• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Horoskopi ditor 2020 ...

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
6,466
Reaction score
781
Points
113
Puna, shëndeti dhe dashuria/ Ja çfarë parashikon astrologu italian për nesër
23:46, 14/02/2020



E shtunë 15 shkurt 2020. Njihuni me parashikimin e Paolo Fox.
Dashi

Kjo ditë do të jetë neutrale për dashurinë, por bëni kujdes ndaj zhgënjimeve, pasi me gjasë ka diçka që kërkon sqarim. Nëse ka ndonjë problem ligjor të mbetur pezull, bëni mirë që ta zgjidhni sa më parë.


Demi

Do të ketë ndonjë moment tensioni në dashuri, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, ndaj mundohuni që të bëni kujdes. Ndërkohë do të arrini që të kaloni një krizë ekonomike.
Binjakët
Nëse duhet të sqaroni diçka në dashuri bëjeni tani, pasi që nga e diela, Hëna do të ketë ndikim të kundërt. Jeni shumë të stresuar dhe të tensionuar. Edhe në punë, zgjidhja që do të gjeni nuk duket të jetë e duhura.
Gaforrja
Do të ketë një rikuperim të ndjeshëm emocional në raport me ditët e kaluara. Nëse ka diçka pezull bëni mirë që të flisni tani. Në punë duhet të përvishni mëngët dhe kjo gjë, pasi ky është një moment i mirë për të rënë në sy.
Luani
Takimet e reja do të jenë mjaft të favorshme, ndërsa ata që janë vetëm, duhet të përveshin mëngët. Nga ana tjetër ka nervozizëm në ajër, sidomos në sferën profesionale.
Virgjëresha
Në dashuri gjërat do të ecin më së miri, ndërkohë që problemet e vetme mund të kenë të bëjnë lidhur me ndonjë ish të mundshëm. Mundohuni që të jeni tëe sinqertë pasi iu presin emocione të bukura. Në punë bëni mirë që të vlerësoni propozimet e reja.
Peshorja
Bëni kujdes ndaj historive që do të lindin në këtë periudhë, pasi kanë diçka të çuditshme. Nëse duhet të përballeni me një ndryshim, mbani parasysh që të pasiguria nuk është mençuri.
Akrepi
Ju pret një e shtunë interesante, ku dashuria do të jetë mjaft e favorizuar për gjithë ata që janë çift dhe vetëm, pasi mund të ketë takime interesante. Në punë do të keni dëshirë për të ndryshuar, ndaj vlerësojeni mirë një propozim.
Shigjetari
Mundohuni që të mos lejoni askënd të ndërhyjë në historinë tuaj të dashurisë. Mërkuri mund të shkaktojë debate për çështje edhe nga më banalet. Në punë, mund të ketë edhe ngadalësime.
Bricjapi
Kjo ditë nuk do të jetë interesante për dashurinë, por që nga e diela rikuperimi nuk do të vonojë. Do të jeni disi pesimist. Ndërsa në punë mund të lindin debate me dikë të shnjës së gaforres, peshores dhe dashit. Ndoshta jeni shumë të zënë dhe kjo gjë do ju bëjë nervoz.
Ujori
E shtuna do të jetë mjaft nervoze në dashuri, ku mund të përjetoni një krizë për shkak të ndikimit të Hënës, shkruan noa.al. Në punë, mundohui që të tregoheni të kujdesshëm lidhur me çështje të rëndësishme.
Peshqit
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe do ju ndihmojë në dashuri, ku mund të ketë përmirësim të një raporti. Në punë, keni nevojë për të dalë në pah dhe për këtë mund t’iu ndihmojë një telefonatë.

© SYRI.net
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
6,466
Reaction score
781
Points
113
E diel 16 shkurt 2020/ Çfarë parashikojnë yjet për të lindurit e çdo shenje
23:41, 15/02/2020



Dashi
Dy lajme sot, një e mirë, tjetra e keqe. Lajmi i mirë është se Hëna do jetë në një aspekt të favorshëm: ju inkurajon, ju mbështet në të gjitha takimet, projektet dhe bizneset tuaja. Përfitoni! Lajmi i keq është se për të arritur gjithë këto suksese nuk do jetë shumë e lehtë. Duhet të përpiqeni shumë dhe të jepni çdo gjë nga vetja.

Demi


Hëna si një shenjë e Zjarrit dhe Marsit në Bricjap e bëjnë të Dielën tuaj shpërthyese, e shënuar me risi, vendosmëri, mundësi, stimuj të rinj, sukseset personale dhe sociale. Ndjenja e humorit do të jetë në provë dhe kurioziteti i gjerë do ju bëjë të mos dështoni! Nëse jeni çift, dashuria do t'ju lejojë të humbni veten në një eros të rafinuar dhe magjik.

Binjakët
Nuk do keni mbështetjen e yjeve ditën e sotme dhe kjo është arsyeja pse duhet të hiqni dorë nga programet e planifikuara të ditës dhe të mos prisni emocione të mëdha, as nga një takim nëse jeni beqar, as nga mbrëmja nëse jeni çift. Lëreni imagjinatën tuaj të shndërrohet në kreativitet të bukur dhe do t'ju japë momente të lumtura.
Gaforrja
Do keni probleme me humorin dhe moralin. Megjithatë, ka një lajm të mirë: Marsi kalon në Bricjap dhe ju lejon të merrni sërish frymë lirisht dhe të rikuperojë si aftësitë fizike ashtu edhe marrëdhëniet sentimentale. Jini vigjilentë në administrimin e parave dhe në shpenzimet. Mësoni rreth temave të reja.
Luani
Sot është një ditë e favorshme, plot emocione, lajme, surpriza të këndshme, projekte dhe ëndrra që realizohen lehtësisht: mund të mbështeteni si në favorin e yjeve, ashtu edhe në ndihmën e miqve dhe njerëzve të rëndësishëm. Për ata që nuk kanë gjetur ende një partner shpirti, momenti i duhur ka mbërritur më në fund, Venusi dhe Hëna janë pozitive,
Virgjëresha
Sot mund të përballeni me disa keqkuptime në familje. Zbutni tonet dhe përpiquni të jeni më të durueshëm dhe të disponueshëm! Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të gjeni një pikë kontakti me idetë e të tjerëve, veçanërisht nëse ato janë shumë të ndryshme nga tuajat. Dashuria zbehet plotësisht në sfond, madje miqtë ndjehen të lënë pas dore.
Peshorja
Kalimi i Hënës në Shigjetar premton të gjallërojë jetën shoqërore. Do të kënaqeni me miqtë dhe do të ndjeni nevojën për të rivendosur marrëdhëniet me njerëzit që nuk i keni takuar për ca kohë. Klima sentimentale është e qetë dhe e relaksuar. Nëse e dini se si të menaxhoni veten me guxim dhe vendosmëri do të keni rezultate pozitive në punë dhe në marrëdhëniet shoqërore.
Akrepi
Mbani entuziazmin gjallë! Realizoni projekte dhe propozime, pa pritur rezultate të menjëhershme. Do jeni të mbushur me energji, vendosmëri dhe dëshirë për sukses. Me pak fjalë, ju jeni në qendër të vëmendjes dhe mund të provoni se vërtet mund ta bëni!
Shigjetari
Yjet ju hapin rrugët drejt suksesit: guxoni dhe përpiquni të lini mënjanë çdo formë të hezitimit. Ata që jetojnë një histori të lumtur dashurie do të kalojnë disa orë fantastike me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë përgatituni për një takim interesant.
Bricjapi
Sot do përballeni me një gjendje fizike jo fort të mirë. Ndoshta stresi dhe lodhja e grumbulluar këtë javë do ju sjellë disa bezdi të vogla. Për fat të mirë, sot Marsi kalon në shenjën tuaj: në pak orë do të rikuperoni veten shumë mirë. Të gjithë do t’ju vënë re!
Ujori
Do të gjeni më shumë kënaqësi pasi të krijoni një marrëdhënie konstruktive dhe të qetë me miqtë. Ata do t’ju mbështesin edhe në nismat më të guximshme. Zhvilloni strategji që ndryshojnë ritmet dhe zakonet e jetesës. Dashuria është një lojë emocionuese që ju bën të ndjeheni të gjallë si kurrë më parë.
Peshqit
Nëse nuk dëshironi të kaloni mbrëmjen e kësaj të Diele vetëm dhe pa ngrohtësinë e dikujt atëhere mos u sillni keq me miqtë dhe famijlarët tuaj. Jini më të përshtatshëm me njerëzit përreth jush. Përpiquni të pushoni dhe anulloni programe që ju mund t’ju shkaktojnë lodhje dhe stres.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
6,466
Reaction score
781
Points
113
HOROSKOPI/ Shëndeti para të gjithave, ja çfarë duhet t'i kushtojnë rëndësi të gjitha shenjat gjatë muajit shkurt
21:01, 16/02/2020



Dashi
Për shkak të ndikimit negativ të Jupiterit dhe Saturnit, duhet të prisni çaste të tensionuara, sidomos në datën 19. Fakti që duhet të tregoni çdo ditë sa vleni ju shkakton ankth, gjë që do të sjellë edhe disa shqetësime të vogla shëndetësore në dhjetë ditët e fundit të shkurtit.

Demi


Viti 2020 do të jetë vendimtar për ju, dhe gjatë shkurtit do të keni një dëshirë të madhe për të bërë sa më shumë gjëra. Falë kësaj, edhe mendërisht do të ndiheni shumë mirë. Kurat afatgjata që nisin tani do të jenë të suksesshme.

Binjakët
Marsi kundër shenjës suaj do të shkaktojë disa probleme psikofizike në fillim të muajit. Një ditë e vështirë do të jetë ajo e datës 4. Ju këshillojmë të bëni pak e saktë, jo shumë e për lumë. Rrezikoni të ndiheni të hutuar dhe të nervozuar në datat 24 dhe 25.
Gaforrja
Gjatë gjithë këtij muaji do të ndiheni nën presion dhe pikërisht pas datës 12 do të nisë një periudhë e lodhshme. Keni dëshirë të ndryshoni gjithçka, por ju mungon forca. Do të ndieni një lloj nervozizmi të madh të brendshëm gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit. Mos u stërmundoni dhe kini kujdes, se do të shpërqendroheni.
Luani
Po ndieni nevojën të nisni projekte të reja. Yjet janë të shkëlqyera, por stresi është i madh dhe nuk pushoni aspak. Nuk do të bënit keq sikur të kalonit disa ditë në një vend të këndshëm, edhe pse jemi në shkurt. Kurat janë të favorizuara nga data 19 deri më 26.
Virgjëresha
Shkurti do të jetë muaj i tensionuar edhe në aspektin fizik dhe shëndetësor. Gjithçka vjen si pasojë e përkushtimit tuaj profesional. Keni aq shumë gjëra nëpër duar, sa nuk e dini më radhën që duhet të ndiqni. Ai që po kërkon një rrugë të re, do ta gjejë. Jeni të shpërqendruar.
Peshorja
Shkurti do të jetë muaj force për ju, edhe pse do të ndiheni disi nervozë. Urani ndikon shumë te ju, sidomos kur jeni të dashuruar. Duhet të ushqeheni rregullisht dhe të ruani qetësinë në ditët më të ngarkuara. Mos u lodhni, sidomos në datën 8. Kurat janë të favorizuara pas datës 24.
Shigjetari
Kthehet qëndrueshmëria në jetën tuaj, sidomos në aspektin emotiv. Nervozizmi zakonisht karakterizon gjendjen tuaj, por ju e shfrytëzoni sa më mirë, pasi nuk kënaqeni asnjëherë me pak. Shigjetarët ecin shumë dhe bëjnë sport pikërisht që të ndihen sa më të angazhuar, por edhe për të zbuluar gjëra të reja. Do të ndiheni disi të lodhur rreth datës 10.
Bricjapi
Edhe në aspektin fizik dhe shëndetësor, shkurti do të karakterizohet nga nervozizmi, sidomos gjatë gjysmës së dytë të muajit. Mos reagoni keq ndaj keqkuptimeve apo provokimeve. Pika juaj e dobët janë gjunjët dhe dhembjet e kockave. Jupiteri ju mbron gjithmonë.
Ujori
Jupiteri dhe Saturni në këtë periudhë ju ftojnë të kuptoni më mirë se cilat janë energjitë tuaja të vërteta dhe të kujdeseni më shumë për formën tuaj fizike. Këto janë ditët ideale për ta bërë këtë. Duhet të çliroheni nga një barrë që ju mundon prej kohësh, pasi organizmi po lufton bashkë me ju. Këshillohen vitaminat dhe këshillat e mjekut.
Peshqit
Së fundmi, keni vuajtur shpesh nga dhimbjet e këmbëve, por situata do të jetë në përmirësim e sipër, por stresi do të vijojë ende në doza të larta, për shkak të ndikimit negativ të Mërkurit. Kujdes me ftohjen e shpinës dhe kontrolloni mënyrën e të ushqyerit! Mos e mundoni stomakun në dhjetëditëshin e fundit të muajit.

© SYRI.net
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
6,466
Reaction score
781
Points
113
Horoskopi ditor/ Ja cilat shenja duhet të bëjnë kujdes këtë të enjte
Shkurt 19, 2020


Dashi-E enjtja do të jetë nën ritmin duhur, ndaj bëni mirë që të shmangni tensionet në dashuri. Po ashtu bëni mirë që të shtyni për një ditë tjetër debatet dhe sqarimet. Edhe në punë më mirë mos rrezikoni.
Demi-Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme në dashuri në sajë të ndikimit të Hënës, Marsit dhe Saturnit. Shfrytëzojini këto planete, pasi mund të keni mundësi të mira sa i takon ndjenjave, por kujtohuni që të veproni, pasi yjet nuk do ju mjaftojnë. Mundësi të mira do të ketë edhe sa i takon punës.
Binjakët-E enjtja do të jetë mjaft pozitive, edhe pse fundjava do të vijë duke u përmirësuar më tej. Edhe takimet do të jenë mjaft të favorshme. Në punë do të ketë një përmirësim të ndjeshëm, ku do të ketë ide të cilat duhen shfrytëzuar.
Gaforrja-Gjatë kësaj dite Dielli do të jetë në anën tuaj dhe do ju ndihmojë që të kaloni çdo vështirësi. Mund të ketë disa pasiguri në dashuri. Në punë, mund të keni mundësi të shumta.
Luani-Do të ketë një rikuperim të ndjeshëm në dashuri, pas një periudhe të mbushur me pasiguri. Mundohuni që të mos debatoni për arsye pune. Sa i takon profesionit do të ketë ide të mira, por jo të gjitha do të realizohen brenda një kohe të shkurtër.
Virgjëresha-Dashuria do të jetë mjaft e favorshme për ata që kanë kohë bashkë, ndërsa historitë e lindura prej pak kohësh, do të vihen në pikëpyetje. Mos kini frikë nga heqja dorë prej një raporti që nuk funksionon. Në punë, kjo është një periudhë e mirë për të vepruar.
Peshorja-Në dashuri do të ketë tensione, ndaj duhet bërë kujdes ndaj diskutimeve apo largësive fizike apo psikologjike. Mundohuni që të bëni sa më pak të mundeni. Edhe në punë, duhet shmangni polemikat.
Akrepi-E enjtja do të jetë një ditë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave, ku ekziston mundësia që emocionet dhe ndjesitë pozitive të rikthehen. Mundohuni që të bëni programe të reja. Në punë do të ketë faza pozitive dhe ndryshime të frytshme. Mundohuni që të bëni projekte me leverdi apo të merrni lajme të mira brenda pak kohësh.
Shigjetari-Në dashuri nuk ka të reja të rëndësishme. Jeni në një fazë qëndrueshmërie, ku zhvillimet do të jenë fare të pakta. Në punë, bëni kujdes ndaj propozimeve të reja dhe vlerësoni çdo gjë, pasi mund të ketë zhvillime interesante.
Bricjapi-Bëni mirë që të ndryshoni diçka në jetën tuaj sentimentale, por mundohuni që të bëni këto ndryshime me kujdes. Do të ndjeni një farë lodhje, e cila do ju shtyjë drejt gabimeve. Në punë do të keni ide të qarta dhe do të çoni përpara projekte me leverdi.
Ujori-Ju pret një ditë pozitive dhe interesante për dashurinë, ku kontaktet janë mjaft të favorshme. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi do të ketë sërish probleme ekonomike, shkruan noa.al. Mundohuni që të mos bini pre e provokimeve, pasi shpesh duhet kujdes në raport me të tjerët.
Peshqit-Jeni në një fazë të mirë sa i takon ndjenjave, në sajë të ndikimit të Diellit në shenjën tuaj. Mundohuni vetëm që të mbani nën kontroll humorin, i cili do të jetë shumë i luhatur. Në punë, dita do të jetë pozitive, por bëni mirë që të shikoni përreth.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
6,466
Reaction score
781
Points
113
Njesoj vazhdon sot,...lol


Ato qe ishin top, jane bo taf, thote,..

Luani qenka bo bishe fare, prandaj u bo jolene smod,..:D
 
Last edited:

Linda

❤❤❤❤
Staff member
Anëtar
Apr 18, 2010
Postime
4,706
Reaction score
721
Points
113
Na i bjer shqip ti dogana,se nuk dime 10 gjuhe te huaja ne :p

Jolena,cfar thot mi:D
 
Top