• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kurti nis takimet me liderë shtetëror në Munich, bullgari Borrisov i jep një mesazh

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,909
Reaction score
709
Points
113
AB.jpg

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov ka zhvilluar një takim me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në Mynich të Gjermanisë.
Me këtë rast, Borissov uroi Kurtin për zgjedhjen e tij në postin e Kryeministrit.
“Nuk ka çështje të pazgjidhura të ndjeshmërisë politike midis vendeve tona, dhe marrëdhëniet bilaterale gjithmonë janë karakterizuar nga besimi i ndërsjellë. Ekziston një potencial i pashfrytëzuar për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, investimeve dhe turizmit”, ka thënë ai.
______________________________
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,909
Reaction score
709
Points
113
shife kur te dalin Alpini e te kerkoj Minishengen me Budhgarine e me Hedhaqen per inat te Tumanes 😂 se qedhimi i bashkepunimeve ballkanike eshte ta kercejne, anashkalojne te parin, por fidhojne bashkepunimin me te dytin.
Bullgaret, popull jo sllav, kane pas gjithemone probleme me keta shkijet e vuçiçit.
Bullgaria ka shtrirje gjeografike ideale per me mbyll krejt dyert qe lidhin serbine me Turqine e Rusine.
Ke me pa ti sivjet dhjetra mijera (ndoshta edhe qindra...) kosovare tue shkue ne bregdetin bullgar, ne qytetin shume pitoresk, Varna dhe qytete tjera bullgare pa e pague autostraden 5 € !
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
kuku po posht ka ra ky katun e ky forum mua mi zhdukun temat e nuk mi lejoin veq nji kritik te vogel qe i bahet albinit apo antarve te shtabit kriminel te tina siq ndodhi dje hapa nji tem per antarin aktivistin e Vetevendosjes advokatin tom gashin qe e bani ni gjest shum te ult e te poshter qe veq keta te vetevendosjes din dhe munen me i ba ja hupi paret nji lypsi ne qender te prishtines qe i shkreti kishte lyp tan diten ne ate te ftoft qe tia siguroi thmive buken e gojes ndersa ky idioi ja pucati dhe ja hupi te gjitha paret e aty ka qfar te diskutohet se krejt Kosova ka reague e juve ajo tem ju ka pengue keti fshatarucit edhe nji pordh me e ba albini hap tem dhe i lejohet po qa ka per tu diskutue qe kokan takue me ni bugar ne koridor pash zotin pyffffff qi ka dal lezeti edhe keti forumi si gazetes proserbe bota sot
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,070
Reaction score
303
Points
83
Bullgaria, armik tradicional i Serbise dhe Greqise ishte dhe mbetet. Ajo nuk njeh as gjuhen dhe identitetin e te ashtuquajtureve Maqedonas verior. Urojme bashkepunim sa me te madh me Bullgarine per interesa te perbashketa.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,909
Reaction score
709
Points
113
Bullgaria, armik tradicional i Serbise dhe Greqise ishte dhe mbetet. Ajo nuk njeh as gjuhen dhe identitetin e te ashtuquajtureve Maqedonas verior. Urojme bashkepunim sa me te madh me Bullgarine per interesa te perbashketa.
Ekonomi, investime e turizem, tha Borissovi.
S'po m'kujtohet tani por di qe nje leader i madh i shtetit te fuqishem antishengen te Kosoves ka zhvillue krejt fushaten zgjedhore me 3 temat e cituara nga kryeministri bullgar.
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,070
Reaction score
303
Points
83
Ekonomi, investime e turizem, tha Borissovi.
S'po m'kujtohet tani por di qe nje leader i madh i shtetit te fuqishem antishengen te Kosoves ka zhvillue krejt fushaten zgjedhore me 3 temat e cituara nga kryeministri bullgar.
Pikerisht. Kurti do te beje ate qe edhe e ka deklaruar, bashkepunim me te gjitha shtetet mike dhe properendimore te Ballkanit. Me kete jo vetem qe i bene bllok por edhe i dridh e ndoshta edhe shemb temelet e cfaredo aleance shqiptaro-serbe te esatlinjeve dhe zogollinjeve modern.
 
Last edited:

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,484
Reaction score
887
Points
113
Bullgaret, popull jo sllav, kane pas gjithemone probleme me keta shkijet e vuçiçit.
Bullgaria ka shtrirje gjeografike ideale per me mbyll krejt dyert qe lidhin serbine me Turqine e Rusine.
Ke me pa ti sivjet dhjetra mijera (ndoshta edhe qindra...) kosovare tue shkue ne bregdetin bullgar, ne qytetin shume pitoresk, Varna dhe qytete tjera bullgare pa e pague autostraden 5 € !
Ne fakt Bullgaret kane qene tradicionalisht armiq me serbet dhe luftera te zhvilluara mes tyre, gje qe edhe sot e asaj kohe verehet mosdurueshmeria mes tyre.

Po edhe une po pres kete vere te ik te Boudhgaria 🤣 per 10 ojra ta bjen budhgarka kajmaçinin -qesh- ``fumato`` ne dhome.

A keta qeret te Tumanjacountryja te presin, qysh ju vijne ne pushime ne bregdet keta komshinjet e dashur te tyre 😂 me 200 ojra rroga 🤔
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,501
Reaction score
118
Points
63
Pikerisht. Kurti do te beje ate qe edhe e ka deklaruar, bashkepunim me te gjitha shtetet mike dhe properendimore te Ballkanit. Me kete jo vetem qe i bene bllok por edhe i dridh e ndoshta edhe shemb temelet e cfaredo aleance shqiptaro-serbe te esatlinjeve dhe zogollinjeve modern.
Kam respekt per ty Socio. Megjithkete, te lutem mos e lejo veten me u ba si llapushi per thaçin.

Shqiptaria asht primare. A jan te zot Kurt e Ram (e kushdo qe vjen ne krye te qeverive) te bashkrendojn e te bes-lidhen per Shqiptarine, e jo te perçahemi e te veçohemi, sepse dushmanat sllav apo grek at dishrojn, per ate punojn, paguejn e shpenzojn.

Kurti nuk duhet me ra n'at batakun qe ne Shqiptaret e kemi kollaj me u zhyt: njani kudhres, tjetri patkoit.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
te lutem mos e lejo veten me u ba si llapushi per thaçin.
se pari llapushit ti ja rrofsh dy topat po pse po provokon e ofendon edhe nuk e kam llapush por Llapi dhe e dyta kini me plas krejt e kini meu tranue e kini me myt veten veq nga urrejtja qe kini per ma te madhin e Kosoves e te shqiptaris Hashim Thaçin
pse une mos me e perkrah ket Çlirimtar hait tregom pse a me i perkrah titistat e LDK-se e proruset e arabet terroristet e Albinit a
 

legjenda

V.I.P
Anëtar
May 26, 2014
Postime
3,630
Reaction score
119
Points
63
Location
MAQEDONIA VERIUT
“Truri i Kurtit si kompjuteri”, eksperti i telekomunikacionit i reagon analistit serb
Nga: A.ZH Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 13:57






Albin Kurti
Dida: Kurti e ka thellësinë e mendimit të Aristotelit, oratorinë e Sokratit dhe logjikën matematikore të një inxhinieri të rryer të shekullit 21

Një analist serb, e ka vlerësuar lartë intelegjencën politike të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Ai ka thënë se Kurti është një nga liderët e rinj më të kompletuar të diplomacisë botërore, duke theksuar se ai truri i kryeministrit të Kosovës, është i shpejtë sikur kompjuteri.

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së, Ndërkombëtarët nuk kan fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tijë është i shpejt sikur kompjuteri, intelegjenca e tijë e ngritur në kulminacion, mban në mend shum shifra dhe data, shum i rënd për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më i kompletuari të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjindet dhe ndëgjon përballë tijë në tavolinë”, ka thënë analisti politik nga Beogradi.


Vlerësimin e tij e ka quajtur të “saktë” edhe eksperti i telekomunikacionit në Kosovë Agron Dida, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, Dida ka vlerësuar se Kurti e ka thellësinë e mendimit të Aristotelit, oratorinë e Sokratit dhe logjikën matematikore të një inxhinieri të rryer të shekullit 21.
“Vlerësim shumë i saktë për Kryeministrin Kurti. Ky e ka thellësinë e mendimit të Aristotelit, oratorinë e Sokratit dhe logjikën matematikore të një inxhinieri të rryer të shekullit 21”, ka shkruar ai./BS
 

legjenda

V.I.P
Anëtar
May 26, 2014
Postime
3,630
Reaction score
119
Points
63
Location
MAQEDONIA VERIUT
Merr mbështetje plani i Albin Kurtit
Nga: A.M. Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 15:01



Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Gjatë fjalimit të tij në panelin e diskutimit, ai ka propozuar që Bashkimi Evropian të implementoj një “Mini Marshall Plan” për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor(Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut) në vend të “Mini-Shengenit” ballkanik.
Lidhur më këtë çështje, njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se ideja për planin Marshall është iniciuar dhe ideuar nga Gjermania.

“Fillimisht duhet theksuar se ideja për planin Marshall është iniciuar dhe ideuar nga Gjermania, e cila në 2017 ka përgatitur mini Plan të Marshallit për Ballkanin që synon të përforcojë ekonomitë e rajonit dhe në njëfarë mënyre duhet të jetë edhe kompensim për pritjen e gjatë të anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai për “Bota sot”.


Gjithashtu, ai ka shpjeguar dallimin ndërmjet “Mini Marshall Plan” dhe "Mini Shengenit”.

“Plani Marshall synon që ky “Mini Marshall Plan” për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor(Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut) u jep të gjashtë shteteve futjen e njëjtën kohë në BE. Ndërsa "Mini Shengeni" ishte projekt serbo-rus që synonte daljen e Shqipërisë në det, duke vënë harkun e urës të depërtimit rus në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Në fund, ai është shprehur se plani i propozuar nga kryeministri Kurti është më i mirë se mini Shengeni i prezantuar nga treshja Thaçi-Rama-Vuçiq.
“Prandaj Plani Marshall është më i barabartë dhe krijon stabilitet dhe perspektivë për të gjashtë shtetet. Andaj, për shqiptaret projekt i prezantuar nga Albin Kurti është më i mirë se mini Shengeni i prezantuar nga treshja Thaçi-Rama-Vuçiq”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48



Bujar Cakolli
Kush se ka pas nesër me te thirrë Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, edhe me ti marrë nja dy tri vendime 😂:
1. Pompeu dhe Grenelli persona non grata!
2.Të tërhiqet ambasdorja jonë nga Washingtoni!
3. Sanksione ekonomike kundër SHBA-ve!.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
Kryeminister a kërkoi falje Vuqiqi mbrëmë për krimet serbe të kryera në Kosovë?, si dhe a të premtoi për kthimin e personave të pa gjetur në Kosovë?
Apo ke harruar kur keni deklaruar qe pa plotësimin e ketyre dy kushteve nuk ulësh në tavolinë me palën serbe!
Albin, pse i perdore plagët e luftës për të ardhë në pushtet?!
Albin, drejtohu nga qytetaret dhe kërko falje për mashtrim. @ Sejdi Hoxha
Fotografia e Sejdi Hoxha
 

legjenda

V.I.P
Anëtar
May 26, 2014
Postime
3,630
Reaction score
119
Points
63
Location
MAQEDONIA VERIUT
Kryeminister a kërkoi falje Vuqiqi mbrëmë për krimet serbe të kryera në Kosovë?, si dhe a të premtoi për kthimin e personave të pa gjetur në Kosovë?
Apo ke harruar kur keni deklaruar qe pa plotësimin e ketyre dy kushteve nuk ulësh në tavolinë me palën serbe!
Albin, pse i perdore plagët e luftës për të ardhë në pushtet?!
Albin, drejtohu nga qytetaret dhe kërko falje për mashtrim. @ Sejdi Hoxha
Fotografia e Sejdi Hoxha
pdk 20 vjet ka qen ne pushtet asnjehere nuk i ka kerkoj serbise my kerko falje albin kurti qe ni jav e ka mare post ja lejm kohes
 
Top