• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Një restorant shqiptar në Bronx tërheq vëmendjen e NYT: Çfarë shije e veçantë

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
26,190
Reaction score
441
Points
83
Location
ne NYC
Një restorant shqiptar në Bronx tërheq vëmendjen e NYT: Çfarë shije e veçantë




Prestigjiozja amerikane “New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjatë një restoranti shqiptar në lagjen Bronx të New Yorkut. Quhet “Çka Ka Qellu” dhe pronari i tij është Ramiz Kukaj.





“Fillimisht sheh koleksionin e veglave antike, instrumenteve me tela, kunjave, mullinjve prej bronzi, makinave shkrimi me dorë, pjata metalike me çekiç dhe kostume të qëndisura. “Disa prej tyre, – thotë pronari, – janë prej shekullit të 18-të. Dyshemetë dhe muret duket sikur janë transportuar nga një shtëpi apo fermë shqiptare dhe mikpritësit luajnë meloditë popullore mbi instrumentet tradicionale, larg nga ato moderne dhe globale të grupit të tunxhit “Fanfara Tirana”. Restoranti është i zhytur në nostalgji” – shkruan NYT.





Në reportazhin e saj gazeta nënvizon se kuzhina është e ngjashme me atë italiane, por shija është e ndryshme e afërt me atë turke dhe greke.



“Suxhukë të mbushur varen për tu tharë në sallameri. Këtu do të gjeni, byrekun shqiptar që sfidon biftekun xhamajkan. Nëse doni një eksperiencë të thellë shqiptare, “Çka Ka Qellu” është vendi ku duhet të shkoni” – citon NYT që shton se “njëlloj si në Shqipëri kafja e zier e fortë të shërbehet me një ene me bisht të gjatë (xhezve red.)”.



Artikulli është i gjatë dhe përshkruan me detaje ushqimet dhe vlerëson me nota të larta ushqimin e gatuar aty.

“Secila prej sallatave të “Cka Ka Qellu” duket se përbëhet nga tranguj, domate, qepë të kuqe dhe djathë në rregullime pak më të ndryshme. Buka dhe deserti është i gatuar në vend. Bakllavaja me shurup, një kek me arra i quajtur haxhimak apo edhe një ëmbëlsirë sheqeri e quajtur sheqerpare” – shkruan NYT. ©LAPSI.al\






 

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
13,729
Reaction score
196
Points
63
Përgjigje e: Një restorant shqiptar në Bronx tërheq vëmendjen e NYT: Çfarë shije e ve

Sa mire!!! C’ndjenje e bukur ky artikull!!!
Ju lumte atyre qe ja kane arritur te sfidojne ne nje treg si industria e ushqimit !!!!
 

Bad_Teacher

*Eat Me*
Anëtar
Dec 11, 2012
Postime
14,543
Reaction score
275
Points
83
Përgjigje e: Një restorant shqiptar në Bronx tërheq vëmendjen e NYT: Çfarë shije e ve

Mmmm looks delish, congrats to the owner, ja paska qellu goxha mire.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
48,890
Reaction score
710
Points
113
Përgjigje e: Një restorant shqiptar në Bronx tërheq vëmendjen e NYT: Çfarë shije e ve

Bravo :)
I vetmi vënd ku hëngra mirë në Amerikë ishte një restorant i tre vëllezërve dibranë në New Jersey.
Erdhi kuzhinieri (mbas ankesave të mija se nuk po haja njëherë mirë :D ) dhe më bëri një intervistë të hollësishme se çfar doja dhe si e doja.
Ishin mjeshtra, nuk kam se ç'them, në Amerikë kishin ardhur mbas një qëndrimi 9 vjeçar në Angli.
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
26,190
Reaction score
441
Points
83
Location
ne NYC
Dua te theksoj qe nuk po shkruaj per kete restorant as per ti bere reklame e as jam i ngarkuar apo i paguar per te bere dicka te tille.

Kisha nje feste familiare dhe disa pjestare kembengulen ta festonim pikerisht tek ky restorant.

Parkimi ishte pak i veshtire por pervec zorit per te parkar cdo gje tjeter ishte me se e pelqyeshme.

Ushqimi ishte shum shum i mire, sherbimi ishte i kujdesshem dhe mjaft i shpejte, ndonse jo fort i madh si restorant, perseri ndiheshe ngrohte nga dekorimi i vecante tradicional ku mbizetoronin elemente te vecanta kostumografike e folklorike si dhe foto karakteristike prej trevave tona e te figurave te respektuara kombetare.
Menyja ishte e shumllojshme dhe vinte e percjellur me nje gusto te vecante te mikpritesve, shije e fresket ne elemetet e sallates fshatunare, misherat e ljekur mire dhe me mjaf shije e arome, flija, ferhesa, grosha, embelsirat te gjitha ishin per te lepire gishtat........per pijetaret do te desha tu informoja qe ne kete restorant per momentin nuk sherbenin pije alkolike.
Cmimet shum te arsyeshme dhe deshira per ta vizituar perseri me ka bere qe te pronontoj nje tjeter tavoline ne nje te ardhme sa me te afrert.
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
26,190
Reaction score
441
Points
83
Location
ne NYC
Përgjigje e: Një restorant shqiptar në Bronx tërheq vëmendjen e NYT: Çfarë shije e ve

Bravo :)
I vetmi vënd ku hëngra mirë në Amerikë ishte një restorant i tre vëllezërve dibranë në New Jersey.
Erdhi kuzhinieri (mbas ankesave të mija se nuk po haja njëherë mirë :D ) dhe më bëri një intervistë të hollësishme se çfar doja dhe si e doja.
Ishin mjeshtra, nuk kam se ç'them, në Amerikë kishin ardhur mbas një qëndrimi 9 vjeçar në Angli.

Akrep a ja di emrin ose adresen e ketij restorantit qe te paska bere pershtypje?
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
48,890
Reaction score
710
Points
113
Akrep a ja di emrin ose adresen e ketij restorantit qe te paska bere pershtypje?
Jo nuk ja di por edhe mund të pyes.
Por besoj se do jetë i vetmi restorant me këta vëllezrit dibran se s'ka ngritur gjithë Dibra biznese restorantesh. :)
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
26,190
Reaction score
441
Points
83
Location
ne NYC
Jo nuk ja di por edhe mund të pyes.
Por besoj se do jetë i vetmi restorant me këta vëllezrit dibran se s'ka ngritur gjithë Dibra biznese restorantesh. :)
Po tu dha mundesia te pyesesh e te ma tregosh do te ta dija per nder.
 

Zana

e....Thjeshte
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
25,071
Reaction score
319
Points
83
It looks amazing from top to bottom ... And the name it made laugh . Well done 2 them : )

Ps.. ne k’tej vuajme per restorante Shqiptare te mira.. typical ones ke plot ama nuk hyet brenda🥴
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
9,754
Reaction score
223
Points
63
Amerikanet e ne vecati New York-ezet i duan shqiptaret.

Kunati i vellait tim ka nje restorant ne Columbus Ohio. Ka mar cmime dhe ka dal edhe ne TV.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
18,083
Reaction score
376
Points
83
Edhe kete restorantin ketu tek ne e ka ne bashkepronesi nje shqiptar nga shkodra martuar me nje latine. Ushqimi eshte shume i mire, sherbimi po ashtu,eshte nje cike vape jashte...po hajt mo.
Bakshishin nuk na e ka pranuar asnjehere. 😍 Mbase nga rekomandimet qe bejme. S’di nese ua merr te tjereve.

 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
18,083
Reaction score
376
Points
83
Heren e fundit qe isha ne NY u ulem ne nje restorant me kuzhine italiane. Erdhi kamarieri me nje anglishte perfecte, i ktheva me buze ne gaz pershendetjen dhe duke pare menune pa ngritur syte, u thashe me ze te ulet atyre qe kisha afer ne shqip: ky si me qene shqiptar.
Edhe ai me nje te qeshur shume miqesore tha: a m’njofte prej kryve a??
 
Top