• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ekzistenca , si krijohet gjithçka nga asgjëja?

Bogota

𝖕𝖚𝖊𝖉𝖔 𝖞 𝖑𝖔 𝖍𝖆𝖗𝖊́
Anëtar
Sep 16, 2019
Postime
595
Reaction score
199
Points
43
Përse është bota, në vend të asgjësë? Përse asgjëja ka një prirje natyrore që të krijojë… universe

Afro 13.7 miliardë vjet më parë, krejt papritur, që nga boshllëku u shfaqën në mënyrë shpërthyese universi, hapësira, koha. Ishte big bangu.

Si ndodhi? Përse? Përse universi ekziston sot ashtu siç e shohim ne? Eshtë një pyetje të cilës është shumë e vështirë t’i përgjigjesh.

Vetë ideja e universit të lindur nga asgjëja është e vështirë të rroket. Të përpiqesh të imagjinosh se çfarë është vetë asgjëja, është akoma më e vështirë. Por, në fund të fundit, nga këndvështrimi i shkencës, është një pyetje shumë e arsyeshme. Dihet që disa prej ligjeve themelorë të fizikës sugjerojnë që ne dhe pjesa tjetër e universit kemi shumë pak mundësi që të ekzistojmë.

Shumë rrëmujë

Ligji i dytë i termodinamikës thotë që në botë, entropia, mungesa e rregullit, ka prirjen të rritet: çdo gjë që ndodh në univers shpërndan energji. Asgjëja, në bazë të këtij ligji, është entropia maksimale, është maksimumi i mungesës së rregullit, është pika ku nuk ka më energji për të shpërndarë. Por nëse tendenca është drejt entropisë, pra asgjësë, si mundi asgjëja që të transformohet në diçka të madhe siç është universi? Arsyeja, sot e dimë, është që entropia është vetëm njëra anë e medaljes.

Aspekti tjetër që duhet marrë në konsideratë është simetria.

Një cilësi që duket se ka ndikim të thellë në univers. Cdo gjë që është simetrike, që nga thërrmijat e deri tek qeniet e gjalla, duken të jenë përgjithësisht më të qëndrueshme. Nëse përshembull, vëmë pranë e pranë dy trupa me të njëjtën temperaturë, kjo nuk do të ndryshojë tek të dy trupat.

Në të kundërt, nëse temperaturat janë të ndryshme, të dy ndryshojnë: ai që është më i ftohtë ngrohet dhe e anasjellta. Në univers, thonë teoritë më të besuara, duhet të ketë një sasi të barabartë (pra edhe një simetri) mes materies dhe antimateries, 2 gjendje që, nëse bien në kontakt mes tyre, asgjësohen, pra shndërrohen në asgjë. Dhe duke qenë se në asgjë, në boshllëk, nuk mund të dallosh një pjesë nga tjetra, aty është edhe maksimumi i simetrisë.

Por fizikanët kanë zbuluar tani se simetritë nuk janë të qëndrueshme: janë bërë për t’u prishur. “Kromodinamika kuantike”, teoria që përshkruan sjelljen e kuarkeve brenda një bërthame atomike, na thotë që asgjëja është një gjendje e paqëndrueshme. Dhe që në mënyrë spontane fillon të prodhojë çifte kuarkesh dhe antikuarkesh. Simetria prishet. “Kjo”, thotë Victor Stenger, profesor i fizikës në Universitetin e Colorados, “është si të thuash që ekzistenca është një gjendje shumë më natyrore dhe e qëndrueshme se sa mosekzistenca”.

Ajnshtaini

Këto mendime përshtaten mirë me versionin më të besuar mbi momentet e parë të ekzistencës së universit: shpërthimi dhe ekspansioni i shpejtë menjëherë pas big bangut. Kjo periudhë e mbushi universin me energji. Teoria e përgjithshme e relativitetit e Albert Ajnshtainit shpjegon se si energjia mund të transformohet në masë (E=mc2) dhe masa krijon gravitet (masa e Tokës, për shembull, që përcakton tërheqjen e gravitetit që na mban me këmbë në tokë dhe që pengon Hënën të “marrë kot”).

Ja përse më shumë energji do të thotë më shumë masë (në rastin e universit e gjithë materia) dhe gjithashtu edhe më shumë gravitet (sa më shumë yje dhe planete të ketë, aq më shumë gravitet). Në këtë situatë, graviteti përfaqëson forcën që i kundërvihet inflacionit të universit, dhe e frenon deri sa e eleminon.

Kjo sepse ndërkohë që inflacioni është ekspansion, graviteti tenton të bëjë të kundërtën, të tkurrë universin: yjet tërheqin njëri-tjetrin. Fizikanët ishin të prirur të mendonin që të krijosh diçka nga asgjëja do të binte ndesh me ligjet si ai i ruajtjes së energjisë që thotë, në një version popullor, “asgjë nuk krijohet, asgjë nuk shkatërrohet”. Por nëse energjia që duhet të konservohet është e barabartë me zero, siç ndodh tek asgjëja, problemi nuk ekziston më dhe universi që del nga asgjëja bëhet i pranueshëm.

Ligje misteriozë

Megjithatë, kjo nuk e zgjidh problemin: kuptimi ynë për krijimin bazohet në vlefshmërinë e ligjeve të fizikës. Por kjo lë të kuptohet që ligje të tillë kanë qenë në një farë mënyre të fiksuar përpara se universi të ekzistonte, domethënë jashtë hapësirës dhe pa një gjë që i shkaktonte. Praktikisht, ka një kthim në pyetjen fillestare: përse këta ligje janë bërë në mënyrë të tillë, në kushtet kur diçka ekziston pra, dhe jo në kushtet e asgjësë?

Gjithnjë e më të çrregullt

Edhe mbi një tryezë pune të përsosur rrëmuja herët a vonë mbizotëron. Kjo është ajo që ndodh në çfarëdolloj sistemi “të izoluar”. Me rregullin e komponentëve të tij (për shembull nga njëra anë molekulat e ngrohta, nga ana tjetër ato të ftohta) ekziston ende energji e shfrytëzueshme. Mjafton të mendosh që me dy trupa të ndryshëm e të ndarë, një i ftohtë e tjetri i ngrohtë, mund të krijohet energji (ndodh tek frigoriferët).

Po përse maksimumi i rrëmujës duhet të përkojë, siç thonë fizikanët, me një situatë ku sistemi ka të njëjtën tempraturë në çdo pikë? Mendoni një shtëpi: në kuzhinë janë enët dhe pjatat, në dhomë veshjet dhe të brendshmet: secila dhomë ka një “temperaturë objektesh” të ndryshme. Nëse në çdo dhomë, enët dhe veshjet do të ishin në masë të barabartë, atëherë rrëmuja do të ishte absolute! Fizikanët e quajnë entropi këtë rritje të rrëmujës, që mendohet se do të çojë universin në të ashququajturën “vdekje entropike”: momenti kur në çdo pikë të hapësirës do të jetë e njëjta temperaturë.
 
Kasëmi

MJ
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
1,469
Reaction score
139
Points
63
Asgjeja dhe mosdija a jane e njejta gje?
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
580
Points
113
Si zhduket gjithcka nga nje ASGJE?!

Eli
 
Prudence

V.I.P
Anëtar
Jul 25, 2012
Postime
7,912
Reaction score
1,539
Points
113
Mbase nuk ka "asgjë", por ka vetem "gjë".
 
Bogota

𝖕𝖚𝖊𝖉𝖔 𝖞 𝖑𝖔 𝖍𝖆𝖗𝖊́
Anëtar
Sep 16, 2019
Postime
595
Reaction score
199
Points
43

rowe

V.I.P
Anëtar
Dec 6, 2019
Postime
1,516
Reaction score
1,040
Points
113
Location
United States of America

Asgjeja prodhon asgje, nuk mund te prodhoje ekzistence dhe as univers, kjo eshte aksiome e pamposhtur.
Mirepo cfar dime nga fizika, universi e ka fillin tek atomi primordial, aty ishte i koncentruar gjithe universi dhe ekzistenca, mirepo ky atom dhe vete ekzistenca jane pa kuptim meqenese pranojne qe koha filloi menjehere pas big bang.
Cilat jane mundesite e zgjidhjes se kesaj enigme? Jane nja dy a tre.
Se pari duhet definuar shkencerisht fati i universit, nese ai eshte oscillant, pra me big bang dhe big crunch, pra shperthim dhe tkurrje perseri ne atom primordial dhe keshtu shperthim tkurrje pafundesisht, enigma eshte e zgjidhur, universi ka ekzistuar gjithmone, nuk vjen nga asgjeja. Po ne rastin se universi do zgjerohet pafundesisht deri ne graden qe te kete vdekje kozmike, pra asnje yll te mos shohe njeri tjetrin, galaktika te vdekura, cdo gje eshte tmerresisht larg prej gjese tjeter?? Ateher nuk ka big crunch, pra tkurrje perseri ne atom primordial. Dhe del pyetja si lindi universi, dhe merr kuptim kjo se doli nga asgjeja, meqe me big bang filloi koha, pra vete ekzistenca.
Ekziston nje mundesi tjeter, universi jone filloi me big bang, por jo nga atomi primordial por nga nje white hole e nje universi tjeter.....pra, black hole--->worm hole----> white hole-----> big bang. Edhe ne kete rast universi vjen nga nje univers tjeter dhe jo nga asgjeja. Kur astrofizikanet te kene zgjidhur fatin e universit, do kene zgjidhur automatikisht dhe origjinen e tij, pra vete enigmen.
Personalisht besoj aksiomen se nga asgjeja prodhohet asgje dhe jo univers.
 
Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
5,337
Reaction score
317
Points
83
Ky dokumentari pervecse extremely interesant me kenaqi syte, eshte 4K dhe ne tv te madh duket mahnitshem.
Une besoj se ka jete por nuk ka shance te komunikojm apo zbulojm jete ndokun ne univers. Eshte njesoj sikur ti te mundohesh te komunikosh me e-mail me nje bubrrece diku ne afirke.
Dmth nese nje civilizim diku eshte me i avancuar se ne 10 billion vjet ne jemi bubrreca, dhe nese eshte 1-10 billion vite pas nesh ata jane bubrreca.
Por edhe nese jane afersisht me avancimin tone eshte e pamundur komunikimi nga distanca, harrojm vizitat nga ana jone, voyager ka 40 vjet qe udheton ka kaluar 21 billion milje udhetim neper space, eshte si une per tu nis me tash 40 vjet me vizitu cdo shtet ne bote dhe akoma nuk kam kalu pragun e deres shpise time.
Por nje fakt i bukur eshte se voyager do udhetoje neper space edhe billiona trilliona vite kur toka do shuhet totalisht voyager do vazhdoje fluturimin neper universe.
 
rowe

V.I.P
Anëtar
Dec 6, 2019
Postime
1,516
Reaction score
1,040
Points
113
Location
United States of America
Une besoj se ka jete por nuk ka shance te komunikojm apo zbulojm jete ndokun ne univers. Eshte njesoj sikur ti te mundohesh te komunikosh me e-mail me nje bubrrece diku ne afirke.
Dmth nese nje civilizim diku eshte me i avancuar se ne 10 billion vjet ne jemi bubrreca, dhe nese eshte 1-10 billion vite pas nesh ata jane bubrreca.
Por edhe nese jane afersisht me avancimin tone eshte e pamundur komunikimi nga distanca, harrojm vizitat nga ana jone, voyager ka 40 vjet qe udheton ka kaluar 21 billion milje udhetim neper space, eshte si une per tu nis me tash 40 vjet me vizitu cdo shtet ne bote dhe akoma nuk kam kalu pragun e deres shpise time.
Por nje fakt i bukur eshte se voyager do udhetoje neper space edhe billiona trilliona vite kur toka do shuhet totalisht voyager do vazhdoje fluturimin neper universe.
Ti ben shum here postime brilliante lol, ky eshte nje nga ato.
A very big like.
 
rowe

V.I.P
Anëtar
Dec 6, 2019
Postime
1,516
Reaction score
1,040
Points
113
Location
United States of America
Ca nga postimet e tua Kurto pervecse brilliante jane dhe epike....si ai ke tema e lezbikeve, ku sqaroje se pussy adhurohet universalisht....kjo esht ultra epike lol. Postime te tilla dalin njeher ne nje mije vjet:D
 
rowe

V.I.P
Anëtar
Dec 6, 2019
Postime
1,516
Reaction score
1,040
Points
113
Location
United States of America
God damnit Kurt

Do them dicka, shum here i mendoj gjerat si ty, por nuk di ti them mrekullisht bukur si ty. Je nje Dante Alighieri modern. Nese do kishe zgjedhur te shkruaje libra, do sfumoje gjith shkrimtarucet shqiptare perfshi Kadarene, dhe jo vetem, por dhe shkrimtare boterore.

E nenshkruaj me nje milion firma kte qe thash me siper.

Truri jot eshte brilliant lol
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,018
Reaction score
278
Points
83
Location
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Sfera e njohurive tona nuk e ka rrezen aq te mdhe sa te perfshij piken e lindjes se universit.

Ne mundohemi te kuptojme boten, jo ta shpjegojme. Nuk e di nese specia jone do arrij ndonjehere te shpjegoj Boten.

Bogota?
Ja na shpjego pak, ke quan rregull ti dhe cfare quan kaos. Domethene po na shpjegove njerin na ke shpjeguar edhe tjetrin. Cili eshte etaloni i rregullit. Cili eshte shembulli per ekselence i rregullit apo kaosit?
 
Top