• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Investimet e huaja në Shqipëri dhe Kosovë

lenci

::
Staff member
Anëtar
Feb 4, 2012
Postime
2,544
Reaction score
49
Points
0
Përgjigje e: Investimet e huaja ne Shqiperi dhe Kosove

mendimi jem se rritja e takses ne nje vend ku nuk ke siguri as minimale per investitoret jo vetem qe i largon ata qe jane te ardhur ketu po zbeh edhe shansat qe te tjeret te vijne...

Dikush tha sa i paguan puntoret ketu e sa i paguian puntoret atje ,ai shoki nuk mendon me mendjen komuniste per popullin po mendon me tru per xhepin e vet ai vjen me investu sedon me fituu e jo ne me u marr me statsitike se ne itali nje puntor paguhet 2000 euro ene shqiperi 200 euro..//

Kur sje i zoti i vetes atehere vin te tjeret edhe investojne ketu ,po te isha ne vend te ministrit te financave do ju hiqja komplet taksen do jakushtezoja qe te dyfishonin numrin e puntoreve edhe do te jen pa takse per dy tre vite ne menyre qe te behet diqka qe ja vlen te shihet.....

Ke komoditetin te ngresh taksa kur ke siguri kur ke stabilitet financiar kur ke infrastrukture ,kur politikanet ste kushtezojne etj asnjerin nga keto kushte se ploteson edhe ngrit taksat kesaj i them une STOP INVESTIMEVE TE HUAJA e mire se vjen KAOS .
Është mirë që nuk je ministër sepse me funksionin bidimensional të materies tënde,do na kishe krijuar shum probleme.
:d
shaka,se don edhe shumë të vijë agimi
 

Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,028
Reaction score
27
Points
0
Location
Peja
Përgjigje e: Investimet e huaja ne Shqiperi dhe Kosove

Epo te ishte nje minister financash me tru sdo te rriste taksen kur papunesia eshte problemi me i madh ne shqiperi.

Do investoje me perpara ne Mal te Zi qe ka taksen 10 % kushtet e sigurise maksimale apo ne shqiperi 15% takse e nuk ke as kushtet me minimale te siguris.
 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
421
Reaction score
22
Points
0
Përgjigje e: Investimet e huaja ne Shqiperi dhe Kosove

Si do te ndikoj kjo ne ekonomine e Shqiperise?

A ka rrezik qe te largohen edhe ata pak investiror qe jane atje?
Megjithëse është një rritje e ndjeshme, mendoj se është herët për të folur për masën e ndikimit te ulja e mundshme neto e kapitalit të huaj në Shqipëri apo te tkurrja e investimeve nga biznesi vendas.
Mendoj se kjo rritja e Tatimit mbi Fitimin në 15% është bërë për të kompensuar mosrritjen e tatimit mbi dividentin duke u mbajtur aktualisht në të njëjtën normë 10% (si formë e tatimit mbi të ardhurat personale).
 

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Përgjigje e: Investimet e huaja ne Shqiperi dhe Kosove

Megjithëse është një rritje e ndjeshme, mendoj se është herët për të folur për masën e ndikimit te ulja e mundshme neto e kapitalit të huaj në Shqipëri apo te tkurrja e investimeve nga biznesi vendas.
Mendoj se kjo rritja e Tatimit mbi Fitimin në 15% është bërë për të kompensuar mosrritjen e tatimit mbi dividentin duke u mbajtur aktualisht në të njëjtën normë 10% (si formë e tatimit mbi të ardhurat personale).
Pajtohem.

Mendoj se ne te njejten rruge do t'a ndjekin edhe ato pak vende qe vazhdojne t'a mbajne tatimin mbi fitimin ne 10%.

15% nuk eshte shume nese e kemi parasyshe se ne vendet nga vijne investitoret e huaj, e qe kryesisht jane nga BE, eshte 25% e larte.
 

Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,028
Reaction score
27
Points
0
Location
Peja
Përgjigje e: Investimet e huaja ne Shqiperi dhe Kosove

Pajtohem.

Mendoj se ne te njejten rruge do t'a ndjekin edhe ato pak vende qe vazhdojne t'a mbajne tatimin mbi fitimin ne 10%.

15% nuk eshte shume nese e kemi parasyshe se ne vendet nga vijne investitoret e huaj, e qe kryesisht jane nga BE, eshte 25% e larte.
Rex nuk eshte shume ..
po mendo pak se qfare sigurie kan keta investitor ne vendet ne rajon e qfare ne shqiperi..
Ata vine me fitu diqka edhe kushti kryesor eshte siguria e pastaj kur ja shtojsh sigurin e dobet me 50% te shtimit te tatimit ne fitim atehere po te isha investitor i huaj do zgjethja malin e zi te pakten do kisha sigurin e investimeve te mija.
 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
421
Reaction score
22
Points
0
Përgjigje e: Investimet e huaja ne Shqiperi dhe Kosove

mendimi jem se rritja e takses ne nje vend ku nuk ke siguri as minimale per investitoret jo vetem qe i largon ata qe jane te ardhur ketu po zbeh edhe shansat qe te tjeret te vijne...

Dikush tha sa i paguan puntoret ketu e sa i paguian puntoret atje ,ai shoki nuk mendon me mendjen komuniste per popullin po mendon me tru per xhepin e vet ai vjen me investu sedon me fituu e jo ne me u marr me statsitike se ne itali nje puntor paguhet 2000 euro ene shqiperi 200 euro..//

Kur sje i zoti i vetes atehere vin te tjeret edhe investojne ketu ,po te isha ne vend te ministrit te financave do ju hiqja komplet taksen do jakushtezoja qe te dyfishonin numrin e puntoreve edhe do te jen pa takse per dy tre vite ne menyre qe te behet diqka qe ja vlen te shihet.....

Ke komoditetin te ngresh taksa kur ke siguri kur ke stabilitet financiar kur ke infrastrukture ,kur politikanet ste kushtezojne etj asnjerin nga keto kushte se ploteson edhe ngrit taksat kesaj i them une STOP INVESTIMEVE TE HUAJA e mire se vjen KAOS .
Kostoja e fuqisë punëtore si pjesë e kostos direkte në një biznes është një faktor shumë i rëndësishëm kështu që nuk është thjeshtë "një tregues statistikor" dhe duhet marrë në konsideratë të plotë në raport me masën e saj në kostot totale të biznesit në tërësi.
P.sh. në biznesin fason, ky faktor është i asaj peshe saqë me një rritje të vogël të volumit të përpunimit të produkteve/nënprodukteve nga ky biznes, mund të amortizojë me lehtësi ndikimin e rritjes së kostove të tjera apo rritjes së tatimit mbi fitimin duke mbajtur një normë fitimi neto pas tatimit të krahasueshme me normën e mëparshme.
 

Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,028
Reaction score
27
Points
0
Location
Peja
Përgjigje e: Investimet e huaja ne Shqiperi dhe Kosove

Kostoja e fuqisë punëtore si pjesë e kostos direkte në një biznes është një faktor shumë i rëndësishëm kështu që nuk është thjeshtë "një tregues statistikor" dhe duhet marrë në konsideratë të plotë në raport me masën e saj në kostot totale të biznesit në tërësi.
P.sh. në biznesin fason, ky faktor është i asaj peshe saqë me një rritje të vogël të volumit të përpunimit të produkteve/nënprodukteve nga ky biznes, mund të amortizojë me lehtësi ndikimin e rritjes së kostove të tjera apo rritjes së tatimit mbi fitimin duke mbajtur një normë fitimi neto pas tatimit të krahasueshme me normën e mëparshme.
Krejt OK po kush investon ne nje vend ku siguria eshte katastrof se fuqia puntore ne gjithe rajonin me te njejten Kosto eshte por skam degjuar ndonje investitor te huaj te ankohet se i vidhet diqka apo shantazhohet ne mal te zi maqedoni etj
 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
421
Reaction score
22
Points
0
Përgjigje e: Investimet e huaja ne Shqiperi dhe Kosove

Krejt OK po kush investon ne nje vend ku siguria eshte katastrof se fuqia puntore ne gjithe rajonin me te njejten Kosto eshte por skam degjuar ndonje investitor te huaj te ankohet se i vidhet diqka apo shantazhohet ne mal te zi maqedoni etj
Pikërisht kjo duhet theksuar se shkak kryesor i mosthithjes së investimeve të huaja nuk është klima tatimore edhe pse disa tregues janë bërë më pak favorizues, ofrojnë lehtësi tatimore më tepër krahasuar me vendet e rajonit.
Shkak i vazhdueshëm është mosfunksionimi i shtetit të së drejtës në tërësi, ku mund të përmendim: prania e monopoleve, konkurenca jo e ndershme, rendi dhe siguria, mosekzekutimi i vendimeve të gjygjësorit, mungesa e transparencës reale në tenderimet publike, problemet me pronën, presioni i administratës shtetërore mbi bizneset, etj.
 

Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,028
Reaction score
27
Points
0
Location
Peja
Përgjigje e: Investimet e huaja ne Shqiperi dhe Kosove

Pikërisht kjo duhet theksuar se shkak kryesor i mosthithjes së investimeve të huaja nuk është klima tatimore edhe pse disa tregues janë bërë më pak favorizues, ofrojnë lehtësi tatimore më tepër krahasuar me vendet e rajonit.
Shkak i vazhdueshëm është mosfunksionimi i shtetit të së drejtës në tërësi, ku mund të përmendim: prania e monopoleve, konkurenca jo e ndershme, rendi dhe siguria, mosekzekutimi i vendimeve të gjygjësorit, mungesa e transparencës reale në tenderimet publike, problemet me pronën, presioni i administratës shtetërore mbi bizneset, etj.

Une kete po them po kur i shtohet kesaj gjithe rajoni taksen 10% neve 15% plus krejt elementet qe cekem te dy me larte me pafavorizuese atehere na bjen ne nje situat qe duhet doemos te reflektojme.
70% te Deputetve i ki biznesmen ,biznesmenet jan nejrezit qe shiten e blehen me se lehti per qfare jan ata ne parlament se ja duan te miren Shqiperise sigurte qe jo po duan te jene me afer tendereve .

Si e gjykon qe nje si KOKEDHIMA behet deputet per qfare behet ai se i intereson interesi shqiperise e ve jeten time bast se jo per te sikurse per qdo person eshte PARA>
 

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Përgjigje e: Investimet e huaja ne Shqiperi dhe Kosove

Rex nuk eshte shume ..
po mendo pak se qfare sigurie kan keta investitor ne vendet ne rajon e qfare ne shqiperi..
Ata vine me fitu diqka edhe kushti kryesor eshte siguria e pastaj kur ja shtojsh sigurin e dobet me 50% te shtimit te tatimit ne fitim atehere po te isha investitor i huaj do zgjethja malin e zi te pakten do kisha sigurin e investimeve te mija.
Kam shkruar diku me heret ne kete teme per (pa)sigurine e investitoreve ne Shqiperi e Kosove, ku gjithashtu i kam sjellur edhe disa raste konkrete, me emra e mbiemra, ku investitoreve u kerkohet haraq..e qe per koincidence njeri rast eshte pikerisht nga Peja.

Mali i Zi mund te jete me atraktiv sa i perket sigurise dhe tatimit mbi fitimin qe e ka me te uletin ne Europe por Shqiperia i ka disa perparesi te tjera si fuqia me e lire punetore, cmimi me i ulet i patundshmerive, tregu me i madh (Mali i Zi e ka 1/5 e popullsise se Shqiperise) etj.
 

Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,028
Reaction score
27
Points
0
Location
Peja
Përgjigje e: Investimet e huaja ne Shqiperi dhe Kosove

Kam shkruar diku me heret ne kete teme per (pa)sigurine e investitoreve ne Shqiperi e Kosove, ku gjithashtu i kam sjellur edhe disa raste konkrete, me emra e mbiemra, ku investitoreve u kerkohet haraq..e qe per koincidence njeri rast eshte pikerisht nga Peja.

Mali i Zi mund te jete me atraktiv sa i perket sigurise dhe tatimit mbi fitimin qe e ka me te uletin ne Europe por Shqiperia i ka disa perparesi te tjera si fuqia me e lire punetore, cmimi me i ulet i patundshmerive, tregu me i madh (Mali i Zi e ka 1/5 e popullsise se Shqiperise) etj.

transferojne fabrikat edhe investimet ne vendet e europes lindore kuptohet per fuqin e lire puntore po jo edhe per klientelen se 1/5e malit te zi konsumojne me shume se gjithe shqiperia te jemi real.
Ti e din se me shume shpenzojne ata qe kan kushte edhe standart me te madh jetesor edhe plus CEFTA e bene marreveshjen pak me ndryshe per vendet e rajonit.

Haraqi ne Peje eshte Hiperbolizuar pak Rex po ama ka trika qe perdorin biznesmenat qe futen me nga tre -pese firma ne emra te ndryshem per te marr nje fabrike me çmimin qysh dojne vet.
 

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Përgjigje e: Investimet e huaja ne Shqiperi dhe Kosove

transferojne fabrikat edhe investimet ne vendet e europes lindore kuptohet per fuqin e lire puntore po jo edhe per klientelen se 1/5e malit te zi konsumojne me shume se gjithe shqiperia te jemi real.
Ti e din se me shume shpenzojne ata qe kan kushte edhe standart me te madh jetesor edhe plus CEFTA e bene marreveshjen pak me ndryshe per vendet e rajonit.
Nuk e besoj se malazezet kane fuqi me te madhe blerese se shqiptaret, pavaresisht per cilin shtet shqiptar flasim.
Eshte shkalla e larte e ekonomise informale ajo qe ndikon ne statistikat negative te Shqiperise dhe Kosoves, dhe krijohet iluzion se edhe fuqia blereseve mund te jete me e dobet se e vendeve fqinje.
Pervec kesaj Shqiperia dhe Kosova e kane diasporen me te fuqishme ne regjion, me tradite te dergimit te nje pjese te te ardhurave ne vendilindje, gje qe nuk eshte e theksuar tek te tjeret.

Te jesh bindur qe ne asnje vend te regjionit nuk ka me shume cash ne qarkullim se ne Shqiperi.


Haraqi ne Peje eshte Hiperbolizuar pak Rex po ama ka trika qe perdorin biznesmenat qe futen me nga tre -pese firma ne emra te ndryshem per te marr nje fabrike me çmimin qysh dojne vet.
Qe te jemi te sinqerte haraqi ne Kosove, e sidomos ne Peje, eshte problem real. Ne mund t'ia bejme qejfin vetes, por nje investitor i huaj i merr informatat nga ambasada e vendit nga ai vjen.

Jam ne dijeni edhe per lojerat me privatizimet dhe nje nder to ka qene edhe ajo e Llukes me "Banjen e Pejes".
 

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Përgjigje e: Investimet e huaja në Shqipëri dhe Kosovë

Rikthehet “Shqipëria 1 euro”



Shqipëria bën përpjekje të re për tërheqjen e investimeve italiane, tashmë duke rikthyer një praktikë të qeverisë së mëparshme.

Projekti i qeverisë aktuale parashikon dhënien me qira 1 euro të ambienteve, kryesisht të ushtrisë, për kompani italiane. Kjo tarifë simbolike, parashikon dhënien në shfrytëzim të këtyre ambienteve për të paktën 99 vite.

Referuar inventarizimit të deritanishëm, Ushtria Shqiptare ka në administrim rreth 1100 pasuri, një pjesë e mirë të cilave janë pranë zonave turistike. Kjo mundësi u është bërë e njohur edhe sipërmarrësve italianë nga kryeminstri shqiptar Edi rama, gjatë një takimi të zhvillyuar në ambientet e kompanisë Bosch në Milano.

Shqipëria paraqet një destinacion të favorshëm për transferimin e investimeve italiane, kryesisht për bizneset që punojnë me material të porositur. Krahu I lirë I punës, regjimi fiskal dhe distanca e afërt bën që shumë kompani italiane ta shohin vendin tonë edhe si një rrugëzgjidhje për investimet e tyre në kohë krize ekonomike.

Referuar të dhënave zyrtare, në vendin tonë gjenden rreth 400 kompani italiane dhe një serë sipërmarrjesh të përbashkëta italo-shqiptare./gazetatribuna.com
 

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Përgjigje e: Investimet e huaja në Shqipëri dhe Kosovë

Maqedonia e ‘vogël’ i mposht Kosovën e Shqipërinë ‘e madhe’ bashkë...!

Maqedonia e vogël me shumicë maqedonase edhe këtë vit vazhdon që të mposhtë pa asnjë vështirësi dy shtetet fqinje me shumicë absolute shqiptare, Kosovën dhe Shqipërinë bashkë, me eksporte prodhimesh e mallrash.
Falë punës së qeverisë së Nikolla Gruevskit dhe sidomos vet kryeministrit, në tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta gjatë këtyre pesë viteve të fundit dhe rritjen e prodhimeve, sidomos në industrinë rëndë dhe atë automobilistike dhe përcjellëse të të njëjtit sektor, Maqedonia gjatë pesë muajve të parë të vitit 2014 ka pasur një rritje prej 18.5 për qind të eksportit në vlerë mallrash në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga Janari deri në Maj të këtij viti, Maqedonia ka eksportuar mallra në vlerë prej 1,450 miliardë euro, përkatësisht ka pasur një eksport afro dy herë më të madh sesa Kosova dhe Shqipëria - që të dyja së bashku.

Kosova dhe Shqipëria bashkë kishin gjatë të njëjtës periudhë vetëm 883,982 milionë eksport. Kosova në këtë shifër kontribuon me 113, 864 milion euro ndërsa Shqipëria me 770, 118 milion euro eksport.

Vetëm nga zonat industriale në lindje të Shkupit, ku është përqendruar lobimi i Gruevskit për tërheqje investimesh të huaja të drejtpërdrejta, eksporti i kalon 550 milion euro në periudhën janar-maj 2014, dhe është dy herë më i madh sesa vëllimi i eksportit gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2013.

Në këtë zonë tashmë disa vite Gruevski ka tërhequr për të investuar, prodhuesin belg të autobusëve, Van Hool në zonën Shkup 2, apo edhe prodhuesit e tjerë si Johnson Controls në Shtip, Johnson Matthey në zonën Shkup 1 etj.

Në këto dy zona që nga viti 2009 është duke prodhuar edhe prodhuesi gjerman i pajisjeve elektronike për vetura, Draexlmaier Automotive Eletronics, i cili në verën e vitit 2008 pati tentuar që të instalohet në zonën Prishtinë-Fushë Kosovë, e të prodhoj të njëjtat aty për të punësuar 100+500 punëtorë vendor.

Por pas mosmarrëveshjeve ende të pasqaruara me kryeministrin tashmë në largim Hashim Thaçi, prodhuesi gjerman e braktisi Kosovën pas tre muajsh (korrik – shtator) dhe vetëm pas një viti gjeti marrëveshje me Nikolla Gruevskin për të prodhuar në lindje të Shkupit të njëjtat prodhime.

Në qershor të këtij viti, pronarët e Draexlmaier Automotive Eletronics shpallën edhe njoftimin për hapjen e linjës së dytë të prodhimit këtë vit, e për të rritur numrin e të punësuarve nga 4300 sish në 4900 deri në fund të vitit, me paga mesatare të vendit.

E njëjta ndërmarrje gjermane tashmë ka edhe dy linja prodhimi në Serbi sepse edhe atje, sikur edhe në Maqedoni ka gjetur gjuhë të përbashkët dhe interes për të prodhuar, por jo edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
/zhurnal.mk

-----

Nese dikush ka dyshime pse jane larguar keta investitor, nga Kosova per ne Maqedoni dhe Serbi; pergjigja eshte se secilit investitor qe shpreh interesim per investim ne Kosove pervec pagesave te rregullta i kerkohet edhe nje shume tjeter ekstra (harac/reket) nga ana e mafise se Kosoves, kryeisisht ish-komanandant te luftes, tashme aktiv ne politike...te cilet tashme e nje kohe te gjate Kosoven e konsiderojne si prone private te tyre.

Barna blefshin!
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,423
Reaction score
436
Points
83
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
Përgjigje e: Investimet e huaja në Shqipëri dhe Kosovë

Kush është investitori mjaft “serioz” që do të shpëtojë Armon


Në shtator, Zëvendës Kryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj me fjalime pompoze dhe fanfarë, njoftuan nga Ballshi se një investitor amerikan do të investojë 52 milionë euro në rafinerinë e Ballshit.

Sipas tyre, investitori, i cili mesa duket rafinerinë e ka marrë me “qera” nga Armo, do ta rivendosë atë në punë dhe do të punësojë 1 200 punëtorë të mbetur papunë. Gjithashtu, ai do të ndihmojë për shlyerjen e borxheve të mëdha të Armos.

Në të njëjtën ditë Kryeministri Rama lavdëroi publikisht arritjet e qeverisë, e cila kishte mundësuar gjetjen e një investitori “shumë serioz” për rafinerinë e Ballshit, i cili do të rregullojë gjithçka.

Në ceremoni mori pjesë edhe investitori “strategjik”—Harry Sargeant III, një shtetas amerikan nga Boca Raton, Florida.

Në Shqipëri Harry Sargeant III vjen si pronar i kompanisë Ionian Refining & Trading Company sh.a, e themeluar në Shqipëri në korrik të vitit 2016, e cila kontrollohet nga kompania mëmë e regjistruar në Ishujt Virgjinë Britanikë në fund të marsit 2016 dhe e administruar nga Ali Hasan Rahman, e cila ka regjistruar edhe një filial të saj në Shqipëri në mesin e muajit prill 2016.

Ali Hasan Rahman rezulton të jetë avokati i Global Oil Managment Group në Boca Raton, Florida, drejtori ekzekutiv i të cilës është Harry Sergeant III.

Si filiali shqiptar i shoqërisë offshore, si shoqëria aksionere janë të administruara nga Taulant Musabelliu. Kompania e ka selinë në zyrat e një biznesmeni nafte të njohur në vend, Besnik Sulaj, në katin e dhjetë të Sky Tower, apartamenti 102, ku kanë seli edhe kompani të tjera me të njëjtin administrator dhe me të njëjtin objekt veprimi.

Harry Sargeant III është një ish pilot i marinsave amerikan, i cili pas 11 vitesh shërbim dhe pas një periudhe të shkurtër si pilot i linjës ajrore Delta Air, u bashkua me të atin për të administruar një flotë anijesh të specializuara në transportin e bitumit dhe aktivitete të tjera të lidhura me sektorin e naftës.

Goditjen e madhe ai e bëri në vitin 2004 me kompaninë e sapo themeluar International Oil Trading Company. Ai arriti të sigurojë nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes një kontratë për furnizimin me karburant të ushtrisë amerikane në Irak, meqënëse furnizuesi i zakonshëm kishte probleme për të furnizuar rregullisht klientin.

Në fakt, kontrata me ushtrinë amerikane u sigurua vetëm pasi, përmes marrëdhënieve të tij me eksponentë të familjes mbretërore të Jordanisë, Harry Sargeant III arriti të marrë një leje ekskluzive kalimi transiti nëpërmjet shkretëtirës së Jordanisë, korridor i domosdoshëm për furnizimin e ushtrisë amerikane në Irak.

Pas tre kontratave fitimprurëse, Sargeant vendosi që për kontratën e katërt me vlerë 2,7 miliardë dollarë të përjashtojë nga biznesi ortakun e tij jordanez që i kishte mundësuar lejen e tranzitit në shkëmbim të ortakërisë në biznes. Për këtë qëllim ai bën një kontratë me një kompani të kontrolluar prej tij dhe i kalon atij të gjitha fitimet e kompanisë që bënte transitin e naftës.

Në vitin 2008 Ortaku jordanez, i cili është kunati i Mbretit të Jordanisë, e denoncoi Seargent për mashtrim në një gjykatë amerikane, dhe në vitin 2011 ai përfitoi një dëmshpërblim prej 29 milionë dollarë dhe 3,5 milionë dollarë interesa.

Gjatë procesit gjyqësor pala jordaneze dëshmoi në gjyq dhe tregoi prova për pagesa me vlerë 50 milionë dollarë të kryera pa kontrata dhe pa asnjë motiv të dukshëm ndaj subjekteve jordaneze të lidhura me qeverinë.

Për këto fakte, Harry Sargeant III dhe shoqëritë e tij të shumta offshore, gati të gjitha të quajtura IOTC, fillojnë të hetohen për shkelje të ligjit kundër të praktikave korruptive jashtë SHBA-ve, ligj i cili ndalon kompanitë amerikane t’i paguajnë bakshish zyrtarëve publik të cilitdo vend.

Lajmi bëri bujë në gazetat amerikane sepse Harry Sargeant III njihet si një nga financuesit e mëdhenj të Partisë Republikane, në veçanti të kandidatëve republikanë për president Mitt Romney dhe John McCain. Pentagoni kontrolloi kontratat e fituara prej tij në Irak dhe deklaroi se ai ka abuzuar me ekskluzivitetin për kalimin transit në shkretëtirën e Jordanisë, duke rritur në mënyrë të pashpjegueshme çmimin e karburantit, dhe duke i shkaktuar buxhetit publik amerikan një dëm prej më shumë se 200 milionë dollarë.

Shoqëritë e Harry Sargeant III u vendosën në listën e zezë dhe nuk mund të marrin pjesë në furnizimin e enteve publike.

Ndërkohë konflikti me ortakun jordanez vazhdoi. Jordanezi ka fituar disa çështje në gjykata të ndryshme amerikane, por edhe pse Gjykata e Floridës i ka dhënë 30 milionë dollarë dëmshpërblim, ai ka përfituar vetëm 31 500 dollarë. Arsyeja është se kompania IOTC e Harry Sargeant III vazhdon të mospaguajë duke pohuar se nuk ka para të mjaftueshme për ta paguar, si pasojë e humbjes së kontratës pikërisht për shkak të humbjes së biznesit si pasojë e padisë së ortakut jordanez.

Beteja gjyqësore e Harry Sargeant III përfundoi më 8 shkurt 2016, kur gjykata e Floridës, vendosi falimentimin e IOTC, e cila në atë moment kishte më shumë se 100 milionë dollarë borxhe, gjysma e të cilave ndaj ish ortakut jordanez.

Ai erdhi në Shqipëri—nuk dihet se çfarë lidhje e solli këtu—tashmë për përpunimin në Shqipëri të lëndës së papërpunuar nga Bankers për të furnizuar me naftë tregun vendas.

Sargeant i premtoi qeverisë Rama një insvetim prej 52 milionë dollarë për të shpëtuar ARMO-n, shumë e njëjtë me atë që i detyrohet ish-ortakut Mohammad Al Saleh, kunatit të Mbretit të Jordanisë Abd Allah Ibn Al Husayn.

Ministri Ahmetaj shtoi se 52 milionë dollarë është vetëm faza e parë e investimit sepse kompania do të investojë edhe 100 milionë dollarë në fushën e gazit me kompaninë Transatlantik.

Që nga inaugurimi i bujshëm nga Kryeministri atëherë kanë kaluar mbi dy muaj, por në rafinerinë e Ballshit nuk është investuar asnjë qindarkë dhe nuk ka ndryshuar asgjë.

Fatkeqësisht nga keqmenaxhimi i saj dhe mungesa e investimeve humbi jetën një punëtor dhe u plagosën pesë të tjerë. /Marrë nga Exit.al
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,423
Reaction score
436
Points
83
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
Vjollca-Blushi, “kumbar” të lidhjes mes Bllakos, “15 mln euro” të Porto Romanos e Zotos së inceneratorëve



Një profil, tashmë i fshirë, në rrjetin Linked-In, mund të jetë çelësi për të zbuluar manovrat që kanë ndërmarrë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime, Alqi Bllako, me drejtuesit e lartë të televizionit Top Channel dhe Klodian Zotos të inceneratorëve.
Duket se është një seri operacionesh, ku ndërthuren interesa financiare dhe “ndere” personale mes personazhe qe menaxhojnë qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.
Në këtë “lojë” gjendet i përfshirë edhe emri i Taned Bllakos, vëllait të Alqi Bllakos së AKUM.


Djaloshi 27-vjeçar, Taned Bllako, duket se i ka ecur mbarë në fushën e biznesit. Ai është aksionerë në dy kompani, një farmaceutike dhe një për pajisje kompjuterike.
Por, sipas një të dhëne të regjistruar në motorin e kërkimit “Google”, Taned Bllako rezulton të jetë edhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së kafes “Lori Caffe”, në pronësi të familjes së Vjollca Hoxhës, pronare e Top Channel. Motori i kërkimit të referon në rrjetin “Linked-In”, por profili i Tanedit është i fshirë.
Megjithatë, edhe kjo e dhënë indirekte, duket se është e mjaftueshme për të kuptuar skemën dhe për të identifikuar plotësisht personazhet, të cilët, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo indirekte lidhen me interesat financiare që burojnë nga përpunimi i mbetjeve urbane.
Personazhet
Biznesmeni Klodian Zoto është në qendër të kësaj historie. Zoto, nëpërmjet “Integrated Energy”, përfiton koncensionet për ndërtimin e inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë, në kohën kur ish-bashkëpunëtori i tij në kompaninë “Hermes”, Arben Ahmetaj, ishte Ministër i Ekonomisë në qeverinë “Rama 1”.
Koncensionet e përpunimit të mbetjeve u shoqëruan me akuza të shumta publike, sidomos nga opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Përballë akuzave në rritje, afera e inceneratorëve siguroi një avokat të fuqishëm mediatik, televizionin Top Channel, të drejtuar nga administratorja Vjollca Hoxha dhe drejtori i përgjithshëm, Ben Blushi.
Televizioni Top Channel u investua maksimalisht, nën petkun e interesit publik, për të nxitur mbylljen e landfillit të Porto Romanos dhe përcjelljen e mbeturinave të Durrësit drejt landfillit të Tiranës.
Qeveria e Edi Ramës, nëpërmjet një serie aktesh, vendosi që të investojnë 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Durrësit dhe shndërrimin e tij në Eko-Park. Procedurat e tenderit iu ngarkuan Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve-AKUM-të drejtuar nga Alqi Bllako.
AKUM, nëpërmjet një tenderi tejet të dyshimtë, shpalli fitues bashkimin e operatorëve ‘De Mare”srl dhe “Victoria Invest International”.
Në një raportim të mëparshëm të “Boldnews.al”, u siguruan të dhëna, të cilat konfirmonin një bashkëpunim të vazhdueshëm mes “Energy Integrated” të Klodian Zotos dhe “De Mare” srl, kompani italiane, një prej dy fituesve të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e Porto Romanos.
Pas dyshimeve të ngritura në një artikull të “Boldnews.al”, Prokuroria Speciale-SPAK-nisi hetimet për procedurat e tenderit.
Nisja e hetimit penal aktivizoi mbrojtjen publike nga ana e Top Channel për “të mirat e mbylljes së Porto Romanos”.
Deri në këtë pikë, dukej se Top Channel, i drejtuar nga dyshja Vjollca Hoxha – Ben Blushi, po ndërmerrte një operacion “PR” (marrëdhënie me publikun) në favor të kompanive të përfshira në biznesin e landfilleve (“Energy Integrated” dhe “De Mare” srl).
Por, disa të dhëna, të dala në dritë së fundmi, krijojnë dyshime të forta se drejtuesit e Top Channel kanë interesa thuajse të drejtëpërdrejta në ecurinë e inceneratorëve. Një rol, në të gjithë këtë histori, duket se i është deleguar edhe drejtorit të AKUM-it, Alqi Bllako, nëpërmjet lidhjeve të tij familjare.
Skema
Pak ditë më parë, media zbuloi se Eva Blushi, bashkëshortja e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, ka krijuar një kompani në Bullgari, “EM Capital”, në bashkëpronësi me Klodian Zoton e inceneratorëve.
Në këtë kompani gjendet edhe një emër tjetër, Klodian (Mirel) Mërtiri, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e kompanisë ‘Hermes”, me Zoton dhe Arben Ahmetaj.
Pak kohë pas krijimit, “EM Capital” blen 51% të aksioneve të kompanisë “Valtelina”, e cila njihet me emrin tregtar “Lori Caffe”.
Kompania e kafes, e krijuar vite më parë nga Dritan Hoxha, bashkëshorti i ndjerë i Vjollca Hoxhës, prej dhjetorit 2019, drejtohet në shumicë nga “EM Capital”, pra, nga kompania e Klodian Zotos dhe Eva Blushit.
Nëpërmjet këtij transaksioni, Klodian Zoto hyn zyrtarisht në raporte financiare me Vjollca Hoxhën e Top Channel-it, e cila, gjithësesi, vijon të jetë administratore e “Lori Caffe”, pavarësisht se është në minorancë.
Kjo lidhje biznesi Vjollca Hoxha-Klodian Zoto-Ben Blushi (Eva Blushi) shpjegon aktivitetin e zgjeruar të Top Channel në mbrojtje të inceneratorëve.
Po, ku hyn Alqi Bllako, institucioni i të cilit zhvilloi tenderin e dyshimtë 15 milionë europër mbylljen e Porto Romanos, e në të cilin, një ndër fituesit, “De Mare” srl rezulton të jetë lidhje e fortë e Klodian Zotos?
Vëllai i Alqit, Taned Bllako, sipas profilit të fshirë në rrjetin “Linked-In”, rezulton të jetë një prej drejtuesve kryesorë të kompanisë “Lori Caffe”, e cila prej vitesh ka qenë në pronësi të Vjollca Hoxhës e fëmijëve të saj dhe së fundmi, edhe nën pronësinë e Klodian Zotos së inceneratorëve.
Nga kjo pikë, qarku duket se mbyllet- Klodian Zoto merr inceneratorët; bashkëpunëtori i tij, “De Mare”, nëpërmjet firmës së Alqi Bllakos, merr Porto Romanon; në lojë përfshijnë Top Channel-in, i cili merr përsipër fushatën publicitare; drejtuesit e Top Channel krijojnë aleancë biznesi me Klodian Zoton e inceneratorëve; ndërkohë që vëllai i Alqi Bllakos merr një post të rëndësishëm në kompaninë “Lori Caffe” të Vjollca Hoxhës së Top Channel-it.
Ju krijua një lëmsh i rrëmujshëm? Ky duket se ka qenë qëllimi-për organizatorët e “lëmshit”- skema të jetë sa më e pakuptueshme, mjafton që paratë të mbërrijnë aty ku duhet
 
Top