• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Këngë popullore qytetare

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Njëzet e pesë gërsheta



I: - O njëzet e pesë gërsheta
T’i numurova pa fjeta. :I
I: - Ti s’m’i numërove dot
More djal-o borzilok. :I
Ref.:
I: Moj lule, moj lule
Sa e bukur që më je! :I
- O ti numërova kur bie
Buzëkuqe, karajfile.
- Ti s’mi numërove dot
More djal-o borzilok.
Ref.:
Moj lule…
- O mos je yll a mos je hënë?
Mos je mollë për t’u ngrënë?
- Jam nji lule për dynja
Veç për nënë e për baba.
Ref.:
Moj lule…
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Po t’përbej pashë Perëndinë

Po t’përbej pashë Perëndinë
Ty që m’je si molla n’rrem.
T’a kam njoftë moj bukurinë
Qysh se t’ka lidhë nana n’djep.

Sytë e mi qajnë e s’pushojnë
Porsi çeshme, sikur kru’.
Sa do kohë që do t’kalojnë
Ahti im ka me t’mundu’!

Tuj u rritë kapak përditë
Bukuria tuj t’u shtu’
Kah na erdh gjithë kjo dashni
Nisa kangën me t’a k’ndu’.

Kanga jote ka me t’metë
Gjithë dynjaja ka me t’a këndu’
A s’mendon se ki me dekë?
Për atë dhe ki për m’u shtru!
http://www.youtube.com/watch?v=biguy79P_8Y
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Tuj shetit ne ara t'gjata
midis barit t'njome.
Ne te dy na zuni vapa
rame e fjetem gjume, aman.
Ne te dy na zuni vapa
rame e fjetem gjume.

Të kan' than' një herë saveta,
se po vjen pranvera.
Të kan' than' një herë saveta,
se po vjen pranvera.
Do te dalim me t'shetitun
si për hera tjera, aman.
Do te dalim me t'shetitun
si për hera tjera.

Sa herë ballin ta lemojsha
me rrije e qete.
Sa herë ballin ta lemojsha
me rrije e qete.
Premtimin prej teje e dojsha
te dua për jetë, aman.
Premtimin prej teje e dojsha
te dua për jetë.
http://www.youtube.com/watch?v=aMjiAkJ6Ycs
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Kur pata nji lule t’bukur

Kur pata nji lule t’bukur
Thashë se do ta kem përher.
Iku fluturoi si flutur
Edhe s’mujta me i marr erë.

Lulen n’dorë unë kur e pata
Kimetin nuk ia dita.
Vaj sa shpejt na u ngrys nata
Unë këtë gja nuk e prita.

Lulja prej dorës ç’më ra
Unë nga gjumi u zgjova.
Më la të shkretë si gur varri
Dhe nga mendja shkallova.

Unë prej lules s’kam t’largu’
Si asht gjithë kjo dashuni
Dhe sa vjen duke u shtu’
Merre kupën edhe pi.

Dy herë leva n’Elbasan
Njofta lulen e vërtetë.
Pije Myzyr si t’kam thanë
Kjo është jeta e vërtetë.
http://www.youtube.com/watch?v=uKnpI4HN6Vs
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Si n’a u bo kjo puna e verës

Si n’a u ba kjo puna e verës?
Hajde Naze t’bojmë sefa!
Me ja ditë hallin dashnorit
Gjithmonë digjet për sevda.

Flok’t m’i kishe krrela-krrela
- Nal’ bre dreq mos m’i përzi!
Jam e dashnja k’ti ashikut!
Fasligen e ru’j në gji.

Nga dritarja rri shikjojsha
Isha ulë tuj pi raki.
Me m’i dhonë o treqin qese
Nuk ta jap synin e zi.
http://www.youtube.com/watch?v=nTfuABxKmIg
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Më shikon me buzë në gaz

Më shikjon me buzë në gaz
Sikur don me folë me mu
Unë me ty moj do të flas,of moj xhan,
Nuk po mundem me duru

Kur të pashë moj tuj kalu
Veshë e mathë për bukuri
Ç’më piklluën dy sytë tu,of moj xhan
Ç’më ngacmove në dashuni.

Flokët mi ke thurë gërshetë
Si kunorë lule me ar.
Askërkush, moj s’ti përket,of moj xhan,
Nji petrit,nji djalë beqar.
http://www.youtube.com/watch?v=fHo8sENgmcA
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Ka motmot e disa muej

Ka motmot e disa mu'je
Kemi pasë dashni të randë
Tash do t’i kallxoj gjithkujte
Vet ke ikë se unë s’t’kam thanë.

Me pas dijtë se ke ndoj tjetër
Unë ma rallë të kisha ardhë
Me harru’ dashninë e vjetër
Pa u marr ngryk s’ta baj hallalle.

Miku i mirë erzin ta ru’ne
Aj kërkund leqe s’të bane
Me prit me t’mirë se s’jam i huej
Jarabi t’a marrsha t’keqen!

T’marrsha t’keqen dhe gjynahet
Përmas teje unë do t’des.
Copa e grima do të bahem
E prej zemrës kurr s’të qes!

Kur më dilshe n’derë t’oborrit
M’bajshe zemrën zi si korbi
Mos i paça sytë e ballit
S’jam razi me folë këto fjalë!

Kur më dilshe në megrime
Ka shumë kohë qi kan kalue
Asnji send o për kujtime
Asnji letër s’ma ke çue!
http://www.youtube.com/watch?v=JJmqIHaPhbg
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Mora mandolinen

Mora mandolinen
dola ne oborr
O moj vajz' e vogel
mos ma bej dore

R:
Vaj vaj vaj
gishtat me kajmak
O moj vajz' e vogel
mos ma bej merak

Mora mandolinen
dola ne carshi
O moj vajz' e vogel
mos ma bej sy

R:
Mora mandolinen
dola ne sokak
O moj vajz e vogel
mos ma bej merak
http://www.youtube.com/watch?v=SuHf-D6JvQk
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Nje dite shkova nga Drenova

Nje dite shkova nga Drenova
Nje dite shko-o,
Nje dite shkova nga Drenova
Pashe nje vajze te re

Ish e bukur, ish e mitur
Ish e bu-u
Ish e bukur, ish e mitur
Ndonese ishte e parritur

Dhe me thote me ze plote
Dhe me tho-o
Dhe me thote me ze plote
Zot qe me me ve kaq-e re

Ne do udhen-e te gjesh
Ne do u-u
Ne do udhen-e te gjesh
Hajt me mua dhe mos kthesh

Jam i lodhur, thashe, fare
Jam i lo-o
Jam i lodhur, thashe, fare
Drenova-a, moj drenovare

Per kete dashuri qe ke
Per kete
Per kete dashuri qe ke
Plac me goje qe s'me

et x2
Se ti zemeren ma more
Se ti ze-e
Se ti zemeren ma more
Moj male-, moj malesore x2

Me ket' bukuri qe ke
Me ket-e
Me ket' bukuri qe ke
http://www.youtube.com/watch?v=aXB8kQqOTS0
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Reaction score
19
Points
0
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Gur mbi gur bohet kalaja

Gur mbi gur bohet kalaja
Ditë për ditë m’shtohet sevdaja
Fjal-o mbi fjalë bejtet na i qet
Bash si bari o vlla që e mlon dhenë

Mbidhen shokët o ta bojnë nji dua
Le t’i thahet hoxhës bastoni
Si s’na lanë me bomunë sefa
Me Asllanin,o vlla,me Kapllanin!

Mbidhen çunat o vlla tuba tuba
Shkojnë e i bijnë hoxhës tu guni
Thotë ashiku: - I mjeri unë
Bjen nji punë o vlla të dua përdhunë!

Me i dyqan o me i berberhone
Gjeçë muhabet o me zotninë tone
Zot o i madh ju maroft-o myradin
Që m’pajtuët,o vlla, me jaranin!

kap s'kap prapë,shumë flm për këngët nga yutube mik të të këndoftë zemra gjithmonë për jetë.....

respekt nga ymer prizreni
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Gur mbi gur bohet kalaja

Gur mbi gur bohet kalaja
Ditë për ditë m’shtohet sevdaja
Fjal-o mbi fjalë bejtet na i qet
Bash si bari o vlla që e mlon dhenë

Mbidhen shokët o ta bojnë nji dua
Le t’i thahet hoxhës bastoni
Si s’na lanë me bomunë sefa
Me Asllanin,o vlla,me Kapllanin!

Mbidhen çunat o vlla tuba tuba
Shkojnë e i bijnë hoxhës tu guni
Thotë ashiku: - I mjeri unë
Bjen nji punë o vlla të dua përdhunë!

Me i dyqan o me i berberhone
Gjeçë muhabet o me zotninë tone
Zot o i madh ju maroft-o myradin
Që m’pajtuët,o vlla, me jaranin!

kap s'kap prapë,shumë flm për këngët nga yutube mik të të këndoftë zemra gjithmonë për jetë.....

respekt nga ymer prizreni
Faleminderit per komentin e vleresimet, nga pak japim kontributin tone te gjithe...

http://www.youtube.com/watch?v=ekaT4P2wc-o&feature=share&list=PL8A236ABB194F4553
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Reaction score
19
Points
0
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Ju o goca ju hyjnesha
Mbushni qiellin me ndriçim.
Ju o goca pëllumbesha
Mbushni vehten me gëzim.

O ju lulet plot burbuqe
Po i çilni në pranverë.
Sa jeshile,sa të kuqe
Gonxhe t’bukëra plot me erë.

Lulja rritet zbukurohet
Do ta keshë gjithmonë kujdes.
Dashuria e parë s’harrohet
Bashkë me zemrën len e vdes!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Reaction score
19
Points
0
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Ti moj lule je e bukur
Dhe dishroj me t’pasë n’saksi.
Kur më shkon moj porsi flutur
Me krah t’lehtë e ban freski.

Pra moj lule plot me erë
N’kopsht të bukur ke lulzue.
Kryet ke çue moj si përherë
Sa bukur je hijeshue.

Ti moj lule buzëqeshun
E kuqe moj deri n’blerim.
Kur pranë vinje krejt e dehun
Unë t’vej vazo si kujtim.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Reaction score
19
Points
0
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Maraku ma i randë se plumi

Maraku ma i randë se plumi
Paske zemrën katileshë.
Bij me fjetë e s’më merr gjumi
Janë kah m’lu’jnë mend e kresë.

Ky marak fort më mundoi
Tash dy vjet e gati tri.
Fushë e male do i kërkoj
E do t’bahem jeremi.

Po t’i qes nja dy tri bejte
Venja veshin mori dritë.
Karajfil me gonxhe t’verdha,
Si na bane natën ditë?

N’pranverë këndon bylbyli
Në bahçe ulet rrallë.
Sy e vetull porsi ylli
Ty të lutem mu me m’i falë.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Ky marak, maraku i shkrete



Kur kalon rrugën me naze si lule zambak
nalu pak e hidhma synin se kam zane marak
kur kalon rrugës time e me pershendet,
m'i fal jetës kaq gezime, je dashnia vete.

Ky marak, maraku i shkrete
nuk ma len zemren e qete
dashunine qe kam për ty
nuk e ndrroj për këta dy sy

Unë e di çfarë ke ne zemër ma thonë ata sy.
Lule je, lule ke emrin, lumi unë për ty
kur kalon ti rrugës sime e me pershendet,
mi fal jetës kaq gezime, je dashnia vete

Ky marak, maraku i shkrete
nuk ma len zemren e qete
dashunine qe kam për ty
nuk e ndrroj për këta dy sy

http://www.youtube.com/watch?v=0JfJVTkyje4
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Reaction score
19
Points
0
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Erdh pranvera me jeshile
I rashë bashqes për midis.
Këputa nji trandafile
Nji dhuratë të dashunisë.

Jasemin të vinte era
Kur t’i putha të dy sytë.
Asaj nate mun ke dera
Në krahnor ma vune kryet.

Rreth e qark lule të kuqe
Karajfilat në saksi.
S’të ka kush moj buzëburbuqe
Sikur unë s’të don njeri.

Më buzqesh njëherë me shend-e
Më jep zemër të qëndroj
Të lutem moj mos më len-e
Se pa ty nuk mund të rroj!
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Persh Prizren,
keto kenget postoji me video...
Ngjajne me bukur ashtu!
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,159
Reaction score
13
Points
0
Location
Neverland
Re: Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

Erdh pranvera me jeshile
I rashë bashqes për midis.
Këputa nji trandafile
Nji dhuratë të dashunisë.

Jasemin të vinte era
Kur t’i putha të dy sytë.
Asaj nate mun ke dera
Në krahnor ma vune kryet.

Rreth e qark lule të kuqe
Karajfilat në saksi.
S’të ka kush moj buzëburbuqe
Sikur unë s’të don njeri.

Më buzqesh njëherë me shend-e
Më jep zemër të qëndroj
Të lutem moj mos më len-e
Se pa ty nuk mund të rroj!
http://www.youtube.com/watch?v=OaZBV7JPdLc
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Reaction score
19
Points
0
Përgjigje e: Këngë popullore qytetare

O PRIZRENI JONË

O Prizren,Prizreni jonë,
ty t’kam dashtun përgjithmonë.
Në ty u linda u burrnova,
shumë idhnimet i shijova.

Posa dola jasht qytetit,
me mall pash Marashin tem.
Pak ma lart kalan e vjetër,
O Prizren o ç’ma hupe jetën.

Nana jeme po më vete,
ç’është o bir ky koll i lehtë.
Veremin oj nanë ume e mora,
se n’gocën u dashurova.

Syni gocës si thikë m’pret,
zemrës time ja ngul shigjet.
Unë ju luta mos mem‘ shikjue.
Se n’tjetër ken asht dashuru-e
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,811
Reaction score
525
Points
113
Location
Danimarkë
Askushi, e nisa ditën sot me këto tekste këngësh popullore.

Vazhdoje!

PAc një ditë të mirë!
 
Top