• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjeti më Zotin Hirësia e Tij, Kryepeshkopi Nikon

Albo

Shpirt Shqiptari
Anëtar
Feb 28, 2013
Postime
28
Reaction score
0
Points
0
Location
Philadelphia
FJETI MË ZOTIN HIRËSIA E TIJ, NIKONI, KRYEPISKOP (MITROPOLIT) I BOSTONIT, I NEW ENGLAND DHE I KRYEDIOQEZËS SHQIPTARE NË SHBA



Në datën 1 shtator 2019 fjeti më Zotin Hirësia e Tij, Nikoni, Kryepiskop (Mitropolit) i Bostonit, i New England dhe i Kryedioqezës Shqiptare në SHBA.


Lindi në vitin 1945 në Nju Jork, në një familje të përkushtuar orthodhokse me origjinë shqiptare, me shumë kontribute për Kishën. Përfundoi studimet në Seminarin e Shën Vladimirit më 1966 dhe u dorëzua dhjakon e më pas në prift në vitin 1969. Ai shërbeu me devotshmëri për shumë vjet në dy kisha të Kryedioqezës Shqiptare, në kishën e Shën Nikollës, në Southbridge, Massachusetts, dhe në kishën e Shën Thomait, në Farmington Hills, Michigan.


Në maj të vitit 2002, u dorëzua Episkop i Baltimorës dhe ndihmës i Mitropolitit Theodhos.

Në vitin 2003 u caktua Episkop i Kryedioqezës Shqiptare të OCA, dhe në tetor të vitit 2003 Sinodi i kësaj kishe e zgjodhi Episkop të Bostonit. Ai shërbeu edhe si administrator i dioqezës së New England. Në vitin 2005 mori nga Mitropoliti Herman titullin Episkop i Bostonit, i New England dhe i Kryedioqezës Shqiptare.

Në maj të vitit 2012 u ngrit në rangun e Kryepiskopit (Mitropolit).

Kryepiskopi (Mitropoliti) Nikon i ruajti gjithmonë të forta lidhjet me origjinën e tij. Familja e tij ishte nga Boboshtica e Korçës dhe i vëllai, atë Artur Liolini, është Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare në Boston.

Të dy bashkë, atë Artur Liolin dhe Hirësi Nikoni, mirëpritën Kryepiskopin e Tiranës dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Anastas, me rastin e 100-vjetorit të Kishës së Shën Gjergjit në Boston. Ata janë shprehur shpesh herë në media për arritjet e pakrahasueshme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Primatit të saj, Kryepiskopit Anastas. Hirësia e Tij Nikoni ishte i pranishëm në Hapjen e Dyerve (2012) dhe në Përurimin/Shenjtërimin (2014) e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, kur bëri edhe disa vizita, si në Manastirin e Shën Vlashit etj.

I përjetshëm kujtimi!

KOASH
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,526
Reaction score
130
Points
63
At Liolin esht pare dhe ndjere si Shqiptar, per vellan e tij, Nikon. esht her e pare qe degjoj, sherbestar I Zotit. RIP.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
582
Points
113
Protestoj

Titulli i fillit te diskutimit eshte traumatizues!


Adea
 
Top