• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Duhet mbjellë 353 miliardë fidane për të luftuar ndryshimet klimatike, italianët me aplikacion që ndihmon këtë nismë

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,913
Reaction score
715
Points
113
Në botë nevojiten të mbyllen 353 miliardë fidanë, ekuivalente me 50 copë për person – me qëllim që të luftohen dhe ndalen ndryshimet klimatike.
Edhe pse jo në atë nivel, një organizatë shpreson se do të ketë ndikim që fytyrat eminente t’i bind të mbjellin fidane, transmeton Telegrafi.
Tridom është themeluar në Itali në vitin 2010 nga Tomaso Speroni dhe Federiko Garsia, të cilët asokohe punonin në një projekt në Kamerun.
“Kemi qenë dëshmitarë se si sipërfaqe të mëdha të pyjeve zhdukeshin çdo ditë, kurse banorët lokale i shisnin drutë edhe kompanive që merren me prodhimin e gjësendeve të ndryshme nga druri”, thotë 38-vjeçari Garsia.
E kjo përvojë e tyre i detyroi të themelojnë Tridomin, si dhe të përdorin simulues dixhital që inkurajon njerëzit të përcjellin procesin e rritjes së drurit të tyre që e kanë mbjellë.
“Ne mbjellim fidane në projekte të ndryshme në mbarë botën. Dëshirojmë që Tridomi të ketë ndikim pozitiv në ambientin ku jetojmë”, ka shtuar Garsia. /Telegrafi/

__________________________________________
 

Kasëmi

MJ
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
1,532
Reaction score
170
Points
63
Ne Shqiperi mbjellin hashash por po nuk i lene se nuk duan ndaljen e ndryshimeve klimaterike.
 
Top