• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mesoni per hojet e bleteeve

Poshnja

Kontribues
Staff member
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
234
Reaction score
87
Points
28
Disa prej nesh kanë për hoje bletësh.Dhe mënyra se si janë ndërtuar është vërtetë mbresëlënëse. Bletët Apis mellifera i ndërtojnë hojet me dyll, që e nxjerrin nga gjëndra në pjesën e poshtme të trupit. Hualli për shumë shkencëtarë konsiderohet si mrekulli inxhinierike. Po pse?
Ja të shqyrtojmë disa fakte në lidhje me huallin e bletëve. Për shekuj me radhë, matematikanët dyshonin se forma gjashtëkëndore e ndarjeve ishte më e mirë se trekëndëshi barabrinjës, katrori a çdo formë tjetër, për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirën me minimumin e materialit të ndërtimit. Por nuk arrin të shpjegonin plotësisht se pse. Më vonë më vitin 1999 profesori i njohur Tomas Hejlsi dha prova matematikore për avantazhet e asaj që e quajti «hipoteza e huallit». Ai tregoi se gjashtëkëndëshat e rregullt janë mënyra më e mirë për ta ndarë një hapësirë në pjesë të barabarta me minimumin e mjeteve materiale.
Faktikisht, me format gjashtëkëndore, bletët arrijnë të shfrytëzojnë më së miri hapësirën që kanë në dispozicion. Me një sasi fare minimale dylli mund të prodhojnë një huall të lehtë por të qëndrueshëm dhe ruajnë një sasi maksimale mjalti në çdo formë. Nuk është çudi që hualli përshkruhet si «kryevepër arkitekturore».

Sot shkencëtarët duke u bazuar tek bletët, ata imitojnë huallin e tyre që të krijojnë jo vetëm struktura të qëndrueshme, por edhe që të shfrytëzojnë më mirë hapësirën në strukturë. Për shembull, inxhinierët aeronautikë përdorin panele sipas modelit të huallit për të ndërtuar aeroplanë më të fortë e më të lehtë e kështu të konsumojnë më pak karburant. Vërtetë hualli i bletëve është një mrekulli inxhinierike. Por hualli i bletëve nuk është e vetmja gjë që shkencëtarët mundohen të imitojnë shikoni edhe informacione për bletët të tjera që shkencëtarët mundohen të imitojnë.

Burimi: informacion per huallin e bleteve
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
576
Points
113
Fundi i folese se grenxave!

El
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
576
Points
113
Cila pjese te ka ngelur ne mendje?

El_Rock
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
19,242
Reaction score
1,547
Points
113
Po cfare hujesh se na lodhe syte. Hojet e cun!! 😜
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
5,937
Reaction score
226
Points
63
Location
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Ndonje pervoj personale nga ata qe rrisin blete? Si te marrim bleten dhe te kujdesemi per kosheren?

Une jam i interesuar, por nuk di. Eshte kenaqesi te merresh me dicka ne kohen e lire. Se ter diten lart mbi grate tona nuk do rrime. U dhembin brinjte dhe atyre, tu rrish ter diten persiper.
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,743
Reaction score
441
Points
83
Ishte një prof. që e filloi për qef këtë punë...
Një ditë më merr dhe mua.... I kish ikur mbretëresha nga zgjoi kish vajt majë një peme ...
Unë edhe me frikë po edhe kurioz se pa maska pa gjë...
Ndize një cigare më tha dhe mos ki frikë se bleta e ndjen para teje kur je i tensionuar...

Me qetësi e durim dhe tym.. mbas nja dy orësh e futëm prapë në koshere..
 
SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,292
Reaction score
844
Points
113
Ndonje pervoj personale nga ata qe rrisin blete? Si te marrim bleten dhe te kujdesemi per kosheren?

Une jam i interesuar, por nuk di. Eshte kenaqesi te merresh me dicka ne kohen e lire. Se ter diten lart mbi grate tona nuk do rrime. U dhembin brinjte dhe atyre, tu rrish ter diten persiper.
LOL..... ``fumato``

Mirembrema Profesor.
Ku do i mbashe bletet?
E di perse ja u bej pyetjen?
Sepse.... Në SHBA, gjithnjë e më shumë bletë mjalti po zhduken në një mënyrë misterioze. Në 24 shtete, rreth 70 përqind e bletëve nuk janë kthyer nga foragjeret.
D.m-THANA, shkaku i zhdukjes është i paqartë. Mund të jetë që insektet të humbasin orientimin e tyre, të dobësohen ose të bien viktima të të ftohtit. Kërpudhat, viruset, pesticidet ose ushqimet e kontaminuara gjithashtu jan disa shpjegime. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë, tha Bletari David Bradshaw për New York Times. Njëra pas tjetrës kosheret kan mbetur bosh. Nuk ka më bletë .

PS....ne usa qo,lere me atje qe AJRI eshte i NDOTUR.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
5,937
Reaction score
226
Points
63
Location
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Xhaxhai im ka mbajtur blete. Ja ate pune bente dhe ai. Hipte maj plepave per te kapur bleten meme.

Edlin, kur nxirrte mjaltin me kujtohet, ca arome kishte ai... Na jepte copa dylli te pa vjela dhe ne i kafshonim e i mbanm ne goje. ca shije kishte ai... Ky i sotmi nuk ka ere fare. Apo na dukesh ne ashtu, ngaqe atehere humbi mjalti fare nga dyqanet. Dhe nuk provonim shpesh.
Une kam qef, po nuk di. Jane delikate dhe nuk ma mban. Kam frike se mos i marre kot me qaf dhe me vdes bleta. Edhe xhaxhait tim ia shoi kosheret nje lloj paraziti qe doli atehere dhe quhej morri i bletes. I rrinte bletes ne qafe dhe e ngordhte. Mbaj mend qe kishte nja gjashte a shtate koshere ca nje kateshe dhe ca dykateshe.
 
E di Sistem qe eshte e veshtire, po me pelqejne shume te uruarat. Sidomos ne kohet e sotme, qe helmet dhe parazitet jane rruges.

Une kam kohe qe e kam pershendetur kurbetin. Tani jam ne troje. Ka vende te virgjera ketej nga fshati i gjyshit tim. Vende te pastra. Ketej kenaqet bleta me hashash. Po jo nga ky qe mbjellin keta te kontrabandes. Hashash i eger nga ai i vendit, qe u jepnin nenat dikur femijeve kur nuk i zinte gjumi. Opium si ia thone emrin.

Sma ha mendja qe bletet ti arrestoj ndokush per trafikim lendesh narkotike. Ato me duket se akoma nuk i ze ligji.
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,743
Reaction score
441
Points
83
Atë dyllin e pa shtrydhur e kam provuar edhe unë.... dhe jo nuk na dukej neve po ka qënë vërtet më i shijshëm..
Nuk kishte helmet që ka sot në xhiro...
Vjerri ka mbajt deri nga 97 - po i kulloste ku në Dukat e ku në Palasë...
 
SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,292
Reaction score
844
Points
113
Xhaxhai im ka mbajtur blete. Ja ate pune bente dhe ai. Hipte maj plepave per te kapur bleten meme.

Edlin, kur nxirrte mjaltin me kujtohet, ca arome kishte ai... Na jepte copa dylli te pa vjela dhe ne i kafshonim e i mbanm ne goje. ca shije kishte ai... Ky i sotmi nuk ka ere fare. Apo na dukesh ne ashtu, ngaqe atehere humbi mjalti fare nga dyqanet. Dhe nuk provonim shpesh.
Une kam qef, po nuk di. Jane delikate dhe nuk ma mban. Kam frike se mos i marre kot me qaf dhe me vdes bleta. Edhe xhaxhait tim ia shoi kosheret nje lloj paraziti qe doli atehere dhe quhej morri i bletes. I rrinte bletes ne qafe dhe e ngordhte. Mbaj mend qe kishte nja gjashte a shtate koshere ca nje kateshe dhe ca dykateshe.
Shkruesi ka njohur PERSONALISHT nje bletar ne Krrabe.
Ke 100% te drejte per COPAT e DYLLIT,sepse i kam provuar VETE.
Qe mos te behem i ditur............aty ku BLETET VDESIN(sepse nuk thuhet ngordhin....e kam per flamurtaret),do SHUHEN dhe frymemarresit.
Apo ....INDIKACIONI ose TREGUESI i =AMBIENTIT.
(y)
 
SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,292
Reaction score
844
Points
113
Atë dyllin e pa shtrydhur e kam provuar edhe unë.... dhe jo nuk na dukej neve po ka qënë vërtet më i shijshëm..
Nuk kishte helmet që ka sot në xhiro...
Vjerri ka mbajt deri nga 97 - po i kulloste ku në Dukat e ku në Palasë...
Shume e VERTETE,qe sbante helmete....ky qe kam njohur une.
VETE rrisha larg.Nuk te PICKON BLETA kot.
(y)
PS.....nga Tragjasi,bletari
 
Meri

...
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
11,613
Reaction score
626
Points
113
S'kam c'mendje te jap per temen, por meqense keto kohe jam mbytur *ne det nostalgjie*, kot mu kujtua...
Qumesht blete, kam provuar dikur, " me detyrim" se perse ec e merre vesh.., ?!
Vetem se duhej....aq dija une.
Po s'eshte se kishte ndonje shije kushedi dhe cfare....perndryshe do te me kishte lene ndonje mbrese ...
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
50,218
Reaction score
1,824
Points
113
Të thash që do të grijë me dislike? 😜
 
SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,292
Reaction score
844
Points
113
Qumeshtin e bletes.....mund ta kesh pire ne dyqan.SKISHTE atehere.
CMIMI..............TEPER i LARTE,por varet dhe nga mundesite financiare.
 
SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,292
Reaction score
844
Points
113
BLETARI me i MIRE ne TIRON ka qene.....CEKU i THOSHIN,se emrin sja maj men.
Lute ne basket,shpine e ka pas afer vjehrres se.....personit....lol.
PS....dhe KOLEKSIONIST i ...............pullave POSTARE,te cdo SHTETI.
Kaq maj men.
 
Meri

...
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
11,613
Reaction score
626
Points
113
Qumeshtin e bletes.....mund ta kesh pire ne dyqan.SKISHTE atehere.
CMIMI..............TEPER i LARTE,por varet dhe nga mundesite financiare.
Nuk di ne dyqan.
Mbaj mend vetem qe ishte i porositur ne bletarrites a ku di une
Por ne nje mase te vogel, nje si kavanoz pa etikete, dmth jo ne ene te vet.
Madje dhe kapaku kishte si kshu plasmas lidhur me nje gje...
 
Top