• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Ragnar

Real Madrid
Staff member
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
16,334
Reaction score
405
Points
83

“Fiks Fare” denoncoi këtë të enjte një skandal të ndodhur në një shkollë nëntëvjeçare të Tiranës. Kamerat e “Fiksit” kanë filmuar një mësuese të ciklit të ulët, e cila me një fjalor fyes dhe kërcënues tremb nxënësit e klasës së dytë. Skandali ka ndodhur pikërisht në shkollën 9-vjeçare “Ymer Lala” në Surrel të Tiranës, nga ku prindërit kanë denoncuar rastin e rëndë të mësueses kujdestare të klasës së dytë.

Gjatë intervistës për gazetarët e emisionit investigativ, nëna tha se fenomeni ndodh me mësuesen kujdestare të klasës së dytë.

“Djali im ka frikë të shkojë në shkollë, pasi mësuesja ushtron dhunë verbale dhe fizike. Kjo situatë ka ndodhur vetëm këtë vit shkollor dhe fëmija im është shumë i trembur”, denoncoi nëna, e cila nuk pranoi të dalë me fytyrë në kamera, pasi sipas saj po denonconte fenomenin, një problem që e kanë dhe prindërit e tjerë. Në këto kushte, ajo kërkoi ndihmën e “Fiksit” për të zbardhur të vërtetën.

Pas kësaj ankese, “Fiks Fare” gjeti mundësinë të vendosë kamerat në klasë për 2-3 ditë, me qëllim që të zbulonin mësuesen, e cila ushtron presion psikologjik ndaj nxënësve.

Gjatë vëzhgimit të kryer rezultoi se, mësuesja ofendon dhe u bërtet nxënësve me fjalë të ndryshme fyese, si “Llafazane”, “Debile”, “Vajzë e keqe” dhe “Pise”. Në këto kushte, “Fiks Fare” solli me zë dhe figurë sjelljen e kësaj mësueseje, e cila jep mësim vetëm pak minuta larg kryeqytetit.

Madje, ajo i kërcënon nxënësit me fjalor rruge, duke u thënë “Do t’i shkul flokët dhe të shkosh në shtëpi tullace”, “Do t’i heq dhëmbët një e nga një”, “Do ta çaj gojën”, shprehje të cilat nuk i përkasin një institucioni arsimor.

Kjo nuk ndodh vetëm një herë të vetme, por në të gjitha orët e mësimit dhe çdo ditë. Madje, për një gabim që bën një nga nxënësit, ajo e kërcënon me shprehjen “Do të shkul kokën”. Po ashtu, ka raste që iu thotë “Vdekshi”, “Më çmendët”, ndërkohë që kur një nxënëse vjen e sëmurë në klasë i thotë “do më ngjisë gripin idiotja e dreqit”, “ti je e çmendur”.

E kjo situatë ndodh me të gjithë nxënësit në klasë, ndërsa i kërcënon se do i ngelë në klasë, duke i cilësuar “Idiotë” dhe duke i tmerruar, aq sa ata detyrohen të refuzojnë të shkojnë në shkollë, ku çdo ditë duhet të përballen me situata të tilla.

Më poshtë mund të lexoni dialogun e mësueses me fëmijët gjatë orëve të mësimit

Mësuesja: Mirë stop, unë nuk të pyeta ty more. Unë pyeta këtë. Ju nuk dëgjoni nga veshët. Ulu ore Klajd mos fol më, llafazan i keq. A e shkruajte emrin? Kur e mbaron? Gabim Mateo, gabim bëje 6 këtë, çfarë e ke bërë? Bëje 6, budalla. Pse more aq i ngathët ti? Ti je i shkathët vetëm për të ngrënë. Bashkoje, bashkoje, bashkoje, si e hedh ashtu more vizën? Si i jep lapësit? Me ty nuk flas, me ty nuk do flas hiç do të çoj në klasë të parë.

Mësuesja: Moj si nuk pushon njëherë, moj ti që nuk pushon njëherë, llafazane. Pse flet kur flas unë ti? Do dru, do dru ti. S’të merr vesh ajo kokë, ajo kokë nuk të merr vesh. Si moj harro ti kështu moj, goc e keqe. Ik atje, llafazane, o vdeksh ti ishalla! Hajde moj ti mos llap, hajde njëherë.

Mësuesja: Ti ti qenke llafazan ti, ti mor qenke llafazan pse je kthyer mbrapa? Vdeksh ti ishalla, vdeksh! E pashë njërin që e hap gojën i shkreti ai. Ec aty llafazan i keq, shif moj shkrimin aty bukur, bukur. Gjithë atë pikë more, si dreqin e bëre gjithë atë pikë more sa koka jote. Mjaft moj llafazane. Ai që nuk di ta bëjë është nxënës i keq. Budall o budall! A ke më Ester, o Ester llafazane s’të vjen zor. Mjaft moj mjaft se na çmënde, llafazane. Djal i keq. Ai nuk të vjen turp? Mos flisni ju, mos flisni, me të ardh aty ta tregoj unë të shamen ty. Pse rri moj Majsi, merre atë e mos na rri ashtu. Gocë e keqe. Mos fol, mos fol, mos fol ti goce vetëm ta kap atë që flet. Ju rëntë pika ju rëntë që nuk morët vesh njëherë! Ti di vetëm me vrapu, me shajt, me ngrënë, s’ke turp? Djalë i keq. Çfarë je duke bërë? Nuk e bëre edhe njëherë katrorin tamam i shkreti ti çfarë do heqësh. Këtu do të mbyll. Ti qenke i çmendur more, nuk paske tru në kokë. Këtu, djalë i keq. Ee ulu moj Livia, ulu moj Livia, nuk të vjen turp nuk di të bësh një katrorë, bashkë me këtë budallain këtu. Do me u mbyll këtu ti. E me ju lëshu asaj do ja shkul ato flokët, tullë do ta lë. Mjaft moj dreqi e marrtë, të shoh njeri që qan këtu të iki. Të iki fare ai që qan, çohu e ik, merri librat. Nisu! Është e hutuar fare kjo Majsi, kjo ka ikur fare. Vetëm një e katërta ,moj ti goce moj do dru ti, shpejt ma sill këtu, mos bëj llapa, llapa.

Mësuesja: I rëntë pika asaj është bredharake.

Nxënësi: Po shkoj në tualet.

Mësuesja: Çfare mistrecje është, ajo është e papame. Pse lodhesh o Ester a i ke bërë detyrat? Vdeksh! Mjaft moj dreqi e marrtë, shko , nisu. I ka të gjitha gabim e nuk di shkronjat. Do të çoj në klasë të parë. Ça ke atë fletore? Do të çoj tek klasa e parë, çohu, çohu shko tek klasa e parë, hajde të çoj tek klasa e parë, djal i keq çdo ditë vjen pa detyra. Çohu , çohu ik tek klasa e parë, nisu, s’janë flertore këto, ça fletoresh janë këto? Zhgarravina, ku e ke të mbështjellur e të rregullt ? Ku i çon këto fletore? Nesër të na vijë kontroll ku shkon ti me këto fletore?Ule moj zërin se je në klasë, ç’ke more që gjuan? Ti i çmendur je! Hajde. Mjaft, mjaft, mjaft ore Klev. Mjaft se vetëm do të nxjerr se ti nuk mer vesh ndryshe. Dëgjo, me të ardh atje… kush është duke qeshur? Edhe ato dy fijet që i ke atje maj kokës do t’i heq, që i ke si gjel. Sille këtu ishalla nuk e ke mbaruar po nuk ta hoqa kokën. Ishalla nuk e ke mbaruar. Ta heq fare kokën. Di vetëm të qeshësh, ta heq fare kokën. (sic.) /Top Channel/
 
engel

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
1,787
Reaction score
36
Points
0
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Dhe c'fare masash u moren per kete mesuese ?

Nqs prinderit nuk kane ushtruar vetegjygjesim.
 
Performer

Sweet
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
20,083
Reaction score
201
Points
63
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

ka shume si ajo dhe ca jane vete njesoj prandaj si ben pershtypje .....
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
16,752
Reaction score
456
Points
83
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Kjo si me qene gardiane burgu lol

Ku dalin nxenes te shendoshe nga nje debile si kjo
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,972
Reaction score
79
Points
0
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Ka pasur dhe ka shumë mesuese te tilla, ne Shqiperi dhe botë. Nja dy mësuese të tilla kam pasur dhe unë, por kam pasur dhe të urta.

Varet nga sistemet, disa i lejojnë e disa jo..

Në të kundërt, kemi dhe skajin tjetër. Ka nxënës që nuk i dëgjojnë dhe nuk u binden mësuesve, e bëjnë çfarë duan në klasë.

Cila eshte mënyra e duhur për tu marrë me nxenesit, këtë masa nuk e gjykon dot me mendjen e saj. Masat u binden ligjeve dhe janë servile të sistemeve.
 
Dhe pastaj thone shqipet njerez te eger
I wonder why?:p
 
Zana

e....Thjeshte
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
27,785
Reaction score
1,769
Points
113
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Kjo ngjaka si nje mesuese,k'tu ne forum. Loool
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
16,752
Reaction score
456
Points
83
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Pse per mesuese ke mbaruar ti?
Une dija qe punoje me wax :p
 
Zana

e....Thjeshte
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
27,785
Reaction score
1,769
Points
113
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Shtrengoje fort tubin : )
 
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
4,815
Reaction score
48
Points
48
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Shume fjalor i ulet per nje person qe supozohet te edukoje brezat e rinj. Ne Shqiperi duhet t'ju bejne trajnime mesuesve ne lidhje me gjuhen e komunikimit me nx. Fjalorin qe perdorin ne shtepi apo lagje e sjellin ne shkolle. Dhe pastaj themi po s'kane eduate nx-it. Nga ta marrin te shkretet?! Jashte nje fjale te thoshte nga ato qe ka thene, jo me shume, do e kishin pushuar direkt.
 
Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
2,533
Reaction score
105

[email protected] ku ka më fjalor atje, neper shkolla dhe instucione, o duro, o protesto (i ngeli zakon protesta Shqiperise, s'zgjidhin asgje, dhe mbarepopullore te jete). Dhe ne te kaluaren ka patur plot, vetem se nxenesit s'hapnin goje, kush i merrte parasysh ankesat e femijëve atehere?! Sot s'ta var me njeri, vetem po denoncove, dhe denoncimi varet nga vendimi i gjykatave, a te japin te drejte ose s'ta varin fare.

Shih tv si psh Çani.....
 
Sopoti

Banned
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
11,127
Reaction score
153

Sa e njihni realitetin neper shkolla?

Pse jeni aq te ngutshem ta pergjithesoni nje situate,nje fenomen?

Jo me shume se dy muaj patem nje rast me time mbese,ku mesuesja i kish thene shushke,edhe e kish kap per floku.
Ish ndjere e ofenduar packa se nuk i hapem syte kur na tha,por i tham te na tregonte arsyen perse.

Tha qe e disa here tjera e perdor kete term.
Atehere u ngritem,edhe e takoi im vella.
Sapo i tham qe duam te marrim nga koha jote pak min,sepse s'ish mbledhje prinderish po i dridhej fytyra.

E vetmja pyetje qe i beme ish.
Ke prek femijen tim i tha vellai ?

PO!
Kerkoj falje,e s'ka per te ndodhur me na tha.

S'ka ndodhur me.
 
Je i sigurte, ka mesuesë/ mesues qe kur thone keshtu "me fal s'përseritet me", s'kane per te ndryshuar sjellje, se nje karakter te tille kane, u pelqen te jene dominante me te vegjelit. Kur te thote se s'e perserit me, atehere do t'a perserise me nje femije tjeter.

Pushimi nga puna, s'me ben pershtypje, sepse femija u keqtrajtua tashmë.
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,972
Reaction score
79
Points
0
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Dhe pastaj thone shqipet njerez te eger
I wonder why?:p
Më e rrepta ishte mësuesja e biologjisë. Kur hynte ajo në klasë, të gjithë rrinin sustë. Bëhej aq qetësi sa dëgjohej dhe miza kur fluturonte.

Kjo kishte një stil të veçantë për të ndëshkuar. Të tjerat mund te te shkulnin veshin, kurse kjo të kapte buzën e poshtme dhe ta përdridhte...
 
Sopoti

Banned
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
11,127
Reaction score
153
Points
63
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Je i sigurte, ka mesuesë/ mesues qe kur thone keshtu "me fal s'përseritet me", s'kane per te ndryshuar sjellje, se nje karakter te tille kane, u pelqen te jene dominante me te vegjelit. Kur te thote se s'e perserit me, atehere do t'a perserise me nje femije tjeter.

Pushimi nga puna, s'me ben pershtypje, sepse femija u keqtrajtua tashmë.

Ti nqs do te dish ecurine per femijen tend shpreh interesim c'do dite ne lidhje me mesimet,mesuest,shoket,shoqerine etj.

Te pakten keshtu funksionoj,e s'mund te pranoj teorite e juaja me dylbi nga shkruani per ketu.
Ka mbledhje prinderish qe me lajmerojne per luhatjet e femijve,sjelljen,gjendjen e shkolles,ecurine e klases,e per higjenen e banjove diskutoj kur shkoj.

Aq me shume qe kemi kontakt me drejtoreshen.
 
Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,070
Reaction score
299
Points
83
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

@Bato

Megjjthate nuk e le frika. Nese nuk respekton rregulloren do ta respektoj friken.

Ti je arsimuar ne kohe tjeter. Sot eshte ndryshe.
 
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
4,815
Reaction score
48
Points
48
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Sopoti shembulli qe solle ti nuk e ben mesuesen me ndryshe nga ajo e kapur nga fiksi. Nuk eshte detyra e prindit ti tregoje mesuesit kufirin, se ndryshe kot qe e kane vene mesues pastaj. Ajo ne rastin tend e ka zene frika dhe se ka prek me dore femijen, ama kjo s'do te thote qe nuk vazhdon te abuzoje femijet e tjere. Mesuesi e di shume mire qe ne diten e pare te punes qe dhuna fizike dhe verbale ndaj nx-it nuk eshte e lejuar. Pike! Po arriti prindi te te terheqi veshin , ke marr fund si mesues, ndero zanat!
 
Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
2,533
Reaction score
105
Points
63
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Ti nqs do te dish ecurine per femijen tend shpreh interesim c'do dite ne lidhje me mesimet,mesuest,shoket,shoqerine etj.

Te pakten keshtu funksionoj,e s'mund te pranoj teorite e juaja me dylbi nga shkruani per ketu.
Ka mbledhje prinderish qe me lajmerojne per luhatjet e femijve,sjelljen,gjendjen e shkolles,ecurine e klases,e per higjenen e banjove diskutoj kur shkoj.

Aq me shume qe kemi kontakt me drejtoreshen.
S'jane teori Sopot, shembullin e realitetit e dha më së miri Bato dhe pse nga nje kohe tjeter, te njejte kane mbetur.

Si prinder sigurisht qe shqetesohemi per femijet tane, sigurisht qe e kemi si detyre/ndjenje te informohemi rreth shkolles, varet se ku jane femijet e secilit prej nesh. Por ka dhe femije qe shkolla u duket .e shume si "presion" sesa si vend ku duhet te shkoje per t'u arsimuar.

S'po e personalizoj temen, me tej!
 
Sopoti

Banned
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
11,127
Reaction score
153
Points
63
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

Sopoti shembulli qe solle ti nuk e ben mesuesen me ndryshe nga ajo e kapur nga fiksi. Nuk eshte detyra e prindit ti tregoje mesuesit kufirin, se ndryshe kot qe e kane vene mesues pastaj. Ajo ne rastin tend e ka zene frika dhe se ka prek me dore femijen, ama kjo s'do te thote qe nuk vazhdon te abuzoje femijet e tjere. Mesuesi e di shume mire qe ne diten e pare te punes qe dhuna fizike dhe verbale ndaj nx-it nuk eshte e lejuar. Pike! Po arriti prindi te te terheqi veshin , ke marr fund si mesues, ndero zanat!

Mia!

Nqs femija yt te thote qe mesuesja e ka ofenduar,ka ushtruar dhune ti shkon e ben denooncimin ne drejtori.
Drejtoria ben mbledhje e shkarkohet nga puna me vendim te drejtorise arsimore.
Tash nqs dikushi e rreh femijen dy here me shume se mesuesi,edhe si intereson c'ben femija ne shkolle tjeter gje.
 
Sopoti

Banned
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
11,127
Reaction score
153
Points
63
Përgjigje e: Mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit në Tiranë

S'jane teori Sopot, shembullin e realitetit e dha më së miri Bato dhe pse nga nje kohe tjeter, te njejte kane mbetur.

Si prinder sigurisht qe shqetesohemi per femijet tane, sigurisht qe e kemi si detyre/ndjenje te informohemi rreth shkolles, varet se ku jane femijet e secilit prej nesh. Por ka dhe femije qe shkolla u duket .e shume si "presion" sesa si vend ku duhet te shkoje per t'u arsimuar.

S'po e personalizoj temen, me tej!
S'kuptoj! :)

Gjithsesi ok.
 
Top