• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lufta për të vërtetën, autopsia e një sistemi..

Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,427
Reaction score
69
Points
48
Perndjekja, Faji, Pendesa dhe Pergjegjesia jane temat qe trajton poema ne proze e nje pastori gjerman te shekullit te kaluar, Niemoeller. Behet fjale per mungesen e burreris te intelektualeve dhe nje pjese te klerit ne Gjermani perball ardhjes ne pushtet dhe perndjekjes ne rritje qe hitlerianet u bene atyre qe kishin shenjestruar, grup pas grupi. Esht i habitshem ngjasimi i atyre ngjarjeve me ate qe ndodhi ne Shqiperine e pas-luftes se dyte boterore. deri edhe ne ditet tona.

Fillimisht ata erdhën për socialistët, dhe unë nuk fola - Sepse nuk isha socialist.
Pastaj ata erdhën për sindikalistët dhe unë nuk fola - Sepse nuk isha sindikalist.
Pastaj ata erdhën për Judejt dhe unë nuk fola - sepse nuk isha çifut.
Pastaj ata erdhën për mua dhe askush nuk mbeti të flasë për mua.
 
SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,176
Reaction score
785
Points
113

Hmmmmmmmmmmmmmmmmmmm lexo prift ORIGJINALIN.

Kur nazistët arrestuan komunistët, unë heshta- Unë nuk isha komunist.
Kur burgosën Socialdemokratët, unë heshta- Unë nuk isha socialdemokrat.
Kur ata morën sindikalistët(apo ju erdhi rradha me drejte), unë heshta- Unë nuk isha sindikalist.
Kur më moren mua(apo ma RRASEN me drejt), nuk kishte mbetur se kush te protestonte.

PS...tash e mor me men se kush JE.

Amen.
 
Last edited:

Kot po pies, per cilin orixhinal e ke llafin, manifestin kamunist??

Aman ma thuaj se kush jam, se e kam harru … :p
 
par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,264
Reaction score
257
Points
83
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
Bardhyl Londo: Ndodhi tërmet i dytë, Agron Tufën e detyruan të braktiste vendin, kur do ndjeheni o njerëz?
Bardhyl Londo
Po kur do te ndjeheni dhe organizoheni o njerez?

Termeti i dyte ndodhi: Agron Tufen, nje nga shkrimtaret me te talentuar shqiptare e detyruan te braktise atdheun e tij te dashur per te cilin ka bere aq shume. Shqiperia thyen keshtu nje tjeter rekord famekeq: nje shkrimtar nga me te njohurit ne periudhen postdiktatoriale detyrohet te kerkoje strehim politik ne nje vend tjeter per te siguruar jeten e femijeve te tij. Tani le te dale kryeministri dordolec dhe shakaxhi dhe te deklaroje: e cfare ka ketu? Kjo ndodh dhe ne Kroaci dhe ne Bullgari…
Per cudi pas ketij termeti te dyte heshtin shkrimtaret, heshtin organizatat e tyre, hesht. PEN KLUBI.
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,729
Reaction score
426
Points
83
Dëgjoje me kujdes!

Adi Krastës ia mbyllën dyert televizionet e Shqipërisë sepse fliste të vërtetën.
Megjithatë ai nuk hoqi dorë nga e vërteta në këmbim të vendit të punës e për këtë meriton respekt.
Nga sot, ai do të flasë nga Televizioni T7 i Kosovës i cili ia ka hapur dyert pa asnjë kusht.
Dëgjoje monologon e sotëm të Krastës plot me të vërteta dhe shpërndaje ta dëgjojnë sa më shumë shqiptarë!

Video credits (c) T7

Last edited:
  • Like
Reactions: par

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,264
Reaction score
257
Points
83
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
Monologu i Krastës i referohet më së miri amullisë që ka kapur shoqërinë tonë.
Le të hidhen sufllaqengrënësit & bilbilfryrësit e velinave, Blush-thatët që ju shterruan jargët nga paraja e drejtorllëkut.
Pezarët - qorrsokakët e paditur por të kamur, Artan - bejtanët e pushtetit apo Kazhan balluke - lëpirëset e bashkisë që ta bllokojnë "on line"
Fjala e lirë të çjerr maskën pavarsisht se disave ju mungon edhe cipa.
 
Last edited:

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,729
Reaction score
426
Points
83
Mesazhi i Krastes nga Prishtina, me shume se nje energji beninje qe perpiqet te shpertheje pucrren e qelbit te heshtjes dhe te frikes nder shqiptaret, eshte nje akt gazetaresk ekselent qe zhvesh lakuriq establishmentin mediatik oligarkik te Tiranes dhe tregon se keta jane plotesisht te nenshtruar ndaj regjimit diktatoresk te Rames. Ai na tregoi gjithashtu, se Prishtina mund te jete mushkeria e pershtatshme qe mund te na furnizoje te gjitheve me oksigjen liri e demokraci, sa here terrori shteteror i PPP-ve dhe i KCK-ve, te na e ndaloje te frymojme mendim, analize dhe politike nga Tirana!
Me te gjithe klimen mbytese te krijuar, ne do te vazhdojme ti tallim, t'i c'kodojme dhe t'i demaskojme me cdo cmim!

Kreshnik Osmani
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
8,016
Reaction score
777
Points
113
Dëgjoje me kujdes!

Adi Krastës ia mbyllën dyert televizionet e Shqipërisë sepse fliste të vërtetën.
Megjithatë ai nuk hoqi dorë nga e vërteta në këmbim të vendit të punës e për këtë meriton respekt.
Nga sot, ai do të flasë nga Televizioni T7 i Kosovës i cili ia ka hapur dyert pa asnjë kusht.
Dëgjoje monologon e sotëm të Krastës plot me të vërteta dhe shpërndaje ta dëgjojnë sa më shumë shqiptarë!

Video credits (c) T7

Screenshot_2019-12-16 (8) Brryli Broadway - Postimet.png
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,729
Reaction score
426
Points
83
 
par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,264
Reaction score
257
Points
83
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
Jetojmë në kohë kur është e turpshme të turpërohesh!

Nga: Kim Mehmeti
FB_IMG_15781414294792621.jpg
Ne jetojmë në kohë kur ‘nuk ndodh’ ajo që shohim e dëgjojmë, por ajo që shpërfaqet në 'spektaklet' e rrejshme mediatike. 'Spektakle' në regji të partive në pushtet, e që kanë për qëllim ta mbulojnë hajdutërinë dhe banditizmin e politikanëve, 'spektakle' që janë shkatërrimtarë për popullin dhe vrastarë për ëndrrat rinore, që e fshehin të vërtetën se në ‘Shqipëritë’ tona, të gjithë u korruptuam, se kur bëhet fjalë për ‘mendimtarët’ dhe politikanët, shumëçka funksionon si nëpër shtëpitë publike, kështu që shumica e atyre që defilojnë nëpër ekranet televizive, e ku shiten si ajka e mendimit të pavarur dhe kritikë, nuk janë asgjë tjetër përpos ‘prostituta’ të paguara shtrenjtë nga makrotë e tyre – nga pushtetmbajtësit.
Ne jetojmë në kohë kur duhet gjithnjë e më shpesh rikujtuar batutën për babën i cili, kur i biri e pyet se ç’punë bëjnë dhe çka shesin politikanët shqiptarë, të cilët aq shpejtë dhe aq shumë pasurohen, ai i përgjigjet: ata bir shesin më të shtrenjtën dhe më të vlefshmen që kemi - atdheun dhe interesat e popullit. Dhe kësaj batute duhet t’ia shtojmë pjesën që i mungon: se nuk duhet pasur zili pasanikët e tillë, ngaqë ata, përjetë do i shoqërojë mallkimin më i rëndë - ai i popullit dhe i lotëve të varfanjakëve.
Jetojmë në kohë të vlerave të rrejshme, të heronjve e patriotëve të rrejshëm..., në kohë kur të gjithë nguten të shkruajnë biografitë e tyre të rrejshme! Por, mos u shqetësohuni: e rrejshmja ka afat përdorimi vetëm për aq kohë sa atë mund ta mbrojë gënjeshtari i pushtetshëm apo i pasur dhe i pafytyri. E nesërmja është peshore që do e matë saktë të sotmen, ajo do e peshojë edhe paaftësinë tonë që t’i luftojmë standardet e sotme të rrejshme vlerësuese.
Pastaj ne jetojmë në kohë kur për çdo javë prodhojmë nga një hero, kur në çdo lagje kemi nga një ‘komitet’ për shpalljen dhe pritjen e trimave të ‘pavdekshëm’, si dhe grupin e gatshëm të ‘vajtojcave’ për t’i përcjellë patriotët dhe ‘veprimtarët’ e vdekur.
Por edhe si të tillë ne mbetëm, o vasal besnik të sunduesve të huaj, o shërbëtorë të neveritshëm të burrështetasve tanë injorantë.
Siç duket, ka ardhur koha kur duhet të dalim nga dehja heroike e çiftelisë me dy tela dhe nga llafazania që rrëfen shumëçka e nuk thotë asgjë, me çka do e shohim qartë se më të neveritshëm se burrështetasit tanë që na e vjedhin të sotmen dhe na e harxhojnë të ardhmen, janë mbrojtësit e tyre, ata të cilët, duke mos guxuar të merren me hajnat tanë, janë duke e mbrojtur shqiptarinë nga perandoritë e vdekura, ata me kokë të zhytur në grazhdin e pushtetit dhe që duan të dëshmojnë të pamundurën: se sot nuk është vlerë dituria, por pafytyrësia, se sot është e turpshme të turpërohesh. (Kim Mehmeti)
 
Top