• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kujtesë: Kur mësuesi kujton nxënësit që nuk janë më

juke

Anëtar i ri
Anëtar
May 23, 2017
Postime
1,061
Reaction score
6
Points
0
Përgjigje e: Kujtesë: Kur mësuesi kujton nxënësit që nuk janë më

Raste te tilla tregojn me se miri pse duhet respektuar edhe flamuri i Kosoves. Edhe pse eshte i imponuar, ai perfaqeson ate shtet qe te jep mundesine edhe per ta djegur flamurin e atij shteti, edhe per te perdorur flamurin Shqiptar ne krah te saj.

Prefte ne paqe!
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,059
Reaction score
740
Points
113
Location
Danimarkë
Re: Përgjigje e: Kujtesë: Kur mësuesi kujton nxënësit që nuk janë më

Në përvjetorin e Masakrës së Poklekut

(Ripostim për shkak të fotografisë )



Legjendë: ( nga e mjata në të djathtë)
Në këmbë: (2) Vezire Muçolli, Sh. Berisha, unë, T. Bucolli, G. Berisha
Ulur: G. Ferizi, (1) Arife Muçolli, Sh. Berisha dhe … Muçolli


KUJTIME NGA MËSIMDHËNIA IME NË SHKOLLËN POKLEK - VASILEVË 1992/93

KUR MËSUESI KUJTON NXËNËSIT QË NUK JANË MË​

Sonte duke hulumtuar nëpër sirtarë gjeta edhe këtë fotografi, marrë dikund në qershor të vitit 1993. Ky grup vajzash shprehën dëshirën të dilnin bashkë me kujdestarin e klasës ( mua) që ta kishin kujtim nga klasa e tetë, se mbase nuk do të shiheshim më, sepse ndonjërës me këtë vit do t'i përfundonte shkollimi...

Por askujt aso kohe nuk do t'i shkonte ndërmend se kjo ndarje do të jetë krejt e një natyre tjetër, të cilën do ta shkaktonte ushtria e shtetit që për një shekull na mbante të okupuar e që në historinë e fundit njihet si Masakra e Poklekut.

Shikoj fotografinë për një kohë të gjatë dhe mundohem të kujtoj vendet në bankat ku ishin të ulura këto vajza dhe mundohem të kujtoj renditjen e tyre në ditar sipas alfabetit ... Dhe më fanitet faqja e ditarit dhe më bëhet sikur nga rubrika e nxënësve u shkëputën dy: 1. Arife Muçoll dhe 2. Vezire Muçolli, emrat e së cilave fluturuan dhe shkuan e u skalitën në Përmendoren e Dëshmorëve ngritur në fshatin Poklek ...

Gulçimi nuk më lejon të shkruaj më shumë, por ju them:
Ju qoftë i lehtë dheu i atdheut bijat e mësuesit!


 
Top