• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Harvardi zgjedh Kuranin si librin më të mirë për drejtësi, citon këtë ajet

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,913
Reaction score
715
Points
113
Fakulteti Juridik i Harvardit është një ndër institucionet më të respektuara të SHBA-së. Ai mban bibliotekën më të madhe të drejtësisë në botë. Barack Obama kishte studiuar këtu për tri vite dhe në vitin 1991 ai u diplomua në Doktoratën e tij me një vlerësim te përgjithshëm magna cun laude. Përveç kësaj, politikanë të tjerë me ndikim, gazetarë, autorë, sipërmarrës dhe atletë e stolisin listën e të diplomuarve të këtij fakulteti akademik të Universitetit të Harvardit.
Kohët e fundit Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë në Harvard, ka emëruar shprehjet më të mëdha të drejtësisë në historinë njerëzore. Në hyrje u vendos një ekspozitë në të cilën ishte shënuar ajeti 136 i suresë En-Nisa, në të cilin thuhet:
O JU QË BESUAT, BESONI VAZHDIMISHT ALL-LLAHUT, TË DËRGUARIT TË TIJ, LIBRIT QË GRADUALISHT IA SHPALLI TË DËRGUARIT TË TIJ DHE LIBRIT QË E PAT ZBRITUR MË PARË. KUSH NUK I BESON ALL-LLAHUT, ENGJËJVE TË TIJ, LIBRAVE TË TIJ, TË DËGUARVE TË TIJ DHE BOTËS TJETËR, AI KA HUMBUR TEPËR LARG.
(KURANI FAMËLARTË 4:136)
Sipas webfaqes zyrtare të këtij fakulteti http://library.law.harvard.edu/justicequotes/, ekspozita “Fjalët e drejtësisë” është një dëshmi për kërkimin e vazhdueshëm për drejtësi dhe dinjitet me anë të ligjit. “Fjalët në këto mure e ripohojnë fuqinë dhe pathyeshmërinë e idesë për drejtësi” thuhet atje.
Sipas Fakultetit Juridik të Harvardit, citatet ilustrojnë universalitetin e konceptit të drejtësisë, pavarësisht nga koha dhe kultura.


______________________________________________
 

Attachments

Zana

e....Thjeshte
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
27,952
Reaction score
1,866
Points
113
Asgje nuk kuptova. 🧐🧐🧐
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
1,509
Reaction score
358
Points
83
En Nisa 136: " O JU QË BESUAT, BESONI ......... QË GRADUALISHT IA SHPALLI TË DËRGUARIT TË TIJ DHE LIBRIT QË E PAT ZBRITUR MË PARË. "

Ah sa bukur e ka thene, pra e kane obligim shpellaret e shkretetires te besojne TORAH, libri qe pat zbritur me pare. Po kujt i thua, mendjeve te ndryshkura nga doktrinat e shkruara nga duar njerezish, apo perkrahesve te axhendave te shkaterrimit botekuptimor.
Respekt per muslimanet e drejte dhe te mencur. Te tjeret pastaj uroj te thellohen me shume ne dije dhe te dalin nga shpirt-ngushtesia. Perse permend shpirtin? ... sepse askush me shpirt te bukur nuk do te mbetet i pa mesuar. Dituria eshte bekim qe zbret nga Zoti. Askush nuk mund ta bej dike te ditur, mund ti jap njohuri, por jo ta bej ti kuptoje ato njohuri.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
582
Points
113
Lexoni En Noor ! (Pishtari ose Drita)



En Noor
 
Top