• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Reaction score
42
Points
48
Pra, prakitkisht, servet nuk kane thene qe '' lahuta eshte vetem e tyre'' por kane then qe Lahuta eshte pjese e trashegimie se Servise, dhe paskan then qe edhe etnite e tjera atje si shqiptaret dhe malazezet e perdorin kete instrument.

Gjithsesi, ky eshte justifikim i insitucioneve shqiptare, sepse Eposi i Kreshnikeve duhet te ishte me kohe ne UNESCO.

Cka eshte me e rendesishmja, shteti shqiptar nuk ka paraqit provat ende qe te provoje qe Lahuta eshte insturment Ilir dhe vendas i marr nga sllavet...

https://www.balkanweb.com/lahuta-serbe-jo-shqiptare-reagon-ministria-e-kultures/

“Lahuta nuk është shqiptare por serbe”. Ky ka qenë lajmi që po qarkullon në media që prej ditës së djeshme lidhur me një vendim të UNESCO-s, ku thuhej se lahuta ishte pjesë e listës së trashëgimisë kulturore serbe.

E për këtë fakt vjen një reagim nga Ministria e Kulturës. Përmes një njoftimi për shtyp Ministria sqaron se një vendim i tillë nuk është marrë në asnjë rast nga Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s.

Njoftimi i plotë
“Ministria e Kulturës, në komunikim edhe me Misionin tonë të Përhershëm pranë UNESCO-s, sqaron se:
– Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se “lahuta nuk është shqiptare por serbe”.
– Në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u bë regjistrimi i nominimit “Të kënduarit në shoqërimin e Gusle” (instrumenti që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Ministria e Kulturës, ashtu sikurse u theksua edhe në këtë mbledhje nga delegacioni i Shqipërisë, vë sërish në dukje se
•praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj.
•të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë, dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin;
•Ministria e Kulturës së Shqipërisë është tashmë në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrjes në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Europës Juglindore, që kanë dëshirë t’i bashkohen këtij procesi për këtë asekt kulturor specifik.
•Çdo vend ndjek prioritete të ndryshme në punën përgatitore për regjistrimin e pasurive kulturore në listat e trashëgimisë botërore dhe se aktualisht Shqipëria është në fazën përfundimtare procesit të regjistrimit të dosjes së pasurisë kulturore dhe natyrore të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkohë që ka në proces përgatitjen e propozimeve për regjistrim në listat përkatëse disa pasuri të tjera materiale dhe jo materiale, si psh Parku arkeologjik i Apolonisë.

Ndajmë gjithashtu me publikun lajmin e mirë se falë punës së mirëkoordinuar të Ministrisë së Kulturës dhe të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, në po të njëjtin takim, u miratua kërkesa e Shqipërisë për asistencë ndërkombëtare për projektin e krijimit të Inventarit Kombetar të Pasurive kulturore jomateriale që do të krijojë një bazë të dhënash në nivel rajonal dhe kombëtare për këtë kategori.”
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,526
Reaction score
130
Points
63
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Ia hodhen serbet ksaj radhe, se desh i mbytem ... :d
 
Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Cikli i këngëve të kreshnikëve, kë ka protagonistë?
Po kjo Jutbina ku gjendet. Po Kotorret!
 
Damastion

V.I.P
Anëtar
Jan 31, 2014
Postime
2,208
Reaction score
44
Points
48
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Un mendoj se lahuta eshte franceze,La hute:/
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
8,647
Reaction score
1,186
Points
113
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Fort po shndrit njaj diell
e pak po ngroh.
 
cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
28,115
Reaction score
1,647
Points
113
Location
ne NYC
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=3uVkVRitrls[/ame]
 
Meri

.
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
12,102
Reaction score
1,036
Points
113
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Pavaresisht permbajtjes ne dukje, une mendoj se ne thelb, propagandimi lidhur me origjinen e lahutes, eshte nje sulm personal, i mireorganizuar dhe i sofistikuar ndaj cool_shqype....
Detajet e hollesishme, jane larguar ne drejtim te paditur....

Nga nje burim i sigurt
Investiguesi(a)
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,868
Reaction score
1,142
Points
113
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Degjoje nashi reprezentativac na unesco...

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=BI3ubC4_TEQ[/ame]

A ka me Anti-SHQIPTAR....

PS...kerkoj ndihmen e SERVEVE.

Rođen Filip Višnjić.

25. aprila 1767. godine rođen "Homer srpske epske književnosti".

Filip Višnjić je bio najistaknutiji srpski pesnik u prvoj polovini 19. veka, "Homer srpske epske književnosti".

Srbin iz BiH, slep od osme godine, rano je počeo da uz gusle stvara pesme o borbama za oslobođenje od Turaka, krstareći balkanskim krajevima od Temišvara do Skadra, od Banjaluke do Smedereva.

Priključio se 1809. Prvom srpskom ustanku i postao "pesnik bune". Posle sloma ustanka 1813. prešao je u Srem i nastanio u selu Grk, u kojem je ostao do smrti 1835. U Sremu je 1815. upoznao Vuka Stefanovića Karadžića, koji je zapisao mnoge njegove pesme.

Pored toga što je bio redaktor starih pesama, Filip Višnjić je bio i tvorac novih pesama. Između ostalih njegovih pesama, ističu se sledeće:

Smrt Kraljevića Marka; jedna od najboljih pesama o najpopularnijem junaku srpskog eposa
Dve pesme hagiografskog karaktera, o Svetom Savi
Hajdučka pesma o megdanu Baje Pivljanina i bega Ljubovića
Trinaest pesama o Prvom srpskom ustanku

Trinaest pesama „iz Karađorđina vremena“, zajedno s još nekoliko manje značajnih pesama od drugih pevača, čine poslednji, ustanički ciklus srpskog narodnog eposa. Nove pesme o novim događajima stvarali su i drugi pevači u to vreme, među njima i jedan od najvećih, Starac Raško, ali one sve zaostaju za pesmama koje su pevali o starim vremenima. Filip Višnjić se, međutim, uzdigao među prve upravo novim pesmama.

Fazit....Beno qeke ne forme!!!

Varet nga gjendja spirituale....ne po i BI LAHUTES me krye Gjarpri...si dhe serbia e ka bere propozimin ne ...PLANIN KOMBETARE dhe NACIONAL.DupeQIRET TANE i japin ....WISTO,si ky TORRJA turk 1443.
 
Attachments

Last edited:

Beu_Shpata

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 8, 2016
Postime
3,417
Reaction score
42
Points
0
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Çfar lahut e kan sërbët mor aman. Ata kan qenë dha janë një popull barbar me predispozita kafshërore.

Lahuta është instrument i lashtë. Është instrument primitiv me të cilin njeriu i antikitetit i këndoi bëmave të luftëtarëve dhe heronjëve. Edhe sot e kësaj dite shaiptarët u këndojnë luftëtarëve me këtë instrument. Lahuta duhet të jetë aq shqiptare sa ç'është edhe polifonia labe e jugut. Të dyja këto karakteristika të shqiptarëve një nga jugu e tjetra nga veriu. Pse pak kanë përvetësuar fqinjët tanë nga kultura jonë? Pyete grekun për fustanellën ai të thotë i sigurtë se është greke. Pyetni sllavët e Maqedonisë për shaminë e kuqe të grave ata të thonë është veshje tradicionale Maqedonase e tyre. Tani po na del se lahuta qeka serbe?

Do të ishte më e besueshme sikur dikush të thonte se është instrument persian i ardhur gjatë pushtimit osman. Edhe për çiftelinë thonë se është instrument 'trurk' me emrin 'çiftiteli' që do të thotë instrument me dy tela.

Po edhe sikur të jetë, punë e madhe. Ne i biem më mirë se ata:d
 
Last edited:

Damastion

V.I.P
Anëtar
Jan 31, 2014
Postime
2,208
Reaction score
44
Points
48
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Kush perfaqson shqiperin ne UNESCO?
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,727
Reaction score
92
Points
48
Location
philadelphia
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Meqe lahuta na iku per duresh,le te synojme te vendosim plisin(qeleshen) ne UNESCO si trashegimi e jona qe nga antikiteti e deri sot.Se nuk do habitesha sikur te na e mernin edhe kete sic na kane mare token,njerezit,kishat,veshjet,muziken e vallet midis te tjerash
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,925
Reaction score
938
Points
113
Location
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

SHSHSHSTTTTT
LAHUTA SERBE PO NDIHET...
SI? S' KA SOT LAHUTA SËRBESKO ?!
AT'E DIN UNESKO..

- Lahuta është serbe
- Fustanella është greke
- Muji dhe Halili flisnin serbo-kroatisht
- Qeleshja/plisi është arab
- Skënderbeu quhet Jorgo Kastriotis
- Ilirët janë sllovenë e kroatë
- Shqiptarët erdhën në Ballkanë në shekullin e 15
- Gjuha shqipe nuk ekziston: është bashkim gjuhësh
- Çamëria nuk ekziston
- Epiri shtrihet deri në Shkumbin,Elbasan
- Shqipëria nuk u pushtua nga osmanët: u administrua.

Dhe,
Përshëndetje!
Ky që shihni, jam unë.
Jam një shqiptar. Prandaj jam kaq i shëmtuar.
Ofrohem për ruajtje nga UNESCO.
Shpejt! Ruani përbindëshat e fundit pa ikur emigrant në Europë.
Thënie për shqiptarët
______________

Nakdomoncipedja (Pjesa Parë)

Ti me gjasë,Nakdo Monici
S'din si hecën n'ketë jetë "cicmici"
Qysh se ty mund ta hajë palla
Se po kape m'breg me prralla:
Due me thane,tue vu mbi letra,
Se Ç'ka ndodhë nder kohë të vjetra,
Kinse t'njohë fare e shqyptarvet
Si pat kenë besa e të Parvet!
Eh!zotni,t'ngjatet Zoti jeten!
Pa shikjoe 'i herë kuletën,
E ajo ty ka me t'kallxue
Se shka t'zit ti ke fitue
Me njatë t'bukrën histori
Qi ke shkrue për Shqypni:
Gjen idhnim pa fe nevoje,
E ndo'i borxh edhe shtypshkroje?...
Sod n'Shqypni,more lum miku;
Historia asht meteliku....

FISHTA

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,611
Reaction score
1,023
Points
113
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=26HIk_S74Gw[/ame]
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,611
Reaction score
1,023
Points
113
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Lahuta është vegla më e vjetër muzikore e njerëzimit dhe, sipas specialistëve të muzikës, i takon Epokës Paleolitike
07/12/2018
FacebookTwitter

Ka disa elementë që ja vërtetojnë vjetërsinë: Fijet e bishtit të kalit të gërshetuara në një të vetme (pra kur ajo është përdorur nuk kishte lindur akoma teli i metalit), druri i manit dhe i qershisë i kombinuar në një kombinim dekorativ, si dhe përdorimi i lëkurës së rrëqebullit (zakon ky vetëm tek shqiptarët), për t’i dhënë një timbër të veçantë melodisë… element ky që na tregon se jemi akoma në fazat e njeriut gjuetar. Është një vegël muzikore ilire, së paku 9,000 vjeçare që haset në Malësinë e Dukagjinit, në Mirditë, Mat e Dibër, deri në zonat jugore të Shqipërisë me emrin “Llauta”.

Në Muzetë shqiptare ruhen disa versione të lahutave të vjetra, por edhe në koleksionet personale të disa familjeve të vjetra shqiptare. Për fat të keq, asnjë qeveri nuk ka financuar krijimin e muzeve të veglave popullore nëpër rrethe, ku sigurisht lahuta dhe cyrla e Jugut si bashkëmoshatare do të ishin mbretëreshat e traditës së lashtë muzikore shqiptare (Lahutë në shqipen e vjetër gege shpjegohet si “La + Hut = të lë të hutuar, të mahnit). Në gazetën “Shekulli”, të datës 5 Dhjetor 2018, u botua edhe një reagim i Ministrisë e Kulturës në lidhje me lajmin se Lahuta (që në serbisht quhet gusla) po përvetësohet nga serbët, të cilët kanë një version më modern të saj, një version mesjetar, i cili duhet ta ketë fillimin aty nga shekulli i VII-të, kur fiset ilire te Paonisë nisën të përzien me fiset sllave, të ardhura nga Veriu i Evropës, nga zona balto-sllave, në territorin e sotëm të vendeve baltike.

Kjo, sipas shkencës zyrtare të bazuar në punimet shkencore të gjuhëtarit të madh gjerman Franz Bopp, i cili është marrë me etnogjenezën e gjuhëve dhe popujve. Gjithsesi, Lahuta shqiptare është më primitive, pasi ata kanë ruajtur variantin e vjetër 9,000-vjeçar. Ne deklaratën zyrtare thyhet se “Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se ‘lahuta nuk është shqiptare por serbe’”.

Por, megjithëse vendimi nuk ka qenka marrë, ministrja e zonjës Kumbaro sqaron se: “Në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u bë regjistrimi i nominimit ‘Të kënduarit në shoqërimin e Gusle’ (instrumenti që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit”. Sipas kësaj logjike atëherë i takon që dhe spanjollët ti regjistrojnë Piramidat Acteke të Meksikës si pasuri Spanjolle të njerëzimit, pasi në këtë vend tani flitet spanjisht! Kemi të bëjmë me një praktikë falsifikimi të paprecedentë. Në deklaratën zyrtare bëhet një hyrje e butë në skandal, thuhet se: “Ministria e Kulturës, ashtu sikurse u theksua edhe në këtë mbledhje nga delegacioni i Shqipërisë, vë sërish në dukje se: “Praktika kulturore e ‘Të kënduarit me lahutë’ është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci etj.’”.

Është për të qeshur dhe për të qarë, Ministria jonë e Kulturës nuk guxon as të thotë se lahuta përdoret në të gjitha zonat e Ballkanit ku në antikitet kanë jetuar ilirët, paraardhësit e shqiptarëve. Cinizmi i deklaratës shkon deri atje sa thuhet se: “Të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin.” Pra, zonja Kumbaro dhe stafi i saj i luten Serbisë të mos na përjashtojë nga një trashëgimi kulturore tipike ilire (shqiptare). A mund të gjendet ndonjë poshtërim më i madh për racën shqiptare sesa kjo. Ligësia e kësaj deklarate shkon deri në ekstrem, kur ajo tallet me shqiptarët duke vazhduar: “Ministria e Kulturës së Shqipërisë është tashmë në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrjes në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Evropës Juglindore, që kanë dëshirë t’i bashkohen këtij procesi për këtë aset kulturor specifik”.

Kjo deklaratë e bën fakt të Kryer, se Lahuta (Gusla) është njohur tashmë si pjesë e trashëgimisë kulturore Serbe, por ne duhet të negociojmë që të shkëpusim ndonjë copë “lavdi” nga kjo vegël muzikore Iliro-shqiptare mbi 9,000 vjeçare. Ndyrësia vazhdon me shmangie të paskrupullt nga e vërteta e hidhur. Harrohet Lahuta dhe fillon deklaratat me vetëmburrje për punën e bërë: “Çdo vend ndjek prioritete të ndryshme në punën përgatitore për regjistrimin e pasurive kulturore në listat e trashëgimisë botërore dhe aktualisht Shqipëria është në fazën përfundimtare të procesit të regjistrimit të dosjes së pasurisë kulturore dhe natyrore të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkohë që ka në proces përgatitjen e propozimeve për regjistrim në listat përkatëse disa pasuri të tjera materiale dhe jo materiale, si për shembull, Parku Arkeologjik i Apolonisë”.

Ministrja Kumbaro nuk është e thënë që të jetë specialiste e të gjitha fushave, por së paku ajo duhet të ketë njohuritë elementare të administrimit të pasurive të kulturës shpirtërore dhe materiale të popullit shqiptar, pasi ka bërë betim mbi kushtetutën e Shqipërisë… Zgjedhja e specialistëve për çdo fushë është përgjegjësi direkte e saja. Zonja Kumbaro që nga koha që është bërë ministre, nuk ka hartuar asnjë listë të pasurive etno-kulturore, si ta zëmë lahuta, curla, tamburi, regjistrimi i gjuhës primitive gege në zonën e Thethit, krijimi i muzeve të veglave muzikore, i muzeve të veshjeve nacionale, shpallja e zonës së Thethit si pasuri natyrore botërore. Unë nuk kam njohur ndonjëherë ministre Kulture me më pa kulturë sesa zonjën Kumbaro. Pikësëpari, Ministria e Kulturës duhet të na sqarojë saktësisht nëse gusla serbe është shpallur përfundimisht Pasuri e Trashëgimisë Botërore ardhur nga Serbia.

Po qe shpallur, nevojitet në mënyrë urgjente të depozitohet nga avokatët e shtetit shqiptar materiali për në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-se për falsifikim dhe vjedhje të trashëgimisë kulturore të një populli tjetër. Nëse çështja është në diskutim, Shqipëria duhet të refuzojë pranimin e Lahutës si pasuri shpirtërore e popullit serb. Për mbrojtjen e kësaj çështje, gjithçka është e thjeshtë dhe e dokumentuar, hartat greko-romake dhe ato bizantine, dhe të dhënat që na japin Herodoti, Straboni, Ana Komnena etj., na vërtetojnë se në territoret ballkanike ka pasur vetëm popullsi Ilire, pra shqiptare, dhe se serbët kanë filluar të instalohen si kolonizatorë në Ballkan duke filluar nga shekulli i VII-të, për të vazhduar deri në shekullin e XIII-të pas Krishtit. Vetë fjala serbe Gusla, nuk është gjë tjetër veçse bashkimi i dy fjalëve të gegërishtes primitive (“Gu = gjuhë dhe s(ê)’ la = se la, dmth: “gjuhën që lë = dmth këngë”).

Sigurisht që serbët e kanë marrë versionin e ilirëve paonë, pas asimilimit të tyre… Po të qe se gusla është një vegël muzikore sllave, atëherë do ta kishin edhe rusët, çekët, sllovakët dhe ukrainasit… Ajo haset vetëm ne territoret ku kanë banuar Ilirët… Nëse UNESCO, pranon një krim të tillë, gjëja më e pakët është që ministrja Mirela Kumbaro duhet “të flaket” për paaftësinë dhe injorancën e saj të tmerrshme, të kobshme, shkatërruese për kulturën tonë mbarëkombëtare. Nuk është çudi, që qeveria Rama t’i rezistojë rënies nga Astriri, por të rrezohet nga “skandali i lahutës”. Shqiptarët nuk do t’ia falnin një skandal aq të kobshëm. Do të ishte rënia më qesharake që mund të pësonte një qeveri…
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,611
Reaction score
1,023
Points
113
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Letër e hapur At Gjergj Fishtës: Lahutën e të parëve na e morën serbët
06/12/2018
FacebookTwitter

Më falë, o At që po ta prishi qetësinë në mashimin tënd, më falë o At që po të shkruaj dhe të lajmëroj se më në fund u arrit qëllimi atyre, e ti dishe që në atë kohë se kush janë ata, e humbëm Lahutën e të parëve. Lahuata kaloi në duar të serbit. Lahuta po ia trashë historinë një kombi të imagjinuar i cili shpesh sillet si zot në tokat tona .

« Hej, moj Zanë, ti kjosh e bardhë! Tridhet herë, manâ, rreth diellit Hausit t’qillës toka ka ardhë,e aq herë lulet njethë janë Prillit,çëse ti, purë m’Lahutë t’Malcìs, n’hullì menden mbajtë ma kè”

Ta rikujtova o At, atë që ti e shkruje nga zemra e yte për Lahutën e cila më nuk është e jona.
Më falë, o At se kur thojshe që :”Pa u shembë kulm e themel Alpet, nga të cilat u xuer Lahuta, kjos’ka për t’u dërmue. Edhe sot, e sidomos sot, kur Lahuta s’ka as s’guxon

kush të ia luejë gishtat as të ia ujdisë qimet, ajo pret në mshetësi të zemrave për të këndue rishtas kangën e Kombit e kangën e vet .”- Ndëgjoje pra, se gishtat e qimet po ia ujdisin serbët

E sikur të kishe varrin, do të vajtoja pranë tij që :”Pret me duresë të murgut Lahuta e Murgut, t’i diftojë Shqiptarit, me jehonet e veta të përmallëshme se liria e bashkimi e bâjnë Kombin, e se për ketë Komb, të pe¨shtetun në besim në nji Perendì, në nderë, në besë e burrnì, kanë derdhë djersë e gjak, kanë dhanë djelmtë e vet e kann flijue plang e shpì, jetë e familje herojtë e kënduem në Lahutë.”

Ç`të them o At, tani Lahutën tënde e mori bota në mbrojtje, të “ trashëgimisë “ kulturore dhe historike të serbëve.!
Më falë o At, të trazova ! Edhe eshtrat dikur, jo që moti largë në në kohë t`i hodhën në Dri, tani edhe Lahutën t`a humbëm, dhe nuk i vjen më era shqiptari !

O At i përjetshëm, nga ti patëm nxënë që:” Shqipnia e Lahutës ishte për t’u bâ e për t’u ndertue çë në te jo për t’u stolisë as për t’u zbukurue. …. Këta Etën të nderueshëm, Baba të Kombit, e me ta

Fishta, s’kishin si ta restaurojnë tempullin e kulturës ilire me copa moderne : misioni i tyne s’ishte vetëm të mbëledhin tepricat e nëntokës apo copat e vjetra ndër gërmadha të mureve çiklopike ilire dhe këto, simbas shijes së kohës, t’i rreshtojshin në muzej modern apo në akademì të harteve e të letrave të hueja, por, përkundra, këta mjeshtra të

Kombit muerën mbi vedi ta përtrijshin ketë ndërtesë, ketë kathedrale, që thirret Shqipnì, në stilin klasik të vetin dhe kësajë, tue e pasë naltue me copa origjinale, t’i epshin ajr e dritë sa me e shti në numër e me e bâ të njoftun porsi nji ndër pallatet e kathedralet mâ të përmendunat krahas me shoqet tjera të botës së qytetnueme.”

“Me Lahutë, të punueme me dru e elementa të popullit, me zâ e fjalë të rapsodëve malorë, Frati rapsod, gjet mëndyrën mâ të përshtatshme, mâ të natyrëshmen, mâ efikasen për të shpërndà idetë e veta të shëndoshta kombëtare e njiherit okcidentale. Qellimi i tij qe, të formojë ndër bashkatdhetarë me shkollë e pa shkollë nji botëkuptim real mbi atdhè e lirì, mbi vëlerë shpirtnore e virtyte të racës, virtyte të cilat Shqiptarin e dallojnë nga të gjitha kombet tjera dhe i apin atij nji fizionomì të veçantë.” – Ku mbeti lahuta ?

Më falë o At që po e përsëris që Lahuta këndonte :” Në kuptim të bashkimit për të mbrojtë kufijtë e Shqipnisë, kudo janë në rrezik, në shkollën e Naimit të ambël virgilian e shkollën tënde të fuqijshme homeride, Shqiptarët harrojnë fiset e bajraqet, krahinat e djalektet, dasitë e gjaqet dhe : «E m’ atëherë, shka â Toskë e Gegë, … mlidhen tok, si kokrrat n’ shegë » , «E t’ janë çue Toskë e Dibrânë E jânë ngrehë Lumë e Pejanë, Gàsh,

Krasniqe e Gucinjânë, Me Gjakovë e me Tetovë, Me rà n’ Tuz. me rà n’ ushtri. Me dhânë jeten per Shqypni… »

Të falemnderit o At që e këndove :“Në Lahutë Frati lahutàr i diftoi Kombit, se ky s’ishte bajrak as fis, s’ishte pasunì as tokë e muslimanve apo e krishtenëve veçmas, përkundra ishte e âsht tokë e lirë me njerëz të lirë, që zgjidhshin vetë fatin e vet. Ma Lahutë Fishta mësoi, se

Shqipnia s’ishte çifllek i kurrkujtë as mall tregtije në duerë të njanit a të tjetrit; s’shte magazinë e pashës as e begut, e agës as e bajraktarit edhe pse pasha e bajraktari, begu e aga mujshin të rrijnë aty, ku kishin vendin, me qyshk të jenë në dobì të tjerëve e të vendit, pa shfrytzue kurrkund, mbasi vendi e të tjerët sbashkut me ta e dora – doras përbâjshin bashkësinë dhe banesën, truellin dhe tokën e racës.

Na falë o At, se ne harruam që “Kjo Shqipnì e ky Atdhè, simbas parimeve të Lahutës mkambej, rindertohej dhe forcohej me bashkim vëllaznuer, me vetmohim të madhit e të vogëlit, me punë e kontribut të gjithve.” Na falë o At!

“E dér m’qiellë ushto brohrija, Kah gerthet fusha e malcija: Per jetë t’ jetës rroftë Shqypníja! Edhè kshtû, mbas sa mjerimit Mbas sa gjakut e shemtimit, E p’r inát t’ Shkjevet t’ Ballkanit Per gazep t’ atij Sulltanit: Si premtue kisht’ perendija: Prap zojë m’ vedi duel Shqypnija.”

( shkrimi i më sipërm është reagim i vonuar, nga se : – Nëntor 2018, Serbia i përvetësoji këngët epike me lahutë dhe i rregjistroji në UNESCO si vlerë e trashëgimisë kulturore serbe!- November 2018, Serbia took the Albanian

national epic songs and recorded them in UNESCO as a value of the Serbian cultural heritage!

Singing to the accompaniment of the Gusle Serbia

Inscribed in 2018 on the Representative List of the Intangible Cultural Heritage of Humanity.
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,727
Reaction score
92
Points
48
Location
philadelphia
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Na kane mare token,gjakun,shpirtin e nuk po te merkan lahuten.Kush e ka mendjen tek lahuta? E kane mendjen tek tenderat o njeri,tenderat
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,868
Reaction score
1,142
Points
113
Përgjigje e: Ceshtja e Lahutes, reagon ministria e kultures

Qarri: Etnocid Kulturor – Serbia në UNESCO me lahutën shqiptare.

Elizabetë Qarri, ligjëruese universitare dhe pedagoge e muzikës ka reaguar pasi Serbia paraqiti në UNESCO lahutën si instrument tradicional serb.

Paraqitja e lahutës shqiptare nga Serbia siinstrument tradicional serb, shpërfaqi edhe një padrejtësi ndaj shqiptarëve e cila ditë më parë u përkrah nga Organizata Ndërkombëtare për Edukim Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, duke e regjistruar atë në listën e trashëgimisë kulturore të Serbisë, si vlerë botërore . Është e qartë që në rrethana të tilla, mund të shtrohen pyetje lidhur me përkatësinë etnokulturore të instrumenteve, pasi që instrumente muzikore shumë të ngjashme me lahutën, mund të jenë përdorur edhe në vende të ndryshme të Evropës Juglindore. Por, autenticiteti i lahutës si instrument muzikor është i lidhur eksluzivisht me lashtësinë e popullit shqiptar, për tu përvetësuar më pas edhe nga popuj të ndryshëm përfshirë këtu edhe sllavët”, thuhet në reagimin e Qarrit.

Ajo ka bërë edhe një përshkrim të historisë së njohjes së lahutës si instrument shqiptar.

“Lahutën si instrument autentik shqiptar e njohim nga eposi i kreshnikëve, këngët epike historike, por e njohim edhe nga epi më i madh kombëtar i Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis”. Rapsodët shqiptarë historikisht i kanë kënduar personazheve dhe heronjve të shquar që në popullin tonë i njohim si simbole krenarie. Përmes eposit dhe frymës heroike , lahutarët tanë kanë lartësuar veprat e kolosëve kombëtarë, prandaj nga pikëpamja kulturore mund të themi lirisht që lahuta është një simbol kult shqiptar, i cili nga të parët tanë është përcjell edhe si amanet për të motivuar ruajtjen e heroizmit dhe virtyteve tona të trashëguara ndër shekuj”, shkruan ajo, përcjell KosovaPress.

Dilema janë shtruar edhe për prejardhjen e emrit të lahutës, por dëshminë më të vjetër për këtë fjalë shqipe e gjejmë në veprën e Pjetër Bogdanit “Cuneus Prophetarum” …ata që kënduekshin ndë mjedis të vashzavet e rasa të laudeve… e ky fakt duhet bërë i njohur. Nga pikëpamja gjeografike, këndimin me lahutë tradicionalisht e kemi njohur nga zona të ndryshme të malësisë së Hasit e Gjakovës, në Rrafshin e Dukagjinit, Pejë, Deçan, Istog, Rahovec, Prizren, si dhe në shumë vende të pjesës veriore të Shqipërisë. Ndërkaq, simbolika tjera referente gjejmë edhe në mënyrën e ndërtimit të këtij instrumenti kordofon, ku rëndom gjejmë të gdhendur shqiponjën, figurën e Skënderbeut por edhe elementë e simbolika tjera që lidhen me historinë shqiptare.

Studiues tanë shkencorë, etnomuzikologë, historianë, arkeologë, folkloristë, pedagogë, e njohës relevantë, duhet të trajtojnë dhe sensibilizojnë në çfarëdo forme këto vlera organike të kombit tonë, dhe bashkë me institucionet e mekanizmat shtetërorë të Republikës së Kosovës të pengojnë ç’do përpjekje për tjetërsim kulturor, që shpie drejt një “metamorfoze” identitare, të imponuar tashmë me çdo kusht nga kundërshtarët tanë shekullorë. Angazhimin për një vetëdije sa më të lartë qytetare mbi vërtetësinë e vlerave tona, duhet ta shohim si një vullnet dhe shprehje të një uniteti etnik apo edhe politik, sepse flasim për atë që quhet autentike.

Pokështu, në kuadrin e edukimit mbi trashëgiminë kulturore, njohuritë mbi folklorin muzikor duhet ti fitojmë që në edukimin parashkollor, për të ndërtuar gradualisht dhe natyrshëm një vetëdije sa më të lartë qytetare, sepse muzika dhe folklori shqiptar me specifikat e tij, tradicionalisht kanë qenë pasqyrim i popullit tonë, në të kaluarën dhe sot. Folklori e muzika, traditën shqiptare e kanë shoqëruar nga djepi e deri në vdekje, në luftë, në paqë, në gëzim, e në hidhërim. Por, përveç edukimit e kultivimit të folklorit, duhet të jemi proaktivë edhe në mbrojtjen e kësaj trashëgimie e këtyre artefakteve. Rasti i fundit na mësoi se trashëgimia mund të manipulohet, grabitet dhe përvetësohet deri në instanca ndërkombëtare.

Kur jemi te popujt të cilët nuk zgjedhin mënyrë për arritur qëllimet e tyre, vlen të përmendim një shkrim të Dobrica Ćosić shkrimtar dhe ish president, anëtar i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i cili para disa vitesh për popullin e tij kishte shkruar: “ Ne gënjejmë për të mashtruar veten, për të ngushëlluar tjetrin; gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi, për të fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për të respektuar. Gënjejmë për shkak të lirisë. Gënjeshtra është një lloj patriotizmi serb dhe konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. Gënjejmë në mënyrë kreative, imagjinare, inventive”. Më tej, Dobrica Ćosić kishte shkruar : ”Gënjeshtra është interes shtetëror serb”; ‘’ Gënjeshtra është në vetë qenien serbe” ; “ Në këtë vend çdo gënjeshtër në fund bëhet e vërtetë” ; “ Gënjeshtra i ka shpëtuar serbët shumë shpesh përgj atë historisë” .

Duke pasur parasysh faktorë të ndryshëm, por duke mos lënë pa përmendur edhe disfatën e politikës Kosovare për tu anëtarësuar në UNESCO, shqiptarët i vendosin në një rrethanë sakaq degraduese aq dhe dekurajuese. Kosova sa më parë duhet të aktualizojë tematikën e vlerave të trashëgimisë, duke i dhënë përparësi vepruese ekspertizave të kualifikuara, për ti hapur rrugë mënjanimit të kulturave të fabrikuara dhe rrezikut ndaj degradimit të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Shenim.....beni apelim tek amerika.
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
6,072
Reaction score
599

Jo se vjen lahutari e na këndon në guzhinë ke Amerika

Rusët bënë vetëm film për Skënderbeun, të kishin ba ene nji për lahutën
 
Top