• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ministri gjerman i Shëndetësisë kërkon nga Bundestagu: Votoni pro migrimit të rinjve kosovarë në Gjermani

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,270
Reaction score
229
Points
63
Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, u ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit të Gjermanisë të votojnë pro imigrimit të rinjve kosovarë në Gjermani, sepse vendi i tij ka nevojë për më shumë se 80 mijë punëtorë shëndetësorë.
“E vërteta është se ata që janë lindur para 18 vitesh nuk mund që sot t’i edukojmë profesionalisht. Nuk mund të mbulojmë kërkesat e mëdha për profesionistë të shkolluar prej mbi 80 mije punonjës me kuadro mjekësore nga brenda. Po, ne duam më shumë profesionistë të edukuar. Por, na duhet fuqia profesioniste nga vendet e tjera”, tha ministri gjerman”, tha ministri gjerman në një fjalim në Bundestagun gjerman të premtën, përcjell Telegrafi.
Deklarata e tij vjen pas kritikave të opozitës në Gjermani se ministri po kërkon kuadro nga sektori i shëndetësisë në Kosovë.
“A e dini se çka po më nervozon më së shumti? Dyfytyrësia juaj. Ky është pikërisht ai lloj imigrimin qe duam”, tha ai.
“Kur isha në Prishtinë në Kosove, takova 18-vjeçarë, bisedova me ta në një gjermanishte standarde pa theks. Edhe pse nuk ishin kurrë në Gjermani, ata thonë se e mësuan gjuhën e këtij vendi për të qenë gati kur do ta kenë shansin e tyre të parë në Gjermani. Sepse duan të ndajnë vlerat e këtij vendi me neve. Sepse duan të zhvendosen këtu, jo për të shkaktuar dëme, por për të jetuar këtu. Ky është pikërisht ai lloj imigrimi që neve na duhet. Shpresoj se do të thoni PO më në fund. Kjo është saktësisht ajo që neve na duhet!”, tha ministri gjerman, që vjen nga radhët e CDU.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn vizitoi gjatë korrikut Kosovën, me ç’rast nënshkroi me palën kosovare marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.
Ai tha atëherë se Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë.
“Gjermania ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë dhe nga sot me nënshkrimin e marrëveshjes kemi krijuar një bazë të përbashkët, që është qëllimi final, shkollimi profesional nëpër shkolla, i cili i referohet standardit gjerman”, tha atëherë ministri Spahn. /Telegrafi/
_______________________________________
_____________________________________
Kjo asht ndihme me 2 teha. Edhe spitalet e Kosoves kane nevoje per infirmjere.
 
Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
6,842
Reaction score
115
Points
63
Faleminderit per Gjermanine qe te rinjve Shqiptare jau ka mundesu nje alternative tjeter me hik nga ferri i vendeve tona.
 
SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
47,185
Reaction score
291
Points
83
Konkurenca nga......Meksika dhe Filipinet eshte e....FORTE.
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
9,941
Reaction score
275
Points
83
Edhe kur te ikin keta kançerosat nga trojet edhe kane per ti bere SystemA, ate xhirmonine pisanjoses :ROFLMAO: te kerkosh Asyl ke Thumanja e Durresit.

Aman, aman Xhirmoni, na e more gjithe kete rini ``fumato``
 
TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
1,941
Reaction score
42
Points
48
Location
ANTAHKARANA
*

Nuk e kanë përkthyer e mbase as nuk e kanë kuptuar këta thelbin e çështjes.

"Pikërisht të atillë na duhen", neve nga ana jonë i themi hazërkafshore. Medemek, sikur një klub futbolli i përgatitë të rinjtë e vet dhe vjen dikush dhe gjithë atë mund ia blenë, siç themi gjithashtu nga ana ime, ma lirë se badihava.

Në fund shkruan se kërkohen ekspertë nga fusha e infermierisë. Nuk është e përkthyer saktë. Pflegedienst, siç e ka thënë ai, nuk është fushë e infermierisë por pjesë a stafit të shtëpive të pleqve, ku është puna më e rëndë dhe rrallëkush mund ta arrijë kushtin për penzionim.

Gjermanët gjithnjë e më shpesh po thonë (me fakte e shifra) se për çdo ditë e më shumë gjermanët nuk po mund të jetojnë nga pagat që i marrin.

Prandaj edhe vetë gjermanët, dhe jo vetëm, po e braktisin vendin e tyre për një jetë më të mirë...

Me një fjalë, gjermanët po kërkojnë skllevër nga vende të huaja. Duan ta shfrytëzojnë gjendjen e vështirë të njerëzve të kuaj për favore të veta!!!

Shume e sakte kjo qe thua. Edhe n'France, gadi gjysma e personeli mjekesor neper spitale publike (mjek e infermjere) jane te huaj.
 
SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
47,185
Reaction score
291
Points
83
*

Nuk e kanë përkthyer e mbase as nuk e kanë kuptuar këta thelbin e çështjes.

"Pikërisht të atillë na duhen", neve nga ana jonë i themi hazërkafshore. Medemek, sikur një klub futbolli i përgatitë të rinjtë e vet dhe vjen dikush dhe gjithë atë mund ia blenë, siç themi gjithashtu nga ana ime, ma lirë se badihava.

Në fund shkruan se kërkohen ekspertë nga fusha e infermierisë. Nuk është e përkthyer saktë. Pflegedienst, siç e ka thënë ai, nuk është fushë e infermierisë por pjesë a stafit të shtëpive të pleqve, ku është puna më e rëndë dhe rrallëkush mund ta arrijë kushtin për penzionim.

Gjermanët gjithnjë e më shpesh po thonë (me fakte e shifra) se për çdo ditë e më shumë gjermanët nuk po mund të jetojnë nga pagat që i marrin.

Prandaj edhe vetë gjermanët, dhe jo vetëm, po e braktisin vendin e tyre për një jetë më të mirë...

Me një fjalë, gjermanët po kërkojnë skllevër nga vende të huaja. Duan ta shfrytëzojnë gjendjen e vështirë të njerëzve të kuaj për favore të veta!!!

*
Kshu eshte KJO.Po kujt ja u SHKRUAN.
PS....kam hedhur do kadro per kto azilet.Si FASADE jane =HOTELE.
FAZIT: me paska vajtur VONE per =Arbeit.
KLM ka Arbeni.
(y)
 
Top