• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Irenej bekon mbreterit Serb ne Shkoder. Gejxh ne Tirane me ftese te Janullatosit.

Davidi

Anëtar i ri
Anëtar
Jun 27, 2013
Postime
185
Reaction score
1
Points
0
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

NJOFTIM

Shenjtërimi i Kishës së re Katedrale “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë
Ditën e diel, më 1 qershor 2014, do të kryhet në Tiranë shenjtërimi i Kishës së re Katedrale “Ngjallja e Krishtit”, nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, Vartholemeu I, me pjesëmarrjen e Fortlumturive të Tyre, Patriarkut të Jerusalemit, Theofilit; të Serbisë, Irineut; të Rumanisë, Danielit; të Kryepiskopit të Qipros, Krisostomit; të Athinës, Jeronimit; të Varshavës, Savës, si dhe të Kryepiskopit të Tiranës, Anastasit. Do të bashkëmeshojnë edhe Hirësitë e Tyre Mitropolitë, përfaqësuesit e Patriarkëve, të Aleksandrisë, të Antiokisë, të Moskës, të Bullgarisë dhe të Gjeorgjisë.
Siç dihet, gjatë persekutimit shumëvjeçar e të pareshtur të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (1967-1990), regjimi totalitar ateist shkatërroi një numër të madh kishash të shenjta ose i ktheu ato në magazina, kovaçhana, reparte ushtarake e qendra argëtimi. Madje në vitin 1965, Kisha Katedrale në sheshin qendror të Tiranës u shemb dhe në vend të saj u ndërtua një hotel pesëmbëdhjetëkatësh.
Kompleksi i Kishës së re Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës së bashku me kishëzën “Lindja e Krishtit”, kambanoren dhe Qendrën Sinodike, është simboli i rindërtimit nga themelet në të gjitha fushat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nga viti 1991 deri sot.
Pasditen e së dielës, do të vijojë një koncert festiv rinor në Qendrën Kulturore moderne, në ambientin poshtë Kishës Katedrale.
Në veprimtaritë festive do të jenë të pranishëm Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani; Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta; Kryeministri, z. Edi Rama dhe Kryetari i opozitës, njëkohësisht dhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, të cilët në mëngjesin e së hënës, më 2 qershor, do të presin zyrtarisht Primatët Orthodhoksë.
Ngjarja e shenjtërimit përbën një bekim të veçantë jo vetëm për orthodhoksët e Shqipërisë, por dhe për gjithë vendin. Për më tepër, përbën një dëshmi shumë të rëndësishme të Orthodhoksisë në mbarë botën.

Tiranë, 27 maj 2014

 

Davidi

Anëtar i ri
Anëtar
Jun 27, 2013
Postime
185
Reaction score
1
Points
0
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”

Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, është ndërtuar në qe-ndër të kryeqytetit, në një truall që u dha gradualisht nga autoritetet shtetërore (2001-2005) në kompensim të truallit të kishës së vjetër katedrale të Tiranës, e cila u shkatërrua nga regjimi ateist më 1967. Për studimin arkitekturor të veprës, në vitin 2002 u zhvillua një konkurs ndërkombëtar, ku fitues u shpall zyra “Papadatos Partnership LLP Architects”, nga Nju Jorku. Në vijim, projektit fillestar iu bënë përpunime të mëtejshme.

Kompleksi i veprës përbëhet nga këto korpuse: Kisha katedrale, Kishëza, Kambanorja, Selia e Sinodit të Shenjtë dhe Qendra Kulturore.
Koncepti arkitekturor i Kishës katedrale mbështetet në ciklin, që përmban kuptimin e kohës së pafundme (së përjetshme), aksi kulmor i të cilit (ai që lidh tokën me Qiejt) përbën edhe qendrën e të gjithë ansamblit. Ky aks është po ashtu edhe qendra e një kryqi të madh, me gjatësi dhe gjerësi 49 m, krahët e të cilit përbëjnë masat kryesore mbështetëse të kishës. Kisha mbulohet me kupolë, me dia-metër të brendshëm 26 m dhe lartësi 23 m, ndërsa katër masat mbështetëse përfundojnë me mbulesa gjysmëcilindrike.
Kryqi i kupolës, katër mbulesat gjysmëcilindrike të masave mbështetëse dhe tri absidat e Hierores janë të veshura me fletë bakri ngjyrë floriri. Në ndarjet ndërmjet dritareve të kupolës janë vendosur perimetrikisht 52 elementë dekorativë në reliev, ndërsa katër masat mbështetëse dekorohen me basoreliev, me temë siglën dhe kallirin, si simbol i sakrificës dhe pjellorisë.
Pamja perëndimore - fasada e kishës formohet nga një hark i madh. Ky hark krijon përshtypjen e mikpritjes dhe shiriti i ndritshëm i qelqtë, në ngjyrë të kaltër, të jep përshtypjen e harkut të ylberit. Muri perëndimor është i veshur me mermer të bardhë dhe në qendër të tij ndodhet hyrja kryesore. Mbi hyrjen kryesore është vendosur një kryq i madh i bronztë, i qarkuar nga dy kallinj, simbol i dashurisë sakrifikuese dhe i përkushtimit (Joani, 12.24).
Lozha (gjinekoniti), që ndodhet mbi narteksin dhe dy hajatet anësore, disponon dysheme të shkallëzuar, në mënyrë që të gjithë besimtarët të kenë kontakt pamor me naosin qendror, amvonin dhe ikonostasin. Kupola përbrenda është me reliev të dekoruar me mozaik, në qendër të të cilit mbizotëron “i Gjithëpushtetshmi”, ndërsa dymbëdhjetë ndarjet përreth mbulohen me paraqitjen e dekoruar të qiellit. Përqark të Gjithëpushtetshmit, dymbëdhjetë rreze të krijojnë ndjesinë e rrezeve të Dritës Hyjnore, e cila nëpërmjet dritareve përçohet në të gjithë qytetin. Po ashtu me mozaik është zbukuruar absida e hierores dhe katër harqet që mbajnë kupolën.
Llambadari qendror është kompozuar me fletë bronzi, duke krijuar nivele të njëpasnjëshme qirinjsh në formë rrethore dhe gjysmërrethore. Po ashtu, 120 qirinj, të shpërndarë në mënyrë perimetrike, plotësojnë ndriçimin e kishës.
Në qoshen veriperëndimore të truallit është ndërtuar Kishëza, e cila mbulohet me çati në formë kryqi. Kubeja e saj, e veshur me fletë bakri, përfundon me dritare rrethore. Hierorja veçohet nga një ikonostas i gdhendur në dru, ndërsa nga një dritare rrethore e qelqtë, në qendër të dyshemesë, drita natyrale hyn në pagëzimoren, e cila gjendet pikërisht poshtë kishëzës, në katin e nëndheshëm. Kishëza i kushtohet Lindjes së Krishtit dhe është e zbukuruar me ikonografi murale.
Konceptimi arkitekturor i Kambanores me lartësi 46 m u bë nga Kryepiskopi Anastas, ndërsa projektimi përfundimtar u krye nga një grup projektuesish. Ajo përbëhet nga katër llambadhe Pashke, të cilat simbolizojnë katër Ungjillorët që shpallin Ngjalljen. Ato bashkohen rreth boshtit qendror të shkallëve. Shkalla rrethore të çon në dy kate të hapura, ku janë vendosur 16 kambana. Mbi kambana, ka një orë katërfaqëshe shënon kohën.
Në anën lindore të Kompleksit gjendet Selia e Sinodit të Shenjtë, ku do të vendosen zyrat e Sinodit, të Kryepiskopatës, biblioteka dhe dy kishëza. Këto mjedise janë të vendosura në katër kate të mbidheshme e në dy të nëndheshme. Në katin e tretë, tri veranda të mëdha shikojnë drejt qendrës së Tiranës e Kishës katedrale.
Plotësimi i nevojave për një Qendër Kulturore dhe Konferencash u realizua me shfrytëzimin e dy kateve të nëndheshme, nën sheshin e kishës katedrale. Qendra përmban amfiteatër, me kapacitet prej 500-850 vendesh, që mund të përdoret, gjithashtu, edhe për referate, shfaqje dhe veprimtari muzikore. Krahu i mjediseve ndihmëse - prapaskenave, krijojnë mundësi që salla të përdoret edhe si teatër.
Në pjesën lindore të amfiteatrit, është krijuar një muze i vogël, një sallë referatesh, mjedise për bankete dhe një sallë për ekspozitat dhe veprimtaritë e fëmijëve.
Në të djathtë të shkallëve të mermerta madhështore që të çojnë drejt Kishës katedrale, ekziston një hapësirë e bollshme për ambientet e librarisë dhe të dyqanit të objekteve kishtare. Ndërkohë, në krahun e majtë të shkallëve ndodhen dy salla për takimet e të rinjve dhe e besimtarëve pas mbarimit të shërbesave kishtare. Në anën veriore, përpara Qendrës Kulturore, është krijuar një amfiteatër i vogël, i hapur, për veprimtari verore.
Me këtë vepër, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë synon të kontribuojë në plotësimin esencial të nevojave fetare të besimtarëve, në kultivimin shpirtëror të të rinjve, në rimëkëmbjen e jetës kulturore dhe sociale të Tiranës dhe, më gjerë, të të gjithë Shqipërisë. Gjithashtu, ajo ka si qëllim të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkulturore ndërmjet grupeve sociale dhe në plotësimin e nevojave strehimore të Sinodit të Shenjtë dhe të Kryepiskopatës së Tiranës. Morfologjia e jashtme e Kompleksit gërshetohet si me formën e Kishës katedrale, ashtu edhe me arkitekturën karakteristike të godinave ministrore rreth saj dhe integrohet harmonikisht në qendrën historike të kryeqytetit, duke i shtuar asaj elementë evolutivë të shek. XXI.
Iniciativa, mbledhja e fondeve dhe mbikëqyrja e veprës u bë nën kujdesin personal të Kryepiskopit.

Të dhëna për Kompleksin
Sipërfaqja e truallit: 5039 m2
Sipërfaqja e katedrales: 1660 m2
Lartësia e katedrales: kupola 29.2 m,
kryqi 32.2 m
Sipërfaqja e kishëzës: 55 m2
Lartësia e kishëzës: 6.3 m
Sipërfaqja e qendrës sinodike: 830 m2
Lartësia e qendrës sinodike: 22 m
Sipërfaqja e kambanores: 42 m2
Lartësia e kambanores: kubeja 43 m,
kryqi 46 m
Fillimi i veprës: korrik 2004

Përfundimi i veprës: maj 2012







 

Davidi

Anëtar i ri
Anëtar
Jun 27, 2013
Postime
185
Reaction score
1
Points
0
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

MBERRITJA NE TIRANE E PATRIARKUT EKUMENIK VARTHOLOMEU I

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=f4h5LdXku6c[/ame]
 

Davidi

Anëtar i ri
Anëtar
Jun 27, 2013
Postime
185
Reaction score
1
Points
0
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë







 

Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,404
Reaction score
45
Points
48
Location
Ne toke
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Shqiperia ka nevoj per spitale,shkolla,qerdhe e strehimore.
Kisha si objekt qenka diqka shum fenomenale ,edhe kta qunat qe kan dal ne pritje te kti delagacioni kishtar me ben te perlotem pak.
Urime besimtarve te besimit ortodoks kjo kish,te ta gezojn me shendet ,me dashuri per Zotin dhe kombin. .Paqa e Zotit qoft me ne Amin.
Paqe.
 

Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,028
Reaction score
27
Points
0
Location
Peja
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

U perlote edhe per priftin serb irinej Ganimet apo
 

magnus

larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
9,471
Reaction score
136
Points
63
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

qenkan mbledhur gjithe djajt e zinj, fare e shpifur.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Staff member
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,626
Reaction score
14
Points
0
Location
Shqiperi
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kam qene nja dy here si vizitor aty tek katedralja.

Nuk duhet te ngaterrojme Shqipetaret ortodokse me greket dhe serbet.
Shqipetaret ortodokse kane qene historikisht per perparimin e kombit tone. Ata kurre nuk do te nxirren nga historia jone .

greket jane ata qe duan te na ngaterrojne per qellimet e tyre ekstremiste por Shqipetaret ortodokse nuk e shesin kombin. Kjo eshte e sigurte.

Kryepiskopi Serb? Ndoshta ai vete nuk duhej te vinte ketu. Ndoshta ai nuk ka lidhje me luften e Kosoves??? (pyes kur nuk e di)
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,909
Reaction score
709
Points
113
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Ne nje shtet laik, siç eshte Shqiperia, do t'ishte mire te rrespektohej parimi i ndarjes se shtetit nga feja.
Pse kreret e kishes "autoqefale" otodokse nuk ftuan ne ceremoni as krere katolike, as muslimane ? Ky ostracizem eshte vertete shokues. Shokues eshte poashtu pjesemarrja ne kete ceremoni fetare te krereve laike shteteror.

Perfundim : as katedralja e Pishtines, as kjo e Tiranes nuk kontribuojne ne zvoglimin e distances se madhe qe ndan shqiptaret nga Evropa perendimore (BE-ja).

I juaji, Fshatari qe s'gabon kurre !
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
4,517
Reaction score
623
Points
113
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

ta gezoni shenjterimin kuptohet ate shenjterim qe mund te te jap dikush i cili ka bekuar kriminelet dhe armet e tyre qe vrane femije e pleq dhe perdhunuan femra te pambrojtura.
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
24,373
Reaction score
739
Points
113
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

ta gezoni shenjterimin kuptohet ate shenjterim qe mund te te jap dikush i cili ka bekuar kriminelet dhe armet e tyre qe vrane femije e pleq dhe perdhunuan femra te pambrojtura.
nuk e prisja nje urim te tille nga nje e krishtere:S
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,001
Reaction score
135
Points
63
Location
ANTAHKARANA
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepiskopi Serb? Ndoshta ai vete nuk duhej te vinte ketu. Ndoshta ai nuk ka lidhje me luften e Kosoves??? (pyes kur nuk e di)
Nuk e din?
Ja te tregoj une.

Te gjitha sulmet kunder shqiptareve te Kosoves (nuk po flas per lufterat e mehershme, pos kesaj te fundit) jane bere, jo nje here, jo dy, jo tri... por gjithhere me BEKIMIN e kishes pravosllave serbe.
Pra, bekimin e kesaj kishe e ka pasur Millosheviqi, Shesheli, njesite policore, parapolicore, ushtarake, paraushtarake...
Per kreun, pikerisht per kete kreun, e kishes pravosllave serve, Kosova eshte "djepi i Serbise", keshtuqe cdo veper per ruajtjen e ketij "djepi", se pari bekohet (e merr izen) e po kesaj kishe te shpifur.


*
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
4,517
Reaction score
623
Points
113
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

nuk e prisja nje urim te tille nga nje e krishtere:S
ne fakt qe te isha e drejte me ata veladonzinjte me larte duhej ti mallkoja, por ate te drejte e ka Zoti, jua shperblefte te gjitheve sipas hakut atyre qe kane derdhur gjak shqiptaresh.
 

BLEDI_SH

V.I.P
Anëtar
Feb 5, 2013
Postime
2,746
Reaction score
38
Points
48
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepiskopi Serb? Ndoshta ai vete nuk duhej te vinte ketu. Ndoshta ai nuk ka lidhje me luften e Kosoves??? (pyes kur nuk e di)
ai ka teper lidhje,eshte nje maskara,atij ku do qe i jepet mundesia te flase,ben rolin e polikanit madje nje politikani ekstremist,duke quajtur kosoven djepin e serbise,qe serbia sduhet ta njohe kurre ate eyj etj,mund te te sjell apo kerko e gjej vete deklaratat e famshmve te tij qe jane te shumta dhe pa te ndalur,mund ti gjesh ne te gjitha gazetat shqiptare online...
 

Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,028
Reaction score
27
Points
0
Location
Peja
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Ketij duhet te ja vizatosh qfare qelbesire eshte irinej qe ta kuptoj,nese ngjallet krishti me anen e lutjeve te tij atehere bashkohem me ateistat se zoti nuk din qkaoshte drejtesia edhe nuk egziston
 

BLEDI_SH

V.I.P
Anëtar
Feb 5, 2013
Postime
2,746
Reaction score
38
Points
48
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

TURP E FAQJA E ZEZE-Shpaloset flamuri serb në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”

Një grup të rinjsh kanë shpalosur flamurin serb në oborrin e Katedrales.

 

BLEDI_SH

V.I.P
Anëtar
Feb 5, 2013
Postime
2,746
Reaction score
38
Points
48
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

LOL..........FOTO LAJM/ Kisha ortodokse bën bashkë politikën shqiptare
TemA Online




Javët e fundit politika shqiptare ka qenë shumë e acaruar, me akuza e kundërakuza nga të gjitha palët.

Por, ceremonia e shenjtërimit të Kishës së re Katedrale “Ngjallja e Krishtit”, duke se ka pajtuar për një moment politikanët kryesorë në vend.

Kështu, gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Edi Rama është ulur krah për krah me presidentin Nishani, ndërkohë që kreu i Kuvendit, Ilir Meta, është ulur në krah të Lulzim Bashës.
 

BLEDI_SH

V.I.P
Anëtar
Feb 5, 2013
Postime
2,746
Reaction score
38
Points
48
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

TURP E FAQJA EZEZE-Shpaloset flamuri serb në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”

Një grup të rinjsh kanë shpalosur flamurin serb në oborrin e Katedrales.

ajo qe te acaron me teper ne kete foto,eshte ai magjypi i midisit me bluze te kuqe,qe ben me 3 gishta te bashkuar,qe te gjithe ja dine kuptimin...gjithashtu dhe ata 2 langaraqet majtas,qe tregojn me dore poshte...sikur duan te thojne :- urdheroni ju a ngritem flamurin ne mes te tiranes.....
 

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Përgjigje e: 1 qershor 2014: Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

........................................

E fshiva. Me mire keshtu!
 
Top