• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dafina Shkreli zgjedhet në mesin e tre studentëve më të dalluar të New Yorkut

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,270
Reaction score
230
Points
63
Vajza nga Peja, Dafina Shkreli zgjedhet në mesin e tre studentëve më të dalluar të New Yorkut



Sukseset e të rinjve shqiptarë në Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk kanë të ndalur. Ata tashmë veçohen për shumë të arritura, sidomos në arsim, shkencë e kulturë, duke u nderuar edhe me shumë çmime prestigjioze, si studentët më të mirë në shtetin ku ata jetojnë.
Me gjithë të arriturat e tyre, ata asnjë herë nuk e harrojnë vendlindjen e tyre, Kosovën, ku me krenari tregojnë për vendin e tyre të origjinës, duke e promovuar në mënyra të ndryshme.
Kësaj here është Dafina Shkreli nga Kosova, e lindur në Pejë, e cila me suksesin e saj nuk ka nderuar vetëm veten dhe familjen e saj, por edhe mbarë Kosovën dhe kombin shqiptar. Ajo ka fituar çmimin ‘All State Academic Team Award’, duke u zgjedhur në mesin e tre studentëve më të mirë, ndër 27 mijë studentët nga të gjitha universitetet shtetërore të New Yorkut.
Në një bisedë për Telegrafin, Dafina tregon se është shumë e lumtur, dhe se ky ishte një moment që i ka dhënë emocione të mëdha.



Ajo thotë se pas anëtarësimit në “Phi Thetta Kapa Honor Society”, në shoqërinë e nderit më të vjetër, më të madhe dhe më prestigjioze që njeh të arriturat akademike të studentëve, i janë dhënë shumë mundësi ku një prej tyre është çmimi ‘All State Academic Team Award’, si njëra ndër tre studentët më të mirë. Ky çmim, sipas saj, është një burim i madh krenarie për të, është një moment i paharrueshëm në jetën e saj dhe një motivim për të vazhduar më tutje.
“Është një privilegj i madh për mua të jem në mesin e studentëve më të mirë në New York. Kam patur rastin që gjatë studimeve të mia të takoj studentë nga e gjithë bota, dhe fakti që unë u zgjodha një ndër studentët më të mirë në mesin e tyre, ishte një ndjenjë e pa përshkueshme”, tha ajo për Telegrafin.
Dafina flet për rrugëtimin e sa dhe thotë se asgjë nuk do ishte e mundur nëse nuk do ta kishte përkrahjen e familjes.



“Gjatë tërë rrugëtimit tim e kam patur përkrahjen e tyre morale dhe financiare. Motivimin më të madh e kam gjetur tek familja ime, andaj edhe çdo sukses timin ia dedikoj familjes”, tha ajo, duke treguar edhe për benefitet apo përparësitë që do t’ia sjell ky çmim në të ardhmen,
“Përpos epitetit si një ndër top studentët më të dalluara të shtetit të New Yorkut, unë do marr të shpërblehem me një shumë të hollave, së bashku me njohjen në Asamblenë Amerikane të Konventës së Kolegjeve të Komuniteteve. Të gjithë fituesit janë paraqitur me medaljon të gdhendur nga ‘Phi Theta Kappa’, kolegji i bashkësisë ndërkombëtare nderon shoqërinë. Ata gjithashtu marrin publicitet të gjerë kombëtar në ShBA, dhe kanë të drejtë për shpërblime shtesë nga organizatat sponsorizuese. Ky çmim nderon publikisht një grup të veçantë studentësh për arritjet e tyre akademike dhe kontributet shoqërore; gjithashtu hap rrugën për rritje të mëtejshme akademike, mundësi për lidership dhe çmime. Punëdhënësit, kolegjet katërvjeçare dhe komisionet e bursave do të duken të favorshme për këtë dallim, sepse të gjithë e njohin punën dhe përkushtimin që ju kanë sjellë deri tani”, tha Dafina Shkreli për Telegrafin.
Me gjithë suksesin e arritur, ajo tregon se ka edhe shumë të rinj nga Kosova kanë fituar bursa në universitete e ndryshme në ShBA. Thotë se vetëm më punë e përkushtim arrihen të gjitha. Ajo po ashtu, tregon për rrugën e saj jo të lehtë, duke filluar nga ditët e para të saj në Amerikë, e deri më tani.
Dafina thotë se ka përfunduar Gjimnazin ‘Bedri Pejani’ në Pejë, ku pastaj së bashku me familjen kanë migruar në New York, dhe sapo kam arritur në këtë metropol amerikan është interesuar për mundësitë e mundshme për të vazhduar studimet.
“Pasi që isha e re në New York, nuk ka qenë e lehtë për mua të vendosi se ku të vazhdoj studimet. Fillimisht, kam patur një test pranues nga Borough of Manhattan Community College, ku edhe e kam kaluar me pikët më të larta të mundshme. Si rezultat i kësaj menjëherë më kanë dhënë mundësinë të hyj në një test tjetër ku më mbulonte 50% të shpenzimeve universitare, edhe këtë provim e kalova me sukses. Pastaj, krijova edhe nje popullaritet ne kolegj, nga studentet dhe nga profesorët e mi. Arrita te marr rekomandime nga profesorët e mi për të gjitha bursat që kam aplikuar. Pastaj jam transferuar në Baruch College, po ashtu degë e CUNY, për të vazhduar studimet e mia. Aspiratat e mia janë të larta dhe sigurisht që nuk ndalem me kaq. Tani jam në pritje të një burse të mundshme në Columbia University, një ndër universitetet më prestigjioze në New York për të vazhduar studimet e nivelit master”, tha ajo duke treguar edhe për mënyrat e përfitimit të bursave në ShBA...
_______________________________________
https://telegrafi.com/vajza-nga-peja-dafina-shkreli-zgjedhet-ne-mesin-e-tre-studenteve-te-dalluar-te-new-yorkut-foto/
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
47,185
Reaction score
291
Points
83
Përgjigje e: Dafina Shkreli zgjedhet në mesin e tre studentëve më të dalluar të New Y

Inshallah suksese...por hulumtova pakez

Phi Theta Kappa introduces the Golden Key as the Society’s new official pin. It features the three Greek letters Phi, Theta, and Kappa, representing wisdom, aspiration, and purity. A band of oak leaves denotes stability and strength of character; a band of laurel signifies achievement and success. At the top, the head of Athena, the goddess of learning, is featured, and at the base, the Greek letters forming the words meaning light, the light of learning, and knowledge.

Naten e mire.
 
Top