• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kush e shkaktoi WW2? Përplasja Rusi-BE-Poloni

pirro

Anëtar
Anëtar
Dec 2, 2017
Postime
66
Reaction score
4
Points
8
Location
Tirane
Kush e shkaktoi WW2? Përplasja Rusi-BE-Poloni
NGA: PIRRO PRIFTI MË: 6 JANAR 2020 NË ORA: 17:55



Pirro Prifti
Një luftë e paparë mediatike ka filluar midis Rusisë nëpërmjet vetë Presidentit të Rusisë Putin dhe ekipit të tij, me Poloninë dhe BE për shkak të Rezolutës që paraqiti Parlamenti European me rastin e përkujtimit të 80 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë Mocion -Rezolutë të iniciuar që më 17 shtator 2019 dhe të miratuar në fund të vitit 2019, BRSS e dikurshme barazohej dhe evidentohej njëlloj si Gjermania Nazistte e asaj kohë si shkaktarë të fillimit të luftës së dytë Botërore. Në këtë Rezolutë prej 20 pikash dhe 12 gërmash, thuhet midis të tjerash:
-A. `Ndërsa 80 vjet më parë në 23 gusht 1939. BRSS dhe Gjermania Naziste nënëshkruan një Pakt mos-sulmimi të njohur si Pakti Molotov-Ribentrop, dhe protokollet e tij secrete, duke ndarë Europën dhe territoret e shteteve të pavarura midis dy shteteve me rregjime totalitare dhe duke i grupuar ato në sferat e interesave të tyre, gjë që shtroj rrugën për shpërthimin e luftës së dytë Botërore`.

- C. `Pasojë direkte e Paktit Molotov Ribentrop i ndjekur nga Traktati i Miqësisë i datës 28 shtator1939, Republika e Polonisë u invadua e para nga Hitleri dhe dy javë më vonë nga Stalini, të cilët ja hoqën Pavarësinë Polonisë dhe i shkaktuan një Tragjedi të madhe popullit polka- BRSS filloi një luftë aggressive kundër Finlandës në 30 Nëntor 1940 dhe qershor 1940 okupoi dhe aneksoi pjesë të territoreve të Rumanisë, pjesë që nuk u kthyen kurrë dhe
aneksoi Republikat e pavarura balltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë`.

-15. `Theklson se krimet e kryera nga rregjimi totalitar komunist i BRSS nuk mund te çfajësohet ose të justifikohet për shkak të kontributit në shkatërrimin e rregjimit nazist; thekson se në të njëjtën kohë është e papranueshme që Federata Ruse të adaptojë një legjislacion që penalizon çdokënd i cili përpiqet të analizojë ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore (ËË2) nga një këndvështrim i ri`.
-9. `Ju kujton të gjitha Shteteve Anëtare të Bashkimit European (BE) për të përkujtuar 23 Gushtin, si Ditën Përkujtimore për Viktimat e Stalinizmit dhe Nazizmit në BE dhe në nivel kombëtar, dhe të ngrejë njohuritë për brezin e Ri për këto probleme duke përfshirë Historinë dhe Analizën e pasojave të rregjimeve totalitarian në kurrikulat dhe tekstet mësimore të të gjitha shkollave në BE`.
(http://www.europarl.europa.eu/doceo/document/B-9-2019-0098_EN.html)
Kjo Rezolutë ka shkaktuar një reaksion të madh në Rusi , dhe për këtë arësye, vetë Putin mori përsipër për të deklaruar se kjo rezolutë ka shtëmbëruar historinë e Luftës së Dytë Botërore dhe se nuk ka qënë BRSS që kainiciuar këtë luftë.
Në takimin me kryetarët e shteteve të CIS (Comonwealth of indipendent States) i mbajtur në Shën Petersburg me 20 dhjetor 2019, Putin tha se marëveshjet me Gjermaninë Naziste i ka bërë vetë Polonia nëpërmjet ambasadorit të saj të asaj kohe në Berlin Josef Lipski i cili ra dakort me qeverinë naziste gjermane për deportimin e cifutëve polakë, dhe për marëveshje me Hitlerin që më 1938. Gjithashtu edhe Kolodzeisk-Poltyn and Schudrich kanë shkruar se `autoritetet polake disa vite përpara se të fillonte lufta nxitsnin emigrimin e minoritetit çifut në Poloni`.

Për këtë shkak Presidenti Putin e quajti ambasadorin e asaj kohe një `derr antisemitik`. Gjithashtu Putin deklaroi se ka dokumenta origjinale se ishte Polonia që nëri marëveshje me qeverinë naziste gjermane për ndarjen e Cekosllovakisë (madje Polonia i mori dy distrikte të shtetit çek në atë kohë), madje dhe shtetet Perëndimore si Finlanda, Franca, Anglia, kishin nënëshkruar marëveshje mos-sulmimi me Hitlerin dhe prisnin që Hitleri të sulmonte BRSS (gjë e cila ndodhi, pas 1 viti pas nënëshkrimit të traktiatit Molotov Ribentrop, në 22 qershor 1941).
Për këtë arësye edhe BRSS u detyrua të nënëshkruajë një marëveshje të ngjashme me Gjermaninë e quajtur edhe Molotov-Ribentrop.


Ky koment shkaktoi reaksion të madh në Poloni dhe pas një jave të djelën më 29 Dhjetor, Kryeministri Polak i sotëm Moravjecki deklaroi se komentet e Presidentit Putin shtrembërojnë historinë e WW2 (Luftës së Dytë Botërore).
(https://infotime.co/2019/12/26/v-polshe-s-uzhasom-zhdut-kakie-eshhe-dokumenty-najdet-putin-varhive/?utm_medium=referral&utm_source=lentainform&utm_campaign=gru.infotime.co&utm_term=1277180&utm_content=8232898)

Madje Putin nuk u mjaftua me kaq por deklaroi në atë takim të dt.20 Dhjetor se arkivi i vjetër rus ka dokumentacion se po ai ambassador polak, më 1938 kishte propozuar që ti ngrihej një monument Hitlerit në Ëarshavë nëse Nazistët i largonin çifutët polakë dhe ti dërgonin në Afrikë.Madje Putin vazhdoi të dekklarojë se qeveria polake e asaj kohe dhe Nazistët ishin vetë invadues.Për këtë rast edhe përfaqësuesja e shtypit pranë Presidentit Rus, Zaharova, deklaroi se Rusia `mbetet e përkushtuar ndaj rezultateve të WW2 ( Luftës së Dytë Botërore), përshkrimit ligjor dhe konsolidimit të tyre ligjor nga Gjyqi I Nurenbergut`. https://euobserver.com/foreign/147018),https://planet-today.ru/novosti/politika/item/116759-pochemu-vladimir-putin-vspomnil-o polshe?utm_medium=referral&utm_source=infox.sg&utm_campaign=exchange
Në këtë `luftë` Diplomatike u përfshi dhe ambasadori amerikan në Poloni, Georgette Mosbacher e cila shkroi në twitter se… BRSS ndihmoi në fillimin e WW2….
https://www.dë.com/en/us-ambassador-in-poland-says-soviet-union-helped-start-ëëii/a-51835348.
Në përgjigje të ambasadoes amerikane në Ëarshavë, Putin deklaroi se ambasadorja amerikane nuk e njeh mirë historinë., duke vazhduar se Pakti Molotov-Ribentrop kishte kërkesa mbrojtëse sepse kjo ndodhi për shkak se shtetet perëndimore përfshi Poloninë i kishin nënëshkruar tashmë traktatet e mos-sulmimit me Nazistët, si p.sh., Marëveshja e Mynihut më 1938 midis Neville Chamberlain (aso Kohe Kryeministër i Britanisë së Madhe) me Hitlerin, duke treguar në realitet se lufta e Dytë Botërore ishte e pashmangëshme pas nënëshkrimit të këtij traktati.

https://www.theguardian.com/ëorld/2019/dec/30/polish-pm-furious-at-putin-reëriting-history-of-second-ëorld-ëar
Kurse Kryeministri Polak i u përgjigj `se ambasadori i tyre polka i asaj kohe kishte marëdhënie të mira me lobin Zionist çifut, dhe se `po të mos ishte Stalini që i dha tokat polake Gjermanisë (?!) Gjermania nuk do të kishte resurse të fillonte luftën e dytë botërore….`. Ky koment me sa duket vlen për tu parë se nuk është i vërtetë (https://www.bbc.com/neës/ëorld-europe-50955273).
Është e qartë se Polonia ka bërë një pakt më Nazistët , pakt që u quajt Pidulski-Hitler në Janar 1934 , pakt i cili u bë Prologu i Luftës së Dytë Botërore..
Këto argumenta të Rusisë të cilat hedhin poshtë Rezolutëtn e PE se kush e shkaktoi luftën e Dytë Botërore ( WW2), vlejnë për tu përmëndur sepse jo gjithmonë pas 75 vitesh të mbarimit të WW2, dhe 80 vitesh të nënëshkrimit të Paktit Molotov -Ribentrop, Pakt i fundit i mos-sulmimit pas Pakteve që bënë vëndet Perëndimore dhe Polonia, PE nuk mund të ketë gjithmonë të drejtë, sepse së pari, Rusia e sotme, nuk është BRSS e djeshme, dhe së dyti dokumentacioni historik të cilit i është referuar PE nuk është i plotë, dhe së treti ishte vetë BRSS e atëhershme e vitit 1989 e cila e shpërbeu BRSS, për shkak të të cilës u rikrijuan shtetet e pavarura të nënështruara në kohën e BRSS.
Së katërti nuk mund të mohohet lufta e BRSS kundër nazizmit e cila mbetet vendimtare në shkatërrimin e Makinës Naziste, dhe se ishin vetë SHBA dhe Britania e Madhe që ndihmuan fuqimisht BRSS të mbijetojë sulmit nazist.
Së fundmi, pavarësisht nga kjo, BE dhe PE, mbeten të vetmet institucione demokratike të vërteta jo vetëm në Europën Perëndimore por në të gjithë Europën, pavarësisht këndvështrimit jo shumë real të Historisë.


http://tops.easyvoyage.co.uk/most-beautiful-women/?utm_source=taboola&utm_campaign=desktop-beautiful-women-ww&utm_medium=cpc&utm_content=revista
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,743
Reaction score
441
Points
83
Çfarë loje po luhet ?

Cila mund të jetë prapavija e kësaj loje ?
 

Zana

e....Thjeshte
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
27,241
Reaction score
1,366
Points
113
@pirro ... vete ti je ky Pirrua I artikullit ?
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,292
Reaction score
844
Points
113
@pirro ... vete ti je ky Pirrua I artikullit ?
F und GB schließen Pakt mit Hitler und Mussolini(1933 si VIT).

Even after the war had broken out, top-echelon leaders in London and
Paris would not give up their attempts to make Hitler’s divisions
turn about and attack the Soviet Union. A several-month-long period
of strange developments came to be known as a Phoney War. While
deliberately inactive at the front, the British and French rulers
engaged themselves in secret bargaining with Hitler.

Later, on November 25, Grippenberg reported his conversation with a
British government member who assured him that Britain and France
would not interfere in Germany's eastward expansion.
"Britain's position is as follows: let's wait until Germany and the
U.S.S.R. get involved in a big conflict," the document reads.

Tragedy and Hope
A History of the World in Our Time
By Carroll Quigley.

@edlin

Polonia kerkon demshperblime nga Gjermania per LFBII.
Ruset nuk kane <brerje ndergjegjeje>.
Polonia eshte pyke midis Gjermanise dhe Rusise.
Gazi duhej te kalonte nepermjet do kufijve.
PS.....nuk dihet cdo bisedonin Merkel dhe Putin per...............
Nord Stream 2.
In Polen wäre es uns natürlich am liebsten, der Bau von Nord Stream 2 wäre nie begonnen worden..
Pra.....Polonia eshte VASALE e caubojsave ose IDENTIKE me LAPARAKET nga trojet.

Danke se tash fillojna lavoron.

Ju dua te tanve.

Qüs.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
576
Points
113
Luften e dyte boterore mund t'a kene filluar cifutet!

Jo se me hyn ne pune.

Historia filloi qe me lindjen time.

Vetem se ky Pirroja i fotografise eshte toidhjo, toidhjo si xhaxhai i bashkeshortit tim si edhe si kusheriri im i pare qe quhet Pirro!


Eli
 
Top