• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Konstituohet Kuvendi Glauk Konjufca zgjidhet kryetar Kuvendi

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48
Konstituohet Kuvendi Glauk Konjufca zgjidhet kryetar Kuvendi





dhjetor 26, 2019 - 16:26



Është konstituuar Kuvendi i Kosovës gati 3 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve. Pas betimit të deputetëve kryetar Kuvendi u zgjodh Glauk Konjufca ndërsa nënkryetarë, Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi, raporton Zëri.info.


Me këtë rast Konjufca foli pas marrjes së pozitës së kryeparlamentarit. Ai e falenderoi LDK-në për votimin e tij si kryëtar. “Ne qysh në fillim duam të ju falënderojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë.


Ju falënderoj që na e besuat këtë detyrë të rëndësishme. Ne ju garantojmë që si kryesi do ti kryejmë detyrat tona me shumë nder sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë ai. Kësisoj, Konjufca i mbylli punimet e senacës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës./Zëri
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48


Kurti refuzon edhe ftesën e dytë të presidentit Thaçi për takim
27 dhjetor 16:58

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pretendent për kryeministër të Kosovës nuk do t’i shkojë as në takimin e mbrëmjes presidentit Hashim Thaçi për t’u mandatuar.

Në njoftimin për media nga LV-ja, Kurti i thotë se “nuk mund të vijë as sonte”.
 

Ragnar

Real Madrid
Staff member
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
16,332
Reaction score
392
Points
83
Normal qe e refuzon, se ky po deshiron me cdo kusht me ja ngul VV.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48
auuuuu qa na ka kan albin qebja nuk po munet me i ba ma shum se 32 vota 28 i ka te vv-se 1 alternativa demokratike 3 te romve hashkalive e egjyptianve euuuu bre po keq i ka lan ani burgun e dyzit veq e fshiu dhe i pregaditke dhomat per çlirimtar hahahaha albin qebja me 26% te votave mendojke se e ka kap zotin per qokesh hahaha ku ini ju adhuruest e ti qa i kini shti vesht ne lesh ani diaspordha hahaha vishin me aviona e kerre super luksoze e me zingjir ka dy metra neper qaf dhe thoshin se erdhum me e votue albinin dhe me e çlirue Kosoven per se dyti her hajmedet haj per keta analfabeta veq u koriten e hajt
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48
Ballafaqimi Thaçi – Kurti, Buzhala: Le ta ofendon e mos të ia jep dorën, por Kurti...
Nga: N.Sh Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 14:47






Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Gazetari Berat Buzhala e ka quajtur banale nëse Albin Kurti nuk shkon me marrë mandatin te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi e kishe ftuar Kurtin që sot të paraqitet në zyrën e tij, mirë Kurti nuk ishte shkuar, e për këtë edhe Thaçi ka reaguar, duke thënë se do të ia bëj edhe ftesën e dytë.


Pas kësaj, Buzhala, thotë se Kurti duhet me i lënë inatet anash me Thaçin dhe se duhet me ditë që asnjë punë ditore nuk është më e rëndësishme sesa krijimi i Qeverisë.
Sipas tij, Kurti duhet me shku dhe mos je ia jep dorën, ose edhe le ta ofendon por le ta kryen këtë punë.

“Është banale nëse Albini nuk shkon me e marrë mandatin. Anash inateve me Hashen, ai duhet me e ditë që asnjë punë e tij ditore nuk është më e rëndësishme se sa krijimi i Qeverisë. Le të shkon, mos t’ia jep dorën. Le ta ofendon etj., etj., ama le ta krynë këtë punë”, shkruan Buzhala.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48
Rexhep Selimi u përball me Fetah Rudin sot, shikojeni reagimet e frikshme... (Pamjet)
Nga: N.H Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 21:22



Pamje nga Kuvendi
Fetah Rudi, 19 vjet më parë, i ka mbijetuar një atentati, pas kthimit në vendlindjen e tij, Malishevë, nga takimi i përjavshëm me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Kanë qenë momente të shumta nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Një prej tyre, është edhe momenti i sikletshëm i përballjes mes një deputeti të VV-së dhe atij të LDK-së.

Përballja interesante e regjistruar sot në Kuvend, kur Rudi dhe Selimi janë gjendur përballë njëri-tjetrit dhe shikimi sy me sy që ia kanë dhënë njeri-tjetrit, ishte padyshim më interesantja.

Nga fotot shihet se Selimi nuk ka pasur guximin që ta përshëndes Rudin, kurse ndryshe ka vepruar lideri i tij, Albin Kurti, i cili e ka përshëndetur dorë më dorë Fetah Rudin.

Kujtojmë se deputeti i LDK-së, Fetah Rudi i cili në zgjedhjet e 6 tetorit mori afër 13 mijë vota sot ka bërë betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës. Por, betimin si deputet e ka bërë edhe Rexhep Selimi i cili shumë herë është lakuar së ka gisht në atentatin ndaj Fetah Rudit.
Fetah Rudi, 19 vjet më parë, i ka mbijetuar një atentati, pas kthimit në vendlindjen e tij, Malishevë, nga takimi i përjavshëm me ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Për më shumë shikojeni fotot më poshtë:
Image
Foto galeri
Image
Foto galeri
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48










Bashkë me emrin për mandatar, VV-ja duhet t’ia çojë Thaçit edhe 61 nënshkrimet e deputetëve

E Shtunë
28 Dhjetor






Për afatet kushtetuese rreth formimit të qeverisë së re, situatën e krijuar mes ftesës së presidentit Hashim Thaçi për pretendentin për kryeministër Albin Kurti, profesori universitar dhe njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Baraliu në Interaktiv të KTV-së, e ka sqaruar më detajisht.
Baraliu tha se siç kërkon Kushtetuta, deri tash pas zgjedhjeve të 6 tetorit është kryer veç një punë, por ka mbetur një pjesë e pakryer por shumë e rëndësishme e cila fatkeqësisht, në rrugë e sipër mes LDK-VV duket se ka dështuar, dhe s’kanë arritur marrëveshje brenda afateve kushtetuese.
“Jemi në një situatë kur duhet kryer obligime procedurale. Kësaj radhe presidenti është përgjigjur në nenin 95 të Kushtetutës për të marrë përgjigjen e duhur nga partia fituese, që e ka ose jo shumicën fituese në parlament, në mënyrë që më pas në afat 15 ditësh të argumentojë që e ka shumicën për të shkuar në seancën e radhës për të nisur formimi i Qeverisë”, tha ai.

Baraliu tha se ”Kushtetuta thotë që presidenti bën konsultimet e duhura për të qartësuar që partia fituese i ka apo jo numrat për ta bërë qeverinë”, pra ajo që ndodhi sot.
“Iniciativa rrjedh nga presidenti, ai e bëri këtë detyrë sot. Përgjigja ishte dashur të jetë e shpejtë sepse nuk kemi kohë për të humbur pa marrë parasysh bindjet e tyre. Duhet të jemi të gjithë përgjegjës ndaj afateve kushtetuese, jemi vonuar shumë”, tha Baraliu.
Ai tha se duhet përgjegjësi edhe nga LDK-VV, si dy parti që kanë premtuar shumë e sidomos ndryshime.

“Por kur erdhi te ndarja e përgjegjësive, pushtetit do të thosha unë, dështuan”, tha Baraliu.
Ai shtoi se është e qartë që fituesi është VV, qoftë që ka vetëm një votë më tepër.


Duke iu referuar Nenit 84.1, Baraliu sqaroi se thirrja e sotme e Thaçit ishte vetëm konsultë, por, s’do ta mandatonte kryeministër Kurtin.
“Më pas, domethënë pas konsultës, bëhet mandatimi i mandatarit, më pas fillon procedura 15 ditëshe”, tha ai.
Sipas Baraliut, fillimisht bëhen konsultimet e më pas është bindja e presidentit si i autorizuar me Kushtetutë, ta bëjë mandatimin.
“Kurti do të duhej të përgjigjej domosdoshmërisht në thirrjen e tij”, tha Baraliu, duke shtuar se është obligim i subjektit politik dhe pretendentit për kryeministër që t’i përgjigjet ftesës.
Sipas tij, Kushtetuta e lejon më pas edhe një afat 10 ditor që e lejon Thaçin nga argumentet që i ka, t’ia japë mandatin të njëjtit person, pra Kurtit, ose një tjetër personi, por gjithmonë nga partia fituese.
“Bashkë me ofertën që i jepet presidentit nga partia fituese për mandatar, duhet të jetë edhe një listë shtojcë e emrave e mbiemrave të paktën të 61 deputetëve që janë të gatshëm ta votojnë këtë qeveri”, tha ai.
Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, tha se ka vështirësi e dallime të mëdha mes dy partive fituese (LDK-VV) për të marrë vendime unanime.
“U deklarua edhe kohët e fundit, sidomos në VV, se s’janë të interesuar në qeveri të pakicës, sepse ajo do të shkarkohej menjëherë”, tha ai.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48
Kelmendi: Mos u befasoni nga mashtrimet e Kurtit, ai nuk e njeh shtetin e Kosovës
27/12/2019




Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi i ka reaguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pasi ky i fundit ka vendosur që të refuzoj ftesën e Presidentit Thaçi për tu konsultuar rreth mandatarit për formimin e qeverisë.
Kelmendi në reagim ka thënë se Albin Kurti nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe askush nuk duhet të befasohet nga veprimet e tij.
“Mashtrimet dhe lojërat e Albin Kurtit shumëkënd e kanë zënë në befasi.
Mos u befasoni. Një politikan si Albin Kurti që nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk pritet të punojë për shtetin e Kosovës”, ka thënë Kelmendi.
Sot gjatë ditës Presidenti Thaçi i ka dërguar dy herë letër kryetarit të VV-së për një takim konsultativ në lidhje me emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48
Zëvendëskryetari i PDK’së: Jo zgjedhje të reja




Gazeta Express
27 Dhjetor 2019 23:41

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendi ka hyrë në krizë politike.
Ai ka deklaruar se kjo po ndodh për shkak se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë mirëbesim mes vete për ta formuar qeverinë e ardhshme të vendit.
Hoxhaj ka thënë për “Epoka e re” se u takon VV’së dhe LDK’së t’i formojnë institucionet, pasi ato janë deklaruar publikisht para qytetarëve për një gjë të tillë.

Ai ka vlerësuar se në 20 vjetët e fundit, Kosova është dëmtuar me qeveri me mandat afatshkurtër.
Hoxhaj ka thënë se vendi nuk duhet të shkojë sërish në zgjedhje të reja.
“Nuk mendoj se më 6 tetor qytetarët kanë dalë në zgjedhje, për të mbajtur sërish zgjedhje të parakohshme”, është shprehur ai.
“Qytetarët presin që të ketë institucione të reja dhe të mos blihet kohë”, ka thënë Hoxhaj.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48
Albini po i`a mbyllë VV-së dhe veti, derën me fund-shpinë!
Fatmir Bajraj

Nga Fatmir Bajraj Më 28 dhjetor 2019 Në ora: 08:28









Presidenti Historik Rugova porosiste :
"N'politikë nuk duhet bërë hapin e dytë, pa e siguruar të tretin"

Politike është art i së mundshmës, art i gjenerimit të mundësive reale n'kontekste të dhëna kohore ku gërshetimi i faktorëve derivon dhe determinon zgjidhje pragmatike & praktike.
Politika pra nuk është shkencë, dhe aq më pak ekzakte ku 1+1=2 Aq më pak, është sport i muskujve dhe mundjes, përkundrazi.

Poltikat populiste janë t'limituara n'sensin gjeneroz dhe të zgjidhjeve kreative, dhe vije dita kur has tehu (sharra) n'gozhdë, dhe jo vetëm që shtyrja para thyenë vetëm tehun, por edhe kthimi prapa e lakon atë (tehun), nëse fare eviton thyerjën.
Moto : "N'politikë, fiton ai që është konsistent deri n'fund, dhe jo ai që ka të drejtë"!
Motoja referuese e VV-së dhe Albinit në lëximin e rezultatit zgjedhor dhe në implementimin e tij në një marrveshje koalicioni me LDK-në, duke shfrytëzue mediat e kapura nga krimi dhe analizat përverse të cilat nuk bënin gjë tjetër, veq majnin (dhjamosnin) Albinin sikur t'ishte fitues absolut i zgjedhjeve dhe jo vëtëm i qerekut të tyre, në njërën anë, dhe n'anën tjetër, mbeshtesnin për muri LDK-në, sikur ajo ishte humbëse e zgjedhjeve, edhe pse fitorja ishte e përbashkët, ose s'ishte fare fotore, jo vetëm se dëmtuan LDK-në, por dëmtuan vetë procesin duke fryerë artificialisht një rezulat i cili relisht s'ishte i tillë.
Presioni i paramenduar publik mbi LDK-në, u kthye n'bumerang për t'favorizuarin e "kazanit mediatik", LVV-në e Albinit, e cila ndjehej fituese absolute dhe referendare deri megallomani, saqë ndjehej dhe sillej si pronare e suksesit dhe me t'cilin tani e tutje mund dhe duhet t'bëjë si të do dhe çfarë të do !
VV dhe Albini u "hipnotizua" nga qarqe anti-LDK dhe anti-Kosovë, të instaluara n'media dhe gjithandej në shoqërinë "civile", dhe n'vend se LDK-në e akademik Isa Mustafa, t'a mbeshtet për muri, Albini hyri n'tempull dhe i mbylli derën veti me fund-shpinë !

- Është pak e pabesueshme se dalja pas vetëngujimit të kushtoj t'njëjtat energji dhe hapa, dhe t'mos flasimi për çmimin si pasojë & konsekuencë e thikes pas shpinde LDK-së, alias puro-tradhëtisë politike.
Huqja n'hapa, të mbanë në "lojë", por t'nxjerrë nga pronësia e "topit" për çfarë Albini nuk ishte i vetëdijshëm sa duhet.

- Thika pas shpinde, LDK-së nga ana e VV-së së Albinit, e nxjerrë një LDK të sprovuar, por edhe më t'sofistikur n'vazhdimin e "lojes", me partnerin potencial, pamedyshje !
Dje, me 26 dhjetor 2019, loja bizare & tinzare e Albinit dhe Levizjës së tij karshi LDK-së dhe vullnetit të Sovranit për ndryshim, kulmoj me një akt pabesie ndaj kësaj të fundit dhe bëri një hap n'drejtim të kundërt me intersin e vendit dhe shpresës për ndryshim.

Zgjedhja e njëanshme e Kryeparlamentarit, edhe pse ishte në të drejtën kushtetuese, por pa marveshje me partnerin, dhe paraprakisht ; refuzimi i Albinit që kjo zgjedhje të shtyhej për një javë, sikur shëmbi urat e komunikimit n'partneritet dhe u ngujua në vorbullën e lakmisë për pushtet absolut për vete dhe sektën që drejton (VV-në).
VV deshtoj në gjenerimin e procesit deri n'marrveshje, ajo humbi toruan, por deshtoj edhe në penalizimin e LDK-së për mos-suksesin i cili i atribuohet kryesisht asaj, si e para nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Dhe tani, pas zgjedhjes së Kryeparlamentarit në mënyrë të njëanshme, edhe pse Albini dhe sekta e tij, nuk kishin pritë që LDK-ja t'a mbeshtes pa marveshje paraprake, dhe ky fakt do përdorej e keqperdorej nga Brigada e Kuqe dhe mediat e "kazanit" si pretekst se LDK-ja po bllokon LVV-në në formimin e institucioneve, sikur i hoqi nga dora këtë "atu" Levizjës, dhe ajo tanimë është në rrugë pa krye, nga një rrugë nga e cila s'mund të dalë e vetme dhe pa terhjek konsekuencat e sjelljes pa sens dhe pa takt, dhe tani ;
"Ku po t'i shpie mushka drutë", Albin Kurti ?

Qeveria s'bëhet pa partnerë, dhe ata i preve n'besë duke synuar e pretenduar pushtetin absolut, edhe pse fitorja ishte modeste dhe relative.
LDK-ja s'është më sikur dje edhe po deshi, ngase nuk mund të të besoj sikur deri dje, edhe pse ti kurr nuk i'a pate besën.
Në vend se t'hiqnit gurin të cilin e kishit vu n'rrugë, ju u mbyllët në tempull dhe duke e mbyllur vetë derën me fund-shpinë, u ngujuat dhe mbyllet shtigjet.
Një gjë di dhe dihet :
Nese nuk i'a dilni t'krijon koalicion qeverisës të shumicës, fati i zgjedhjeve i kalon Diskrecionit të Presidentit dhe vullnetit të shumicës parlamentare, e cila nuk është më në LDK & LVV, por në PAN + Pakicat.
Deshtimi i juaj si Levizje, në formimin e institucionëve, dëmton vendin dhe proceset që presin atë, për çfarë qytetarët e Kosovës u mbajnë përgjegjës. Sovrani t'dha besimin në ushtrimin e pushtetit dhe jo abuzimin me të
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48
Tahiri: Veprimi i Albin Kurtit i pagdhendur
Nga: A.J Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 14:38






Albin Kurti

Ftesat nga presidenti Hashim Thaçi dërguar kandidatit për kryeministër dhe fituesit të zgjedhjeve Albin Kurti janë përcjell më kritika të vazhdueshme pasi që ky i fundit nuk i kishte shkuar për tri herë më radhë në takim derisa është shprehur se edhe janë duke i shqyrtuar nenet e Kushtetues se Republikës se Kosovës që përcakton se kush ka të drejtën e nominimit të kandidatit për kryeministër.
Analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se pas konstituimit te Kuvendit të Republikës së Kosovës Presidenti në pajtim me nenin 95. pika 1 të Kushtetutës së Kosovës në konsultim me partinë fituese të zgjedhjeve e që i ka votat e nevojshme për form8m8n e Qeverisë duhet të nominojë kandidatin për Kryeministër i cili brenda 15 ditës duhet të dalë në mbledhjen e Kuvendit dhe të marrë votëbesimin.


“Presidenti Hashim Thaçi disa herë e ka thirrë me shkrim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje për takim në konsultim për me e marr emrin e kandidatit për Kryeministër. Pra ftesa i është bërë partisë fituese, e jo Albin Kurtit si Kryeministër i ardhshëm dhe Presidenti është duke e kryer obligimin e vet kushtetuese ka thënë ai.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk po bënë politikë e as veprim të mirë që nuk po shkon në takim dhe që as nuk po i jep përgjigje me shkrim kërkesës së Presidentit, ndërsa arsyetimin se nuk mund të shkojnë të takim sepse janë duke i shqyrtuar dhe analizuar nenet e Kushtetutës që po i përmend në shkresën zyrtare Presidenti është një arsyetim trashaman dhe i pagdhendur. Nenet kanë të bëjnë me të drejtën e Presidentit për nominimin e kandidatit për Kryeministër dhe për procedurat e kësaj. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak.

“Presidenti tash e ka mundësinë ti dërgojë një shkresë Lëvizjes Vetëvendosje, në adresë të saj e të liderit, dhe ta bëjë publike, me të cilin i kërkon që me shkrim, në afatin kushtetues ti dërgojë Presidentit emrin e personit i cili do të nominohet për Kryeministër nga kjo parti fituese” ka thënë për Bota sot” analisti politik Ramush Tahiri.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48
Konjufca i rrethuar me flamuj të Kosovës e pret në Kuvend zyrtaren e lartë gjermane




hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa me flamurin lara lara me ni leck me e fashi vc-ne siq e kan quejtur vetfundosja deri sot flamurin e republikes te kooves
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48
https://gazetametro.net/category/jete/





Dikur i djegnin veturat zyrtare, sot i dënojnë këto akte, madje ndaj një deputeti serb

  • 09/01/2020 | 17:20

Dikur i djegnin veturat zyrtare, sot i dënojnë këto akte, madje ndaj një deputeti serb




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar aktin e djegjes së veturës së Nënkryetarit të Kuvendit, Svalko Simic, ani pse vepra të njëjta bënte dikur edhe partia nga ai vjen, Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një reagimi, Konjufca thekson se e tilla kriminale, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe duke shkatërruar pasurinë e qytetarëve të Kosovës, përbëjnë shkelje të rëndë të rendit e të ligjit dhe si të tilla janë të dënueshme.
“Inkurajoj organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të venë para përgjegjësisë ligjore autorët e tij”, thuhet në reagimin Konjufcës.



Kujtojmë se gjatë kohës sa ishte në opozitë, VV ka djegur disa herë veturat zyrtare, gjë për të cilën kishin ardhur reagime të shumëta./gazetametro.net
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,277
Reaction score
271
Points
83
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,239
Reaction score
618
Points
113
@Pirati
Si mendon për këtë partiçkën e re!
A ja vlen!!!!!!
Nuk di ç‘te them. Kjo ishte ne nje parti atje, pastaj si zakonisht kur nuk ja vane mbare ndarja e pazarit o e shqyejne pergjysem partine o e qendisin nje te re.

E keqja qe eshte duke ndodhur qe keta akoma pa filluar pushtetin, sikur e sollen ke tu Kusova sindromin e politikes ne Shqiperi para opinionit me mendimit; se te gjithe nje mut jane, votove ke votove.

Meqe ra dhafja, kjo Dudja nga Prizreni eshte, taksirat qe doktorka me ka thene, kujdes mos hyp shkadheve 🤣 se rrezohesh, se po kete me marre deri te lugina e drinit, me zhavite e me flladite -qesh- e me ja uruar partine.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,662
Reaction score
524
Points
113
Nuk di ç‘te them. Kjo ishte ne nje parti atje, pastaj si zakonisht kur nuk ja vane mbare ndarja e pazarit o e shqyejne pergjysem partine o e qendisin nje te re.

E keqja qe eshte duke ndodhur qe keta akoma pa filluar pushtetin, sikur e sollen ke tu Kusova sindromin e politikes ne Shqiperi para opinionit me mendimit; se te gjithe nje mut jane, votove ke votove.

Meqe ra dhafja, kjo Dudja nga Prizreni eshte, taksirat qe doktorka me ka thene, kujdes mos hyp shkadheve 🤣 se rrezohesh, se po kete me marre deri te lugina e drinit, me zhavite e me flladite -qesh- e me ja uruar partine.
... e me... mire e mire
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,188
Reaction score
27
Points
48
Kush është anëtari i familjes së Glauk Konjufcës i dënuar për terrorizëm
Nga: V.R Më: 23 janar 2020 Në ora: 11:45





Glauk Konjufca

Dje, u dha verdikti final për grupin e ashtuquajtur “Syri i Popullit”, pjesë e cilit ishte edhe anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja. Ky i fundit, del të jetë dhe burri i hallës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.
Nisur nga kjo, publicisti Sali Rexhaj, konsideron se nuk është mirë për Kosovën që, një kryeparlamentar të ketë familjar të dënuar për terrorizëm.

Postimi plotë i Rexhajt:
Gllauk Konjufca,


nga dje e ka nje mik te familjes, burrin e halles Sadri Ramabajen, te denuar me pes vjet burg per terrorizem.
Nuk eshte mire fare per Kosoven si shtet, qe nje kryeparlamentar te kete familjar te denuar per terrorizem. Aq me keq, Ramabaja eshte anetar dhe ish-delegat i Vv ne asamble te kryeqytetit. Ne te njejten parti si Gllauku.
Edhe me keq, familjar te denuar per terrorizem ka edhe Albulena Haxhiu, ministresha e drejtesise ne tentative.
Njerez te tille Kosoves nuk i duhen sot, ne nje kohe kur kemi nevoje per integrime dhe forcim te shtetit juridik.
 
Top