• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kosova del nga sistemi rregullues energjetik i Serbisë, i bashkohet Shqipërisë

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,279
Reaction score
242
Points
63
Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) nënshkruan të hënën në Tiranë marrëveshjen e themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetike Kosovë-Shqipëri.
Në një komunikatë për publikun, KOSTT tha se marrëveshja u nënshkrua me dijeninë e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).
Kjo marrëveshje parashihet të hyjë në fuqi në prill të vitit 2020.
“Blloku Rregullues, i përbërë prej dy zonave rregulluese, KOSTT dhe OST, ka për qëllim operimin më të lehtë të dy sistemeve elektro-energjetike, si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai ekonomik. Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dyja sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.
Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala, citohet të ketë thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me Shqipërinë, Kosova shkëputet nga ombrella e zonës rregulluese serbe (EMS) dhe bëhet pjesë e OST-së.
“Kjo është marrëveshje historike për Kosovën dhe KOSTT-in, meqë, deri më tani, ne si KOSTT kemi qenë brenda Zonës Rregulluese të Serbisë (EMS), gjegjësisht brenda bllokut rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut). Tani, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me OST-in dhe fillimin e implementimit të saj në prill të vitit 2020, definitivisht shkëputemi nga ombrella e Zonës Rregulluese serbe dhe bëhemi pjesë e Bllokut Rregullues me OST-në e Shqipërisë”, citohet të ketë thënë Shala.
Skerdi Drenova, administratori i përgjithshëm i OST-së, tha se kjo marrëveshje krijon kushte të favorshme për shfrytëzimin optimal të burimeve gjeneruese brenda bllokut.
__________________________________
___________________________
Kjo marreveshje i sjell ekonomise shqiptare disa miliona € çdo muaj.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
7,174
Reaction score
273
Points
83
Ky eshte lajm shume i mire, ashtu sic e thote edhe atikulli marrëveshje historike.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,279
Reaction score
242
Points
63
Gjuriq kërcënon se Serbia nuk do të lejojë Shqipëri të madhe energjetike


Ky n'foto asht ai trimi serb qe po kercenon...

Beogradin e ka shqetësuar njoftimi për marrëveshjen midis Shqipërisë e Kosovës për themelimin e Bllokut të përbashkët Rregullues të sistemeve energjetike të tyre. Ai nuk ka nguruar ta quaj “Shqipëria e madhe energjetike”.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se “Shqipëria e madhe energjetike” ekziston vetëm “në ëndrrat shoviniste” të disa politikanëve në Prishtinë, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
Sipas Gjuriqit, Serbia është pronare dhe ndërtuese e elektrorrjetit në Kosovë, për çka, sipas tij, ka dëshmi të panumërta.
“Në saje të angazhimit të Rrjetit Energjetik të Serbisë (EMS), dhe Elektroekonomisë së Serbisë si dhe të institucioneve përkatëse gjatë viteve të shkuara është penguar dhe ndaluar anëtarësimi i operatorit të Prishtinës i cili ilegalisht shfrytëzon një pjesë të rrjetit tonë në Kosovë në ENTSOE, ndërsa paralajmërimi për krijimin e Shqipërisë së madhe energjetike zbulon fytyrën e vërtetë shoviniste të politikës së Prishtinës”, citojnë mediat serbe komunikatën e Zyrës së Marko Gjuriqit.
Ai shton se Blloku është i pazbatueshëm në terren dhe ai duhet të ndalet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare para se të prodhojë pasoja për energjetikën rajonale, madje edhe për stabilitetin politik dhe vulos perspektivën e dialogut, transmeton Koha.net.
Serbia, duke penguar shfrytëzimin e interkonjeksionit midis Kosovës e Shqipërisë dhe anëtarësimin e Kosovës në ENTSOE pa asnjë kontribut të saj ka arkëtuar miliona euro nga vendi ynë....
_________________________________
 

Zana

e....Thjeshte
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
25,104
Reaction score
332
Points
83
Po I bashkojne te tera pak nga pak ... kshu behet dipllomacia.
 
Top