• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ish-Guvernatori, Ardian Fullani padit në Strasburg Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së dhe Parlamentin për shkarkimin

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,749
Reaction score
676
Points
113
Location
Ardian Fullani ish Guvernatori Bankës se Shqipërisë padit në Strasburg këshillin mbikëqyrës të Bankës dhe Parlamentin për shkarkimin.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se padia është regjistruar dhe me 22 nëntor Strasburgu ka sjell pyetjet për Shqipërinë nëse janë respektuar procedurat ligjore.

Pas shkarkimit Fullani fitoi në gjykatë edhe dëmshpërblim për 'shkarkimi të padrejte nga posti i guvernatorit'. Report Tv siguron pyetjet që Strasburgu i ka drejtuar qeverisë.

Në ktë dokument që ka siguruar Report Tv thuhet se Fullani pretendon se për rastin e tij është shkelur neni 8 i Konventës, për shkak të dështimit të gjykatave vendase për ta rikthyer atë në detyrë dhe mos dhënien e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara në reputacionin dhe nderin e tij.

Tre pyetjet që Strasburgu i drejton qeverisë shqiptare: e para është se a mund të pretendojë Fullani se është viktimë e një shkelje të Konventës dhe të nenit 34, në lidhje me gjetjet e gjykatave vendëse ndaj tij. Pyetja e dytë nga Stasburgu është nëse i ka shteruar Fullani të gjitha mjetet juridike efektive siç kërkohen nga neni 35 1 i Konventës në lidhje me ankesën e tij për nenin 8? Ndërsa pyetja e tretë e shtuar nga Stasburgu është nëse ka patur një shkelje të nenit 8 1 të Konventës?

"Pas fillimit të procedurës penale kundër aplikantit me akuzën e shpërdorimit të pushtetit, më 18 shtator 2014, Parlamenti shqiptar e largoi atë nga detyra si Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe një anëtar i Bordit Mbikëqyrës të tij.

Më 23 dhjetor 2015, aplikanit përfundimisht u lirua nga akuza penale e ngritur ndaj tij. Pas lirimit, dhe pas veprimit të ankuesit për dëmet, më 12 korrik 2017, Gjykata Supreme e shpalli të paligjshëm largimin e tij nga detyra dhe vendosi që Banka e Shqipërisë t’i paguante kërkuesit pagat që do të merrte nga 18 shtatori 2014 deri në përfundimin e kushteve të tij, në nëntor 2018.

Aplikanti u ankua se kishte shkelje të nenit 8 të Konventës, për shkak të dështimit të gjykatave vendase për ta rikthyer atë në detyrë dhe dhënien e tij dëmet jopasurore për dëmet e shkaktuara në reputacionin dhe nderin e tij.

Pyetjet:

1. Në lidhje me gjetjet e gjykatave vendase, aplikanti mund të pretendojë se është viktimë e një shkeljeje të Konventës në kuptimin e nenit 34 (shih, për shembull, Kurić dhe të tjerët kundër Sllovenisë [GC], nr. 26828 / 06, 259-62, ECHR 2012 (ekstrakte), dhe Konstantin Markin kundër Rusisë [GC], nr 30078/06, § 82, KEDNJ 2012 (ekstrakte)?

2. A i ka shteruar aplikanti të gjitha mjetet juridike efektive siç kërkohen nga neni 35 1 i Konventës në lidhje me ankesën e tij për nenin 8?

Në veçanti, kërkuesi kërkohej të paraqiste një ankesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, në përputhje me nenin 131 (f) të Kushtetutës dhe nenet 71, 71 / a, 76 dhe dispozitat e tjera përkatëse të Ligjit të Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar me ligj . nr. 99/2016?

3. Pa cënuar pyetjet nr. 1 dhe 2, ka pasur një shkelje të nenit 8 1 të Konventës?"

612E835A-8CE5-49AE-80CA-99DFCA68DA70.jpeg612E835A-8CE5-49AE-80CA-99DFCA68DA70.jpegD71C3919-FE65-4DBB-8228-03B63B0C1CEC.jpeg
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
8,016
Reaction score
777
Points
113
Këtij i duhet prerë mishi me gërshërë. Fshinte djersët i biri i këtij me 500 Euro dhe bredh me makina superluksoze, me paratë tona dhe të atyre fatkeqëve që mbetën pa shtëpi dhe jetojnë në mes të dimrit nëpër çadra. Dhe ky zorraxhiu kërkon lekë të tjera. Si nuk kanë turp xhanëm? Njerëz të pështirë.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
575
Points
113
Ardian Fullani, per mendimin tim, eshte se pari hajdut dhe se dyti tradhetar.

Fakti qe ai padit tregon edhe aftesine e tij te madhe shantazhuese. Ne qofte se ai fiton te drejten e daljes ne gjyq si padites, atehere ai do te mbertheje keshillin drejtues se Bankes se Shqiperise dhe Parlamentin Shqiptar.

I vetmi faj qe kjo e fundit ka eshte mungesa e aftesise se saj per te vene ne drejtim te Bankes nje njeri te ndershem i cili i betuar mbi flamur (se Bibles i ha kaken ai) duhet te te kishte shpalluar aleancen e tij deri ne vdekje, me vendin e vet dhe per mbrojtjen e interesave me te larta te qeverise dhe popullit te tij.

Ky duhet te jete nje mesim i mire per te ardhmen. Parlamenti dhe keshilli drejtues i bankes jane fajtore. Per ate qe permenda me siper. Dhe per asnje gje me teper.

Per nje qytetar te nje vendi te akuzoje vendin e vet ne nje organ legjislativ te huaj eshte krim dhe tradheti e nivelit me te larte.

Ky organ legjislativ i huaj kerkon vetem harac. Eshte organ qesharak dhe si i tille nuk ka asnje vlere.

Ardian Fullani per kete organ eshte nje qenie qesharake i cili eshte nje here tradhetar gjithnje tradhetar.


El
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,176
Reaction score
785
Points
113
Ky FULL(qeni) ne kohen e komunizmit,pasiqe ishte i vuajtur, u vishte me kostum TERITAL bezhe.KLYSHI i tij tallte bycen me eurot apo me 2 zero nga mbrapa.Pastaj me blendi fevZIUN bente selfie ne Paris per.....flamurtaret kuq e zinj.
Dhe KETA more..............komb BACIL,jane AGALLARET apo sipas FAN NOLIT=KERPUSHAT e rinj.
Mbajini dhe ndiqini nga pas dhe biles me se FORT.
Pyetje nga salla?????????????????????????
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
575
Points
113
Yupppppiii jeeeeeeeeeeee

Il Grande Geri Lato!

LG

El
 
Top