• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

E veçanta e ditës së sotme (ditar 2019, 2018 ,2017, ...2016,)

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
E pra të dashur miq ( natyrisht edhe mike ) sot ishte dita e parë e punës e këtij viti që sapo hymë, me forca të reja, me vullnet të shtuar …

Ajo që më ngjau sot, më nxiti të hap një temë të re. Vrava mendjen si ta titulloja: ”Përshëndetje nga vendi i punës”, m’u duk tepër e ngushtë; ta titulloja ”sot u gëzova fort”, ngjarja që më ngjau ishte 50-50… Bre andej, bre këndej, më lindi ideja t’ia ngjisja emrin, siç e titullova më lart: temë e përgjithshme ku mund të postoni: suksese, gëzime, habi, dështime, përgëzime, përshëndetje të veçanta… të gjitha, të gjitha. Do të thotë temë për të gjitha!

Argëtim të këndshëm!

P.S. Po e nis unë i pari - ju pas meje
 
Last edited by a moderator:

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
Re: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )


Gjithë kohën kisha në mendje Matilden. Kishim një marrëveshje me të se, unë si mjeshtër që jam, pas pushimit duhej t’ia bëja një libër që i duhej për nxënës. Ia kisha premtuar këtë.

Kur shkova në shkollë qëlloi të ishte pushim mes orësh dhe u takova me shumicën në korridor, kështu pasi ua bëra: Godt Nytår, Godt Nytår ( Gëzuar Vitin e ri ) hyra në sallën e mësuesve, atje ku kam dhe sirtarin e mjeteve të mia, dmth atyr gjerave që i rregulloj ( kryesisht libra ), u përshëndeta edhe me të tjerët, por Matilda askund!

Shkoi drejt të sirtari, e hap dhe shtanga. Librin që mendoja ta ndreqja sipas origjinalit – libri i origjinalit, askund! Dreq o punë! Kujt do t’i kishte hyrë në punë. S’kishin ndodhur asnjëherë gjera të tilla që të më vente mendja se dikush ma kishte punuar me hile. Më mbuluan djersë të ftohta. Ngjitem edhe në bibliotekë, se, mbase atje do ta kem harruar, Hiç! Kthehem te makina fotokopjuese. Kot fare. Materiali askund!

Shikoj orën. Në 13:05 do të mbaronte ora mësimore. Ditë të tëra m’u duken ata 15 minuta pritjeje. I zura pritë Matildes. Po zbriste shkallët dhe tek po vinte drejt meje: ajo shend e verë – unë vrer fare.
Harrova edhe ta përshëndesja, kur ajo e gazmuar ma priti:
- Godt Nytår, Adem!
- Godt, godt, o Matildë, po… ( dhe ma ndërpreu fjalën )
- Si ia kalove për pushim të kërshëndellave ? – më ndërpreu
- O, mirë, mirë, po libri... ( prapë më ndërpreu )
- Mrekulli. Edhe ti je i mrekullueshëm, ndaj bën gjera të mrekullueshme...
Unë po qeshja me zor, se kështu e do kultura, që mos ta vërente ajo egërsinë time.
- Aman, o Matilde mos më torturo, lëri këto komplimente, po për çfarë mrekullie e ke fjalën?
- Për librin pra. Atë që e kishe punuar. Ishte vetë mrekullia. Mezi dallohet nga origjinali.
Mora frymë lirisht.
- Po, pse s’e the që në fillim o Matilde po më sorollateshe sa andej sa këtej. Krejt frikën e kisha çfarë vlerësimi do t’i bëje punës sime – librit.
Në fakt unë këtu e gënjeva se e vërteta ishte më ndryshe. E po helbete edhe gënjejmë ndonjëherë me shkas. Kështu e ka kjo botë: edhe bota na gënjen ndonjë herë, po edhe ne e gënjejmë atë me rast.

Shtjellimi i ngjarjes ( e vërteta ): Që në nëntor Matilda kishte kërkuar prej meje t’ia punoja një libër që i nevojitej për punën me nxënës. Kur e pyeta se kur i duhej, ajo më tha: pas pushimit të Kërshëndellave. Po, unë meqë një ditë dhjetori nuk kisha punë thashë: po e kryej librin e saj. Ajo nuk ishte aty, ndaj librin e lashë në sirtarin e saj. Më nuk u takuam deri sot.

Ku është problemi këtu: Unë kisha harruar se e kam punuar librin. Kur kërkova në sirtarin tim nuk ishte as origjianli as libri që kisha punuar ( sepse i kisha lënë në sirtarin e saj ). Dhe kur unë dola t’i kërkoja falje se libri është zhdukur dikund .... ajo duke më falënderuar ma kujtoj se si ishte puna, natyrisht as ajo nuk e kuptoj se unë kisha harruar.

Eh! S’i thonë këtj një Happy End?!
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,148
Reaction score
767
Points
113
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Ndersa une me pare kqyra dicka ku shkruhej....Dormire a Berat in una casa della città delle mille finestre.
Pronaret jane tejet te sjellshem,dhe ushqimi i shijshem.
 

Attachments

  • Like
Reactions: AAO

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
Re: Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Ndersa une me pare kqyra dicka ku shkruhej....Dormire a Berat in una casa della città delle mille finestre.
Pronaret jane tejet te sjellshem,dhe ushqimi i shijshem.
Kur e lexova këtë postim, o SystemA, ma solle ndërmend mikun tim beratas, Çato i cili gjithashtu jeton në Danimarkë. Kemi biseduar me të që po u dha rasti të peshkojmë në Osum. Tash do ta thërras në telefon e do t'i them: mirë do të peshkojmë në Osum, por do të drekojmë në Hotel Belgrad Mangalem, për të cilin gjeta këto shënime në anglisht:

Hotel Belgrad Mangalem is located in Berat, just a 5-minute walk from the Old Town and the The Lead Mosque. The hotel features an on-site bar, while free WiFi is available throughout.
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,148
Reaction score
767
Points
113
Përgjigje e: Re: Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Kur e lexova këtë postim, o SystemA, ma solle ndërmend mikun tim beratas, Çato i cili gjithashtu jeton në Danimarkë. Kemi biseduar me të që po u dha rasti të peshkojmë në Osum. Tash do ta thërras në telefon e do t'i them: mirë do të peshkojmë në Osum, por do të drekojmë në Hotel Belgrad Mangalem, për të cilin gjeta këto shënime në anglisht:

Hotel Belgrad Mangalem is located in Berat, just a 5-minute walk from the Old Town and the The Lead Mosque. The hotel features an on-site bar, while free WiFi is available throughout.
Une mendoj qe Leaf e kupton cfare une kam shkruar,si dhe kam pare dhe komentet e pushuesve.
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
14,477
Reaction score
355
Points
83
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Ndersa une me pare kqyra dicka ku shkruhej....Dormire a Berat in una casa della città delle mille finestre.
Pronaret jane tejet te sjellshem,dhe ushqimi i shijshem.
Perballe kesaj shtepie une kam bere 8-vjecaren.
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
Re: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Prapë me Happy End!
* Se si do më vejë ky vit nuk e di, por e di që dy ngjarje që më ndodhen radhazi kishin fund të mirë.

Në shkollë, madje edhe jashtë saj, dhe jo vetëm në oborrin e shkollës, por edhe në vendet ku mund të të shohin fëmijët është e ndaluar pirja e duhanit. Po shqipot gjejnë zgjidhje. Këtë punë e bëj në makinën time...

Edhe sot nga salla e mësuesve mora një filxhan kafeje dhe drejt në makinë. Tek po hurbja kafenë, telefoni "tling - tling". Meshazh nga autoelektricisti. ( sqarim: kah fundi i tetorit i kisha ndërruar starterin makinës dhe ia kisha paguar borxhin autoelektricisti, por ai kishte harruar ta fshine dhe në dhjetor më vjen një letër prej tij se duhet ta paguaj borxhin. Fletëpagesa më kishte humbur, andaj u detyrova të shkoja vetë e t'i tregoja se e kam paguar. Mirë tha do ta pyesim sekretarin, ai do t'i kontrollojë dokumentet dhe nëse ... duhet ta paguash! Prapë, -i them. Po tha se nuk ke dëshmi. E merrni me mend se m'u bënë nervat kaçurrela )
Marr telefonin dhe i tregoj se kush jam.
- Na falni zotëri. E kemi gjetur gabimin. Të kemi ngatërruar me një tjetër!
Huuuu, bëra dhe ndeza edhe një cigare!
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,972
Reaction score
79
Points
0
Përgjigje e: Re: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )


Gjithë kohën kisha në mendje Matilden. Kishim një marrëveshje me të se, unë si mjeshtër që jam, pas pushimit duhej t’ia bëja një libër që i duhej për nxënës. Ia kisha premtuar këtë.

Kur shkova në shkollë qëlloi të ishte pushim mes orësh dhe u takova me shumicën në korridor, kështu pasi ua bëra: Godt Nytår, Godt Nytår ( Gëzuar Vitin e ri ) hyra në sallën e mësuesve, atje ku kam dhe sirtarin e mjeteve të mia, dmth atyr gjerave që i rregulloj ( kryesisht libra ), u përshëndeta edhe me të tjerët, por Matilda askund!

Shkoi drejt të sirtari, e hap dhe shtanga. Librin që mendoja ta ndreqja sipas origjinalit – libri i origjinalit, askund! Dreq o punë! Kujt do t’i kishte hyrë në punë. S’kishin ndodhur asnjëherë gjera të tilla që të më vente mendja se dikush ma kishte punuar me hile. Më mbuluan djersë të ftohta. Ngjitem edhe në bibliotekë, se, mbase atje do ta kem harruar, Hiç! Kthehem te makina fotokopjuese. Kot fare. Materiali askund!

Shikoj orën. Në 13:05 do të mbaronte ora mësimore. Ditë të tëra m’u duken ata 15 minuta pritjeje. I zura pritë Matildes. Po zbriste shkallët dhe tek po vinte drejt meje: ajo shend e verë – unë vrerë fare.
Harrova edhe ta përshëndesja, kur ajo e gazmuar ma priti:
- Godt Nytår, Adem!
- Godt, godt, o Matildë, po… ( dhe ma ndërpreu fjalën )
- Si ia kalove për pushim të kërshëndellave ? – më ndërpreu
- O, mirë, mirë, po libri... ( prapë më ndërpreu )
- Mrekulli. Edhe ti je i mrekullueshëm, ndaj bën gjera të mrekullueshme...
Unë po qeshja me zor, se kështu e do kultura, që mos ta vërente ajo egërsinë time.
- Aman, o Matilde mos më torturo, lëri këto komplimente, po për çfarë mrekullie e ke fjalën?
- Për librin pra. Atë që e kishe punuar. Ishte vetë mrekullia. Mezi dallohet nga origjinali.
Mora frymë lirisht.
- Po, pse s’e the që në fillim o Matilde po më sorollateshe sa andej sa këtej. Krejt frikën e kisha çfarë vlerësimi do t’i bëje punës sime – librit.
Në fakt unë këtu e gënjeva se e vërteta ishte më ndryshe. E po helbete edhe gënjejmë ndonjëherë me shkas. Kështu e ka kjo botë: edhe bota na gënjen ndonjë herë, po edhe ne e gënjejmë atë me rast.

Shtjellimi i ngjarjes ( e vërteta ): Që në nëntor Matilda kishte kërkuar prej meje t’ia punoja një libër që i nevojitej për punën me nxënës. Kur e pyeta se kur i duhej, ajo më tha: pas pushimit të Kërshëndellave. Po, unë meqë një ditë dhjetori nuk kisha punë thashë: po e kryej librin e saj. Ajo nuk ishte aty, ndaj librin e lashë në sirtarin e saj. Më nuk u takuam deri sot.

Ku është problemi këtu: Unë kisha harruar se e kam punuar librin. Kur kërkova në sirtarin tim nuk ishte as origjianli as libri që kisha punuar ( sepse i kisha lënë në sirtarin e saj ). Dhe kur unë dola t’i kërkoja falje se libri është zhdukur dikund .... ajo duke më falënderuar ma kujtoj se si ishte puna, natyrisht as ajo nuk e kuptoj se unë kisha harruar.

Eh! S’i thonë këtj një Happy End?!
Më pëlqen tema, ky shkrim, fotografia që ke vënë këtu :p , si dhe formati i shkrimit.
E ke bërë si shkrimtar.
 

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
16,684
Reaction score
389
Points
83
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Matilda paska kepuce te shemtuta :D
Sorry just saying :p
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Po hë mi goca ku e keni hallin.
Donit të jua sillja mësuesen të tërën. Mjafton nga gjuri e poshtë sa për ilustrim.
Pastaj ku duroheshin fjalë e botës, ku durohej Lumi...

P.S. Angi, kur solla këtë foto m'u kujtua forumistja jonë që i ka qejf këpucën e kuqe që i mbante në avatar. Të kujtohet kush ishte ajo?
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,303
Reaction score
323
Points
83
Location
Atje ku më le!
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Po hë mi goca ku e keni hallin.
Donit të jua sillja mësuesen të tërën. Mjafton nga gjuri e poshtë sa për ilustrim.
Pastaj ku duroheshin fjalë e botës, ku durohej Lumi...

P.S. Angi, kur solla këtë foto m'u kujtua forumistja jonë që i ka qejf këpucën e kuqe që i mbante në avatar. Të kujtohet kush ishte ajo?
E kemi nga ,,xhilozia'' ne ee :)....Jo jo mos gabo te sjellesh ,,femurin''se alivanosen te ngjashmit me Lumin -qesh-....
 

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
16,684
Reaction score
389
Points
83
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Po hë mi goca ku e keni hallin.
Donit të jua sillja mësuesen të tërën. Mjafton nga gjuri e poshtë sa për ilustrim.
Pastaj ku duroheshin fjalë e botës, ku durohej Lumi...

P.S. Angi, kur solla këtë foto m'u kujtua forumistja jonë që i ka qejf këpucën e kuqe që i mbante në avatar. Të kujtohet kush ishte ajo?
Nuk jam e sigurte e di qe njera Ka pase kepuce te kuqe ne avatar por se cila not sure :p
Mos Ka qene Mesnate?
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Matilda paska kepuce te shemtuta :D
Sorry just saying :p
Ueeee, tani më duket e kuptova. Ti e paske fjalën për Matilden time, dmth kolegen time dhe unë mendova në fillim se mos e kishe për miken tonë forumiste - Matilden.
Dhe tjetra Angi, e kuptoj unë xhelozinë, por të rrimë shtrembër e të flasim drejt: sado e shëmtuar të jetë këpuca, rri bukur në një këmbë si kjo e koleges... Jepja hakun!

Ja po e ilustroj edhe me foto. SHikoje, ama me kujdes dhe pa emocione ( negative )

 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Po ju gocat "jo xheloze" të forumit si mendoni: ka a s'ka të drejtë Angi, apo unë kam të drejtë?
 

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
16,684
Reaction score
389
Points
83
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Waaaaa po qe nuk kuptove Asgje e di ti kete ?:D
Nuk e njof ate fjalen me Xh...... Une zoteri mesues:p
Fjalori Im Ka nevoje te pasurohet vetem me fjale te Mira, keshtu qe ate fjalen me XH.... Mbaje ne GJep:D

Tani te flasim per kemben e Matildes :p
Une nuk thashe Per kemben qe eshte e shemtuar, madje mire e tha e panjohura qe "juve" nuk shifni kepucet por ate qe Ka mbathur ato:p

Keshtu qe Nese e don vertet kolegen tende bej zemres gur Zoti Mesues dhe dhuroj keto:

dhe here tjeter thuaj mos diskrimino kembet e tua te bukura moj Matilda me kepuce te tilla:D
 

Loreal

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
5,756
Reaction score
103
Points
0
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Nuk pata asgje te vecante te shkruajne kete teme,ama vetem po i jap like ketyre kepuceve :D
 

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
16,684
Reaction score
389
Points
83
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Po ju gocat "jo xheloze" të forumit si mendoni: ka a s'ka të drejtë Angi, apo unë kam të drejtë?
Ja zoti mesues Pergjigjen qe kerkove ta dha Nete:D

Mos bej pyetje te tilla me:p
I'm always right even when I'm wrong :D
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,972
Reaction score
79
Points
0
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Waaaaa po qe nuk kuptove Asgje e di ti kete ?:D
Nuk e njof ate fjalen me Xh...... Une zoteri mesues:p
Fjalori Im Ka nevoje te pasurohet vetem me fjale te Mira, keshtu qe ate fjalen me XH.... Mbaje ne GJep:D

Tani te flasim per kemben e Matildes :p
Une nuk thashe Per kemben qe eshte e shemtuar, madje mire e tha e panjohura qe "juve" nuk shifni kepucet por ate qe Ka mbathur ato:p

Keshtu qe Nese e don vertet kolegen tende bej zemres gur Zoti Mesues dhe dhuroj keto:

dhe here tjeter thuaj mos diskrimino kembet e tua te bukura moj Matilda me kepuce te tilla:D
Janë shumë të larta këto këpucë, me këto taka Matilda ua kalon të gjithëve..
 

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
16,684
Reaction score
389
Points
83
Përgjigje e: E veçanta e ditës së sotme ( …ditar 2016 )

Janë shumë të larta këto këpucë, me këto taka Matilda ua kalon të gjithëve..
Idea ime eshte qe Matilda te jete ne lartesine e duhur me te gjitha :D
 
Top