• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Luli(Kadri Veseli) ishte trim e vizionar edhe në kohë lufte

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48

Ali Ahmeti Kadri Veseli

Ali Ahmeti për Kadri Veselin: Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhënjesh

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 11:04

Mirëpo, Ahmeti ka shprehur bindjen se ashtu siç kishin bërë në luftë, Veseli do të dalë triumfues edhe kësaj radhe.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka quajtur padrejtësi ftesën e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale për kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Mirëpo, Ahmeti ka shprehur bindjen se ashtu siç kishin bërë në luftë, Veseli do të dalë triumfues edhe kësaj radhe.

Shkrimi i plotë i Ali Ahmetit:

I dashur vëlla Kadri, bashkëveprimtar, bashkëluftëtar, bashkëmendimtar, shoqërues dhe bashkëndërtues i rrugës sonë të përbashkët për liri, pavarësi, demokraci.

Na paska qenë e shkruar, jo nga Perëndia, por nga hasmi, ai i dituri dhe ai i strukuri, që çdo ditë të lume ta dëshmojmë pastërtinë dhe dinjitetin e luftës tonë çlirimtare nga zgjedha e kasapit të Ballkanit.

E nga Perëndia na qenka përcaktuar detyrimi që t’i bëjmë ballë shpifjeve, denigrimeve, nënçmimit, propagandës dhe lajmeve të rreme nga ai i dituri edhe ai i strukuri në mënyrë që ta mbrojmë dinjitetin e luftës, e çdo pike gjak të derdhur, e çdo plage, të secilit dëshmor, martir dhe invalid, të çdo istikame, të çdonjërës shkrepje, të secilit lot të derdhur nga sytë e nënave tona.

E di që edhe ti, si edhe unë, edhe një jetë po ta kishim, do ta bënim të njëjtën, pa ndryshuar pikë as presje, pa na u dridhur qerpiku, e as pa u menduar as edhe një herë të vetme.

Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhënjesh ndaj saj ashtu siç bashkë ngadhënjyem në luftën tonë të drejtë.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,792
Reaction score
1,107
Points
113
Vetem quarja ne HAGE e qlirimtareve te...HUP imazhin apo kryet.

Kur je BACIL fshataruc NO razumesh,perse????

Sepse diqka do MBETET.
 
Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48

Nait Hasani: Shoku im Kadri, mbaje kokën lart, çlirimtarët nuk ka gjyq e gjykatë që i dënon

08 nëntor 10:33

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka reaguar pas thirrjes së intervistimit nga Gjykata Speciale për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Hasani përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se asnjë gjykatë nuk mund ta gjykojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pavarësisht ftesave për intervista e gjykime politike me akuza serbe.

“Lufta jonë ishte e drejtë, e pastër e çlirimtare në bazë të të gjitha konventave ndërkombëtare”, ka shkruar Nait Hasani.

Shkrimi i plotë i Nait Hasanit:

Gjykata Speciale dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Shoku im i dashur, bashkëluftëtari im Kadri.

Ne bashkë me shumë shokë luftuam për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi kolonialist serb, që për njëqindë vite na mbajti të shtypur, të robëruar e nëpërkëmbur, të torturuar fizikishtë e shpirtërisht e duke na vrarë me gra e fëmijë, pleq e plaka, duke na shpërngulur nga tokat tona me forcë e terror, nëpër borë e shi me fëmijë të ngrirë rrugëve të kombit tonë Shqiptarë, duke na pushtuar nëpër shekuj pjesë – pjesë deri në shfarrosje, ndërsa fuqitë evropiane të kohës heshtnin duke bërë sehire.

Në fund shekullin që lamë pas, për ti dal në mbrojtje popullit tonë nga shfarrosja etnike nga masakrat e ushtrisë e policisë serbe, qe ushtria serbe veç bënte në Bosnje e Hercegovin dhe Kroaci, në vitet nëntëdhjeta dhe ne populli Shqiptarë në Kosovë, formuam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të mbrojtur e çliruar Kosovën dhe tokat tona Shqiptare, që ishin të shtypura e të pushtuara nga Serbia, që me të gjitha mjetet luftarake bënte gjenocid ndaj një populli të pambrojtur, për një shekull kundër Shqiptarëve nën Jugosllavin fashiste.

Dhe ne, ja arritëm e çliruam Kosovën nga pushtimi kolonial Serb.

Por, ne ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftën tonë nuk e bëmë kundër qytetarëve serb, që kanë jetuar e jetojnë në Kosovë. Luftën tonë të shenjtë e bëm kundër kriminelëve e makinerisë ushtarake shtetërore serbe, që masakroi popullin tonë autokton ndër shekuj.

Lufta jonë ishte e drejtë, e pastër e çlirimtare në bazë të të gjitha konventave ndërkombëtare.

Prandaj, asnjë gjykatë Speciale nuk mund ta gjykoj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pavarësisht ftesave për intervista e gjykime politike me akuza serbe.

Shoku im Kadri, mbaje kokën lartë, je çlirimtar dhe çlirimtarët nuk ka gjyq e gjykatë që i dënon, kur luftojnë për çlirimin dhe lirinë e kombit të vet.

Të njoh, ashtu siç dhe të kam njohur, qëndro ballëlartë përballë drejtësisë selektive evropiane, në mbrojtjen e luftës sonë Çlirimtare, për lirinë e kombit tonë.

Ushtira Çlirimtare është vlerë kombëtare e kombit tonë dhe nuk ka mundësi askush ta gjykoj këtë vlerë të shenjtë kombëtare.

Dalësh faqebardhë Kadri, të presim ÇLIRIMTAR !
 
Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48

Ftesa e Speciales për Veselin, Pacolli: Lufta e UÇK-së ishte heroike

08 nëntor 08:55

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ftesës që i është bërë kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e pastër, e drejtë dhe me motive të larta humane.

“Kadri Veseli do të ngadhnjejë në këtë sfidë, bashkë me të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së, duke i dëshmuar botës civilizuese edhe njëherë se viktimat e vetme në luftë ishim ne. Lufta e UÇK-së ishte heroike, përballë një aparati që kishte qëllim shfarosjen e popullit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Last edited:

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48

Brahimaj-Veselit: Kjo është barra dhe detyra e luftëtarit

08 nëntor 20:10

Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas thirrjes së intervistimit nga Gjykata Speciale për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Brahimaj ka kujtuar si në vitin 1994, Kadri Veselit i’a la nofkën Luli.

Postimi i plotë i Brahimajt:

Mbrojtja e kauzës për luftën e drejtë të UÇK-së, është sakrifica e radhës e idealistëve të lirisë. Edhe kjo, sikurse etapat e kaluara janë barra mbi supet e luftëtarëve.

Thirrja nga Gjykata Speciale për bashkëluftarët, e fundit për Kadri Veselin na kthen në kujtesën e lavdisë.

E njoha në përpjekjet për t’i themeluar celulat e para të rezistencës, në Kullën e Brahimajve në Jabllanicë në 1994 i dhashë emrin e luftëtarit, Luli, e tash e njoh në mbrojtës të vlerave të lirisë. Ruajtja e vlerave të lirisë, është sakrifica e radhës, kjo është barra e detyra e luftëtarit, në luftë ta ruaj idealin në liri të drejtën.
 
Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48

1000 Gjykata speciale nuk mund t'i njollosin këto tri shkronja të arta
UÇK
 
Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48

Vëllezirt Haradianj i ”çojnë selamë” Kadri Veselit

“Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet”, theksoi Haradinaj.

Tutje, Ramush Haradinaj, shprehet i bindur se edhe kësaj radhe e vërteta do të ngadhënjejë.

“I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë”, shprehet Haradinaj.

Ndërsa, kandidati për deputet, Daut Haradinaj, doli në përkrahje të Veselit.

“Si për çdo luftëtarë, ashtu edhe për Kadri Veselin kam qenë dhe do jem në përkrahje”, shkruan Haradinaj.

Krejt në fund, Daut Haradinaj, i thotë Veselit “Të priKandidati për kryeministër nga radhët e AAK’së dhe vëllau i tij, njëkohësisht edhe kandidati për deputet nga e njëjta parti, Ramush e Daut Haradinaj, kanë reaguar pas thirrjes së kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK’së, Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Veseli ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet.

Kujtojmë se kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje me 19 korrik me arsyetimin se u ftua nga Gjykata Speciale.
 
Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48

Nait Hasani: Shoku im Kadri, mbaje kokën lart, çlirimtarët nuk ka gjyq e gjykatë që i dënon

08 nëntor 10:33

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka reaguar pas thirrjes së intervistimit nga Gjykata Speciale për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Hasani përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se asnjë gjykatë nuk mund ta gjykojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pavarësisht ftesave për intervista e gjykime politike me akuza serbe.

“Lufta jonë ishte e drejtë, e pastër e çlirimtare në bazë të të gjitha konventave ndërkombëtare”, ka shkruar Nait Hasani.

Shkrimi i plotë i Nait Hasanit:

Gjykata Speciale dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Shoku im i dashur, bashkëluftëtari im Kadri.

Ne bashkë me shumë shokë luftuam për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi kolonialist serb, që për njëqindë vite na mbajti të shtypur, të robëruar e nëpërkëmbur, të torturuar fizikishtë e shpirtërisht e duke na vrarë me gra e fëmijë, pleq e plaka, duke na shpërngulur nga tokat tona me forcë e terror, nëpër borë e shi me fëmijë të ngrirë rrugëve të kombit tonë Shqiptarë, duke na pushtuar nëpër shekuj pjesë – pjesë deri në shfarrosje, ndërsa fuqitë evropiane të kohës heshtnin duke bërë sehire.

Në fund shekullin që lamë pas, për ti dal në mbrojtje popullit tonë nga shfarrosja etnike nga masakrat e ushtrisë e policisë serbe, qe ushtria serbe veç bënte në Bosnje e Hercegovin dhe Kroaci, në vitet nëntëdhjeta dhe ne populli Shqiptarë në Kosovë, formuam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të mbrojtur e çliruar Kosovën dhe tokat tona Shqiptare, që ishin të shtypura e të pushtuara nga Serbia, që me të gjitha mjetet luftarake bënte gjenocid ndaj një populli të pambrojtur, për një shekull kundër Shqiptarëve nën Jugosllavin fashiste.

Dhe ne, ja arritëm e çliruam Kosovën nga pushtimi kolonial Serb.

Por, ne ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftën tonë nuk e bëmë kundër qytetarëve serb, që kanë jetuar e jetojnë në Kosovë. Luftën tonë të shenjtë e bëm kundër kriminelëve e makinerisë ushtarake shtetërore serbe, që masakroi popullin tonë autokton ndër shekuj.

Lufta jonë ishte e drejtë, e pastër e çlirimtare në bazë të të gjitha konventave ndërkombëtare.

Prandaj, asnjë gjykatë Speciale nuk mund ta gjykoj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pavarësisht ftesave për intervista e gjykime politike me akuza serbe.

Shoku im Kadri, mbaje kokën lartë, je çlirimtar dhe çlirimtarët nuk ka gjyq e gjykatë që i dënon, kur luftojnë për çlirimin dhe lirinë e kombit të vet.

Të njoh, ashtu siç dhe të kam njohur, qëndro ballëlartë përballë drejtësisë selektive evropiane, në mbrojtjen e luftës sonë Çlirimtare, për lirinë e kombit tonë.

Ushtira Çlirimtare është vlerë kombëtare e kombit tonë dhe nuk ka mundësi askush ta gjykoj këtë vlerë të shenjtë kombëtare.

Dalësh faqebardhë Kadri, të presim ÇLIRIMTAR !
 
Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48
Udhëtimi i Kadri Veselit
Për shkak të natyrës së punës që bënte, si Drejtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, ai ishte i detyruar të heshte dhe t’u shmangej përplasjeve publike, me ata që e akuzonin për aktivitet të paligjshëm. Kjo u mundësoj keqbërësve, të të gjitha llojeve e partive, që poshtërsitë e tyre t'ia faturojnë atij. Kështu SHIK-u, i ndërtuar për të mbledhur informata të sakta për sigurinë në vend, e humbi betejën mediale me informatat e pasakta, që gatuheshin dhe qarkullonin në thashethemnajën politiko- mediale të Prishtinës. Dhe kur hyri në politikë, Kadri Veselit iu desht të merrej me drejtimin e një partie të konsumuar nga pushteti, e në disa pikëpamje, edhe të stërkequr prej tij. Bëri atë që secili vështirë se do ta bënte: e shpëtoj PDK-në nga fundosja, e cila dukej e pashmangshme, falë faktit se një numër individësh brenda PDK-së, e kishin kthyer atë në instrument të bizneseve të tyre familjare. Ata ende janë aty, në pritje të ndonjë shanse të re për të vazhduar të vetmën gjë që dinë të bëjnë: politikën të kuptuar si tender dhe mbushje e administratës publike me farefis e klientelë personale.
Në Kuvend Kadri Veseli u soll, jo si një politikan i ardhur nga një strukturë ushtarake, por si një rugovist i durueshëm: veprimit të dhunshëm opozitar, iu përgjigj me masa të tolerimit. Në ndonjë çast dobësie, e humbi vetkontrollin, por në fund ia arriti asaj që nuk e hiqte nga mendja: evitimin e gjakderdhjes në institucionin më të lartë të shtetit, në kohën kur ky institucion nga brenda sulmohej me gaz lotsjellës, e nga jashtë me gurë e gjësende të forta nga turmat e nxitura prej opozitës. Është thjesht meritë e tij, të cilën e nesërmja gjakftohtë me siguri do t’ia njohë. Në takime me diplomatë e zyrtarë të huaj, nuk e dëgjova kurrë të fliste keq për opozitën, diçka e rrallë në politikën shqiptare. Gjithë kohën e ruajti korrektësinë në partneritetin qeverisës me Isa Mustafën, por në fund u akuzua për prishjen e këtij partneriteti, edhe pse shkaqet ishin krejt tjetër kund. Zyrtarët e LDK-së habiteshin me mirësjelljen e tij politike, sepse kishin përballë një njeri që nuk korrespondonte fare me atë përbindëshin e nëntokës, për të cilin fliste gjithë kohën aparati i tyre propagandistik.
Të njëjtën korrektësi e përsëriti edhe me Ramush Haradinajn. Kur të tjerët i kërkonin ta rrëzoj “Ramushin e papërgjegjshëm”, ai u thoshte se ia ka dhënë fjalën, e se qeveria kurrë nuk do të bie për shkak të dallimeve të brendshme rreth taksës. Kështu njeriu, për të cilin ishin sajuar sa e sa histori komploti e intrige, realisht nuk ishte në gjëndje të përfshihej as në intrigat më të thjeshta të lojës së pushtetit. I ndodhur midis fjalës së dhënë Ramushit dhe miqësisë së vjetër me Thaçin, ai do ta konsumoj një pjesë të mirë të mandatit të tij të dytë duke ndërmjetësuar në konfliktin e tyre lidhur me orientimin e dialogut me Serbinë. Nga Haradinaj shkonte të Thaçi dhe prej andej përsëri tek Haradinaj, në përpjekje për të harmonizuar një qëndrim të përbashkët shtetëror. Ideja e delegacionit të përbashkët shtetëror për dialogun, u zhvillua në zyrën e tij, kryesisht. Dhe përsëri e akuzuan për mungesë qëndrimesh të qarta. Në zgjedhjet e fundit imponoi standardin për t’i mbajtur jashtë listave zgjedhore njerëzit me akuza korrupsioni dhe kundërshtarët vrapuan ta bëjnë të njëjtën gjë, me qëllim që të mos ia lënë këtë standard si përparësi elektorale. Dhe vetëm dy orë pas mbylljes së kutive, doli dhe pranoi publikisht se PDK-ja kishte humbur zgjedhjet, duke vendosur kështu një standard etiko-politik, të munguar tradicionalisht në politikën shqiptare, andej dhe këndej kufirit. Kështu rrodhën gjërat. Të hënën që vjen ai udhëton në Hagë, në përgjigjje të ftesës së marrë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, për t’u përballur me një imazh tjetër negativ që është ndërtuar për UÇK-në, në themelimin e të cilës ishte pjesëmarrës dikur. Unë e kam një koment të vetëm për këtë udhëtim : Veni, Vidi, Vici! Erdha, Pashë, Fitova!
Autor : Blerim Latifi
 
Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48

Kadri Veseli, ashtu siç ka bërë gjithmonë, përballë sfidave, sy më sy!

Kadri Veseli nuk e njohu frikën, ikjen nga përgjegjësitë si bir i Kosovës, si lider e prijës në periudhën më të vështirë. Ai qëndroi. Ai udhëhoqi një luftë parimore, idealiste për liri të një populli të cilit historikisht i ishin bërë padrejtësi. Ia doli!

Kosovës i doli zot edhe kur tanimë e lirë, duhej shumë punë e angazhim për ta bërë shtetin që duhej, shtetin që meritonim. Nuk u kursye nga asnjë pikëpamje, ai e vazhdoi edhe më fuqishëm rrugën e nisur dekada më parë. U zotua para qytetarëve se do të ishte gjithmonë krah i tyre.

Edhe sot, si lideri më i vendosur ai mori prapë barrën prej burrështetasi dhe iu përgjigj ftesës së Hagës.
 
Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48
Kadri Veseli niset për në Hagë

Veseli: Historia e UÇK-së është histori e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi
09 dhjetor 11:56

Kryetari i Partisë Demokratike (PDK), Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Hagë, ku nesër (e martë) pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Intervista e Veselit fillimisht ishte caktuar në fillim të këtij muaji, por më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor.

Para nisjes për në Hagë, Veseli ka dhënë një deklaratë për media.
Ai ka theksuar se historia e UÇK-së është histori e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, raporton “Epoka e re”.
“Sot jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim. Gjykata Speciale është sfidë përball krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pasur fatin që t’i shërbejë atdheut të vet, edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj Zotin për këtë dhe dua të rikonfirmoj edhe një herë me asnjë gjë nuk e ndërrojë asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është histori e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, ka thënë Veseli.
/Epoka e re/
 
Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48

11:48 / 09.12.2019

Veseli: Në Hagë do të konfirmohet pastërtia e luftës së UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Veseli para mediave ka thënë se Gjykata Speciale është një sfide përballë krimeve makabre serbe.
“Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim. Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës e të popullit tonë, luftës së ushtrisë tonë”, ka thënë ai.
Veseli ka thënë se çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pasur fatin t’i shërbejë atdheut të vet.
“Edhe unë jam shumë krenar dhe e falënderoj Zotin për këtë. Dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndërroj atë pjesë të jetës sime krenare. Historia e UÇK-së, është historia e popullit tonë për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai.
Veseli ishte paraparë të intervistohej më 4 dhjetor, mirëpo siç kishin thënë nga zyra e Veselit, intervistimi ishte shtyrë për 10 dhjetor për shkaqe teknike.
 
Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48
Kryetari Veseli:
“Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të, luftës së UÇK-së. Çdo luftëtarë i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vet. Edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj zotin për këtë. Dua të them të rikonfirmojë edhe një herë me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”
Fotografia e Berat Bajrami
 
Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,602
Reaction score
34
Points
48

Veseli nga Haga: Lufta e UÇK-së, përballje me spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë
10 dhjetor 14:43

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Kadri Veseli është intervistuar sot nga hetuesit e Gjykatës Speciale në Hagë.

Pas intervistimit, Veseli në një konferencë për medie ka thënë se Kosova gjatë viteve të ’90 ka kaluar nëpër sfida të rënda.

Ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është përballur me Serbinë, e cila bërë spastrim etnik në vendin tonë.

“Siç edhe kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim. Kam përfunduar intervistën. Vitet ’90 kanë qenë të rënda për popullin tonë, nënshtrim para Serbisë për spastrim etnik për gjenocid kundër popullit tonë. Ne ju kemi kundërvënë, lëvizja jonë çlirimtare”.

“Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me spastrimin etnik që ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë. Ftoj qytetarët e Kosovës që ta kalojmë bashkë këtë sfidë”, është shprehur Veseli.

/Epoka e re/
 
Top