• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Reaction score
42
Points
48
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Eshte nje vidio shume e gabuar ne shume aspekte, dhe duke qene se ne nuk kemi shtet apo ministri qe ne fakt te loboje apo te krijoje vidio, qofte ne you tube apo qofte ne webe te tjera, ne gjithmone do mbesim injorante dhe histori te qarte te shqiptareve te lobuar neper bote..

1)Ne rradh te pare , gjithe zona e bosnjes dhe malit te zi ka qene nen perandorine romake te lindjes qe prej 1000 dern ne 1240.... nuk ka pas mbreteri sllave apo edhe me pak serbe atje, perjashto nje periudhe midis 1080-1120... kjo nuk tregohet ketu.

Edhe zona e sotshme e serbise ka qene gjithmone nen perandorine romake te lindjes der ne 1201.

Serbet kane lobiar qe te tregojne qe gjasme princa serbe kane sunduar ne mal te zi dhe hercegovine qe ne 1000, gje qe nuk eshte asbsolutisht e vertete, sepse aty ka qen peradoria bizantine der ne 1240.

2) Ne rradh te 2te nuk tregohen principatat shqiptare mbas 1355 fare... mbreteria e Dushanit ra ne 1355 dhe proncipatat shqiptare u shtrine nga kottori der ne korinth.... tregohet vetem principata e Topiajve dhe te tjerat perjashtohen, edhe kjo principate dl ne 1375 ne skene sipas kesaj vidioje.

3) Ne rradhe te 3te , tregohet shume keq ekspansioni i Osmaneve ne ballkan e sidomos ne Shqiperi.... asnjehere ne bote osmanet uk kishin juridiksion meib princat shqiptare qe ne 1385....

Osmanet futen per here te are ushtarakisht ne trojet shqiptare jo perpara 1416.... dhe krijojne juridiksion ne shqiperi ne 1430, ne nje zone shume te kufizuar ne shqiperi te mesme, princat e tjere shqiptare ishin te pavarur.

4) Territori i kontrolluar nga Skenderbeu paraqitet shume i cunguar ketu, nderkoqe qe une kam hapur nje teme tjeter ne lidhje me shtritjen e Lidhjes se Lezhes. Biles ne vidio paraqitet sikur lidhja Lezhes bie ne 1460, nderkohe qe lidhja bie 20 vite me vone ne 1480.

Sa per Principatata shqiptare nen Kontandinopoje ( midis 1270-1330) dhe Pashalleqet e Pavarura shqiptare, as qe prisja te tregohehsin ne kete vidio.

Mungesa e madhe e shtetit shqiptar ne lobimin e historise se shqiptareve, ben qe te krijohen edhe keto vidio, qe kane gjithe keto gabime trashanike, qe ne fakt jane thelbesore per historine e kombit shqiptar.
 
Last edited:

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,209
Reaction score
414
Points
83
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Shume bukur.

Meqense ne histori te jepet , pse nuk e krijon vete nje video ne youtube duke dhene kontributin tend per historine e Shqiperise nder shekuj?

Edhe kjo video qe ka sjelle Mandi nuk eshte e thene te jete nje shtet mbas saj , mund t'jete dhe ndonje individ qe eshte i apasionuar pas historise.
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
8,647
Reaction score
1,186
Points
113
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Konkluzioni:
Asgjë nuk mund që të krahasohet me Romën. Të gjithë përpiqen që të imitojnë atë.
 
Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,082
Reaction score
324
Points
83
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Konkluzioni:
Asgjë nuk mund që të krahasohet me Romën. Të gjithë përpiqen që të imitojnë atë.

Te gjitha rruget shpiejne ne Rome !
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
8,647
Reaction score
1,186
Points
113
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Te gjitha rruget shpiejne ne Rome !
Tutte le strade ti portano a Roma.
Kanë qenë të jashtëzakonshëm. Të ngresh një Perandori të tillë gjigante me qerre dhe gomar.
 
Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,082
Reaction score
324
Points
83
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Tutte le strade ti portano a Roma.
Kanë qenë të jashtëzakonshëm. Të ngresh një Perandori të tillë gjigante me qerre dhe gomar.
Me dije e bene ... dhe kjo dije per pak sa u zhduk nga faqja e dheut mos te ishin muslimanet qe e ruajten. Evropa e krishtere gerrhiste ne gjumin e harreses !
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
8,647
Reaction score
1,186
Points
113
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Me dije e bene ... dhe kjo dije per pak sa u zhduk nga faqja e dheut mos te ishin muslimanet qe e ruajten. Evropa e krishtere gerrhiste ne gjumin e harreses !
Arabët kanë një meritë në ruajtjen dhe zhvillimin e disa njohurive të grekëve dhe romakëve, por Europa nuk flinte gjumë. Në lindje vazhdonte që të ishte Romë ndërsa në Perëndim mbasi e morën veten mbas goditjes nga barbarët, u rikthyen fortë dhe që prej atëherë sundojnë botën.
 
Ishte feja qe dobesoi e ndau Romen. Ajo ne lindje ra poashtu. Si ne Spanje ashtu edhe ne Ballkan muslimanet sundonin. Evropes se krishtere ju desht nje renesance qe te zgjohet nga gjumi !
 
Last edited:

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
8,647
Reaction score
1,186
Points
113
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Ishte feja qe dobesoi e ndau Romen. Ajo ne lindje ra poashtu. Si ne Spanje ashtu edhe ne Ballkan muslimanet sundonin. Evropes ju desht nje renesance qe te zgjohet nga gjumi !
Ndarja fetare ishte pasqyrim i interesave të kundërta. Feja është ideologji ashtu siç ishte edhe komunizmi për shembull.
Perandoria në Lindje ra dhe Azia e Vogël dhe Ballkani u pushtuan por ndërkohë Spanja ishte çliruar.
Përpara Rilindjes Europiane ishin kryqëzatat. Këto kryqëzata dhe zbulimi i Amerikës grumbulluan një sasi kolosale pasurie në Perëndim dhe në këtë mënyrë u krijuan kushtet për Rilindjen dhe proceset e tjera të mëvonshme. Është paraja, pasuria, që të tregon vet rrugën përpara.
Edhe atij sazexhiut që i bie gërnetës, po i ngjite një dhjeçe në ballë nuk mbahet më pastaj.
 
Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,082
Reaction score
324
Points
83
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Ndarja fetare ishte pasqyrim i interesave të kundërta. Feja është ideologji ashtu siç ishte edhe komunizmi për shembull.
Perandoria në Lindje ra dhe Azia e Vogël dhe Ballkani u pushtuan por ndërkohë Spanja ishte çliruar.
Përpara Rilindjes Europiane ishin kryqëzatat. Këto kryqëzata dhe zbulimi i Amerikës grumbulluan një sasi kolosale pasurie në Perëndim dhe në këtë mënyrë u krijuan kushtet për Rilindjen dhe proceset e tjera të mëvonshme. Është paraja, pasuria, që të tregon vet rrugën përpara.
Edhe atij sazexhiut që i bie gërnetës, po i ngjite një dhjeçe në ballë nuk mbahet më pastaj.
Jo, ndarja fetare ishte rezultatit i pamundesise per te udhehequr Perandorine e qe erdhi pikerisht nga religjioni, tamam si nje ideologji qe mbyt shpirtin e lire, qe fut gjithcka ne gjume me frike nga zoti, qe paralizon e qe mallkon gjithcka pagane me gjithe te arriturat e saj !
Dhe jo deri ne vitin 1492 muslimanet i kishe ne Spanje. 800 vite i thone kesaj. Dmth ne te njejten kohe i kishe edhe ne Ballkan !

Dhe jo sic thashe nuk eshte dukati i Amerikes qe zgjoi nga gjumi Evropen e i tregoi rrugen drejte perparimit e forcimit por intelegjenca, shpirti i lire e kurreshtar pagan i atyre te mallkuareve qe digjeshin ne tufen e drunjeve. Pa individualistet si Kolombo, Galileu, Koperniku etj qe u frymezuan me dijen antike e i dhane krahe zhvillimit Evropa do ngelte me ate dukatin e thate nder veget e saj!
 
Last edited:

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
8,647
Reaction score
1,186
Points
113
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Jo, ndarja fetare ishte rezultatit i pamundesise per te udhehequr Perandorine e qe erdhi pikerisht nga religjioni, tamam si nje ideologji qe mbyt shpirtin e lire, qe fut gjithcka ne gjume me frike nga zoti, qe paralizon e qe mallkon gjithcka pagane me gjithe te arriturat e saj !
Dhe jo deri ne vitin 1492 muslimanet i kishe ne Spanje. 800 vite i thone kesaj. Dmth ne te njejten kohe i kishe edhe ne Ballkan !

Dhe jo sic thashe nuk eshte dukati i Amerikes qe zgjoi nga gjumi Evropen e i tregoi rrugen drejte perparimit e forcimit por intelegjenca, shpirti i lire e kurreshtar pagan i atyre te mallkuareve qe digjeshin ne grumbullin e drunjeve nga kisha. Pa individualistet si Kolombo, Galileu, Koperniku etj qe u frymezuan me dijen antike e i dhane krahe zhvillimit Evropa do ngelte me ate dukatin e thate nder veget e saj !
Socio, fetë janë si ideologjitë, një mjet i mirë për të mobilizuar turmat dhe për ti vërsulur ndaj kundërshtarit. Fetë dhe ideologjitë janë një mjet shumë i mirë për të fshehur interesat ekonomike. Janë interesat ekonomike, etja për pushtet që e shtyjnë njeriun përpara. Dhe natyrisht, duhet demagogji, për këtë është feja ose ideologjitë e ndryshme.
Arabët ishin ende në Spanjë por Spanja mbas bashkimit të dy kurorave ishte tashmë një fuqi botërore dhe prezenca arabe në Spanjë ishte drejt fundit.
Socio, unë nuk e mohoj rolin e individit në Histori. Por edhe njëherë po ta përsëris, mund të kesh shumë ëndrra dhe ide të mëdha, pa pare nuk bëhet asgjë. Kolombi brodhi në disa kryeqytete Europiane pikërisht duke kërkuar financime. Të gjithë piktorët, muzikantët dhe artistët e ndryshëm, të famshëm në historinë e Europës, shkëlqyen në oborret e fisnikëve, kjo është një traditë e njohur.
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Reaction score
42
Points
48
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Shume bukur.

Meqense ne histori te jepet , pse nuk e krijon vete nje video ne youtube duke dhene kontributin tend per historine e Shqiperise nder shekuj?

Edhe kjo video qe ka sjelle Mandi nuk eshte e thene te jete nje shtet mbas saj , mund t'jete dhe ndonje individ qe eshte i apasionuar pas historise.
Keto pika qe kam dhene une me siper, jane pika thelbesore qe duhet ti dije permendesh cdo shqiptar.... edhe ti qe nuk i di.

Edhe e e kam vene re qe njerezit jane te manget ne kete drejtim, dhe me vjen keq.

Une nderkohe harxhoj teper kohe neper forume shqiptare, nderkombetare dhe gazeta online, gjithmone duke ulur propganden anti shqiptare dhe lavazin e trurit, aq sa mundem.

Biles me kushton goxha kohe edhe energji, por i tille jam gatuar, vetmohues.

Keto lloj vidiosh behen nga persona qe kane dije me te gjera se une ne IT dhe nuk behen nga nje person, por nga nje grup njerezish... zakonisht keto lloj gruopesh dhe kanalesh you tubi financohen nga qeverite sepse perbejne aset kombetar.

Shqiptaret kane nje pune te jashtezakonshme per te bere ne you tube, qofte per te promovuar historine dhe kulturen e tyre, qofte oper te fshire vidio negative.

AH EDHE DICKA TJETER NE LIDHJE ME VIDION:

Thraket bien nen sundimin Romak nga viti 90 para Krishtit, biles Thrakia ishte vasale e Romes qe ne 160 BC.... varet si e shikon.... te pakten thrakia ishte pjes e e Romes qe ne 60 BC, vidioja e ben pjese zyrtare te perandorise Romake ne 40 mbas Krishtit....

Gjithashtu, kur flitet per mbreter Ilire ne vidio.... gjithe mbreterit Ilire sundonin ne trojet e sotshme shqiptare dhe diku me tutje afer hercegovines dhe bosnjes jugore, nderkohe qe vidioja i vendos mbreterit Ilire me es te bosnjes.... berthama mbreterive ilire jane tokat ku jetoje sot verioret....

Edhe maqqedonasit nuk eshte se u futne ne shqiperine qendrore dhe veriore nga vitet 200 para eres sone, edhe mbas 218, perseri shqiperia e sotshme qendrore ishte nen mbreterit ilire per shembull.

Genti nuk sundonte vetem ne shqiperine sotshme veriore, kosove, mal te zi dhe dalmaci, por edhe shqiperi qendrore.
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Reaction score
42
Points
48
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Konkluzioni:
Asgjë nuk mund që të krahasohet me Romën. Të gjithë përpiqen që të imitojnë atë.
Eshte perfundim jashte teme, dhe e shikon qe gjithe komentet jane jashte teme, seopse une kam bere nje koment me lart....

Roma eshte kulmi i qyteterimit dhe ne jemi me fat qe 39 Perandore Ilire e drejtuan per 300 vite ate Perandori nga 245 der ne 585 e eres sone duke i dhene botes njerez te permasave boterore qe nga Klaud Gotiku e Konstandini i Madh tek Anastasiiusi dhe Justiniani i Madh.

Gards Preotriane dhe legjione e lite te Kufirit ishin Ilire gjithashtu, genet shqiptare jane gjetur de rne londer per shembull...

Pa Perandorine Romake dhe strukturat e saj, barbaret e lindjes dhe europes qendrore, doe kishin gllaberuar Ilirine qe ne shekujllin e 2te te eres sone dhe nuk do ishim duke fol shqip sot...

Ne vazhduam te ishim shtylle e ketij qyteterimi dhe qytetare te asaj perandorie , te krijuar nga vet ne der ne vitet 1300 kur strukturat e fundit romake/bizantine u shkerrmoqen perfundimisht ne ballkan...

Romaket punonin pa pushim dhe pa lodhje dhe ishin te afte te pershtatetshin, ky ishte celesi i tyre
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Reaction score
42
Points
48
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Me dije e bene ... dhe kjo dije per pak sa u zhduk nga faqja e dheut mos te ishin muslimanet qe e ruajten. Evropa e krishtere gerrhiste ne gjumin e harreses !
Cfare myslimanesh ruajten dijet romake mor osmano-turko-myslimano-cifuto-perendimor???

A je ne rregull apo do vazhdosh me prapambetjen tende???

Perandoria Romake vazhdonte te ekzistonte ne lindje, ku kulmin e arriti me perandoret Ilire.

Arabo gabelet nuk kishin nevoj me i rujt keto dije, sepse romaket ishin gjalle.

Arabet e shkaterruan fare biblioteken e Aleksandrise dhe vet bota arabe varej nga dijet e persianeve, sepse te ishte per myslimanet e arabise, ata as shkrim nuk do kishin.
 
Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,082
Reaction score
324
Points
83
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Socio, fetë janë si ideologjitë, një mjet i mirë për të mobilizuar turmat dhe për ti vërsulur ndaj kundërshtarit. Fetë dhe ideologjitë janë një mjet shumë i mirë për të fshehur interesat ekonomike. Janë interesat ekonomike, etja për pushtet që e shtyjnë njeriun përpara. Dhe natyrisht, duhet demagogji, për këtë është feja ose ideologjitë e ndryshme.
Arabët ishin ende në Spanjë por Spanja mbas bashkimit të dy kurorave ishte tashmë një fuqi botërore dhe prezenca arabe në Spanjë ishte drejt fundit.
Socio, unë nuk e mohoj rolin e individit në Histori. Por edhe njëherë po ta përsëris, mund të kesh shumë ëndrra dhe ide të mëdha, pa pare nuk bëhet asgjë. Kolombi brodhi në disa kryeqytete Europiane pikërisht duke kërkuar financime. Të gjithë piktorët, muzikantët dhe artistët e ndryshëm, të famshëm në historinë e Europës, shkëlqyen në oborret e fisnikëve, kjo është një traditë e njohur.
Bardhyl, une te tregoj ujkun ku nodhej ti mua me tregon gjurmet !

Fete jane idelologji per te mbledhur turmat e per ti versulur kundershtarit por kundershtarin me turma njerezish e dukat nuk e mundnin dot se kundershtaret kishin shumefish me shume turma. Me turma e vec shpate ne dore ata i bene te gjitha ato pushtime e u futun friken ne palce evropianeve !

Si u morren krahun o Bardhyl. Po flasim per ato kohera te erreta kur mendohej qe toka ishte e rafshet.

Ishin individet jo turmat, ishte kualiteti jo kuantiteti qe beri diferencen e ky kualitet erdhi pikerisht ne antagonizem me shtetin, kishen qe mbanin masat nen frike e nen terr !

Mos Bardhyl, se kurre me gabim nuk ke qene. Individet jane ata qe bene zbulimet ne cdo fushe, shkence e ushtri.

Shiko cfare thoshte ky gjeni:

If it should happen that the engagement was at sea, I have plans for constructing many engines most suitable either for attack or defense, and ships which can resist the fire of all the heaviest cannon, and powder and smoke."
Leonardo Da Vinci

Te falenderoj Bardhyl !
 
Last edited:

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
8,647
Reaction score
1,186
Points
113
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Bardhyl, une te tregoj ujkun ku nodhej ti mua me tregon gjurmet !

Fete jane idelologji per te mbledhur turmat e per ti versulur kundershtarit por kundershtarin me turma njerezish e dukat nuk e mundnin dot se kundershtaret kishin shumefish me shume turma. Me turma e vec shpate ne dore ata i bene te gjitha ato pushtime e u futun friken ne palce evropianeve !

Si u morren krahun o Bardhyl. Po flasim per ato kohera te erreta kur mendohej qe toka ishte e rafshet.

Ishin individet jo turmat, ishte kualiteti jo kuantiteti qe beri diferencen e ky kualitet erdhi pikerisht ne antagonizem me shtetin, kishen qe mbanin masat nen frike e nen terr !

Mos Bardhyl, se kurre me gabim nuk ke qene. Individet jane ata qe bene zbulimet ne cdo fushe, shkence e ushtri.

Shiko cfare thoshte ky gjeni:

Leonardo Da Vinci

Te falendero Bardhyl !
Më duket se ka pak konfuzion në komunikimin tonë dhe nuk po merremi vesh.
Qëllimi im ishte që të shpjegoja se Rilindja Europiane nuk ishte momenti i zgjimit të Europës Perendimore. Siç ta shpjegova edhe më lartë, Europa e filloi ekspansionin me kryqëzatat dhe pastaj me zbulimin e Amerikës dhe zbulime të tjera. Këto shekuj ekspansioni mundësuan akumulimin e një pasurie të madhe në Perëndim. Duke pasur një fuqi të tillë të madhe, ekonomike, ushtarake dhe politike, është normale që kjo do të pasqyrohet edhe në fusha të tjera si arti, filozofi, etj, duke bërë të mundur fillimin e Rilindjes Europiane dhe proceseve të tjera të mëvonshme si Humanizmi, Romanticizmi, etj, që përcaktuan tiparet e kësaj pjese të Europës. Pra Europa nuk u zgjua nga gjumi me Rilindjen por ishte zgjuar më parë.
Persa i përket fesë, është një mjet shumë efektiv për ata që sundojnë.
 
Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,082
Reaction score
324
Points
83
Përgjigje e: Evropa nga 400 pk e deri sot ne 20 min

Më duket se ka pak konfuzion në komunikimin tonë dhe nuk po merremi vesh.
Qëllimi im ishte që të shpjegoja se Rilindja Europiane nuk ishte momenti i zgjimit të Europës Perendimore. Siç ta shpjegova edhe më lartë, Europa e filloi ekspansionin me kryqëzatat dhe pastaj me zbulimin e Amerikës dhe zbulime të tjera. Këto shekuj ekspansioni mundësuan akumulimin e një pasurie të madhe në Perëndim. Duke pasur një fuqi të tillë të madhe, ekonomike, ushtarake dhe politike, është normale që kjo do të pasqyrohet edhe në fusha të tjera si arti, filozofi, etj, duke bërë të mundur fillimin e Rilindjes Europiane dhe proceseve të tjera të mëvonshme si Humanizmi, Romanticizmi, etj, që përcaktuan tiparet e kësaj pjese të Europës. Pra Europa nuk u zgjua nga gjumi me Rilindjen por ishte zgjuar më parë.
Persa i përket fesë, është një mjet shumë efektiv për ata që sundojnë.
Une mendoj se te kuptova mjaft mire. Po ngaterrohesh duke i pare gjerat persprapthi !

Jo Bardhyl, zbulimi i Amerikes ishte pjese e kohes se Rilindjes dhe nuk u be nga Papati. Kryqezatat poashtu kishin karakter fetar dhe ishin blic aventura. Jo gjithmone te sukseshme.

Ne historiografi Renesanca zgjoi Evropen nga gjumi e terri. Nuk di si ti thuash ndryshe !

Te lutem ta dallojme kishen ketu qe kishte motivime fetare e digjte librat e dijes duke perfshire edhe bibloteken e Alexandrise ñga perpjekjet indivuduale te pishtareve te zhvillimit. Nuk te duhet paraja e botes nese filozofia eshte anti progresit sic e kishte kisha sunduese, se paku aty ku sundonte, sepse kendej ne Spanje, sidomos ne Toledo e edhe ne vendet e tjera jashte kontrollit kishtar dituria u ruajt, librat u ruajten !

Te falenderoj edhe njehere e mireulexofshim ne tema tjera!
 
Last edited:
Top