• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

E mira edhe e keqja ..

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,568
Reaction score
2
Points
0
Location
LosT In YouR EyeS
E keqja

E keqja apo e liga mund të përkufizohet si e kundërta e së mirës. Në fe dhe etikë, e keqja është cilësia moralisht e gabuar, e të gjykuarit, arsyetuarit, dhe vepruarit të njeriut, në parim apo jetë; ajo që shkakton dëm, dhimbje, padrejtësi, vuajtje, shkatërrim ose fatkeqësi.

E keqja mishërohet në veprimet e njeriut, i cili është vetpërgjegjes për veprimet e tij dhe vuajtjet e të tjerëve, si : përndjekja, lufta, masakra, vrasja, terrori, tortura, dhuna, urrejtja, egoizmi etj.

ëështja e së keqes në filozofi përcaktohet në shumicën e rasteve me pyetjet, pse ekziston (është) e keqja në botëë Në këtë ëështje përfshihen shpesh edhe vdekja, sëmundja dhe mëkati. Në fenë e krishterë, e keqja i mvishet veprave të këqia të njerzve, të cilëve Perëndia u ka dhënë dëshirën e lirë.

Fetë e krishtera të cilat besojnë në parafatcaktimin dhe përligjjen nga besimi pohojnë, se Perëndia nuk është krijuesi i së keqes që kryejnë njerzit. Një shpjegim i së keqes është dualizmi, si p.sh. në zoroastrianizëm dhe manikeizëm. Në optimizëm e keqja trajtohet shpesh më me vertetesi. Libri i Jobit është trajtimi më i mirë i problemit.

E mira

E mira nga pikëpamja e përgjithshme dhe abstrakte, është gjithëka që është e bukur, e drejtë, ka veti pozitive, vlera dhe cilësi morale dhe etike, që njerzit e dëshirojnë, e duan, e pëlqejnë, dhe ndjehen të tërhequr brendësisht vetvetiu nga ajo, dhe mund të mendohet si caku i mbramë (i fundit) për tu arritur në jetën e njeriut.

Ana e kundërt e së mirës është e keqja. Shpesh koncepti "e mira" njihet me atë të "mirësisë, ose "veprimit të mirë", si p.sh. në shprehjen "bëj mirë", e barazvlefshme me "bëj vepra të mira", që d.t.th. i bëj mirë dikujt, ose diëka të vyer bashkësisë në të cilën bëj pjesë.

Mësimi (doktrina), apo dituria, që mundohet të vendosë masa për të shprehur një gjykim vlerash në lidhje me mënyrën e të vepruarit njerzor, është etika, ose morali.
 

unlovely

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 11, 2009
Postime
485
Reaction score
2
Points
0
Location
Lost in the air
Titulli: E mira edhe e keqja ..

e vertete kjo qe ke shkru me lart por cdo gje ka nje te mir dhe nej te keqe mrenda te besh mir ose te qendrosh i mir eshte veshtire te jesh i keq behesh ne moment por...veshtiresia e te qedruarit i mir lidhet me shum gjera me shum ambjenti qe na rrethon ndikon teper dhe eshte aftesia e njeriu ti qendroje te mires sa arrihet eh...pak si veshtire
 

Meri

.
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
11,960
Reaction score
916
Points
113
Titulli: E mira edhe e keqja ..

Jam OK me permbajtjen per temen, me cfare eshte ne themel te te dyjave aneve (te se mires dhe te se keqes )...por cdo gje eshte subjektive ne Jete....!

 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
580
Points
113
E mira dhe e keqja ekzistojne.

Une jam ne gjendje te nxije te miren dhe te zbardhe te keqen.

Kam nje arsye shume te mire per te bere dicka te tille. Kjo nuk do te thote se une do te lejoje te keqen te futet ne Boten Time.

Kjo eshte njesoj sikur te thuash se para se te hedhe disa veshje ne koshin e plehrave une do i laj dhe do i hekuros.

Une mund te bej edhe "money-laundering" por ne qofte se e bej, kjo para ose do te jete e imja dhe vetem e imja OSE do te hidhet ne koshin e plehrave.


Atena
 
Top