• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Laureati i "Nobelit", përkrahës i Millosheviqit

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
3,884
Reaction score
77
Points
48
Location
Në kështjellën e një ëndrre!
Unë nuk kam fyer njeri në postimet mija, unë thjesht nuk kam asnjë lloj respekti për njerëz që veç të tjerash edhe gënjejnë dhe fyejnë. Në rastin konkret, ky anëtar gënjeu dhe fyeu sepse vendosi në një kategori një shkrimtar që është një simbol kombëtar për shqiptarët me një serb. Përveç se ai shprehu në kulmin e sinqeritetit një mendim personal, ai qëllimisht zgjodhi mua që të më citonte me qëllim provokimin tim, nuk është hera e parë që e bën këtë dhe arsyeja është paaftësia për tu përballur në debat. Për atë me sa kuptohet vlera janë mësimet e ajetollahëve, gjë që unë nuk e ndaj dhe e kundërshtoj me argumenta ndërsa ai nuk mund ta mbrojë. Kjo defiçencë e bën atë që të sillet në këtë mënyrë. Por nuk kam ndërmend që të merrem me atë.
Siç të thashë, unë i urrej gënjeshtrat. Në postimin tuaj ju më akuzoni për ofendim. Nuk dua që t'ju fyej sepse është hera e parë që flas me ju dhe fjala gënjeshtare është shumë e rëndë kur përdoret ndaj një femre. Por le të themi që jeni e pasaktë. Sepse ju i bëtë like një postimi të anëtarit në fjalë ku ai përdor shprehje fyese. Postimi është i shkurtër, as dy rreshta të plota. Prandaj unë habitem dhe jam i detyruar që t'ju pyes, a e lexuat postimin përpara se ta bënit like? A e kuptuat si postim? Jeni në gjëndje që ta dalloni fyerjen?
Unë mund të ndërhyjë ndonjëherë ashpër, por kjo ndodh kur më fyhet identiteti im kombëtar, simbolet e këtij identiteti dhe jo pse dikush më thotë druvar. Dhe kjo nuk ka të bëjë me faktin nëse jam supermoderator, etj, gjeni një argument tjetër se këtij i doli boja.
Une i lexova postimet dhe pash qe dy a tre antarve ju drejtove me "mbylle gojen- apo mos fol , tjetrit i thua takëmi si puna jote , genjeshtar etj" , ata kishin dhene idete e tyre mbase te gabuara, por ti nuk ke te drejeten tju heqesh te drejten e fjales.
Mua me pyet "a jam ne gjendje une te kuptoj?" - kjo pyetje eshte fyese . Sic duket i beke padashje por me qellim keto :p .
Dhe verejtejn time mere me.pozitivitet , se te kam lexuar disa here neper tema dhe me kan pelqyer argumentet qe sjelle.
Ketu ngela pak e habitur nga menyra se si ju pergjigje komenteve qe u bene. Megjithate ju e dini vete kete pune.
Se e devijuam temen. Ndjese antarve.
Gjithe te mirat!
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
7,174
Reaction score
273
Points
83
Une i lexova postimet dhe pash qe dy a tre antarve ju drejtove me "mbylle gojen- apo mos fol , tjetrit i thua takëmi si puna jote , genjeshtar etj" , ata kishin dhene idete e tyre mbase te gabuara, por ti nuk ke te drejeten tju heqesh te drejten e fjales.
Mua me pyet "a jam ne gjendje une te kuptoj?" - kjo pyetje eshte fyese . Sic duket i beke padashje por me qellim keto :p .
Dhe verejtejn time mere me.pozitivitet , se te kam lexuar disa here neper tema dhe me kan pelqyer argumentet qe sjelle.
Ketu ngela pak e habitur nga menyra se si ju pergjigje komenteve qe u bene. Megjithate ju e dini vete kete pune.
Se e devijuam temen. Ndjese antarve.
Gjithe te mirat!
Vazhdon të thuash gjëra të pasakta. Pyetja që të bëra dhe që mbeti pa përgjigje nga ana jote nuk kishte qëllim fyerjen tuaj por marrjen e një informacioni që do të më ndihmonte për të njohur dhe kuptuar ju si person sepse siç edhe e thashë, nuk kemi komunikuar ndonjëherë bashkë.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
3,855
Reaction score
112
Points
63
Gazetarja me famë botërore, Amanpour: Turp të shpërblesh Handke me çmimin Nobel

Vendimi për dhënien e Çmimit Nobel në Letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke, është komentuar dhe nga gazetarja e njohur CNN-it, Christiane Amanpour.

“Faleminderit për Olga Tokarzcuk që iu dha Çmimi Nobel për Letërsi, por është turp që t’i jepet Peter Handke. Ai mbështeti Slobodan Milloseviçin. Ai madje mbajti një fjalim në funeralin e këtij ekzekutori ballkanik”, tha ajo në Tëitter.E njohur si ndër emrat më prestigjozë të gazetarisë botërore, edhe për faktin si raportuese në vatra lufte, Amanpour tha se “unë kam raportuar për Millosheviçin dhe pasuesit e tij gjenocidal nga e gjithë Bosnja, si dhe gjykimet që pasuan. Ishte spastrimi i parë dhe i vetëm etnik në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Si mund të zgjasin këto kujtime kaq shkurt?”, pyeti ajo.


360grade.al
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
48,936
Reaction score
750
Points
113
“Nuk e di se ç’grerëz e ka pickuar”, Kadare rrëfen takimin me Handke





Vlerësimi me çmimin “Nobel” i shkrimtarit austriak, Peter Handke, ka shkaktuar zemëratë të thellë.

Deklaratat e shkrimtarit kundër shqiptarëve dhe adhurimi i tij për Millosheviçin e kanë vënë atë edhe më parë në qendër të kritikave.

Shkrimtari austriak haset edhe në librat e shkrimtarit kandidat për çmimin “Nobel”, Ismail Kadare.


Ai i ka përshkruar qëndrimet e Handke kundër Shqipërisë e Kosovës, në librin e tij “Ra ky mort e u pamë”, ku mes të tjerash rrëfen edhe një takim me të.

“Nuk e gjej dot ç’grerëz e ka pickuar”, shkruan Kadare, teksa flet për tërbimin e tij ndaj shqiptarëve dhe mbrojtjen me zell që iu bën krimeve serbe në tokën shqiptare.

Më poshtë, fragment nga libri i Kadaresë “Ra ky mort e u pamë”:

“Televizioni austriak më kërkon një mendim për qëndrimin e Peter Handkes. Në Austri dhe në Gjermani ka fushatë të ashpër kundër tij. Ai qëndrim, ç’është e vërteta, më shumë se zemërim, më ka shkaktuar brengë. Siç ndodh me njerëzit që i njeh. Siç ndodh me sjelljet që ndryjnë brenda një mister. Prej vitesh, duke qenë këshilltar pranë shtëpisë botuese austriake “Residennz Verlag” është ai që ka propozuar librat e mi për përkthim.

E kam njohur para ca vitesh në Paris. Ambasadorja e Austrisë në Francë na ftoi për darkë të dyve, bashkë me gratë. Gruaja e tij franceze është e admirueshme.

Nuk e gjej dot ç’grerëz e ka pickuar. Gjithë ai tërbim kundër shkrimtarëve boshnjakë, gjithë ai zell për të mbrojtur krimet serbe në Bosnjë e pastaj në Kosovë.

Një shkrimtar kroat përpiqet ta shpjegojë me zanafillë frojdiste. Nuk më besohet. Ndërkaq, nga darka në ambasadën austriake më kujtohet një frazë e tij. Një frazë disi e veçantë, e thënë me njëfarë pikëllimi: “Nuk jam më i njohur si më parë”. A mund të jetë atje ana e së keqes? Ndoshta, pse jo.

Ismail Kadare, prill 1999”
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,279
Reaction score
242
Points
63
Kraja për Washington Post tregon pse Nobeli për Handken e shtangu Ballkanin


Kreu i Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, në një shkrim autorial të botuar në Washington Post, ka shtruar dilemën pse Nobeli iu dha një njeriu që lartësoi një kriminel lufte.

Kraja e nis artikullin e tij me përgjigjen që një qytetar bashnjak i kishte bërë pyetjes së shtruar në Twitter nga Komiteti i Nobelit, e që i ishte drejtuar ndjekësve “nëse ata kishin lexuar veprat e shkrimtarit austriak Peter Handke”.
“Jo, ne ishim të zënë duke kërkuar për familjet dhe miqtë tanë të varrosur në varre masive të cilat ai mohoi se ekzistonin”, ishte përgjigja e Emir Suljagicit, citon Kraja.
“Është ndjenjë që u përcoll gjerësisht në Ballkanin Perëndimor, një rajon që ende po rimëkëmbet nga një dekadë luftërash. Ende nuk kemi një pasqyrë të qartë të të gjitha viktimave të Slobodan Miloseviqit, diktatorit të ndjerë serb, politikat e të cilit Handke i inkurajoi dhe i miratoi publikisht”, ka shkruar Kraja, duke shtuar se “në pjesën tonë të botës, rreth 150,000 njerëz, kryesisht civilë shqiptarë dhe boshnjakë, u vranë në një luftë të pakuptimtë që riktheu kujtime për Holokaustin dhe Mesjetën përsëri në Evropë”.
Kryeakademiku Kraja, shton gjithashtu se sot akoma ka familje që ende mbajnë një copë leckë, një orë dore me baltë ose një fotografi të paqartë në kërkim të të dashurve të tyre.
“Dy dekada pas luftës, ka nëna dhe baballarë, gra, motra, djem dhe vajza që kalojnë çdo natë duke shpresuar në një trokitje në derë që do t'u sjellë atyre lajme për burrin e tyre të zhdukur ose djalin e tyre të rrëmbyer. Orë të panumërta janë kaluar ende nga shumë familje në korridoret e klinikave mjekoligjore, duke pritur një rezultat ADN-je në mënyrë që të paktën të kenë një varr të vërtetë për të vajtuar”, ka shkruar Kraja.
Kraja flet edhe për atë se ka gjenerata të tëra që kurrë nuk qenë në gjendje të shfrytëzojnë potencialin e tyre të plotë, sepse ishin dëbuar nga punët e tyre dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre në një fushatë të spastrimit etnik të udhëhequr nga Millosheviqi.
“Drejtësia nuk u është dhënë kurrë, sepse nuk ka drejtësi që mund të korrigjojë një humbje të tillë. Por për Handke, asnjë nga këto nuk kishte rëndësi”, ka shkruar Kraja.
“Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë e dëgjoj. E ndiej. E mbaj mend. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Slobodan Millosheviqit”, citon Kraja të ketë thënë Handke në funeralin Millosheviqit.
“E bëri këtë pasi fillimisht shprehu kundërshtimin e tij për fushatën ajrore të NATO-s ndaj forcave serbe që synonin të ndalonin luftën brutale në Kosovë. Në një intervistë, Handke pretendoi se aleanca nuk po parandalonte një Aushvic të ri, por përkundrazi krijonte një të tillë”, shkruan Kraja.
“Kjo është arsyeja pse ne, viktimat e agresionit mizor nacionalist, e gjejmë veten të shtangur nga vendimi i jurisë së Çmimit Nobel, një institucion shumë i respektuar, për të cilin ne do të prisnim t’i mbështeste dhe mbronte shumë ideale që e detyruan botën perëndimore të ngrihej kundër të këqijave të luftës, për t'i dhënë çmimin e merituar atij që ka ideuar vdekjen dhe shkatërrimin”, ka shkruar Kraja.
Për Krajën, kjo protestë nuk ka të bëjë me Ballkanin perëndimor dhe përvojat e brezave që kanë jetuar nëpër ferr për shkak të Millosheviqit dhe mbështetësve të tij.
“Nuk është fjala për të sulmuar lirinë e fjalës ose lirinë e bashkimit, për të cilën ne gjithashtu kemi luftuar gjatë dhe është vështirë për t’u shijuar. Kjo protestë nuk ka të bëjë me një njeri që thjesht kishte mendime politike, bindje ideologjike apo kujdeset për atë që është moralisht e drejtë.
“Është protestë kundër shpërblimit të një shkrimtari që amplifikoi mbështetjen për një kriminel lufte dhe miratoi planin e tij të paramenduar për shfarosjen etnike dhe atë politike”, ka shkruar Kraja.
Implikimet e këtij vendimi, sipas Krajës, sjellin të keqe për të gjithë njerëzimin, sepse kjo inkurajon udhëheqës dhe shkrimtarë të tjerë në motive dhe prirje kaq të egra.
“Handke nuk ishte në anën e duhur të historisë në Kosovë ose në Ballkan; ai nuk ishte në anën e idealeve fisnike; në vend të kësaj, ai gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike në Ballkan”, shkruan Kraja.
Vullneti i Alfred Nobelit saktëson se çmimi duhet të shkojë për autorët që kanë “prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”. Ishte e vështirë të shihet se si vendimi i Komitetit të Nobelit për t'i dhënë çmimin Handkes shkon konform këtij vullneti në ndonjë mënyrë.
“Nobeli, përmes trashëgimisë së tij, i fshiu të gjitha kritikat, por ai ishte një Tregtar i Vdekjes për shkak të shpikjes së tij të dinamitit. Sidoqoftë, Komiteti Nobel për fat të keq - dhe në mënyrë të pashlyeshme - i është bashkangjitur Peter Handkes, një lartësues i Slobodan Miloseviqit, Kasapit të Ballkanit”, përfundon Kraja shkrimin e tij.
_____________________________________
https://www.koha.net/kulture/189659/kraja-per-washington-post-tregon-pse-nobeli-per-handken-e-shtangu-ballkanin/

_______________________

“Është protestë kundër shpërblimit të një shkrimtari që amplifikoi mbështetjen për një kriminel lufte dhe miratoi planin e tij të paramenduar për shfarosjen etnike dhe atë politike”, ka shkruar Kraja.

Shfarosja e planifikuar e nje etnie(populli), ne te drejten nderkombetare, ka vetem nje emer : gjenocid.
 
Last edited:
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,613
Reaction score
32
Points
48
Suedia ne ket rast po i bashkohet popullsise evropiane. Deri ne ket moment gjithe evrope kane kritikuar suedine norvegjine per marrjen e shume emigranteve mysliman dhe politikes extreme te majte te suedise norvegjise e danimarkes. Tani suedia po i con nje mesazhe popullit evropian.
Sot 95% e evropes eshte pro milishevicit dhe serbise.
Nese do votonte gjithe evropa sot per shpernguljen e gjithe shqiptarve mysliman nga evropa njeher e pergjithmone, jua garantoj qe 95% do votonjn per zhdukjen e shqiptarve.
Eshte vendim shume i matur politik nga suedia per mendimin tim, pamvarsisht kontrovers.
Kurt je gabim ne cdo shkronje te komentit tend.

Jo vetem qe Suedia eshte nje shtet multi kulti dhe multi etnik me suedeze qe nuk mbajne mende se me ke u shker..dhyen dje por edhe kjo pjess tjeter e komentit tend eshte qesharak.

Europiani mesatar mendon se cfare birre do pije neser dhe cfare vendi do vizitoje. Eshte i squllet.

Shume qejf kam te di se cfare pi.

Por nje gje eshte e vertete, shqiptaret kane organizim te dobet dhe servet kane super propagande.
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,613
Reaction score
32
Points
48
Nese tema eshte hapur per te treguar vlerat njerezore dhe jo thjeshte ato akademike , Kadareja ne nje kategori me kete funderrine eshte.
Kadareja eshte nje meegaritar qe vjen 1 here ne 200 vite.

Edhe une nuk jam dakord me disa prespektiva te tij per historine por eshte ne interesin kombetetar shqiptar qe ai te fitoje Nobelin.

Ti hallin ku e ke?
 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
5,063
Reaction score
77
Points
48
Kurt je gabim ne cdo shkronje te komentit tend.

Jo vetem qe Suedia eshte nje shtet multi kulti dhe multi etnik me suedeze qe nuk mbajne mende se me ke u shker..dhyen dje por edhe kjo pjess tjeter e komentit tend eshte qesharak.

Europiani mesatar mendon se cfare birre do pije neser dhe cfare vendi do vizitoje. Eshte i squllet.

Shume qejf kam te di se cfare pi.

Por nje gje eshte e vertete, shqiptaret kane organizim te dobet dhe servet kane super propagande.
Cfar pin ti se? Nuk e shikon qe ti po mbeshtet cdo fjale timen?
Si ti edhe 100% e evropianve te djathte e quajn suedine multi-kulti paradise. Pse vetem ti i ke kto idera mbi suedine dhe jo nje gjerman polish humgarez francez apo danes i djathte?
Pikerisht per kte sulm gjithanesh nga e djathta perendimore suedia e suprizoj boten.
Ne fakt edhe trump e sulmon suedine haptas qe “nuk duam te behemi si suedia multikulturaliste.

Megjithate une isha ne suedi para dy vitesh, kalova 3 net ne stokholm, nuk eshte aq keq sa njerzit e pershkruajn, mundukt vetja 100% ne suedi.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
7,174
Reaction score
273
Points
83
Cfar pin ti se? Nuk e shikon qe ti po mbeshtet cdo fjale timen?
Si ti edhe 100% e evropianve te djathte e quajn suedine multi-kulti paradise. Pse vetem ti i ke kto idera mbi suedine dhe jo nje gjerman polish humgarez francez apo danes i djathte?
Pikerisht per kte sulm gjithanesh nga e djathta perendimore suedia e suprizoj boten.
Ne fakt edhe trump e sulmon suedine haptas qe “nuk duam te behemi si suedia multikulturaliste.

Megjithate une isha ne suedi para dy vitesh, kalova 3 net ne stokholm, nuk eshte aq keq sa njerzit e pershkruajn, mundukt vetja 100% ne suedi.
Çfarë ka thënë Trump????? lol.
 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
5,063
Reaction score
77
Points
48
Çfarë ka thënë Trump????? lol.
Trump flet per suedine si Kastrioti, e ofendon suedine si multi-kulti heaven dhe nuk kane me kontroll nga emigrantet e shumte.
[ame]https://www.youtube.com/watch?v=ETAqMKY8zoQ&feature=share[/ame]
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
7,174
Reaction score
273
Points
83
Trump flet per suedine si Kastrioti, e ofendon suedine si multi-kulti heaven dhe nuk kane me kontroll nga emigrantet e shumte.
https://www.youtube.com/watch?v=ETAqMKY8zoQ&feature=share
Po Trump është trap o Kurt. Ai pardje tha që jam i lumtur që takohem me Presidentin Mocarela(Matarella). Dy vendet tona kanë një miqësi të vjetër që në kohën e Perandorisë Romake. Dhe menjëherë vazhdoi të thoshte se bashkë me Presidentin Mocarela po përkujtonin zbulimin e Amerikës nga Kolombi!!!!
Amerika është vendi më multietnik dhe multikulturor në Botë, o Kurt. Është vend i ndërtuar nga emigrantët.
 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
5,063
Reaction score
77
Points
48
Po Trump është trap o Kurt. Ai pardje tha që jam i lumtur që takohem me Presidentin Mocarela(Matarella). Dy vendet tona kanë një miqësi të vjetër që në kohën e Perandorisë Romake. Dhe menjëherë vazhdoi të thoshte se bashkë me Presidentin Mocarela po përkujtonin zbulimin e Amerikës nga Kolombi!!!!
Amerika është vendi më multietnik dhe multikulturor në Botë, o Kurt. Është vend i ndërtuar nga emigrantët.
Une e di si eshte amerika por suedia ne ket rast merrest si shembull tmerri nga trump qe ka marr shume rrefugjat mysliman gjoja.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,279
Reaction score
242
Points
63
Qosja përqesh shqiptarët: Ndaleni vajtimin pse Handkes iu dha Nobeli, edhe Ibrahim Rugova ka kërkuar ndaljen e bombardimeve

eoricieni i letërsisë dhe shkrimtari Rexhep Qosja në një shkrim të gjatë ka kritikuar të gjithë ata që reaguan pse çmimi Nobel iu dha shkrimtarit Peter Handke.
Pavarësisht se kundër përzgjedhjes së Nobelit reaguan nga mbarë bota, përfshirë shkrimtarë botërorë, media dhe persona publikë me influencë në shkallë ndërkombëtare, pastaj PEN’i amerikan (shoqata e shkrimtarëve), Qosja pohon se ishin vetem shqiptarët të vetmit që e bënë këtë, duke akuzuar se në këtë mënyrë është shkelur pavarësia dhe liria e mendimit të krijuesve.
Në shkrim Qosja ka folur fjalë të mëdha për veprën e Peter Handkes, duke thënë se vetëm publicistika e tij është e përlyer, duke e arsyetuar se përkrahja e tij për Sllobodan Millosheviqin ishte pa armë në dorë.
Sipas Qosjes, as ASHAK nuk është dashur që të kërkojë që Handkes t’i anulohet çmimi.
Në një pjesë të shkrimit, Qosja i është kthyer obsesionit të tij të vjetër, Ibrahim Rugovës, duke thënë se edhe ai, si Handke në vitin 1999, kishte kërkuar ndaljen e bombardimeve kur ishte peng i diktatorit serb.
Më poshtë lexojeni të plotë shkrimin e tij.
PAS REAGIMEVE KUNDËR KOMITETIT TË NOBELIT, T’I HEDHIM NJË VËSHTRIM VETVETES
Peter Handke!
Çmimi Nobel!
Qe më tepër se tri javë Peter Handke ishte emër shumë i shpeshtë në fjalorët e disa politikanëve, disa ministrave, disa deputetëve, disa diplomatëve, disa ambasadorëve, i kryetarëve e i kryeministrave dhe i disa shkrimtarëve tanë, mes të cilëve, me një deklaratë të shkurtër, të zbehtë, isha edhe unë.
Me Peter Handken unë jamë marrë, po ashtu shkurtimisht, edhe para luftës e në kohën e luftës sonë çlirimtare, kur shumica e atyre që tani u morën me të, ndoshta nuk ia kishin dëgjuar emrin.
Qe më tepër se tri javë Peter Handke u bë emri aq i shpeshtë në fjalorët politikë, diplomatikë, letrarë e shkencore të politikanëve, shtetarëve, shkrimtarëve e krijuesve tanë të tjerë sepse iu dha Çmimi Nobel.
Po të mos iu kishte dhënë ky Çmimi ai, Peter Handke, do të mbetej i panjohur, i harruar për gojëtarët tanë të përmendur, siç kishte qenë i harruar e i panjohur më parë me gjithë veprimtarinë e tij politike që tani po quhet veprimtari kriminale.
Sigurisht se nuk kam pasur mundësi të mësoj se sa u fol për Peter Handken e nobelizuar në kontinente e në vende të tjera, por, megjithatë, mund të them se në asnjë vend tjetër në Evropë e në kontinente të tjera, politikanët, shtetarët dhe diplomatët nuk i kushtuan kujdes siç i kushtuan politikanët, shtetarët, diplomatët, shkrimtarët, krijuesit tanë të tjerë dhe dy akademitë tona: ajo e shkencave e Shqipërisë dhe ajo e shkencave dhe e arteve e Kosovës!
Duket se politikanët, shtetarët, diplomatët, shkrimtarët, e krijuesit e tjerë dhe akademitë e shkencave dhe të shkencave e të arteve të vendeve të tjera kishin punë më të rëndësishme për të sotmen e të ardhmen e vendeve të tyre e të popujve të tyre sesa të merreshin me Peter Handken gjerë e gjatë. Politikanët, shtetarët, diplomatët e vendeve të tjera si duket u kujdesen të mos e shkelnin një parim të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm, të demokracisë moderne: mospërzierjen e tyre politike, shtetërore e policore, në vlerat artistike të krijimtarisë shpirtërore dhe në lirinë e mendimit e të shprehjes të krijuesve letrarë, artistikë e shkencorë.
Peter Handke është poet, prozator, skenarist, përkthyes, që ka shkruar një numër veprash, që janë çmuar vepra me vlera artistike, të pangarkuara, domethënë të pacenuara, prej ideologjive dhe politikave totalitare, despotike, tiranike, diktatoriale.
Këto vepra të tij letrare artistike, siç mund të jetë menduar në Komitetin Nobel e në Akademinë Mbretërore të Suedisë, i kanë plotësuar tri kriteret, që përcaktojnë përzgjedhjen e veprave që do të çmohen me Çmimin Nobel, e që janë: e para, vlera letrare artistike, e dyta, risitë formale e strukturore dhe, e treta, humanizmi.
Por, këto tri vlera të veprës letrare artistike të Peter Handkes, të pacenuara nga veprimtaria e tij publike, politike para fillimit të luftës në ish Jugosllavinë, ai i njollosi mbasi filloi kjo luftë e, sidomos, mbasi kjo luftë u përshtri në Bosnjë e Hercegovinë e në Kosovë.
Duke e përkrahur Kryetarin e Jugosllavisë së shkurtuar (Serbia e Mali i Zi) e mandej, kryetar i Serbisë, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin, duke pranuar të jetë dëshmitar mbrojtës i tij në Gjykatën e Hagës, duke mbajtur fjalim në varrimin e tij në Serbi, Peter Handke, si qytetar, si intelektual, si shkrimtar e harroi misionin e krijuesit letrar dhe përkrahu dhunën e terrorin e tij, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që bëri regjimi i Millosheviqit, sidomos në Bosnjë e Hercegovinë e në Kosovë.
I përkrahu me gojë! I përkrahur me veprimtari politike! I përkrahu si gazetar e publicist!
Por, i përkrahu pa armë në dorë, i përkrahu ndryshe nga shkrimtari rus i quajtur Limonov, i cili serbët në Bosnjë i përkrahu duke u veshur në uniformë ushtarake e duke u armatosur me kallash!
Pavarësisht se duke përkrahur Millosheviqin dhe regjimin e tij hapur përkrahu dhunë, terror, krime lufte e krime kundër njerëzimit, dhe e turpëroi ashtu gjithë krijimtarinë e tij intelektuale, Peter Handke u “ngushëllua” dhe u përpoq të ngushëllojë edhe të tjerë se këtë përkrahje e shprehu në sajë të së drejtës së krijuesve të krijimtarisë shpirtërore për mendim e shprehje të lirë, të pandaluar, të pacensuruar!
Duke e pasur parasysh të drejtën e krijuesve, të cilët veprën e tyre letrare, pra thjesht letrare, nuk e kanë cenuar me përmbajtje, me ideologji e me politikë totalitare, tiranike, despotike, diktatoriale, ksenofobe a raciste, Komiteti Nobel dhe Akademia Mbretërore e Suedisë edhe ia dha çmimin Nobel Peter Handkes.
Ashtu siç e thonë disa teorikë, e theksoj, vetëm disa teorikë të letërsisë, ashtu edhe Akademia Mbretërore e Suedisë e shkëputi plotësisht veprën letrare artistike të Petër Handkes prej krijimtarisë dhe deklaratave të tij publike jashtëletrare!
Politikanët, shtetarët, diplomatët, shkrimtarët, krijuesit tanë të tjerë dhe akademitë tona të shkencave dhe të shkencave e të arteve kërkuan prej asaj Akademie t’ia anulojë Çmimin Nobel Peter Handkes. Dhe, kur e bënë këtë kërkesë harruan diçka: harruan çka nuk do të duhej të harronin! Harruan se kjo Akademi nuk ia kishte anuluar Çmimin Nobel shkrimtarit të shquar norvegjez, Knut Hamsun, të cilit ky Çmim i ishte dhënë në vitin 1920, por ai në fillim të Luftës së Dytë Botërore kishte përkrahur me gojë e me dorë nazizmin dhe Hitlerin! Norvegjia e kishte shpallur tradhtar të Kombit, Knut Hamsunin, por, megjithatë, nuk e kishte pushkatuar.
Dhe harruan çka nuk do të duhej të harrohej: harruan se Akademia Mbretërore e Suedisë nuk ia kishte anuluar Çmimin Nobel për paqe kryeministres së Birmanisë, Aung San Suu Kyi, e cila, jo shumë kohë mbasi iu dha ky Çmim, mori pjesë në vrasjet masive dhe zhvendosjen e dhunshme të myslimanëve Rohinga prej Birmanisë!
Harruan dhe çka krejt tjetër nuk harruan politikanët, diplomatët, shkrimtarët, krijuesit tanë të tjerë dhe dy akademitë tona – Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës kur kërkuan t’i anulohet Çmimi Nobel Peter Handkes.
Harruan t’i lënë pak çaste të pushojnë Komitetin Nobel, Akademinë Mbretërore të Suedisë, Çmimin e saj Nobel dhe të nobelizuarin Peter Handke. T’i lënë shkurt të pushojnë ato tri institucione suedeze e austriakun e nobelizuar për letërsi dhe t’ia hedhin një sy të djeshmes dhe të sotmes sonë politike, letrare, shkencore, kulturore, dhe, natyrisht jetëshkrimeve, veprimeve, veprave të disa figurave tona politike, shtetërore, letrare, artistike, shkencore.
Sikur t’ua hidhnin syrin këtyre figurave tona politike e krijuese, kësaj të djeshmeje e kësaj të sotmeje tonë, atëherë do ta zvogëlonin sadopak retorikën kundër Akademisë Mbretërore të Suedisë e kundër Peter Handkes. Dhe, do ta zvogëlonin sadopak këtë retorikë sepse institucion të mëkatshëm si ajo Akademi suedeze që jep Çmimin Nobel dhe individë të mëkatshëm politikisht kur më pak e kur më shumë se një Peter Handke do të gjenin edhe në historinë tonë të djeshme e mund të jetë edhe në historinë tonë të sotme.
Deshën s’deshën gojëtarët tanë kundër Akademisë Mbretërore të Suedisë dhe Peter Handkes do të shihnin politikanë e shtetarë shqiptarë të mes dy luftërave botërore, që do të përkrahnin Benito Musolinin, do të shihnin politikanë e shtetarë të mëparshëm shqiptarë, por edhe ndonjë krijues që do të merrnin pjesë në institucionet shtetërore fashiste, që do të krijojë Duçeja në Shqipëri. E Duçeja, siç dihej, duke bërë dhunë e terror e krime lufte e krime kundër njerëzimit do të pushtojë Etiopinë, disa pjesë të tjera të Afrikës, e mandej Shqipërinë dhe do të bëjë lidhje politike, shtetërore e ushtarake me Hitlerin për pushtime më të gjera botërore! Gojëtarët tanë do të shihnin shkrimtarë shqiptarë, të çmuar, të adhuruar, të festuar e të stolisur me çmime të ndryshme se si e madhërojnë fashizmin dhe se si e bekojnë Zotin për pushtimin e Shqipërisë prej kryefashistit Duçe!
Dhe, më tej, gojëtarët tanë kundër Akademisë Mbretërore të Suedisë do të harrojnë që të kërkojnë që shkollave, universiteteve, shesheve, rrugëve, institucioneve tona të ndryshme shtetërore t’u hiqen emrat e atyre adhuruesve të fashizmit e atyre pjesëmarrësve në institucionet politike e shtetërore të pushtuesve fashistë!
Dhe, mbas kapitullimit të Italisë në vitin 1943 sytë e të mospajtuarve tanë me vendimin e Akademisë Mbretërore të Suedisë do të shihnin politikanë, shtetarë, shkrimtarë, krijues të tjerë shqiptarë se si e se sa do të përkrahnin nazizmin e Hitlerit, e Hitlerin si pushtues të ri të Shqipërisë e të Kosovës!
Dhe, më tej! Dhe, më tej, çka do të shihnin në të djeshmen e në të sotme tonë gojëtarët tanë që tani e tri javë e ankojnë fort fatin e sivjetmë të Çmimit Nobel për letërsi në vitin 2019.
Do të shihnin disa shkrimtarë të sotëm shqiptarë, shkrimtarë shqiptarë të pas Luftës së Dytë Botërore, shkrimtarë e krijues të tjerë se si me gojë, me penë e me të dy duart e përkrahnin Josif Visarianoviç Stalinin dhe ideologjinë e politikën e tij të quajtur stalinizëm. E gojëtarët që po kërkojnë që Akademia mëkatare mbretërore suedeze t’ia anulojë Çmimin Nobel Peter Handkes do të duhej të dinin se Stalini nuk ishte më pak dhunëtar e gjakatar se Milloshi, do të duhej të dinin se ai, Xhugashvilli, e kishte përgjakur Bashkimin Sovjetik me gjakun e shumë qytetarëve të kombësive të ndryshme të Bashkimit Sovjetik; se i kishte mbushur burgjet me shumë intelektualë, shkrimtarë, shkencëtarë, krijues të tjerë, kurse jo vetëm një bashkësi etnike jo ruse e kishte dëbuar prej tokës së vetë…!
Në qoftë se Peter Handke veprat e tij thjesht letrare artistike, nuk i ka “stolisur” me politikën dhe ideologjinë e Millosheviqit, por vetëm gazetarinë e publicistikën e tij, disa nga shkrimtarë tanë, qoftë edhe të sotëm, jo vetëm gazetarinë e publicistikën, po edhe veprat e tyre, sidomos veprat e tyre letrare, romanet, dhe tregimet, dhe dramat e tyre i kanë “stolisur” me emrin e Stalinit, me “gjeniun” e Stalinit, me stalinizmin, me diktaturën e tij e me vizionin diktatorial që kishte ai për ardhmërinë!
Hajde, dy fjalë t’i them edhe për politikën e të ashtuquajturit diferencim ideopolitik pas demonstratave të rinisë sonë studentore e shkollore në vitin 1981 e më vonë. Jo vetëm politikanët po edhe sa shkrimtari, sa krijuesi tjetër, sa studiuesi shkencor janë detyruar ta përkrahin atë diferencimin ideopolitik duke i quajtur ato demonstrata – atë Hyrje të madhe të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, “kontrarevolucion, demonstrata armiqësore, kundër bashkim-vëllazërimit, që cenojnë rëndë të sotmen dhe të ardhmen e popullit shqiptar në Jugosllavinë socialiste vetëqeverisëse”. Por, do të gjenden disa shkrimtarë e krijues të tjerë që shkonin vullnetshëm në mbledhjet e organizatave bazë të Lidhjes së Komunistëve për t’i dënuar ato demonstrata të quajtura “kontrarevolucion” e për t’i treguar me gisht ata që nuk diferencoheshin! E Millosheviqi me policinë e tij do të përdorë shumë dhunë e terror në Kosovë për shuarjen e idealit të atyre të treguarve me gisht, të atyre demonstratave, për burgosjen, dënimin a vrasjen e pjesëmarrësve në ato demonstrata!
Hajde dy fjalë t’i them dhe për udhëheqjen shumëvjeçare të partisë më të madhe fituese në zgjedhjet që mbaheshin në Kosovë me lejen e Sllobodanit e nën kujdesin e policisë së tij dhe në zgjedhjet që do të mbahen edhe mbas kapitullimit politik e fizik të Sllobodanit. Në valën e dhunës, terrorit, krimeve të luftës e krimeve kundër njerëzimit, kryetari i kësaj partie më të madhe e më jetëgjatë të Kosovës do të bëjë marrëveshje më 28 prill të vitit 1999 me zbatuesin besnik të politikës së Milloshit, në atë kohë kryetar i Serbisë, Millan Millutinoviq, për krijimin e Qeverisë kuislinge shqiptare. Dhe kjo marrëveshje tradhtare do të nënshkruhet në ndërtesën e Kuvendit e të Qeverisë së dikurshme të Kosovës. Me atë rast solemn kryetari i partisë shqiptare do i çojë dhurata kriminelit Millan Millutinoviq!
I njëjti kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Kosovë, jo shumë kohë pas nënshkrimit të Marrëveshjes tradhtare, kur ditët e Milloshit ishin të numëruara gjatë fushatës së bombardimeve nga forcat e NATO-s, do të shkojë në Beograd te Sllobodani dhe me të, në kabinetin e tij, do kalojnë në “bisedime paqësore” gjithë natën. Të nesërmen, i shoqëruar prej sigurimit të Sllobodanit, do të fluturojë për Itali prej Aeroportit të Beogradit! Dhe, atje, në Itali, do kërkojë ndërprerjen e fushatës së bombardimeve siç e kërkonte dhe Peter Handke! E të tjera të zeza dhe më të zeza! Dhe, këtë kryetar të partisë më të madhe shqiptare në Kosovë, partia e tij e tanishme me një pjesë të saj, e fosilizuar, e feston, e madhëron, e mbarëkombëtarizon, e përgjithëson me konferenca e kongrese dhe me përndjekje të atyre që për të mendojnë ndryshe!
Në qoftë se i mendojmë të gjitha këto që i thashë dhe disa të tjera që, megjithatë, nuk i thashë ende, besoj se do ta lëmë të qetë Akademinë Mbretërore të Suedisë, Komitetin Nobel, dhe do ta pushojmë vajin për Çmimin Nobel!
Në qoftë se pajtohemi me këtë propozim do të pajtohemi edhe me një propozim tjetër: do të pajtohemi se, se çmime të shumëçmuara të kohës së tyre nuk kanë marrë as Dante, as Bokaçio, as Servantesi, as Shekspiri, as Gëteja, as Balzaku, as Marsel Prusti, as Çarls Dikensi, as, as as! Se çmimin e sotëm Nobel nuk e kanë marrë as shkrimtari më i madh i kohës së tij Leon Tolstoi, as Henrik Ibzeni, as Xhejms Xhojsi, as Bernard Sho, as, as Andre Malro, as Horhe Luis Borhes, as Ignacio Silone, as Hulio Kortasari, as Nikos Kazanzakis. Por, o sa çudi, çmimi Nobel nuk i është dhënë as romansierit, teorikut e estetit më të madh botëror të gjysmës së dytë të shekullit 20 e të fillimit të shekullit 21, Umberto Ekos, por as shkrimtarëve të tjerë të mëdhenj botërorë Gilermo Kabrera Infantes, Filip Rotit, Mishel Turnies dhe Zhan d’ Ormesonit. As, as, as sa e sa shkrimtarëve të tjerë vërtet të mëdhenj. E megjithatë as ata e as adhuruesit e tyre s’vajtojnë për Çmimin Nobel e për çmime të tjera. Siç po vajtojmë ne! Ne!
Çmimet, si po shohim, sot, shumë më shpesh po jepen për angazhimet e letrarizuara politike të shkrimtarëve sesa për vlerat artistike të veprave.
Hajde, prandaj, t’i ndalim vajtimet e padinjitetshme rreth e rrotull Çmimit Nobel, t’i lëmë rehat Suedinë, Komitetin e Nobelit dhe Akademinë Mbretërore Suedeze dhe të mendojmë për tjetër çka: të mendojmë se si të parandalojmë shkaqet që po rrënojnë kohezionin shoqëror e mbarëkombëtar të popullit shqiptar – korrupsionin, nepotizmin, krimin e organizuar, padrejtësitë, papunësinë, varfërinë e madhe të një pjese të madhe të popullit, privilegjet dhe lukset e arrivistëve ndërgjegjeshuar, në të vërtetë të pandërgjegje, që kanë pushtuar pothuaj të gjithë sektorët e jetës sonë, dhe konfliktet e pandalshme disavjeçare të forcave politike!
Hajde, hajde, t’i parandalojmë këto të këqija shkatërruese të qenies sonë se vetëm me parandalimin e tyre do të ndalim degdisjen e të rinjve tanë, të ardhmërisë sonë nëpër rrugët e botës!
______________________________
https://www.gazetaexpress.com/qosja-perqesh-shqiptaret-ndaleni-vajtimin-pse-handkes-iu-dha-nobeli-edhe-ibrahim-rugova-ka-kerkuar-ndaljen-e-bombardimeve/
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,279
Reaction score
242
Points
63
Japin dorëheqje dy anëtarë të Komitetit të Nobelit, arsye edhe shkrimtari Handke


Dy anëtarë të Komitetit të Nobelit për Letërsi dhanë dorëheqje të hënën, pjesërisht për shkak të ndarjes së çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, Peter Handke, në muajin tetor.
Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe me gjerë, për shkak të mbështetjes së zëshme për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.
Kristoffer Leandoer dhe Gun-Britt Sundstrom thanë se largohen nga Komiteti i Nobelit i Akademisë së Suedisë, ku kanë qenë të emëruar si anëtarë të jashtëm.
Dorëheqjet u konfirmuan nga Akademia dhe vijnë pak ditë përpara ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Nobel, më 10 dhjetor.
Leandoer tha se nuk ka “durim” për reformat e brendshme që ka ndërmarrë Akademia pas një skandali të përdhunimit që e ka përfshirë atë në vitin 2017, transmeton REL.
Sundstrom, ndërkaq, listoi disa aryse për largimin e saj, përfshirë çmimin e këtij viti për Handken.
Ajo tha se ishte “e lumtur” që kishte marrë pjesë në dhënien e çmimit 2018 për poeten polake, Olga Tokarczuk, porse ishte kundër zgjedhjes së Handkes për vitin 2019.
Sundstrom tha se është kundër qëndrimit se “letërsia është mbi politikën” – një referencë kjo për polemikat rreth Handkes.
Sivjet, çmimi Nobel për letërsi është ndarë edhe për vitin 2018, edhe për 2019, pasi, vitin e kaluar, është anuluar për shkak të skandalit të përdhunimit në Akademinë suedeze.
____________________________________
 
Top