• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

Status
Temë e mbyllur.

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Ungjilli sipas Mateut


PARATHËNIE E UNGJILLIT SIPAS MATEUT

Mbarë tradita kishtare që arrin deri në shek. I na siguron se autori i këtij Ungjilli është Mateu, njëri nga të Dymbëdhjetët. Ky Ungjill u shkrua së pari në gjuhën aramaike për të kishterët e kthyer prej hebrenjve. Më vonë, a prej vetë autorit, apo prej ndonjë nxënësi, nën drejtim të vetë autorit, u shkrua greqisht. Tek ne arriti vetëm në gjuhën greke.

Ka pasur ndikim të madh në vjetërsinë e krishterë pikërisht pse i kushton shumë kujdes fjalëve dhe mësimit të Jezusit. Ndër katër Ungjijtë, ky është më i ploti dhe më mirë i sistemuar.

Ungjilli i Mateut është i përqendruar në Personin e Jezu Krishtit: Ai është Krishti Mesia. Është profeti i Mbretërisë qiellore (4, 17 23); është Biri i Atit qiellor (11, 25 27); Biri i Davidit (20, 30; 21, 16; 22, 41). Mbi Të vërtetohet profecia e Isaisë mbi Shërbëtorin Pësimtar të Jahveut (16, 24) për themelimin e Besëlidhjes së Re (26, 26 27). Jezusi ka hyrë në lavdinë e vet dhe rishtas do të vijë të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit.

Duhet të jetë shkruar rreth vitit 70.

Plani:

I. Lindja dhe fëmijëria e Jezusit (1, 1 2, 23)
II. Shpallja e Mbretërisë qiellore (3, 1 7, 29)
III. Predikimi i Mbretërisë qiellore (8, 1 11, 1)
IV. Misteri i Mbretërisë qiellore (11, 2 13, 52)
V. Kisha fryti i parë i Mbretërisë qiellore (13, 53 18, 35)
VI. Ardhja e Mbretërisë qiellore nuk do të vonojë (19, 1 25 46)
VII. Mundimet dhe ngjallja e Jezusit (26, 1 28, 20)
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

Ungjilli sipas Markut


PARATHËNIE UNGJILLIT SIPAS MARKUT

Autori i të dytit Ungjill, si na siguron tradicioni i Kishës, është Marku. Ky njihet në Besëlidhjen e re me emër:”Gjoni që quhet Mark” (Vap 12, 25). Në udhëtime misionare e përcjell kushëririn e vet, Barnabën (Vap 13, 5. 13; 15, 39). Me Palin bashkëpunon për disa kohë e pastaj ndahet (Vap 13, 5. 15, 37 39). Më vonë, përsëri, është ndihmës i Palit (Flm 24; Kol 4, 10). Bashkëpunoi ngushtë me Pjetrin (Vap 12, 12, 1 Pjt 5, 13).

Thuhet se Ungjilli i Markut është i lidhur ngushtë me predikimet e Pjetrit.
Mendohet se do të jetë shkruar pak para rrënimit të Jerusalemit (v. 70).

Plani:

I. Përgatitja për veprimtarinë e Jezusit (1, 1 12)
II. Veprimtaria e Jezusit në Galile (1, 14 7, 23)
III. Veprimtaria e Jezusit jashtë Galileje (7, 24 10, 52)
IV. Veprimtaria e Jezusit në Jerusalem (11, 1 13, 37)
V. Mundimet, vdekja e ngjallja e Jezusit (14, 1 16, 20)




Duke lexuar Ungjillin sipas Markut, lexuesi ka përshtypjen se Marku vë një pyetje - e kjo e përshkon krejt librin: “Kush është ky njeri?” dhe, me mbarë librin, përgjigj:
“Është Biri i Hyjit! Është Mesia!” (8, 29).

Para vdekjes, vetë Jezusi e shpall vetveten: Bir të Hyjit dhe Mesi! Në vdekjen e Jezusit, një pagan - fryti i parë i Kishës - dëshmon:
“Ky paska qenë me të vërtetë Biri i Hyjit!” (15, 39).

Ky Ungjill është shkruar më fort për të kthyerit në krishterim nga paganizmi, por rrënjësisht i zhduk edhe paramendimet e izraelitëve - judenjve të trajtuara me kohë gjatë shekujsh të shumtë mbi Mesinë.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

Ungjilli sipas Lukës


PARATHËNIE UNGJILLIT SIPAS LUKËS

Tradita kishtare më e vjetra Ungjillin e tretë e mban për vepër të Lukës, shokut të ngushtë në veprimtari dhe “mikut të dashur” (Kol 4, 14; Fil 24) të Palit. Në përgjithësi mund të thuhet se autori i të tretit Ungjill, që është autori edhe i Veprave të Apostujve, është një historian i ndërgjegjshëm. Patjetër do ta ketë njohur Ungjillin e Markut dhe ka marrë nga i njëjti burim nga ka nxjerrë edhe Mateu. Ai vetë e thotë në fillim të veprës së vet se i ka shqyrtuar dhe hulumtuar me kujdes të gjitha dëshmitë mbi Jezusin, qofshin ato gojore apo të shkruara.
Ka një stil të këndshëm, të rrjedhshëm dhe të përpunuar. Autori shkruan për të krishterë që vijnë nga paganizmi. Ungjilli vazhdon me Veprat e Apostujve, me të cilat Luka ka dashur të na japë jo aq historinë e Kishës në fillim, sa të tregojë se Jezusi vazhdon i gjallë me anë të veprimit të Kishës.

Njohuritë e para mbi Lukën i nxjerrim nga Veprat e Apostujve. Në to paraqitet se Luka lindi në Antioki të Sirisë (Vap 11, 28), si duket nga prindërit paganë. Duket se takimi i parë me Palin ndodhi në Troadë. Herët u kthye në krishterim (rreth v. 40). Gjasa është se bashkë me Palin prej Troadës shkoi në Filipe, ku ndoshta Pali e la mbikëqyrës të bashkësisë (Vap 16, 10 17). E gjejmë rishtas me Palin, kur ky, në misionin e tretë kthehet në Jerusalem (Vap 20, 5 21. 18). Që atëherë Luka bashkëvepron me Palin (Vap 27, 1 28. 16. 2 Tim 4, 11).

Luka, sikurse edhe Mateu e Marku, e ka shkruajtur Ungjillin sipas predikimeve të apostujve. Megjithatë Luka në plan ka futur dy ndryshime: në fillim ka paraqitur fëmijërinë e Jezusit, gjë kjo që i jep një paraqitje më të plotë jetës së Jezusit, pastaj futi edhe një pjesë të gjatë (9, 51 18, 14), në të cilën, në mënyrë të përshtatshme bie ngjarje të ndryshme e thënie që nuk gjenden te Marku ndërsa te Mateu janë vetëm pjesërisht. Në këtë pjesë të Ungjillit të Lukës mendimi qëndror janë mundimet e Jezusit, sepse udhëtimi drejt Jerusalemit paraqitet si udhëtim në vdekje (9, 51; 13, 22; 17, 11).


Historia e Jezusit mund të ndahet në këto tri pjesë:

1. Nga ngjarja e kushtimit në Tempull deri në mbarim të veprimtarisë në Galile (1, 5 9, 50).
2. Udhëtimi i Jezusit në Jerusalem (9, 51 19, 27).
3. Ditët e fundit të Jezusit: mundimet, vdekja dhe ngjallja e tij (19, 28 24, 53).

Specialistët nuk janë plotësisht në përkim rreth kohës kur u shkrua. Disa provojnë se u shkrua rreth 60 62 v. por shumica e madhe pohon se u shkrua në vitin 65 70.

Plani:

1. Hyrja (1, 1 4)
2. Lindja e Gjon Pagëzuesit dhe e Jezusit (1, 5 2, 52)
3. Përgatitja për veprimtari (3, 1 4, 13)
4. Veprimtaria e Jezusit në Galile (4, 14 9, 50)
5. Jezusi në udhëtim për Jerusalem (9, 51 19, 27)
6. Jezusi në ditët e fundit të jetës (19, 28 21, 38)
7. Mundimet e vdekja (22, 1 23, 56)
8. Pas ngjalljes (24, 1 53)
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

Ungjilli sipas Gjonit


PARATHËNIE UNGJILLIT SIPAS GJONIT

Kush është autori i këtij Ungjilli? Ai vetveten e lë anonim. Megjithatë, dy herë do të na sigurojë se ai vetë i pa me sy gjërat që parashtron (1, 14; 19, 35). Shpesh e thekson se është: “... nxënësi të cilin Jezusi e donte veçanërisht” (13, 23;19, 26. 27. 35; 21, 7. 20. 24). Kjo na bën të mendojmë se është Gjoni, njëri prej të Dymbëdhjetëve, biri i Zebedeut dhe i Salomes, vëllai i Jakobit. Edhe Tradicioni i Kishës që në fillim ia ka mbështetur atij autorësinë.

Edhe Ungjilli i katërt u shkrua greqisht. U shkrua për të krishterët e Azisë së Vogël. Shumica e specialistëve është e mendimit se u shkrua në Efes rreth v. 95 100.

Gjuha e stili janë të veçantë e, bashkë me tri Letrat e Gjonit dhe Zbulesën, bën një pjesë të veçantë të Besëlidhjes së re.

Me hyrjen e përmendur: “Në fillim ishte Fjala...” që është si një ‘praeludium’ apo ouverture, në pak fjalë na e paraqet krejt përmbajtjen e librit: Jezusi është Hyji që hyn në botë e në histori për të shëlbuar njerëzimin. Mbetemi të mrekulluar para Jezusit, Fjalës - Logos-it, vetja e të cilit tejkalon çdo person në historinë e njerëzimit. Biri i Hyjit Hyj i amshueshëm, i bërë njeri, Krijues i gjithësisë, njerëzve u jep një jetë të re që vjen prej Hyjit.

Në vend të dytë Gjoni na parashtron konfliktin e njerëzve me Hyjin. Gjoni Pagëzuesi, nuk është Mesia! Mesia, i Shuguruari, Krishti është vetëm Jezusi.
Shtjellon, pastaj, se Jezusi është më tepër se Moisiu. Besëlidhja e vjetër duhet t’ia lëshojë vendin Besëlidhjes së re, sepse Jezusi nuk është vetëm një “I Dërguar” i Hyjit sado i madh e i veçantë, por është Biri i Hyjit, Hyj edhe ai vetë, i bërë njeri me anë të misterit të Mishërimit. Me anë të tij, Hyji vjen në mesin e njerëzve dhe hap e vendos rendin e mbinatyrshëm të hirit shenjtërues të humbur me anë të mëkatit të prindërve të parë
.
Simbolika te Gjoni është shumë e theksuar. Ajo bazohet në librat biblikë të mëparshëm. Këndej Jezusi është: Dhëndër (3, 29), Bari (10, 11 14), Hardhi (15, 1), Bukë (6, 35), Dritë, Udhë, Jetë, Derë, Qengj, Tempull etj. etj.


Plani:

Hyrja (1, 1 18)
I. Pashkët e para (1, 19 3, 21)
1. Java e parë (1, 19 2, 12)
2. Festa e Pashkëve (2, 13 25)
3. Shpallja e misterit të Shpirtit (3, 1 21)
II. Udhëtimi në Samari e në Galile (3, 22 4, 54)
III. Festa e dytë në Jerusalem (5, 1 47)
IV. Festa e Pashkëve Buka e jetës (6, 1 71)
V. Festa e Tëbanave (7, 1 10, 21)
VI. Festa e Kushtimit të Tempullit (10, 22 11, 54)
VII. Pashkët e fundit Lavdërimi i Birit të njeriut (11, 55 19, 42)
1. Para mundimeve (11, 55 12, 50)
2. Darka e fundit (13, 1 17, 26)
3. Mundimi e vdekja (18, 1 19, 42)
VIII. Dita e Ringjalljes (20, 1 29)
Përfundimi (20, 30 31)
Shtojca (21, 1 25)



vazhdon
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

Veprat e Apostujve


PARATHËNIE

Shekulli i parë pothuajse as nuk e vëren krishterimin. Libri që drejtpërsëdrejti na njofton me krishterimin dhe me zhvillimin e parë të Kishës së re janë Veprat e Apostujve. Kisha, si kokrra e sinapit - e vocërr, përhapet pothuajse fshehtas, si fara që e mbjell bujku e shkon e as nuk kujtohet se si ajo mbin e lëshon shtat. Kështu krishterimi kalon disi i panjohur prej bashkëkohësve, së paku në dokumente që na kanë mbetur. E pra, e kemi farën e krishterimit në të gjitha qendrat më me rëndësi të Mesdheut, mu edhe në vetë kryeqytetin e Perandorisë, që në gjysmën e shekullit të parë.

Emri i librit: “Veprat e Apostujve” në të vërtetë nuk i përgjigj brendisë së librit, sepse shumë persona për të cilët bëhet fjalë, si p. sh. : Barnaba, Shtjefni, Filipi, Apoloni, po as vetë Pali nuk është një nga të Dymbëdhjetët. Veprat e Apostujve, në të vërtetë, na paraqesin veprat e Pjetrit e të Palit, madje as ato nuk janë të paraqitura plotësisht.

Autori i këtij libri, si na siguron tradicioni më i lashtë dhe i njëzëshëm i Kishës, është Luka, autori i të tretit Ungjill.

Qëllimi i autorit me këtë vepër është të tregojë se vepra e Krishtit, që me Ungjill u krye në Palestinë, më vonë u vazhdua në botën mbarë me anë të njëjtit Krisht të gjallë në Kishën e vet të udhëhequr dhe të frymëzuar prej Shpirtit Shenjt të Hyjit. Veprat e Apostujve na paraqesin përhapjen e krishterimit në mbarë botën e njohur atëherë me ndihmën e Shpirtit Shenjt.

U shkruan ndoshta në vitin 67 apo që më 70-80 vit.

Plani:
Hyrja (1, 1 11)
A. Kisha e Jerusalemit (1, 12 5, 42)
Misionet e para (6 12)
Barnaba e Pali (13, 1 15, 35)
B. Misioni i Palit (15, 36 19, 20)
I burgosuri i Krishtit (19, 21 28, 29)
Epilogu (28, 30 31)


Nga përmbajtja

Në hyrje Luka i lidh Veprat e Apostujve me Ungjillin e tretë me të cilin përbëjnë një tërësi.

1. Pas të Ngriturit të Jezusit në qiell, të Njëmbëdhjetët mblidhen në shtëpinë e caktuar bashkë me Marinë, nënën e Jezusit. Zgjidhet, në vend të Judës, Matia. Zbret Shpirti Shenjt mbi Apostujt dhe i shndërron në predikatarë të guximshëm. Kisha fillon jetën e vet. Predikimi i Pjetrit. Kthehet një numër i mirë (1, 12-2, 41).

2. Në Vap 2, 42-5, 42 paraqitet shkurtimisht jeta e të krishterëve të parë. Predikimet e apostujve shoqërohen me mrekulli. Populli i nderon, pushteti i salvon.

3. Emërohen diakonat. Shtjefni, martiri i parë. Salvimi i shpërndan të krishterët, të cilët kështu bëhen misionarët e parë. Në këtë fazë dalin në shesh helenistët.

4. Filipi diakon predikon në Samari dhe pagëzon përgjegjësin e financave të mbretëreshës së Etiopisë (8, 4-40).

5. Kthimi i Palit në krishterim (9, 1-30).

6. Pjetri viziton bashkësitë e krishtera jashtë Jerusalemit dhe pagëzon paganin e parë, Kornelin me familje (9, 31-11, 18).

7. Herod Agripa I salvon Kishën. Vret Jakobin apostull e burgos Pjetrin, i cili shpëton për mrekulli.

8. Bashkësia e Antiokisë dërgon Barnabën e Palin në misione dhe ata predikojnë në Qipro e në Galaci. Koncili në Jerusalem (13, 1-15, 35). Udhëtimi i dytë (15, 36-18, 22). Kontakti i parë me Evropën dhe themelimi i bashkësisë në Maqedoni e në Akajë. Udhëtimi i tretë misionar (18, 23-20, 38).

9. Njerëzit nuk janë në gjendje ta pengojnë veprimtarinë e Hyjit. Pali i burgosur dërgohet në Romë sipas kërkesës që bën ai vetë. Atje predikon Ungjillin edhe pse i burgosur (21, 1-28, 31).

vazhdon
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRAT E PALIT


Pali apostulli i Krishtit

Ungjijtë janë pa dyshim vepra më e shquara dhe më e rëndësishmja e krishterimit, por nuk janë edhe shkrimet e tij më të parat. Që në vitin 50 Pali prej Tarsit nis të shkruajë disa shkrime që quhen LETRA.

Që në fillim të krishterimit është mbajtur se Pali ka shkruar katërmbëdhjetë letra, të cilat edhe kanë zënë vend në Kanonin e librave të shenjtë të Besëlidhjes së re si libra të frymëzuar prej Hyjit.


Jeta e këtij njeriu mund të mblidhet në këto pika të shkurtra:
Lindi në Tars të Cilicisë rreth vitit 5 10 pas. Krishtit në një familje hebrenje. Prej prindërve trashëgoi nënshtetësinë romake. Në Tars u shkollua dhe u njoftua me helenizëm, ndërsa në Jerusalem mësoi Ligjin e Moisiut te mësuesi i përmendur, Gamalieli. Ishte farise me bindje dhe i flaktë dhe si i tillë në fillim e salvoi krishterimin. Por, për mrekulli, i kthyer në krishterim në saje të një vegimi që pat kur, në udhën e Damaskut iu duk Jezu Krishti, (Vap 9, 3... ;26, 12... ;22, 6... ) e, prej salvuesit të tmerrshëm, u bë apostull e përhapës i krishterimit. Predikon në Damask. Shkon në Jerusalem për t’u njoftuar me Pjetrin. Rreth vitit 44, bashkë me Barnabën fillon veprimtarinë misionare. Pas një viti fillon udhëtimin e parë misionar (45 49). Në koncilin e Jerusalemit mbron, bashkë me Barnabën, lirinë e krishterimit prej Ligjit të Moisiut. Në vitin 50 52 bën udhëtimin e dytë misionar e, prej Azisë, kalon në Evropë, ku themelon bashkësitë e para të krishtera në Evropë në Filipe, në Selanik e në Berejë. Prej andej kalon në Athinë, pastaj në Korint. Këtu shkruan (51 52) dy Letrat e drejtuara Selanikasve. Në udhëtimin e tretë misionar (54 57), ndalet më gjatë në Efes, ku duket se shkruan Letrën e Parë të drejtuar Korintianëve e ndoshta edhe Letrën e drejtuar Galatasve. Pas dy vjetëve e tre muajve i duhet ta lëshojë Efesin e shkon në Korint. Gjatë udhëtimit duket se e shkruan Letrën e Dytë të drejtuar Korintianëve. Në Korint, ku dimëron në vitin 57 58, shkruan Letrën e drejtuar Romakëve. Nga kjo letër dimë se mendon të kalojë në Perëndim për të përhapur fenë: mendon të shkojë në Spanjë pasi t’i shpjente ndihmat e bashkuara në Maqedoni e në Akajë për kishën skamnore të Jerusalemit.

Në Jerusalem e kapin në Tempull e do ta kishin vrarë, po të mos e kishte shpëtuar pushteti romak. Për dy vjet qëndroi i burgosur në Cezare (58 60). Prej këndej, pasi bëri apelacion në Cezarin, qe dërguar në Romë. Këtu, në burgim të lirë, vazhdoi të predikojë për dy vjet. Në këtë kohë çmohet se i shkroi “Letrat e burgimit.”

Përgjithësisht mendohet se qe liruar nga burgu (baza janë Letrat baritore) dhe se përsëri ndërmori udhëtime misionare në Lindje e ndoshta edhe në Spanjë. Në kohën e salvimit të Neronit qe zënë e prerë me shpatë rreth vitit 67.


SHKRIMET E PALIT

Shkrimet e para që Kisha i ka pranuar në Kanonin e Librave të shenjtë, janë Letrat e Palit. Tradicioni i shenjtë mban se të Palit janë 14, pa marrë para sysh se të gjitha nuk janë të tijat (së paku jo ajo e drejtuar Hebrenjve, e cila sot nuk mbahet më prej askujt se është e Palit) merren si vepra të tij.

Ekzegetët mendojnë se, sipas kronologjisë së krijimit, Letrat e Palit do të ishin të renditura kështu:

Dy letrat e drejtuara Selanikasve (50 52)
Dy letrat e drejtuara Korintianëve (56)
Letra e drejtuar Galatasve (56 57)
Letra e drejtuar Filipianëve (56, 61 ose 63)
Letra e drejtuar Romakëve (57 58)
Letrat e burgimit (e Filipianëve u përmend më lart),
Filemonit, Kolosianësve, Efesianëve (61 63)
Letrat baritore:
Timoteut dy (66 ose 67)
Titit (66 ose 67)



Çështje e veçantë është Letra e drejtuar Hebrenjve. Ajo nuk mbahet më prej askujt si letër e Palit. Ekzegetët, jo pa arsye, e vënë në dyshim autorësinë e Palit. Po edhe në qoftë e Palit, thonë, duhet të ketë qenë përpunuar prej një dore tepër mjeshtrore që do të mbetet anonime. Duhet të ketë qenë shkruar rreth vitit 70 ose shumë më vonë rreth 80 ose 90 vit.

Në përkthim ndjekim një kriter tjetër jo këtë të kronologjisë: atë që është përqëndruar që moti e gjendet në botime tipike të Besëlidhjes së re.

Më pëlqen të theksoj këtu se për Palin mendohet se do të ketë predikuar edhe në vendin tonë dhe me siguri do t’i ketë rrahur rrugët e vendit tonë, që lidhin Perëndimin me Lindje, Misionari i madh. Dihet me siguri se një dimër e kaloi në Prevezën e moçme, në Nikopojë, dimrin e vitit 65.

P. Mark Harapi S. J. , këndoi:
“Oh sa nderë asht për Shqipni
M’e pasë pasun mik po në shpi.”
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

Letra drejtuar Romakëve

Njeriu shfajësohet me anë të fesë!

Pali, pas të tretit udhëtim misionar, mendon ta lëshojë Lindjen e të kalojë si misionar në Perëndim: mendonte nëpër Romë të shkojë në Spanjë. Nga Korinti romakëve u drejton një letër, që është si “letër kredenciale” para bashkësisë së krishterë të kryeqytetit të Perandorisë. Kjo letër, në fakt, më fort i përngjan një traktati teologjik se sa një letre. Me brendinë e saj si dhe me temat që rreh, letra i tejkalon kufijtë e një kishe vendase, sepse flet për çështje të mbarë krishterimit.
Thelbi qëndror i Letrës është: Roli i veçantë e i pazëvendësueshëm i Jezu Krishtit për shëlbimin e njerëzve.

Pali e shpjegon në se qëndron shëlbimi i mbarë njerëzimit në Jezu Krishtin, shtjellon vështrimin e Ungjillit e të veprës shëlbimtare të Krishtit. Temat kryesore të Letrës shihen mirë kur të merret para sysh plani i Letrës:

Plani:

Hyrja (me kremtori të veçantë) (1, 1 15)
1. Shëlbimi vjen nga feja (1, 16 11, 36)
A Shfajësimi (1, 16 4, 25)
1. Mëkati solli hidhërimin e Hyjit kundër paganëve e judenjve (1, 18 3, 20)
2. Shfajësimi prej Hyjit dhe feja (3, 21 31)
3. Dëshmia nga Shkrimi i shenjtë (4, 1 25)
B. Shëlbimi (5, 1 11, 36)
1. Çlirimi nga mëkati, vdekja e Ligji (5, 12 7, 25)
2. Jeta nëpër Shpirtin Shenjt (8, 1 39)
3. Izraeli e të krishterët (9, 1 11, 36)
II. Jeta e re në Krishtin (12, 1 16, 27)
Përfundimi (15, 14 16, 27).
Letra u shkrua në vitin 57 ose 58.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA E PARË DREJTUAR KORINTIANËVE


Bashkësia përballë metropoleve të mëdha!

Korinti ishte një ndër qytetet më me rëndësi në Mesdhe. Kryeqytet i Greqisë qëndrore e të jugut, kishte gjysmë milioni banorë. Qytet kosmopolit, i pasur, me dy porte. Dy të tretat e popullsisë ishin skllevër.

Këtu Pali arriti në udhëtimin e dytë misionar, në vitin 50-51. Pati sukses të mirë dhe themeloi një bashkësi bukur të madhe. Shumica e të kthyerve vinte nga paganët e prej hebrenjve vetëm një pakicë.

Dy vjet më vonë, kur Pali ishte duke ungjillzuar në Efes, mori vesh për dasitë në bashkësinë e Korintit. Ishin përndarë në parti. Pali u shkruan këtë letër për t’i qetësuar. U përgjigj edhe në disa pyetje praktike.

Ja si e zhvillon letrën:

Njësia në Kishë (1-4)
Jeta e të krishterit lidhur me çështjet seksuale, martesore dhe të virgjërisë (5-7)
Liria e ndërgjegjes në veprimtari (8)
Detyrat e të drejtat e predikatarit të Ungjillit (9)
Liturgjia e, veçanërisht, Eu****stia (10-11)
Dhuratat e veçanta në Kishë (12-14)
Ngjallja e Krishtit pengu e tipi i ngjalljes sonë (15).
Himni mbi dashurinë në kapitullin e 13 është vërtet një margaritar në letërsinë botërore për cilësi poetike.​

Letra u shkrua në vitin 56.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA E DYTË DREJTUAR KORINTIANËVE

Drama e apostullimit!

Pas Letrës së Parë, në bashkësinë e Korintit ndodhën pështjellime të mëdha. Një kundërshtim, pothuajse i mbarë korintianëve, ngrehi krye kundër Palit. Janë “judaizantët” të krishterët me prejardhje çifute, që duan ta zhdukin “lirinë e Krishtit” e të vendosin përsëri Ligjin e Moisiut.

Pali në vitin 56 gjendej në Efes (Vap 19). Marrë vesh për këtë gjendje në Korint, turret shpejt e shpejt deri atje, por pa sukses. I shpifen edhe personalisht. Ndoshta njëri ishte bashkëpunëtor i tij (2, 5; 7, 12). Pali, duket se dërgon një letër mjaft të ashpër (2, 3-4; 7, 8-12). Ka ekzegetë që mendojnë se kapitujt e fundit janë të marrë prej kësaj letre.

Pali pastaj dërgon Titin, i cili, pas një vonese, i sjell lajme të mira. Pak më vonë Pali e shkruan letrën.

Në këtë letër gjejmë më shumë të dhëna autobiografike të Palit. Të dhënat që jep për vuajtjet e veta për shkak të apostullimit, e prekin në shpirt lexuesin, por prapë e lënë të kënaqur kur vëren sukseset e tij.

Plani i Letrës:

Hyrja: (1, 111)
I. Një shikim mbi vuajtjet e kaluara (1, 12-7, 16)
II. Mbledhje lëmoshash (8, 1-9, 15)
III. Mbrojtja e Palit (10, 1-13, 10)
Përfundimi (13, 11-13).​


Letra u shkrua në vitin 56-57.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA DREJTUAR GALATASVE

Liria e të krishterit!

Letra e drejtuar Galatasve paraqet krizën e fesë të kësaj bashkësie. Kriza edhe kësaj herë vinte nga judaizantët - të krishterët e kthyer nga judaizmi. Këta u sollën shumë kokëçarje të krishterëve të parë dhe Palit iu desh vazhdimisht të luftojë me ta.

Kush ishin galatasit? Duket se ishin pasardhësit e tri fiseve të shpërngulura nga Galia në pjesën e dytë të shekullit të tretë para Kr. , që kishin zënë vend në Kapadoki e në Pont. Në vitin 25 para Kr. krahina e Galatisë u zgjërua me krahinën e Likaonisë dhe të Frigjisë. Pali me bashkëpunëtorë e përshkoi këtë krahinë në udhëtimin e dytë (v. 49-52) dhe në udhëtimin e tretë misionar (v. 53-57).

Letra ka jo dy pjesë, si i kanë zakonisht letrat tjera të Palit, por tri:

a) pjesën e parë: apologjetike. Mbron veten dhe apostullimin e vet, të cilin e ka marrë drejtpërsëdrejti prej Krishtit;
b) pjesën e dytë: dogmatike. Shtjellon të renë e krishterimit: relacionin mes Ligjit të Moisiut dhe të Ungjillit;
c) pjesën e tretë: tregon parimet kryesore në të cilat qëndron liria e Krishtit.


Plani

Hyrja (1, 1-10)
I. Mbrojtja personale (1, 11-2, 21)
II. Ligji dhe feja (3, 1-4, 31)
III. Ungjilli i lirisë së krishterë (5, 1-6, 10)
Përfundimi (6, 11-18).

Letra u shkrua brenda viteve 56-57.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA DREJTUAR EFESIANËVE!



Misteri dhe jeta e Kishës!

Kjo Letër bashkë me atë të drejtuar Filipianëve, Kolosianësve dhe Filemonit janë Letrat që quhen “të burgimit”, sepse në to Pali na paraqitet si “i burgosuri” i Krishtit. Kjo gjë edhe ndikon të caktohet koha kur u shkruan: ose brenda 58 60, (kur ishte në burg në Cezarenë e Palestinës), ose brenda 61 63 (kur ishte në burg në Romë). Përveç kësaj, këto letra kanë edhe ngjashmëri të tjera të brendshme.

Pali ka qenë ngusht i lidhur me bashkësinë e krishterë të Efesit. Aty ka vepruar tri vjet. Kjo Letër, si edhe ajo e drejtuar Romakëve, është ndër Letrat më të përsosura, më të planifikuara dhe më të pjekura të Palit.

Në të Pali më imtësisht na e shpjegon mësimin e vet mbi Krishtin dhe mbi Kishën: Krishti është kryet e Kisha është trupi (1, 23), Krishti është Dhëndri e Kisha është Nusja (5, 23 32). Në pjesën dogmatike (kap. 1 3) dhe në pjesën morale (kap. 4 6) shpjegon njësinë e Kishës, kurse në kapitujt 5, 2 6, 9 flet për detyrat e thirrjes.

Plani

Hyrja dhe përshëndetja (1, 1-2)
I. Misteri i shëlbimit e Kisha (1, 3-3, 21)
1. Plani i Hyjit për shëlbimin (1, 3-23)
2. Plani i Hyjit i realizuar në ne (2, 1-10)
3. Hebrenj e paganë të bashkuar në të njëjtin shëlbim (2, 11-22)
4. Roli i Palit në veprën e shëlbimit (3, 1-21)
II. Jeta e re e të krishterëve (4, 1-6, 20)
Lajme e përshëndetjet e fundit (6, 21-24).​


Duhet të jetë shkruar më 61-63. v.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA DREJTUAR FILIPIANËVE


Gëzimi i të krishterit!

Qyteti i parë në Evropë ku Pali predikoi janë Filipet. Këtë qytet e themeloi Filipi i Maqedonisë e gjendej në Maqedoninë lindore. Këtu Pali e themeloi bashkësinë e parë të krishterë në Evropë, të cilën e ka dashur veçanërisht. Ndoshta për këtë arsye edhe pranoi prej kësaj bashkësie ndihma financiare, çka duket se prej bashkësive të tjera s’ka dëgjuar të pranojë.

Renditja e mendimeve të kësaj Letre është e gërshetuar me ndjesi dashurie të çiltërt dhe miqësie të thellë. Thirrja: “Gëzohuni...” (3. 1) shkëlqen dhe qet në pah karakterin e gëzimit e të haresë që jep feja e besimi në Krishtin.

Margaritar i pashoq është himni në nder të Krishtit të përvujtëruar e të lartësuar (2, 6-11).

Plani:
Hyrja (1, 1-11)
Lajme e qortime (1, 1, 12-4, 1)
Këshillat e fundit (4, 2-23).

Letra u shkrua më 56 ose më 61-63.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA DREJTUAR KOLOSIANËVE

Misteri i Krishtit

Kjo Letër dhe ajo e drejtuar Efesianëve janë si dy motra binjake. I dorëzoi i njëjti njeri: Tihiku, kanë po të njëjtin stil, të njëjtat mendime: pothuajse gjysma e Letrës së drejtuar Efesianëve gjendet në Letrën e drejtuar Kolosianëve.

Kolosi ishte qytet me rëndësi në Frigji - Azi e Vogël. Këtë bashkësi e themeloi Epafra, një i kthyer në krishterim prej Palit (1, 7 dhe 4, 11-12). Pali ia dërgon këtë Letër bashkësisë që ai as s’e kishte themeluar dhe ende nuk e kishte vizituar.

Duhet të ketë qenë shkruar në kohën e burgimit të Palit (v. 61-63) sikurse edhe ajo e drejtuar Efesianëve dhe Filemonit.

Pali rregullon disa mendime të Kishës së Kolosit: krishterimi nuk duhet të judaizohet (2, 16-21), nuk duhet tepruar në nderimin e engjëjve (2, 12), Krishti dhe vepra e tij shpërblimtare kanë vlerë të gjithmbarshme (1, 15-20 dhe 2, 3-15). Në pjesën e dytë flet për jetën morale të të krishterit (3, 1-4). Me rëndësi të madhe është rregullorja shoqërore që paraqitet në 3, 18-4, 1 dhe gjendet edhe në Letrën e drejtuar Ef 5, 22-6, 9).

Plani

Hyrja (1, 1-14)
I. Pjesa dogmatike (1, 15-2, 5)
II. Qortim kundër gabimeve (2, 6-3, 4)
III. Nxitje (3, 5-4, 6)
Lajme personale (4, 7-18).

Letra u shkrua në v. 61-63.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA E PARË DREJTUAR SELANIKASVE


Ungjilli i shpresës!

Letra duket se është shkrimi i parë i Besëlidhjes së re.

Selaniku ishte kryeqyteti i Maqedonisë së asaj kohe. Ishte qendër tregtie dhe shkollash. Pali aty arriti nga Athina. Populli e dëgjoi me gëzim fjalën e Ungjillit dhe së shpejti filloi të lulëzojë një bashkësi bukur e mirë. Por, për shkak të judenjve, që e paditnin para pushtetit se nxit kundër dhe se mëson se “është edhe një mbret tjetër - Jezusi” (Vap 17, 1-8), iu desh natën papritmas ta lëshojë qytetin.

Nga Letra marrim vesh se Pali e dërgoi nga Athina Timoteun për ta rregulluar e përforcuar bashkësinë. Ky u kthye dhe i solli Palit lajme të mira, por edhe disa pyetje lidhur me parruzinë ose ardhjen e dytë të Jezusit.

Pali, i gëzuar, u shkruan këtë letër. Ishte suksesi i parë i tij dhe Letra e parë. Këndej edhe toni është familjar dhe i ngrohtë. Për kah rëndësia pjesa qendrore është 4, 13-5, 11, ku flitet për Ardhjen e dytë të Jezusit, plotëson çka u ka pasë mësuar dhe rregullon çka ndoshta e kishin kuptuar keq.

Kjo Letër, ndoshta më tepër se shkrimet tjera të BR, na jep njoftime mbi mënyrën e predikimit të Kishës së hershme, njëkohësisht na tregon se sa shpejt u ndie nevoja edhe për fjalën e shkruar.

Plani

Titulli dhe përshëndetja (1, 1)
I. Marrëdhëniet e Palit me selanikas (1, 2-3, 13)
1. Themelimi i bashkësisë (1, 2-2, 16)
2. Pasi shkon predikatari (2, 17-3, 13)
II. Udhëzime dhe nxitje (4, 1-5, 22)
Përshëndetja e fundit (5, 23-28).

Letra duket se u shkrua në Korint në v. 50-52.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA E DYTË DREJTUAR SELANIKASVE

Realizimi i krishterë!

Pasi Pali e shkroi Letrën e parë, s’vonoi dhe e pa nevojën ë shkruajë edhe Letrën e dytë. Pasi e shpreh kënaqësinë për suksesin e Letrës së parë, së shpejti kalon në çështjen e Letrës së dytë: sqaron Ditën e Ardhjes së Zotit.

Disa, me siguri njerëz përtaca, e kanë hapur mendimin se, ja, Dita e Gjyqit! Pra, s’kemi pse të punojmë! Pali, për ë hequr nga dora çdo mendim të tillë, shkruan Letrën e dytë. I porosit të kenë parasysh atë që ju ka thënë me gojë apo me shkrim. Kërkon ë hiqen vegimeve të disave, gjasme “profetike”. I siguron se Dita e Gjyqit nuk ka ardhur, pasi shenjat që duhet t’i prijnë: apostazia e gjithmbarshme dhe shfaqja e Njeriut të mëkatit Biri i bjerrjes, i Paudhi, që identifikohen me Antikrishtin, nuk kanë arritur. Prandaj secili le të punojë që të ketë për vete dhe për t’i ndihmuar ata që nuk kanë.

Kap. 3, 613 është vërtet një himn i kushtuar punës.

Plani

Titulli dhe përshëndetja (1, 1-2)
I. Zelli dhe qëndresa e selanikasve (1, 3-12)
II. Ardhja e Zotit (2, 1-3, 5)
III. Kundër përtacisë dhe papunësisë (3, 16-15)
Urimet dhe përshëndetja e fundit (3, 16-18).

Letra u shkrua në v. 50-52.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA E PARË DREJTUAR TIMOTEUT


Udhëzime për drejtim të Kishës!

Dy Letrat e drejtuara Timoteut dhe ajo e drejtuar Titit, për arsye të përmbajtjes dhe pse i qenë drejtuar një personi që kishte funksion në drejtimin e Kishës, që nga shekulli i XVIII quhen prej ekzegetëve: “Letra baritore”.

Letra e Parë e drejtuar Timoteut, shokut dhe bashkëpunëtorit të Palit për një kohë të gjatë, ka këto porosi:

1. Të jetë vigjilent kundër mësuesve të rrejshëm (1, 3 20; 4, 1 11; 6, 3 10). 2. Të mbajë disiplinën brenda bashkësisë që udhëheq (2, 1 15). 3. Të dijë cilat marrëdhënie duhen në pushtetin kishtar (3, 1 13) dhe cilat janë detyrat e “mbikëqyrësit” dhe të udhëheqësve tjerë në Kishë (4, 12 6, 2).

Plani

Titulli dhe përshëndetja (1, 1-2)
1. Timoteu luftëtari i së vërtetës (1, 3-20)
2. Timoteu ushtruesi dhe përhapësi i liturgjisë (2, 1-15)
3. Timoteu bari (3, 1-6, 2)
Përfundimi (6, 3-21).

Letra u shkrua në v. 66-67.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA E DYTË DREJTUAR TIMOTEUT

Të luftohet për Jezusin!

Letra u shkrua gjatë kohës së burgimit të dytë në Romë – viti 67. Pali parasheh se i ka ardhur koha ta lëshojë këtë botë. Sprovon një vetmi të madhe: parandien mbarimin e jetës (4, 6); porosit bashkëpunëtorin e dashur që sa më tepër t’i kushtohet Ungjillit dhe fenë ta ruajë të pacenuar. Është një Letër lamtumire – testamenti i zemrës së madhe të Palit.

Plani

Titulli dhe përshëndetja (1, 1-5)
1. Nxit Timoteun të jetë besnik i Ungjillit (1, 6-2. 13)
2. Kundër rreziqeve (2, 14-4. 18)
Përshëndetjet përfunduese dhe urimet (4, 19-22)​


Letra u shkrua në Romë në vitin 67.

vazhdon
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA DREJTUAR TITIT

Të jetojmë me shenjtëri

Ungjilli u predikua. Shumë bashkësi u themeluan nëpër mbarë perandorinë e Romës. Tani filluan problemet e brendshme. Disa të krishterë – ata të ardhurit nga hebrenjtë - »judaizantët« - dijekeqas e përziejnë fenë e Krishtit me Ligjin e Moisiut.

Kjo Letër, si dhe Letra e Parë e drejtuar Timoteut shkoqisin pothuajse të njëjtat probleme dhe kështu në përmbajtje janë mjaft të ngjashme.

Për Titit nuk dimë shumë. Është me prejardhje pagane. Qe bashkëpunëtor i Palit. Nga Letra e Dytë drejtuar Korintianëve mësojmë se, si diplomat i mirë, e pruri në fije bashkësine e Korintit.

Letra i jep Titit këto udhëzime:

1. Kush mund të merret në shërbesë kishtare (1, 5-9)
2. Bashkësitë e ndryshme të besimtarëve (2, 1-10)
3. Marrëdhëniet e të krishterëve me pushtet (3, 1-2)
4. Vigjilenca kundër mësuesve të rrejshëm (1, 10-16; 3, 9-11).

Letra u shkrua në Romë në vitin 64.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA DREJTUAR FILEMONIT


Skllavi le të bëhet vëlla

Kjo Letër e shkurtër (shkrimi më i shkurtër i Palit – s’ka kapituj por 25 rreshta!) është shumë shpirtërore, e ngrohtë dhe njerëzore, e vizaton ëmbël shpirtin plot njerëzi e ndjenja të Palit ndaj njeriut të vogël – mu ndaj atij që në kohën e Palit nuk pranohej as për person, por çmohej send – res.

Kush ishte Onezimi, për të cilin kujdeset Pali dhe i shkruan Filemonit? Një skllav, ndoshta përtac, ndoshta edhe vjedhës, që i kishte ikur zotërisë së vet, Filemonit. Takohet me Palin. Ky e mëson, e kthen në fe dhe, kur merr vesh se është skllavi i Filemonit – një të kthyeri në krishterim dhe pasaniku nga Kolosi, ia dërgon atje me këtë letër porosie.

Vërtet, Pali nuk merr qëndrim në ndarjen shoqërore të kohës: ishin struktura shoqërore që krishterimi ende nuk mund i shndërronte në një çast – pastaj Pali ishte “ungjillëzues” dhe jo punëtor shoqëror, por, në rastin konkret, i drejtohet Filemonit të mos e çmojë më si skllav, por si vëlla në Krishtin. Pali i përmbahet mësimit të dhënë në Letrën e drejtuar Galatasve: “... s’ka më skllav – të lirë... Të gjithë ju jeni Një në Krishtin Jezus!” (Gal 3, 28).
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Re)

LETRA DREJTUAR HEBRENJVE

Krishti, Meshtari i vërtetë dhe i vetëm

Një traditë që arrin deri në mbarimin e shekullit të dytë shënon se ky shkrim i rëndësishëm i përket Palit, por kritika e ekzegetëve të sotëm e vë në dyshim autorësinë e Palit, gjininë letrare si dhe titullin kujt i është drejtuar.

A është Letër? Vetëm në pjesën përfunduese ka stilin e Letrës. Më fort i ngjan një ekzorte apo një fjalimi teologjik bukur të renditur se sa një Letre.

A është e Palit? Shumë i përngjan për kah stili, sidomos për kah mendimet, por, marrë në përgjithësi e për kah stili e për kah temat e zgjedhura, për kah fjalori dhe për kah toni, na detyron të kërkojmë një tjetër autor. Letra na tregon një mjeshtër të mirë, njohës të aftë të gjuhës, mjeshtër didaktike dhe njohës të hollë të diskutimeve, të thelluar në filozofinë e Filonit të Aleksandrisë. Ndër emra të shumtë që parashtrohen, votat më të shumtat i shkojnë Apolonit, për të cilin Luka në Vap (18, 24-28) flet me admirim. Mendo shmendo, autori i sigurt mbetet deri tani i panjohur.

Kujt i qe drejtuar? Titulli »Hebrenjve« nuk na thotë shumë sepse iu shtua në shekullin e dytë. Hebrenjtë e Letrës janë të krishterët e kthyer nga hebraizmi, por a janë ata të Palestinës apo të krahinave të ndryshme, nuk mund të përcaktohet.
As koha e krijimit nuk është lehtë të caktohet. Mendohej se do të jetë shkruar në një kohë të vështirë, ndoshta në kohën e salvimeve të Neronit (v. 67-70).

Thelbi i përmbajtjes është: rëndësia e Besëlidhjes së re dhe epërsia e saj mbi Besëlidhjen e vjetër, sidomos për sa i përket përsosmërisë së besimit.

Për sa i përket mësimit kjo Letër na e paraqet Jezusin si Kryepriftin - meshtarin e amshueshëm, Birin e Hyjit të gjallë. Në këtë pikëpamje u përngjan shkrimeve të trupit të Gjonit: hyrja i afrohet prologut të Gjonit. Krishti ndërmjetëson për ne tek Ati. Ai është kulmi dhe përsosmëria e zbulesës hyjnore. Jeta e tij tokësore është qendër te e cila na shpie e kaluara, është e kuptueshme e tashmja dhe çon e ardhmja - historia botërore vetëm në Krishtin e merr kuptimin e vet të plotë.

Plani

Hyrja (1, 1-4)
I. Biri më i madhërueshëm se engjëjt (1, 5-2, 18)
II. Jezusi është kryeprifti i vërtetë dhe i miratuar (3, 1-14)
III. Meshtaria e vërtetë e Jezusit (3, 11-5, 20)
IV. Feja dhe qëndresa (11, 1-12, 13)
V. Rafshoni udhët (12, 14-13, 19)
Përfundimi (13, 20-25).

 
Status
Temë e mbyllur.
Top