• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bisedojmë:Kur vritet dashuria ose E duam atdheun, por jo të jetojmë në të. Pse?

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,259
Reaction score
104
Points
63
Përgjigje e: Bisedojmë:Kur vritet dashuria ose E duam atdheun, por jo të jetojmë në t

Pyetja qe mund t'i beni vetes eshte: A do te doni memedhene nese mama e baba nuk jetojne me ne te?

A eshte prezenca e familjes qe ju shtyn ne shkoni ne Shqiperi apo thjesht eshte aroma e tokes qe iu lindi. Po varrin ku do te donit t'a kishit?
Mëmëdhe është fjalë më e madhe se mama e baba... sepse përmbledh gjyshërit, stërgjyshërit, katragjyshërit... është rrënja, vatër dhe varr..
Gjyshja ime vdiq në Vlorë, por shpirti i doli në Çamëri, ditët e fundit të saj ju ndodha pranë, fizikisht ato ditë ishte aty por shpirtërisht jo.. ishte aty në Çamëri..
Unë, hera e parë që shkelja në Çamëri, menjëherë njoha ç'do pëllëmbë dhe... sikur kisha qënë përherë aty, dhe vërtet aty kisha qënë.. nuk kishte ditë të jetës time që gjyshja të mos më merrte për dore e të më shëtiste në Çamëri
 

Adea

Super Anëtar
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
3,109
Reaction score
20
Points
38
Përgjigje e: Bisedojmë:Kur vritet dashuria ose E duam atdheun, por jo të jetojmë në t

Shqiptari qe eshte ne Shqiperi nuk ka mall per te dhe do te largohet nje ore e me pare larg saj. A mund te quhet kjo mungese patriotizmi dhe tradheti?

Emigranti shqiptar i thjeshte nuk pret qe bota t'i shtroje tapetin e kuq qe ai te ece ne te.

Emigranti shqiptar i njohur ne vendin e tij ne te cilin ai ishte i pari i fshatit dhe jo i fundit i qytetit, fillimisht i deziluzionuar me boten ekonomike mizerabel ne vendin e tij (tradhetia e pare?)dhe me tej i deziluzionuar me boten e huaj qe nuk e njohu sic e njohu ai veten do te filloje befas te ndjeje nje mall per ate vend ose fshat ne te cilin ai ishte i njohur, i respektuar dhe i PARE ne liste (tradhetia e dyte?). Ketu fillon edhe ideja e patritizmit dhe luftes per lavdi.

Sigurisht, i rrethuar nga te mirat e botes se huaj duke perfshire ketu edhe rruget e ndertuara, infrastrukturen e shkelqyer, zjarrin ne vater apo sistemin ngrohes apo ftohes te cilin nuk e gjen dot ne vendin e origjines ai fillon dhe shkruan vjersha e poema demek patriotike sikur e gjithe bota i detyrohet ATIJ dhe per rrjedhim edhe vendit te tij dicka per te cilen ai nuk ka merite.

Kam lexuar disa poema dhe sinqerisht, me dhimbjen me te madhe konstatoj se diarre me te madhe mallkuese se sa goja dhe pena e shqiptarit nuk ekziston ne asnje literature te huaj.

Per cdo mallkim dale nga goja e tij AI eshte i mallkuar.

Si mund te kete koqe te medha ky vend i cili eshte sic ka thene dikur Bismarku thjesht nje shprehje gjeografike.

Shqiptari vret shqiptarin per nje meter toke sepse shqiptari nuk ka TOKE. Mallkimi ka per t'a ndjekur deri sa ajo goje bejtexheshe e shpifur te mbylle gojen nje here e pergjithmone.


Dea
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,231
Reaction score
195
Points
63
Location
Danimarkë
Ajo që më shtyri për ta hapur këtë temë janë shkrimet tuaja/tona përditë në FB, forum dhe faqe të tjera elektronike. Nga këto shkrime njeriu heton se të gjithë kanë nostalgji për atdheun, natyrisht siç kam edhe unë, por asnjërin nuk e pashë të thoshte se do të kthehem në atdhe, ashtu siç nuk po bëj as unë.

Paramendo sa e vështirë është të kesh dashuri kaq të madhe për diçka dhe nga ana tjetër mos të bësh ballë ta realizosh ( duke duruar 100 mynxyra në dhe të huaj).

Vallë ku është arsyeja?

Thuajeni hapur!
Hë !
 

Kasëmi

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
1,159
Reaction score
7
Points
0
E verteta eshte se te gjithe shqiptaret kur iken nuk e dinin se cfare do te gjenin dhe cfare humben kur e lane kete vend. Kurse kosovaret e kane patur shume here me te lehte se ishin me viza qe ne ate kohe.
 

Prudence

V.I.P
Anëtar
Jul 25, 2012
Postime
6,940
Reaction score
196
Points
63
Ama me keto temat e atdhedashurise. Gjithe bota eshte bere mish mash.
 

Ice

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 28, 2015
Postime
1,543
Reaction score
8
Points
0
Kjo osht nje fenomen shume interesant ne Shqiptar, sidomos ne diaspora.
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,231
Reaction score
195
Points
63
Location
Danimarkë
Gi,
E lexova me shume vemendje shkrimin tend, dhe shikoj nje ngjashmeri me temen qe ceka une, por kjo e jotja eshte me e thelle ne fenomenin sesa ne ndjenjen! Eshte shume e vertete qe, qahemi, perlotemi, permallemi, dhe jane ndjenja te verteta te gjitha, dashuri per memedheun e mall per te, dhe te gjitha jane te verteta, te qenesishme. Por pse nuk themi te kthehemi pyet ti. E ja po jua them une, qe me besoni, dhe do t'jua deshmoj kete gje, do te kthehem dhe shpejt. Po, eshte e vertete qe atje eshte vend i mbushur me veshtiresi, me pengesa, me hile, me korrupsion, me cmire, xhelozi, edhe urrejtje, te gjitha nga shqiptaret per shqiptaret, dhe me besoni, dhe e di qe e dini shume mire dhe ju vete se eshte shume e veshtire te cahet e te arrish te ndertosh nje jete te qete, te ngresh nje karriere apo sipermarrje tenden sepse atmosfera eshte mbytese, kushtet jane te disfavorshme, gojet jane te liga! E po ju them prape, "Megjithate, e dua dhe me merr malli shume per ate vend." Shpejt do te kthehem atje, i bere gati, i pajisur, i fuqizuar e i pergatitur per te ndikuar, per te vepruar, per te ndertuar, per te sjelle ndryshim te dukshem. Dhe ne te gjithe bashke mund ta bejme edhe me mire.
Ikin nga Shqiperia njerezit, perdite ikin. Perdite ikin per mos tu kthyer me. Sa e sa histori kam degjuar, sa e sa shkrime kam pare. E pse te mos ikin kur atje me e mira qe mund te thuash eshte "hajt se do behet me mire!" "Do e beje Zoti me mire!" Po femija nuk rritet ashtu. Duhet t'i sigurosh gjithcka. Nga pampersat e ushqimet, lodrat e rrobat, ta cosh neper parqe apo kende lojerash, dhe kur nuk ke dhe shtrengohesh se s'te dalin leket, c'mutin ben me aty? Cfare pret kur po te jesh ne nje vend tjeter mund t'ia sigurosh femijes te gjitha, qofte edhe nese nga karriera "rrezohesh" dhe nga nepunes apo inxhinier apo ku di une vjen e ben nje pune ne ndertim, apo ne cfaredo zanati te thjeshte, por qe paguhesh shume mire, ke nje shtepi te mire, i siguron femijes te gjitha, ia siguron vetes te gjitha, dhe te mbeten ke mjaft edhe per te derguar ne Shqiperi dhurata te holla apo te udhetosh atje e te lesh dhurata kur viziton e takon njerezit!
E une mendoj se jo vetem te shkojme e te japim ndonje dhurate andej ketej, e qe ndoshta edhe njerezit nganjhehere te na marrin sikur po shesim mend se jemi e kemi, e ku di une, por jemi ne gjendje te behemi e te shkojme e te ndryshojme gjerat atje. Deri para ca vitesh "dergesat financiare te mergimtareve" siguronin pjesen me te madhe te te ardhurave ne Shqiperi, dhe sot kjo ndihet ne ekonomine Shqiptare shume, por nuk mund te bejne nderhyrje as qeveria e askush tjeter per te detyruar emigrantet te sjellin leke ne Shqiperi.
Eh, nejse, thjesht mendime, e verejtje te ndryshme te miat keto.

Eh sa shume ka per te folur per kete!
Prandaj, dikush, ndoshta pikerisht për këto aryse, zemërplasur ka thënë:

Fjalë të urta - të huazuara

Disa fjale te urta te thena nga Nastradini

- Kur u ktheva ne Atdhe, e kuptova qe nostalgjia ishte zgjedhja me e mire.
 
Top