• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Arbëreshët e Zarës

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Aleksandar Stipçeviç shpëtoi thesarin e kulturës shqiptare





Pas promovimit të “Kultura tradicionale e arbëreshëve të Zarës” i Aleksandër Stipçeviç në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, akademiku Mark Tirta ka prezantuar këndvështrimin e tij rreth këtij botimi.

Stipçeviq është një prej figurave më të ndritura të albanologjisë, i cili u ka dhënë frymëmarrje të rëndësishme studimeve mbi qytetërimin ilir dhe shtrirjen e tij në Ballkan

Prof. A. Stipçeviç, i njohur si studiues i shquar i historisë së Ilirëve, si studiues i të dhënave arkeologjike të këtij populli të lashtësisë, nga i kanë rrënjët e prejardhjes Arbërit e Mesjetës e në vazhdimësi dhe shqiptarët e kohës së re e të sotme; është marrë dhe me kërkime shkencore e kulturore në fusha të tjera të dijes, jo të largëta nga e para, shkruan Prof. Dr. Mark Tirta. Është autor manualesh bibliografike në fushë të arkeologjisë, duke qenë se ka punuar në biblioteka të mëdha e shumë të njohura, madje dhe si përgjegjës në departamente të caktuara, ose dhe si drejtor biblioteke. Ka shkruar libra shkencorë me shumë vlerë, si "Historia e librit", "Çensori i përsosur", "Doracaku për rregullimin e diskotekave" e kështu me radhë. Pra, sipas vendit e fushës ku ka punuar, është marrë dhe me studime e botime të caktuara.

Kuptohet, fusha kryesore e studimeve të tij ka qenë arkeologjia e në përgjithësi historia e lashtë. Në arkeologji ka kryer studimet e larta e ka bërë specializime pasuniversitare, pra dhe veprat e tij kryesore e jo të pakta, janë nga arkeologjia, historia, jeta e simbolet e kultit ndër Ilirë; bashkë me jetën e Ilirëve janë përfshirë dhe besimet e mitologjia e këtij populli. Librat për Ilirët janë të shumtë e me mjaft vlera e për to çdo gjë është e qartë.

Duke qenë se ka lindur në Zarë të Dalmacisë (më 1930) (arbëneshë të Zarës) dhe aty ka kaluar dhe fëmijërinë e rininë, me shumë përkushtim ka shkruar për Zarën, për arbëneshin e këtij vendi ku jeton prej gati 300 vjetësh kjo bashkësi arbënore me banorë të ardhur nga fshatra jo larg nga Liqeni i Shkodrës, pra të përfshirë në rrethinë të Shkodrës e që ikën prej këtej në vitet 1726-‘33, për të shpëtuar nga persekutimet e pushtuesve Osmanë.

Z. Stipçeviç edhe më parë ka shkruar jo pak për historinë e Zarës, për monumentet historike ku u vendosën e jetuan për qindra vite këta arbëneshë; ka shkruar dhe më parë për doke e tradita të tyre, për lidhjet e tyre me vendin e prejardhjes e ruajtjen e veçorive të tyre etnike arbërore, ashtu si kanë ruajtur dhe emrin që e morën me vete prej këtej, nga dheu i stërgjyshërve, që kur u larguan.

Këto vitet e fundit vërejtëm e shfletuam librin me shumë vlera, botuar tre vite më parë nga ky dijetar: "Kultura tradicionale e Arbëneshëve të Zarës". Është një botim krejt i veçantë që zbërthen me saktësi shkencore atë etnokulturë që kjo bashkësi e Arbëneshëve e ruajti dhe e zhvilloi ndër shekuj, si identitet i dheut nga i cili ka qenë larguar nga tragjeditë tronditëse të atyre kohëve.

Për arbëneshët e Zarës, për historinë, jetën e etnokulturën e tyre kanë shkruar disa udhëtarë të huaj që erdhën kalimthi në këtë bashkësi arbënore, ose dhe njerëz të tjerë vendës (në arbënesh), po ata shkruan përciptas e pa u thelluar në dukuri të ndryshme, ku shumë prej tyre, si etnokulturë as që u ranë në sy. Ata kanë shkruar tepër shkurt e pa bërë zbërthime shkencore e gjithëpërfshirëse.

Në rrugë shkencore, krejt ndryshe, bëri kërkime A. Stipçeviç, duke gjurmuar çdo dukuri të jetës e të trashëgimive kulturore të hershme. Me këto synime, për të njohur sa më në thellësi të vërtetat e ndryshme, bëri eksplorime për njohje gjithandej; mori të dhëna për tradita të hershme nga shumë pleq e plaka të këtij vendi. Shfrytëzoi të dhëna nga folklori. Gjurmoi për shumë të dhëna në arkiva të ndryshme, ndër libra, në shkrime të eksploruesve të ndryshëm që bënë kërkime në arbënesh të Zarës.

Autorit i është dashur një punë e bërë me shumë përkushtim e me shumë mundime marramendëse. Është thelluar në anë teorike e historike që dhe të dhënat e marra nga burime të ndryshme, të vlerësohen me vështrime kritike. Në jo pak raste, A. Stipçeviç e thekson se disa dukuri është e vështirë të zbërthehen deri në rrënjët e tyre të para 2-3 shekujve, ose se cila është zanafilla e elementëve të ndryshëm etnikë. Arbëneshët jetuan për shekuj në tokën kroate, të lidhur në anë ekonomike, shoqërore, kulturore me Kroatët. Kur në Zarë sundoi Venediku, ose për jo shumë kohë qenë nën pushtetin e Austro-Hungarisë, me këta popuj patën detyrimisht lidhje ekonomike, administrative, kulturore, në sistemin arsimor. Deri në 10 vjetshin e fundit të shek. XIX nuk kanë pasur as edhe një lidhje, as edhe një komunikim me dheun e të parëve të tyre, me vendin e shqiptarëve.

Të tërë këta faktorë që u përmendën më lart, kanë qenë shkaqe që të marrin dukuri të ndryshme etnokulturore nga të tjerët. Ndikimi i këtyre popujve, i këtyre pushteteve nga vareshin vjen dhe nga fakti se ata kanë qenë dhe vende qartësisht të qytetëruara për kohën.

Por, nga ana tjetër, me gjithë ndikimet që ua detyronin kushtet e vendit e të kohës, abëneshët e Zarës, për gati 3 shekuj e ruajtën mëvetësinë etnike shqiptare në gjuhë, në doke e tradita, në lidhjet shoqërore me dheun prej nga ishin larguar. Këto vlera etnokulturore e etnike shqiptare i sqaron më së miri dhe ky dijetar arbënesh. Edhe ato që u dhanë më parë në këtë libër sqarohen më së miri e në rrugë shkencore nga ky dijetar i arbëneshit të Zarës.

Libri në fjalë, përveç parathënies dhe një hyrjeje të gjatë, ndahet, sipas problematikave në tre pjesë: në të parën flitet për jetë e doke në familje, në fqinjësi dhe në tërë bashkësinë e arbëneshëve. Në të dytën janë dhënë besime, rite, mite, qenie mitike ndër arbëneshë. Në të tretën jepen dëshmi folklorike: këngë popullore, tregime legjendare, anektoda, fjalë të urta nga populli, të ruajtura në shekuj, marrë nga dheu mëmë.

Ata që jetojnë brenda trojeve të arbëneshit e kanë ruajtur të folmen, me theksim ashtu si e ka vendi prej nga kanë ardhur, fshatra të Shkodrës: Shestan, Brisk, Larje, edhe pse ka hyrë ndonjë fjalë a shprehje nga popullsia pranë së cilës kanë bashkëjetuar. Natyrisht, lidhjet ekonomike e shoqërore kanë bërë të vetën.

Ruajnë me shumë përkushtim e të shprehur me krenari emrin "arbënesh" e vendbanimin "Arbëni". Kanë ruajtur dhe mbiemrat e tyre, në një masë të madhe, sipas vendit prej nga e kanë prejardhjen.

Në të dhënat e autorit vërehet se kanë ndryshuar marrëdhëniet në jetën familjare, si marrëdhëniet në çift, martesat, si një përparim qytetërimi, me marrje dhe nga popujt me të cilët kanë bashkëjetuar në marrëdhënie ekonomike e shoqërore.


Arbëneshët, njerëz me temperament hijerëndë, krenarë dhe tepër fisnikë

Nga ana tjetër kanë ruajtur në përdorim shumë tradita të mira që i veçojnë si shqiptarë, si lidhje me traditat e dheut mëmë nga i cili u larguan shumë kohë më parë. Kanë pasur në përdorim, sidomos deri pas Luftës së Dytë Botërore: veshje ose së paku elementë të veçantë të veshjeve të krahinës prej nga kanë pasur origjinën, traditën e ndihmës së ndërsjellë, në vuajtje, nevojë, lindje, martesa, vdekje, por edhe në mënyrën e gatimit të bukës, duke miellzuar drithin me anë të mokrës me gurë të poshtëm konkav e me gurin shtypës në formë vezoreje. Më së voni u fut dhe mokra me gurë të rrafshët e ku gruri a misri miellzoheshin me rrotullim.

Në porta a oxhakë të shtëpive, në disa raste vëren simbole që i njëjtësojnë me dheun e tyre të prejardhjes së stërgjyshërve të tyre, si identitet i dheut të Arbërisë në Mesjetë e në Kohë të Re.

Qytetërimi i sotëm i arbëneshëve, me një ndryshimesh tepër të shpejtë, marramendës, me komunikim flakërues që na ka prurë zhvillimi i sotëm evropian e botëror, e ka bërë të vështirë që të saktësohen shumë dukuri të etnokulturës, të trashëguar për shumë e shumë shekuj. Po, nga ana tjetër, kujtesa popullore e pleqve dhe e plakave, të dhënat e shkruara, të botuara a të ruajtura në arkiva, na sqarojnë jo pak gjëra, na i saktësojnë për aq sa është e mundur. Sot koha ka prurë shumë gjëra të reja.

Sipas burimeve ku mbështetet A. Stipçeviç, arbëneshët ishin njerëz me temperament hijerëndë, krenarë, por ishin dhe tepër fisnikë: fjalën e dhënë, besën, qëndrimin burrëror, mikpritjen, ndihmën për nevojtarët, punët ndihmëse të ndërsjella, ishin veçori shpirtërore e veprimeve të tyre të patjetërsueshme. Dashuria për armët e paraqitja me to në krah e në brez, ishte identiteti i burrërisë së tyre, i paraqitjes së tyre si arbëneshë, si shqiptarë, si njerëz të panënshtruar nga pushtuesit, nga përdhunuesit.

Dukuri e virgjëreshave, siç ka qenë në malësitë tona shqiptare, ka qenë e pranishme dhe ndër arbëneshë.

Sjellja ndaj të moshuarve, pleq a plaka, dashuria e respekti për ta e për mësimet për punë e për sjellje në familje e në shoqëri, ishin shumë të vlerësuara e në veprim në këto bashkësi arbëneshe. Organizimi ekonomik e shoqëror në familje e në bashkësi vendore, ato më të hershmet, ishin ashtu siç kanë qenë në malësitë shqiptare në përgjithësi e këto nuk mund të rreshtohen e të qartësohen të tëra, nga që janë të shumta e të ndërthurura: e vjetra me të renë.

Të tërheq vëmendjen dukuria e së drejtës dokesore ndër arbëneshë që në një farë mënyre, në të kaluarën bënte shërbime të organizimit shoqëror në bashkëjetesë të këtyre njerëzve. Me drejtimin e urdhërimet e proveditorit të Venedikut, çdo 4 vjet zgjidhej e drejtonte një kryeplak në bashkësinë e arbëneshëve ku funksiononin dhe doke popullore vendëse, po dhe në bindje të pushtetit e të ligjeve që ishin në veprim në Zarë. Shumë probleme të brendshme arbëneshët i zgjidhnin sipas dokeve të tyre, por dhe duke iu nënshtruar dhe ligjeve shtetërore. Ndihma në punë për njëri-tjetrin (upria) ka qenë gjithnjë në veprim deri tani së voni.


Ritet popullore, të njëjta me ato të Malësive të Veriut në Shqipëri

Festat e ritet popullore të vitit kanë qenë deri vonë të thuash se të njëjta me ato të Malësive të Veriut në Shqipëri.

Besimet popullore e ritet me zanafillë pagane, po të ndërthurura me dukuri të besimeve krishtere, edhe pse me ndonjë ndryshim emri, në pjesën më të madhe të tyre, i vërejmë si të përafërta ose dhe krejt të njëjta me ato të Malësive të Veriut.

Në këtë libër na dëshmohet se besimet e ritet e ndryshme për lindjen e fëmijëve, për martesën, për vdekjen, për shpirtin e të vdekurit, shenjat e paralajmërimit të vdekjes, vajtimet në vdekje e me radhë, na dëshmohen të njëjta në përgjithësi, sepse: ashtu si dhe në gjuhë: ka shqipe të përbashkët, ka dialekte, po dhe të folme krahinore. Këto dallime të vogla janë krejt të natyrshme.

Besimet e ritet lidhur me objekte të ndryshme, në kuptime e veprime kultike si: buka, zjarri, vatra, qeni, macja, shtriga, mësyshi, amuletet (talismanët), totemizmi, tabutë, simbolet e vezëve, numrat kultikë, mbrojtja nga e keqja (nga moti i keq - rrufeja), mallkimet e me radhë, janë të thuash se të përafërta a të njëjta me të njëjtat dukuri besimesh e ritesh të malësive të Shqipërisë. E njëjta gjë vërehet te kulti i gjarprit, i ujit, i maces, tek Ora, te Zana, Kuçedra, Dragoi e me radhë.

Në këngët e tregimet legjendare vërehen veçori artistike shqiptare, po dhe simbole, dukuri mitike e të besimit si në vise të ndryshme malore në Shqipëri.

Z. Stipçeviç ka bërë një punë të jashtëzakonshme në mbledhjen e dëshmive, në klasifikimin e sistemim të librit, veprimtari shkencore që ka dashur kohë të shumtë e mundime të mëdha. Zbërthimi i kuptimeve, i simbolikave, i ndryshimësive të dukurive të veçanta dëshmon për një punë të madhe të tij, për dije në kërkime shkencore. Këto shfaqje të etnokulturës shqiptare tek arbëneshët e Zarës, nuk i ka marrë si dukuri të shkëputura nga njëra-tjetra, po në gjithanshmëri, ku njëra shpjegon tjetrën. I ka marrë në lidhje të ngushtë historike e sociale.

Në këto përsiatje nuk ka vetëm përshkrim, po në një masë të madhe, zbërthime të thella shkencore. Këto flasin shumë për ruajtjen e identitetit, si shqiptarë: arbëneshë të Zarës, qëndresë e fuqishme e etnike. Dijetari A. Stipçeviç ka shpëtuar nga zhdukja një thesar të madh të etnokulturës arbënore-shqiptare.

koha.net
 

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

Dokumentar interesant, edhe pse prodhim i vjeter, me arbereshet e Zares.

 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,924
Reaction score
720
Points
113
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

Edhe nje reportazh me i ri i televizionit shqiptar per arbereshet e Zares :

 

Oqeani

V.I.P
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,929
Reaction score
235
Points
63
Location
Nën hijen qiellore
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

Josip Gjergja (alternatively Đerđa, Djerdja or Giergia; born 24 November 1937), also credited as Giuseppe Giergia, is a retired Croatian basketball player of Albanian catholic descent. He was nominated for the Euroleague's 50 greatest contributors list in 2008.

Born in Zadar to an Arbanasi family, hence the variously transcribed name, this 1.76 m tall point guard wore KK Zadar's jersey for 18 consecutive seasons, thus becoming one of the club's legends alongside Krešimir Ćosić. A three times Yugoslav Basketball League title winner from 1965 to 1968 and another two back to back ones in 1974 and 1975, he also lifted the national cup in 1970.

Pino (as he is commonly referred to) was also a member of the Yugoslav national team, winning two World Championship silver medals in 1963 and 1967 as well as a Eurobasket silver medal in 1965. He also participated in two Olympic games in 1960 and 1964.

Following a coaching career after his retirement, he led the Croatian national team to the World Championship bronze medal in 1994. In 2003 coached Pristina in Kosovo.
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
1,530
Reaction score
32
Points
48
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

Per shqiptaret e Zares, kam ndigjuar edhe une, por thuhet se po asimilohen nga sistemi arsimor dhe televizioni, ku ndigjojne 24 ore gjuhen sllave.
 

Oqeani

V.I.P
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,929
Reaction score
235
Points
63
Location
Nën hijen qiellore
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

Per shqiptaret e Zares, kam ndigjuar edhe une, por thuhet se po asimilohen nga sistemi arsimor dhe televizioni, ku ndigjojne 24 ore gjuhen sllave.
Pak ju duken 300 vite - por qe ke degjuar - te mjafton !!!
Po per ata te Ukraines, ke degjur ?
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
1,530
Reaction score
32
Points
48
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

Pak ju duken 300 vite - por qe ke degjuar - te mjafton !!!
Po per ata te Ukraines, ke degjur ?

Natyrisht Oqeani, qe kam ndigjuar dhe folur biles. Lexo librin "Vizione te Qarta", se ke ketu material. Per ta kam pare dhe nje emision televiziv.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,539
Reaction score
956
Points
113
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

meqe kam pasur rastin te gjindesha me studime ne Zare, kam pasur rastin edhe ate shpesh te shetis rrugicave te Arbanasve, siç quhej pjesa e qytetit ku ata jetonin. Ne fakt tregonin qe gjate kohes se pushtimit italian i kishin shkollat ne gjuhen shqipe, ndersa pas çlirimit jane mbyllur nga anae regjimit. Te rinjet, nuk besoj qe e zoterojne me gjuhen arbereshe, ngaqe komunikimin dhe shkollimin e vazhdojne ne gjuhen kroate, pastaj edhe martesat ne nje rreth ku ata gjinden fatkeqesisht deshmon qe ata jane te nenshtruar procesit te asimilimit.

Nuk mjaftojne vetem reportazhe TV dhe shkojne aty marrin pamje, sikur kane zbuluar ndonje fis ne token e pashkelur, nderkohe qe shtetet sidomos Shqiperise i takon, por edhe Kosoves, tani qe kane maredhenje te shkelqyeshme me shtetin kroat, te perkujdesen ne menyre institucionale per Arbereshet e Zares dhe jo ti lihet aty gjurmave te mesjetes kane ikur nga diku dhe jane vendosur diku dhe nuk eshte me çeshtje e jona !
 

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

Biblioteka në Arbënesh të Zarës merr emrin e ilirologut Stipçeviq



Banorët e Arbëneshit të Zarës do ta nderojnë edhe një nga personalitetet e këtij vendbanimi, akademikun e ndjerë, prof. dr. Aleksandër “Shandri” Stipçeviqin, duke i vënë emrin e tij Bibliotekës së Arbëneshit, që është degë e Bibliotekës së qytetit të Zarës, njofton agjencia e lajmeve INA.

Me iniciativën e Bashkësisë Lokale të Arbëneshit, me mbështetjen e qytetit të Zarës, Biblioteka e qytetit në Zarë, ka ngritë procedurën për riemërtimin e degës së Bibliotekës në Arbënesh me emrin e kolosit të shkencës, arkeologut, ilirologut dhe ballkanologut, Aleksandër Stipçeviqit.

Përurimi i riemërtimit të Bibliotekës me emrin “Aleksandër Stipçevit”-Arbënesh, do të bëhet sot, më datën 12 maj të këtij viti, në ora 11.00, në objektin dhe ambientet e kësaj Biblioteke, në Arbënesh të Zarës.

Akademik, prof. dr. Aleksandër “Shandri” Stipçeviqi është lindur në Arbënesh të Zarës, më 10 tetor 1930. Është pjesëtar i fiseve dhe familjeve shqiptare të shpërngulura nga Malësia e Mbishkodrës, në fillim të shekullit të 18-të, saktësisht të vitit 1726.

Është një nga ilirologët më të njohur në botë, për sa i përket kësaj fushe, të cilës i është qasur me një përkushtim të veçantë. Gjatë shumë intervistave, ai vazhdimisht është shprehur:
"Me ilirët kam filluar të merrem heret, e sidomos kur isha student i arkeologjisë, sepse gjithë literaturën që ishte në gjuhën shqipe unë e shfrytëzoja, për shkak të shohjes së gjuhës shqipe. Kjo në rend të parë ka të bëjë sepse të parët e mi kanë ardhur nga rrethi i Shkodrës, para gati 280 vjetësh dhe nuk e di pse aq shumë më ishte ngulitur interesimi për të ditur prejardhjen time. Duke studiuar në atë vijë, ja, disi kam arritur, të shprehem kështu, gjer tek mbretëresha Teuta. Shpesh, në shaka, them se unë jam pasardhës i drejtpërdrejtë i mbretëreshës Teuta. Pavarësisht prej kësaj shakaje, mua ilirët vazhdimisht më kanë preokupuar, në radhë të parë për shkak se kam menduar dhe mendoj se nuk mund të studiohet e kaluara e Ballkanit, madje as e tanishmja, pa njohjen e elementit ilir. Gjithçka që ka ndodhur në Ballkan, prej kohës së mesme e këndej, në njëfarë mënyre është ndërtuar mbi atë shtresë që ne e quajmë –ilire. Pra, çdo tregim për Ballkanin fillon me ilirët dhe autoktoninë e tyre”.

Aleksandër Shandri Stipçeviq vdiq në Zagreb, më 31.08.2015. /KultPlus
 

Prishtinasi

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 14, 2013
Postime
1,420
Reaction score
32
Points
0
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

Ne Zagreb,ne institutin Rudjer Boskovic, kam bisedue disa her me nji kroat,drejtor i nji reparti atje ne fund te 1980-tave, qe ishte nga afer fshatit Arbnesh te Zares.Ky kroati quhej J.Horvath dhe kishte pase disa arbneshe shoke klase ne fillore. Fliste me shum respekt per ta.
 

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,356
Reaction score
98
Points
48
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

...........

``shqipe``



``shqipe``
 

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,906
Reaction score
905
Points
113
Location
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
5,387
Reaction score
346
Points
83
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

Ne Zagreb,ne institutin Rudjer Boskovic, kam bisedue disa her me nji kroat,drejtor i nji reparti atje ne fund te 1980-tave, qe ishte nga afer fshatit Arbnesh te Zares.Ky kroati quhej J.Horvath dhe kishte pase disa arbneshe shoke klase ne fillore. Fliste me shum respekt per ta.
Edhe une kur vizitova zgrab vitin qe kaloj ne nje bar kam kalu mire shume pasi i thashe jam shqiptar.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,906
Reaction score
905
Points
113
Location
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

DIALEKTI SHQIP I ISTRIAS SË KROACISË

Shqipja dalmate e arbërve të Kroacisë, 1800.

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,906
Reaction score
905
Points
113
Location
1916, SHQIPTARËT E KROACISË
Raguza, Dalmaci.

 

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Përgjigje e: Arbëreshët e Zarës

Një grup i arbëreshëve të Kroacisë vizitojnë Kosovën, cilësohet si dëshmi e miqësisë

Nga Kroacia për vizitë në Kosovë, ka ardhur një grup i arbëreshëve.

Studentë e nxënës kanë vizituar Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ku u pritën nga Ipeshkvi i Kosovës Don Lush Gjergji, i cili i informoi për së afërmi me infrastrukturën e saj.

Drejtoresha e shkollës fillore të Arbanasit të Zarës, Jasmina Matërsiq, tha se kjo vizitë është shumë e rëndësishme dhe tregon lidhjet miqësore mes shqiptarëve dhe kroatëve.

“Në të gjithë Dalmacinë, vetëm në shkollën në Kërstiq, u organizua mësimi i gjuhës shqipe. Në vjeshtë, shkollën e vizitoi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe me ftesën e tij ne i bëmë nder që ta vizitojmë Shqipërinë dhe Kosovën”, ka thënë Matërsiq.

Matërsiq tha se miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë po dëshmohet edhe përmes vizitës së 22 nxënësve arbëreshë që mësojnë shqip në Kroaci.

Arbëreshët, më pas, qëndruan edhe në Ministrinë e Diasporës, ku u pritën nga zëvendësministri i Diasporës, Afrim Bekteshi, i cili tha se shpreson se këto vizita do të shërbejnë për të krijuar lidhje të ngrohta me Kosovën.

Kurse, përfaqësuesi i arbëreshëve të Kroacisë, Vesel Lekaj, tha se në këtë grup që po e viziton Kosovën përfshihen drejtorë shkollash, nxënës e mësimdhënës të shumtë të shkollave arbëreshe që veprojnë në Kroaci.

Arbëreshët, në fund, e vizituan edhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, me dëshirën për t’u njohur nga afër me historinë e vendit/koha.net
 
Top