• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Letërsi popullore - Anekdota

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

( ja si lindin anekdotat )


ANEKDOTË
( kështu kanë lindur edhe anekdotat e tjera )

Anton Çetta e ka pasur lehtë!

Po bisedonim një ditë me shokë dhe mes tjerash folëm edhe për rolin e Anton Çettës në pajtimin e gjaqeve, duke thënë se ka bërë punë të mirë dhe shumë të vështirë e... thamë edhe shumë e shumë epitete të tjera për të.

Njëri nga shokët që deri atëherë po na dëgjonte tha:

- Jo bre, Anton Çetta e ka pasur shumë lehtë, se ai ka pasur punë me burra e jo me burreca e pula. Me burra e trima është kollaj çdo punë me e ndreq.

Na e mbylli gojën.
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Dita duhet diqysh me u nis' ...

Rëndësia e përshëndetjes
( ngjarje e vërtetë )

DITA DUHET DIQYSH ME U NIS...

Erdhi një here një mik te unë dhe mes tjerash biseduam edhe për përshëndetjen
( selamin ). Ai miku ia nisi po qeshej e po thotë: “Du me t’kallxue çka ka bâ vaki ni
here në shpinë tone”.
- E kemi pas’ tabiat me hangër kaftjallin kah sahati tetë. Baba e ka pas marak tanë mashkujt me u ungj perniherë në sofër. Magojke ( mungonte ) Sabiti. Kur mas ni cop’ heri erdh. I kish shti duert deri në bërrlya në xhep, i kish ba buzët si t’mushkut e hun’t topuz. As foli, as kurgja, shkoi e u ungj në çergë. Baba, pa njâ pa dy t’iu kthye:
- Eu, Sabit ta **fsha nânën!
- Çka ki bab’ allahile, tek je tranu krejt!
- Jo valla bre bir un’ jam mirë në men, po ti kurrkund nuk je. Po a hihet bre në odë të burrave si viç e mos me ditë me i thânë dikuj “a u çuet”. Djali jem, dita diqysh duhet e u nis: ja me a u çove, ja me **ja nânaz!

Shënim: emri i personazhit nuk është real
 

Attachments

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,659
Reaction score
86
Points
0
Location
Vlorë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

( ja si lindin anekdotat )


ANEKDOTË
( kështu kanë lindur edhe anekdotat e tjera )

Anton Çetta e ka pasur lehtë!

Po bisedonim një ditë me shokë dhe mes tjerash folëm edhe për rolin e Anton Çettës në pajtimin e gjaqeve, duke thënë se ka bërë punë të mirë dhe shumë të vështirë e... thamë edhe shumë e shumë epitete të tjera për të.

Njëri nga shokët që deri atëherë po na dëgjonte tha:

- Jo bre, Anton Çetta e ka pasur shumë lehtë, se ai ka pasur punë me burra e jo me burreca e pula. Me burra e trima është kollaj çdo punë me e ndreq.

Na e mbylli gojën.
E ke gabim. Pergjigja ishte:
Jo bre, Anton Çetta e ka pasur shumë lehtë, se ai ka pasur punë me burra e jo me Draguen. :D
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
( Kur?) Dashnia âsht me e madhe?

* Edhe kjo është ngjarje e vërtetë.

( Ngjarja që do të shtjellohet këtu, nuk ka të bëjë me forumin, as besoj se do ta gjejë dikush veten ).

Deri në fundvitet e 80-ta kam shërbyer mësues në Sankovc. Puna në Sankonvc është perioda më e lumtur e jetës sime. Ndoshta, po shprehem me një shprhje grash " ku hiqet duvaku, aty mbetet meraku. Mbase. Kam shumë kujtime nga atje.

*****

Po më tregonte një prind ( që kishte humor të mirë ). Isha ni ditë n'oborr, kur erdhen nja 4-5 çika, shoqe të çikes teme ( sime ). Dul ( doli ) çika jem me i përcjellë e t'u kapen ngrykë ( për qafe ) me njâna - tjetrën. Mirë kjo, por kur i pashë secilës që i folke edhe putheshin, më kceu delli e s'u durova pa folë:

- Çika jeme puthne në b*thë shoqja-shoqen se dashnija âsht ma e madhe.

*****

Shtojcë: Kjo fjalë pastaj u përhap dhe nisëm edhe për ta përdorur edhe për raste tjera. Kur shihnim se dikush "duhej" me dikë fort ( natyrisht miqësi fallco ), ne thoshim: valla këta që po duhen kaq fort me siguri e paskan puthur n'prapanicë shoqi/ja - shoqin/qen
 
Last edited:

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

Haxhi Bajraktari

Zajmi e kishte vra Haxhi Zeken. Mbas do kohe kishte mbet rrugve tuj lyp si gabelica. Ia nisen hallku e po e shajnë e po e pështynin në fytyrë. Qellon nji njeri i menqur thote: mos e fyeni se ky e ka vra( fyer ) vehten!
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,612
Reaction score
1,023
Points
113
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

Demke, çfare ishte nje anekdota thane : fake veteranat :D po te kerkojne ne forum, qe ua ke zene emrin ne liste :D



o kadhe, kadhe -qesh-``fumato``

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=MWrNG4TjLnA[/ame]
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
582
Points
113
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

Mbrrijne tre vajza beqare ne dere te Parajses. Zoti u kerkon te kalojne ne nje dysheme te bukur te mbushura me gota kristali. U thote se nese ato do te jene ne gjendje te kalojne pa thyer asnje gote atehere ne krahun tjeter ato do te priten nga burri i endrrave te tyre.

E para, dashje pa dashje e theu nje gote. Atehere ne krahun tjeter e priti nje burre i shpifur. Po keshtu edhe e dyta. E treta arriti te kaloje pa thyer asnje gote. Ne krahun tjeter e priti djali me i bukur qe kishte pare syri i saj.

U martuan, u celebruan dhe kur bene dashuri per here te pare, ekstaze e panjohur deri me atehere nga te dy, gruaja e tejkenaqur, ulet ne gjunje dhe pergezon e nderon Zotin.

O ZOT i Madh cfare kam bere qe te meritoj nje gje te tille? pyet ajo.

Te ciles burri i pergjigjet: Nuk e di per ty por per veten time e di pse te meritova ty. Per arsye se theva disa gota te kristalta.



Adea
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

( e paredaktuar - me ndonjë ndërhyrje minimale )
Anekdotë e huazuar nga:

Beqë M. Xhemajli

26 Janar në 9:12 PD

TI HANGTË DREQI VJETËT

Ymer Kukiqit të Terstenikut i kish shku ni musafir. Po rrin Ymeri me musafirin edhe po banë llaf, kur i ra deres e u fut mbrenda, pa thirrë hiq një kojshi i Ymerit.
Ymeri e kqyri pak si shtrembët, po shkaku i musafirit nuk mujti me i thanë kurgjë. Dikur, sa për adet, Ymeri ju drejtu kojshisë:
- Qka bane sot bre bac?
Kojshija ja nisi edhe po i tregon Ymerit se qysh u shku n’mal, se qysh i ka pre drutë, qysh i ka ngarku, qysh ju ka praptu kerri hale pa dalë pej malit e kështu renë.
- Ymerit edhe i erdhi inati prej mikut që e mori vesh qfar kojshije paska, edhe u tut se po ja nisë edhe niher mi ngarku kerrin e dej ti bjen drutë në shpi bahet sabah, edhe po i thot kojshisë:
- Po sa vjet i ki ti bre bac?
- Valla nja katërdhjetë e diqka, 0 baci Ymer, i thot kojshija.
- Eu ti hangtë dreqi të katërdhetat, i tha Ymeri. Po ti për katërdhet vjet, veq ka një fjalë me e pas mësu, kishe ditë qysh duhet me folë në Odë, e qysh duhet me folë me burra,po na lodhe tuj kallxu për dru e për mal!!!
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

( anekdotë e huazuar, nga... )

Beqë M. Xhemajli

A PO E SHEH BRE GRU SE QFAR BURRI KI

Ish kanë kohë e veres, koha e të fshimeve të grunit. Mujë loshi e kish fshi grunin po kashta i kish mbetë shtritë nëpër lamë.
Mujës ja kish pru dikush librin Tregime nga Drenica të Anton Çettës, e ai ish ulë nën hije edhe po e shikonte librin. Dikurë e thirri gruan e tijë edhe po i thot:
- A po e sheh mori gru se qfar burri të mequm e ki, se qfar truri ka ky burri i yt. A po e sheh kët libër, gjysa e sajë prej meje është!!
- Po bre njeri, i tha gruja. Po ma mirë u kanë me e pas vnu kashtën e me e ba stog, se me nejtë tuj kqyrë libra e tuj kallxu mesele. Ai erifi e ka qitë libren e i ka marrë paret, e neve po don me na u kalbë kashta pa vnu!!!


Porosia e anekdotës: Gjeje cila është e para/kryesorja. Atë kryeje të parën!

P.S. Nuk kam bërë ndërhyrje drejtshkrimore!
 
Last edited:

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Kali hujli

ANEKDOTË

Kali hujli

E kish pas njani nji kali hujli, me huj të keq. Nji ditë tha: valla pa e qitë në pazar nuk e lâ. E muer e qiti edhe nisen njerzit po afrohen. Kali hujli veç kazdiske. Njani po i thotë:

- Sa po e man ket kali?
- 6.000,00 euro,
- i tha ky.
- Ai burrë, me 6000 euro e blej traktor, e ti ni kali kaq shtrejt po e mban!
- O, e di, se vallahi edhe me jua fal nuk e bleni, se kali i keq asht, po nuk e kam pru me e shitë, por me e pa gjithë ky milet sa kam hjek e sa jam kah hjeku prej tij!
 
Last edited:

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,727
Reaction score
92
Points
48
Location
philadelphia
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

tabiat=?
kaftjall=?
cerge=?
hallku=?
hujli-?
kazdiske=?

perkthimi kush mundet?
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota - 12147

Adem Ademi

4 Janar në 8:57 MD

DUHET ME I GJETË NGA DY DORËZANË

Hajdar Kozhica ka qenë burrë i mençur dhe i respektuar në Drenicë e më gjerë. I nifte shumë mirë rregullat e maresave ndërnjerzore. Bënte maresa edhe ndërmjet familjeve që vërtetë ishte shumë vështirë të arrihej pajtimi mes tyre.

Në Fshatin Doshefc ka pasur një lagjë me romë. Një herë romët kishin pasur një mosmarveshje të vogël mes vedi. Mendojnë së nuk mundet askush tjetër të bëjë maresë përveç Hajdar Kozhicës. Një ditë i vie i zoti i shtëpisë që kishte mosmarrëveshje me një familje tjetër rome dhe i lutet të shkoi për t'i pajtuar. Hajdari kishte menduar dhe ishte bindur së nuk e mbajnë fjalën e dhënë dhe e prishin maresën. Prishja e maresës do ishte një akt shumë i ulët edhe për ndërmjetsuesit e maresës dhe i thotë:

- Nuk ka problem për mue, unë vie me ju marue, por rregullatë e maresës janë: - duhet me i gjetur nga dy dorzanë (deshmitarë) për të mos luajtur fjalët e maresës nga asnjena palë. Dorzanët duhet me qenë shiptarë për me fjetë puna ma mirë.

Romi shkoi dhe nuk mundi për t’i gjetur dorzanët, kurse Hajdar Kozhica shpëtoi pa ndërmjetësuar në mes romëve.
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

Anekdotë nga Hamdi Kurti

DURIMI

Sadik Kurti i Abrisë me Smajl Bahtirin ( nipin e Xhemajl Abrisë ) dhe shkon në një meshlis ku burrat u munojshin me i pajtue dy familje të mëdha që ishin ngatërrue .
Mrena në odë kish shumë burra nga shumë katune të Drenicës , po një mashkull i njanës familje ish krejt i papërshtatshëm . Atë disa herë e kishin nxjerrë nga oda se folke shumë , pa lidhje dhe gjithmonë jau prishke punët .
Smajli e merr Sadikun , me qëllim se ai njihej mik mas miku me familjen e këtij burri të pabindun . Dalin në oborr dhe e thërrasin . E afrojnë ngat veti .
Smajli kishte një mjeshtri të jashtëzakonshme të trajtimit të njerëzve të pabindur dhe ia nisi me të po me mjeshtrinë e tij .
- Bre mik , a më the si e kemi lanë në qergë të burrave , qysh ta pleqnojnë ata , çka po i tutesh ti odës të burrave ?
- Unë nuk i tutna odës . . .
- A të vjen marre prej odës të burrave ?
- Unë nuk nij as për odë as për kërkan . . .
- Po prej Zotit , a tutesh ?
- Jo valla , nuk tutna se e di veten si jam i mirë dhe Zoti nuk e dënon të mirin . . .
- Po pse bre mik i kini ba kahre katërdhetë burra në këtë odë e neve na muert prej Abrie e tash po e çartë krejt punën .
- Unë nuk nij për kërkan , se ma kanë q … nanën , më kanë rrehë stupc ndërsy grues teme e pa e ba nej vorr kurrë nuk kam me e lanë …
Sadiku që deri atëherë e ngojke Smajlin , e duroi atë herifin shumë , iu drejtue atij :
- Uh , nanën e atyne si të kanë rrehë bota jau … si nuk të kanë mytë krejt , po të kanë rrehë veç pak . Po ti koke jashtë tokës së bukës .

Hajde bre Smajl shoqi , se qenit hallve nuk i qitet , se qeni asht qen . Te kësi burrash ma të mira janë pordhtë e magarit se fjalët e burrave , po burrnija nuk paska trupue nëpër këto troje ku asht rritë ky insan .
 
Last edited:

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Re: Letërsi popullore - Anekdota - 13,973

LETËRSI POPULLORE

VËLLIMI XVI



ANEKDOTA ( II )



Përgatitur nga

ANTON ÇETTA, Dr. FAZLI SYLA, Dr. ANTON BERISHA

Recensorë:

Mr. MYZAFERE MUSTAFA dhe Dr. ADEM ZEJNULLAHU

Randers 2001 – Danimarkë

Shënim plotësues:

Në majin e vitit 1999, si shumë familje të tjera shqiptare që na dëbuan me dhunë nga vatrat stërgjyshore, të njetin fat e përjetoi edhe familja jonë. Fillimisht gjetem strehim në Stenkovec të Maqedonisë. Prej aty, Danimarka përzgjodhi familjen time që të strehoheshim atje. Në Danimakë menjëherë u angazhova në shkollën në Qendrën e Kryqit e Kuq Danez – për Refugjatët Shqiptarë. Atje kam qenë drejtor për mësimin në gjuhën shqipe. Me këtë rast e ndiej për obligim ta falënderoj drejtoreshën e shkollës e cila na doli gjithmonë krahë dhe për çfarëdo që kemi pasur nevojë për nevojat e shkollës – mësimin në gjuhën shqipe na i ka siguruar.

Librin që po sjell “Anekdota II”, e kam përdorur për nevojat e shkollës, për nevojat e nxënësve shqiptarë. Ndoshta po bëj punë të paligjshme, por besoj se do të më falet ky gabim, meqë nuk po e bëj për kurrfarë kompensimi material. Ajo që më shtyn ta bëj këtë është se mbase nxënësit të cilët këtu e 20 vite më parë e kanë pasur në dorë këtë tekst, aso kohe të fotokopjuar, do t’u kujtojë atyre një kohë të mirë – e krijuar nga rrethana të këqija.

Me nderime, Adem Gashi, Danimarkë

Tlf./viber: +45/52504352

Faqja: shkolla shqipe në Danimarkë 1999 – 2003/ https://www.facebook.com/Shkolla-shqipe-në-Danimarkë-1999-2003-643781658995227/

lexo ose shkarko librin në linkun e poshtëshënuar:

Letërsi popullore - Anekdota II
 
Last edited:

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Nga 23-04-2019, kur ishtin 12.147 vizita , deri me sot (13,973 ) temën e paskan vizituar 1.826 veta
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,138
Reaction score
832
Points
113
Location
Danimarkë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

VETË U SHTRIVA, VETË I HOQA BREKËT...

Pas një zënke, një çift, femra në këtë rast në zemërim e sipër po thotë:
- Do të shohësh mor idiot, kë përdhunon ti për gjashtë muaj me radhë. Do të të hedh në gjyq!

Dhe vërtetë e hodhi, me akuzën "përdhunim"

Në gjyq, pasi ia lexuan se për se akuzohej, ky djali tha:

- A mund të flas edhe unë? Dua të jem i sinqertë dhe do ta tregoj ngjarjen pa i dhënë lak.

- Fol, - i thanë

- Gjykatës dhe ju trupi gjykues, mendoj se megjithatë edhe për mua duhet të ketë masa lehtësuese. Unë kam hequr të zitë e ullirit me të: sa kam hequr derisa e futa në atubus nga qyteti i saj; pastaj nga stacioni në qytetin tim e deri në banesë; pale derisa e futa në banesën time; derisa e shtriva në krevat dhe kulmi ishte ... mezi, ama mezi ia kam hequr brekët ... e kështu me radhë...

- Idiot, - foli goca. Ti as ke ardhur fare në qytetin tim: vetë kam hipur në autobus, vetë kam zbritur, vetë kam ardhur në banesën tënde dhe vetë jam shtrirë në krevat! Ani brekët?! Po cka kujton se kishe guxuar vetëm të m'i prekëshe brekët, mor idiot, t'i kisha thyer ata turinj derri që më ke. Vetë i kam hequr!

Kur dëgjoj këto fjalë trupi gjykues iu drejtua gocës:
- Të pastë bërë mirë mi goce!....
 
Last edited:
Top