• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Festa e Pashkëve, ja kuptimi i simbolikës së vezës së kuqe

Lina

Ujvare
Anëtar
Apr 19, 2019
Postime
104
Reaction score
0
Points
0
Location
Athine
Festa e Pashkëve, ja kuptimi i simbolikës së vezës së kuqe

Kur i referohemi festës së Pashkëve nuk mund të mos na shkojnë në mendje vezët e kuqe, buka e ëmbël, flaka e shenjtë, dhe mishi i qengjit.

Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit. Vezët lyhen të enjten e javës së Pashkës dhe thyhen të dielën, në meshën e madhe kur kremtohet ngjallja e Krishtit, besimtarët thyejnë vezët me njëri-tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.
Por vezët thyhen dhe këmbehen edhe në familje mes pjesëtarëve të saj. Ndërsa buka e pashkës, e cila ka shije te ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

Mbi të vendoset veza e kuqe një tjetër simbolikë është e kesaj feste është edhe marrja e flakës nga Tryeza e Shenjtë që iu jepet besimtarëve dhe simbolizon flakën që del çdo vit nga varri i Krishtit në Jeruzalem ditën e Pashkëve, flakë e cila merret dhe shpërndahet nëpër kisha të vendeve të ndryshme. Pjesë e tryezës së festimit të Pashkës është mishi i qengjit që simbolizon Jezu Krishtin, i cili u sakrifikua për mëkatet e njerëzve.

Atmosferën e Pashkës besimtarët e shprehin duke uruar “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, por ajo që shpreh më shumë frymën e periudhës së Pashkës është përshëndetja “Krishtit u ngjall” dhe si përgjigje ka “Vërtet u ngjall”.

Data e Pashkëve llogaritet në bazë të kalendarit hënor dhe kjo ndryshon sipas viteve. Për katolikët gjithmonë bie të dielën, sepse, sipas ungjijve, Jezu Krishti u ngrit ditën e parë pas të shtunës. Në veçanti, Pashkët bien të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të pranverës: duke qenë se pranvera fillon me ekuinoksin, më 21 mars, festa mund të bjerë midis 21 marsit dhe 25 prillit, varësisht nga viti.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
576
Points
113
Shume kane tentuar te kalojne permes zjarrit te ferrit dhe dihet qe vetem nje prej tyre ka mbijetuar. Ju e dini per ke e kam fjalen.

Simbolika e thyerjes se vezeve te kuqe eshte per te percjelle mesazhin se vetem nje VEZE eshte fituese.

Psh ne kete forum dy ngjyra te kuqe te theksuara perfaqesohen nga adminat e Forumit qe jane Esther dhe Mandi. Nje tjeter e kuqe e theksuar eshte edhe fustani i Yokos. Mund te fus ketu edhe Aniten (homo) qe eshte i skuqur nga prushi i dashurise.

Ne qofte se keta te katert ndeshen me njeri-tjetrin atehere ne fund do te shohim se cili eshte fitues! teasing-smiley-sticking-tongue-out-emoticon.gif





Adea
 
Top