• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Huazimet turke në fjalorin e sotëm të shqipes

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,781
Reaction score
498
Points
83
Location
Danimarkë
HUAZIMET TURKE NË FJALORIN E SOTËM TË SHQIPES
nga, Shkelzen Rrecaj

Huazimet turke të cilat i ka përdorur shkrimtari i madh Kadare në “Kështjellë”, kanë hyrë edhe në fjalorin e sotëm të shqipes dhe përdoren edhe në të folmen tonë.

Disa nga fjalët të cilat përdorën në fjalorin e sotëm të shqipes janë:

Akinxhi, allajbe, aman, araba, bakër, beden, bori, çadër, çaush, çekiç, çomange, daulle, dervish, dynja, gjyle, gjynah, hafije, hamam, harem, hashash, hata, hendek, hoxhë, ibrik, islam, jatagan, jeniçer, kalldrëm, kamxhik, kasaphanë, kazan, kazmë, kullë, legen, llagëm, minare, minder, mushama, myezin, mysafir, ortak, padishah, pasha, perçe, qilim, qysqi, raki, salltanet, sehir, spahi, sulltan, sheh, shejtan, sherbet, shilte, shishe, tamam, tespihe, vezir, xhenet, xhehenem, xhevahir, xhind, yrysh, zift.

Gjithashtu huazime të tjera nga turqishtja të cilat përdoren edhe sot në popull janë të shumta si: alamet, adalet, bajram, bokall, dyzen, damar, sakatoj, sheqer, papuçe, çizme, sapun, hallvë, pite, bakllavë, byrek, bozë, kafe, oxhak, xhezve, dyshek, xhep etj.

Edhe fjalët nga sfera e fesë islame ngelin të pazëvendësueshme siç janë: minare, imam, hoxhë, haxhi, myezin, ezan, namaz, medrese, xhami, selam, ramazan, mejtep, sixhade, ders, xhuma, myfti, myderriz, hafiz etj.

Këto ishin disa huazime të cilat përdoren në leksikun e sotëm të shqipes dhe në fjalorin e sotëm të shqipes.

Megjithëse kjo shtresë leksikore ka gjetur vend dhe hapësirë edhe sot në fjalorin e sotëm të shqipes, vërehet një përdorim i rrallë i këtyre fjalëve si në ligjërim ashtu dhe në të shkruar.
 

Zeus10

Epirus Patria Nostra
Staff member
Anëtar
Nov 28, 2011
Postime
443
Reaction score
58
Points
28
Location
Canada
çadër----mendoj qe ka lidhje me çati dhe nuk eshte turke
kullë----nuk mendoj qe eshte fjale turke
sehir-----ka lidhje me sheh
zift-----ka lidhje me zi=zezë
sheqer--------nuk e di pse eshte ne kete liste, qekurse dhe latinet shume para shfaqjes se gjuhes turke, e quanin saccharo
sapun-------------nuk duhet te jete ne kete liste
pite------------po ashtu
kafe----------eshte fjale nderkombetare, nuk e di nese e solli gjuha turke
oxhak------------nuk eshte fjale turke
xhep-------------eshte shqip, buron nga kuptimet gjej dhe gjë

Mos te harrojme qe dhe vete gjuha turke pati nje substratum shqip, qe rezulton te jete kombi ne mos i vetem ndoshta me i madhi pergjate gjithe Mesdheut, ne kohet e hershme historike. Psh Phrygasit qe ishin ne Azine e vogel dhe qe i thoshin bukës : bek, erdhen nga troje ku jane shqiptaret sot dhe jane te tille se buken e quajne bukë, babes baba e memes mëmë. Vete turqit fjalen baba e gjeten atje.
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Reaction score
42
Points
48
Keto nuk jane huazime turke o milet shqipfoles , edhe ty o autor injorant, por me se shumti huazime persiano - arabe.

Osmanishtja , gjuha zyrtare e Perndorise Osmane ishte 88% arabisht dhe persisht, sepse P. Osmane ishte nje perandori multi etnike me baze islamike.

Kuptojeni nje here e mire kete gje.

Turqishtja qe ju shihni sot eshte formuluar nga Sami Frasheri dhe bere gjuhe zyrtare ne Rep. Turke ne 1928.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
19,166
Reaction score
1,449
Points
113
Kush te ka pelqyer me shume, sulejmani apo erturulli?
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
19,166
Reaction score
1,449
Points
113
Nuk kam pare.asnje.

Ertugruli eshte shpikje totale dhe fantazi.
Po sigurisht qe ashtu eshte, fale mehmet bosdag.

Dhjetera e qindra fjale degjon ne film, te cilat vazhdojme i perdorim edhe ne sot e kesaj dite.
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Reaction score
42
Points
48
Po sigurisht qe ashtu eshte, fale mehmet bosdag.

Dhjetera e qindra fjale degjon ne film, te cilat vazhdojme i perdorim edhe ne sot e kesaj dite.
Fjale persiano arabe me se shumti.
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,781
Reaction score
498
Points
83
Location
Danimarkë
Ka edhe fjalë të tjera që as ndërmend nuk ju shkon se janë fjalë turke: sabah, aksham, behar, tel-i ( edhe çifteli ), pasul ( kur e kam gjetur këtë fjalë s'kam besuar ). Po duke qëndruar një kohë të gjatë bashkë kemi marrë e kemi dhënë fjalë. Mbase këto fjalë janë tonat por ja që ata i kanë marrë.
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,781
Reaction score
498
Points
83
Location
Danimarkë
çadër----mendoj qe ka lidhje me çati dhe nuk eshte turke
kullë----nuk mendoj qe eshte fjale turke
sehir-----ka lidhje me sheh
zift-----ka lidhje me zi=zezë
sheqer--------nuk e di pse eshte ne kete liste, qekurse dhe latinet shume para shfaqjes se gjuhes turke, e quanin saccharo
sapun-------------nuk duhet te jete ne kete liste
pite------------po ashtu
kafe----------eshte fjale nderkombetare, nuk e di nese e solli gjuha turke
oxhak------------nuk eshte fjale turke
xhep-------------eshte shqip, buron nga kuptimet gjej dhe gjë

Mos te harrojme qe dhe vete gjuha turke pati nje substratum shqip, qe rezulton te jete kombi ne mos i vetem ndoshta me i madhi pergjate gjithe Mesdheut, ne kohet e hershme historike. Psh Phrygasit qe ishin ne Azine e vogel dhe qe i thoshin bukës : bek, erdhen nga troje ku jane shqiptaret sot dhe jane te tille se buken e quajne bukë, babes baba e memes mëmë. Vete turqit fjalen baba e gjeten atje.
për fjalën çadër ne përdorin fjalën tendë
për fjalën zift, ne përdorim fjalën katran...

këto po më kujtohen për momentin ...
ka dhe fjalë të tjera, jo vetëm nga turqishtja, të cilat duke u përdorur një kohë të gjatë janë futur në fjalësin shqip duke iu nënshtruar rregullave gramatikore të gjuhës shqipe.
Ky fenomen ngjet edhe me gjuhët e tjera.
 

rowe

V.I.P
Anëtar
Dec 6, 2019
Postime
1,165
Reaction score
744
Points
113
HUAZIMET TURKE NË FJALORIN E SOTËM TË SHQIPES
nga, Shkelzen Rrecaj

Huazimet turke të cilat i ka përdorur shkrimtari i madh Kadare në “Kështjellë”, kanë hyrë edhe në fjalorin e sotëm të shqipes dhe përdoren edhe në të folmen tonë.

Disa nga fjalët të cilat përdorën në fjalorin e sotëm të shqipes janë:

Akinxhi, allajbe, aman, araba, bakër, beden, bori, çadër, çaush, çekiç, çomange, daulle, dervish, dynja, gjyle, gjynah, hafije, hamam, harem, hashash, hata, hendek, hoxhë, ibrik, islam, jatagan, jeniçer, kalldrëm, kamxhik, kasaphanë, kazan, kazmë, kullë, legen, llagëm, minare, minder, mushama, myezin, mysafir, ortak, padishah, pasha, perçe, qilim, qysqi, raki, salltanet, sehir, spahi, sulltan, sheh, shejtan, sherbet, shilte, shishe, tamam, tespihe, vezir, xhenet, xhehenem, xhevahir, xhind, yrysh, zift.

Gjithashtu huazime të tjera nga turqishtja të cilat përdoren edhe sot në popull janë të shumta si: alamet, adalet, bajram, bokall, dyzen, damar, sakatoj, sheqer, papuçe, çizme, sapun, hallvë, pite, bakllavë, byrek, bozë, kafe, oxhak, xhezve, dyshek, xhep etj.

Edhe fjalët nga sfera e fesë islame ngelin të pazëvendësueshme siç janë: minare, imam, hoxhë, haxhi, myezin, ezan, namaz, medrese, xhami, selam, ramazan, mejtep, sixhade, ders, xhuma, myfti, myderriz, hafiz etj.

Këto ishin disa huazime të cilat përdoren në leksikun e sotëm të shqipes dhe në fjalorin e sotëm të shqipes.

Megjithëse kjo shtresë leksikore ka gjetur vend dhe hapësirë edhe sot në fjalorin e sotëm të shqipes, vërehet një përdorim i rrallë i këtyre fjalëve si në ligjërim ashtu dhe në të shkruar.
Shumica dermuese e huazimeve turke jane emra sendesh, madje shumica jane dublime te emertimeve shqip....shembull kot, dritare dhe penxhere. Turqizmat duhen zhdukur me cdo kusht nga fjalori.... Me vjen mire qe brezi i sotem shqiptar nuk ka idene minimale cfar eshte ashefi apo penxherja apo konaku.
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,155
Reaction score
775
Points
113
për fjalën çadër ne përdorin fjalën tendë
për fjalën zift, ne përdorim fjalën katran...

këto po më kujtohen për momentin ...
ka dhe fjalë të tjera, jo vetëm nga turqishtja, të cilat duke u përdorur një kohë të gjatë janë futur në fjalësin shqip duke iu nënshtruar rregullave gramatikore të gjuhës shqipe.
Ky fenomen ngjet edhe me gjuhët e tjera.
Fjala katran eshte SADE turke si dhe keto: badem, bakar, baksuz boja, čamac, čarapa, čekić, deva, duhan, jastuk, jogurt, kafa, kafana, kajmak, kapija, komšija, kavez, kašika, katran, kula, kundak, kutija , majmun, para, pamuk, pekmez, rakija, sarma, sat, sačma, sezam, šal, šator, šećer, tavan, top, tulipan,....e plote te TJERA.

PS.....gjuha sllave ka nja 8.000 apo me TRE zero ka pas.

Teşekkür ederim.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,635
Reaction score
506
Points
113
Duke filluar nga ''95 e deri ne 2010, une s'e perdor me penxhere : e kam zevendesue me Windows !lol
 

Poshnja

Kontribues
Staff member
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
218
Reaction score
80
Points
28
Ka edhe fjalë të tjera që as ndërmend nuk ju shkon se janë fjalë turke: sabah, aksham, behar, tel-i ( edhe çifteli ), pasul ( kur e kam gjetur këtë fjalë s'kam besuar ). Po duke qëndruar një kohë të gjatë bashkë kemi marrë e kemi dhënë fjalë. Mbase këto fjalë janë tonat por ja që ata i kanë marrë.
Ndonëse për disa mund të kesh të drejtë, për fjalën çifteli nuk ke aspak të drejtë. Fjala çifteli që është edhe fjala çiftateli nuk janë fjalë turke. Për më shumë rreth ciftetelit lexo origjina e ciftetelit.
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
1,950
Reaction score
59
Points
48
Location
ANTAHKARANA
Ndonëse për disa mund të kesh të drejtë, për fjalën çifteli nuk ke aspak të drejtë. Fjala çifteli që është edhe fjala çiftateli nuk janë fjalë turke. Për më shumë rreth ciftetelit lexo origjina e ciftetelit.

Plotësisht e drejtë. Instrument me dy tela, të bërë çift, çift-teli, çifteli... S'ka nevojë për hapje fjalorësh!



*
 

Zeus10

Epirus Patria Nostra
Staff member
Anëtar
Nov 28, 2011
Postime
443
Reaction score
58
Points
28
Location
Canada
për fjalën çadër ne përdorin fjalën tendë
për fjalën zift, ne përdorim fjalën katran...

këto po më kujtohen për momentin ...
ka dhe fjalë të tjera, jo vetëm nga turqishtja, të cilat duke u përdorur një kohë të gjatë janë futur në fjalësin shqip duke iu nënshtruar rregullave gramatikore të gjuhës shqipe.
Ky fenomen ngjet edhe me gjuhët e tjera.
Cadër nuk eshte vetem tenda, ajo eshte thjesht nje sinonim, qe nuk mund te perdoret per cadrën e shiut psh. Nderkohe katrani dhe zifti, jane dy gjera te ndryshme, qe i bashkon vetem ngjyra e theksuar e zeze dhe fakti qe nxirren qe te dy nga derivatet e naftes, qe ben. qe shpeshhere ti ngaterrojme, me njera-tjetren.
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Reaction score
42
Points
48
Ka edhe fjalë të tjera që as ndërmend nuk ju shkon se janë fjalë turke: sabah, aksham, behar, tel-i ( edhe çifteli ), pasul ( kur e kam gjetur këtë fjalë s'kam besuar ). Po duke qëndruar një kohë të gjatë bashkë kemi marrë e kemi dhënë fjalë. Mbase këto fjalë janë tonat por ja që ata i kanë marrë.
Ti lexon postimet me lart apo jo??

Sabah, aksham dhe behar jane arabisht.

Asnjehra nuk eshte safi turke.

Lexo postimin tim me lart te kuptosh qe nga aba shkencore keto nuk jane fjale " turke" por huazime persiano arabe nga osmanishtja.

Dhe jo nuk jane shqip.
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Reaction score
42
Points
48
Fjala katran eshte SADE turke si dhe keto: badem, bakar, baksuz boja, čamac, čarapa, čekić, deva, duhan, jastuk, jogurt, kafa, kafana, kajmak, kapija, komšija, kavez, kašika, katran, kula, kundak, kutija , majmun, para, pamuk, pekmez, rakija, sarma, sat, sačma, sezam, šal, šator, šećer, tavan, top, tulipan,....e plote te TJERA.

PS.....gjuha sllave ka nja 8.000 apo me TRE zero ka pas.

Teşekkür ederim.
Top, kafe, jogurt, raki, sezam,tulipan,kulla nuk jane turke.

Sigurisht qe ka pas fjal safi turke ne Osmanisht , por shumica kane qene fjale perse dhe arabe.

Pastaj shumica derrmuese e ketyre fjaleve nuk jane perdor ndonjehere ne Shqiperi, kot i ke hedh ketu.
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Reaction score
42
Points
48
Shumica dermuese e huazimeve turke jane emra sendesh, madje shumica jane dublime te emertimeve shqip....shembull kot, dritare dhe penxhere. Turqizmat duhen zhdukur me cdo kusht nga fjalori.... Me vjen mire qe brezi i sotem shqiptar nuk ka idene minimale cfar eshte ashefi apo penxherja apo konaku.
E di kush eshte e bukura ketu?

Qe ato qe populli apo ti i quan "turqizma" nuk jane te tilla sepse kane prejardhje arabo-persiane dhe ironike eshte se nuk perdoren ne Turqi sepse Ataturku beri nj spastrim radikal te Osmanishtes duke e kthyer nga nje gjuhe hibride arabo-persiano-turke ne nje gjuhe safi Turke.

Zgjati 5 vjet si proces.

Fjalori enciklopedik i Sami Frasherit u mor per baze meqe fa fjala.

Por mos ki shqetesim ,se per " fat te mire" tani perdorim fjale snobe italiane dhe anglisht .
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
6,928
Reaction score
172
Points
63
Edhe Turqit shume fjale i kan te huazuar nga Persishtja.

Si p.sh xhan ne prapashtes te emrave. Kete e kam has Iranianet e perdorin, kuptim te ngjashem me xhan kishte edhe ne gjuhen Hinduse gje qe nenkuptonte shpirt.
 
Top