• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Luli(Kadri Veseli) ishte trim e vizionar edhe në kohë lufte

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,895
Reaction score
696
Points
113
Ja kush e zbulon skenarin: Tronditet Veseli, Thaçi rikthehet në krye të PDK-së

“Dominimi i grupeve të interesit në PDK, duket hapur se ka prishur ekulibrat dhe ka tendencë për rebelim brenda për brenda këtij subjekti politik, për shkak të ndryshimeve që Veseli ka provuar të bëjë së fundmi në krye të partisë. Madje megjithëse reputacioni politik i Hashim Thaçit, sidomos me çmenduritë e tij për ndryshimin e kufijve të Kosovës ka rënë shumë poshtë, një pjesë e njerëzve brenda PDK-së, duket se ende e duan Thaçin në krye, dhe lufta për kthimin e tij në krye të partisë, veç sa ka filluar”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.
Ish Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka shpërthyer së fundi kundër Kadri Veselit duke e akuzuar se në PDK, më shumë kanë ndodhur spastrime nga disa njerëz të pa dëshirueshëm aty dhe të pa dëgjueshëm ndaj Kadri Veselit, se sa reformë e mirëfilltë partiake që po e trumbeton kreu i PDK-së, Kadri Veseli...
______________________________________
__________________________________

S'eshte korrekt kjo me dergue e me perdhos veselin n'hage ( i gjori qe asht krejt i pafajshem se kurre s'ka shkrep asnje plumb ne jeten e tij...), e me ia marre edhe vendin ne krye te pdk-se! Kjo asht ajo shoqenia "à la pdk"!
 

Attachments

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
po kush tjeter perpos ju ish ishat e jugo-komunistave qe nuk leni sen pa rrejt e shpifur per partin e dal nga UÇK-ja
po kjo eshte vetem edhe ni rren e radhes e juaja e hiq ma teper
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,666
Reaction score
1,040
Points
113
Veseli dënon sulmin e Iranit kundër forcave të SHBA-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka dënuar sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak duke e konsideruar një akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar.


Ai në një postim në Facebook thotë se shumë qytetarë tanë janë duke punuar në këto bazat të aleatit tonë, andaj ndihemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë e tyre.
“Institucionet e shtetit duhet të kenë vëmendjen e plotë në situatën në të cilën ndodhen ata. Kosova, si gjithmonë, qëndron përkrah SHBA-ve, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe në misionin human për një botë të lirë, demokratike e paqësore”, shkruan Veseli.

PS...mos prica jabe,po idu tamo dhe lufto PASDARAN,po pate dupe.
TY shkinat te mujne.................PISANJOS specie.
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,499
Reaction score
117
Points
63
Me habit ki Veseli kur flet n'emer te Kosoves, nderkoh qe nuk ka funksion shtetnor.

Kurse verejtjet ne drejtim te tij, si ky i mesipermi, duhen me te civilizuara, se ashtu i kishte thon Prishilla Krefnikut.

Fjala vjen, un do te shprehja brengosjen per sulmin iranian, dhe rjedhojat qe sjellin veprime si ato.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,666
Reaction score
1,040
Points
113
Shkruesi nuk ka funksion statal.
Civilizimi....TJETRI vjen me Avion te LINJES,dhe bojsit apo sherbimet sekrete te tyre e KISHIN SURVEJUAR bisedat midis Ajatollahit dhe HEROIT GJENERAL(sipas MEDIAVE amerikane =ZERO KOMPLOT apo atacke).
AproPO....perse nuk ju dha viza ne USA,zyrtarit te jashtem te IraniT,kur e KISHTE...................parashtruar 1 JAVE me perpara,VRASJES.
BRENGOSJE shkruesi NUK ka,POSHTERSIA QENDRON kur na bo dhe ironikun,nje COP DARI.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
po ku jeton ti bacit ne cilin planet
se ne qe jetoim ne tok krejt i madhi e i vogli e dim qe ne kosove bahet vetem si thot Thaçi e Veseli
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48


Veseli: BE po qëndron indiferente ndaj Serbisë e cila mohon masakrën e Reçakut
15 janar 09:57

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar sot një nga masakrat më të rënda të shtetit serb ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë – masakrën e Reçakut.

Lideri i PDK-së ka thënë se në këtë përvjetor të masakrës së Reçakut e shumë masakrave tjera anekënd Kosovës, qytetarët e Kosovës përjetojnë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike që ka për krimet makabre.


“BE, jo vetëm që ka qëndruar duarkryq ndaj refuzimit të vazhdueshëm të Serbisë për të ndëshkuar kriminelët e luftës, por sot po tregohet indiferente edhe ndaj përpjekjeve serbe për ta rishkruar historinë, për të mohuar përgjegjësinë mbi krimet e kryera ndaj qytetarëve tanë. Ka zyrtarë evropianë që mendojnë se Kosova duhet të pranojë në heshtje pandëshkueshmërinë dhe mosvënien e drejtësisë për autorët e masakrave të kryera ndaj shqiptarëve në vitet 1998-1999, si çmim për lirinë. Por, janë duke gabuar rëndë, sepse krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen dhe paqja nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësinë”, ka shkriar Veseli ndër të tjera në faqen e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i Kadri Veselit:

Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut, një nga masakrat më të rënda të shtetit serb ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë.

Ditëve tjera të vitit, njësoj do t’i përkujtojmë me dhimbje plagët tona kombëtare në Prekaz, Studime, Obri, Mejë, Verbovc e anekënd Kosovës, si pasojë e krimeve tjera masive, që ishin pjesë e projektit të shtetit serb për të shfarosur popullin shqiptar.

Por, sot përjetojmë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike që ka për krimet makabre. BE, jo vetëm që ka qëndruar duarkryq ndaj refuzimit të vazhdueshëm të Serbisë për të ndëshkuar kriminelët e luftës, por sot po tregohet indiferente edhe ndaj përpjekjeve serbe për ta rishkruar historinë, për të mohuar përgjegjësinë mbi krimet e kryera ndaj qytetarëve tanë.

Ka zyrtarë evropianë që mendojnë se Kosova duhet të pranojë në heshtje pandëshkueshmërinë dhe mosvënien e drejtësisë për autorët e masakrave të kryera ndaj shqiptarëve në vitet 1998-1999, si çmim për lirinë. Por, janë duke gabuar rëndë, sepse krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen dhe paqja nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësinë.

Liria është një e drejtë që i takon natyrshëm kombit tonë dhe që i është mohuar për një kohë tejet të gjatë. Kjo është arsyeja që populli shqiptar nisi luftën çlirimtare në Kosovë. Rruga drejt lirisë së privuar e popullit tonë ka qenë e gjatë, e mundimshme dhe e mbushur me sakrifica.

Deklaratat politike shterpe që jepen nga zyrtarë evropianë janë të pavlera, përderisa nuk kanë ndonjë efekt presioni ndaj Serbisë dhe nuk shoqërohen me veprime konkrete për ta shtrënguar lidershipin e Serbisë që të heqë dorë nga mohimi i përgjegjësisë shtetërore për krimet e kryera dhe për ta kushtëzuar që të ndërmarrë ndëshkimin e autorëve të krimeve makabre sikurse ishte Reçaku.

Themelimi i Tribunalit Ndërkombëtar për ndëshkimin e krimeve serbe ndaj shqiptarëve është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm.

Përndryshe, çdo përpjekje për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të drejtësisë dhe të vërtetës mund të konsiderohet thjesht një utopi.

Lavdi!
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48


Shfaqet Kadri Veseli, thotë se Kurti dhe Mustafa nuk mund ta mbajnë peng Kosovën
Kosova Ime Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë ekskluzive për IndeksOnline ka thënë se Albin Kurti e Isa Mustafa nuk mund ta mbajnë peng Kosovën.
Ish -kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Kurti nuk është në gjendje të marrë përgjegjësi për vendin, sepse gjithë jetën e tij politike e ka kaluar duke qenë i papërgjegjshëm ndaj shtetit dhe kombit.
Ndërsa, për Isa Mustafën, Veseli thotë se e ka marrë peng partinë e tij, ose është peng i saj, të përçarë në fraksione të individëve që luftojnë hapur e fshehtas për ta zënë fronin e tij, fronin e një partie e cila tash e 16 vjet marshon nga njëra humbje elektorale në tjetrën…
Janë bërë tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve dhe Kosova ende nuk e ka Qeverinë e saj të re. Dy partitë që është pritur se do ta krijonin koalicionin qeverisës, VV dhe LDK, në mungesë të marrëveshjes, kanë hyrë në ngërç. Si po e shihni ju tërë këtë situatë, ndonëse PDK ka zgjedhur kryesisht të heshtë prej mbrëmjes së 6 tetorit?
Kadri VESELI: Atë mbrëmje të 6 tetorit, siç e dini, unë iu adresova qytetarëve dhe gjithë spektrit politik, duke pranuar rezultatin zgjedhor, ende pa u shpallur ky rezultat nga institucionet kompetente të shtetit. E bëra këtë për dy arsye: E para, për të respektuar vullnetin e lirë të qytetarëve dhe standardin demokratik të pranimit politik të rezultatit, edhe kur ai nuk është në përputhje me pritjet që kemi. E dyta, adresimi im ishte për partitë që dolën të parat në zgjedhje që të procedonin sa më parë me përgatitjet për konstituimin e institucioneve të reja qeverisëse.
Nuk mund të pretendosh të fitosh në demokraci dhe të mos e pranosh humbjen kur ndodh. Rotacioni paqësor i pushtetit është një nga gjërat më të bukura të demokracisë.
Por, që nga ajo ditë, qytetarët e Kosovës, dhe unë bashkë me ta, kemi ndjerë vetëm zhgënjimin dhe zbulimin e mashtrimeve të mëdha nën maskën e premtimeve të mëdha demagogjike e populiste.
Dhe jo vetëm mashtrimet parazgjedhore, por edhe mashtrimin e madh paszgjedhor të VV-së dhe LDK-së, se për ta parimet dhe programi qeverisës kanë rëndësi, e jo postet.
Në këta tre muaj e pamë se e kundërta është e vërtetë: për ta, postet dhe pazaret janë gjithçka, ndërsa parimet dhe shteti asgjë! Për ta, akomodimi personal në karriget e pushtetit është interesi i dorës së parë, ndërsa interesi qytetar e shtetëror është i dorës së dytë e tretë.
Ndërkohë që ende nuk kanë filluar të rrjedhin afatet ligjore për Mandatarin e Qeverisë, e shini si normale në politikë këtë zvarritje të arritjes së marrëveshjes, apo mendoni se vendi po zhytet në paqartësi?
Kadri VESELI: Vendi është duke kaluar situatë delikate. Kemi hyrë në vitin e ri buxhetor, pa buxhet të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Jemi duke lëvizur me të shpejtë drejt një situate kur shteti, në mungesë të Qeverisë, nuk do të jetë në gjendje të bëjë pagesat për mijëra punëtorë të sektorit publik, shërbyesit civilë, arsimtarët, mjekët, policët, ushtarët, profesorët e edukatorët e çerdheve. As për pensionistët, as për kategoritë tjera sociale dhe as të vazhdojë me implementimin e projekteve investive. Krejt kjo falë këtyre që nuk shohin përtej kolltukëve të tyre, sepse këta vetëm një punë dinë ta bëjnë: të bllokojnë çdo gjë dhe secilin që nuk përkon me interesat e tyre personale.
Ne duhet të veprojmë, për të mos i lënë edhe më tutje këta të papërgjegjshëm që ta turpërojnë edhe më shumë shtetin e Kosovës. Nëse nuk veprojmë, bëhemi pashmangshëm pjesë e fajit të tyre.
Çfarë po nënkuptoni me këtë “veprim”?
Kadri VESELI: Dështimi i tyre për ta bërë Kosovën me Qeveri, nuk guxon të bëhet dështimi i vetë Kosovës. Ne nuk duhet të lejojmë që dështimi i tyre të kthehet në favor për propagandën e Serbisë, e cila ditë e natë nuk ndalon së vepruari për ta paraqitur Kosovën në sytë e botës si një shtet i dështuar. Ne nuk duhet të lejojmë që për shkak të këtyre kolltukxhinjëve, vendi ynë të shndërrohet në vend të pashpresë. Kosova nuk mund t’i presë pafundësisht ata. Nëse nuk i besojnë njëri-tjetrit, le ta thonë hapur. Fati politik i Albin Kurtit dhe i Isa Mustafës nuk është fati i Kosovës.
Por, qytetarët kanë zgjedhur që VV dhe LDK ta qeverisin vendin. Është fati i tyre, është vullneti qytetar që po përpiqet të vihet në jetë…
Kadri VESELI: Albin Kurti nuk është në gjendje të marrë përgjegjësi për vendin, sepse gjithë jetën e tij politike e ka kaluar duke qenë i papërgjegjshëm ndaj shtetit dhe kombit. Qeverisja është krijim, e jo shkatërrim, e Kurti vetëm këtë të dytën e ka specialitet. Albin Kurti askujt nuk i beson dhe asnjë nuk beson; propagandon qëndrime politike, por asnjërës nuk i shkon deri në fund! I tillë do të jetë edhe fundi i tij politik. Ndërkaq, Isa Mustafa e ka marrë peng partinë e tij, ose është peng i saj, të përçarë në fraksione të individëve që luftojnë hapur e fshehtas për ta zënë fronin e tij, fronin e një partie e cila tash e 16 vjet marshon nga njëra humbje elektorale në tjetrën.
Kosova nuk u ka borxh këtyre interesave personale. Drama e tyre, nuk është dramë e Kosovës. Kurti dhe Mustafa nuk mund ta mbajnë peng Kosovën.
Ky vend ka zgjidhje. Ka shpresë dhe të ardhme. Ka njerëz të mrekullueshëm; njerëz që dje dhanë gjithçka që patën për liri e pavarësi dhe sot janë të gatshëm të veprojnë për të mos lejuar që shteti të bjerë në moçalin e ndotur të interesave të ngushta partiake. Ka miq të mrekullueshëm, të cilët ishin me ne në kohët më të vështira për kombin tonë, e janë edhe sot në sfidat që po kalojmë, si shtet i ri. Mospërfillja dhe arroganca në raport me miqtë e Kosovës e ka dëmtuar dhe vazhdon ta dëmtojë kapitalin më të madh politik që ka shteti ynë: partneritetin dhe miqësinë me vendet perëndimore, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
A mendoni se vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, nëse VV dhe LDK nuk ia dalin të merren vesh për formimin e Qeverisë? A është kjo zgjidhja? Apo, mund të shohim kthesa tjera?
Kadri VESELI: Qeveria e Kosovës duhet të formohet sa më parë. Nuk duhet të humbet kohë edhe më tutje. Nëse kjo nuk ndodh shpejt, nëse kolltukxhinjtë Kurti dhe Mustafa nuk u japin fund pazareve të tyre, atëherë i vetmi opsion që kemi përpara janë zgjedhjet e parakohshme. Vonesat dhe bllokada duhet të marrin fund. Përgjegjësit e tyre duhet të përballen me verdiktin e popullit. Fundja, edhe vende të tjera demokratike sikurse Spanja e Izraeli kanë shkuar në disa zgjedhje të njëpasnjëshme vjet, në kushtet kur partitë fitimtare s’kanë mundur të formojnë koalicion qeverisës.
Sovrani duhet të vendosë, kur përfaqësuesit e tij nuk janë në gjendje të vendosin. Ky është ligji themelor i demokracisë dhe ne pa vonesë duhet t’i bindemi atij. Përndryshe, pasojat do të jenë të pariparueshme për qytetarët dhe për vendin./IndeksOnline/
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48


20:05 / 27.01.2020


Veseli: Nëse frikacakët ikin nga përgjegjësia, vendi shpejt në zgjedhje
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi sonte se nëse frikacakët, siç i ka quajtur ai VV-në, dështojnë të marin përgjegjësi, vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja.

Veseli tha se qytetarët nuk meritojnë të maltretohen tash e sa muaj për interesa personale të ngushta.
“Me këto veprime të ulëta këta frikacakë po e dëmtojnë Kosovën e po e forcojnë Serbinë. E ne nuk do ti lejojmë ta shkatërrojnë vendin për interesat e tyre”, tha ndër të tjera Veseli.
Ai tha se në këtë situatë delikate për vendin, ka kërkuar nga ministri i ri i Financave që në buchetinne ri të dyfishoj buchetin për armatim të ushtrisë së Kosovës si dhe atë për Policinë e Kosocës, në mënyrë që vendi të rrisë sigurinë edhe më shumë.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48


22:42 / 28.01.2020


Kadri Veseli: Askush nuk guxon që t’i prek djemtë tanë në uniformë
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka theksuar se me shqetësim të madh e ka marrë nga mediat lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi.

“Askush nuk guxon që të preki djemtë tanë në uniformë, e kushdo që guxon t’i sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit” ka shkruar Veseli në Facebook.
Postimi i Veselit në Facebook:
Me shqetësim të madh mora nga mediat lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e tij dhe bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të angazhohen sa më shpejt për të vënë sa më parë shkaktarēt para përgjegjësisë ligjore për të marrë dënimin e rëndë të merituar. Askush nuk guxon që të preki djemtë tanë në uniformë e kushdo që guxon ti sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit! Nuk do gjejnë dot vend ku të fshihen! Lutem ndërkaq që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen sa më parë pranē familjeve të tyre.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,895
Reaction score
696
Points
113
Në vigjilje të 12 vjetorit të pavarësisë, Kadri Veseli viziton Prekazin

kv.jpg



February 16, 2020 - 17:41

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Prekazin ku bëri homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në vigjilje të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nga kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, lideri i PDK-së shihet në foto edhe me bashkëluftëtarë tjerë teksa bënë homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve.
Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Prekazi është simboli i lirisë.
“Adem Jashari është emblema e UÇK-së dhe shqiptarëve kudo. Sa kënaqësi, nder e mirënjohje të kthehemi pas dhe ta vizitojmë këtë vend që mbetet udhërrëfyesi ynë se nga duhet të ecim. Urime të gjithë qytetarëve 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës. Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë ditë!”, ka shkruar Veseli.
________________________________
__________________________________

U permiresue prej se i tha Albinit mos me hjek taksen ndaj prodhimeve serbe edhepse po e kerkojne hashimi, grenelli, vuçiçi e rama.
 
Last edited:

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48
Në vigjilje të 12 vjetorit të pavarësisë, Kadri Veseli viziton Prekazin

View attachment 30463



February 16, 2020 - 17:41

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Prekazin ku bëri homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në vigjilje të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nga kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, lideri i PDK-së shihet në foto edhe me bashkëluftëtarë tjerë teksa bënë homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve.
Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Prekazi është simboli i lirisë.
“Adem Jashari është emblema e UÇK-së dhe shqiptarëve kudo. Sa kënaqësi, nder e mirënjohje të kthehemi pas dhe ta vizitojmë këtë vend që mbetet udhërrëfyesi ynë se nga duhet të ecim. Urime të gjithë qytetarëve 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës. Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë ditë!”, ka shkruar Veseli.
________________________________
__________________________________

U permiresue prej se i tha Albinit mos me hjek taksen ndaj prodhimeve serbe edhepse po e kerkojne hashimi, grenelli, vuçiçi e rama.
hahahahaaaaaaaaaa
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,599
Reaction score
34
Points
48


Veseli e Lushtaku vizitojnë familjen e tre dëshmorëve në Gradicë të Drenasit
16 shkurt 19:00

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe me bashkëluftëtarë nga Prekazi e Drenica, vizituan familjen e tre dëshmorëve të kombit, Asllan, Milazim e Mehdi Fazliu, në Gradicë të Drenasit.

“Kjo familje fillimisht ka qenë strehë e grupeve të para ilegale të cilat themeluan UÇK-në për të ju bashkangjitur pastaj luftës së lavdishme të UÇK-së. Asnjëherë nuk do të harrojmë kontributin e familjeve të cilat na kanë strehuar në kohët më të vështira për ne por dhe kanë dhënë bijtë më të mirë të tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.



 
Top