• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fragmentet me te bukura te librave !

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,915
Reaction score
43
Points
48
Location
Diktatrojska
Harku i Triumfit - nga - Erih Maria Remark

Jemi shkulur nga te gjitha dhe na kane mbetur vetem zemrat tona. Une isha gjer ne hene dhe u ktheva serish. Dhe ti je ketu dhe ti je jeta. Mos pyet me gjate. Me shume te fshehta ka ne floket e tu se sa ne mijra pyetje. Ketu para nesh shtrihet nata, disa ore, por edhe nje pafundesi e tere, gjersa te vije mengjesi te trokase ne dritare. Qe njerzit dashurohen, kjo eshte gjitheckaja; eshte cudia vete dhe njekohesisht gjeja me e natyrshme qe egziston....
kete e ndjeva sonte kur nata u shkri ne nje peme plote buleza dhe kur era kundermonte arome manash. Dhe pa dashurine njeriu eshte vetem nje kufome e ardhur me leje, s'eshte gje tjeter vecse disa data dhe nje emer i rastit... dhe do te ishte me mire sikur te vdiste fare.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,915
Reaction score
43
Points
48
Location
Diktatrojska
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Pjese e shkeputur nga "Lufta edhe Paqja" e Tolstoit

"Dashuria? Cfare eshte dashuria?" mendoi. " Dashuria i ve gardhe vdekjes. Dashuria eshte jete. Gjithçka, gjithçka qe une kuptoj, e kuptoj vetem sepse dashuroj. Gjithçka eshte e kufizuar vetem nga dashuria. Dashuria eshte Zoti, dhe te vdesesh do te thote per mua , nje grimce dashurie te kthehet mbrapsht tek origjina universale edhe e perjetshme e dashurise."


 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,915
Reaction score
43
Points
48
Location
Diktatrojska
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Shpirti im, qielli im i dashur - nga libri "Thuaj qe me dashuron" i Remarkut. (Letra te Remarkut shkruar Marlene Ditrich)

Ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone:shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur.

Une,kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe.
Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle:

A s'eshte e vertete qe fati
po na bashkon?
A nuk po na lidh
ai per jete?
Ah, dhe ne kohet qe
shkojne,
nuk di, ti je motra a
nusja ime?
Ti njeh me imtesi
cdo pjese te qenies sime,
Ti
ndjen tek une dhe nervin me te
holle, ti lexon cdo gje ne
shikimin tim,
me syrin tend hyn
ne brendesine time
Hyn ne
gjakun tim te ngrohte qe rrjedh
ne deje
dhe ecen si i cmendur
ne drejtimin tend
e qe me
krahet e tua prej engjelli gjoksin
tim sheron .

Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu?
Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk
mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dike drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshem mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy , e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise.

E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une.

E di?... Une jam nje pasqyre qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vetja me duket si nje merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te te kape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qef ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .

E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty , e pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet.

Me duaj!
Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron.
Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt.
Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,915
Reaction score
43
Points
48
Location
Diktatrojska
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Erich Maria Remarque - Pjese nga libri ''Thuame se me dashuron!''


E dashura ime, mora prej teje nje leter qe me ka lumturuar.
Ne te thuhet cdo gje qe nje njeri mund ti thote nje tjetri e sidomos thuhen ato qe vetem ti mund te m'i thuash. Secili nga ne eshte bere tashme aq shume fat i tjetrit saqe fjalet mund te shkojne ketu fare pak. E prapseprape çdo here çuditem pa mase dhe jo per gje, por nga fakti qe ne nje kohe te rremujes se madhe, dy jete kaq te ndryshme qe kishin bere aq e aq kerkime qe shpesh hiqni dore nga keto kerkime, u bashkuan kokerr per kokerr.

Sa ngrohtesi te pashpenzuar kam ende ne veten time, kjo ngrohtesi eshte aq e madhe, sa mund te mbaje brenda zemra ime. Eshte e çuditshme si u kthye çdo gje ne dashuri. Si ndodhi qe shume gjera qe gjithe jeten i kam urryer, u bene te rendesishme e terheqese e te tjera gjera qe me pare i lakmoja e i kerkoja, u zhyten ne harrese.

E ç'mund te jete me i mrekullueshem se zakoni, me e deshirueshme se shpresa, çfare mund te lumturoje me teper se perputhja e plote e ndjenjave tona.

Si ka mundesi qe per mua cdo gje qe ekziston ne kete bote, ndriçohet nga keto rreze, te nje ndjenjesie te pa fund! Sa larg e pa vlere duket tani shkelqimi i rreme i aventurave, shqetesimet, prirja feminore per te prishur, shpenzim te parave pa kriter e harrese.
Nuk dua te harroj me, por te kujtoj qe te mbledh sa me shume per ne te dy.

Ti je kupe, je zemer e hapur per te tjeret, ti qe je gjithmone e gatshme. Une te dua dhe çdo gje tek une rritet e turret prape drejt teje.
Era fryn e lekund kallinjte qe feshferinje si krahe te medhenje. Perqafome fort e dashur, perqafome sepse nganjehere me kaplon frika nga gjeresia e plotesia e ndjenjave, aq te reja jane ato per mua. Mund te mendosh se malli i ngarkuar eshte me i rende se vete anija dhe se tani po i con era ne det te hapur.

Kjo eshte nje frike e kote dhe ne pergjithesi nuk eshte fare frike, vetem se eshte grumbulluar aq shume dashuri, saqe mbremjeve me erren syte e cdo gje mbullohet me hije; ja , pra, sa shume perulem e gjunjezohem para asaj qe ndjej.

Kjo eshte pjekuria e stines se veres qe ka mbjelle lulezimin, megjithese askush nuk ka mbjelle asgje, kjo eshte nje vere me bime te egra e nje dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e forte e jetes, lule qe ka qendruar shume kohe e vetmuar...
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
5,847
Reaction score
75
Points
48
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Idioti-Dostojevskij

"Se edhe kur me sajdisin, edhe kur tregohen dashamire nuk e di pse nuk s'e ndiej veten mire, gezohem kur me jepet rasti te largohem."

"Me quajne idiot disa, s'di perse, se une vertet kam qene i semure dhe atehere, ndoshta, dhe ngjaja me nje idiot, po tani si mund te me quash idiot, kur une vete e di fort mire qe nuk jam idiot. Rri e them me vete: "Ja, me mbajne per idiot, kurse une jam i mençur e atyre kjo as ne mendje nuk u shkon..."


"Qe te kerkoj ndjese?...E perse, valle, me shkrepi ne mendje qe ju jeni idiot! Ju vini re ca gjera qe te tjeret kurre nuk i vene dot re. Se me ju ta ka enda te bisedosh, por... e mira e te mirave eshte te heshtesh!"
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,915
Reaction score
43
Points
48
Location
Diktatrojska
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

"Letra" - Franc Kafka

E dashur,

Më duhet të të shkruaj me vijëza bojëkafe, se përsëri më kanë marrë bojën, dhe lapsi i dashuruar mbas teje po më grish.
E dashur, e dashur,
Sa bukur është kur moti i verës vjen mu në zemër të vjeshtës, sa mirë!
Sepse do ishte shumë e vështirë t'i bëja ballë ndërrimit të stinëve, kur ato nuk kanë të njëjtën peshë në zemrën time.
E dashur, dita ime fillon me dimër, por kur kthehem në mbrëmje në dhomë dhe letra jote është aty, unë gjarpëroj në rreshtat e shkruar prej teje, tretem aty si një rruginë fushore në pyllin e dendur.
Humbas gjurmët e kthimit, por prapë nuk kam frikë.
Nuk është më dimër...

Kështu dua të mbarojë çdo ditë e imja.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,792
Reaction score
1,107
Points
113
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Nga Remarku,por jo ne libra:
Vetem kur je i sigurte qe niperit dhe mbesat do ecin perpara,atehere te behet e qarte qe i ke edukuar per se mbari(mire)
PS: se e kemi si tradite.....
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
5,847
Reaction score
75
Points
48
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Remark..
Vetmia kerkon shokun e saj papyetur se cili eshte ai. Kush nuk e ka provuar kete nuk ka qene kurre i vetmuar, por thjesht vetem.

Njeriu pa dashuri si kufume qe shkon me leje..Tre shoket.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,915
Reaction score
43
Points
48
Location
Diktatrojska
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Tani puhiza ish e fresket dhe varka shkonte perpara me shpejtesi. Ai veshtronte vetem pjesen e perparme te peshkut dhe zuri te kete shprese.

"Eshte marrezi te humbesh shpresen", mendoi. "Jo vetem,por besoj se eshte mekat. Mos mendo per mekatin. Ka mjaft probleme te tjera pervec mekatit. Te them te drejten s'kuptoj shume nga mekatet."

"Nuk i kuptoj dhe nuk jam i sigurt ne i besoj. Mos bera mekat qe vrava peshk un? Besoj se bera mekat, ndonese kete e bera per te mos vdekur nga uria dhe per te ushqyer me te shume njerez. Ne eshte keshtu, atehere cdo gje eshte mekat. Tani eshte teper vone qe te mendosh per gjera te tilla, me mekatet le te merren ata qe paguhen per kete pune.

********

Ti ke lindur per te qene peshkatar, ashtu sic ka qene dhe i ati i Di Maxhios te madh"

Por i pelqente te mendonte per te gjitha, midis te cilave ishte kredhur dhe, me qe s'kishte c'te lexonte e as radio, mendonte per shume gjera duke perfshire ketu dhe mekatin. "Ti se vrave peshkun per t'ua shitur te tjereve dhe per te jetuar", mendoi ai. " Ti e vrave nga kryelartesia dhe sepse je peshkatar. Ti e doje kete peshk kur ishte i gjalle, edhe tani e do. Kur e do dike, s'eshte mekat ne e vrafsh. Apo ndofta eshte nje mekat edhe me i madh?"

- Si shume mendon o plak, - tha me ze te larte.

"Por ti e vrave me kenaqesi dentuson", mendoi "Edhe ai si ti , ushqehet me peshq. Ai nuk ha vetem kermat e nuk eshte vetem nje bark i pabgopur si shume peshkaqene te tjere. Ai eshte nje kafshe e bukur dhe fisnike qe s'di se c'ishte frika".

- Une e vrava per tu mbrojtur, - tha plaku me ze te larte. - Dhe e vrava me zotesi te madhe.

Pervec kesaj, mendoi, "qofte keshtu, qofte ashtu, s`ka gje te mos vrase dicka. Peshkimi me vret mua po ashtu sic me mban gjalle. Djali, me mban gjalle mua. Mos te te genjej mendja shume, o plak".

U perkul ne buze te varkes dhe keputi nga peshku nje cop mish ne ate vend ku e kishte kafshuar peshkaqeni. E pertypi mishin duke cmuar cilesine dhe shijen e tij. E pertypi dhe vuri re se mishi ishte i mire dhe i shijshem. Ishte i forte e me leng, si mishi, por s'ishte i kuq. Ai nuk ishte fije fije e plaku e dinte se ne treg do ta paguanin cmimin me te larte. Por eren e tij e merte me vete, deri larg dhe plaku s'kish si ta pengonte kete.. E kuptoi se do ta kishte punen pisk.

Era s'kishte pushuar. Ajo frynte me shume nga ana e veri-lindjes dhe kjo do te thoshte se ajo nuk do te pushonte. Plaku veshtronte larg por nuk shidte as pelhura, as tym as anije. vetem peshqit fluturues ngriheshin nga deti dhe fluturonin nga te dyja anet e najes se varkes e aty ketu verdhonin leshteriket e golfit. Nuk kishte as edhe nje zog.

Kish dy ore qe lundronte, i shtrire ne kicin e varkes dhe pertypte ndonjeher mishin e peshkut dhe duke u munduar qe te clodhej per te marre forca te reja, kur pa nje nga dy peshkaqenet.

- Oj, - tha me ze te larte. - S'ka perkthim per kete fjale dhe mund te jete ndoshta si zhurma qe mund te bej njeriu, pa dashur, kur ndjen qe i futet ne derrase gozhdoqe ia shpom pellemben tejpertej.

- Galamos, - tha me ze te larte. Kishte pare fleten e dyte qe dilte nga uji pas te pares dhe i kishte dalluar peshkaqenet hundeshtypur si nga fleta e murrme trikendeshe dhe nga levizjet fshirese te bishtit. Ata kishin ndjere eren e peshkut. ishin turbulluar dhe, te uritur sic ishin, here e humbisnin e here e gjenin kete ere qe i dehte. Sidoqofte, sa vinin e po afroheshin.

Plaku e lidhi pelhuren, ne menyre qe te mos e zinte era dhe i vuri pyken timonit qe te mos leviste. Pastaj ngriti lopaten, ku kishte lidhur thiken. E ngriti me shume mundim, ngaqe i dhimbnin duart shume. I shtrengoi dhe i hapi qe te cmpiheshin pak. Pastaj e kapi lopaten me fort, keshtu qe duart ta ndienin tere dhimbjen pernjehere dhe te mos i benin bisht punes dhe ziri ti veshtronte peshkaqenet qe po afroheshin. shikonte koken e tyre me ate hunde petashuqe dhe te shtypur dhe fletet e medha te kraharorit me nga nje vije te bardhe anes. Keta ishin peshkaqenet me te urryer, qe qelbeshin, po aq kembengrenes sa edhe vrases, dhe kur i mer uria, ata kafshojne lopaten dhe timonin e varkes. Keta peshkaqene kafshojne kembet e breshkave, kur keto flene ne faqen e detit dhe, kur jane shume te uritur, i versulen dhe njeriut, megjithese ky nuk mban ere gjaku apo jarg peshku.

******
- Oj, - tha plaku, - Pa ejani, halamos!

Dhe ata erdhen. Por nuk erdhen ashtu sic kishte ardhur dendusoja. Njeri u kthye dhe u zhduk poshte varkes dhe plaku ndieu se u drodh varka, kur peshkaqeni kafshoi peshkun. Tjetri veshtronte plakun me ata sy te vegjel dhe te verdhe, pastaj hapi gojen ne forme rrethi dhe iu versul peshkut atje ku e kishte kafshuar denduso. Plaku e shihte mire vijen qe fillonte nga maja e kokes ngjyre kafe dhe shkonte ne kurris, atje ku truri pashkohej me palcen e kurrizit dhe e goditi me thiken qe ishte lidhur te lopata, pikerisht ne ate vend, pastaj e nxori thiken perseri dhe e nguli te syte e vegjel dhe tze verdhe si te masces, te peshkaqenit..

Peshkaqeni qe ishte duke dhene shpirt u shkeput nga peshku dhe rreshqiti poshte.

Varka dridhej ende nga goditjet e peshkaqenit qe hante peshkun brenda ne uje dhe plaku, duke leshuar pelhuren, e la varka te kthehej menjane, keshtu qe ta linte peshkaqenin ta dilte mbi uje. Kur pa, u berkul ne buzet e varkes dhe ia nguli thiken. Ai goditi vetem mishin, por lekura e trashe e peshkaqenin nuk e la thiken te futej thelle. Plaku e goditi peshkaqenin kaq forte sa i dhemben jo vetem duart,por edhe shpatullat. Por peshkaqeni nxori koken nga uji dhe plaku e goditi mu ne mes te kokes petashuqe, kur hunda doli nga uji qe te kafshonte mishin. E nxori thiken dhe e futi per here te dyte, po ne ate vend. Peshkaqeni kishte shtrenguar fort nofullat dhe i qe kacavjerre peshkut. Plaku ia nguli thiken ne syrin e majte. Peshkaqeni s'i shqitej peshkut.

- Ashtu? - tha plaku dhe ia nguli thiken ne mes te trurit dhe unazave te kurrizit. Tani kjo gje s'ishte e veshtire dhe ndieu se thika preu kercin. Plaku ktheu lopaten nga ana tjeter dhe iu futi peshkaqenit ne goje, qe t'ia hapte nofullat. E rrotulloi lopaten dhe kur peshkaqeni u shkeput nga peshku tha:

- Shko poshte, galanos. Shko poshte nje milje Shko se e gjen atje shokun. Apo mos ishte nena jote?.

Fshiu faqen e thikes dhe e la lopaten ne varke. Pastaj rregulloi pelhuren dhe, kur ajo gufoi nga era, e ktheu varken ne drejtimin e meparshem

- Ata kane mare me vete sigurisht nje te katerten e peshkut, madje edhe mishin me te mire, - tha plaku me ze te larte.

- Sa mire do te qe sikur kjo te ishte vetem nje enderr dhe mos e kisha zene kete peshk! Keq me vjen e peshk qe na ngjau kjo gje. Na prishi shume pune

Plaku pushoi; ai nuk kishte qejf te veshtronte peshkun tani. Ngjyra e tij i shembellente ngjyres se amalgamit me te cilen mbulojme pasqyren, por vijat e tij dukeshin ende.

- S'duhej te shkoja kaq larg ne det peshk. - tha plaku

- Keq me doli, edhe mua edhe ty. Keq me vjen shume, o peshk...........
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,915
Reaction score
43
Points
48
Location
Diktatrojska
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Thuame se me dashuron - E. M. Remarque

Sot ne mengjes mbollem lulebore. dielli shkelqente, frynte nje ere e lehte e liqeni dukej si nje tepsi argjendi. Rrija ne kembe e dashur dhe shikoja: cdo gje me dukej ndryshe nga vitet e meparshme. Cdo gje ishte krejt ndryshe.Cdo gje qe shihja, me emociononte e me mbushte me lumturi e ndroje e kjo per shkak se ti je e pranishme ne cdo mendim timin. Cdo cast zhvilloj biseda te pafund me vete, si bie fjala, me zbukurimet kineze prej bronxi te lara me platin, me maska femerore egjiptiane nga El-Fajumi, me qilimat, e kuptohet, me ty vazhdimisht me ty.
per mua cdo dite eshte e veçante, secila sjell diçka te re, ndersa mbremjeve, kur shtyj menjane doreshkrimin, mendoj se do isha pak me afer e me i ngjashem me ty e se ti mbase do te gezoheshe, po qe edhe kete dite do ta maskoje me ditet tona te tjera te perbashketa.
Nganjehere trishtohem kur shoh gjithe keto gjera te bukura e them: Ku jane udhetimet tona me taksi, restorantet dhe dhomat ne hotele ? Ti ke nje shtepi me mure te bardha e te qeta, me perde te renda e zambake. Shtepi kam edhe une nuk do te kishte qene keq te banonim ne te, por, te them te drejten , çfare nuk do te jepja per nje nate ne "Prend de Gal".
Ndersa pikerisht mendoj se sa pak kohe kemi ne dispozicion. Diku s'e mbaj mend se ku, gjeta nje vjershe timen ku thuhet: "Puthme, se shpejti vjen mbremja, shpejt do te lulezoj nje dite e re e po ashtu shpejt do te vyshket...
Sot ne mengjes isha tamam si i paralizuar nga malli per ty. Me dukej se nuk isha i zoti te drejtoja duart, aq i kisha shtrenguar e mbledhur qe te te perqafoja. Isha ne nje gjendje te tilla saqe me dukej se duart dhe gjoksi do te me pellcisnin e do te shperthente gjaku. Pastaj mora qente e u ngjita lart ne kodrat ne rrugen qe eshte nga koha e Romakeve.

Ajo u vjen rrotull kodrave e nderkohe qe ne po ngjiteshim lart duke na u mare fryma, nga siper nga nen debora qe ka filluar te shkrije, u shkeput nje gure i madh sa trupi im, e mbasi na kaloi fare prane, u rrokullis poshte ne lugine. E kur ktheva te shikoj poshte se mos kush e di goditi njeri e pastaj u drejtova ne kembe, m'u duk, e dashur, sikur po shkrihesha si debora ne diell, dashuria me rridhte ne cdo pore te trupit. Qendroja me pallton time te mbulluar me debore me kindat e hapur e pothuajse u qerrova, kaq pak gjera arrita te shoh, ndersa po shkrija e po shkrija nga dashuria.

Eshte ora pese e mengjesit. Qe prapa maleve shfaqet drita e gjelber e agimit, ndersa drita e llampes po zbehet duke u bere gjithmone e me e verdhe. Ne qiell ka mbetur e ndritshme vetem Aferdita. Ndriçimi i saj eshte aq i forte saqe formon nje rrugice ne siperfaqen ngjyre gri te liqenit te ngrire.
Mbarova eshe nje kapitull te doreshkrimit e pikerisht skenen e lindjes se femijes ne dhomen e hotelit, e nderkohe me dore te lodhur po vazhdoj te shkruaj kete leter. E kam koken fare te kthjellet e vetem dora me eshte lodhur nga te shkruarit. Jam shume i ri, kam nje te dashur e jam i mbushur plot me shpresa... Dremitja e dites mbaroi, edhe monologu i heshtur u krye, jam i lumtur e fatkeq, jam i merzitur e i gezuar, jam tetedhjete e tetembedhjete vjeç, jam filozof e endrrimtar, cinik e romantik, e pikerisht ne kete çast jam thjesht i ri, kam nje te dashur dhe besoj se me te do te shihem prape.
Kam nje te dashur e dikur ne kohet e harruara ajo lau koken ne banjen time e pastaj une i kreha floket deri sa iu thane, e pastaj ne fjetem ne dhomen e mbushur me krinzatema e sa here qe zgjoheshim, ngjyra e petaleve ishte ndryshe. Vinte nata e ne ndonjehere zgjoheshim, po jo krejt. Ne vetem sa preknim njeri-tjetrin e vetem duart gjalleroheshin per fare pak kohe, ndiheshim aq te afert e peshperisnim te pergjumur : "o ti e dashur" dhe " ta dish sa te dua" dhe " nuk dua me te rri larg teje"...
Nuk dua te rri me kurre pa ty, o goje e fytyres sime, frymemarje ne qafen time, nuk dua te rri me kurre larg teje e nuk di te them tjeter, dua te rri gjith diten per te perseritur po keto fjale e deshiroj te mos merrem me me fjale sepse une jam nje perrua ndjenjash.
Dua te rri shtrire prane teje e te te flas, te flas pa ze.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,915
Reaction score
43
Points
48
Location
Diktatrojska
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Fragment nga i njejti liber

E paperseritshme,ka dy ore qe ne Meksiko jane nderprere dritat dhe qyteti shtrihet i zi ndermjet maleve nen driten e zbehte te yjeve dhe po shkruaj nen driten e nje qiriri te vendosur mbi tavoline.

Ne driten e tij shihen vetem dora ime dhe fleta e letres,kurse dhoma eshte e erret e dashuria tamam si flutur e madhe nate endet neper te duke prekur ne te rralle me krahe ballin tim.

Je me e buta e me e embla krijese,rrenjet e se ciles perqafojne zemren time.

Je me e fshehta qe rregullon e mbush valixhet e mia me kujdes te madh,por qe s'me puth fare.

Je me e sinqerta qe me thua gjera qe nuk mund t'i besoj,megjithese ne kete drejtim me jane hapur syte me kohe.

Je si ai seteri irlandez ngjyre hiri,trim,i shpejt qe bredh neper fushat ne vere,je puma qiellore qe ndjek gjurmet e gjahut gjithe drite e shkelqim.

Nga doli gjithe kjo drite dielli ne syte e mi kur ne tavoline eshte ndezur vetem nje qiri i vogel?

Por drita vjen ketu jo vetem prej tij sepse rrezaton drite e shkelqen e vetmja dhe e paperseritshmja,sepse ajo eshte e vetme ne llojin e vet.

Me thuaj ti,lojtarja me trime,si ndodh qe jemi aq te sigurte per njeri-tjetrin saqe e flakim shoshoqin kaq larg ne vende te panjohura e aq te rrezikshme pa u bere merak fare?

A nuk kemi fare drojtje nga kjo?

Por jo,ne nuk mund te ishim trima po qe se nuk do ta njihnim fare friken.

Por ne i flakim tej edhe lumturine,edhe friken, ne e humbasim fare besimin ne vetvete dhe ne njefare menyre te pabesueshme e perrallore jemi te mbushur me nje besim te pafund.

Dhe ne njekohe kur diku poshte degjohet perplasja e heshtave e dyluftimet jane ne kulmin e vete,ketu lart zemrat tona kane hapur me kohe krahet e kane fluturuar tutje si qyqe laramane...

Me e dashura se cdo gje,a ka valle ndonje shkretetire kur te mos lulezojne per ne trendafilat?

Ne cilen shkretetire nuk kemi gjetur per te pire?

Ah,nga nje radio e vogel qe ndodhet ne nje cep te erret sapo tingelloi serenata 'Sanrajs' e pra,ngrehu ti, zogu me fantastik Feniks,ti me e bukura qe kam takuar ndonjehere,ngrehu,lejo qe qe te ringjallemi te dy nga hiri sepse bota eshte e re e na pret dhe do te mbetet i pademtuar vetem ai qe i jepet botes teresisht,e ata qe ruhen do te vdesin.

Ngrehu pra,tryeza na pret,cdo gje eshte gati per te ngrene shpejt e shpejt para se te nisemi.

Ja ketu eshte buka e sapopjekur,ja gjalpi,ja edhe djathi i bute prej qumeshti dhie dhe vera e zeze,eja tek une,te hame e te pime e te mos ngopemi kurre,te mos cajme koken per asgje se do te vije nje dite kur nuk do te jemi me.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,915
Reaction score
43
Points
48
Location
Diktatrojska
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Ate qe dashuroja, nuk e dua me; genjeshter: e dua, por me pak; ja, genjeva serish: e dua, por me turp, me trishtim; me ne fund thashe te verteten.
Eshte pikerisht keshtu: e dua, por ate qe do te doja te mos e doja, ate qe do te doja te urreja; por gjithsesi e dua, por kunder deshires, ne detyrim, ne lot, ne vuajtje.
Mund te gjej trishtueshem vehten te shprehja e nje poeti te famshem:
''Do te te urrej, nese do te mundem.
E nese jo, do te te dua kunder deshires".

Francesco Petrarca
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
14,613
Reaction score
465
Points
83
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Te ne supplico !- esclamò. - Se hai viscere, non mi respingere! Oh! io t'amo! sono un miserabile! Quando pronunci codesto nome, disgraziata, è come se maciullassi sotto i denti tutte le fibre del mio cuore! Grazia! Se tu vieni dall'inferno, ci verrò con te. Ho fatto, per questo, tutto quello che ci voleva. L'inferno, teco, sarebbe per me un paradiso: contemplare te sarebbe più incantevole che contemplare Dio. Parla, dunque! Non vuoi proprio saperne di me? Il giorno in cui una donna fosse capace di respingere un amore come quello che ti offro io, crederei possibile che si muovessere le montagne. Oh! se tu volessi!...Quanto potremmo essere felici l'una e l'altro! Fuggiremmo...ci penserei a farti fuggire...andremmo in qualche angolo, cerecheremmo sulla terra il luogo dove più folgora il sole, dove più frondeggiano le piante, dove più il cielo è azzurro. Ci ameremmo; verseremmo le nostre due anime l'uno nell'altra, e avremmo una inestinguibile sete di noi stessi, che soddisferemmo insieme e senza sosta alla inesauribile coppa dell'amore!

Notre-Dame di Parigi, Victor Hugo.
 

Irfan CANA

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 16, 2011
Postime
1,856
Reaction score
13
Points
0
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Punë që duhet lëvduar.
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,465
Reaction score
41
Points
0
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Fragment nga Facundo Cabral

Dhe me quan te huaj sepse arrita ketu nepermjet nje rruge qe ti nuk e njihje, sepse linda ne nje qytet tjeter dhe njoha te tjera dete.

Me quan te huaj sepse nuk je mesuar me mua, duke qene se jam nisur nga nje port i larget dhe ti mendon qe ndarjet ekzistojne vetem qe te tunden shamia e qe syte te mbushen me lot, dhe mendon se kur shkojne larg te gjithe mendojne per diten e kthimit dhe per lutjet qe familjaret perserisin dite pas dite e vit pas viti.

Por une nuk jam i huaj. Sepse zgjova ne shpirtin tim ate cka nuk e njihja me pare dhe zbulova qe te gjithe njerezit jane njesoj dhe qe dikur nuk ekzistonin kufijte.

Te gjithe ne sjellim me vete te njejten thirrje, te njejtat pyetje, te njejten lodhje nga udhetimet e gjata.

Ata qe ndajne, ata qe dominojne, ata qe vjedhin, ata qe genjejne, ata qe blejne dhe shesin endrrat tona, jane ata qe shpiken kete fjale: I huaj.

Me veshtro thelle ne sy, pertej urrejtjes tende, egoizmit tend, frikes tende dhe do te shohesh qe jam thjesht nje njeri qe ka nevoje per ndihmen tende.

Nuk mund te jem dhe kurre nuk kam qene I huaj.

Facundo Cabral: No me llamas extranjero
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
14,613
Reaction score
465
Points
83
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

Kjo eshte nje nga pjeset e mia te preferuara nga " Il ritratto di Dorian Gray", Oscar Wilde.


...Il pittore rise. "Non credo che ci saranno difficoltà. Ritorna a sedere, Harry. E adesso, Dorian, sali sul piedistallo, non muoverti troppo e non badare a quello che ti dirà Lord Henry: ha una pessima influenza su tutti i suoi amici. Io sono l'unica eccezione."
Dorian Gray salì sulla piattaforma con l'aria di un giovane martire reco e rivolse una leggera moue di disappunto a Lord Henry per il quale provava già un notevole interesse. Era così diverso da Basil. Insieme, formavano un piacevole contrasto. E aveva una voce così bella. Dopo un momento gli disse: "Ha davvero una così cattiva influenza, Lord Henry? Cattiva come sostiene Basil?"
"Le buone influenze non esistono, signor Gray. Tutte le influenze sono immorali... immorali dal punto di vista scientifico."
"Perché?"
"Perché influenzare qualcuno significa dargli la propria anima: non pensa più con i suoi pensieri spontanei, né arde delle sue passioni spontanee. Non ha virtù proprie. I suoi peccati, se cose come i peccati esistono, sono presi a prestito. Diventa l'eco della musica suonata da un altro, l'interprete di una parte che non è stata scritta per lui. Lo scopo della vita è lo sviluppo di noi stessi. La perfetta realizzazione della nostra natura: questa è la ragione della nostra esistenza. Oggi l'uomo ha paura di sé. Ha dimenticato il più elevato di tutti i doveri, il dovere che ciascuno di noi ha nei confronti di se stesso. Naturalmente è caritatevole, dà da mangiare agli affamati e veste i mendicanti, ma la sua anima langue ed è nuda. Il coraggio ha abbandonato la nostra specie, o forse non lo abbiamo mai realmente avuto. Il timore della società, che è il fondamento della morale, il terrore di Dio, che è il segreto della religione, sono le due cose che ci governano. E tuttavia..."
"Dorian, volta la testa leggermente verso destra, da bravo," disse il pittore, immerso nel suo lavoro e conscio solo del fatto che nel viso del giovane era apparsa un'espressione che non aveva mai visto prima.
"E tuttavia," proseguì Lord Henry con la sua voce bassa e musicale e con quell'elegante ondeggiare della mano che era stato una sua caratteristica fin dai tempi di Eton, "credo che se ognuno dovesse vivere pienamente la sua vita, se desse concretezza a ogni sua sensazione, espressione a ogni pensiero, realtà a ogni sogno, credo che il mondo ne riceverebbe un così fresco impulso di gioia che dimenticheremmo tutti i malanni del medievalismo e ritorneremmo all'ideale ellenico e forse a qualcosa di più bello e più ricco dell'ideale ellenico. Ma il più coraggioso di noi ha paura di se stesso. Le mutilazioni dei selvaggi sopravvivono tragicamente nella repressione del proprio io che deturpa la nostra vita. Siamo puniti per i nostri rifiuti. Ogni impulso che cerchiamo di soffocare fermenta nella nostra mente e ci avvelena. Il corpo pecca una sola volta e supera subito il peccato, perché l'azione è un modo di purificarsi. Allora non rimane più nulla, salvo il ricordo del piacere, o il lusso di un rimpianto. L'unico modo di liberarsi di una tentazione è abbandonarvisi. Resisti, e la tua anima si ammalerà del desiderio delle cose che si è proibite, di passione per ciò che le sue stesse mostruose leggi hanno reso mostruoso e illegale. Si è detto che i grandi avvenimenti dell'umanità si sviluppano nel cervello. Ed è anche nel cervello che si verificano i grandi peccati dell'umanità. Lei, signor Gray, lei stesso durante la sua purpurea gioventù, durante la sua candida adolescenza, ha avuto passioni che l'hanno spaventata, pensieri che l'hanno riempita di terrore, sogni e fantasticherie il cui semplice ricordo dovrebbe farla arrossire di vergogna..."
"Basta!" balbettò Dorian Gray, "basta! Lei mi sconvolge. Non so che cosa risponderle: c'è una risposta ma non la trovo. Non parli, mi lasci pensare. O, meglio, lasci che provi a non pensare."
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,465
Reaction score
41
Points
0
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

O njeri i mjere! Po si kujton, se nuk je cmendur? kujton se nuk po e genjen veten? C'pret, deh, c'pret nga ky pasion i shfrenuar dhe i pasosur? Une s'di t'i lutem me, nga ana tjeter imagjinata nuk me nxjerr tjeter figure perpara, vec te sajes dhe te gjitha e cdo gje ne kete bote arrij t'i ndjej e t'i kuptoj vetem nepermjet saj. Dhe kaloj disa ore keshtu, disi i lumtur, gjersa duhet te shkulem prej saj perseri! Ah, sikur ta dish, o Vilhelm, se cfare mendimesh me vijne ne koke kur kaloj dy, tri ore ulur prane saj, duke e ushqyer shpirtin tim me pamjen e fytyres dhe te trupit te saj dhe te shprehjes qiellore te fjaleve te saj! Dhe pasi pak e nga pak me mprihen e ndizen te gjitha ndjesite, atehere syte zene e me vishen nga nje re e zeze, veshet me topiten dhe me behet se ndjej doren e nje vrasesi tek me ze per gryke dhe zemra fillon te me rrahesi e cakerdisur, duke u perpjekur t'i cliroje ndjesite e mia nga ajo kllapi dhe s'mundet, dhe ato angeshtiten e coroditen nderkaq edhe me per dreq... Beso, i dashur Vilhelm, se here-here nuk di ne jam gjalle a kam vdekur!

Vuajtjet e djaloshit Verter -Gete
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,465
Reaction score
41
Points
0
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

....."o ti atje lart!" foli ai duke iu drejtuar dritares se ndricuar, dhe qeshi, dhe nuk e kuptoj qe po qeshte.
"ti dritez e vogel, ti vegim i nje zane, ti fytyre qe ushtron nje pushtet te cuditshem mbi mua, ketu mbi kete planet, ku ka me qindra e mijera fytyra te tjera, me te mira, me te bukura, me te mencura , me te ciltra, me besnike e me te afrueshme- o ti rastesi qe mu ngaterrove nje nate neper kembe atje ne ruge e qe hyre ne jeten time, ti ndjenje e perplasur brigjeve, pa mendim, por roberuese dhe qe rreshqite nen lekuren time ne nate gjumi, ti, qe s'di per mua pothuajse asgje tjeter pervec asaj qe te rezistova, dhe qe prandaj mu hodhe nder krahe , deri sa nuk te rezitova me, ti, qe deshe te vazhdoje pastaj rrugen tendee te mergoheshe prej meje-te pershendes, te pershendes! Ja tek po qendroj ketu dhe s'ma merr mendja se do te qendroj edhe nje here tjeter keshtu. Shiu me deperton nen kemishe dhe eshte me i ngrohte e me i ftohte e me i bute se duart e tua dhe lekura jote. Po qendroj ketu i mjere dhe me kthetrat e xhelozise ne bark, duke te te kerkuar, duke te te perbuzur, admiruar e adhuruar,sepse ke hedhur rrufene qe ndezi, rrufene qe dremit ne cdo gji, shkendijen e jetes, zjarrin e zi.

Harku i Triumfit- Remark
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,465
Reaction score
41
Points
0
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

-S’e sheh qe jam e lumtur?-tha ajo.
Une ngriva ne vend dhe ia mbertheva syte. Ishte vetem nje fjale, por nje fjale qe s’e kisha degjuar kurre ne kete menyre. Mjaft gra pata njohur, por gjithmone kishin qene vetem takime te rastit, aventura, nganjehere ndonje ore variacionesh, nje mbremje e vetmuar, arratisje nga vetvetja, nga deshperimi, nga zbrazetia. As vete nuk kisha dashur te kishte ndodhur ndryshe, sepse jeta me kish mesuar qe njeriu s’mund te mbeshtetej pas asgjeje, vecse pas vetes dhe, shume shume, edhe pas nje shoku te vertete. Kurse tani, papritmas, po kuptoja se mund te vleja dicka per nje njeri tjeter, vetem e vetem sepse ekzistoja dhe sepse ai njeri ishte i lumtur qe I ndodhesha prane. Kur flasim keshtu per te tilla gjera, gjithcka tingellon shume e thjeshte; por kur e vrasim mendjen, del se eshte fjala per nje ceshtje shume me te madhe, e cila s’ka as fund as ane. Eshte dicka qe mund te te shqyeje nga Brenda e te te ndryshoje krejtesisht. Eshte dashuri dhe prapeseprape dicka tjeter. Dicka per te cilen e vlen te jetohet. Per dashuria nje burre nuk mund te jetoje. Kurse per nje njeri jeton.
U mat ate them ndonje gje, por s’ia dola dot. Eshte e veshtire te gjesh fjale, kur ke per te thene vertete dicka. Edhe sikur t’i dish ato fjale qe duhen, atehere te vjen turp t’i shprehesh. Te gjitha keto i perkasin shekujve te kaluar. Koha jone ende nuk i ka gjetur fjalet e duhura per ndjenjat e saj. Ajo di vetem te shprehet me arrogance-te gjitha te tjerat jane te rreme......

Tre Shoket -Remark
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,266
Reaction score
46
Points
0
Përgjigje e: Fragmentet me te bukura te librave !

PSE ?!?....... Nga: Sterjo Spasse !!!

Ç'është jeta për ty? - e pyeta.
-Flluska sapuni, - m'u përgjigj.
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç'është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç'është me e kuptuar në Botë?
-Vdekja?
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu!
-Po më e butë?
-Ajo që s'ka lindur!
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen!
-Ç'është budallallëku?
-Të duash një gjë që s'e ke dhe të kujtosh se je ai që s'je!
-Po puna më e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen!
-Ç'është më e afërme?
-Vdekja!
-Po më e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po më e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta!
-Më e ëmbël?
-Hiçi!
-Ç'gjë e është më e madhe?
-Libri i Botës!
-Po më e rëndë?
-Fjala!
-Më e pamundur? - Këtu u mendua pak, sikur donte të çlodhej. më shikoi një copë herë në fytyrë si me habi e pastaj duke m'i shtrënguar të dy duart, më tha me butësi:
-Edhe në të pyetur duhet mjeshtëri! Çfarë pyetët tani?
-Çfarë gjë ju duket tani dhe do t'ju dukej mbas disa mijë vjetëve - sikur të jetonit - si e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb!
-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur!
-Çfarë gjë ju duket më e mërzitur?
-Çdo send është më i mërzitur se njeri tjetër!
-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri!
-Po më e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore!
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses!
-Po i të vobektit?
-E ardhmja!
-Nuk ju kuptoj, - i thashë për së dyti.
-Vdekja! -mu përgjigj serioz
-Po ç'përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime!
 
Top