• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
51,231
Reaction score
2,681
Points
113
Gruaja e parë e Adamit nuk ka qenë Eva, por Lilith

Bibla është ndër të paktët libra që merr përsipër të shpjegojë zanafillën e jetës në Tokë dhe sesi Perëndia krijoi njeriun. Megjithatë, kjo histori ka një pjesë, e cila nuk është shkruar në librin e shenjtë. Bëhet fjalë për gruan e parë të Adamit, e cila sipas interpretimeve të librit të shenjtë, nuk ishte Eva, por Lilith.

Sipas kësaj teorie, thuhet se Perëndia krijoi Lilithin në gjenezën e botës, në të njëjtën kohë me burrin. Megjithatë, ajo u dëbua dhe u refuzua nga Perëndia me kërkesën e Adamit, pasi ajo ishte më e fortë, më inteligjente dhe nuk iu bind urdhrave të Adamit.

Në këtë libër të shenjtë, ajo u censurua për të kuptuar origjinën e njerëzimit, sepse ajo që përfaqësonte Lilith ishte në të vërtetë kundër konceptit tradicional të kishës, ku gruaja duhet t’i bindet burrit dhe t’i nënshtrohet atij. Megjithëse libri iu nënshtrua disa filtrave fetarë, në Biblën tradicionale mbeti një pjesë ku kuptohet qartë se, Perëndia krijoi gruan dhe burrin në të njëjtën kohë në fillim të njerëzimit.

Kjo pjesë shfaqet tek Zanafilla 1:27 dhe kjo është provë e ekzistencës së Lilithit.

Çfarë ndodhi pas ndarjes së Lilithit nga Adami?

Kisha Katolike censuroi pjesët, në të cilat tregohej se Lilith kishte një karakter të fortë. Ajo ishte më inteligjente se Adami. Megjithatë, Adami ishte dominues dhe komandues. Në momente intimiteti, Lilith kërkoi që ajo të jetë me Adamin në akt, por ai refuzoi. Kjo shkaktoi një konflikt mes tyre.Më pas, Perëndia e dëboi Lilithin me kërkesën e Adamit.

Ku shkoi Lilith më pas?

Lilith u mallkua nga Zoti. Të gjitha qeniet e Perëndisë jetonin në kopshtin e Edenit. Midis tyre edhe demonët siç e dimë, krijesat që deri në atë kohë përmbushën funksione të veçanta, por që u ndaluan të lidhen me qeniet e tjera. Kur Lilith u largua nga Adami, ajo shkoi te Samueli që ishte një demon dhe lindi pasardhësit e tij. Pastaj ajo u shndërrua në demonin e përvojave të ndaluara karmike.

Zoti krijoi Evën. Për të mos e lënë Adamin vetëm, Ai i krijoi atij një grua tjetër. Eva ishte një krijesë e vetëkënaqur dhe e nënshtruar ndaj burrit të saj. Ajo u krijua nga brinja e Adamit. Ajo shfaqet në tekstet biblike si njeriu që kryen mëkatin e frutit të ndaluar. Dhe pas kësaj, së bashku me Adamin u dëbuan nga Parajsa.

l.h/ dita
 
Beu_Shpata

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 8, 2016
Postime
3,417
Reaction score
42
Points
0
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Gënjejnë! Gënjejnë! Janë botime feministësh. Po edhe po të jetë e vërtetë...

Mir ja ka bërë. Paska dashur barazi kjo 5000 vjetë përpara.

Tani ju ka ngelë vetëm të na lënë 'ne' me barrë. Mos qeshni...edhe kjo ditë do të vi nëse nuku kemi kujdes.

Po mir Adami çfaj pati se ajo fyçka nuk duroi dot? Pse e përjashtuar edhe Adamin?

Keq të jenë të zgjuara,keq budallaqe. Na ka pjell groshi me këtë gjeni.
 
Last edited:

Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,098
Reaction score
43
Points
48
Location
Shkodër
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

D.m.th. Adami qenka bërë shoshë te brinjët, pasi hiq brinjë e bëj grua :D Po seks bënte me këto gratë apo i kishte kot? Se me sa di nuk i lejohej të riprodhohej :D
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
51,231
Reaction score
2,681
Points
113
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Vetëm Eva është bër nga brinja e Adamit.
 
Khaleesi

V.I.P
Anëtar
May 5, 2014
Postime
5,847
Reaction score
197
Points
63
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Po lilithja nga kush pjese e trupit u be qe nuk u be nga brinja?
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
51,231
Reaction score
2,681
Points
113
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Po lilithja nga kush pjese e trupit u be qe nuk u be nga brinja?
Di të lexosh Çqip ti?

Sipas kësaj teorie, thuhet se Perëndia krijoi Lilithin në gjenezën e botës, në të njëjtën kohë me burrin
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,098
Reaction score
43
Points
48
Location
Shkodër
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

AHaha, i bie që Adami ka bërë seks me vetveten, dmth me Evën, pasi ajo ishte thjesht një klon i tij. Pervers i ndyrë ky Adami. Shyqyr që ne të tjerët rrjedhim nga hominidët e jo nga një përvers që ka bërë seks me veten.
 
cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
28,115
Reaction score
1,647
Points
113
Location
ne NYC
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Kjo Lilythja qeka flokkuqe.....nuk flasin mire njerezia per kuqalashet.

Kuqua me i/e mire ka pllenuar baben e vet.........Ledio
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
24,446
Reaction score
814
Points
113
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Kjo Lilythja qeka flokkuqe.....nuk flasin mire njerezia per kuqalashet.

Kuqua me i/e mire ka pllenuar baben e vet.........Ledio
Kuqja ja ka dredh dhe çunit me te bukur te lagjes ledio

[ame="https://www.youtube.com/watch?v=hZAV4hsP5WU"]https://www.youtube.com/watch?v=hZAV4hsP5WU[/ame]
 
Beu_Shpata

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 8, 2016
Postime
3,417
Reaction score
42
Points
0
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Ça komente koti që bëni edhe ju!

Çështja është o me Lilithin o me Evën. Ju grini sallat kot. Akrep herë tjetër mi ço mua në privat se nuk jan për ksi lloj temash këta:d

Drague ku e ka bukurinë kjo aman, syt si dac. Gjyra e kuqe i shkoka shumë:D
 
Last edited:

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,915
Reaction score
659
Points
113
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Ne analiza te thella paski hyre....
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
51,231
Reaction score
2,681
Points
113
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Ça komente koti që bëni edhe ju!

Çështja është o me Lilithin o me Evën. Ju grini sallat kot. Akrep herë tjetër mi ço mua në privat se nuk jan për ksi lloj temash këta:d

Drague ku e ka bukurinë kjo aman, syt si dac. Gjyra e kuqe i shkoka shumë:D
Unë për vete do mbaja anën e Lilithit, le të hiqej si e zgjuar sa të donte. :D
 
Smokkie

V.I.P
Anëtar
Oct 6, 2015
Postime
1,117
Reaction score
99
Points
48
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Pritet te dali dhe versioni transgjinor lgbdk i bibles?
 
Khaleesi

V.I.P
Anëtar
May 5, 2014
Postime
5,847
Reaction score
197
Points
63
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Plot twist. Eva i kishte ven syrin lithies.
 
Beu_Shpata

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 8, 2016
Postime
3,417
Reaction score
42
Points
0
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Unë për vete do mbaja anën e Lilithit, le të hiqej si e zgjuar sa të donte. :D
Eeeeh më lal, Lilthat leshkuqe ta mpinë trunin e ta bëjnë gjëmën pa e marr vesht hiç. Nëse nuk ta hedh paske qen më i fort se Drague.hahaha
 
Ajana87

V.I.P
Anëtar
Nov 26, 2013
Postime
3,716
Reaction score
984
Points
113
Location
Tetove
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Dhe tash....
Ju te.kjo.tema cka beni.
Ademi dhe Hava ose Eva sipas jush jan njerzit e pare.ne ket.bot...
Pra.jane Babai dhe Nena e krejt njerzimit.
Dhe po..Eva u krijua nga nje brinje i Ademit...
Kush ka studiuar mjeksin apo biologjin ndoshta e din se meshkujt kan me.pak.brinje se ne...
Kete tjeteren...kush e di se kush e paska.shpikur...askund nuk ekziston...

Nejse shkrova kshi per.kot....se as qe e lexova at postimin.e.pare...I dont care.
 
Ia ke numëruar ndonjëherë brinjët njerëzve? Njerëzit, homo sapiens, kanë 12 çifte brinjësh, përveç rasteve kur ka ndonjë anomali, çrregullim. DHe numri i brinjëve nuk ndryshon sipas sekseve. Nuk e di kush ta ka dhënë mjeksinë ty, ndoshta doktor Adhamudhi
 
Oqeani

V.I.P
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,940
Reaction score
242
Points
63
Location
Nën hijen qiellore
Përgjigje e: Gruaja e parë e Adamit nuk ka qënë Eva, por Lilith

Kur s'ke çka bene ia fute kot, paska dalur nga aty apo nga andej .... nuk paska reshur nga qielli :D
 
Top