• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dedikuar Ty (2)

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
18,104
Reaction score
387
Points
83
@ana_gend

Mimoza Ahmeti

Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,255
Reaction score
188
Points
63
Location
Atje ku më le!
Z'di pse kaq e mërzitur ndihem sot...
Më qan shpirti dhe zemra...
Mundohem të mbaj veten , mundohem të mbaj lotët por kot...ata rrjedhin pa pushim si një ujëvarë....Jam përmalluar , jam përmalluar aq shum shpirt ,sa nuk mundem ta tregoj me fjalë.
E diiii,... e diiii se edhe ty të ka marë malli.....

Por si ???
Si të takohemi????
 
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,162
Reaction score
209
Points
63
Ne momentet qe ndihem me e ndjeshme, me perplaset ne fytyre ajo e ikura jote pompoze, pasi genjeve rende veten e ndjenjat tua.
Kepucet e tua pluhuroseshin dhe ti ecje sikur te ishe i sigurt ne fjalet e tua.
...
Qe prej atehere nuk te kam pare me.
S'ndjej me nder gishta floke te ngrathet.
S'kam me vendqendrim hapesiren mes kraheve te tu te hekurt.
Nuk rend drejt deres kur ti kthehesh nga qyteti, duke te pritur me buzet te harkuara sa gjysma e nje topi.
Nuk di me cfare ka pas kesaj dritareje, shi apo diell.
Diteve te mia u dhuroj mungesa dhe jo mungesa dosido.
Ato marrin fryme dhe vajtojne hepimin tend te kobshem dhe akullimin qe le pas.
Kur ti po faniteshe ne syte e mi, kepucet e tua pluhuroseshin dhe ti ecje sikur te ishe i sigurt ne fjalet e tua.
Por ndodh qe ne themi dicka pa e ditur qe ne te vertete kemi te tjera plane.
 
Top