• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Brezi i viteve 80.

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
50,088
Reaction score
1,757
Points
113
A ka dikush ndo nje foto te zbukurimeve per festat e Dhejtorit te asaj kohe?

Mbaj mend qe prisnim ca letra te shumengjyreshe me forma lulesh te ndryshme lidhur zinxhir te cilat i varnim rreth dhomes dhe tollombave. Edhe ose ishin zbukurime modeste prap krijonin atmosferen magjike te festave. Dick qe me kalimin e kohes filloj te zbehej. Ndoshta ishte e till se ishim akoma femije.
Te tema "Çfarë ju ka bër për të qeshur" ka prurë Venom një vandak me këto rrathët me ngjyra që ti bësh zinGjir Mano. 🤣 😜
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
19,205
Reaction score
1,488
Points
113
E kisha harruar fare kete siglen me siper. Lol


❤🙏🏆🎬😍
 

al74

V.I.P
Anëtar
Dec 30, 2017
Postime
3,368
Reaction score
118
Points
63
Kush i mban mend mbremjet "qendrore" . Pak a shume ishte kjo periudhe. Nxenesit me te dalluar perzgjidheshin te merrnin dhurata . Ishte kenaqesi per prinderit po une isha shume i turpshem kur me therrisnin emrin. Zakonisht e organizonin ne palestren e volejbollit ( volejbolli i femrave te Korabit ka qene ne nivele te larta asokohe , shkonin koke me koke me Dinamo e Ela Tase dhe me Skenderbeun ) pra ishte tempull per qytezen tone. Afrohesha kokeulur e i skuqur ne fytyre kur therrisnin emrin e meazallah qe hapja pakon. E shtrengoja fort e nuk prisja te dilja jashte e ti fusja vrapit rrugeve te shkreta te qytetit zbardhur nga debora e ndricuar zbehte nga llampat e shtyllave . Tek tuk kish dhe llampa te djegura e vrap me shume mos me ndiqte ndonje kope qensh ne kerkim ushqimi . Kazaneve te plehrave hidheshin vetem levoshga portokalli apo lekure patatesh asokohe , buka kurre.
Vrapoja diku 15 minuta pak me frike por me shume i lumtur se isha i sigurt qe do merrja nje perkedhelje krenarie nga Babi . Ishte motoristi me i mire i qytetit e zv. kryetar i bashkimeve profesionale , nuk mund ta turperoja.
Dhuratat ishin prodhim kinez , nga ato me kurdisje. Kujtoj nje zjarrfikese e nje qen i vockel i bardhe me pulla te zeza. Ah po , kujtoj edhe lulen shqiponje qe kapte tavanin me ato gjethet gjigande e nuseronte me cufka pambuku si peme e vitit te ri .
Ja na erdhi viti ri
Sa jam i gezuar
Porsi une dhe cdo femije
Pret per ta festuar ...

I afrohesha dritares qe shihte nga shkolla e me nje te shkuar dores pastroja nga avulli e ngjisja fytyren pas xhamit te ftohte akull te kundroja floket e debores tek uleshin lehte poshte . Qente silleshin kater metra poshte dritares sime kazaneve duke u kacafytur . Buzeqeshja ngrohte . Neser me te zbardhur do loznim futboll meshkuj e femra bashke pa e ndjere te ftohtin e debores qe na futej shpines zbuluar.
Al.... - mjaft se do besh pis perden dhe xhamin !
Do e pastrosh ti.
Po , o ma - e di. - edhe gjethet gjigande te luleshqiponjes me nape te bute ne te djathten lehte e doren e majte poshte gjethes qe mos te thyhet ...e di . Duhet te shkelqeje.
Ai qenushi me pelqente se ishte i vockel dhe ngrihej ne kembet e pasme e nuk vertiten kazaneve e pastaj e kurdisja vete ...e kurdisja.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
19,205
Reaction score
1,488
Points
113
Kishte hapur Zeus nje teme per Ptolemeun. Nga ky mu kujtua "Heronjte e Pojskes" dhe hyra ne youtube per te gjetur kengen dhe me doli ky sapo shkrova heronjte...🤣

 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
27,230
Reaction score
1,090
Points
113
Location
ne NYC
Italisht sikur ishte me tingelluese.......edhe Golia qe e keshem harruar.
 

Prudence

V.I.P
Anëtar
Jul 25, 2012
Postime
7,530
Reaction score
987
Points
113
Kishte hapur Zeus nje teme per Ptolemeun. Nga ky mu kujtua "Heronjte e Pojskes" dhe hyra ne youtube per te gjetur kengen dhe me doli ky sapo shkrova heronjte...🤣

Fluturoja diten kur jepej ky film. Lumturi i paster. :D
 
Top