• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Humor ndër vite ...

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Këtu do të sjell humor, të cilat dikur i kam përdorur qoftë për gazetat që nxirrnim këtu, qoftë për emisionet e radios. Këto humore ose janë thënë nga dikush në radio, ose janë marrë dikund në internet, a gazeta e revista humori.

Edhe ju mund të kontribuoni. Postimet që do të miratohen do të futen në përmbajtje.

PËRMBAJTJA:

Budallaqja! - humor nga Radio Tirana

Humor shkodran - nga karadyzeni në karitas

Plaku 97 vjeçar

I ra treshi - humor me policë

Fshatari në kinema

Gagaçi
 
Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Budallaqja

BUDALLAQJA

Një njeri martoi të birin, po u bënë dy vjet dhe nusja nuk po lindte. Një ditë thirri rénë( nusen e djalit) e po i thotë:
- Ah, moj bijë, e sheh, unë dhe plaka jemi lodhur. Njërën këmbë në varr, tjetrën mbi varr. Kemi frikë se ti nuk do të lindësh. Sa do të ishim gëzuar sikur në pleqëri të kishim parë një trashëgimtar.
- Hë mo, mos u bëj merak, baba, sa kam qenë atje në fshat kam bërë një...
Plaku u xhindos. Thirri plakën e po i tregon fill e për pe...
- Budallaqja,- tha plaka,- unë kur kam qenë e re tre kam bërë, por njeriu s´i kam treguar, kjo, një dhe tregoi menjëherë!...

Humor nga Radio Tirana, 1992

kthehu te përmbajtja
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
20,024
Reaction score
2,261
Points
113
Përgjigje e: Humor ndër vite ...

Namin ka qyteti, se katunaria i lun fenë! :p
 
Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Humor shkodran

Nga ’karadyzeni’ në ’karitas’

Mësimi i letërsisë pritej me padurim të fillonte. Profesor Toma e bën më tërheqës duke përdorur humorin Shkodran me mjeshtërinë e bejtexhinjve.
-Sot, kena me fol për historin e letersis Shkodrane prej shekujsh.
Filloi Profesor Toma duke shqiptuar një ‘o’ pak a shumë si ‘a’ dhe duke hequr ‘ë’ nga fundi i fjalëve.
-Na e dina se kena pas t’huej mrend, e s’na kan lan me zhvillue letersin ton.
Ndërhyri një student nga fundi i auditorit duke hequr ‘e’-në kur vinte pas ‘u’-së, dhe vazhdoi:
- Ç’a na kan lan ata neve me ba?
- Taman, njikjo qi tha Osoja asht pytje me ven. Për ket due me kallxue.

Profesor Toma, u drejtua mbi podiumin ku kishte hapur edhe këmbët që të siguronte bazament sa më të qëndrushëm. Fytyra mori një pamje mjaft serioze. Tema ishte shumë e rëndësishme.
- Turqit erdhen n’vendin ton me KARADYZEN. Pas 500 vjetesh ata u largun tuj marr DYZENIN...
U mendua pakëz, duke u munduar të linte pas atë histori të shkuar një shekull më parë.
- Po, na erdhi rusi me nji KARANDASH, qi na ka ndryshue krejt stilin e letersis ton. Kjo letersi e huej na majti deri n’fund t’shekullit t’kaluem. E ata shkuen tuj marr me vete DASHIN.
Studentën nuk po flisnin. Mendonin ku do të qëllojë Profesor Toma.
- Tash na kan ardh evropiant me KARITAS. Dihet se kur kan me u largu t’a po na marrin TASIN. Poplli yn tash ka nevoj per njat tas.
Ishte përsëri i njëjti student që u tregua i paduruar dhe ndërhyri përsëri:
- Po mir, zotni Toma, Ç’a ka me na met neve?
- Ju jeni aq t’meçem sa me kuptue ç’a ka me na met ne, prap si ma par.

kthehu te përmbajtja
 
Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Plaku 97 vjeçar

Plaku 97 vjecar

Nje plak 97-vjeçar shkon tek nje zyre sigurimesh ..
– Ç`kemi?
Dua te bej siguracion per jeten.
-Sa vjeç je?
– 97 i thote plaku.
Nenpunesi çmendet:
– Tallesh po ç`te duhet ty siguracioni?
– Po ja do shkoj me babain tim jashte shtetit, dhe thame te siguroheshim.
– Me babain tend!? E sa vjeç eshte ai?
– Po ja neser mbush 125 vjeç.
– E ku do shkoni?
– Do shkojme te takojme gjyshin tim.
Nenpunesi I bie murit me koke
– Ç`fare thua, tallesh me mua, gjyshin the!!!!!!!!!
– Po sa vjeç eshte gjyshi yt?
– Po per nje jave mbush plot 142 vjeç.
– E çfare ben ai?
– E po ja, martohet dhe do shkojme ne dasem.
Nenpunesi i afrohet dritares gati te hidhet:
– Po pse martohet?
-Budallalleqe more, e detyrojne prinderit..

kthehu te përmbajtja
 
Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Do të bëhem "burrë" si mami

e parafrazuar:

- Babi, e çka do të thotë fjala "burrë"
- Fjala "burrë" do të thotë ai që nuk kundërshtohet nga askush dhe është zot shtëpie,
- u përgjigj babai.
- Atëherë unë do të bëhem "burrë" si mami im.
 
Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
I ra treshi...

Humor me policë

Dy police gjeten nje 250 lekeshe ne rruge duke patrulluar naten.
E marrin ne dore dhe mendohen se çfare te bejne. S'kishte asnjeri afer qe mund t'a kishte humbur keshtu qe filluan te ziheshin me njeri tjetrin per t'a ndare.
Dyqanet ishin mbyllur per t'a thyer parane dhe nuk po gjenin dot zgjidhje....
Ne kete kohe, kalon nje çun i ri duke fishkellyer... Policat i bien bilbilit dhe e therrasin t'u afrohet.

Djali: Po he more si e keni hallin, une s'kam bo gjoo, po shkoj ne shtepi...
Policat: Jo, jo se kemi rene ne hall te madh. kemi gjet nje 250 lekeshe ne rruge dhe s'po dime si t'a ndajme.
Djali: po kjo eshte teper e lehte.
Policat: po he si i behet punes...
Djali: po ja, kujt i bie treshi e merr 250 lekeshen dhe iken ne shtepi.
Dakort thane policat. Djali fillon dhe i numeron: 1, 2, 3 (treshi i bie tek vetja)
Djali: ja pra mua me ra treshi dhe mua me takon leku.
Iken djali i botes dhe i le policet me gisht ne goje.
Ne kete kohe njeri prej policeve u mendua fort dhe i tha tjetrit:
"More, po çfare fati qe pati, more......sa erdhi ... i ra treshi..."

kthehu te përmbajtja
 
Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Fshatari në kinema

Fshatari ne kinema...

Nje fshatar nga nje katund i humbur i Shqiperise se Mesme kishte degjuar per kinemane. I kishin thene se aty brenda ka nje televizor 100 here me te madh se ai bardh-e-ziu "Iliria" i brigadierit te kooperatives. U bo fshatari aq kurioz, sa nje dite mori rrugen e shkoi ne qytet per te pae kete mrekulli.

Arriti ne qytet dhe me te pytme e gjeti ku ishte kinemaja. Kur shef ke dera nje rradhe te gjate gati 100 metra. Edhe hyn ne rradhe. Fundja nuk ishte shume ndryshe nga ajo e qumshit ne fshat. Por nje cun i ri nga mbrapa duke e pare te paemancipuar i shpjegon se duhet te blente bilete para se te hynte ne rradhe.

-Po ku shiten qe'to biletat he daje? -pyt xhaja.
- Atje ke ai sporteli e xhaje. - ja shpjegon ai cuni.
Iken xhaja ke sporteli dhe i kerkon shitses nje bilete.
Paguan dhe iken, por mbas tre - kater minutash kthehet prape.
- Oj moter, po deshe ma jep ene i bilet tjeter!
Paguan prape dhe iken, por pas dy-tre minutash kthehet perseri.
- Po pat munci, ma jep ene i tjeter po deshe?!
Edhe i njejti muhabet per nja kater-pese here radhazi.
Shitesja cuditet edhe e pyet:
-Po, ti mor shok, pse vjen e i blen biletat nje nga nje. Bleji nje here e mire aq sa te duhen edhe ik shih filmin.
-Po, jo moj shoqe, un nji bilet du, po sec osh nji kopil djali aty ke dera kinemase qi mi gris gjith biletat, sa du me hy mrena...

kthehu te përmbajtja
 
Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Gagaçi

Gagaçi

Shkon nje gagaç në një bar dhe i thotë bartenderit:
- Njjjjëë ppppiijjje tttttt'luuuuutem.
- jjjjja kkkku e kkkkkkkke -
i thotë bartenderi

Gagaçit i bëhet shumë qejfi që gjeti një gagaç tjetër. Pak më vonë vjen një burrë tjetër në bar.
- Një birrë të lutem – thotë burri.
- Ja ku e ke - i thotë bartenderi.
- Ppppppo tttttti meee mmmmua tttttallesh? - i thotë gagaçi bartenderit.
- Jjjjjo, mmmmor jjjjo.. ppppppo ttttalllesha mmmme atttëëë! - i thotë bartenderi.

kthehu te përmbajtja
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
20,024
Reaction score
2,261
Points
113
Përgjigje e: Fshatari në kinema

Fshatari ne kinema...

Nje fshatar nga nje katund i humbur i Shqiperise se Mesme kishte degjuar per kinemane. I kishin thene se aty brenda ka nje televizor 100 here me te madh se ai bardh-e-ziu "Iliria" i brigadierit te kooperatives. U bo fshatari aq kurioz, sa nje dite mori rrugen e shkoi ne qytet per te pae kete mrekulli.

Arriti ne qytet dhe me te pytme e gjeti ku ishte kinemaja. Kur shef ke dera nje rradhe te gjate gati 100 metra. Edhe hyn ne rradhe. Fundja nuk ishte shume ndryshe nga ajo e qumshit ne fshat. Por nje cun i ri nga mbrapa duke e pare te paemancipuar i shpjegon se duhet te blente bilete para se te hynte ne rradhe.

-Po ku shiten qe'to biletat he daje? -pyt xhaja.
- Atje ke ai sporteli e xhaje. - ja shpjegon ai cuni.
Iken xhaja ke sporteli dhe i kerkon shitses nje bilete.
Paguan dhe iken, por mbas tre - kater minutash kthehet prape.
- Oj moter, po deshe ma jep ene i bilet tjeter!
Paguan prape dhe iken, por pas dy-tre minutash kthehet perseri.
- Po pat munci, ma jep ene i tjeter po deshe?!
Edhe i njejti muhabet per nja kater-pese here radhazi.
Shitesja cuditet edhe e pyet:
-Po, ti mor shok, pse vjen e i blen biletat nje nga nje. Bleji nje here e mire aq sa te duhen edhe ik shih filmin.
-Po, jo moj shoqe, un nji bilet du, po sec osh nji kopil djali aty ke dera kinemase qi mi gris gjith biletat, sa du me hy mrena...

kthehu te përmbajtja

LOL!!

Gi de Masha, me katunarine tone tallesh ti?
Mire mire, po s’e ke mire kshu! :p
Xhaja duhet te kete qene ka Momli. :D
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
20,024
Reaction score
2,261
Points
113
Përgjigje e: Humor ndër vite ...

I shkon dibrani për darkë një shokut të tij gjirokastrit. Gjirokastriti nxjerr në sofër një tas me qofte. Dibrani hante nga dy qofte pa nda; gjirokastriti kishte marrë një qofte dhe e kafshonte nga pak. Dibrani nga dy qofte komplet, gjirokastriti një qoftë e kafshonte nga pak. Kur e pa punën kështu gjirokastriti nuk duroi po i tha mikut:
- "Ore vëlla, kur vdesin andej nga ju, nga dy veta në një varr i fusni?"
Dibrani ia ktheu:-"Kur jane të vogjël or ti, ene nga pese.” :p
 
Ragnar

Real Madrid
Staff member
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
16,334
Reaction score
405
Points
83
Përgjigje e: Humor ndër vite ...

Ishte nje here njona qe ishte qeflesh e shpendve edhe kishte nja 10 pula po nuk kishte gjel. Shkon ne nje dyqan edhe i thote me jepni gjelin me hamshor qe keni!
E mer gjelin e con ne shpi bup bup bup i shpartalloj pulat ky ja filloj patave rosave lepujve Pellumba ca gjete para pas nja 4-5 oresh e shef gjelin shtri tu u ngrof ne diell e po shikonte zogjt i thote kjo , he more te doli fryma ????
shttttt shttttt i thote gjeli mos fol se do me trembesh zogjt te ulen ne toke :p
 
Lea

Duaj né di te duash!
Anëtar
Sep 4, 2017
Postime
9,940
Reaction score
670
Points
113
Location
Pran saj, sot e pergjithmon :)
Ishin dy shoqe né telefon dhe I thot njera

Shoqa1 - jurgen dhe meri jan ndare!

Shoqa2 - pse, kush e kishte fain?

Shoqa 1 - jurgen erdhi né shtepi nje ore para nga puna! [emoji39]
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
51,231
Reaction score
2,681
Points
113
Përgjigje e: Humor ndër vite ...

I shkon dibrani për darkë një shokut të tij gjirokastrit. Gjirokastriti nxjerr në sofër një tas me qofte. Dibrani hante nga dy qofte pa nda; gjirokastriti kishte marrë një qofte dhe e kafshonte nga pak. Dibrani nga dy qofte komplet, gjirokastriti një qoftë e kafshonte nga pak. Kur e pa punën kështu gjirokastriti nuk duroi po i tha mikut:
- "Ore vëlla, kur vdesin andej nga ju, nga dy veta në një varr i fusni?"
Dibrani ia ktheu:-"Kur jane të vogjël or ti, ene nga pese.” :p
Kish dalë një dibran që herët me gruan në rrugë për autostop, prit një orë e prit dy...s'kishte kokërr makine.
Aty nga dreka kalon një makinë me targë LU (lushnja), del dibrani dhe i thotë:
-Mbaje makinën o laluc m*ti se do vim edhe ne.
Lushnjari pa e ndalur makinën nxjerr kokën në dritare dhe i thotë:
-Një vënd kam ere, po deshe hipe gruan. :D
 
Beu_Shpata

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 8, 2016
Postime
3,417
Reaction score
42
Points
0

Të kan gënjy, dibranët nuk e din atë fjalë të pistë:d
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
51,231
Reaction score
2,681
Points
113
Përgjigje e: Humor ndër vite ...

Të kan gënjy, dibranët nuk e din atë fjalë të pistë:d
Unë e bëra dibran se po ja tregoja Yoko-s, ti bëje vlonjat kur ta tregosh për vete. :D
 
Beu_Shpata

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 8, 2016
Postime
3,417
Reaction score
42
Points
0
Përgjigje e: Humor ndër vite ...

Unë e bëra dibran se po ja tregoja Yoko-s, ti bëje vlonjat kur ta tregosh për vete. :D
Po ça dibrane është Yoko o derbardhë:d. Aq sa jam unë laluc ose dibran:D
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
20,024
Reaction score
2,261
Points
113
Përgjigje e: Humor ndër vite ...

Por edhe pse Beu zbardhi dhembet, kishte te drejte kur tha qe dibranet s'perdorin ato fjale te ndyra.
Akrep, mos m'bej se gati jam te shkruaj barsaleta per ju. :p
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
51,231
Reaction score
2,681
Points
113
Përgjigje e: Humor ndër vite ...

Por edhe pse Beu zbardhi dhembet, kishte te drejte kur tha qe dibranet s'perdorin ato fjale te ndyra.
Akrep, mos m'bej se gati jam te shkruaj barsaleta per ju. :p
Për ju? Për kë? :O
Neve na vini anës ju. :d
 
Top