• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fatmir Fotaq Foti Cici- keqbërës ordiner, spiun, apo të dyja bashkë?

GJIKSANA

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 7, 2019
Postime
3
Reaction score
0
Points
0
Vetëm keqbërësit dhe spiunët e ndërrojnë emrin më shumë se një herë

Kohët e fundit, opinioni publik shqiptar, në Shqipëri dhe diasporë, është informuar me fakte të pakundërshtueshme, me zë e me figurë, për bëmat e turpshme të një keqbërësi dhe provokatori ordiner, me emrin Fatmir Fotaq Foti Cici, i cili pretendon se është klerik ortodoks, edhe pse është shporrur me ceremoni nga disa Kisha Ortodokse, të cilat e kanë shpallur persona non grata.

Eshtë një njeri, që paraqitet në kohë të ndryshme me fytyra (surrate) të ndryshme, sipas interesave të padronëve të cilëve u shërben. Fillimisht, quhej Fatmir Cici, pastaj Fotaq Cici, pastaj Fotios Tsitsis, pastaj Foti Cici, pastaj me dy emra njëherësh (Fatmir Fotaq), pastaj me tre emra njëherësh (Fatmir Fotaq Foti).

Problemi i ndërrimit të shpeshtë e të pajustifikuar të emrit prej z. Cici, është tepër i dyshimtë për t’u kaluar në heshtje. Gazetarët, që merren me keqbërësit ordinerë, por sidomos specialistët e fushës së spiunazhit, e dinë mirë se ndërrimi i herëpashershëm i emrit, madje në mënyrë të fshehtë, përbën një mjet të domosdoshëm e mjaft të nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë së tyre të nëndheshme, një mjet të dobishëm kamuflazhi gjatë zvarritjeve të tyre nëpër llagëmet dhe gjirizet e botës së krimit.

Cilës prej dy kategorive të mësipërme i përket z. Cici, asaj të keqbërësve, apo të spiunëve? Le t’i marrim gjërat me radhë. Dihet prej vitesh se z. Fatmir Cici, i biri i Gligorit dhe i Aleksandrës, është dënuar si keqbërës në bazë të vendimit nr. 64, datë 09/09/1988 për plagosje me dashje dhe, në bazë të nenit 93/1 të Kodit Penal, është dënuar me 5 (pesë) vite heqje lirie. Dënimi do të ishte shumë më i madh nëse një person i afërt familjar, me detyrë të rëndësishme në aparatin propagandistik të diktaturës komuniste, nuk do të ndërhynte për të zbutur dënimin. Pra, z. Cici është keqbërës dhe kjo nuk ngre as dyshimin më të vogël. Eshtë keqbërës me firmë e me vulë.

Po spiun, a është z. Cici? Le të flasim me dorën në zemër. Pa u hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit, nuk mund të flasim me fakte të kapshme. Por jo vetëm kaq. Dosjet më të rrezikshme nuk janë ato të Sigurimit, por ato të SHIK-ut të Gazidedes, për hapjen e të cilave askush nuk bën fjalë. Gjithsesi, spiunllëku i dikujt tregohet nga vetë faktet dhe veprimet e të dyshuarit. Kur flasim për spiunë, nuk e kemi fjalën për agjentët e kundërzbulimit, të ashtuquajturit “heronj të heshtur”, të cilët përpiqeshin të bënin punën e tyre pa zhurmë e pa rënë në sy. E kemi fjalën për “heronj llafazanë”, të kategorisë AGBV, që ofronin shërbimet e tyre vullnetarisht, që lehnin si ata qentë e zgjebosur, për të lëpirë pastaj si shpërblim ndonjë copë kockë.

Z. Cici nuk mund të përzgjidhej kurrë si “hero i heshtur”. Me gjithë antipatinë që mund të kem për spiunët në përgjithësi, më duhet të pranoj se agjentët e kundërzbulimit ishin njerëz inteligjentë, të shkathët, të zhdërvjellët e të besës. Z. Cici nuk zotëron asnjë nga këto cilësi. Megjithatë, nuk dua të them se nuk ka qenë i përshtatshëm për spiun, sepse AGBV-të kishin pikërisht cilësitë që zotëron edhe z. Cici. Kemi shkruar në këtë forum se, në muajt e fundit të regjimit komunist, Ramiz Alia përdori për interesat e regjimit njerëz të tillë, llafazanë, burracakë, smirëzinj e të pamoralshëm. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se, në shoqërinë e kohës, njerëz të tillë ishin të paktë, prandaj dhe kishte dhënë urdhër që të përzgjidheshin nëpër burgje, nga radhët e kriminelëve ordinerë.

Nuk përjashtohet aspak mundësia që z. Cici të ketë marrë si detyrë “infiltrimin” e tij në radhët e Kishës Ortodokse, për ta “sabotuar” atë nga brenda (jam duke përdorur qëllimisht terma të propagandës komuniste). Po përmend këtu një frazë të tij në facebook, ku thotë: ... vendosa të largohem për në Greqi në fillim të janarit “nga mali”, pa pasaportë, me të vetmin qëllim për të studiuar teologji, siç e arrita!!! Ka ndonjë shqiptar, që ka jetuar nga afër frymën e kohës, që ka ditur mundësitë e kohës dhe informacionin që të lejonte koha, që të nisej nga Shqipëria për në Greqi, për të studiuar për teologji?!!! Dinte ky bubariot i pagdhendur e i padalë, se ç’ishte teologjia, aq më tepër, të gjente mundësinë të realizonte qëllimin e tij? Thjesht, ndiqte direktivat e atyre që e dërguan.

Përpara se të merrte kontaktet e para me qarqe voriepirote greke, duke qenë për gati 20 ditë në Kampin e Strehimit të Shqiptarëve me origjinë greke në Kallpaq (midis Kakavies dhe Janinës), në Shqipëri i firmoset karta e re e identitetit me emrin Fotaq. Me këtë emër të ri fringo u prezantua përpara këtyre qarqeve si ish- i burgosur politik, me origjinë të kulluar helene. Me këtë emër, por akoma më të greqizuar u pagëzua (Fotis) dhe me emrin e greqizuar të pagëzimit, dhe me një mbiemër po aq të greqizuar (Tsitsis) studioi për teologji në Athinë. Nëse ka ndonjë kundërshtim, le ta nxjerrë diplomën në facebook, që ta shohim të gjithë, siç ka nxjerrë edhe disa dokumente të tjera.

Nuk po sjell më shumë detaje këtë moment, jo vetëm ngaqë do t’u rikthehem këtyre edhe në të ardhmen, por edhe sepse dua të ezaurojmë problemin e përdorimit të shumë emrave prej këtij keqbërësi dhe, sipas të gjitha gjasave, edhe spiuni me pagesë. Pra, në Shqipëri ishte me emrin Fatmir Cici. Kur shkon në Greqi, nga Kampi i Vorioepirotëve të Kallpaqit, kërkon që t’i sjellin nga Shqipëria letërnjoftim me emrin Fotaq. Pagëzohet me emrin Fotis, përdor mbiemrin Tsitsis për disa vite me radhë. Shkon për dy vite në Angli, dhe kur kthehet prej andej përsëri në Greqi, përdor dy emra njëherësh: paradite, në shoqërinë e grekëve, “Fotis Tsitsis”, ndërsa pasdite “Foti Cici”. Kur mbërrin në Amerikë, emri që ka në pasaportë dhe në vizën amerikane është “Fotaq”, por në marrëdhënie me të tjerët përdor fillimisht emrin “Foti”, dhe dalëngadalë edhe “Fatmir”. Ky fakt shkaktoi madje edhe habinë e të ndjerit Sejfi Protopapa, i cili nuk arrinte dot të shpjegonte se përse duhet të ketë dy emra. Në Ohio fillon të eklipsojë plotësisht emrin “Foti” dhe përdor vetëm emrin “Fatmir”.

Rikujtoj edhe një herë se, sipas pohimeve të vetë z. Cici, kërkesën për të ndërruar emrin nga Fatmir në Fotaq e ka depozituar pranë Këshillit të Fshatit Nivicë dhe Këshillit të Bashkuar të Zonës përpara se të hapeshin kufijtë me Greqinë. Pra, nuk e detyroi njeri ta bënte. Arsyeja ishte se ndihej tepër ortodoks, prandaj dhe kërkonte me domosdo që këtë identitet ta pasqyronte edhe në dokumentet e tij identifikuese. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pavarësisht se koha që zgjodhi për ta bërë ngjall mjaft dyshime, por ajo që e bën të pabesueshëm rrëfimin e tij është fakti se, sapo u largua nga Greqia për në SHBA, u kujdes që të ndryshonte edhe një herë emrin nga Fotaq në Fatmir, duke mohuar hapur emrin e pagëzimit, edhe pse e mbajti si emër të dytë, sepse nuk mund të bënte ndryshe.

Unë nuk mund ta di se me çfarë mjetesh arriti z. Cici të ndryshonte edhe një herë tjetër emrin e vet. Dy janë rrugët që të bënte një gjë të tillë, ose të ketë falsifikuar dokumentet, ose të ketë paguar një shumë rreth 400-500 dollarë në gjykatën e zonës ku jetonte, me kusht që të ishte rezident i ligjshëm në SHBA. Gjithsesi, problemi nuk është mjeti që përdori, por qëllimi. Eshtë në gjendje z. Cici të na thotë arsyen? Sigurisht që jo, sepse nuk mund të ketë kurrë një argument të pafajshëm, që të justifikojë këtë veprim anormal në dukje, por që në të vërtetë mund të fshehë mëkate të rënda.

Pavarësisht se z. Cici e ka fshehur deri sot faktin e ndryshimit të emrit të tij në Amerikë, d.m.th. nga Fotaq në Fatmir, ne e dinim mirë këtë gjë. Duke ditur ndërkohë edhe shkallën e ulët të intelektit të tij, nxitëm një provokim të vogël. Z. Cici u akuzua sikur kishte ikur në Amerikë me pasaportë greke. Duke kujtuar se po na zinte mat, publikoi menjëherë në adresën e tij të facebook-ut foto nga letërnjoftimi dhe dy pasaportat që kishte përdorur për qëndrim në Greqi dhe vajtje në Amerikë, që të tria këto me emrin Fotaq. Kaq na mjaftoi. Miu ishte kapur në grackë vetëm me një copë të vogël sapuni, të cilin e hëngri për djathë.

Personalisht, kam qeshur me lot kur vëreja se sa tuhaf e i trashë është ky njeri, që nuk arrinte të kuptonte se, duke na treguar hapur fotografitë me të dhënat personale të letërnjoftimit dhe dy pasaportave shqiptare, e në të njëjtën kohë, duke fshehur brendinë e pasaportës së tij kanadeze (ka publikuar vetëm kapakun), ishte njësoj si të na thoshte se ka diçka për të fshehur dhe të cilën nuk guxon ta pohojë. Gjithsesi, situata me këtë njeri nuk është për të qeshur. Njerëz të tillë, që pëdorin metoda të tilla kamuflazhi, kanë qenë në të gjitha kohët një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.

Para pak orësh kemi publikuar në një faqe tjetër një fotokopje nga leja e tij e qëndrimit në Kanada, për periudhën 06 janar 2004 – 06 janar 2005, ku emri i tij është FATMIR FOTAQ CICI. Z. Cici e di mirë se ku e kam gjetur këtë dokument, por nëse mendon se është i falsifikuar, mund të dalë në facebook të më akuzojë si falsifikator, se ia ndreq mirë kurrizin unë. E di vetë ai! Në vend që të bëjë këtë, i rekomandoj të pranojë publikisht se është përdorur gjatë gjithë këtyre viteve nga shërbime, grupime dhe interesa antishqiptare e antiortodokse. Vetëm kështu mund të lehtësojë sadopak vetveten dhe të zbusë zemëratën e Zotit për mëkatet që ka kryer kundër Kishës së Tij në Shqipëri, por edhe kundër kombit shqiptar në tërësi.
 
Last edited:

GJIKSANA

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 7, 2019
Postime
3
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Fatmir Fotaq Foti Cici- keqbërës ordiner, spiun, apo të dyja bashkë?

Para 15 vitesh, në forumet e kohës, është diskutuar gjerësisht për këtë figurë e errët, që po ndërmerrte një mision të dyshimtë në dëm të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të Kryepiskopit të saj dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi. Prezantohej me emrin At Foti Cici

Jeta vërtetoi më së miri se, ato që u denoncuan publikisht në mediat elektronike dhe shtypin e kohës për këtë njeri, me fakte e me dokumente, nga autorë jo anonimë, por nga qytetarë me emër e mbiemër, ishin të vërteta, prandaj dhe z. Fatmir Fotaq Foti Cici nuk guxoi kurrë t'i drejtohej gjykatës e t'i akuzonte ata për shpifje, gjë që nuk harronte të bënte nëpër forumet dhe blogjet e kohës. Ky person, i cili deri atëherë, për të përmbushur misionin e tij të dyshimtë, kërkonte të fitonte publicitet dhe popullaritet, duke përdorur profile të ndryshme nga një IP e vetme, por edhe duke shfrytëzuar padijen e dy personave të tjerë, të cilët i përdorte si mish për top, duke i larguar kështu nga rruga e Zotit dhe e ortodoksisë. Jemi lutur gjithmonë për ta, sepse e dinim mirë se ishin viktima të këtij njeriu, prandaj dhe jemi të gëzuar që, tashmë, i kanë kthyer shpinën këtij manipuluesi antishqiptar e antiortodoks.

Antiortodoksizmi i z. Fatmir Cici ndoshta nuk do të ishte kaq shqetësues për një pjesë të shoqërisë shqiptare, qoftë edhe për një pjesë të vogël të saj, nëse do të kufizohej në një kuadër thjesht fetar nëse nën këtë maskë nuk do të fshihej një antishqiptarizëm i thellë, tashmë i dokumentuar. Nuk është rastësi që ky njeri u dëbua prej të gjithë shqiptarëve. U dëbua fillimisht edhe prej Dioqezës Shqiptare të Amerikës, drejtuesit e së cilës ishin të parët që e nxorën përjashta. Po ashtu, dëshmitë e të ndjerit Sejfi Protopapa dhe debatet e tij me këtë person (të cilat janë ende në internet dhe në shtypin e kohës) dhe kushdo mund t'i lexojë e të kuptojë se sa i padëshiruar është ky njeri në gjirin e shqiptarizmit. Në të njëjtën mënyrë u dëbua edhe nga të gjitha Kishat Ortodokse, me të cilat erdhi në kontakt ose bashkëpunoi për një farë kohe. U dëbua edhe nga OCA, pas një vendimi zyrtar të kësaj Kishe (shih The Orthodox Church, NOV/DEC 2006, pg 10: DEPOSED

CICI, The Rev. Foti, who was suspended, is deposed
from all sacred functions of the Holy Priesthood and
his name is removed from the ranks of clergy of
the Orthodox Church in America by the Holy Synod
of Bishops of the Orthodox Church in America/ October
25, 2006.)


Eshtë e qartë se z. Fatmir Cici është turpi i ortodoksisë botërore. Gjithsesi, problemi i tij nuk është vetëm Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, Kryepiskopi Anastas apo hierarkët dhe punonjësit e saj. Problemi i tij i vërtetë është mizantropia nga e cila është pushtuar. Nuk le njeri pa sharë, në kuptimin fizik dhe juridik. D.m.th. shan Kishën Orthodhokse, por edhe shqiptarët. Vini re në postimet e tij në social media si shan myslimanët në përgjithësi, jo individë të veçantë. Vini re si shan edhe bashkëfshatarët e tij kur bën fjalë për riparimin e çatisë së kishës së fshatit të tij, Nivicë Bubar.

Rishfaqet pas plot 15 vitesh heshtjeje të plotë, të cilat janë vitet që nga momenti që Kisha Ortodokse në Amerikë (OCA) e zhveshi nga prift e deri para pak kohësh, kur ky zotëri paraqitet përsëri si At Foti Cici, pa folur asnjëherë se ku shërben, kujt i shërben dhe kush e paguan.

Ky shpifës i paguar, i cili është më i urryer se një vrasës i paguar, akuzon gjithë të tjerët për skandale seksuale, për të kaluar imorale, etj., etj., në një kohë që ai vetë ka dalë nga burgjet e krimeve ordinere, pa guxuar ta pranojë këtë fakt publikisht. Etika e postimeve të tij, e frymëzuar dhe huazuar padyshim nga botimet pornografike, është provë e dukshme patologjike e gjendjes në të cilën ndodhet shëndeti i tij mendor. I vetmi ngushëllim për të mund të jetë fakti se edhe të marrët mund të hyjnë në histori. P.sh. Herostrati dogji Tempullin e Artemidës në Efes (një nga shtatë mrekullitë e botës) që ta shkruante historia. Atë që z. Fatmir Cici nuk ka kuptuar është se të marrët mund të hyjnë në histori, por nuk e bëjnë dot historinë, as nuk e shkruajnë dot atë.
 
Last edited:

GJIKSANA

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 7, 2019
Postime
3
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Fatmir Fotaq Foti Cici- keqbërës ordiner, spiun, apo të dyja bashkë?

Fenomeni "Fatmir (Foti) Cici", në kuptimin e ekzistencës së një organizmi të gjallë shumëqelizor, i cili eksitohet nga prania rreth tij e shoqërisë njerëzore, e një komuniteti apo e një individi, që merr frymë, jeton, vepron e përparon pa i marrë leje atij (këto fjalë janë në një farë mase perifrazim i një thënieje të famshme të të ndjerit Sejfi Protopapa për këtë person), përbën rast të veçantë për fushat e psikologjisë dhe psikiatrisë. Rast të veçantë përbën edhe intensiteti i shpërthimeve histerike dhe sasia e shkumëzimeve të tij sa herë që instinktet ziliqare, prej të cilave komandohet, e sinjalizojnë se Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, Kryepiskopi, hierarkia dhe anëtarët e saj ecin përpara, pavarësisht sulmeve dhe shpifjeve, që dëgjohen prej gojës së tij, por që në fakt burojnë nga faktorë të tjerë, të ndryshëm çdo herë, por gjithmonë po kaq keqdashës ndaj Kishës sonë. E themi dhe e rithemi se ky njeri, krejtësisht i pafaftë e tërësisht i paditur e i pashkolluar, por mbi të gjitha, i paralizuar deri në palcë nga dembelizmi i tij legjendar i tipit stambolljan, e ka të pamundur të sigurojë mbijetesën e vet në rrugë të ndershme, aq më tepër të përparojë në dije, në virtyt e në jetë shoqërore.

Z. Fatmir Cici u përball me jetën e vërtetë, me realitetin e ashpër të mbijetesës, kur i mbaruan dhrahmitë që merrte për shumë vite me radhë nga Ministria e jashtme e Greqisë, kur të gjithë ata që e ndihmonin e kuptuan më në fund se lajkat dhe sahanlëpirjet e tij ishin një mashtrim. E vetmja mundësi reale që i mbetej ishte të kthehej në Shqipëri e të ofronte edhe ai ndihmesën e tij në veprën e ringritjes së Kishës prej Kryepiskopit Anastas. Gjithsesi, kjo nuk mund të ishte një zgjidhje për të, sepse puna, për më tepër vështirësitë e jashtëzakonshme që ekzistonin atëherë Shqipëri, ishin në antitezë të plotë me mënyrën e jetesës dhe luksin që ai ëndërronte.

Instinkti i tij i mbijetesës mbizotëroi ndaj çdo lloji tjetër etike e morali njerëzor, larg çdo parimi e virtyti të krishterë, përtej traditave dhe zakoneve të vendit ku ishte rritur e edukuar, pse jo, edhe larg moralit të familjes nga rridhte. Në mënyrë që të hapte një portë të re mbijetese të rehatshme, shfrytëzoi zërat, kritikat dhe pakënaqësinë që dëgjoheshin e një pjese të diasporës shqiptare në SHBA kundër zgjedhjes së një shtetasi grek në drejtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. “Papritur e papandehur”, një ditë të bukur e plot diell, e shpalli veten të persekutuar prej Kryepiskopit Anastas për shkak të bindjeve të tij antigreke!!! Largimi i tij nga perspektiva e bashkëpunimit me Kishën e Shqipërisë dhe orientimi përtej oqeanit me këtë pretekst ishte qesharak edhe për faktin se ishte vetë Kryepiskopi Anastas që e dërgoi në Angli për të mësuar anglisht, gjë që i dha atij mundësinë të shkonte fillimisht në SHBA e më pas në Kanada. Lojërat e tij me Dioqezën e atjeshme Shqiptare, me krerët e nderuar të saj, me të ndjerin Sejfi Protopapa e plot të tjerë, janë të njohura për publikun. Siç e thamë edhe në postimin e parë, diaspora shqiptare ishte e para që i tregoi rrugën këtij shpifësi e ngatërrestari të sëmurë. Të mos harrojmë se në vitet kur ky njeri luftonte me tërbim Kryepiskopin Anastas dhe Dioqezën Shqiptare të Amerikës, fundamentalizmi islamik po shtrinte kthetrat e tij në gjithë Ballkanin postkomunist.

Erdhi dita që mbijetesa e tij, sipas kritereve që ai vetë kishte vendosur për kushtet e jetesës, nuk mund të sigurohej në mënyrë tjetër, përveçse të vishte raso. E vërteta është se ky vendim nuk përbënte kurrë prioritet për jetën e tij, edhe pse kishte premtuar shumë herë, si p.sh. para profesorëve të fakultetit teologjik në Athinë për të siguruar trajtim të veçantë gjatë provimeve, përpara Kryepiskopit Anastas që të siguronte letra rekomandimi për vazhdimin e dhënies së bursës nga Ministria e Jashtme e Greqisë etj. Rasoja që padenjësisht arriti të vishte, i rriti mjaft aksionet e veta në bursën e propagandës antiortodokse në Shqipëri. Duke u paraqitur si një prift erudit e patriot i zjarrtë, shtypi shqiptar i kohës, i financuar pa asnjë dyshim nga përkrahësit e kësaj propagande, i dhanë hapësirë të mjaftë këtij njeriu, i cili, në realitet, nuk është në gjendje as të shkruajë saktë emrin e tij. Ndërkohë, me profile të shumëfishta në internet, krijoi një atmosferë terrori kundër atyre pak besimtarëve që kishin mundësi në ato vite të kishin kompjuterin e tyre dhe një lidhje interneti (në Shqipëri operohej ende me lidhje dial up, me shpejtësi minimale, me shkëputje të shpeshta e vonesa të mërzitshme). Shumë shpejt, pas një sensibilizimi të gjithanshëm të besimtarëve orthodhoksë brenda dhe jashtë vendit, këtij shpifësi dhe ngatërrestari iu dha një përgjigje e fuqishme si në internet, ashtu edhe në shtypin shqiptar, jehona e së cilës vazhdon të dëgjohet deri sot, madje edhe në këtë Forum. OCA e dëboi nga radhët e veta dhe ia hoqi rason, ndërsa shtypi shqiptar, ose më saktë ato gazeta që e kishin promovuar këtë person në emër të luftës kundër Kryepiskopit Anastas, u turpëruan përjetë. “Heroi” i tyre u plasi para hundës si një flluskë sapuni.

Përpara se të kalojmë tek arsyet e rishfaqjes së këtij personi, pas plot 15 vitesh inekzistence absolute, le të sqarojmë me pak fjalë gënjeshtrën dhe mashtrimin mbi të cilin u ndërtua “fenomeni Fatmir (Foti) Cici”. Së pari, kalimi i kufirit me Greqinë si refugjat dhe paraqitja e tij përpara autoriteteve policore me një letërnjoftim me emrin “Foti” dhe jo Fatmir, siç e kishte në të vërtetë, si dhe me deklarimin se rridhte nga minoriteti grek. Së dyti, fshehja e faktit se ishte një ish i dënuar me pesë muaj burg për krime ordinere (plagosje personi me paramendim). Së treti, përqasja me qarqe vorioepirote, para të cilave deklaroi se ishte një ish i burgosur politik i regjimit komunist për shkak të bindjeve fetare dhe dëshirës që gjoja kishte shprehur për të studiuar për teologji. Së katërti, parregullsia ligjore në pranimin e tij në fakultetin teologjik të Athinës. Z. Fatmir Cici ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në Delvinë, shkollë e cila, sipas ligjit të atëhershëm, bazuar në kurrikulën e saj, lejonte vazhdimin e studimeve të larta vetëm në degët veterinari dhe agronomi. Për shkak të paqartësive që ekzistonin në atë periudhë (1991) dhe të mungesës së korrespodencës zyrtare mes dy ministrive të arsimit, z. Fatmir Cici nuk paraqiti kurrë një dokument të tillë. Pra, diploma e tij, është e pavlefshme. Së pesti, diploma e siguruar prej tij në fakultetin teologjik të Athinës është siguruar në rrugë të pandershme. Gjatë gjithë kohës ka kërkuar trajtim të veçantë në provime, nuk ka marrë kurrë pjesë në provime me shkrim për gjoja vështirësi në gjuhën greke, e mbi të gjitha, u ka kërkuar profesorëve ta ndihmojnë të kalojë provimet sepse kërkon të kthehet sa më parë në Shqipëri për të ndihmuar Kryepiskopin Anastas.

Kalojmë tek arsyet e rishfaqjes së këtij personi, pas një periudhe kaq të gjatë. Të theksojmë se periudha në të cilën ky person nuk është bërë i gjallë është mjaft e gjatë (2004 – 2019). Mosha e tij gjatë kësaj kohe është luhatur nga 36 në 51 vjeç. Bëhet fjalë për vitet më produktive të jetës së një njeriu dhe për gati gjysmën e viteve të punës që duhen për të fituar pension të plotë. Vërtet, a ka njeri që të mendojë se patriotizmi dhe besimi i një njeriu, i cili shkul faqet, bërtet e ngjiret se është gati të japë jetën për to, por për plot 15 vite nuk bëhet i gjallë, pastaj papritur shfaqet përsëri si gjykatës i të gjallëve e të vdekurve?

Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Ky njeri mungoi për një kohë kaq të gjatë sepse askush nuk mund t’i ngarkonte misione si ato të mëparshmet, pa pasur raso. Rasoja ishte dhe do të jetë e vetmja vlerë e këtij njeriu, me anë të së cilës mund të sigurojë treg pune dhe klientelë. Ndërkohë, ne e dimë tashmë se ai është zhveshur nga çdo detyrë e funksion nga Kisha Orthodhokse. Në momentin që jemi duke folur, nuk ekziston në asnjë organikë të asnjë Kishe Orthodhokse në botë. Pra, nuk mund të ketë raso. Nuk e dimë nëse ka xhybe, por raso nuk mund të ketë. Deri tani, megjithëse janë të shumtë ata që e kanë ftuar të thotë se cilës Kishe i përket, nuk guxon të përgjigjet. Personalisht, jam i bindur se rasoja e tij është “virtuale”, imagjinare, ashtu si dhe emri që përdor (At Foti).

Ky është mashtrimi i radhës i këtij supermashtruesi dhe shpifësi me pagesë. Vetëm se i ka bërë hesapet pa hanxhinë. Kutërbimi i atyre që e kanë ngarkuar me misionin e radhës është tepër i rëndë për të mos u nuhatur dhe tepër afër për të mos e kuptuar se cilët janë. Vetëm se kësaj radhe, kocka që pret si shpërblim, do t’i ngecet në grykë. Kohët kanë ndryshuar. Populli thotë se kjo është koha e maskarenjve, dhe kështu mund të jetë, por edhe ne prandaj jemi këtu: që t’u tregojmë vendin maskarenjve.
 
Last edited:
Top