• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Filluen Perplasjet ne mes te kryeministrit Albin Kurti dhe partnerit te koalicionit Isa Mustafa

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
Isa Mustafa: Reciprociteti ndaj Serbisë kompleks e me pasoja, Qeveria ta gjejë zgjidhjen




Arlena Krivenjeva
6 Shkurt 2020 13:09

Vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi, i lidhur ekskluzivisht me heqjen e taksës 100 për qind, është një nga sfidat kryesore që ka qeveria në krye me Albin Kurtin. Marrëveshja e koalicionit LVV – LDK, saktëson se kjo masë do të hiqet, për t’u zëvendësuar me reciprocitet të plotë politik dhe ekonomik ndaj Serbisë. Mirëpo, rruga drejt këtij procesi nuk po shihet me sy të njëjtë nga partnerët. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë për Gazetën Express se reciprociteti është shumë kompleks dhe me pasoja shumë dimensionale.
Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicionin, saktëson se tarifa 100 për qind e vendosur nga Qeveria Haradinaj do të hiqet, për t’u zëvendësuar me masë të reciprocitetit.
Për këtë ka folur vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke bërë të ditur se me Serbinë, qeveria do të vendos për reciprocitet të plotë politik dhe ekonomik.
Derisa Kurti u shpreh i bindur për parimin e reciprocitetit e tha se për këtë janë dakorduar me partnerin në qeveri, LDK këtë nuk po e sheh aq lehtë të realizueshme.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dje në një paraqitje para mediave tha se kjo çështje kërkon studim, e të njëjtin qëndrim e përsëriti pak më vonë edhe përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.
“Sa i përket zëvendësimit të tarifës me reciprocitet, është temë komplekse që kërkon studim edhe më të thellë edhe më gjithëpërfshirës sepse nuk është temë që prek jo vetëm punën e kryeministrit dhe qeverisë por edhe institucionet tjera që zbatojnë relacionet tregtare dhe ekonomike. Nuk mund të jap një përgjigje të saktë se kur mund të ndodhë. Kjo përgjigje mund të jepet nga ana e Qeverisë më mirë. Kjo kërkon më shumë studim dhe më shumë gjithë përfshirje para se të marrim vendimin final”, ka deklaruar dje Osmani.
Për këtë temë sot ka folur edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Isa Mustafa në një përgjigje për Gazetën Express të enjten ka thënë se dialogu e tarifa e vënë nga qeveria Haradinaj janë prej punëve të shumta që ka qeveria e re.
Mustafa thotë se me Lëvizjen Vetëvendosje janë dakorduar që tarifa të ndërlidhet me reciprocitetin, mirëpo, shton se kjo tashmë i mbetet qeverisë.
“Në fillim të kësaj jave është zgjedhur Qeveria, e cila para vetes ka shumë punë, përfshirë edhe dialogun por edhe tarifën e vënë nga Qeveria Haradinaj. Në programin qeverisës jemi pajtuar që tarifa të ndërlidhet me reciprocitetin. Kjo tani është çështje e qeverisë dhe unë do të kursehesha që në këtë fazë të them se si duhet të bëhet”, thotë Mustafa.
Shefi i LDK-së vlerëson se reciprociteti është kompleks dhe ka pasoja shumëdimensionale, e që qeveria duhet të gjejë rrugë më të mirë me të cilën pajtohen SHBA dhe Bashkimi Evropian.
“Por duhet të them se është shumë komplekse dhe me pasoja shumëdimensionale. Besoj që Qeveria mund ta gjejë rrugën më të mirë, të bashkërendis me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçmas me SHBA dhe BE”, ka deklaruar Isa Mustafa për Express.
Se a do të pajtoheshin apo jo me reciprocitetin nuk kanë dhënë qëndrim të qartë as në Bashkimin Evropian. Në një paraqitje para mediave, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se propozimin e ri të qeverisë Kurti do ta shqyrtojnë, duke përsëritur se është e rëndësishme që sa më shpejtë të rifillojë dialogu i lënë pezull.
Përderisa heqja e taksës mund të jetë një nga vendimet e para i qeverisë që udhëhiqet nga Albin Kurtin, për këtë të fundit veçse kanë filluar presionet nga opozita. Partitë opozitare janë duke kërkuar nga LV e LDK që masa të mos hiqet.
Mëngjesin e sotëm në drejtim të Kurtit ka nisur një letër Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i vendit. Në këtë letër publike, Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që tarifa të mos hiqet, në mënyrë që Serbisë të mos i lejohet fitimi i mbi 400 milionë eurove.
“Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”, shkruhet në letrën e Kurtit.
Me qëndrim të njëjtë për taksën u shpreh në seancën e të hënës edhe shefi i opozitës. Kadri Veseli i kërkoi llogari Kurtit për këtë temë.
Vështirë i realizueshëm reciprociteti po shihet edhe nga njohësit e çështjeve politike. Analisti Shkëlzen Maliqi ka deklaruar për Gazetën Express se nuk beson që mund të ketë realizim të plotë të reciprocitetit, pasi që ka gjëra që sipas tij nuk përputhen.
“Reciprociteti është një prej instrumenteve që nuk besoj që mund të realizohet në plotëni, ka gjëra që nuk përputhen, duhet të provohet të vendosen masa, nuk mund të parashikosh që këmbimi i mallrave do të jetë i nivelit të njëjtë. Këto pengesat që i vendos Serbia duhet të eliminohen, ose Kosova t’i bëjë të njëjtat, si p.sh për targat e automjeteve që ndonjëherë e pengojnë Kosovën që të jetë prezentë në tregun e Serbisë në mënyrë të barabartë, kjo është e kuptueshme si kërkesë, por, ka edhe kërkesa tjera, që i ka shtruar Albin Kurti si padia, por, që është vështirë e realizueshme”, thotë Maliqi.
Taksa 100 për qind është vendosur në nëntor të vitit 2018-të nga Qeveria në krye me Ramush Haradinaj. Që nga atëherë dialogu Prishtinë – Beograd është duke qëndruar pezull pasi që liderët e të dy shteteve nuk kanë pranuar që të ulen në tavolinë të bisedimeve.
Serbia ka kërkuar që të hiqet masa, ndërsa Kosova që Beogradi të njeh pavarësinë e vendit./GazetaExpress/
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,711
Reaction score
72
Points
48
Location
philadelphia
Plaku jugosllav me nje kembe ne varr, do ta mari edhe Kosoven me vete
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,909
Reaction score
709
Points
113
Si dy dosta, Haradinaj në një tavolinë më Mike Pompeon, në SHBA



Ramush Haradinaj ka qenë një tavolinë i ulur me sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo. Ata kanë diskutuar për disa minuta për gjendjen në Kosovë në Lutjet e Mëngjesit, në SHBA.
Haradinaj ka thënë se e ka siguruar Pompeon se Kosovë ndan me Amerikën sistemin e vlerave të demokracisë.
“I nderuar që gjatë Lutjeve të Mëngjesit të ndaj tavolinën me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.
Me sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë. Kosova, ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.
Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA-ja përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë.
Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/
__________________________________________
____________________________________
Per taksen pyetet vetem trimi ne lufte e trimi ne paqe (shkelqesia e tij, Ramush Haradinaj) dhe USA.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,484
Reaction score
887
Points
113
Bash qashtu, ky shoku i dhapit nga furoja siper me te cilin kane qene bashke ne Krumovec :D ta shtrengoje mire shkopin kerrulke, se mos i rreshqet ne bore kete dimer edhe behet tamam gollum pamje. :LOL:

Treni hiku, ky veç mund ta mbaje bileten ne xhep ``fumato``
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48



Veseli reagon për taksën: Qeveria e re të mos dorëzohet para Serbisë
06 shkurt 15:16

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndihet i shqetësuar për ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe.


Sipas tij, Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën.
“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t`iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë, përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, ka shkruar Veseli
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
LDK-ja pro marrëveshjes, aktivistët e VV-së dalin kundër
14/02/2020




Marrëveshja e arritur mes Kosovës e Serbisë për hekurudhat dhe autostradat duket se ka përçarë koalicionin qeverisës LDK-VV.
Dy zyrtarë të lartë të LDK-së, tashmë kanë përshëndetur këtë marrëveshje. Përveç, Skënder Hysenit, marrëveshjen e ka përshëndetur edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se çdo marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë, çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur.
“Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur.
Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, aktivisti i VV-së, Donik Sallova, i cili kohën e fundit ka këshilluar kryeministrin Albin Kurti, ka dal kundër kësaj marrëveshjeje.
“Nënshkrimi i marrëveshjes nga dy drejtorët e Transportit dhe Infrastruktures të Kosovës me Marko Gjuriqin (drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën e Metohinë) e jo me homologet e tyre përkatës të transportit dhe infrastrukturës së Serbisë, e bën plotësisht të duket këtë akt si marrëveshje ndërmjet “autoriteteve përkatëse krahinore” dhe shefit të qeverisë serbe për krahinën!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, në rastin më pak të volitshëm kjo marrëveshje do duhej nënshkruar në mes homologëve drejtorë të transportit dhe infrastrukturës të të dyja vendeve, ndërsa rëndom si marrëveshje mes dy shteteve do duhej nënshkruar nga krerët politik të dikasterit të transportit e infrastrukturës, pra Ministrat!
“Homo-kompromisusi Thaçi do bëj çdo kompromis të mundshëm për të mbijetuar edhe ndonjë ditë në politikë!”, ka shkuar ai.
Edhe me tutje ndaj kësaj marrëveshje nuk ka reaguar kryeministri, Albin Kurti, i cili është nisë për Mynih të Gjermanisë.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
Dallime mes partnerëve: Kurti kritikon marrëveshjet me Serbinë në Munih, ministrat e LDK’së i mirëpresin




Gazeta Express
14 Shkurt 2020 23:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për marrëveshjet e nënshkruara sot në Munih, mes Kosovës e Serbisë.
Sot, me ndërmjetësimin amerikan, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje fillestare, atë për hekurudhat dhe atë për autostradat.
“Sot në Munih janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, ka shkruar Kurti.
Në praninë e dy presidentëve, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë, marrëveshjet janë nënshkruar nga Xhemë Veseli, drejtor i Transportit rrugor, dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës rrugore.
Kurti thotë se ky proces duhej të ishte transparent.
Por, për dallim nga Kurti, marrëveshjet e sotme në Munih i kanë përshendetur zyrtarët më të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partnere në qeverisje e Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit.
Marrëveshjet i ka përshendetur zëvendësi i Kurtit në qeveri, njëherësh zyrtar i lartë i LDK’së, Avdullah Hoti, dhe ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu.
Veliu ka shkruar në Facebook se roli i SHBA-së në dialog është i domosdoshëm.
Ai thotë se çdo marrëveshje e arritur në mes të dy vendeve është e mirëpritur.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,909
Reaction score
709
Points
113
agim veliu dhe ky Al avdulahhhh pederi kane me pas probleme serioze me kadri veselin qe eshte kunder heqjes se takses :
"Veseli reagon për taksën: Qeveria e re të mos dorëzohet para Serbisë".
Mire eshte kjo mbeshtetje per qeverine e re qe drejton Albin KURTI. As Albini nuk dorezohet para serbise se s'ka kush e shantazhon : e ka zgjedh sovrani.
Tek e fundit, ato fare paçavurash te nenshkruara nga do fare legenash ne bodrumet e haŠim gabeloviĊit nuk kane kurfare vlere legale. Nje gazete e Gjermanise shkrojti dje se hashime maxhupja qe po ben llojlloj marifetesh te fshehta bodrumeske s'mundet me i shpetue tribunalit te vuçiçit me seli ne hage. Keto gazetat e Gjermanise jane te informuara drejteperdrejte nga ky tribunal i themeluar nga hashim gabeli, edi rama dhe vuçiçi qe ka pas per qellim zhberjen e shtetit te Kosoves. Gjermania i ka ato informata sepse Gjermania e financon teresisht gjykaten e vuçkes, e me pare edhe Xheneti munet me u ble !
 
Last edited:

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
haŠim gabeloviĊit hashime maxhupja
a din me na tregue se a ke ndonji postim qe i ke me disa mijra postime qe nuk e ke sha Presidentin e Republikes se Kosoves Themeluesin e UÇK-se Drejtorin politik te UÇK-se Ate qe e shpalli Pavarsin e Republiken e Kosoves ma te madhin e Shqiptarve te Kosoves Hashim Thaçin. perpos qe ket e din qdo nieri qe vetem nji postim tanin e lexon se e urreni me zemer shpiert e famile siq ini krejt vetem qe ju ka lan familjarisht jetima ua ka niek miqt shokt te afermit e juaj serbo-çetniket a keni tjeter arsye se kjo eshte e vertet shifet qe kurr nuk muni me e hek serbin nga zemra a e ke pa gjithmon i cek vetem siq e thon e lexoin serbet TACI e jo Thaçi plus me ç te serbve dhe HASIM e jo shqip Hashim e dim qe tiera arsye nuk kie por te ngushlloim per shkiet e juaj se per bes e zot per 700.000.000 vite ntu kan kthye ma kurrrrr e pajto me realitetin nese mendon me i kthye thmin ne Kosove ndonihere se azili kanihere te ban rezil si ty psh.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
Jo veç me Thaçin, Kurti në Gjermani nuk u koordinua as me zëvendësin e tij në Qeveri
Jo veç me Thaçin, Kurti në Gjermani nuk u koordinua as me zëvendësin e tij në Qeveri

Aktuale February 15, 2020 - 20:55
Kurti po del se ka telashe edhe në bashkrendim me pjesën tjetër të ekipit kosovar që gjendet në Mynih




Derisa ai po i kritikon ata që i nënshkruan marrëveshjet e djeshme, vartësi i tij, Avdullah Hoti u zotua për zbatimin e tyre.


Kurti dhe presidenti Thaçi nuk u morën vesh as para nënshkrimit të marrëveshjeve në Mynih.


Mirëpo kësi qëndrime nuk po shfaq zëvendësi i tij, Avdullah Hoti.


 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,909
Reaction score
709
Points
113
avdullah hoti asht nje redep shkavell qe as qyrrat s'din me i fshi! Qenef njeri, siç do thonte i madhi Ramush Haradinaj.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
avdullah hoti asht nje redep shkavell qe as qyrrat s'din me i fshi! Qenef njeri, siç do thonte i madhi Ramush Haradinaj.
e pse po qeverisni me jerz qenefa pra edhe 4 muej rresht i keni lut keta qenefa me ba koalicion edhe ne fund ja u lat qeverin me e udheheq kryeqenefi agimveliu si thue tash a
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
Pas prishjes së koalicionit mes VV-LDK në Prizren, PDK-ja bëhet forca e parë


February 14, 2020







Me 7 asamblistë ka mbetur Vetëvendosja në Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas prishjes së koalicionit me LDK-në.
Përkundër kësaj, LDK-ja thotë se nuk e përjashton mundësinë e negociatave me VV-në që bashkë të qeverisin sërish me komunën.

Megjithatë, Haziz Hodaj thotë se gjithçka varet nga VV-ja, pasi, shton ai, i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre, raporton KTV.
Hodaj ka shtuar se për sa i përket zgjedhjes së kryesuesit, ata do të kërkojnë sqarime nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, rreth legjitimitetit të këtij vendimi.
PDK-ja në këtë komunë, që ka më së shumti asamblistë, e tani edhe kryesuesin e Kuvendit, ka thënë se nuk do ta bllokojë punën e tij.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë një konference për media të enjten, ka njoftuar se ka prishur koalicionin me LDK-në për arsye se anëtarë të kësaj të fundit nuk kanë marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e kryesuesit, e, për rrjedhojë, nuk kanë përkrahur kandidatin e LVV-së për këtë pozitë.
 
Top