• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
13,900
Reaction score
455
Points
83
C'po ndodh me Teatrin Kombetar?

Ikona e skenës shqiptare Robert Ndrenika ishte një nga zërat më të fortë gjatë ditës së sotme, në mbledhjen kundër vendimit të Ministrisë së Kulturës për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar.
Ai u shpreh se ishte i lumtur që më fund u formua një sindikatë aktorësh për të cilën ai ishte mjaft skeptik.

Gjithashtu Ndrenika theksoi se në çdo vend evropian ekzistonte një teatër 500-600 vjeçar dhe se një i tillë duhet të jetë edhe në vendin tonë. Sipas ikonës së artit shqiptar teatri ishte “kisha apo xhamia” e shqiptarëve.

“Jam shumë i gëzuar që shoh një mbledhje serioze të një sindikate se e kam pas menduar se e kanë të vështirë aktorët të krijojnë një sindikatë dhe deri diku kështu ka qenë. 99% jam plotësisht dakord me këto që u thanë, do mundohem të përqëndrohem pak tek ndërtesa. Plot shumë vite më parë edhe Partia e Punës thoshte se do të bënte një teatër, ky teatër nuk u bë edhe në këto 27 vite siç jemi edhe dëshmitarë pavarësisht se kemi qenë më të vegjël është folur se do të bëhet një teatër dhe sërish nuk ka patur pikë transparence di që pronë e juaja është një sipërfaqe prej 600 që është teatri ekzistues sot, ajo është pronë e jona, e juaja dhe e të vjetërve ,”- u shpreh Ndrenika gjatë mbledhjes së artistëve.

Gjithashtu ai theksoi se vit pas vitit për shkak të ndërtimeve rreth teatrit, këtij institucioni i është vjedhur sipërfaqe.

“Kjo pronë gjatë shumë viteve të demokracisë është vjedhur pjesërisht të gjitha dyqanet që janë pas teatrit kanë pronar e teatrit gjatë këtyre viteve pak nga pak ato janë privatizuar."





http://m.gazetaexpress.com/mobile/lajme-nga-shqiperia/shperthen-robert-ndrenika-vit-pas-viti-po-na-e-vjedhin-teatrin-497176/
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
24,446
Reaction score
814
Points
113
Përgjigje e: C'po ndodh me Teatrin Kombetar?

do ta shembi ai koqja lartgjatesia e tij
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,727
Reaction score
92
Points
48
Location
philadelphia
Përgjigje e: C'po ndodh me Teatrin Kombetar?

Thuajini lali Erit t'ja u zgjidhi kete pune per 5 minuta
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
24,446
Reaction score
814
Points
113
Përgjigje e: C'po ndodh me Teatrin Kombetar?

Thuajini lali Erit t'ja u zgjidhi kete pune per 5 minuta
gjithmone kur shkoj ne Shqipëri shkoj dhe ke teatri .
ka nje klub shume modest
pi nje birre dhe ha dy qofte me gjith ato aktor legjendar rrotull.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,868
Reaction score
1,142
Points
113
Përgjigje e: C'po ndodh me Teatrin Kombetar?

Ishte bo .....gjynof ka zoti.
Apropo.....keni bunkerin aty afer....vizitojeni dhe
Kryet.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,422
Reaction score
435
Points
83
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
Nuk e çajnë tra*in, na gënjejnë me kocka: Deklarata e fortë e aktorit të njohur kundër qeverisë

Debati mes aktorëve të teatrit dhe Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro është kthyer në një nga çështjet më të debatuara të momentit. Shumë artistë kanë ngritur zërin publikisht dhe e kanë kundërshtuar hapur ministren Kumbaro për ndërtesën e re të teatrit. Një tjetër aktor ka reaguar në lidhje me këtë çështje me tone të ashpra. Bëhet fjalë për Bujar Asqeriun, i cili në një deklaratë për mediat është shprehur:
“Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin, ia kam lene Zotit”- ka thene ai, duke shtuar se “nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta”.
Asqeriu në deklaratën e bërë për mediat jashtë ambienteve të teatrit, kujtoi të madhin Bujar Lako, që jetonte në një dhomë 50 metra katrorë dhe askush nuk u kujtua.
“Ky vend qeveriset nga hajdute, qe vjedhin edhe 100 lekeshin e dosjeve dhe stilolapsave
dhe ne na hedhin nje kocke dhe tallen me ne”- tha ai.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,422
Reaction score
435
Points
83
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
Përgjigje e: Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

Pasi braktisi Shqipërinë, tenori i njohur sulmon ashpër Ramën
Tenori Agim Hushi me anë të një postimi në Facebook ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama.
Hushi shprehet se kjo është një qeveri e çmendur që nuk duhet lejuar të varrosë artin.
"… me vjen turp qe flas dhe une gjuhen e tyre, hajduteve, maskarenjve me hunde te bardhe, antiartistëve dhe antishqiptarëve", shprehet Hushi në postimin e tij.
Rikujtojmë se Hushi bëri bujë në media pasi deklaroi se po e braktiste Shqipërinë, gjë për të cilën ai u kryqëzua si tradhtar.

Postimi iplotë i Agim Hushit


Me se fundmi ata po flasin!
Po bashkohen dhe po mbeshtesin kauzen e tyre te neperkembur, teatrin e tyre, shtepine e tyre te artit; jeten e tyre!
Megjithse heshten ato dite kur me fyen mua kolegun e tyre dhe makina e pushtetit prodhoi me urdher mallkimin tim pse quajta hajdute ata qe kan zene per fyti atdheun tim te deshtuar, atdheun qe po na perze te gjitheve; ngriti hordhite e b…lepiresve pse thash qe me vjen turp qe flas dhe une gjuhen e tyre:: hajduteve, maskarenjve me hunde te bardhe, antiartisteve dhe antishqiptareve.
Me quajten tradhetare se fola hapur dhe me ze te larte, me dhimbjen e ikjes!
Foli aq bukur Ndrenika, Asqeriu, Anila Bisha… Dhe kur flasin artistet nga shpirti eshte si mallkimi i Zotit! Shpresoj qe zeri i tyre te gjemoje me forcen e te drejtes, llogjikes dhe forces se pastertise qe karakterizon artistin dhe shpirtin e tij!
Uroj qe kjo force te gjemoje dhe te kthehet ne nje ortek qe do te shkuli ate klase te deshtuar politike qe po shkaterron dhe merr nga ai popull gjithcka te vyer; dhe shpirtin e lire!
Jam me ju miqt dhe koleget e mij! Por bashkuhuni, mos lini tju thyejne apo tju kercenojne me asnje cmim! Nje grua apo nje qeveri e cmendur smund te marrosi shpirtin e nje arti te vertet! /albeu.com/
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
24,446
Reaction score
814
Points
113
Përgjigje e: Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

po me uren çpaten?

Ajo mirela eshte nje derdimene qe zoti e rujt
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,422
Reaction score
435
Points
83
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
Përgjigje e: Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

Robert Ndrenika i përgjigjet ministres Kumbaro: Letra jote mu duk me kunja dhe jo e sinqertë
lapsi.al
Ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro i shkroi një letër të hapur aktorit Robert Ndrenika pas deklaratave që ai lëshoi kundrejt saj për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë, Ndrenika i ka kthyer sërish përgjigje sot ministres Kumbaro me anë të një letre të publikuar në gazetën Panorama. Ndrenika shprehet në letër se përveç fjalisë së parë ku është dakort me Kumbaron, pjesa tjetër i është dukur jo e sinqertë dhe me kunja. Ai shprehet se nuk i heq asnjë presje asaj që ka thënë më herët.
Letra e Robert Ndrenikës:
E dashur Mirela!
Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta. Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.
Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e tu në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira. Përsa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën. “Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar.
Me respekt
Roberti
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
8,211
Reaction score
1,142
Points
113
Location
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

po me uren çpaten?

Ajo mirela eshte nje derdimene qe zoti e rujt
Nje nga ministrat me budalle qe mund te kete pasur Shqipnia ne historikun e vet, edhe Tao-Tao (Adil Carcani) kishte me shume mend se kjo. Ma mban veten edhe per figa pale...-qesh--qesh--qesh-
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
24,446
Reaction score
814
Points
113
Përgjigje e: Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

Nje nga ministrat me budalle qe mund te kete pasur Shqipnia ne historikun e vet, edhe Tao-Tao (Adil Carcani) kishte me shume mend se kjo. Ma mban veten edhe per figa pale...-qesh--qesh--qesh-
leje figen se kemi nje jave pushim-qesh- kshu tha Akrepi
 

lonely_lion

在中国的某个地方
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
5,346
Reaction score
132
Points
63
Përgjigje e: Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

Gradacelat e lule erit
Me c'di une .... llafe ore... do ja u bejne teatrin e ri matane Arbanes.
Qe t'i ndihmojne aktoret qe t'a shohin Teatrin e Ri nga aty ku eshte ne vend te Teatrit te Vjeter Kombetar do ngrejne nje 54 katesh dhe aktoret do lejohen te hipin falas ne tarace ...

vk.

M'u duk cmenduri qe kur e morra vesh se ku do e shperngulnin Teatrin e Ri. Prishen Institutin e Digave.... Keto versionet e rinovimit te ndertesave (sic u be me ate ndertesen e Institutit ne fjale)....qe kushtojne meshtrenj se t'a prishehs ndertesen dhe t'a besh nga e para.Shembull i ngjashem eshte rinovimi i nderteses (me tulla silikate), se ish-konviktit te liceut Jordan Misja, ne krah te majte te shkolles Kosova.
ehhh sa nuk di ky popull.... Sot pashe kete :
Code:
http://www.lexo.al/korsite-e-bicikletave-japin-rezultatet-e-para-veliaj-po-te-vazhdojme-keshtu-do-kemi-tiranen-moderne/
Ne kujtojme se e marrin kete popullin shqiptar per Dar... Jo ore jo ky popull eshte vk dhe DAR komplet.

Po cfare mut korsije biciklete ka nevoje ne bulevard ..... kur trotuaret ane nga 7 metra e kusur ? Aty ku trotuari eshte 7 metra ...korsine e bejne ne rruge dhe aty ku trotuari mezi eshte 3 metra (si tek lana), korsite e bicikletave i bejne ne trotuar.

Ci ka keto Darlliqe ky ore.... Mjere popull mavrija.Aty i japin si te marre makinave dhe ikin cdo jave nga 2 apo 3 per lesh , ky thote bicikleta. Po rregullo njehere more pis ... korsine e autobusit dhe te urgjences (beje nje korsi vetem per to),qe te reduktosh makinat ne rruge se nuk ka nevoje oer korsi bicikletash fare. Ecin pastaj robt me bicikleta dhe tek korsija qe do lesh bosh per autobus dhe per urgjencen.

Me hapen barkun fotot e meposhtme.... e kane bere bulevardin si hale wc qe i levizin pllakat.





Shqiptaret nuk kane pare ndonjehere rruge per bicikleta dhe thone: I lumte se ky po punon.... T'a dine shqipot se c'jane rruget per bicikleta e marrin dhe e varin ne shtylle kete Erin , pa mbaruar une kete postim. Tall koqet shoku Eri , talli. I gjati i qeverise e leu Tiranen si klloun dhe e beri [email protected] me shumekateshe , Basha po i shtoi mostruozitetin ....nderkohe qe Eri ben rinovime. Meqe ra fjala i ktheu lali Eri ne identitet pallatet Agimi dhe Shallvaret apo akoma jo ?
 
Last edited:

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
16,904
Reaction score
603
Points
113
Përgjigje e: Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=o9DIa46hubA[/ame]

Kete video po shifja qepar dhe thashe me vete, ndihemi Krenar me Ermalin qe fitoj Sanremon!! Se kuptoj pse?
Fundja Ermalit i dha ate shanc nje vend i huaj, ne Shqiperi Ermali kamarjer do perfundonte...
Jo se nuk ka talent por sepse nuk ploteson "kriteret" e tjera qe kerkon arti sot ne Shqiperi lol
Shikoni si jane katandisur artistet shqipetare, vlerat e artit Shqipetar si mos me keq....
 

Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,098
Reaction score
43
Points
48
Location
Shkodër
Përgjigje e: Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

po me uren çpaten?

Ajo mirela eshte nje derdimene qe zoti e rujt
Lali Eri dhe Lali Edi duan të bëjnë një pallat 40 katësh aty ku është teatri, dhe aktorët t'i fusin në një magazinë drithi. Kudo në Tiranë janë hapur gropat, për të zënë edhe atë pak vend që ka mbetur, për të bërë pallatë 40-100 katëshe. Do të kthehet së shpejti në një qytet vetëm me pallatë dhe asgjë tjetër. Burg betoni.
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
5,847
Reaction score
75
Points
48
Përgjigje e: Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

....sa realitet i dhimbshem...:/.
 

lonely_lion

在中国的某个地方
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
5,346
Reaction score
132
Points
63
Përgjigje e: Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

po ta marresh asell asell...
dy gjera me bejne pershtypje:

1- Sot u kujtuan keta? Ka nja 1 vit e ca ose gati 2 vjet qe dihet kjo pune. Eshte thene dhe rrithene disa here , ndertesa e re e Teatrit, po ndertohej me tender nga firma e Dulakut.
2- Dhe e dyta..... keq me vjen per ndertesen e Teatrit, po ja e zeme se ra zjarr ose termet ose ra nje [email protected] dhe u shemb ndertesa.... Cdo bejme ? Do rrime pa teater? Njeri jashte nuk po i le. Ne kemi 28 vjet vk....Se mos u beme sot.
Marsh ne Teatrin e Ri ! Dhe artistet pjese e popullit jane, ose e thene ndryshe popull. Pa mendo familje qe s'kane asgje dhe jane perjashta ?

Po harxhojme shume energji ata dhe ne ketu. Ne memedhe jane bere gjera monstruoze, qe kane vene ne rrezik nderin, te ardhmen ose dhe vete egzistencen e kombit.... kjo puna e teatrit....
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
24,446
Reaction score
814
Points
113
Përgjigje e: Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

shum bukur flet zotrote...godet me top godet dhe me pambuk"

ku eshte ai rilindasi qe nuk po nihet fare?
 

lonely_lion

在中国的某个地方
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
5,346
Reaction score
132
Points
63
Përgjigje e: Ashpersohen tonet ne mes artisteve dhe qeverise.

shum bukur flet zotrote...godet me top godet dhe me pambuk"

ku eshte ai rilindasi qe nuk po nihet fare?
drague... po c'te them me o i vrare? Varet si e shikon cdo gje. Keq me vjen, t'a thashe por jashte s'po i le kush. Do thuash ti dhe une dhe gjithe forumistet....Kombi.Sedra Kombetare.Po po more . Ne 2009, Saliu i fali detin grekerve. Ate det per te cilin kane dhene jeten njerez dhe HIC. tani prap Kombi....pra HIC do jete. Tek Turbina.Hajde emer hajde. Te eksiton ndjenjat dhe intelektin sa e degjon.... Por nga ana tjeter, imagjino qe ne Tirane, ka breza femijesh qe kane bere shkolle mbasdite si shkolle nate....apo ca km larg Tiranes ka ca shkolla ku cfare bije jashte hyn brenda. kalamjate e nje shkolle kishin thene: po s'e deshen ata hyjme neve dhe kane be re bankat gati t'i cojne atje.
Ore ke ndonje mendje te na presesh ndonje bilete per shfaqen e re tek Turbina?(uf si m'u drodh trupi).Kam lajme se do jete nje premiere e re.''Pjeshka e zotit Nasi'', quhet.
 
Top