• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Këngë labe, muzikë 3000-vjeçare, në Londër 2019

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,735
Reaction score
656
Points
113
Location
KËNGË LABE, MUZIKË 3000-VJEÇARE, NË LONDËR, 2019.
“KUR KËNDOJNË DRIDHEN XHAMAT E DRITAREVE DHE TOKA TUNDET, NË KUPTIMIN E PLOTË TË FJALËS!” - THOTË DAN SHUTT

Filmi ka si temë këngën labe, muzikën polifonike popullore shqiptare. Protagonistët kryesorë janë Artisti i Popullit Golik Jaupi, Vullnet Silaj dhe Endri Hodaj.
Grupi Lab vizitoi Mbretërinë e Bashkuar për të shfaqur për herë të parë këto këngë baritore 3000-vjeçare, në premierën e tetorit 2019.
Pjesëtarët e grupit rrotullohen rreth zërit kryesor, zukatjes së fuqishme ('iso') dhe teknikave të ndryshme të ndërlikuara të cicërimave zanore, që imitojnë dhitë, kambanat dhe tingujt e maleve shqiptare. Kur këndon Grupi Lab, dridhet toka!
“Isoja mund të këndohet nga kushdo dhe sa më shumë njerëz të përfshihen në një këngë, aq më e fortë është forca emocionale. Kur këto grupe këndojnë dridhen xhamat e dritareve dhe toka tundet, në kuptimin e plotë të fjalës!” - thotë Dan Shutt, regjizori i filmit, “Washed by the Moon” (Larë në Hënë). Titulli i filmit bazohet në një këngë të njohur labe të titulluar “Labëri larë në Hënë”.
“Po punoja në Londër në vitin 2016, duke bërë një regjistrim, kur dëgjova një këngë të quajtur “Janinës ç'i panë sytë”, - tregon regjisori Shutt, mbi takimin e tij të parë me këtë muzikë. “Ajo është një këngë shumë ë famshme në Shqipërinë jugore, me një harmoni që të këput shpirtin. Më bëri që ta lë punën time në mes menjëherë, dhe të fluturoja për në Shqipëri. Të ndihur nga një fat i mirë i pabesueshëm, unë dhe shoku im i fëmijërisë, Isaac-u, një kinematograf i madh, përfunduam në Shtëpinë ku shpall Pavarësia e Shqipërisë, më 1912, me një grup vendas këngëtarësh legjendarë të polifonisë. Na dhanë fjalën se do na jepnin çdo gjë të tyren, thjesht e vetëm për ta ndarë muzikën e tyre me ne, që tashmë ishim miqtë e tyre.”
Thënie për shqiptarët
____

7ADDF401-317A-4F4F-B2E8-8A884A2FD8DE.jpeg
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,735
Reaction score
656
Points
113
Location
FILMI I PLOTË “WASHED BY THE MOON” (LARË NË HËNË), NGA DAN SHUTT
FILMI KA SI TEMË KËNGËN LABE, MUZIKËN POLIFONIKE POPULLORE SHQIPTARE.

 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
5,260
Reaction score
245
Points
63
Kam degjuar kenge labe shume me te bukura se ajo ne video por gjithsesi shume bukur.
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
27,190
Reaction score
1,076
Points
113
Location
ne NYC
Eshte magjike kenga shumzeshe, me te defreheshin ne gezime por edhe qanin, zotat...........

Dale nga thellesia e tokes gurgullime e mbushur qiellin me perfeksionin me te larte te shprehjes se nje shpirti nepermjet melodise.......harmoni hyjnore ardhur neper korda te bekuara nga vete Zeusi.

E lare prej Hanes dhe e perkedhelur prej Dillit.

Do te doja te kishte ne film te prekur edhe vallen labe/toske si dhe nje prezantim te fustanelles qe nga molla e kuqe e Jugut e deri ne mollen e kuqe te Veriut.
 
Last edited:
Top