• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Reaction score
19
Points
0
Egoizmi ka nivelet dhe llojet e veta; i ka akset e veta të lëvizjes dhe është karakteristike se gjithmonë mendon vetëm për vetveten. Në këtë kuptim, njeriu çka do që të bëjë, do t’ia kushtojë vetëm nevojave të veta. Prej mëngjesit deri në mbrëmje, çdo punë e bërë ka të bëjë me rregullimin e jetës së vet. Për këtë gjendje “egoiste” të personit të tillë që gjithmonë vepron dhe mendon vetëm “për veten”, a mund të thuhet se është një sjellje jashtë normave të moralit?

Përgjigjja është kjo: Kjo nuk është një sjellje që ka të bëjë, në rend të parë me moralin dhe assesi nuk mund të pranohet si një vlerë njerëzore. Por, edhe nuk mund të themi se është diçka jashtë moralit. Nuk është as ndonjë sëmundje ose anomali.

Kurani për njeriun pranon tri nivele:
1. Më poshtë se shtaza
2. Njëjtë si shtaza
3. Më lart se shtaza
Njeriu ndonjëherë largohet prej qenies njerëzore dhe tregon shtazëri; kjo është gjendja e shtazës ose të bërit shtazë. Në ndonjë rast tjetër fiton vlerë dhe lartësohet. Në këtë gjendje lartësohet jo vetëm më shumë se shtaza por edhe më shumë se engjëjt. Ndonjëherë shkon mbas vlerave negative dhe pasi që t’i përvetësojë këto vlera do të zbresë nën zero. Kjo e bën atë më të ulët se shtaza.
Si përfundim, mund të themi se sjelljet e njerëzve mund të ndahen në tri kategori vlerash:
1. Sjelljet e moralshme – më të larta se shtaza;
2. Sjelljet e pamoralshme – më të ulëta se shtaza;
3. Sjelljet që janë as të moralshme, as të pamoralshme.
Të paramendojmë një njeri pëllumb ose dele, pra një njeri që mendon vetëm për vete dhe jeton vetëm për vete. Kjo është niveli i shtazës. Në sjelljet e një njeriu të tillë mos kërko elemente të moralit, sepse nuk i zotëron...Por, jashtë këtyre kufijve nuk mund t’i thuhet “i pamoralshëm” ose “jashtë moralit”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Reaction score
19
Points
0
Përgjigje e: Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame

Niveli i dytë i egoizmit


Të marrim për shembull një njeri që mendon vetëm për veten dhe punon vetëm me qëllim të mbushjes së barkut.Duke vazhduar në këtë drejtim, mund të ndodhë që njeriu të pësojë një çrregullim shpirtëror me çrast kualitetet morale njerëzore do të hyjnë nën veprimin e karakterit shtazarak, të cilët do ta drejtojnë njeriun kah vetvetja dhe plotësimin e kërkesave të veta.

Një pëllumb që e bart në sqepin e tij ushqimin ka vetëm një qëllim - për ta ngopur barkun e tij; dhe kjo është diçka normale.Gjithashtu edhe kali për ta mbushur barkun e vet kullot; edhe kjo është gjë normale.Një njeri që ka mbetur në këtë nivel është njëjtë sikur shtaza që i përmbush nevojat e veta materiale.Për shtazën dhe për njeriun e këtij niveli kjo është diçka normale,sepse në këtë gjendje dhe në këtë nivel – njeriu është një shtazë.

Ndonjëherë njeriu jepet mbas “lakmisë”,syrin ia mbyll lakmia.Në këtë gjendje,njeriu ka tejkaluar “të mbushurit e barkut” dhe nuk vlen më kjo për njeriun.Tani,ai fillon të grumbullojë dhe të mbledhë më tepër se sa që ka nevojë; jo për ta mbushur barkun por vetëm të zotërojë shumë e më shumë.Sado që të zotërojë,atij i duket pak; vetëm të shtojë,vetëm të grumbullojë, dhe kjo nuk njeh kufi...kjo quhet lakmi dhe të qenët dorështrënguar. Në anën tjetër kur të vijë puna për të dhënë, jo për të marrë,por për të dhuruar diçka,ose për t'u gjetur në mirësi,atij dora i shtrëngohet dhe nuk afrohet! Kjo është një sëmundje,një dobësi që e quajmë koprraci.

Hazreti Resulullahu (s.a.a.) këtë e ka emëruar si “shuh” që do të thotë koprrac ose dorështrënguar (pinti); dhe kjo është e përshkruar edhe në Kuran: “Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet (nefsit)”(Hashr,9)

Pra,njeriu koprrac dhe dorështrënguar është i kapluar nga një çrregullim shpirtëror dhe kjo është një gjendje psikologjike.Njeriu i tillë nuk e ka më në dorë as karakterin,as mendimin,as të vendosurit dhe as dëshirën.Përkundrazi,ajo që ka ndikuar në gjakun dhe në shpirtin e tij,si për shembull dashuria ndaj parasë, shndërrohet në një sundues me psikologji të sëmurë dhe ndikon në tërë personalitetin e tij.

Kjo sjellje nuk ka një anë që përputhet ose që është në harmoni me mendjen dhe logjikën.Sepse,njeriu që zotëron mendjen dhe logjikën do të ditke ku të harxhojë paranë, së paku do të harxhuake për nevojat e veta personale.Kjo i nevojitet atij,në mos për asgjë tjetër,për lumturinë e tij ose për dobinë e tij.

Por,sëmundja e tij,“koprracia” nuk i jep leje për një gjë të tillë.Mu kjo është një sjellje jashtë moralit dhe në kundërshtim me moralin; koprracia, niveli më i ulët se ai i shtazës dhe për gjendjen e tillë themi gjendja e “të pamoralshmit” ose e “të sëmurit”.


Niveli i tretë i egoizmit


Nefsi i njeriut nuk është i dhënë vetëm mbas lakmisë dhe koprracisë.Ndonjëherë është i dhënë mbas sëmundjeve që janë më të rrezikshme se sa sëmundjet e trupit.Këto nuk mund të vërehen ndryshe,veçse përmes sjelljeve të tij të çrregulluara psikologjike dhe nuk mund të përfshihen me mendje dhe logjikë.Ditëve të sodit, për këto lloje të sëmundjeve përdoret shprehja “deformimi psikologjik”,ku si shembull tipik është xhelozia.

Gjendja e xhelozisë është një gjendje që është tërësisht e kundërt me mendjen dhe logjikën e njeriut. Njeriu xheloz vjen në një gjendje që tërësisht e harron vetveten: në vend se të mendojë për lumturinë e vet, ai tërë kohën kërkon që të tjerët mos të jenë të lumtur.Edhe nëse mendon për lumturinë e vet,shumë më shumë se kjo,dëshira e tij është që të tjerët mos të jenë të lumtur.

Me cilën logjikë kjo përputhet? Në asnjë shtazë nuk mund të gjeni një gjendje të tillë dhe një sjellje të tillë; në asnjë shtazë nuk mund të vëreni një dëshirë të tillë - pa lumturinë e shtazës tjetër! Krijesa e quajtur shtazë ka një dëshirë të vetme, e ajo është mbushja e barkut të tij,kjo është e tëra...,ndërsa te njeriu mund të vërehen këto sjellje të shëmtuara që nuk mund të vërehen nga shtaza;njeriu mund të tregojë mendjemadhësi dhe të ushqejë personalitetin e tij me çrregullime psikologjike.Këto lloje të çrregullimeve janë të fshehura nën vetëdijen e tij,në pjesën e padukshme të nefsit;edhe vetë nuk është në dijeni për këtë.
 

ciarli

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
207
Reaction score
1
Points
0
Përgjigje e: Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame

ka dy lloj qeniesh:
qeniet negative apo ato ujore si psh Zoti, njeriu, kafsha apo merimanga etj
dhe qeniet pozitive apo ato ajrore si psh engjelli, djalli, i cmenduri apo daxhalli!
qeniet negative jane te bazuara ne egoizmin i cili lind nga zilia dhe perfundon ne egzistence apo zili ndaj vetes duke siguruar progresin dhe qetesine.
qeniet pozitive nisin nga zilia poa egoizmi i rendom per te mohuar egzistencen dhe per te pranuar qenesine e vetvetes apo qenien ne rryme apo kaos qe duhet te gjeje rrugedalje...

..ndarjet e tjera apo perzjerjet e forta te se bardhes me te zezen duke pretenduar boten e ngjyrave kane deshtuar dhe jane shkaterruar perfundimisht!
 

Performer

Sweet
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
20,083
Reaction score
202
Points
63
Përgjigje e: Niveli i parë i egoizmit sipas fejes Islame

..ndarjet e tjera apo perzjerjet e forta te se bardhes me te zezen duke pretenduar boten e ngjyrave kane deshtuar dhe jane shkaterruar perfundimisht!
Nuk ekziston dualiteti ne te vertet eshte thjesht nje iluzion i mendjes ...si edhe shume krijime te tjera (distortions) qe nese fillon ti besosh ne te vertet pastaj fillon ti krijosh ..por ke krijuar dicka kunder principit fillestar
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
582
Points
113
Egoizmi eshte i shendetshem kur nje njeri eshte ne gjendje te vertetoje burimin e egoizmit apo te superioritetit te tij.

Nje njeri superior apo egoist nuk vuan kurre nga modestia e tepruar.

Modestia e tepruar ne nje fare menyre tregon "humbje" ose "perulje".

Fjala perulje nuk duhet te ngaterrohet me fjalen respekt.

Kur nje njeri superior perulet kjo do te thote se ai eshte vene ne pozicion vulnerabel.

Ne anen tjeter, njerezit egoiste ne rrjete virtuale jane njerez shume te dobet dhe vuajne nga kompleksi i inferioritetit.

Ata kane tendence te balancojne mungesen e vemendjes ndaj tyre ne boten reale dhe krijojne personazhe groteske ne boten virtuale apo edhe ne boten krijuese.

Nje njeri qe jeton ne virtualitet dhe jo ne krijimtari eshte i panjohur. Ai mund t'ja mbushe mendjen vetes se eshte psh Mbreteresha e Anglise (sa qesharake) dhe semundja e tij do te arrije deri ne ate pike sa ai te xhelozoje dhe tentoje te vrase Mbretereshen e Vertete.

Nje njeri qe ka pretendime duhet te japi prova te pretendimit te tij. Ai mund te jete krijuesi i personazhit te Mbretereshes POR helas ajo i ka vene vulen kesaj krijimtarie me emrin e saj.


Adea
 
Top