• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka

K

Kulla

Guest
Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u mbajt Akademia përkujtimore me rastin e 30 vjetorit të rënies së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës.


E nderuara familje Gërvalla,
E nderuara familje Zeka,
Zonja dhe zotërinj,

Tridhjetë vjet më parë, në rrethin e Shtutgartit në Gjermani Lëvizja politike për çlirim kombëtar mori një goditje të rëndë në atentatin kundër Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, tri figurave të rëndësishme politike dhe organizative të lëvizjes kombëtare në emigracion.

17 janari 1982 ishte datë që tronditi zemrat e bashkombasëve të tyre si në trojet shqiptare, ashtu edhe në shtetet perëndimore, ku jetonte dhe vepronte një komunitet i tërë politik.

Jusufi Gërvalla. Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla ishin në krye të një projekti politik të rëndësishëm që kishte për qëllim avancimin në nivel më të lartë në dy drejtime:

1. Shtrirjen dhe forcimin e organizimit politik brenda në Kosovë dhe jashtë saj,

2. Ndërkombëtarizimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës në qarqet diplomatike perëndimore.

Secili prej tyre ishte profil origjinal më vete, me një veprimtari paraprake politike dhe organizative.

Ata ishin tri profile të ndryshme me një qëllim të përbashkët.

Jusuf Gërvalla ishte intelektual i brezit të ri, i emancipuar dhe i edukuar në shkollën kombëtare të mendimit dhe veprimit politik.

Ai ishte një artist i gjithanshëm: poet, gazetar, publicist, prozator e dramaturg, i cili talentin e tij e kishte shkrirë me ndjenjën kombëtare dhe linte gjurmët origjinale kudo që shkruante dhe ngado që vepronte.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, si gazetar i kulturës, në shkrimet dhe artin e tij kishte dalë hapur në shesh simpatia ndaj kulturës kombëtare përgjithësisht, dhe veçanërisht dashamirësia ndaj veprave të artit, ansambleve muzikore, ekspozitave të krijuesve nga Tirana, që vizitonin Kosovën.

I rrezikuar nga segmentet e aparatit represiv në Kosovë, ai arratiset në Gjermani, dhe nis një fazë të re të veprimtarisë.

Merret intensivisht me organizim politik, duke influencuar në ilegalen e Kosovës, përmes shtypit, artikujve dhe gazetave revistave që silleshin në Kosovë dhe lexoheshin ilegalisht.

Pas demonstratave të viti 1981 dhe burgosjes së krerëve të lëvizjes ilegale patriotike në Kosovë, Jusuf Gërvalla kishte kuptuar domosdoshmërinë e bashkimit, koordinimit dhe shkrirjes së grupeve të shumta që vepronin në Kosovë, por edhe në botën Perëndimore.

Kjo logjikë vizionare dhe unifikuese bëri që të takohej dhe bashkëvepronte me veprimtarin tjetër, Kadri Zeka, i cili kishte përjetuar të njëjtin fat, arratisjen në Zvicër, në vend të burgosjes.

Kadri Zeka, gazetar dhe veprimtar ilegal i viteve të 70-ta ishte një profil tjetër i shquar për përkushtimin ndaj organizimit politik, për natyrën integruese dhe krijimit e klimës për bashkimin e grupeve, si kusht i ngritjes cilësore të lëvizjes politike për çlirimin e Kosovës.

Po ashtu, veprimtari tjetër, Bardhosh Gërvalla kishte treguar aftësitë të veçanta në komunikim me publikun dhe krijimin e raporteve me qarqe diplomatike

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla janë trinom që shënjon idenë e bashkimit politik të forcave të organizuara pas demonstratave të vitit 1981.

Pikërisht kjo filozofi dhe ky model veprimi bëri që ata të bëhen pengesë serioze e segmenteve antishqiptare në Perëndim e kudo tjetër.

Ideja e krijimi të një fronti të përbashkët të forcave politike si në Kosovë ashtu edhe në Perëndim, u konsiderua rrezikim serioz për qarqet politike dhe shërbimet sekrete jugosllave, gjë që rezultoi me organizimin dhe kryerjen e atentatit mbi këta tre veprimtarë.

Ndonëse ende nuk është ndriçuar krimi politik, rënia e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës pati jehonë të madhe.

Emri i tyre, vepra dhe rënia e tyre, për lëvizjen kombëtare, për të rinj e të reja, për një brez të tërë u bë frymëzim, udhërrëfyes dhe vendosmëri, për ta forcuar lëvizjen ilegale.

Kjo lëvizje nuk njohu asnjëherë shkëputje dhe ndërprerje, pavarësisht nga pengesat, rëniet e përkohshme, goditjet dhe vështirësitë në realizimin e qëllimit për çlirimin e Kosovës.

Lëvizja Popullore e Kosovës, duke kaluar nëpër faza pjekurie e sprova të vazhdueshme, angazhimin e saj nuk e ndali asnjë moment.

Nga kjo lëvizje u krijuan edhe formacionet ushtarake, respektivisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, projekti më i rëndësishëm, më serioz dhe më i suksesshëm politiko – ushtarak i lëvizjes sonë kombëtare.

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla janë pjesë e historisë moderne të kombit shqiptar. Ata meritorjnë nderimet më të larta shtetërore dhe kombëtare.

Zonja dhe zotërinj,

Më lejoni që t’ju njoftoj me vendimin e Qeverisë së Kosovës, që, shtatoret e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës do të figurojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në objektin e Rilindjes në një kohë ku ata kanë dhënë kuptimin e jetës së tyre intelektuale.

Këto tri figura do të vendosen me 28 nëntor, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Lavdi jetës dhe veprës së tyre!
 
K

Kulla

Guest
Përgjigje e: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka

NË PRISHTINË NGRITET SHTATORE PËR JUSUFIN, BARDHOSHIN E KADRIUN

Nën patronazhin e Kryeministrit Hashim Thaçi u mbajt Akademi përkujtimore, me rastin e 30 vjetorit të rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që më 28 nëntor, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të ngritet shtatore për Jusufin, Bardhoshin e Kadriun, para ndërtesës së qeverisë te ish-Rilindja....
Postuar: 03:13:01 / 18.01.2012
Në Akademinë përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të rënies së atdhetarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ngritjen e shtatoreve të këtyre veprimtarëve, para ndërtesës së Qeverisë, objekti ish-Rilindja.

Kuçi tha se veprimtaria e tyre për lëvizje kombëtare është bërë frymëzim për të vazhduar luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Bashkëveprimtari i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, Hydajet Hyseni, tha se 30 vjetori i rënies së tyre e gjen Kosovën shumë më lart dhe shumë afër të realizimit të idealeve të tyre.

Vajza e Jusuf Gërvallës, Donika, njoftoi në këtë Akademi përkujtimore, se në Gjermani ka filluar një iniciativë, që kërkon nga Qeveria gjermane kthimin e dekoratave të dhëna Josip Broz Titos në kohën kur ai ishte kryetar i Jugosllavisë.

Në Akademinë përkujtimore, u tha se 30 vjet më parë, më 17 janar të vitit 1982, lëvizja politike kombëtare mori një goditje të rëndë.

Jusuf Gervalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, ishin në krye të një projekti të rëndësishëm, që kishte për qëllim avancimin e interesave kombëtare.

Amaneti dhe vepra e tyre vazhdoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.

(Albana Karaj)
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
Përgjigje e: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka



Hysen Gega: “Kam refuzuar ta vras Jusuf Gërvallën”



Hysen Gega: “Kam refuzuar ta vras Jusuf Gërvallën”
Publikuar: E mërkure 28 Mars 2012, 14:35 0 Komente 6 Rekomandime
Intervistoi: Reshat SAHITAJ
Vrasjet politike që Serbia i ka bërë mbi shqiptarët shumica mbetën enigmatike. Në diasporë, ndër të parët që pikën e fundit të gjakut ia dhuroi çlirimit të Kosovës në Bruksel ishte Vehbi Ibrahimi, i cili vritet më 10 tetor 1981, vrasja e të cilit ende sot mbetet enigmatike. Tre muaj më vonë, më 17 janar 1982, u vranë: Jusufi,Kadriu dhe Bardhoshi, po ashtu edhe ky krim politik ende mbetet enigmatik. Vrasja e tretë dhe e fundit u krye përsëri në Bruksel më 25 shkurt 1990, ku vritet Enver Hadri, por kësaj radhe policia antiterroriste belge i zbuloi tre vrasësit serbë.
Javët e fundit, vrasja e Jusuf Gërvallës u riaktualizua si në debate televizive po ashtu edhe në medie elektronike dhe të shkruara. Deri më tani kemi lexuar disa versione të dëshmitarëve të gjallë : a) të Ibrahim Kelmendit sipas të cilit dyshohet së gisht në këtë vrasje mizore ka Riza Salihu; b) të Riza Salihut, i cili deklaroi këto ditë në “Kosova Sot” se Jusuf Gërvalla ishte spiun i UDB-së dhe së tre dëshmorët janë ekzekutuar nga policia sekrete gjermane; c) të Hysen Gërvallës (vëllai i dy dëshmorëve Jusufit dhe Bardhoshit), i cili dyshon se gisht në këtë vrasje makabër të tre dëshmorëve tanë që ranë më 17 janar 1982 janë dy nga Prizreni, dy nga Gjilani, dy nga secili qytet i Kosovës.
Vrasja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit është temë që lexuesit kanë dëshirë të mësojnë realitetin objektiv e jo spekulime në adresë të njërit apo tjetrit. Një pjesë e personaliteteve kosovare mendojnë se riaktualizimi i kësaj vrasje po bëhet me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes nga veriu i Mitrovicës dhe zhvillimit të negociatave më Serbinë. Mendimet e tilla janë të gabuara, sepse zbardhja e vrasjes së Jusufit nuk e dëmton procesin e negociatave me Serbinë dhe nuk e zbeh vëmendjen për veriun e Mitrovicës. Mendoj se personazhet e kohës të cilët sot janë gjallë duhet të shprehin mendimet e tyre tani se dikur u zbehet memoria. Më i përfoluri në këto debate është Hysen Gega, për të cilin thuhet se Riza Salihu ia kishte dhënë revolen dhe e kishte urdhëruar të vriste Jusuf Gërvallën. Që lexuesit të informohen më saktësisht rreth ngjarjeve se si ato janë zhvilluar asokohe, Hysen Gega pranoi të japë intervistë ekskluzive për gazetën “Kosova Sot” për t’i shpalosur kujtimet e tij.
Kush është Hysen Gega?
Hysen Gega që në moshën e re aktivizohet për aktivitete kombëtare. Për veprimtari kombëtare dënohet më 12 vjet burg të rëndë, të cilin e mban në burgun famëkeq CZ në Beograd. Pas vuajtjes së dënimit, në vitin 1993 përsëri do të arrestohet dhe burgoset me tre vjet e gjysmë burg të rëndë. Pas lirimit nga burgu më 1997, do të angazhohet në radhët e UÇK-së deri në çlirimin e Kosovës. Në Kosovën e çliruar Hysen Gega do të tërhiqet për t’u marrë me bletari. Edhe pse personazh kyç i shumë aktiviteteve kombëtare që nga viti 1972, i burgosur politik, organizator i aktiviteteve të ndryshme kombëtare, zhgënjimin e zbut, i izoluar me bletët e tij në bjeshkët e Sharrit.

Njohja me Ibrahim Kelmendin dhe Riza Salihun

“Kosova SOT”: Zotëri Gega, kur keni emigruar në Gjermani dhe si e keni filluar atje veprimtarinë tuaj patriotike? Kur dhe si jeni njohur me Riza Salihun?

H.GEGA: Në Gjermani për herë të parë kam emigruar në verën e vitit 1972, në Shtutgart, ku pasi punova disa muaj në ndërtimtari u punësova në fabrikën “Standard Elektrik Lorenz” (Fabrikë e televizorëve).
Atëbotë, si shumë mërgimtarë të tjerë, më tërhoqën librat, gazetat e revistat që vinin nga Shqipëria, të cilat në Kosovë i kishim të ndaluara. Prej tyre na u hap një horizont i ri. Kuptova se Shqipëria po bënte hapa drejt zhvillimit dhe se nuk e kishte lënë anash as çështjen e trojeve të robëruara në Jugosllavi. Në këto rrethana rashë në kontakt me aktivistë të tjerë të çështjes kombëtare.
Zotërinjtë Riza Salihu dhe Maksut Saramati ishin të parët që më bënë ofertën e bashkëpunimit pasi kishin njohur pikëpamjet e mia. Ata në këtë kohë vepronin në organizatën e tyre GKZK (Grupi Komunist “Zëri i Kosovës”). Propozimi i tyre ishte që të bëhesha anëtar i grupit dhe të bashkëpunoja me ta. Kjo ka ndodhur, nëse nuk gaboj, nga mesi i vitit 1977.

“Kosova SOT”: Po me Ibrahim Kelmendin kur dhe si jeni njohur?

H.GEGA: Afër një vit më vonë, te Ramush Kastrati, dhëndri i tij, në Plochingen, afër Shtutgardit, ku vetë Ibrahimi kohë pas kohe, në pushimet verore, bënte punë fizike në një punishte të gurit të mermerit, për të siguruar jetesën. Njohja ishte rezultat i faktit se unë me dhëndrin e tij, Ramushin, njiheshim qysh herët, ndërsa kontakti me Ibrahimin ishte i rastit. Fillimisht me të, ndonëse pajtoheshim në shumë gjëra për zhvillimet politike rreth Kosovës, nuk kishim ndonjë marrëveshje bashkëpunimi. Më vonë bëra përpjekje ndërmjetësuese që të bashkojmë GKZK dhe Frontin e Kuq Popullor, por pa sukses sepse Ibrahimi ishte informuar nga disa studentë kroatë për disa veprimtari skandaloze të Riza Salihut, për ç’gjë konsullata e Jugosllavisë në Shtutgart po e afirmonte për patriot jugosllav. Gjatë vitit 1979 kemi bërë shumë udhëtime me Ibrahimin dhe Maksut Saramatin, për të shpërndarë materialet propagandistike të organizatave tona. Pas ardhjes në Gjermani të Jusuf Gërvallës, të cilin ne e thërrisnim atëherë ‘Baca Jusuf’, është rritur veprimtaria dhe bashkëpunimi ynë më i ngushtë.

“Kosova SOT”: Kush, ku dhe kur e ka themeluar Grupin Komunist "Zëri i Kosovës"? Sa anëtarë numëronte ai grup dhe kush ishte udhëheqës?

H.GEGA: Me sa di unë këtë grup e ka themeluar Riza Salihu. Kush tjetër ka marrë pjesë në themelim dhe kur e ku është mbajtur tubimi themelues nuk e di. Fillimisht, me sa di unë, ky grup kishte rreth 30-40 anëtarë.

“Kosova SOT”: Ju kujtohet veprimtaria e grupit në Kosovë dhe në emigracion?

H.GEGA: Unë mund të flas vetëm për angazhimin tim. Ç’është e vërteta, disa nga aktivitetet e mia në Kosovë janë bërë në emër të këtij grupi (shpërndarje traktesh, shkrim parullash, si dhe ai episodi që ma ka nënvizuar Marko Lopushina në librin e tij “OVK protiv Jugoslavije” (UÇK kundër Jugosllavisë), d.m.th. djegien e emrit të Titos të bërë prej lulesh në parkun e Spitalit të Prizrenit, si dhe thyerjen e dritave të neonit në Kala të Prizrenit, të cilat kur ndizeshin natën formonin emrin e Titos.

“Kosova SOT”: Zotëri Gega, a mund të na përshkruani takimin e parë të Ibrahim Kelmendit me Riza Salihun?
H.GEGA: Nuk më kujtohet me saktësi se kur ka ndodhur kjo gjë, diku nga muaji shtator i vitit 1978. Nuk më kujtohet gjithashtu se ç’është folur e ç’nuk është folur, por di se biseduan për të mos u marrë vesh, sepse gjatë bisedës se tyre pati ca si grindje. Ato nuk kanë qenë me rëndësi të veçantë, sa për t’i mbajtur mend edhe unë. Po ju interesuan detajet e atij takimi, mund t’i gjeni në romanin e Ibrahimit, të titulluar “Atentatet”. Takimi i parë mes tyre ka ndodhur në një restorant në Shtutgard, kurse i dyti në banesën e Riza Salihut, gjithashtu në Shtutgard. Në takimin e dytë ka qenë i pranishëm edhe bashkëveprimtari ynë i atëhershëm, Maksut Saramati, nga Dobrushta e Prizrenit.

Propaganda në emigracion
“Kosova SOT”: Kur dhe kush ju informoi për arratisjen e Jusuf Gërvallës dhe kur e keni takuar për herë të parë?

H.GEGA: Ju doni të thoni për hyrjen e tij në Gjermani. Kjo gjë më kujtohet fare mirë. Kjo ka ndodhur nga fundi i vitit 1979. Informacionin e parë e kam marr nga Riza Salihu, dhe po atë ditë kur më njoftoi, i bëmë një vizitë Jusufit. Takimi ndodhi në një kafene në Eslingen, afër banesës sime. Më la përshtypje kultura dhe niveli i tij intelektual, ndërkaq, për vëllanë e tij, Bardhoshin, e kisha njohur më herët, disa herë e kisha takuar, i kisha dhënë literaturë të botuar në Tiranë. Atëkohë Bardhoshi shërbente si përkthyes, me sa duket i vetmi përkthyes në Baden Vürtenberg, dhe njëkohësisht si punëtor social, i punësuar në Arbeiter Vohlfahrt. Do t’ju tregoj një përvojë me të, jo vetëm timen. Atëkohë, ne si punonjës, për të përfituar një farë lirimi tatimor, duhej të plotësonim një formular dyfaqësh, për plotësimin e të cilin përkthyesit na kërkonin nga 20 deri 30 marka. Kërkesat ishin aq të shumta sa besoj se shumë veta që merreshin me atë punë kanë mbledhur para të majme. Ndërkaq, Bardhoshi për një punë të tillë nuk i ka marrë kujt ndonjëherë asnjë markë. Në anën tjetër, pikërisht në këtë kohë kushtet e tij jetësore ishin mjaft modeste, në një banesë nga më të lirat.

“Kosova SOT”: Me daljen e Jusuf Gërvallës në Gjermani, Riza Salihu në paraqitjet e tij të tanishme publike e pranon se ka propaganduar ndër shqiptarët e atjeshëm se Jusuf Gërvalla ishte spiun i UDB-së, madje të njëjtin mendim e ka edhe tani. Ju si e arsyetoni këtë mendim të Riza Salihut?

H.GEGA: Kjo është e vërtetë, Riza Salihu thoshte dhe propagandonte se Jusufi është agjent i UDB-së. Pohimet e tij më shtynë që unë të bëja pyetje në ambasadën shqiptare në Vjenë se mos kishin ndonjë fakt për Jusufin. Aty atëherë ishte njëri që më duket se quhej Simon Qirici, sekretar i parë, ndërsa vetë ambasadori ishte farefis me Avni Rrustemin. Prej tyre mora garancinë se Jusufi është i pastër dhe se mund të bashkëpunonim lirisht e pa asnjë rezervë me të. Ata madje edhe na rekomandonin bashkëpunimin. Është me rëndësi ta theksoj edhe një fakt, sepse sot po thuhet gjithçka. Asnjëherë nga kjo ambasadë nuk na është folur për dogma ideologjike, por vetëm për histori e literaturë kombëtare, për heronj e ngjarje të lavdishme nga rezistenca e popullit tonë. Ata vetë na thoshin që të mos merreshim as me Marksin, as me Leninin dhe as me Stalinin, po me historinë e kombit tonë, me Azem Bejtën, Mic Sokolin, Isë Boletinin e Hasan Prishtinën, me arsyetimin se çështja kombëtare është para çështjes klasore. Me t’u kthyer nga Vjena takova Riza Salihun dhe i thashë që të mos merrej me thashetheme, me akuza të rreme e me shpifje ndaj bacës Jusuf. I propozova që të shkonim së bashku në ambasadën shqiptare e të dëgjonte vetë se ç’thuhej aty për Jusuf Gërvallën. Ai parimisht pranoi, ndërsa kur i shkova të nesërmen në banesë për ta realizuar këtë gjë, mbeta i tronditur kur në korridorin e tij dëgjova se si flitej serbo-kroatisht. Vetëm shumë kohë më vonë mora vesh se ai kishte qenë i martuar me një femër nga Kroacia dhe kishin një fëmijë me të. Nuk kam ndonjë paragjykim rreth kësaj lidhjeje të tij përveç faktit se na e kishte mbajtur plotësisht të fshehur. Në këtë rast ai nuk pranoi që të shkonim bashkë në Vjenë, me arsyetimin se po i dhembte syri, me gjithë ngulmimin tim se unë do të vozisja dhe ai vetëm do të rrinte i qetë. Megjithatë, edhe pas këtij episodi ai vazhdonte shpifjet e tij kundër Jusuf Gërvallës, duke shkuar aq larg sa në një rast më tha: “I vjen keq se s’ka kush e bën sepse ai madje e meriton edhe plumbin”, duke nxjerrë me këtë rast edhe revolen e duke më thënë: “Ja merre këtë dhe vrite, sepse ai e meriton plumbin”, propozim të cilin ia refuzova me fjalët: “Më mirë mbaje për vete, sepse mund të të duhet ndonjë ditë për të vrarë veten”. Për këtë përcaktim të Rizait pastaj informova Ibrahimin, Jusufin dhe Bardhin.

“Kosova SOT”: A mendoni se me ardhjen e Jusuf Gërvallës në Gjermani Riza Salihut po i rrezikohej karriera politike, apo Riza Salihu kishte ndonjë qëllim tjetër që propagandonte kundër Jusuf Gërvallës?

H.GEGA: Këtu nuk mund t’ju ndihmoj shumë. As sot nuk e kam të qartë se cilat ishin motivet e tij. Për ndonjë karrierë politike në veprimtarinë ilegale natyrisht që s’mund të flitet. Motivet e tij mund të kenë qenë të natyrës psikike, të xhelozisë, të bajraktarizmit, ndoshta edhe detyrime nga shërbimet jugosllave. /vijon/
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
Përgjigje e: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka

Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun i vrau UDB-ja
Publikuar: E enjte 29 Mars 2012, 11:01
Intervistoi: Reshat Sahitaj
“Kosova SOT”: Riza Salihu për gazetën "Kosova Sot" deklaron se Jusuf Gërvalla është paraqitur rrejshëm, thotë se Jusuf Gërvalla ka gënjyer, duke thënë se i takon herë një organizate e herë një tjetre. A është e vërtetë, apo mendoni ju se Riza Salihu qëllimisht shpif kundër Jusuf Gërvallës?
H. GEGA: Një mundësi është se Riza Salihu po shpif, sepse unë nuk kam dëgjuar kurrë gjëra të tilla nga Jusuf Gërvalla, ndonëse për një kohë të gjatë kemi qenë të pandashëm. Ndërkaq, edhe po të ketë pasur ndonjë ngatërresë gjatë prezantimit, gjë që mund të shpjegohet, me faktin se J. Gërvalla më parë ishte njeri i artit dhe kulturës sesa i organizimeve konspirative me disiplinë të hekurt, kjo nuk mund të shërbejë si argument që ta akuzosh për agjent të shërbimeve të huaja. Pastaj dihet se agjentët e vërtetë nuk ngatërrohen. Ndërkaq, po të ishte e vërtetë kjo gjë, kjo do të zbulohej nga korrespondenca e Jusufit, të cilën ia kontrollonte z. Salihu, ndërsa akuzën e tij z. Salihu nuk e ilustron me asnjërën nga letrat e spiunuara të Jusufit. Më duhet të shtoj se Riza Salihu lexonte harbutërisht e patologjikisht edhe korrespondencën time bashkë me atë të shumë shokëve të tjerë, si të M. Saramatit, I. Kelmendit etj. Dhe, e keqja është se ai nuk i lexonte ato fshehtas për t’ua kthyer sërish në fshehtësi pronarëve, që së paku të mos ua pengonte korrespondencën me familjarët, por letrat e vjedhura i mbante për vete. P.sh., gjersa unë fajësoja familjarët e mi, përse nuk po më shkruanin, ata më thoshin se kjo s’ishte e vërtetë, se po më shkruanin mjaft shpesh. Ndërkaq unë nuk e dija se letrat që më dërgonin njerëzit e familjes nga Kosova përfundonin në duart e një të sëmuri paranojak apo vëzhguesi të UDB-së.
Ballafaqimi në shtëpinë e Hysen Gegës
“Kosova SOT”: Në muajin prill 1980, sipas Ibrahimit dhe Rizait, ka ndodhur një ballafaqim në mes të Jusuf Gërvallës dhe Riza Salihut, në banesën tuaj. Kush ishte i pranishëm dhe si rrodhi ballafaqimi?
H. GEGA: Po, kjo është e vërtetë. Kjo ka ndodhur me iniciativën time dhe është realizuar në banesën time. Kam dashur të ballafaqoj Jusufin me Rizain për të sqaruar akuzat që po i lëshonte Riza Salihu kundër tij. Aty ishin të pranishëm, përveç ne të treve, edhe M. Saramati, R. Jupolli, I. Kelmendi, B. Gërvalla, baca Qemal Bajrami nga Dibra, si dhe një mik nga Presheva. Aty iu drejtova Rizait se tani duhej t’i shpaloste faktet rreth akuzave të tij për Jusuf Gërvallën dhe le t’ia thoshte ato akuza Jusufit troç e ndër sy dhe jo prapa shpine. Rizai u trondit pa masë dhe na akuzoi për komplot e shantazhim. Më shkoi mendja ta ndëshkonim për sjelljet e tij, mirëpo ishte Jusuf Gërvalla që nuk na lejoi ta bënim një gjë të tillë. Prej këtij rasti më nuk e kam takuar Riza Salihun, dhe ishin edhe shumë të tjerë që i shkëputën kontaktet me të.
“Kosova SOT”: Në deklaratën për gazetën "Kosova Sot", Riza Salihu shpreh besim të plotë në Ramadan Selimin, i cili aso kohe punonte në konsullatën jugosilave, kurse dyshonte se Jusuf Gërvalla ishte spiun? Çka mendoni ju, a mos vallë Ramadan Selimi e këshillonte Riza Salihun se kush ishte spiun e kush patriot?
H. GEGA: Për z. Selimi nuk kam dëgjuar ndonjëherë. Mirëpo, unë dyshoj se është dikush tjetër që i jepte këshilla, informacione të rrejshme, ndoshta edhe urdhra R. Salihut, po meqë nuk e kam të vërtetuar, nuk po ia përmend emrin.
“Kosova SOT”: Riza Salihu deklaron se i ka kontrolluar kutitë postale te Jusufit dhe Ibrahim Kelmendit, sepse ka dyshuar se këta dy janë spiunë të UDB-së. Sipas jush, pse i ka kontrolluar ai letrat e Jusufit dhe Ibrahimit?
H. GEGA: Siç e theksova më lart, kontrollimi i letrave të të tjerëve kishte të bënte me sëmundjen e Riza Salihut, në mos qoftë ndonjë arsye më e thellë, për të cilën tanimë mungojnë argumentet. Sepse nuk e kuptoj se ç’i duhej Riza Salihut të futej në jetën private të të tjerëve, si një voajazher.
"Kosova SOT”: Riza Salihu deklaron: "Qëllimi i Jusuf Gërvallës dhe Ibrahim Kelmendit për ta manipuluar Hysen Gegen..." , a është e vërtetë se ju ishit i manipuluar nga Jusuf Gërvalla dhe Ibrahim Kelmendi?
H. GEGA: Nuk është plotësisht e qartë se ç’nënkuptohet me fjalën manipulim. Njeriu manipulohet kur vihet në shërbim të interesave egoiste të dikujt, pa qenë i vetëdijshëm, ndërsa kur zgjedh me vetëdije njërin opsion kundrejt tjetrit quhet përcaktim i vullnetshëm dhe jo manipulim.
Mohon manipulimin
“As sot dhe as atëherë nuk e konsideroj veten si një person të manipulueshëm prej kujtdoqoftë. Po të isha i tillë, shansin më të mirë për manipulimin tim e ka pasur vetë Rizai. Tek e fundit, a nuk e akuzuan edhe Fan Nolin se ishte manipuluar prej Luigj Gurakuqit? Dhe a nuk qe përgjigjur ai se e kishte pasur për nder të manipulohej prej tij?”

Vrasja ndodhi pas vizitës së ministrit jugosllav
“Kosova SOT”: Riza Salihu me këmbëngulje thotë se vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën e ka vrarë policia sekrete gjermane, a mendoni se kjo është e vërtetë?
H. GEGA: Është një pyetje spekulative që kërkon përgjigje spekulative, për të cilën nuk dua të zgjerohem shumë, ndonëse kam dyshimet e mia. Unë nuk besoj se policia gjermane do të kryente punë të ndyta për të tjerët, aq më pak për jugosllavët, d.m.th. punë që i takonin ekskluzivisht UDB-së jugosllave. Në kohën kur isha në burg, në CZ të Beogradit, një ditë pas atentatit në Shtutgart, një gardian më hapi sportelin e qelisë dhe më tha duke më treguar një gazetë me foton nga atentati: “Ja ç’u kemi bërë shokëve tu!” Pastaj më kujtohet, siç lexoja gazetat, se pak kohë më herët, rreth 1 deri 2 javë, në një vizitë në Gjermani, kishte qenë Stane Dolanci, ministri jugosllav për punë të brendshme. Nënkuptohet se ai duhet t’u jetë lutur gjermanëve që t’i jepnin shërbimit të fshehtë jugosllav hapësirë të lirë veprimi në territorin gjerman. Mendoj se është në përgjegjësinë e qeverisë sonë të sotme që të kërkojë sqarime zyrtare nga Shteti gjerman për rastin e vrasjeve të heronjve tanë në Gjermani, më 17 janar 1982, por edhe të bëhen hetime nga institucionet tona për të zbuluar dorasit.
“Kosova SOT”: Sipas mendimit tuaj, a mund të na thoni pse Riza Salihu e shfajëson Serbinë, duke deklaruar se Jusuf Gërvallën e ka vrarë policia gjermane?
H. GEGA: Do të parafrazoja me pakëz ndryshim Profetin Isa, gjegjësisht Jezusin: O Zot, fale se nuk e di se ç’bën e ç’thotë!
“Kosova SOT”: Gjatë tërë aktiviteteve kombëtare, me dekada të tëra, e deri në çlirimin e Kosovës a keni njohuri se policia gjermane kishte vrarë ndonjë aktivist të Lëvizjes?
H. GEGA: Po e përsëris, mendoj se gjermanët vetëm sa u kanë dhënë hapësirë të lirë veprimi agjentëve të shërbimit jugosllav. Nuk mendoj se kanë qenë të përfshirë direkt.
Dënimi me burg dhe aktiviteti më pas
“Kosova SOT”: Sipas Riza Salihut, na rezulton se policia gjermane e ka vrarë Jusuf Gërvallën për shkak se ai i përkiste grupit majtist, atëherë a mund të na thoni pse Riza Salihun nuk e vrau policia sekrete gjermane, pasi edhe ai ishte majtist ekstremist, gjegjësisht komunist enverist, siç rezulton ngaemërtimi dhe nga materialet propagandistike të Grupit Komunist?
H. GEGA: Pyetja që shtroni ju e ka edhe përgjigjen brenda, pra edhe unë pyes përse?
“Kosova SOT”: Riza Salihu thotë se Ibrahim Kelmendi ju ka dërguar në Kosovë, bashkë me Sadik Blakajn, për t’ju burgosur juve. Ju u arrestuat natën e Vitit të Ri 1981 në shtëpinë Tuaj në Sallagrazhdë dhe u dënuat me 12 vjet burg. Cila është e vërteta e shkuarjes suaj në Kosovë?
H. GEGA: E kundërta është e vërtetë, d.m.th. se I. Kelmendi ka qenë këmbëngulës që unë të mos e bëja këtë rrugë. Ai kishte dyshime serioze në bashkudhëtarin tim, z. S. Blakaj. Dyshimet e tij më vonë i vërtetoi koha. Ndërkaq, Jusufit as që kam guxuar t’ia përmend këtë fakt, sepse nuk do të mund ta kundërshtoja kundërshtimin e tij për shkuarjen time në Kosovë.
“Kosova SOT”: Pas vuajtjes së burgut, me çfarë jeni marrë?
H. GEGA: Pas vuajtjes së dënimit të parë me burg, kam bërë punë të zakonshme fizike sa për të mbajtur familjen. Merresha me hapjen e puseve për ujë në rajonin e Therandës. Njëkohësisht nuk e kam ndërprerë aktivitetin ilegal në radhët e LPK-së. Kjo ka zgjatur deri në vitin 1993. Pastaj sërish u burgosa dhe mora një dënim prej 3,5 vjetësh burg. Nga burgu dola më 1997. Atëherë kam intensifikuar aktivitetin tim në përgatitje të popullit për luftën e armatosur. Një vit më vonë iu bashkova radhëve të UÇK-së.
Meqë kohët e fundit po flitet shumë për abuzimin me fondet e luftës, shfrytëzoj rastin t’i rrëfej nja dy ngjarje:
Kirurgu Agim Hazrolli ishte njëri nga doktorët që u ka shpëtuar jetën shumë prej ushtarëve të UÇK-së. Ai pikëllohej pa masë kur nuk ia delte dot në kushtet e mjerueshme që kishim për t’u ndihmuar të plagosurve. Një ditë e takova afër Shtabit rajonal, në fshatin Breshanc, të tronditur dhe gati sa s’po qante. E pyeta se ç’kishte. Më tregoi se po i vdisnin ushtarët në dorë vetëm për mungesën e një aparati fushor për incizim radiologjik, d.m.th. për zbulimin e predhave dhe ciflave të granatave brenda trupit të ushtarëve, gjë që do të shpejtonte ndërhyrjen e saktë kirurgjikale. E pyeta se sa kushtonte ai aparat. Më tha diku rreth 20 mijë marka. Nuk dita çka t’i them. Tani po flitet për miliona euro të abuzuara nga ata që kishin për obligim të na ndihmonin, sepse nuk kërkonim gjë tjetër prej tyre.
Rasti i dytë më ka ndodhur në Nishor të Therandës. Dy vëzhgues të huaj ishin ngjitur te ne për të na tërhequr vërejtjen se nuk po respektonim armëpushim e shpallur. Gjersa po qëndronin tek ne, u ofrova një pije që e kisha përgatitur vetë në shtëpi, një raki rrushi të përzier me mjaltë, e cila edhe i befasoi (sepse kishin menduar se ishim myslimanë fanatikë e muxhahedinë) edhe u pëlqeu shumë. Njëri prej tyre, një amerikan, kur na pa se çfarë kishim mbathur unë dhe bashkëluftëtari tjetër, U. Bytyçi, ca çizme të mjera prej plastmasi, që të ngrinin këmbët, i erdhi keq e na i ofroi një palë çizme të tij ushtarake që i kishte në makinë. Po i thosha Ukës me shaka “Ishalla janë numër 44-45, se përndryshe nuk e fut dot këmbën në to”, ndërsa Uka tha “Ishalla janë numër 42-43”, se aq e kishte këmbën. Pas 10 minutash erdhi vëzhguesi me çizmet në dorë, ishin çizme të forta e të ruajtura, tamam për terrenet e luftës, por, për fat të keq, nuk i bënë asnjërit prej nesh, ishin numër shumë i madh. Në fakt, vetë vëzhguesi ishte një gjatosh rreth 2 metra, ndërsa ne harruam se edhe këmbët duhej t’i kishte të mëdha.
Këto i tregova për t’ua kujtuar abuzuesve të mundshëm e profiterëve të luftës se sa pak gjëra na janë dashur për të bërë luftë të suksesshme.
Bletar
Tani vazhdoj të merrem me bletari. Nuk kërkoj asnjë shpërblim apo zhdëmtim nga autoritetet tona. Nuk ia kam nisurur luftës sime jetësore me idenë se një ditë do të marr ndonjë shpërblim. Shpërblimi im më i mirë është Kosova e lirë, pa çizmen e ushtarit dhe policit serb. Nga autoritetet kërkoj vetëm që të ruajnë pavarësinë e vendit e t’u mundësojnë jetë dinjitoze qytetarëve të Kosovës.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
Përgjigje e: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka

Gazeta “Rilindja”: Jusuf, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, njerëz të kontrabandës!
17.01.2014 | 22:18
Një ditë pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, gazeta "Rilindja", e vetmja e përditshme e Kosovës në kohën e Jugosllavisë, kishte publikuar shkrimin për vrasjen e tyre më titull "U vranë tre emigrantë" .

Shkrimi ishte i bazuar në Agjencinë Jugosllave të lajmeve "Tanjug" dhe propgandën jugosllave të asaj kohe. Aty thuhet se supozohet se bëhet fjalë për qërim tipik hesapesh ndërmjet emigrantëve të nëntokës së RFGJ'së, të cilës i kanë takuar edhe viktimat e kësaj përleshjeje./standardi.info


 

Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,558
Reaction score
24
Points
38
Përgjigje e: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka

sipas ibrahim kelmendit ata i ka vra nji shqiptar.
nuk e di pse kelmendi i lpk-se e mbajti sekret 30 vjet kte informat.
kurse familja gervalla dyshon se vrasesit jan te lpk-se se kelmendit.
te verteten e dini ju llap.
ahmet krasniqin e vrat ne tiran
xhemen ne prishtin
ekremin ne prizren
sabaheten ne decan
tahirin me fmi e vrat ne pej

etjetjetj

ju vrisni o llap..
'nuk e kini per turp me vra..

bani qejf derisa i kini mundesit..

kur e kini festen?
festa e vrasesve..

besoj do shpallni si fest kombetare ju paRTIA E VRASESVE.. diten kur largohet salustro..

..
 

Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,404
Reaction score
45
Points
48
Location
Ne toke
Përgjigje e: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka

Udbashet naten te vrajn e diten te qajn.Sikur te ndjenin dhemshuri per kta patriot, nuk do ta shendrronin Kosoven ne nji sketerr te vertet por do te punonin per tia permbushur idealin e atyre petriotve .


PRRALLA UDBASHE<MADJE DO TE ISHTE EDHE ME MIR SIKUR TE KUPTOHESHIN SI PERRALLA
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
Përgjigje e: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka

sipas ibrahim kelmendit ata i ka vra nji shqiptar.
nuk e di pse kelmendi i lpk-se e mbajti sekret 30 vjet kte informat.
kurse familja gervalla dyshon se vrasesit jan te lpk-se se kelmendit.
te verteten e dini ju llap.
ahmet krasniqin e vrat ne tiran
xhemen ne prishtin
ekremin ne prizren
sabaheten ne decan
tahirin me fmi e vrat ne pej

etjetjetj

ju vrisni o llap..
'nuk e kini per turp me vra..

bani qejf derisa i kini mundesit..

kur e kini festen?
festa e vrasesve..

besoj do shpallni si fest kombetare ju paRTIA E VRASESVE.. diten kur largohet salustro..

..


Hysen Gega: Kur më intervistoi UDB'ja aty ishte edhe Jusuf Buxhovi, shante vëllezërit Gërvalla për rrugën e gabuar
Nga Express | 18 Janar 2014 17:41


Jusuf Buxhovi, një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishte vetëm gazetar, politikan e historian, por sipas Hysen Gegës, një i dënuar politik nga pushteti serb, ai ishte edhe pjesë e ekipeve të hetimit të UDB’së.

Gega ishte arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit dhe hetimet penale kundër tij kanë zgjatur rreth 6 muaj.

“Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe Adem Ibrahimi, por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi.

Kështu ma kanë prezantuar atë”, deklaron Gega.

I pyetur nga Express, ai thotë se për Jusuf Buxhovin kishte dëgjuar më parë se ishte korrespondent i gazetës „Rilindja“ në Bon, por nuk e kishte parë kurrë me sy, para se të hynte në dhomën e intervistimit.

“Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet Sekretariatit në Prishtinë. Është ky Jusuf Buxhovi që e kam pa duke i promovuar ato librat “Kosova””, thotë Gega për Express.

Ai tregon që ta ketë takuar dy herë Jusuf Buxhovin.

“Herën e parë e takova në vitin 1981 kur hyri me ekipin hetuesve të UDB’së dhe një herë në vitin 1991 në lokalet e LDK’së në Prishtinë, pasi që në këtë takim më kishte ftuar Bujar Bukoshi.

Aty e pash Buxhovin dhe i thash që ke qenë pjesë e hetimeve kundër meje. Ai e mohoi, duke thënë se kam qenë duke e përcjellur Titon si gazetar.

Por, unë ia demantova duke i thënë se në lajmet për Titon në Rilindje nuk je nënshkruar ti”, thotë Gega për Express.

Ai tregon se në vitin 1981 Jusuf Buxhovi hynte në dhomën ku ai po intervistohej bashkë me hetuesit e UDB’së, por nuk i kishte bërë pyetje, vetëm se i kishte ofenduar vëllezërit Gërvalla.

Ai përshkruan edhe sjelljen e Buxhovit gjatë hetimit.

“Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellë atje në Gjermani dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. Më bënte presion psikik e m'i ofendonte shokët, vëllezërit Gërvalla e Ibrahim Kelmendin. Më thoshte se ata janë në rrugë të gabuar dhe se edhe mua më paskan hedhur në rrugë të gabuar “, thotë Gega.

Ai pohon se në raport me vëllezërit Gërvalla ka sharë me fjalë , që siç i kishte përshkruar edhe në intervista të më hershme Gega, Buxhovi përdori fjalë që “as me laps nuk shkruhen” në llogari të Gërvallajve.

Ai sqaron tutje në raport me vëllezërit Gërvalla e Jusuf Buxhovin. “Ai nuk më bënte pyetje në lidhje më vëllezërit Gërvalla, por thoshte se ata janë në një rrugë të gabuar, se ne kurrë s´kemi qenë më mirë (duke iu referuar shqiptarëve nën Jugosllavi)”, thotë Gega.

Gega: Mu kërkua likuidimi i vëllezërve Gërvalla- mu premtuan 100 mijë marka Megjithëse pranon që Jusuf Buxhovi nuk është i përfshirë në këtë pjesë, Hysen Gega thotë që UDB’ja atij i ka bërë ofertë për t'i vrarë vëllezërit Gërvalla.

“Kur më është bërë kjo ofertë ka qenë i pranishëm Mehmet Lumi, Dem Ibrahimi, Lorenc Selimi Vesel Krasniqi dhe një hetues i UDB’së me nacionalitet serb. Kjo ka ndodhur diku në muajin qershor 1981, kah mbarimi i hetimeve të mia, në zyrat e SPB-së së Prizrenit. Vetë Mehmeti më ka thënë, ashtu si edhe të tjerët se: “Do të lëshojmë prej burgut e do ti bëjmë të gjitha kushtet e mundshme, madje edhe armë do të japim-armë speciale, vetëm shko e likuidoj vëllezërit Gërvalla ose Ibrahim Kelmendin” më thanë ata dhe më siguruan se pos shpenzimeve do të më japin 100 mijë marka shpërblim”, thotë Gega.

Gega thotë se ka refuzuar këtë kërkesë dhe ka paralajmëruar , pas daljes nga burgu, shokët e tij të idealit se kokën e kujt po e lypte UDB’ja.

“Atyre u thash kështu: “I kam katër fëmijë për të cilët gjithmonë kam qenë i përmalluar sepse tërë jeta më ka shkuar në mërgim.

M´i ofroni fëmijët e mi këtu dhe më jepni automatikun. Nëse mund t´i vrasë ata atëherë mund ta bëj edhe veprën që kërkoni ju.

“ Pas këtyre fjalëve inspektori serb intervenoi me fjalët se nuk duhet zgjatur më tej sepse ky njeri i ka tejkaluar të tridhjetat dhe pas kësaj moshe, sipas tij, bindjet politike po kalokan edhe në gene dhe s´paska forcë që t´i ndryshojë”, thotë Gega.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48


Hashim Thaçi
Tre veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, para 38 viteve u vranë nga segmente të shërbimit sekret jugosllav. Ishte një goditje e rëndë për lëvizjen patriotike, si jashtë, ashtu dhe brenda Kosovës, pikërisht kur po bashkërendoheshin grupet politike në një front të përbashkët. Edhe pas katër dekadave ende nuk është zbardhur ky krim i kryer në Gjermani. HTH
 
Top