin Kurti të mos sillet si kryeministër i Shqipërisë Veriore
Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 22:34






Albin Kurti dhe Phillip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë të transmetuar në Radio Televizionin Publik të Kosovës, ka komentuar aktivitetin e Albin Kurtit, ndaj të cilit ka pasur edhe disa këshilla.
Sipas Kosnett, Albin Kurti duhet të dalë në terren më shumë dhe të takohet me qytetarët.


Kosnett thekson se ai duhet t’ua dëshmojë që do të jetë kryeministër i tyre, duke shtuar se ai nuk mund të sillet si kryeministër i Shqipërisë veriore.
“Albin Kurti duhet të dalë në terren të takohet me qytetarët e Kosovës pa dallim, e jo të takohet vetëm politikanë. Duhet t’ua dëshmoj atyre se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mos të sillet si kryeministër i Shqiperisë veriore”, ka thënë Kosnett.

Ndërkohë, Kosnett ka komentuar edhe idenë e korrigjimit të kufijve, për të cilën tha se nuk ka qenë ide amerikane. Ai beson Amerika do ta përkrahte cdo marrëveshje që buron si konsensus në mes të Kosovës dhe Serbisë.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48


Lipjani mbushet me grafite Albini -Gjuriqi-Sveçla
13 dhjetor 10:02

Grafite të shumta janë vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit të Lipjanit, në të cilat shihen fotografi të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti bashkë me Xhelal Sveçlën dhe Marko Gjuriqin në mes, duke i quajtur ata mashtrues dhe nënshtrues.

Këto grafite, të vendosura në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes kanë mbuluar shumë pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe ato në murin e selisë e LDK-së në Lipjan, tek Shtëpia e Kulturës ‘’Tahir Sinani” si dhe nëpër kotejnerë të qytetit, transmeton Ulpianapress.


Ditë më parë një fotografi, ku në tavolinën e përbashkët shihet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ngjallur debat të madh në Kosovë, e në bazë të grafiteve as Lipjani, mund të supozohet se nuk e kanë pritur mirë këtë takim
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48
Del fotografi tjetër ku edhe Albin Kurti shihet i ulur afër Gjuriqit

-
December 8, 2019















Dikur thoshte se nuk ulet asnjëherë në një tavolinë me Marko Gjuriqin por Albin Kurti duket se tashmë ka ndryshuar mendim. Sonte ata janë parë afër njëri-tjetrit në takimin e organizuar nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë me temë ‘Dialogu i Ballkanit’, transmeton Indeksonline. Në një fotografi që ka arritur të siguroi Indeksonline, Kurti shihet që e ka afër të ashtuquajturin Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbinë, Marko Gjuriq me p’oshtë n’diqni pamjet.
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,231
Reaction score
815
Points
113
Se ky MIU i thaQIT di te shkruaje VETEM naten dhe PISLLIQE.Por Beni eshte IMUNE per SHUME qashtje.

Kjo është përgjigja e VV’së ndaj grafiteve Kurti – Sveçla – Gjuriq.

79680459_287652458839484_1208679006266720256_n-1.png


Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas shpërndarjes së disa grafiteve ku shihet kreu i partisë, Albin Kurti, së bashku me anëtarin e kryesisë Xhelal Sveçlën dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
Këto grafite të vendosura në disa pjesë të ndryshme të qytetit në Lipjan dhe në Prishtinë, janë bërë pas takimit në Tiranë të Sveçlës dhe Gjuriqit, takim ky i cili ngriti reagime të shumta.
Në një përgjigje për Gazetën Express, Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i VV-së, ka thënë se pjesmarrjet nëpër konferenca ndërkombëtare nuk janë negociata, e se tashmë nuk do të mbahet ndonjë konferencë ku ata nuk do të marrin pjesë.
“Pjesëmarrjet nëpër konferencat ndërkombëtare nuk janë negociata. Tash, nuk ka konferencë ndërkombëtare ku nuk ftohet Lëvizja VETËVENDOSJE!. Pas rënies së ‘Zajednicës’ dështoi edhe ‘Shkëmbimi territorial’. VETËVENDOSJE! udhëheq qeverinë e ardhshme”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, gafite të shumta janë vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit në të cilat shihen foto të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti bashkë me Xhelal Sveçlën dhe Marko Gjuriqin në mes, duke i quajtur ata mashtrues dhe nënshtrues.
Këto grafite, të vendosura në orët e vona të mbrëmjes së sotme, kanë mbuluar shumë pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe ato në murin e selisë e LDK-së në Lipjan, tek Shtëpia e Kulturës ‘’Tahir Sinani” si dhe nëpër kotejnerë të qyteti.
Ditë më parë një fotografi e publikuar nga Express ku në tavolinën e përbashkët shihet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ngjallur debat të madh në Kosovë.

DECEMBER 13, 2019 by A.SH.
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,231
Reaction score
815
Points
113
ALBIN KURTI: NUK MUND TË KETË NDRYSHIM TË KUFIJVE TË KOSOVËS.

Në intervistën me Deutsche Welle, Albin Kurti, kryeministri i ri i pritshëm në Kosovë, flet për programin e qeverisë që Vetëvendosja është duke krijuar me LDK, dialogun me Serbinë dhe integrimin e ardhshëm me Shqipërinë.

Intervisten e ka bere KJO....


Intervisten e PLOTE e KENI te Klubi Debatit Politik.

TSCHYSS.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48
Mbi 3 orë të “ngujuar”, s’ka marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së
14/12/2019





Ka përfunduar edhe takimi i sotëm mes liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton Llapi.info.
Edhe në këtë takim dy partitë s’janë dakorduar për koalicion, teksa të dyja kanë paralajmëruar edhe takime tjera.
Pas mbledhjes së dy liderëve, të VV-së e LDK-së, kanë folur para mediave Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti derisa të dy këta thanë para mediave se janë dakorduar në mbledhjen e sotme që të vazhdojnë takimet.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48
Albin Kurti: Dua t’i takojë Listën Serbe, një ministër të tyre ta kemi në qeveri

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 22:05







Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka bërë edhe një tërheqje taktike, në vargun e tërheqjeve të tij të fundit, si gjatë fushatës elektorale e edhe në cilësinë kryeministrit në ardhje.
Kësaj radhe bëhet fjalë për futjen e Listës Serbe në qeverinë e tij, gjë të cilën më parë e kundërshtonte kategorikisht, e përveç kësaj e kishte edhe një nga premtimet elektorale.

Kurti në një intervistë për Euronews Albania, i pyetur për këtë, ka thënë se shpresonte që në Kuvend do të hynte edhe ndonjë deputet serb nga partitë jashtë Listës Serbe.

Por, meqë kjo nuk ndodhi, sipas tij, ai tani dëshiron ta takojë Listën Serbe dhe me ta të merret vesh që ta ketë në qeveri një ministër të propozuar prej tyre.

Megjithatë, ai thotë se nuk do të pranojë të bëjë koalicion me ta, por vetëm ta ketë një ministër të tyre, pasi këtë e kërkon Kushtetuta, dhe ai nuk do të bëjë shkelje të Kushtetutës.
Por, duhet kujtuar se Kurti sa ka qenë në opozitë, kritikat më të ashpra ndaj qeverive i ka pasur rreth përfshirjes së Listës Serbe, të cilën e quante dorë të zgjatur të Beogradit.
Tani, ai përveç se ka ndryshuar diskursin, po detyrohet të bëjë veprime të njëjta me qeveritë e kaluara, ndajë të cilave jo vetëm se ishte kritik, por shpesh bënte edhe opozitë rruge, madje edhe të dhunshme.
 
Last edited:

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48
po sa ftyra i ka ky far abushi more heiiii deri sot njimi be i ka ba qe listen serbe nuk e marr ne qeveri
ky tradhtaruc i vogel po don me dal kryetradhtari ma i madh shqipefoles
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48
Kadri Veseli para zgjedhjeve: Popull mos i besoni sepse Albin Kurti është mashtrues. Do ta vërtetoni këtë.

Fjalët e kryetarit po vërtetohen! Ja faktet!

VV: Nuk e lëshojmë me asnjë çmim MPB-në / Realiteti: ❌

VV: Do ta shfuqizojmë Gjykatën Speciale / Realiteti: ❌
VV: Nuk fusim Ministra të Listës Serbe në Qeveri / Realiteti: ❌
VV: Nuk takohemi në kafe me zyrtarët e Serbisë / Realiteti: ❌
VV: Jo Negociata - Vetëvendosje / Realiteti: ❌
VV: Isa është Argat i Beogradit / Realiteti ❌
VV: 72 orë pas çertifikimit e formojmë Qeverinë / Realiteti: ❌
VV: Votat me postë të Listës Serbe duhet të anulohen / Realiteti: ❌
... edhe shumë ❌ priten ditëve në vijim!
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48



Lajme E thotë Dardan Molliqaj: Albin Kurti u takua dy herë ditëve të fundit me Hashim Thaçin











Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti tash i është bindur të gjitha kërkesave të Ambasadës Amerikane, përderisa synon të marrë udhëheqjen e ekzekutivit.
“Nëse i keni pa intervistat e ambasadorit amerikan, është bërë e qartë pak e shumë se si zotëri Kurti i ka pranuar të gjitha kushtet nga zyra amerikane. Bashkëpunimi me Listën Srpska, vazhdimi i dialogut, Gjykata Speciale, lufta anti-korrupsion, bashkëpunimi me Hashim Thaçin’’, ka thënë ai.
Tutje Molliqaj ka konfirmuar se deri më tani, Kurti dhe Thaçi janë takuar dy herë.

“Tashmë janë dy takime që janë mbajtur mes Albin Kurtit dhe Hashim Thaçin. Njëra jashtë vendit, tjetri në Kosovë. Këto dy takime nuk janë bërë publike për publikun. Kanë pasë takime dhe s’kam asgjë kundër takimeve por pse s’kanë guximin dhe vullnetin që t’i bëjnë hapur, ashtu siç duhet’’, ka thënë Molliqaj.
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,231
Reaction score
815
Points
113
Kurti dhe Konjufca sot dëshmojnë për kallëzimin penal për Thaçin e Veselin.

Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë sot do të dhënë
(japin) dëshminë(deshmite) e tyre kreu i VV’së, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, deputeti i zgjedhur lidhur me kallëzimin penal për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK’së Kadri Veselin.


Me 25 prill të këtij viti kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe asokohe kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, kishin bërë kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë.

Kurti dhe Konjufca pretendojnë se Thaçi e Veseli nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se dy anëtarët e VV-së janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste.
Lëvizja Vetëvendosje thotë se pas shtatë muajsh prokuroria ka nisur ta trajtojë këtë rast dhe kanë mbërritur fletëthirrjet që përfaqësuesit e Lëvizjes, Albin Kurti e Glauk Konjufca të paraqiten në prokurori sot e të japin dëshmitë e tyre lidhur me këtë rast dhe me kallëzimin penal që është ngritur.
Atë kohë, pasi që dorëzuan kallëzimin penal Konjufca i cilësoi dëshmitë e Thaçit e Veselit kundër Lëvizjes si “përpjekje për eliminim politik të Vetëvendosjes, meqë padrejtësisht dhe me shpifje, prej Presidentit të Shtetit dhe Kryetarit të Kuvendit jemi lidhur me një organizatë, e cila pretendohet se është terroriste, që është Syri i Popullit”.

Gazeta Express
18 Dhjetor 2019 7:12 .
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,151
Reaction score
27
Points
48
Përfundon mbledhja maratonike, LDK nuk lëshon pe për postin e presidentit
Foto: Laura H Përfundon mbledhja maratonike, LDK nuk lëshon pe për postin e presidentit

dhjetor 18, 2019 - 17:28



Para pak minutash ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, me ç’rast lideri i kësaj partie ka bërë të ditur se anëtarët e Këshillit kanë vlerësuar që në marrëveshjen me LVV-në duhet të përfshihen të gjitha pozitat, përfshirë këtu edhe atë të presidentit, raporton zeri.info.


“Parimi që u tha në Këshilin e Përgjithshëm sot është që pjesë e marrëveshjes duhet të jenë të gjitha pozitat me të cilat do të sfidohet ky koalicion qeverisës gjatë këtyre 4 viteve dhe po ashtu trajtimi i këtyre pozitave duhet të jetë na harmoni me interesin tonë që të kemi një koalicion që zgjat 4 vjet e assesi një koalicion që sfidohet në momente të caktuara, qoftë nga zgjedhja e presidentit ose nga momentet e tjera që mund të jenë sfiduese për qëndrueshmërinë e koalicionit”, ka deklaruar Mustafa.



Ai me këtë rast ka thënë se LDK do t’i përgjigjet ftesave të LVV-së për t’i zhvilluar takimet e radhës sa i përket arritjes së marrëveshjes.


“Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi ftesës së LVV-së për takimet e ardhshme. Vlerësojmë se nëse do të ketë vullnet politik, mirëbesim dhe respekt reciprok çështja e marrëveshjes mund të arrihet”, ka theksuar ai.


Ndërkohë, LVV ka theksuar disa herë se nuk lejon që pjesë e marrëveshjes të bëhet edhe çështja e presidentit. Sipas zyrtarëve të këtij subjekti për pozitën e shefit të shtetit duhet të diskutohet tek në vitin 2021./Zeri
 
Top