• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Berati, i dyti më i bukuri në listën e 30 qyteteve të botës

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,658
Reaction score
519
Points
113


Agjencia japoneze për turizmin “JATA” ka publikuar listën e qyteteve më të bukur në botë ku në vendin e dytë është edhe qyteti i Beratit, i cili është futur në këtë klasifikim për vlerat arkitekturore dhe kulturore që posedon.
Duke bërë një përshkrim te Beratit, JATA shkruan: “Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit”.
Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit*“Qytet i një mbi një dritareve”.
Rrugicat e këtyre lagjeve janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur ku shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres. Ajri i pastër i pishave përreth, gjelbërimi i tyre i përhershëm, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamitë e bukura dhe të lashta në qendër të qytetit, ku ndër më të njohurat janë, Xhamia Mbret (1512) Xhamia e Plumbit (1555), Xhamia e Beqareve (1827) si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmud Pasha) në lagjen Murat Celepias, janë dëshmia që qytetarët beratas si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë jetojnë në harmoni me njeri-tjetrin pa dallim feje. /living/
________________________________________
http://telegrafi.com/berati-dyti-bukuri-ne-listen-e-30-qyteteve-te-botes/
_________________________________________

Ju lumte beratas !
 

rowe

V.I.P
Anëtar
Dec 6, 2019
Postime
1,246
Reaction score
800
Points
113
Ndonje nga ju i cili merret me wikipedian ne shqip, te marre tezen, te jape dhe burimin Jul Cezari, dhe tek faqja e qytetit te Beratit te beje ndryshimet.
Dikur kam shkruar plot ne wikipedian italisht, sigurisht mbeshtetur ne burime , mjaft gjera historike per ceshtje te ndryshme te historise iliro-arber-shqiptare. Tani nuk kam me as nerva dhe as kohe.
Mos e lini variantin etimologjik sllav te Beratit, sepse eshte totalisht i gabuar. Sllavet e pushtuan qytetin, jo e themeluan. Ai qytet ekzistonte 1500 e shume vjet para ardhjes se bullgareve si pushtues.

Burim tjeter akoma per nje Partha me te vjeter, viti 218 para eres tone eshte Tit Livi, permend keshtjellen e bardhe te Partha.


Tjeter, duke shfaqur te plote lashtesine e Beratit, jo si qytet mesjetar, por ashtu sic eshte ne te vertete, i beni dhe nder Beratit duke rritur atraksionin per turistet e huaj....
Nuk e di si eshte tani ajo rruga qe te shpie ne Berat, se kur kam qene une para 20 vjetesh ishte mizerabel.
 
Last edited:
Top